Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Deklarata e Kishës Katolike...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Deklarata e Kishës Katolike... Empty
MesazhTitulli: Deklarata e Kishës Katolike...   Deklarata e Kishës Katolike... EmptyMon Dec 20, 2010 10:31 am

Deklarata e Kishës Katolike

për marrëdhëniet me religjionet jo të krishtera



Hyrje



1. Në kohën tonë, kur gjinia njerëzore prej dite në ditë shumë afër po bashkohet dhe po shumëzohen marrëdhëniet ndër popuj të ndryshëm, Kisha shqyrton me kujdes më të madh, në cilin relacion duhet të qëndrojë ndaj religjioneve jo të krishtera. Sipas detyrës së saj, ka parasysh para së gjithash të përkrahë bashkimin dhe dashurinë ndërmjet njerëzve po ashtu edhe ndërmjet popujve, çka kanë njerëzit të përbashkët dhe që t’i udhëheqë në bashkësinë reciproke.



Të gjithë popujt janë një bashkësi e vetme, kanë një zanafillë të njëjtë, ku Zoti tërë gjininë njerëzore e lejoi të banojë në rruzullin tokësor të përbashkët;1 po ashtu e kanë Zotin si një dhe të ngjashmin Qëllim të fundit. Provania e tij, dëshmia e mirësisë së tij dhe qëllimi i shëlbimit u ofrohet të gjithë njerëzve,2 derisa të jenë të bashkuar të zgjedhurit në Qytetin shenjtë, drita e të cilëve do të jetë shkëlqimi i Zotit; ku të gjithë popujt do të ecin në dritën e tij.3



Njerëzit presin prej religjioneve të ndryshme përgjigjen në enigmat e pazgjidhura të ekzistencës njerëzore, të cilat sikur më parë po ashtu edhe sot, zemrat e njerëzve i shqetësojnë në thellësinë më të madhe: Ç’është njeriu? Ç’është kuptimi dhe qëllimi i jetës sonë? Çka është e mira, çka është mëkati? Prej nga vjen vuajtja dhe çfarë kuptimi ka ajo? Cila është rruga kah lumturia e vërtetë? Çka është vdekja, gjykimi dhe shpërblimi pas vdekjes? Dhe përfundimisht: çka është kjo fshehtësia e fundit dhe e pashprehur e ekzistencës sonë, prej së cilës ne vijmë dhe kah e cila shkojmë?





Mbi besimet e ndryshme



2. Prej kohërave më të vjetra deri tek ditët tona gjendet tek popujt e ndryshëm ndonjë vështrim i fuqisë së fshehtë, e cila është e pranishme në rrjedhat dhe ngjarjet e jetës, dhe jo rrallë gjendet njohja e një hyjnie më të lartë bile edhe të Atit. Ky vështrim dhe kjo njohje përshkon jetën e tyre me një kuptim të thellë religjioz. Në bashkëpunim me përparimin e kulturës kërkojnë religjionet me nocione të sakta nëpërmjet gjuhës së formuar përgjigje në pyetje të njëjta. Kështu njerëzit e kërkojnë në hinduizëm fshehtësinë hyjnore dhe e bijnë këtë në një pasuri të pashtershme të miteve dhe në përpjekjet filozofike të thella për shprehje dhe kërkojnë nëpërmjet formave të jetës asketike apo meditime të thella ose vendstrehim të dashur, të besueshëm tek Zoti, lirimin prej ngushticave dhe kufizimeve të rrethanave tona. Në forma të ndryshme të budizmit do të njihet pamjaftueshmëria radikale e botës së ndryshuar dhe do të mësohet rruga, në të cilën njerëzit me kuptimin e përshpirtshëm dhe të besueshëm do të arrijnë gjendjen e përsosur të lirimit ose - nëpërmjet përpjekjeve të veta, me ndërmjetësimin e ndihmës nga lartë do të mund të depërtojnë deri në shkëlqimin më të lartë. Kështu orvaten edhe religjionet tjera të përhapura në tërë botën, që shqetësimin e zemrës së njeriut ta takojë në mënyra të ndryshme, t’i tregojë udhët e ndryshme: mësimin dhe rregullat e jetës gjithashtu edhe ritet e shenjta.



Kisha Katolike, asgjë nuk mohon çfarë është e vërtetë dhe e shenjtë në këto religjione. Ajo merr parasysh me respekt të sinqertë, ato mënyra veprimi dhe jetese, ato paragjykime dhe doktrina të cilat, megjithëse në shumë pika ndryshojnë nga ato që përmban dhe beson ajo vetë, jo rrallë pasqyrojnë atë shkëlqim të asaj së vërteteje që ndriçon të gjithë njerëzit. Prore kumton dhe është e obligueshme të kumtojë Krishtin, i cili është „Rruga, e Vërteta dhe Jeta“ (Gjn 14, 6) në të cilin njerëzit i gjejnë begatitë e jetës religjioze, në të cilin Zoti i ka pajtuar me të gjithë.4



Për këtë arsye ajo qorton bijtë e vet, që me urti dhe dashuri, nëpërmjet bisedimeve dhe bashkëpunimeve me përkatësitë e religjioneve të tjera gjithashtu duke dëshmuar fenë dhe jetën e vet të krishterë çdo mirësi shpirtërore dhe të ndershme po ashtu edhe vlerat socio-kulturore, që gjenden tek ata, t’i pranojnë, mbrojnë dhe përkrahin.





Mbi besimin Islam



3. Me respekt të madh i vështron Kisha edhe myslimanët të cilët e adhurojnë një Zot të vetëm, të gjallë dhe subsistent, të mëshirshëm dhe të gjithëpushtetshëm, krijuesin e qiellit e tokës5 , i cili u ka folur njerëzve. Ata mundohen t’i nënshtrohen me gjithë shpirt vendimeve të tij të fshehta, sikurse edhe Abrahami që iu ka nënshtruar Zotit, në çka feja islame mbështetet. Jezusin, të cilin ata megjithatë nuk e njohin si Zot, por e nderojnë si profet, dhe ata e nderojnë edhe nënën e tij Virgjërën Mari të cilën edhe herë pas here e thërrasin edhe në devotshmëri. Përveç kësaj ata e presin ditën e gjyqit në të cilën Zoti të gjithë njerëzit do t’i ringjallë dhe do t’i shpërblejë. Për këtë arsye ata i japin rëndësi përmbajtjes së jetës morale dhe adhurojnë Zotin posaçërisht me lutje, lëmoshë dhe agjërim.



Edhe pse, gjatë shekujve, kanë lindur jo pak mospajtime ndërmjet të krishterëve e myslimanëve, Koncili shenjt u kërkon të gjithëve të harrojnë të kaluarën dhe të zbatojnë me sinqeritet mirëkuptimin e anasjelltë, si edhe të mbrojnë e të përkrahin së bashku, drejtësinë shoqërore, vlerat morale, paqen e lirinë për të gjithë njerëzit.





Mbi besimin e Judenjve (Judaizmin)



4. Duke kërkuar fshehtësinë e Kishës përkujton Koncili i shenjtë Besëlidhjen, nëpërmjet të cilit populli i Besëlidhjes së Re shpirtërisht është i lidhur me fisin e Abrahamit.



Kështu Kisha e Krishtit njeh, se pas fshehtësisë së shëlbimit hyjnor, fillimi i besimit dhe zgjedhjes së saj gjendet qysh tek patriarkët, tek Moisiu dhe tek profetët. Ajo shpallë, që të gjithë besimtarët e krishterë janë bijë të Abrahamit sipas fesë 6 , dhe janë të përfshirë prej këtyre patriarkëve dhe se shëlbimi i fshehtësisë së Kishës shënjon shembullin e nxjerrjes së popullit të zgjedhur prej tokës së robërisë. Për këtë arsye Kisha nuk mund të harrojë, që ajo nëpërmjet këtij populli, me të cilin Hyji lidhi Besëlidhjen e Vjetër prej mëshirës s‘mund t‘shprehet, Zbulesën e Besëlidhjes së vjetër dhe është i marrë e pranuar prej rrënjëve të mira të drurit të ullinjve në të cilën paganët janë si degë të egra të shartuara7 . Sepse Kisha beson, që Krishti, paqja jonë, me kryq i pajtoi Judenjtë dhe paganët dhe që të dy në vete i bashkoi8 .



Kisha ka përherë parasysh fjalët e Palit Apostull i cili u thotë bashkëvendësve të vet, që „atyre u përket adoptimi, Lavdia, Besëlidhjet, Ligji, kulti, premtimet; të tyre janë edhe patriarkët, prej tyre, si njeri, është edhe Krishti, i cili është mbi çdo gjë“ (Rom 9, 4-5), biri i Virgjërës Mari. Dhe përkujton në kohën e sotme, se apostujt rrjedhin prej popullit judaik, që janë themelet dhe shtyllat e Kishës, po ashtu edhe shumë prej tyre janë nxënësit e parë të cilët i shpallën botës Ungjillin.



Sikur dëshmon edhe Shkrimi Shenjt, Jerusalemi nuk njohi mbizotërimin,9 dhe një pjesë e madhe e Judenjëve nuk e ka pranuar Ungjillin, por edhe jo pak e kanë kundërshtuar përhapjen e tij10 . Megjithatë, Judenjtë janë sipas dëshmisë së apostujve prapëseprapë të dashurit e Hyjit, për shkak të Etërve; dhe janë të dhuntisë dhe thirrjes së vet të pandryshueshëm.11 . Me profetët dhe të njëjtit apostull pret Kisha ditën, të cilën e din vetëm Zoti, në të cilën të gjithë popujt njëzëri do të thërrasin dhe atij „krahakrahas t’i shërbejnë“ (Sof 3, 9).12



Ashtu siç është trashëgimia e përbashkët shpirtërore e pasur e Judenjëve dhe e krishterëve, dëshiron Sinodi i Shenjtë t’i nxisë njohjet dhe respektin e dyanshëm, që para së gjithash është fryt i studimeve biblike dhe teologjike po ashtu edhe i bisedimeve vëllazërore.



Megjithatë pushtetmbajtësit Judenjë dhe pishtarët e tyre kanë insistuar në vrasjen e Krishtit13 , edhe pse për vuajtjet e tij që i ka pësuar nuk mund të llogaritet assesi për të gjithë Judenjtë pa dallim që atëherë jetonin e kurrsesi për Judenjtë e sotëm. Megjithëqë Kisha është populli i ri i Zotit, nuk duhet që Judenjtë t’i paraqesim sikur të larguarit dhe të mallkuarit prej Zotit, sikur të pasonte kjo prej Shkrimit Shenjt. Për këtë arsye duhet të gjithë të kenë kujdes, që askush në katekezë apo në predikime të fjalës së Zotit të mësojë diçka, që nuk përputhet me të Vërtetën ungjillore dhe me Shpirtin e Krishtit.



Në vetëdijshmërinë e trashëgimisë, që ajo ka së bashku me Judenjtë, Kisha gjykon të gjitha përndjekjet kundër çdo njeriu, jo prej shkaqeve politike, por e nxitur prej dashurisë religjioze të Ungjillit, dënon urrejtjet, përndjekjet, manifestimin e antisemitizmit, që janë drejtuar në ndonjë kohë apo prej ndokujt kundër Judenjëve.



Edhe Krishti, siç na ka mësuar dhe na mëson përherë edhe Kisha, i pranoi mundimet dhe vdekjen e vet vullnetarisht, me dashuri të pakufi për mëkatet e njerëzve, që të gjithë të arrijnë shëlbimin. Kështu është detyra e predikimeve të Kishës, që të shpallë kryqin si shenjë universale të dashurisë së Hyjit dhe si burim i të gjitha hireve.





Vëllazërimi i gjithëmbarshëm



5. Nuk mund ta thërrasim Hyjin, Atin e të gjithëve, nëse i shmangemi sjelljes vëllazërore përkundrejt disa njerëzve, të cilët janë të krijuar në përngjasimin e Hyjit. Qëndrimi i njeriut ndaj Hyjit Atë dhe qëndrimi i tij ndaj njeriut vëlla janë të afërta njëra me tjetrën, siç pohon edhe Shkrimi: „Kush nuk ka dashuri nuk e ka njohur Hyjin“ (1 Gjon 4, Cool.



Ashtu shmanget themeli i çdo teorie apo praktike, që mes njeriut dhe njeriut, mes popullit dhe popullit përkatësisht bën dallime me dinjitetin njerëzor dhe prej kësaj në të drejtat që pasojnë.



Për këtë arsye Kisha gjykon çdo diskriminim të njeriut dhe çdo akt të përdorimit të dhunës kundër atij, që përdoret për shkak të racës apo ngjyrës së tij ose gjendjes shoqërore apo religjionit të tij, sepse kjo e kundërshton shpirtin e Krishtit. Për këtë arsye, duke ecur gjurmëve të Shën Pjetrit dhe Shën Palit, thërret Sinodi i shenjtë me seriozitet të flaktë të gjithë besimtarët, që „sjellja e tyre midis paganëve të jetë shembullore“ (1 Pjt 2, 12). Nëse është e mundur, aq sa u përket atyre, që ta ruajnë paqen me të gjithë njerëzit,14 që në të vërtetë të jenë bijtë e Atit, i cili është në qiell.15



Të gjitha këto në tërësi dhe hollësi që janë botuar në këtë Deklaratë, i pëlqyen etërit e Koncilit të Shenjtë. Edhe ne me fuqi apostolike të trashëguar prej Krishtit - të gjitha këto bashkë me etërit e nderuar në Shpirtin Shenjt i miratojmë, vendosim dhe përcaktojmë dhe urdhërojmë që të shpallet në lavdi të Hyjit çka caktoi Koncili.







Në Romë, te Shën Pjetri, më 28 shtator 1965

Unë, PALI, ipeshkvi i Kishës Katolike

(vijojnë nënshkrimet e Etërve)




PALI IPESHKËV

SHËRBËTORI I SHËRBËTORËVE TË ZOTIT

SË BASHKU ME ETËRIT E KONCILIT SHENJT

NË PËRKUJTIM TË PËRHERSHËM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Deklarata e Kishës Katolike...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kryepeshkopi Irlandez- I turpëruar nga dështimi i Kishës
» Deklarata e Pavarsisë së Kosoves.
» Feja Katolike
» Prizreni nën vullnetin e Kishës Ortodokse
» Katedrale katolike apo politike?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: