Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 All-llahun e gjeta në hënë

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

All-llahun e gjeta në hënë Empty
MesazhTitulli: All-llahun e gjeta në hënë   All-llahun e gjeta në hënë EmptyThu Oct 11, 2007 12:22 am

All-llahun e gjeta nè hènè

Rrèfen njeriu,kèmba e tè cilit pèr
herè tè parè shkeli nè Hènè

Gjat fluturimit tè anijes kosmike Apollo-11, biseda qè u zhvilluab nè mes saj dhe stacionit tokèsor nè shumè shtete u transmetua, kurse nè disa vende aspak ! Por,ne po huazojmè njè tekst tè botuar shumè mè parè nè revistèn
"Posta" tè Turqisè.l

Mè 20 korrik tè vitit 1969
njeriu i parè zbriti nè Hènè.
Emri i tij ishte Armstrong.
Astronauti Armstrong is transmetoi dhe shpalli kètè obisejadè tèrè botès." Ka zbritur shqiponja"
Ekuipazhi Apollo-11 e pèrbènin tre Astronautè:
Aldrini, Kollinsi dhe Amstrongu.
Armstrongu qè ecte nèpèr Hènè, ishte njeri fetar, i krishterè i denjè.
Gjatè rrugès u zhvillua njè lloj "Censure". Tre astronautèt pèrnjèher e panè "njè botè tjetèr " Tèrè biseda u inçizua nèpèr kaseta.

Astronauti Aldrin;" Kètu èshtè njè send i hapur si libèr, qetèsitè ishin mu mbi detin.

Astronauti Armstrong;" Si dy hallka, me tè vèrtetè nè formè tè librit.

Astronauti Kollins;" Po qe se e ndryshova vatmèn (qendren) e skestanit, mè sè miri shohej se ka formèn e librit.


Kontrolli tokèsor," Qka po thoni ju, a ka libèr nè Hènè.
Vazhdonte inçizimi i gjèrave tè çuditshme nèpèr kaseta. Tè nesèrmen libri u humb, por tani vazhdimisht paraçiti filloi tè angazhoj radion. Zèri i tij i pèrngjante zèrit tè ndihmès sè shpejtè.

Kollinsi;" A po dègjoni, Ndèrpritne atè zè, pèrndryshe do tè mè pèlsasin veshèt.

Kontrolli tokèsor;" Ky zè nuk èshtè prej nesh, por vjen nga njè burim i panjohyr. Ajeni tè sigurtè se atje sè bashku me ju nuk èshtè askush tjetèr.

Armstrongu;" Tani filloi njè muzikè. Ju lutem ndèrpritni.

Kontrolli tokèsor;" Kurrfarè pengesa nuk ka, muzika muzika vjen prej jush.

Aldrini;" Siç shihet asnjèherè nuk do tè kuptohemi. Ky zè i muzikès nuk vjen prej nesh.

Armstrongu;" Tè nesèrmen shkeli nè Hènè. Thoshte " zbriti shqiponja "
Njeriu i parè ecte nè Hènè. Papritmas njè zè tingèllues, pèrsèri paraqitet njè parazit. Por tani nè mesin e zèrave nèpèr kasetè u inqizuan kèto fjalè,
" Rabbu-el Ardini-Endahu-ldha-kun-Alim"

Kontrolli tokèsor;" Ej, kush po flet.

Armstrongu;" Tani mè ecte nèpèr Hènè. Zèri i cili pèrngjante muzikès filloi tè dègjohet pèrsèri,
" Eshhedu En La llahe ll-Lall-llah "

Kontrolli tokèsor;" A pèrsèri u paraqiten pjatat fluturuese,ç`domethènie ka kjo kèngè.

Kollinsi;" Eshen Mahatma Resamballa"filani tha gjuhèn indiane.

Armstrongu;" Plotèsisht e dègjova.
Po ma qetèson zemrèn. Mè duket se ky èshtè njè radiostacion i Amerikiès.

Aldrini;" Ia ndryshove frekuencèn, por pèrsèri u paraqit i njejti zè. Ky zè po vjen prej Hènès. Nuk èshtè mesazh i radio. Diqka e pabesueshme.

Kontrolli tokèsor;" Ju a u qmendèt. A mund tè shpèrndahet zèri nè vakuum.

Kollinsi;" Por qka , a pèrsèri po paraqiten pjatat fluturuese.

Kontrolli tokèsor;" Njè sèmundje e panjohur,spekulimi kozmikapo ç`èshtè kjo. Kèta zèra, libèr, melodi, tè gjitha duhet tè jenè iluzione.

Armstrongu;" Kamera a mund tè inçizojè Vegimin (vizionin), njè zè tè paramenduar, a mund tè inçizohet nè kasetofon.

Kontrolli tokèsor;"Nè rregull...nè vendin pa ajrè, a mund tè shpèrndahet zèri.

Armstrongu dhe shoket e tijè e Apollos-11 tè shèndoshè u kthyen nè tokè. Pèrsèri u dègjuan kasetat. Me kète ngjarje u njoftua Faruk el Bazi, me prejardhje egjiptase i cili punonte nè agjensinè NASA.

Mesazhi qè u lexua nè Hènè èshtè;" Njè fjalè e shenjtè arabe "- njohèsi i kètij ka kètè rapor.
Mè vonè tè njejtèn fjali e dègjoi edhe Apollo-26, Astronauti Voden, Ne realitet, ata nuk u bindèn.
Ndosha UFC, ndoshta dikush tjetèr, por, nè Hènè ekziston MESAZH.
Armstrongu aspak nuk u bind pèr kètè.
Nè kètè radhè Astronautèt shètisnin nèpèr Botè.
Kudo qè shkonin, priteshin me njè interesim tè madh. U rastis tè vizitojnèedhe Kajron.
Amstrongu sihte i kènaqur pèr pritjen qè i organizuan nè kètè vend.
Nè kètè radh u bè qka u bè.

Armstrongu u rrènqeth:" Qka èshtè kjo muzikè.

Egjiptasit;" U Pèrmbajtèn dhe nuk shfaqèn habinè e tyre. Pastaj u pèrgjigjèn,
" Nuk èshtè muzikè, por " EZAN " Siku qè kèmbanat e kishès, ashtu edhe ky èshtè" EZANI Xhamisè.

Armstrongu;" Unè edhe mè herèt e kam dègjuar Kètè muzikè.

Egjiptasit;" Natyrishtè do tè dègjoni nè Botè ka afro njè miliard Muslimanè. Kudo qè tè shkoni, do tè dègjoni kètè " EZAN
Armstrongu;" Unè kètè ezan e kam dègjuar nè Hènè. Fytyra e Armstrongut mori ngjyrè tè gèlqerès; O All-llahu im,Ty tè gjeta nè Hènè kètu e nè kokèn time jo.

Armstrongu njè kohè tè gjatè heshti. Mè nè fund tha.
" Kam shkel nè Hènè pa -Bismil-lah.( pa pèrmendè emrin e All-llahut). Tani po e them " Bismil-lahin "

Tani edhe unè jam Musliman "
All-llahun e gjeta në hënë Komhyjn
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

All-llahun e gjeta në hënë Empty
MesazhTitulli: Re: All-llahun e gjeta në hënë   All-llahun e gjeta në hënë EmptyThu Oct 11, 2007 12:40 am

Falni qè t`ju falet


Falni që t'ju falet Shpesh herë jemi dëshmitar të rasteve kur njerëzit zihen dhe rrihen për shkaqe shumë banale. Që të bëhet kjo e keqe edhe ma e madhe, këto shkaqe banale shumë herë bëhen edhe shkak për ardhjen deri te vrasja e njëri tjetrit. Vallë a kaq shumë janë ngurtësuar zemrat tona saqë nuk jemi të gatshëm të tolerojmë dhe falim njëri tjetrin?! ]Deri kur zënkat shumë të vogla do të bëhen shkak që të derdhet gjaku i muslimanit?! Deri kur do të inatosemi dhe nuk do të pranojmë inicijativat e ndryshme për pajtim mes nesh?! A nuk shohim se si mëkatet e ndryshme që janë duke u përhapur në mesi tonë kanë ndikim shumë të madh në zemrat dhe mënyrën e mendimit tonë?! Kur ka qenë burrë në mesin tonë ai që ka vra dhe pre pa ndonjëfar lidhje dhe rendi?! Kur është vlerësuar si trim ai që nuk ka lëshuar pe dhe nuk ka pranuar pajtimin, por ka çuar inati dhe ka këmbëngulë në mospajtim dhe hakmarrje?! Për të gjitha këto dilema që na paraqiten, fatkeqësisht, nga realiteti i hidhur në të cilin jetojmë, më duhet që të flas pak edhe për faljen. Këtë shkrim do ta fillojmë nga një hadithi i cili e tregon vlerën e madhe që ka falja në jetën e muslimanëve. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Sadakaja nuk e pakëson pasurinë.
Njeriut që fal All-llahu ia shton krenarinë, kurse ai që tregohet modest, All-llahu e ngrit". (Muslimi). Nëse ndalemi dhe analizojmë pak këtë hadith do të kuptojmë se: - Sadakaja e shton bereqetin e pasurisë, i largon të këqijat dhe shton shpërblimin nga kjo vepër. - Njeriu që njihet për falje dhe tolerancë fiton autoritet dhe publicitet në mesin e njerëzve dhe fiton krenari në dynja dhe ahiret. Njeriu modest fiton vend të posaçëm në zemrat e njerëzve dhe grada të larta në dynja dhe ahiret. Kurse dispozitat fikhore që i nxjerim nga ky hadith janë këto që vijojnë: 1- Pasuria që jepet sadaka, All-llahu lëshon bereqet në atë pasuri. 2- Falja dhe toelranca ia shton besimtarit krenarinë dhe nderimin në dynja dhe ahiret. 3- Falja dhe toleranca është një pozitë e lartë, të cilën nuk e arrinë askush tjetër përpos atij që arrinë gradat e ihsanit, kurse ihsani është të adhurosh All-llahun, sikur që e sheh ti Ate, sepse edhe nëse nuk e sheh ti Ate, Ai të sheh ty. 4- Falja dhe toleranca është prej shkaqeve më të rëndësishme për tiu nënshtruar masa liderit dhe për të mbetur mbretëria. 5- Stimulohet falja dhe toleranca në të gjitha raportet përpos së kur shkelen kufinjtë e All-llahut dhe nëpërkëmbën ndalesat e Tija. 6- Modestia, mosmendjemadhësia dhe mosvetpëlqimi është prej shkaqeve të ngritjes dhe arritjes së pozitës së lartë. 7- Modestia shkakton që t'i shtohet dashuria e njerëzve ndaj tij. 8- Stimulim për të pasuar Sunetin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sepse ai është shembull i mirë për mbarë njerëzimin, mëshirë për mbarë botërat dhe thirrës në moral të mirë. Falni dhe jeni tolerantë Falja është shumë afër devotshmërisë, vepër e ndershme dhe me dobi në dynja dhe ahiret. Kjo sjellje është morali më i mirë i njerëzve të dynjasë dhe ahiretit. Falja domethënë të meritosh një të drejtë dhe tia falish ose ta marrish përsipër ti në vend të atij. All-llahu, subhanehu ve teala, duke i përshkruar njerëzit e devotshëm thotë: "Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit". (Ali Imran: 134). Kjo sjellje përpos që kërkohet që të jetë i pranishëm në mesin e muslimanëve, duhet të jetë i prnaishëm edhe gjatë thirrjes së ithtarëve të Librit në fe të All-llahut. All-llahu, subhanehu ve teala, pasiqë i sqaron tentimet e jobesimtarëve për t'i bërë tërë njerëzit si vetja, kurthet dhe mashtrimet e tyre në këtë drejtim, kërkon prej ne që tua falim, duke thënë: "Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë) edhe pasi u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t'iu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju faljauni dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellë urdhrin e vet. All-llahu ka mundësi për çdo send". (El-Bekare: } Falja dhe toleranca është koka e fitores dhe ngadhnjimit, siç kanë thënë disa njerëz nga selefi: "Forma më e mirë e sjelljes ndaj atij që gabon ndaj teje është që të sillesh duke e respektuar All-llahun në sjelljen tënde ndaj tij". Kështu bashkohen zemrat, afrohen dhe kapen për të vërtetën. Sipas kësaj del se falja dhe toleranca është rruga që na shpien në realizimin e rregullit hyjnor:
"Fundi i takon njerëzve të devotshëm". Ky rregull aq sa kërkohet të praktikohet nga njerëzit e thjshtë edhe më tepër kërkohet të respektohet nga liderët dhe prijësit. Secili njeri që ka marë ndonjë posit të liderit apo kryetarit duhet të pajiset me këtë cilësi, nëse dëshiron që ta respektojnë masa dhe njerëzit.
All-llahu, subhanehu ve teala, i drejtohet Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke i thënë: "Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten". (Ali Imran: 159).
Abdurahman Sadiu, rahimehull-llah, duke e komentuar këtë ajet thotë: "Sjellja e mirë e kryetarit musliman i tërhjek njerëzit në fenë e All-llahut dhe i stimulon në te, duke e fituar edhe lavdatën dhe shpërblimin e veçantë, kurse sjellja e keqe e kryetarit musliman i largon njerëzit nga feja dhe ua bën të urrejtur fenë, po edhe fiton qortimin dhe denimin e veçantë.
Shikoni se çka i thotë All-llahu këtij Pejgamberi që nuk gabon, atëherë çka mbetet për tjerët. A nuk është prej detyrave më të mëdha dhe më të rëndësishme pasimi i moralit të tij të ndershëm dhe të sillet me njerëz sikurse është sjellur ai me ta, me butësi, sjellje korrekte, afrim, duke zbatuar urdhërin e All-llahut dhe për ti afruar njerëzit te feja e Tij. Pastaj e ka urdhëruar All-llahu që tua fal atyre gabimet dhe mangësitë kundrejt tij dhe të kërkojë falje për ta për për gabimet ndaj All-llahut. kështu ka grumbulluar edhe faljen dhe bamirësinë". Falja gjat ekzekutimit të denimeve fetare All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: "Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët". (Esh-Shura: 40). "Kush bën durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm)". (Esh-Shura: 43).
"All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejt. All-llahu është dëgjues, i dijshëm. Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshihni atë, ose i falni ndonjë të keqe (dikujt), All-llahu i plotfuqishëm falë shumë". (En-Nisa: 148- 149). "… edhe plagët kanë kundërmasë. E kush e falë atë (hakmarrjen), ajo është shpagim (nga mëkatet) për të. …". (El-Maide: 45). "Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë".
En-Nahl: 126). Edhe gjatë raportëve bashkëshortore, po edhe gjatë ndarjes dhe divorcit All-llahu, subhanehu ve teala, na stimulon në falje dhe tolerancë. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: "E nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre një caktim (kurorë), atëherë duhet t'u jepni gjysmën e asaj që e keni caktuar, përveç nëse ato ju falin ose ju falë ai në duart e të cilit është lidhja e kurorës.
E të falni (burra ose gra) është më afër devotshmërisë, e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush. Vërtet, All-llahu sheh atë që veproni". (El-Bekare: 237). Si rezyme e tërë kësaj që kemi paraqitur deri më tani mund të themi se mënyra më e fortë dhe më e sukseshme për të forcuar raportet shoqërore dhe për të afruar njerëzit mes vete është falja dhe toleranca. Këtë cilësi nuk mund ta posedon secili njeri, këtë e posedon vetëm njeriu i madh dhe zemërbardhë, e cila është e mbushur me iman, e ata janë bamirësit. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
"Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë". (Fusilet: 34- 35). Disa hadithe që flasin mbi vlerën e faljes 1- Ebu Abdullah El-Xhedeliu thotë: "E kam pyetur Aishen, radijall-llahu anha, për sjelljen e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem? Ajo më tha: nuk ishte imoral, nuk flitke fjalë të flliqura, nuk bërtitke në treg dhe nuk e kthente të keqen me të keqe, por falte dhe toleronte". (Sahih, Tirmidhiu). 2- Malik ibën Nudlete El-Xhushmiu thotë:
"O i Dërguar i All-llahut, njëri kur shkoi te ai as nuk më afron e as nuk më gostis, kur vjen te unë, a të kujdesem për te? Tha: po, kujdesu. Kur më pa me rroba të vjetra me tha: a ke pasuri? I thash: nga të gjitha llojet më ka dhënë All-llahu. Më ka dhënë deve dhe dhen. Më tha: le të shihet kjo pasuri në veshmbathjen tënde". (Sahih, Tirmidhiu). 3- Abdullah ibën Omeri, radijall-llahu anhu, thotë: "Erdhi një njeri te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e tha: Sa herë tia fali shërbëtorit tim? Heshti Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Pastaj sërish i tha: sa duhet tia fali shërbëtorit tim? Çdo ditë shatatëdhjet herë".
(Sahih, Tirmidhiu). 4- Aisheja, radijall-llahu anha, thotë: "O i Dërguar i All-llahut nëse e takoj Natën e Kadrit çka të them në këtë natë? Tha: thuaj: All-llahumme inneke afuvun tuhibul-afve fafu anni- All-llahu im, ti je Falës dhe e do faljen, më fal mua". (Sahih, Tirmidhiu). 5- Abdullah ibën Amr ibën Asi, radijall-llahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë. "Mëshironi që të mëshiroheni, falni që t'ju falet. Vaj për ata që i zbukurojnë fjalët dhe vaj për ata që insistojnë në gabimet e tyre edhe pse e dinë".
(Sahih, Ahmedi). Nëse i hedhim një shikim jetëpërshkrimit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, atje do të shohim raste të shumta që shpalosin shumë qartë këtë veti të ndershme të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ne do ta përmendim vetëm një rast. Falje e tij ndaj atyreve që e kishin dëmtuar gjatë qëndrimit në Mekë para se të shpërngulej për në Medinë. Sa ishte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në Mekë, maltretohej dhe torturohej nga shumë njerëz.
Në ditën e çlirimit të Mekës flamurin e ensarëve e mbante Sad ibën Ubade. Kur kaloi Sadi pran Ebu Sufjanit i tha: Kjo ditë është ditë e përleshjes, ditë që është lejuar lufta në Mekë, në këtë ditë All-llahu i ka mposhtur kurejshitët. Kur i erdhi në vesh Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kjo që kishte thënë Sadi, tha: sot është dita e mëshirës, në këtë ditë madhërohet Qabeja, në këtë ditë All-llahu ka bërë krenar kurejshitët dhe urdhëroi që ti mirret flamuri Sadit e ti jepet djalit të tij, Kajsit". ("Nektari i vulosur", fq. 466). Disa fragmente nga falja e selefit (muslimanëve të parë) - Tregimi mbi shpifjen që i bënë Aishes, radijall-llahu anha, është shumë e njohur.
Njeri që ishte futur në këtë shpifje ishte edhe Mistah ibën Uthathe. Pasiqë zbriti pastrimi i Aishes në Kur'an dhe u shpall pafajsija e saj nga mbi shtat qiejt, Ebu Bekri, radijall-llahu anhu, u betua se nuk do ti jep ndihmë Mistahut pas këtij rasti. Atëherë All-llahu e zbriti ajetin Kur'anor:
"Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindjet e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë". (En-Nur: 22). Ebu Bekri, radijall-llahu anhu, duke qajtur iu përgjigj thirrjes së All-llahut në katë ajet, duke thënë: gjithsesi se dëshiroj që All-llahu t'mi fal mëkatet. Dhe vazhdoi tia jep ndihmën që ia jepte më herët. - Ebu Omer ibën Abdul-Berri, rahimehull-llah, tregon: Safije kishte një shërbëtore, e cila erdhi te Omeri, radijall-llahu anhu, e i tha: Safija akoma e don ditën e shtunë dhe ka raporte afërsie me çifutë.
Omeri, radijall-llahu anhu, dërgoi që të verifikohet ky lajm. Safije duke u përgjigjur tha: që nga dita që All-llahu ma ka zëvendësuar të shtunen me të xhumanë, unë më nuk e dua të shtunën, kurse raportet e afërsisë me çifutë i mbaj për shkak se në mesin e tyre kam farefis, andaj kujdesem për ta. Pastaj Safija i tha shërbëtores së vet: çka të shtyri ta thuash këtë? Tha: shejtani. I tha: shko se je e lirë". ("Sijer", 2/ 231). Edhe pse kjo shërbëtore bëri kësi shpifje shume të rezikshme, ajo ia fali dhe madje i bëri edhe një bamirësi shumë të madhe duke e liruar nga robëria.
A nuk meritojnë këto raste të jenë shembull për ne?! - Imam Ahmedin e kanë torturuar për çeshtjen e Kur'anit disa herë, mirëpo Imam ahmedi e duroi tërë këtë maltretim, derisa u kuptua e vërtetë dhe u larguar kjo sprovë nga ai.
Pas kësaj Imam ahmedi ka thënë: "Secili që ka qenë shkak për maltretimet e mia ia kam bërë halla, përpos bidat çive. Edhe Mutesimit, Halifes, ia kam falur, sepse kam parë që All-llahu ka thënë: "… po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe….", kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e urdhëroi Ebu Bekrin, tia fal Mistahut. Pastaj ka thënë: "Ç'far fiton nëse All-llahu e denon një vëlla tëndin musliman për shkak teje". ("Sijer", 11/ 177). - Imam Ibën Kajim el-Xhevziu, rahimehull-llah, kur flet për lavdatat mbi Ibën Tejmiun dhe faljen e tij, thotë: "Një ditë i erdha duke e përgëzuar me vdekjen e një armiku të tij të përbetuar, i cili shumë e armiqësonte dhe e torturonte. Ai më qortoi dhe më ndaloi këtë vepër, pastaj tha inna lilah ve inna ilejhi raxhiun dhe shpejt u ngrit e shkoi te shtëpia e tyre, i ngushëlloi dhe u tha: unë për ju jam në vendin e tij, për çdo gjë që keni nevojë, unë ju ndihmoj. U gëzuan shumë këtë gjest, u lutën për te dhe e konsideruan si gjest shumë të madh këtë. Mëshira e All-llahut dhe kënaqësia e Tij qoftë mbi te".
(Tehdhibu Medarixhus-Salikin", fq. 437). Vallë a i posedojmë këto vlera ne?! A nuk duhet të pajisemi me to dhe të bëhen pjesë e pandarë e edukatës sonë?! Disa fjalë të selefit që e lavdërojnë faljen Muheleb ibën Ebi Sufrete thotë: "Asgjë se vazhdon mbretërinë më shumë se falja. Vlera më e madhe e një mbreti është falja". Halid Ibën Abdullah El-Kasriu mbajti një hutbe në Vasit e tha: "Njeriu më i ndershëm është ai që i jep atij që nuk shpreson prej tij, njeriu më falës është ai që fal kur ka fuqi dhe njeriu më i kujdeshëm ndaj farefisit është ai që kujdeset ndaj atyre që nuk kujdesen për të.
Muntesir Bil-lah kur ia fali Ebul-Umrud Esh-Shari tha: "Lezeti i faljes është më e ëmbël se lezeti hakmarjes, kurse vepra më e keqe është hakmarja e atij që ka mundësi të hakmiret". All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: "Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit".
(Ali Imran: 133- 134). "Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt".[/size]
[size=16] (Fussilet: 34). E lusim All-llahun që të na e mbush zemrën me butësi dhe falje, të na bën njerëz që anojnë kah pajtimi dhe mirëkuptimi dhe ti ikim inatosjes, hakmarjes, dhunës dhe vrasjes. Amin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

All-llahun e gjeta në hënë Empty
MesazhTitulli: Re: All-llahun e gjeta në hënë   All-llahun e gjeta në hënë EmptyThu Oct 11, 2007 12:42 am

NATA E KADRIT

Vlera e saj eshte madheshtore,per at se kjo nate ka deshmuar zbritjen e Kuranit,i cili e drejton te kapurin per te ne rrugen e krenarise e nderit,dhe e ngre ate ne vendet e lavdise e perjetesise.
Ummeti Islam,i cili pason Sunnetin e te Derguarit te tije hap pas hapi,nuk ngre flamuj ne kete nate dhe as harqet per te gezuar,por ai garon ne ngjalljen e kesaj nate me namaz e adhurim,me besim e shprese per shperblim nga Allahu.

Vlera e saj

Mjafton per vleren e nates se Kadrit fakti se ajo eshte me e mire se nje mije muaj.Allahu i lartemadheruar thote:"Ne e zbritem ate (Kuranin)ne naten e Kadrit.E ç`te beri ty te dish se ç`èshte nata e Kadrit ? Nata e Kadrit eshte me e vlefshme se nje mije muaj!Me lejen e Zotit te tyre,ne te zbresim engjejt dhe shpirti (Xhibrili)me te gjitha vendimet.Ajo(qe percakton Zoti) eshte paqe deri ne agim te mengjesit."
( EL Kader:1-5).

Ne kete nate vendoset çdo qeshtje e vullnetit dhe urdheresave(per vitin e ardhshem).Allahu ne Kuran thote:"Ne e zbritem ate ne nje nate te bekuar(ne naten e begatshme te Kadrit).Vertet qe ne gjithnje po keshillojme.Kete nate vendoset çdo çeshtje e Vvullnetit dhe urdheresave.Urdher i percaktuarnga Vete ne.S`ka dyshim se Ne derguam te Derguar.(e zbritem)Si Meshire nga Zoti yt;Ai eshte Gjithedegjuesi,i Gjithedijshmi."(duhan;3-6).

Koha e nates se Kadrit

Eshte transmetuer nga i Derguari i Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te)se ajo nate eshte nata e njezetenjet apo njezetetrete,apo njezetepeste,apo njezeteshtate,apo njezetenente;apo nata e fundit e Ramazanit.132

Fjala me dominuese eshte se Nata e Kadrit eshte nje nga netet e dhjetediteshit e fundit te Ramazanit dhe per kete argumenton edhe hadithi te cilen e transmeton Aisheja (Allahu qofte i kenaqur prej saj)se "I Derguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi qofshin mbi te)ne dhjeteditshine e fundit te ramazanit thoshte;Kerkojeni Naten e Kadrit ne netet teke te dhjeteditshit te fundit te ramazanit."134

Nese njeriu dobesohet dhe nuk mundet,se paku te mos dorezohet ne shtate netet e fundit,per shkak te hadithit qe eshte transmetuar nga Iben Umeri i cili ka thene;I DErguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi te) jka thene;Kerkojeni ate ne dhjeteshin e fundit,e nese dikush nga ju dobesohet apo i rendohet gjendja.se paku te mos dorezohet ne shtate te mbeturat,"135

Ky hadith sqaron edhe fjalen tij (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi te)qe thote;"Po shoh se enderrat tuaja jane perputhur me njera-tjetren,keshtu qe kush deshiron t`a kerkoj ate(Naten e Kadrit),t`a kerkoj ne shtate neten e fundit (te Ramazanit),"136

Dhe ajo qe eshte e njohur ne Sunnet,eshte se njohja e kesaj nate eshte ngritur (e paditur)per shkak se njerzit u grinden,siç transmeton Ubadetu iben es Samit(Allahu qofte i kenaqur prej tij) se ka thene;I Derguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi te)doli ne naten e Kadrit dhe pa dy burra prej muslimaneve qe po grindeshin me njeri-tjetrin.Ateher ai tha;"Une dola qe t`ju njoftoj per naten e Kadrit,mirpo filani dhe filani u grinden,e per kete shkak ajo u ngrit(njohja e saj u fsheh),e ndoshta kjo ka qene me e mir per ju.
Megjithatem,ju kerkojeni ate ne nenteshin,shtateshin,dhe peseshin(e fundit)-ndersa ne nje transmetim tjeter thuhet;ne shtateshin,nenteshin dhe peseshin."137

Këtu posht kur të klikoni në këtë link shkoni krejt në fund dhe do të shikoni ca foto .... nëpër shkëmbi, uj, hënë, nëpër male forma drunjësh .... dhe shumë gjëra të tjera fjalën Allah në arabisht.

Ka përafërsisht 1/42 foto.

http://muslimane.spaces.live.com/mmm2007-08-23_15.41/#
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

All-llahun e gjeta në hënë Empty
MesazhTitulli: Re: All-llahun e gjeta në hënë   All-llahun e gjeta në hënë EmptyThu Oct 11, 2007 8:01 am

Asnje koment nuk mund te beje per gjera qe nuk kam njohuri te mjaftueshme,vetem mund te them se nga z.SOFRA Lexova një shkrim mjaft interesant dhe rrënqethës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

All-llahun e gjeta në hënë Empty
MesazhTitulli: Re: All-llahun e gjeta në hënë   All-llahun e gjeta në hënë EmptyThu Oct 11, 2007 11:46 pm

Ne islam gjeta lumturin
Francezja Silvia Feuzi tregon:


“Jetoja në humbje... Nuk dija pse jetoj!? ? ’bëhet pas vdekjes? Jetoja në pasiguri dhe frikë. Mirëpo tash jam e qetë dhe e sigurt, e dua këtë fe, me të cilën erdhi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mëshirë për mbarë botën..! Këto janë disa fjalë të Silvia Feuziut. Silvia është një motër muslimane e veshur me veshje islame, interesohet shumë për Islamin dhe muslimanët... U takova me të në Kajro, që të më tregojë rrëfimin e udhëzimit të saj, si u njoh me Islamin? Ajo vazhdon rrëfimin: “Kam jetuar në Paris, kam studiuar inxhinierinë kimike, në të cilën lëndë kam arritur postin e magjistrit... Përgatitesha për disertacionin e doktoraturës. Edhe pse jetoja jetë komode dhe posedoja post të lartë shkencor, gjithmonë isha e mërzitur dhe e shqetësuar. Jetoja në krizë me vetveten... Nuk pajtohesha me ata që jetonin rreth meje... Islami nuk m’u paraqit më parë si fe e madhe, ngase mjetet e informimit (mediu-met), sidomos çifutët, jepnin fotografi jo të vërteta për Islamin, e paraqitnin si ide e cila nuk meriton të mendohet rreth saj, e as që meriton të nderohet. Ata shfrytëzonin të gjitha metodat propaganduese dhe informative për këtë qëllim... Megjithëse njerëzit rreth meje në Paris kishin një liri absolute dhe jetë komode, unë e dija se ata nuk janë të lumtur, nuk janë të qetë. Studionin çdo fe me seriozitet, studionin idhujtarinë, Budizmin, Krishterizmin, Hebreizmin...


Ka dallime të mëdha mes tyre, mes katolicizmit, ortodoksizmit dhe protestanizmit... Mirëpo kur bëhet fjalë për Islamin, shtrembërohet fotografia e vërtetë e tij. Thonë se Kur’anin e ka shkruar Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe se Islami është fe e luftës dhe e shpatës, kurse gruaja muslmane është robëreshë e burrit. Nuk kanë kurrfarë të drejte... Kisha një shoqe e cila u martua me një musliman arab... Normalisht, kjo martesë nuk u pëlqeu shumicës që ishin rreth nesh të cilët kishin qëndrim ekstrem ndaj Islamit... Nëpërmjet kësaj familje, fillova ta njohë Islamin, një njohje e vërtetë... Fytyra të mira... Personalitete që meritojnë të nderohen... Burri i motrës sime kishte një vëlla fetar... Fetarizmi i tij i jepte më tepër burrëri dhe mburrje. Shumica e burrave të Evropës, sillen si femra, flasin gjëra të kota, jetojnë në kaos, kurse shembulli i këtij muslimani ishte dritë nëpërmjet së cilës fillova të lexoj për Islamin, e zemra ime filloi të gjejë qetësinë. Më dukej si në ëndërr...


Fillova ta kuptoj sekretin e shqetësimit dhe të mërzisë sime para Islamit. Si duket, All-llahu më parapëregatiti për ta pranuar këtë fe, m’u zgjerua gjoksi dhe shpëtova nga humbja ime e vjetër...


Për të gjitha pyetjet që i kisha në kokë, për jetën dhe vdekjen, gjeta përgjigje të plota në Islam...


Shpreha dëshminë dhe e pranova Islamin. U martova me inxhinierin Muhammed Feuziun dhe linda Omerin dhe Husejnin. Jam shumë e gëzuar kur shoh fëmijën tim të vogël, i cili ende nuk ka mbushur shtatë vjet të plota, që e kupton me Islam domëthënien e jetës, më mirë se gjyshja dhe nëna ime jomuslimane... Di pse jeton, pse është krijuar, ç’është ahireti, vlerën e sevapit, lëmoshës bamirëse etj.

Erdha në Kajro krenare me Islamin tim, ngase isha në humbje dhe jetoja me njerëz të humbur... Gjithmonë falënderoj All-llahun që më udhëzoi në Islam, dhe e di vlerën e kësaj feje për çdo pjesë të jetës sime, mirëpo për fat të keq, disa muslimanë që kanë lindur muslimanë nuk e dinë vlerën e Islamit dhe e vonojnë njohjen me fenë e tyre, nuk veprojnë sipas urdhrave të kësaj feje, as që largohen nga ajo që i ka ndaluar kjo fe duke thënë: imani është në zemër e jo në pamje... Ndjej dhimbje të madhe kur i dëgjoj këto fjalë...

Motrës muslimane i drejtohem me këto fjalë të thjeshta: nëse ke fëmijë, të cilin e do, vallë nuk e shpreh këtë dashuri... duke u kujdesur për të dhe duke mbetur pa gjumë për të qenë ai i qetë, ose dashuria jote ndaj tij është vetëm frazë dhe ndjenjë në gjoksin tënd, pa vepra? Pra, nëse dashuria jote ndaj ndokujt duhet të shndërrohet në vepër, vallë Ai që na ka krijuar dhe na ka dhënë begati të shumta, nuk meriton ta argumentojmë dashurinë dhe miqësinë tonë ndaj Atij duke vepruar me urdhërat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij?.. All-llahu, subhanehu ve tea’ala, nuk ka nevojë për Islamin tonë... Ne kemi nevojë për Të, kurse besimi është një gjë që fle në zemër, të cilën e vërteton puna... Vallë, si mund ta arsyetojë një grua vetveten kur nuk vesh mbulesë islame?.. A e di motra ime, se gruaja jashtë Islamit në Evropë, në vendin e përparimit dhe të shkencës, është një mall që blehet dhe shitet lirë?..




Tregtohet me të në tregun botëror të robërve, pa kurrfarë të drej, edhe pse mundohen të paraqesin pasqyrë të kundërt. Mirëpo për fat të keq, shumica e muslimanëve që kanë studiuar në Perëndim, u besojnë këtyre thënieve dhe pastaj bëhen misionar të civilizimit perëndimor, me dekadencën, materializmin dhe pashpirtësinë që ka. Për këtë shkak, motra ime muslimane, ki kujdes ç’ndodh me ty. Kapu për Islamin tënd dhe mos e lër pas shpine!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

All-llahun e gjeta në hënë Empty
MesazhTitulli: Re: All-llahun e gjeta në hënë   All-llahun e gjeta në hënë EmptyThu Oct 25, 2007 6:14 pm

Mu duk interesante kjo gje apo jo??

All-llahun e gjeta në hënë Nococacola
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

All-llahun e gjeta në hënë Empty
MesazhTitulli: Re: All-llahun e gjeta në hënë   All-llahun e gjeta në hënë EmptyMon Nov 19, 2007 11:51 pm

Letër nga zemra shpresoj që të depertojë në zemër.




Motër e shtrenjtë, Esselamu alejkum!
I dërgoj këto fjalë deri tek ty duke shpresuar se do të zëjnë vend të ty dhe do të ndikojnë në jetën tënde pozitivisht. Këto fjalë shpresoj që të mbrrijnë zemrën tënde të bardhë. Po, në zemër të bardhë sepse je krijuar me zemër të bardhë, u rrite e pafajshme, u rrite në pastërti, besnikeri dhe dashuri.


O e pasterta, e cila je robreshë e të Pastertit, je krijuar e pastër dhe je obliguar që ta ruash këtë pastërti. E pastër, e shkelqyer je sikur diamante. Sa e bukur është zemra yte kur nuk e ndotin fjalët e kota, pse e ndote atë me mëkate?! Pse lidhe zemren tënde me njerëz që nuk ta dijnë vlerën?! Ata njerëz njohtohen me ty vetëm për epshe, epshe djallezore, për momente të shkurta.


MOTËR…


Mos u mashtro me ata të cilët janë në mëkate dhe sillen rreth teje me flliqësira! Të gjithë do të pendohen një ditë, mirëpo nuk do të u sjell dobi pendimi i tillë, sepse atë ditë do të qendrojnë para të Madhit All-llah. Para Atij që i ka krijuar dhe do të japin llogari për çdo vepër, e madhe qoftë apo e vogël. Do të pyeten për fjaltë e kota nepër chat që kanë bërë.


All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:


“Çdo fjalë që ai hedh pranë tij është përcjellësi i gatshëm.” [Kaf, 18]


Çdo fjalë që del nga ty shenohet mënjeherë nga përcjellësit, që ka çdo njeri. Prandaj ke kujdes, çdo epsh që ngjall me ato fjalë do të japësh llogari!!!


OJ VAJZË E PASTER…


Oj vajzë e pastër, ngadal se je në rrezik! Ngadal se vdekja nuk njeh te madh as të vogël! Vallë ke deshirë të vdesësh duke iu folur njerëzve në chat fjalë të kota, të flliqura, ngacmuese?! Pastaj nëse vdese do të fusin në varrë të erret, vetëm, nuk ke askend të të ndihmojë. Krimbat ta hajnë trupin tend të bukur, fytyrën tënde që e ruajshe me lloj-lloj mikjazhi. Pastaj të shtrengon varri, do t’i bashkojë brinjte, t’i then eshtrat, nga ky shtrengim nuk shpeton askush.


Pejgamberi i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:


“Në varrë është një shtrëngim që perjeton çdo kush. Nëse kishte shpëtuar dikush nga kjo, do të shpëtonte Saad ibn Muadhi, i cili vdiq shehid.”


Gjithashtu Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] u lutte për Aishen [radijalllahu anha] që t’i lehtësohet shtrëngimi i saj në varr, sepse ishte e dobët në trup. Pra, ti motër je e dobët pranë këtij shtrëngimi, lute All-llahun që ta lehtëson këtë shtrëngim!


Kujto atë ditë kur do ta marrish librin tënd, a të gëzon që të shohësh bisedat e tua të regjistruara aty, bisedat që i bëjshe në chat me të huajt. Ato biseda që ua ngjallshe njerëzve epshet e tyre. Mos me thuaj se unë me këto biseda vetëm po mahnitem apo po lozi. Sa tallje të tilla kanë pasur përfundim të idhët, sa lozje kanë shkatërrur moralin. Nëse tek ty kjo është lozje, te All-llahu, I cili të krijoi dhe furnizoi nuk është lozje, por mëkat dhe krim. Mos harro se mëkatet që përseriten rritën!


A NUK E DIN SE…


A nuk e din se me këto lozje e tallje që bën në internet humbë gjëjën më të shtrenjtë që posedon; humbë fenë, moralin, kohën, shëndetin, pasurinë... A ekziston diç më të shtrenjtë se këto?!


Me këto tallje e tradhton vetën tënde. Vetja yte është emanet të ty. Gjithashtu tradhton familjën, që u munduan të të edukojnë, i tradhton njerëzit që u flet me këtë tallje. Ndërsa tradhtinë më të madhe që ke bërë është tradhtija ndaj All-llahut. Argëtimi dhe lozja me nderë është krim, një gjë e tillë është e ndaluar në Islam, andaj pendohu të All-llahu dhe kthehu rrugës së drejtë!


All-llahu ta dhuroi zemren e bardhë e të shendoshë dhe ashtu ka deshirë që t’i kthehesh Atij. All-llahu të do të pastërt dhe me turp se keto të dyja janë peshorja e bukurisë dhe embëlsirës tënde. Atë ditë kur do të martohesh do të pendohesh për çdo gjë që ke vepruar …


Ndoshta gjen arsye e thua: Unë jam e sigurt për vetën time dhe nuk i dorëzohem kurtheve të djallit aq lehtë. Ne të thojmë: A je e sigurt me shumë sesa gratë e Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], te cilat i urdhëroi All-llahu e u tha:


“O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse kini kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.” [El-Ahzabë, 32]


Vallë pas këtij ajeti akoma mendon se je me e sigurt dhe e paster se ato gra, që All-llahu iu tha mos u llastoni në të folur. E si do te bëhët me atë që tallet me lloj-lloj fjalësh joshese në chat?!


Pra, kthehu... pendohu te All-llahu... premtoi Atij se nuk do të kthehesh në gabime që të çojnë në amoralitet...!


All-llahu kur ndaloi nga amoraliteti nuk tha mos beni amoralitet, por tha mos iu afrohuni amoralitetit. Andaj kuptohet se çdo veper, që të afron në amoralitet është haram qoftë ajo fjalë apo levizje e dyshimtë që ngritë epshin e burrave.


A ke dëgjuar për një vajzë të re, e cila vdiq duke shiquar filma erotik, të cilës i kishte mbetur telekomanda në dorë. Kur moren ta lajnë kufomen e saj u munduan t’ia hjekin atë nga dora po nuk ia arriten dhe u detyruan ta vorrosin me telekomande në dorë. Valle a nuk ke frikë të kesh një përfundim të tillë?! Aspak nuk mendon?!


DËGJO…


Dëgjo njerin nga larësit e kufomave që thotë:


Vetëm për dy muaj në kryeqytetin Riad të Saudise kanë vdekur afër 400 përsona, shumica prej tyre kanë qenë të rinjë e të reja, për të cilët thuhej se kanë vdekur papritmas, pa sëmundje.


Vallë, a mendon se vdekja nga ty është largë?! Vdekja nuk njeh të vegjel apo të medhenj, meshkuj apo femra, të rinj apo pleq, të bukur apo të shumtuar. Për vdekjën të gjithë janë të barabartë, andaj zgjithe ti vetë përfundimin tend!


Njeriu e ka perfundim ashtu siç i posedon veprat. Nëse është vepërmirë, me të mirë përfundon. E nëse është vepërkeq, atëherë keq do të jetë fundi i tij, All-llahu na ruajtë nga përfundimi i keq, AMIN!


Shiqo pra veprat e tua, së paku vetëm në javen e kaluar çka ke bërë, do të zbulosh se si e ke fundin.


MOTËR E SHTRENJTË…


Ti je një lule e bukur që njerëzit e mirë nuk deshirojnë të të shohin të vyeshkur. Je lule që meriton të jesh në një kopësht të dlirë e të bukur, kthehu pra në pozitën tënde, në të cilën meriton të nderohesh, mos u bën si leckë që të përdorë çdokush e me në fund ...hudhe në vendin e mbeturinave…


Kthehu sikur ke qenë e pastër... kthehu tek All-llahu dhe dije fort mirë se do të qëndrosh para All-llahut! Nuk është me ty askush, të gjithë heqin dorë nga ti. Prej të parëve janë që hekin dorë nga ti ata qe lozeshe dhe u tallëshe me ta. Gjithashtu do të akuzojnë para All-llahut se ti ke qenë shkak që i ke derguar ata në mëkate. Çka do t’i thuash All-llahut për këtë?


Llogarite vetën para se te llogaritesh dhe dije se kjo jetë është sa një sekonde, ndërsa purfundimi yt është sekret, andaj puno për të ardhmen tënde! Pendohu sinqerisht, le anesh çdo lidhje që të çon në mëkate, gjej shoqe të moralshme, lexo historinë e grave të ndershme, nënave të muslimaneve dhe sahabijëve, mbushe zemrën tënde me leximin e Kur’anit, që të sjell dobi atë ditë kur nuk të sjell dobi interneti. Dije se nuk je krijuar për tallje, po vetëm për ta adhuruar All-llahun e vetëm!


DIJE…


Dije motër se të gjithë jemi mëkatarë, mirëpo me i miri është ai i cili pendohet. Andaj mos prit po pendohu sa më shpejte!


All-llahu [subhanehu ve teala] thotë për ata që pendohen:


“Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet All-llahu është që shumë falë e mëshiron.” [En-Nurë, 5]


Pendohu dhe vepro vepra te mira që të fshihen veprat e këqia!


All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:


“Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.” [Hudë, 114]


Mos i humb shpresat edhe nëse ke mëkate shumë sepse mëshira e All-llahut është e madhe, dije se dera e pendimit është e hapur! Bën lutje shumë sidomos ne kohën kur All-llahu zbret në qiellin e tokës në 1/3 e natës dhe thotë:


“A ka kush që të më lutet e t’ia jap atë që kërkon? A ka kush që kerkon falje e që ta fali atë...?


Gjithashtu All-llahu thotë në një tjetër hadith kudsijj: “O robërit e mi, ju bëni mëkate natë e ditë, andaj kërkoni falje nga Unë që t’ua fali! O robërit e mi, nëse dikush nga ju me vjen me mëkate sa toka të mëdhaja dhe ka bërë pendim për këtë, Unë do t’ia fali pamedyshje, pçrveç shirkut që nuk falet…


Mos humb shpresat e të të mashtrojë pastaj djalli i mallkuar, i cili të rrin mbi kokë e të thotë: Ka kohë, kur të martohesh pendohesh... dhe ta zbukuron ai i mallkuari vepren e keqe. Andaj largohu atij dhe mos e dëgjo, thuaj me zë të lartë: Jo nuk të nënshtrohem ty o i mallkuar. Pra, ke kujdes motër që mos të zë dita kur s’ka mundësi gjuha jote të flet fjalën e pendimit. Gjithashtu dije se kurthet e djallit janë të dobëta nëse ti pak bën durim dhe ke qëndrim!


Dije fort mirë se shumë shtëpi kanë humbur nderin e tyre duke percjellur tregjet e djallit. Vajzat e tyre dal ngadal duke filluar me chat (internet) e pastaj numrin e telefonit, takimet dhe fundi krimi i zinase (amoralitetit).


PËR NË FUND…


Motër, ndjesë por këtë letër ta kam kushtuar vetëm duke shpresuar faljen e All-llahut të Madhëruar për mua dhe për ty e te na mundeson All-llahu xhenetin më të lartë, i cili quhet Firdevs. All-llahu është i fuqishem për çdo gjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

All-llahun e gjeta në hënë Empty
MesazhTitulli: Re: All-llahun e gjeta në hënë   All-llahun e gjeta në hënë EmptyTue Nov 20, 2007 3:38 am

shaban cakolli shkruajti:
Asnje koment nuk mund te beje per gjera qe nuk kam njohuri te mjaftueshme,vetem mund te them se nga z.SOFRA Lexova një shkrim mjaft interesant dhe rrënqethës.

Vërtet mik i nderuar Shaban Cakolli edhe unë u befasova nga ai shkrim që rastësisht hasa në te dhe e hapa menjëher një temë që ta lexojnë forumistët tanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

All-llahun e gjeta në hënë Empty
MesazhTitulli: Re: All-llahun e gjeta në hënë   All-llahun e gjeta në hënë EmptyTue Nov 20, 2007 4:35 pm

Kam lexuar per ket qe e ka cek Sofra me lart dhe kjo sipas gjitha gjasave eshte me se e vertet,nga hena jan vrejt edhe disa ndertime ne Tokë si per shembull Muri Kinez e tjer, gjithashtu eshte ndegjuar edhe EZANI (Thirrja per Namaz te muslimanet) kjo eshte vetum edhe nej deshmi se feja islame eshte me te vertet nje fe Hyjnore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Sponsored content





All-llahun e gjeta në hënë Empty
MesazhTitulli: Re: All-llahun e gjeta në hënë   All-llahun e gjeta në hënë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
All-llahun e gjeta në hënë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A kemi zbritur vertetë në Hënë?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: