Tensionet ndėretnike nė veriun e Kosovės dėshmojnė se Kosova mbetet vatėr e konfliktit qė mund tė shpėrthejė nga ēasti nė ēast. Kriza e tejzgjatur nė kufi tregon qartė qė Kosova nuk mund ta integrojė veriun me veprime sporadike e krekosje mediatike tė qeveritarėve. Tre muaj pas zbatimit tė reciprocitetit tregtar me Serbinė, as Kushtetuta e as sovraniteti i Kosovės nuk zbatohen nė veri dhe ngjarjet e fundit nė vend qė ta shkrijnė konfliktin vetėm sa e kanė ndėrkombėtarizuar atė si problem qė kėrkon zgjidhje afatgjatė. Konflikt tė pazgjidhshėm nuk ka nėse palėt i shprehin hapur interesat e tyre dhe angazhohen ndershmėrisht pėr zgjidhjen, por zgjidhja nė kėtė rast bėhet e vėshtirė sepse Serbia as nuk i shpreh interesat reale tė saj dhe as nuk angazhohet sinqerisht pėr zgjidhje.
Pasi ka dėshtuar ta bindė perėndimin pėr shkėputjen e veriut, aktualisht Serbia po kėrkon pėrkrahje ndėrkombėtare pėr planin "Ahtisaari Plus", qė rreket ta shesė si zgjidhje novatore pa shkėmbime territoriale. 'Ahtisaari Plus' ėshtė diskutuar si model para shpalljes sė pavarėsisė nė Vjenė dhe ėshtė refuzuar nga Serbia me shpresėn se me ndihmėn e Rusisė do tė mbante edhe veriun, edhe Kosovėn. 'Ahtisaari Plus' bazohet pak a shumė nė tre shtylla kryesore. 1) avancimin e statusit tė serbėve nė veri tė Kosovės pėrtej Pakos sė Ahtisaarit duke krijuar njė entitet politik autonom me sistem doganor, policor, gjyqėsor dhe ligjor tė ndarė nga ai i Kosovės, 2) trajtimin e zonave tė mbrojtura pėrrreth manastireve si zona ekstraterritoriale jashtė sovranitetit tė Kosovės dhe 3) njė rol mė tė fortė tė BE-sė nė veri si garant i autonomisė sė serbėve. Rajoni autonom formalisht do tė mbetej brenda Kosovės, ndėrsa praktikisht do tė qeverisej nga Beogradi si vazhdim territorial i Serbisė, ku prania e BE-sė mė shumė se garanci pėr serbėt e veriut do kthehej nė urė tė Beogradit pėr nė Bruksel. Kalimi nga plani i Ahtisaarit drejt Ahtisaarit Plus kėrkohet bazuar nė argumentin se serbėt nuk e pranojnė Kosovėn si shtet tė tyre.
Argumenti i parė ėshtė se komunat veriore nuk kanė pranuar kurrė tė qeverisen nga institucionet e Prishtinės, prandaj u duhet dhėnė status special. E vėrteta ėshtė se komunat Leposavic, Zubin Potok dhe Zveēan me gjithsejt 30 mijė banorė jo vetėm nuk kanė artikuluar kurrė kėrksa pėr mė shumė autonomi, por kanė funksionuar si pjesė e pushtetit lokal tė Kosovės dhe kanė marrė fonde nga Qeveria deri nė qershorin e vitit 2006 kur Beogradi u kėrkoi tė ndėrprisnin ēdo lidhje me institucionet e Kosovės. Kriza provokohet nga njė grup i vogėl njerėzish qė kanė arritur ta shfrytėzojnė pavendosmėrinė e UNMIK- ut, EULEX-it dhe institutioneve tė Kosovės dhe tė dirigjuar nga Serbia duke krijuar njė "tokė tė askujt" dhe "parajsė kontrabande". Ata kanė arritur ta mbrojnė kėtė sistem zinxhir pasurimi ndėrtuar prej kontrabandės dhe evazionit fiskal me struktura tė armatosura qė qėllojnė mbi KFOR-in dhe EULEX-in, e jo mė mbi Policinė e Kosovės.
E vėrteta tjetėr ėshtė se kėto tre komuna nuk janė qendra e mosbindjes ndaj Kosovės dhe BE-sė, por pjesa urbane e Mitrovicės me popullsi multietnike me serbė, shqiptarė, boshnjakė dhe romė. E shtrirė nga veriu i Mitrovicės deri nė kufirin me Serbinė, kjo zonė malore me 45-50 mijė banorė pėrbėn vetėm 1/3 e serbėve tė Kosovės, nga tė cilėt njė pjesė e mirė nuk janė autoktonė por tė zhvendosur atje pas ndėrhyrjes sė NATO-s nė 1999. Ndėrsa 2/3 e serbėve (rreth 80 mijė banorė) jetojnė nė vendbanime tė vogla rurale nė rreth 20 komuna nė brendėsi tė Kosovės, ku Graēanica, Shterpca, Ranillugu, Parteshi dhe Kllokoti kanė dendėsinė mė tė madhe. Ndarja e Mitrovicės sė veriut ėshtė produkt i spastrimit me dhunė tė shqiptarėve nė vitin 2000 nga struktura tė armatosura serbe dhe nuk mund tė shpėrblehet spastrimi etnik me krijimin e njė entiteti fantazėm politik me qendėr nė veriun e Mitrovicės. Pa veriun e Mitrovicės, kėto tre komuna malore nuk pėrmbushin as kriteret minimale tė vetėqėndrueshmėrisė socioekonomike, demografisė dhe traditės politike pėr tė krijuar njė entitet politik autonom. Popullsia e vogėl, ekonomia inekzistente, shkapėrderdhja demografike dhe relievi i thyer e bėn autonominė apo kantonizimin tė pakuptimtė pasi entiti i ri i krijuar do tė pėrfshinte vetėm njė pjesė tė vogėl tė serbėve duke pėrjashtuar nga ky status special pjesėn mė tė madhe tė komunitetit serb qė jeton mė nė brendėsi tė Kosovės.
Argumenti i tjetėr i Serbisė ėshtė se veriu ėshtė ndryshe nga pjesa tjetėr e Kosovės pasi pėrbėn vazhdim territorial tė Republikės sė Serbisė qė meriton rregullim tė posacėm. Edhe ky argument ėshtė i pathemeltė pasi, nėse vazhdimėsia gjeografike pėrbėn premisė pėr autonomi atėherė Presheva do duhej tė kishte marrė prej kohėsh status special, pasi ėshtė vazhdimėsi gjeografike e Kosovės dhe popullsia ėshtė shprehur me referendumin e vitit 1992 se dėshiron tė jetė pjesė e Kosovės. Vetėm fakti se shqiptarėt nuk vendosin barrikada nuk mjafton pėr njė status special, pasi shpėrblimi i politikės sė barrikadimit dhe dhunės me autonomi dėrgon sinjalin tek shqiptarėt nė Preshevė, Maqedoninė Perėndimore dhe Malin e Zi se dhuna shpėrblehet me mė shumė tė drejta. Asnjė qeveri apo koalicion nuk mund tė prekė Kushtetutėn pa prishur ekuilibrin e brishtė qė garanton tė drejta maksimale. Shmangja nga Plani i Ahtisaarit passjell ndryshimin tėrėsor tė Kushtetutės dhe shfuqizimin e mbi 100 ligjeve ku janė sanksionuar supergarancitė pėr komunitetin serb.
Kalimi nga Ahtisaari nė Ahtisaari Plus pa justifikuar mė parė se cila pjesė e Ahtisaarit u rri ngushtė serbėve tė veriut, ėshtė riformatim i shtetėsisė sė Kosovės pėr dėshirat e Serbisė. Kosova duhet tė shpjegojė qartė se radikalizimi nė veri nuk ėshtė pasojė e diskriminimit tė serbėve nga institucionet e Kosovės, por pjesė e strategjisė sė Serbisė pėr ta dobėsuar funksionalitetin e shtetit tė ri. Ahtisaari Plus nuk ėshtė asgjė e re, veēse ėshtė mashtrimi i ri i Serbisė me qėllimin e vjetėr "zhbėrjen e pavarėsisė sė Kosovės pa e cėnuar perspektivėn evropiane tė saj.
"Roland GJONI