Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 QËNDRIMI I RUSISË NDAJ LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Andi Ballshi
Fillestar/e
Fillestar/e
Andi Ballshi


Male
Numri i postimeve : 50
Age : 63
Vendi : Prishtine
Registration date : 03/09/2009

QËNDRIMI I RUSISË NDAJ LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT Empty
MesazhTitulli: QËNDRIMI I RUSISË NDAJ LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT   QËNDRIMI I RUSISË NDAJ LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT EmptyTue Aug 24, 2010 5:00 pm



Shemsi Ajvazi: Qëndrimi i Rusisë ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Nga Qendra për informim Lajme.com (Analiza)
Këtu solli Andi Ballshi


Qëndrimi i Rusisë zyrtare ndaj Lidhjes së Prizrenit nuk dallon nga qëndrimi i saj ndaj lëvizjes çlirimtare shqiptare në përgjithësi. Ai ishte rezultat i aspiratave imperialiste ruse ndaj Ballkanit, të cilin Rusia e konsideronte hapësirë shumë të rëndësishme gjeostrategjike për kontrollimin e procesit të shpërbërjes së Perandorisë Osmane, me qëllim që të përfitojë sa më shumë nga ky proces, sepse Ballkani do t’i shërbente si “placdarm” për kontrollimin e shteteve evropiane dhe për pengimin e ekspansionit të tyre në drejtim të Lindjes, për të cilën Rusia ushqente aspirata të vjetra që nga koha e perandoreshës Ekaterina II, plot një shekull para se të fillonte “kriza lindore”.
Në momentin kur Ekaterina II arriti në fronin e Rusisë, diplomacia ruse filloi të ndërmarrë hapat për ta rikthyer prestigjin ndërkombëtar të Rusisë. Hapi i parë diplomatik i Ekaterinës II ishte afrimi me Austro-Hungarinë. Më 1780 Ekaterina II takohet në Mogilevë me perandorin Jozef, ku arrihet qëndrimi identik i Rusisë dhe i Austro-Hungarisë ndaj Turqisë dhe Polonisë. Pastaj e tërë vëmendja e diplomacisë ruse, të cilën e udhëhiqte vetë Ekaterina II së bashku me Potemkinin, u drejtua kah zgjidhja e çështjes turke dhe realizimi i të ashtuquajturit “projekt grek”. Qëllimi i këtij projekti ishte dëbimi i tërësishëm i turqve (myslimanëve Sh.A.) nga Evropa dhe krijimi i një perandorie greke, në fronin e së cilës do të ulej nipi i Ekaterinës II, Konstantin Pavloviç, kurse Austro-Hungaria do të fitonte një pjesë të Gadishullit ballkanik.[1]
Në vitin 1778 Ekaterinës II i lindi nipi i dytë dhe ajo pagëzoi me emrin perandorak, Konstantin dhe ia caktoi maminë greke që të përfitojë nga ajo dhe në moshë të njomë ta mësojë gjuhën greke, të cilën Konstantini më vonë do ta përsoste me ndihmën e mësuesve grekë. Edukimi i tij special bëhej me qëllim që të përgatitej sa më mirë për fronin perandorak me seli në Konstantinopol. Planifikohej që Konstantini të sundojë në aleancë me Austro-Hungarinë, duke qenë i pavarur nga Sank Pitersburgu si sovran i “perandorisë së krishterë” brenda hapësirës së Turqisë evropiane.[2]
Stambolli do te rikthente emrin e vjetër Konstantinopol dhe do të shndërrohej faktikisht në njërën nga tri kryeqendrat e Rusisë, krahas Sank Petersburgut dhe Moskës. Kjo do te thoshte, jo vetem mbizotërim moral mbi botën krishterë-lindore, por njëkohësisht edhe një hap vendimtar në drejtim të sundimit mbi Evropën. Këtë plan, diplomacia ruse e përgatiste në fshehtësi të madhe, duke marrë hapa të duhur për ta penguar dhe zbutur reagimin e shteteve të tjera evropiane. Në këtë mënyrë, Perandoria ruse dëshironte të fitojë të drejtën e përzierjes në çështjet gjithevropiane.
Për ta realizuar këtë synim, diplomacia ruse filloi t’i përdorë metodat e vjetra të ndikimit diplomatik, siç ishte agjitacioni demagogjik te popullata sllavortodokse në vendet e huaja. Carizmi, për t’i arritur qëllimet e veta politike, merrte pozën e çlirimtarit çdokund ndaj të krishterëve. Qysh atëherë në politikën e jashtme të Ekaterinës II caktohen detyrat parësore të politikës së carizmit rus për shekullin XIX, ku përparësi kishte kishte depërtimi në Ballkan.[3]
Më vonë në kohën e Çështjes lindore, kur Rusia ishte dobësuar si rezultat i disfatës së pësuar në Luftën e Krimesë (1853-1856) dhe ajo dëshironte ta rikthente autoritetin e humbur, duke filluar nga popujt sllavoortodoks filloi ta zbatonte përsëri propagandën demagogjike nga koha e Ekaterinës II për t’u treguar si mbrojtëse dhe çlirimtare e tyre dhe e të krishterëve të tjerë lindorë. Pasi që Rusia në atë kohë ishte e dobët, vepronte në bashkëpunim me shtetet e tjera evropiane, duke hyrë në lojëra të ndryshme diplomatike, sidomos me Austro-Hungarinë, e cila kishte aspirata te ngjashme dhe ishte shumë sensibile, kur ishte fjala për sllavët, të cilëve ua kishte dronë dhe i shihte si rrezik për perandorinë e vet.
Në këto rrethana shqiptarët nuk ishin të përshtatshëm për t’u futur në skemën e politikës cariste ruse në Ballkan, pasi që nuk ishin sllavë dhe shumica e tyre nuk ishin as krishterë. Për ta mënjanuar në tërësi çështjen shqiptare, ajo e injoronte atë në çdo mënyrë apo mundohej t’i paraqesë ata si një element i huaj në mesin e popujve sllavoortodoks dhe të krishterë–lindorë. Për këtë çështje Rusia, haste nganjëherë fatkeqësisht në mirëkuptim të shteteve evropiane. Qëndrimi i padrejtë i Rusisë ndaj shqiptarëve nuk ishte gjithnjë i hapët, por ne momentet kritike ishte gjithmonë në dëm të tyre.
Në fillim të verës së vitit 1875 fillon kryengritja e popullatës sllavoortodokse në Hercegovinë dhe pas një kohe edhe në Bosnje. Qeveria ruse konsideronte se ishte e domosdoshme ndihma për kryengritësit sllavoortodoks, por njëkohësisht nuk dëshironte që të binte në konflikte me Austro-Hungarinë, e cila dronte nga lëvizjet sllave. Për këtë shkak, ministri i punëve të jashtme i Rusisë, Aleksandër M. Gorçakov, meqenëse kishte parasysh dobësinë e Rusisë në atë kohë, vendosi që ndërhyrja në çështjet ballkanike të bëhet në bashkëveprim me këtë shtet. Dhe në gusht të vitit 1875 Gorçakov deklaron në Vienë për domosdoshmërinë e ndërhyrjes së përbashkët në problemin turko-hercegovas. Me këtë propozim u pajtua edhe ministri i punëve të jashtme i Austro-Hungarisë, Andrashi.[4]
Më 30 qershor 1876 Serbia i shpalli luftë Turqisë. Në këtë akt kishte dorë edhe Rusia, e cila dërgoi 4 000 vullnetarë, midis të cilëve edhe shumë oficerë në krye me gjeneralin Çerkasov, i cili edhe u emrua komandant suprem i Armatës serbe[5].
Lufta serbo-turke shtoi rrezikun për një krizë të përgjithshme evropiane dhe sidomos për një konflikti serioz ndërmjet Rusisë dhe Austro-Hungarisë. Me qëllim që të mënjanohet ky rrezik, organizohet një takim i fshehtë i Aleksandrit II dhe Gorçakovit me Franc Jozefin dhe Andrashin në kështjellën e Rajhshtadit në Bohemi, më 8 korrik 1876. Në Rajhshtad nuk u nënshkrua asnjë konventë, bile asnjë protokol. Përmbajtja e këtij ”komploti” ruso-austriak është diktuar nga Andrashi dhe është shkruar nga ambasadori rus ne Vienë, i cili ishte i pranishëm në Rajhshtad. Pavarësisht nga kjo, Gorcakovi ia diktoi po ashtu njërit prej përcjellesve te tij përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje. Këto dy shkresa, të cilat dallohen njëra nga tjetra ne disa pika, janë dokumentet e vetme, ku shënohen rezultatet e “takimit të Rajhshtadit”.[6]
Dokumenti në variantin e Gorçakovit është dokumeti i parë, i cili zbulon qëllimet e politikës cariste ruse ndaj çështjes shqiptare dhe karakterizon mënyrën e trajtimit të shqiptarëve, të cilat kanë lënë pasoja të rënda në zhvillimin e ngjarjeve të mëtejshme të asaj kohe në viset shqiptare. Mund te thuhet lirisht se kjo tendencë e qëndrimit rus ndaj shqiptarëve ka vazhduar deri në ditët e sotme.
Me qëllim që ta sqarojmë këtë tendencë do te shtrojmë shkurtimisht përmbajtjen e takimit të Rajhshtadit dhe do t’i theksojmë dallimet ndërmjet këtyre dy dokumenteve. Në Rajhshtad, të dy palët u pajtuan se në rast të fitores së Serbisë “shtetet nuk do ta ndihmojnë krijimin e një shteti të madh sllav”. Por, me insistimin e Gorçakovit, Andrashi u pajtua për disa zgjerime të Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat kanë qenë në dëm të shqiptarëve.[7]
Sipas versionit te Gorçakovit, Serbia do të fitonte disa pjesë të “Serbisë së Vjetër” dhe të Bosnjës, Mali i Zi – tërë Hercegovinën dhe një liman në Adriatik, kurse sipas versionit të Andrashit, Mali i Zi do të merrte vetëm një pjesë të Hercegovinës, ndërsa pjesa tjetër e Hercegovinës dhe Bosnja në tërësi do të aneksohej nga Austro-Hungaria.[8]
Sipas versionit rus, Austro-Hungaria do të ketë të drejtë ta aneksojë vetëm ”Kroacinë turke” dhe disa pjesë të Bosnjës në kufi me të”, sipas planit, i cili do të përcaktohet më vonë. Këtu nuk bëhet fjalë për të drejtën e Austro-Hungarisë mbi Hercegovinën.[9]
Në rast se shkatërrohet Turqia evropiane, Bullgaria dhe Rumania, sipas versionit rus, do të bëheshin principata te pavarura, kurse sipas atij austriak – do të jenë provinca autonome të Perandorisë Osmane; po sipas këtij versioni edhe Shqipëria do të bëhej provincë autonome e tillë. (Ky është rasti i parë që edhe Shqipëri të hyjë në kombinimet diplomatike të shteteve të mëdha për krijimin e shteteve të reja në Ballkan.) Në versionin rus, Shqipëria nuk përmendet fare.[10]
Marrëveshja e Rajhshtatit fshihte ne vete shumë embrione të keqkuptimit dhe të konflikteve, që dolen në shesh ne kohën e ashpërsimit të “krizes lindore”, e sidomos pas Luftës ruso-turke (1877-78).
Politika ruse ndaj Ballkanit në atë kohë i përmbahej planit dhe programit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, në krye të së cilës gjendej A. M. Gorçakov. Ky plan mund të ilustrohet nga një raport i kësaj ministrie nga viti 1862, ku konstatohet se “…Rusia i mbetet besnike parimeve të veta të koordinimit të hapave politikë me interesat e saja”. Ndërkaq, kredoja kryesore e ministrit Aleksandër Gorçakov (ka shërbyer diplomat plot 65 vjet, 25 nga të cilat ka qenë minstër i punëve te jashtme) ishte: “Detyra kryesore e politikës së jashtme të Rusisë është mbrojtja e intereseve të saja nacionale”.[11]
Detyra e dytë e politikës se Gorçakovit ishte se duhet të bëhet çmos që në Evropë mos të bëhen kurrëfarë ndryshimesh territoriale, apo ndryshime të baraspeshës, apo sferës së ndikimit, të cilat do t’u shkaktonin dëme të mëdha intereseve të Rusisë. Vetëm në këtë mënyrë Rusia mund ta zinte vendin e vet, t’i rikthente pozitat, autoritetin dhe ndikimin. Pas këtyre mendimeve të Gorçakovit, të cilat i parafrazoi ministri aktual i punëve të jashtme i Rusisë, Igor Ivanov, në referatin e tij në seminarin, kushtuar 200-vjetorit të lindjes së Aleksandër Gorçakovit, mbajtur më 16 tetor 1998. Ai me admirim të madh konstaton dhe bën pyetje:”A nuk jehojnë në mënyrë aktuale edhe sot këto fjalë të diplomatit të madh rusë” Pastaj, në vazhdim, duke folur për situatën në Ballkan, I. Ivanov citon fjalët e A. Gorçakovit, që ai ia kushtonte regjionit të njëjtë:”Çështja lindore nuk është vetëm çështje ruse, ajo ka të bëjë me realitetin e Evropës, të botës dhe me prosperitetin e njerëzimit dhe të civilizimit të krishterë”.
“Kanë kaluar më se 100 vjet- klithte Ivanov- dhe ky postullat bëhet i vërtetë më tepër se kurrë. Rregullimi i problemeve ballkanike dhe, në rend të parë situata ne Kosovë, është një ndër detyrat më të ndërlikuara të politikës evropiane dhe botërore”.[12]
Citati i lartpërmendur i Gorçakovit e ilustron më së miri se qëndrimi i Rusisë ndaj çështjes shqiptare kamuflohet me paragjykime konfesionale me qëllim që të ndikojë te shtetet e tjera evropiane, të cilat ishin të ngarkuara po ashtu me këto paragjykime. Në këtë mënyrë Rusia prejudikonte njëkohësisht arsyetimin e qëndrimit të saj të padrejtë ndaj çështjes shqiptare.
Mu për këtë arsye Rusia mundohej gjithnjë që lëvizjes kombëtare të shqiptarëve t’ia atribojë karakterin fetar dhe sidomos Lidhjes së Prizrenit, e cila u paraqit si lëvizje çlirimtare e organizuar dhe për këtë shkak Rusia e konsideronte atë si të rrezikshme për interesat dhe synimet e saja ne Ballkan.
Është e vërtetë se në organizimin e Lidhjes së Prizrenit kanë marrë pjesë njerëz me botëkuptime të ndryshme, ndër to edhe me ato fetare islamike, gjë që ka të bëjë me realitetin historik të asaj kohe. Dihet se motivet e organizimit të Lidhjes së Prizrenit kanë qenë në radhë të parë mbrojtja e vatrave shqiptare, të cilat rrezikoheshin seriozisht nga politika e shteteve të mëdha evropiane dhe nga apetiti i fqinjëve, që gëzonin përkrahjen e plotë të Rusisë.
Siç pohojne shkencat e dretësisë,”motivet janë ato që zbulojnë karakterin e veprës”. Prandaj, mund të thuhet se Lidhja e Prizrenit në të gjitha fazat e saja dhe sipas të gjitha përmasave hyn në radhën e organizatave çlirimtare dhe për popullin shqiptar paraqet një vlerë shumë të madhe dhe të përjetshme.
Rusia, me qëllim që ta realizojë politikën e saj imperialiste ne Ballkan, ka ushtruar një aktivitet të madh diplomatik, sidomos në viset shqiptare, ku themelonte përfaqësitë e saja nëpër qendrat administrative, si: Shkodra, Manastiri, Janina, Shkupi, Prizreni etj. Ajo, në këto qendra dërgonte diplomatë të aftë, të cilët shënonin të gjitha aktivitetet dhe përshkruanin gjendjen ekonomike, shoqërore dhe kulturore të këtyre viseve. Ata i dërgonin rregullisht raporte ambasadës ruse në Stamboll, por nganjëherë raportet i dërgonin edhe drejtpërdrejt në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë.
Ne arkivat ruse ekzistojnë materiale të shumta të periudhës së “krizës lindore”, të cilat kanë vlerë shkencore të dorës së parë për historinë të popullit shqiptar të kësaj periudhe, por edhe për çështjet me të rëndësishme të historisë ballkanike. Më i rëndësishmi është
Arkivi i Politikës së Jashtme të Rusisë (AVPR), ku gjenden raportet e konsujve rusë nga Turqia evropiane dhe sidomos nga qendrat e përmendura më lart, të cilat përmbajnë dëshmi të vlefshme për jetën ekonomike, shoqërore dhe politike të shqiptarëve. Sa i përket objektivitetit të tyre shkencor, ato janë të ndryshme, varësisht nga personalitetet, që përfaqësonin politikën ruse në viset shqiptare dhe nga bindjet e tyre personale, politike dhe ideologjike.[13]
Materialet më interesante mund të konsiderohen ato të diplomatit të ri rus, M. A. Hitrovo, i cili, në mars të vitit 1861, u emërua konsull në Manastir, që në atë kohë ishte qendër e Vilajetit të Manastirit, apo e Vilajetit të Rumelisë. Që nga fillimi M. A. Hitrovo fillon ta studiojë me kujdes jetën shoqërore dhe ekonomike të shqiptarëve dhe të sllavëve maqedonas. Ai udhëtonte nëpër viset e vilajetit dhe rezultatet e hulumtimeve të veta ia dërgonte bashkë me raportet e rregullta Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ambasadës ruse në Stamboll. Raportet e tij jane karakteristike për nga vërejtjet e hetueshme personale, pjekuria e konkluzioneve dhe vlerësimet e drejta të situatave.
Hitrovo ka përcjellur me interesim dhe simpati të njëjtë zgjimin kombëtar të shqiptarëve, të sllavëve, të grekëve dhe të vllehëve. Në vlerësimet e veta ai nuk idealizon apo tejçmon këtë ose atë dukuri, apo aktivitet politik. M. A. Hitrovo në veprimtarinë e tij, në mendimin e tij për levizjet çlirimtare të popujve ballkanikë lidhur me rolin e Rusisë për çlirimin e tyre nga sundimi turk, i përmbahej një linie të pavarur vetanake, sepse nuk ishte i ngarkuar me paragjykime religjioze. Shërbeu në Manastir në vitet 1861-64, pastaj në Stamboll si konsull gjeneral i Rusisë (1864-68), për një kohë punoi në Rusi dhe më 1871 kthehet përsëri në Stamboll në pozitën e mëpareshme. Ai mbante lidhje dhe korrespodencë me personalitete shqiptare edhe gjatë kohës kur ishte ne Rusi. Këto dokumente dhe materialet e tjera në lidhje me aktivitetin e tij, gjenden ne Sank Petersburg në Repartin e dorëshkrimeve të Institutit të Letërsisë e disa edhe ndër dokumentet e Ambasadës ruse në Stamboll.[14]
Konsullata e Rusisë në Prizren u hap në mesin e vitit 1878 me qëllim që t’i përcjellë për së afërmi ngjarjet rreth Lidhjes së Prizrenit. Konsull u emërua J. Jastrebov, diplomat që ka shërbyer në Turqinë evropiane në kohën e Luftës ruso- turke (1877-78). Ai ishte konsulli i pare që erdhi në Prizren, që kishte për detyrë, pos të tjerave, të ndikonte edhe në formimin e mendimit negativ ndaj Lishjes Shqiptare të Prizrenit të konsujt e tjerë evropianë që arriten më vonë në Prizren.Duhet theksuar se veprimi i tij ka pasur ndikim sidomos tek konsulli anglez. Nga raportet e tij merret vesh se Jastrebov, ishte sllavenofil dhe me botëkuptime konservatore. Ai mundohej në çdo mënyrë t’i mbrojë idetë e pansllavizmit dhe të sllavoortodoksizmit dhe me antipati të madhe e shikonte lëvizjen shqiptare. Jastrebovi e shihte veprimtarinë e Lidhjes së Prizrenit vetëm si reaksionare dhe assesi nuk donte te dinte për idenë e përkrahjes së lëvizjes çlirimtare shqiptare, siç bënte Hitrovo, i cili pas Kongresit te Berlinit e përkrahu idenë e çlirimit të shqiptarëve dhe luftën e tyre kundër Turqisë.[15]
Caktimi i Jastrebovit për konsull në Prizren simbolizon dhe karakterizon qëndrimin zyrtar të Rusisë ndaj Lidhjes së Prizrenit.
Dokumente të vlefshme janë edhe ato në fondin personal te ambasadorit rus në Turqi, N.P.Igniatev, i cili gjendet në Arkivin Shtetëror qendror të Revolucionit të Tetorit (CGAOR). Po ashtu janë interesante fondet e diplomatëve të tjerë, sikur A. M. Gorçakov, A. S. Jonin etj. Këto materiale përfshijnë periudhën e viteve 1860-1880.[16]
Në materialet e zyrës diplomatike të Komandës Supreme të Armatës ruse, gjetur në Jedrene gjatë Luftës ruso-turke (1877-1878) gjendet nje dokument që ka të bëjë me Lidhjen e Prizrenit. Në këtë dokument shënohet takimi i komandantit suprem të Armatës ruse, E. I. Totleban, me një përfaqësues të Lidhjes së Prizrenit.
Dokumenti dëshmon se në periudhën qershor - gusht të vitit 1878, një përfaqësues i Lidhjes Shqiptare është dërguar nga Prizreni në Jedrene, ku atëherë gjendej Shtabi suprem i Armatës ruse, me detyrë të posaçme, që të mësojë për qëndrimin e qeverisë ruse ndaj Lidhjes së Prizrenit dhe të sqarojë se çfarë mund të presin shqiptarët nga Evropa dhe çfarë nga Rusia. Në këtë bisedë përfaqësuesi shqiptar ka definuar shkaqet, të cilat kanë shkaktuar rritjen e lëvizjes shqiptare pas Luftes ruso – turke. Përfaqësuesi shqiptar pohon se formimi i shteteve të forta: Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë, në kufi me Shqipërinë dhe njëkohësisht dobësimi i Turqisë, janë sinjale që tregojnë se shqiptarëve u kanoset rreziku i gëlltitjes së tyre nga fqinjtë e përforcuar.[17]
Në pyetjen se çfarë dëshirojnë shqiptarët, përfaqësuesi përgjigjet: ”Shqiptarët dëshirojnë për veten asgjë më tëpër se që është bërë për popujt e tjerë të Gadishulli ballkanik - pranimin e pavarësisë dhe të drejtën që të themelojnë principatën e tyre të posaçme.”[18]
Kjo deklaratë e përfaqësuesit të Lidhjes së Prizrenit vërteton se brenda lëvizjes shqiptare, krahas programeve tjera më të moderuara, që nga fillimi i veprimtarisë së Lidhjes ekzistonte edhe programi për pavarësinë e Shqipërisë.
Sa i përket historisë së themelimit të Lidhjes, përfaqësuesi pohon se pushteti turk ka marrë pjesë në organizimin e saj dhe se në këtë rast, qëllimi pushtetit turk ka qenë të tregohet se realizimi Kongresit të Berlinit është i pamundshëm dhe që të zvogëlohen sa më tëpër humbjet territoriale të Turqisë. Megjithatë, pushteti turk duke përkrahur Lidhjen në fillim, nuk mundi që asaj t’ia imponojë ndikimin e vet.[19]
Në ekzemplarin e pastër të protokolit të kësaj bisede, cili u shkrua për ministrin e punëve të jashtme, N. K. Grish, dhe për ambasadorin rus në Turqi, A. B. knjaz Llobanov-Rostovski, të gjitha formulimet janë zbutur, por edhe thëniet e Totlebanit janë shkruar me një stil më të kujdesshëm: ”Rusia bashkëndjen me të gjithë popujt dhe i kupton synimet e tyre të ligjshme e të drejta …ajo po ashtu këto ndjenja i ndanë edhe ndaj shqiptarëve nëse ata me sjelljet e tyre i arsyetojnë këto simpati, që do të thotë të vendosin marrëdhënie miqësore dhe fqinjësore me malaziasit, serbët, bullgarët, grekët, duke ua lëshuar ato vende, për të cilat ka vendosur Kongresi i Berlinit që t’u dorëzohen shteteve fqinje me Shqipërinë“. Ndërkaq, qëllimet e Lidhjes së Prizrenit, të cilat i kishte formuluar përfaqësuesi shqiptar, janë interpretuar në një mënyrë të papërcaktueshme.[20]
Shënimet për personalitetin e këtij përfaqësuesi shqiptar janë shumë të varfëra. Emri i tij në tekst zëvendësohet me tre yje sikur ”***beu gëzon autoritet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Konstantinopol, ka qenë disa herë kaimakam në qytete te ndryshme dhe ka lidhje të mira me njerëz në pozita të larta. Ky njeri është i moshuar dhe në të vërtetë ka njohuri të mira për këtë vend dhe krijon përshtypje se mund t’i besohet ”.[21]
Sipas mendimit të Irina G. Senkeviçit, ky beg është me origjinë nga myslimanët e Dibrës apo të Matit, sepse në përgjigjet e tij është shprehur me simpati të madhe ndaj shqiptarëve të këtyre dy regjioneve. Për identifikimin e këtij personi ndihmojnë dy dokumente nga arkivi personal i M. A. Hitrovos; ai me titull: ”Akti për autorizimin gjeneral, i lëshuar zotriut Jusuf Ali-beut, kaimakamit të Dibrës...”Ky akt autorizon Jusuf Ali-beun që të përfaqësojë interesat e shqiptarëve”. Dokumenti tjetër përshkruan situatën politike në krahinat shqiptare dhe caqet e Lidhjes shqiptare. Dokumenti është përpiluar në emër të parisë shqiptare - gege; myslimanë dhe të krishterë nga Dibra, Mati, Malësia, Mirdita, Prizreni, Elbasani etj., të cilët ishin të gatshëm të mbronin lirinë e atdheut me armë në dorë pa kursyer flijesat.[22]
Ngjarjet në Turqinë evropiane në kohën e “krizës lindore” janë përcjellur me vëmendje edhe nga shtypi rus, i cili e përkrahte në përgjithësi politikën zyrtare të Rusisë në Ballkan. Gazetat ruse botonin komente politike që shprehnin në të vërtetë qëndrimin zyrtar të Rusisë cariste për Çështjen lindore në përgjithësi, rrjedhimisht edhe për çështjen ballkanike, e në kuadër të saj edhe për çështjen shqiptare. Komentet politike të gazetave kryesore, si “Moskovskie viedemosti” dhe “Sank-Pjeterburshke viedemosti” flasin qartë se politika e jashtme e Rusisë cariste kishte për qëllim që çështjen ballkanike, si edhe Çështjen lindore në përgjithësi ta zgjidhë në dobi të zgjerimit të ndikimit të saj në këtë pjesë të botës.[23]
Përkrahje të madhe i jepnin gazetat ruse “zgjidhjes” së çështjes bullgare, duke dëshiruar që nëpërmjet Bullgarisë së madhe të realizohej mbizotërimi i Rusisë cariste në Ballkan[24]
Komentet politike të këtyre gazetave, edhe pse bëjnë fjalë vazhdimisht për shqiptarët në kohën e “krizës lindore”, veçanërisht për periudhën e Lidhjes së Prizrenit, karakterizohen për qëndrime të padrejta, të cilat jo vetëm që nuk e përfillin ekzistencën dhe mirëqenien e popullit shqiptar, por njëkohësisht falsifikojnë të vërtetën historike lidhur me rolin dhe rendësinë e lëvizjes kombëtare shqiptare të udhëhequr nga kjo Lidhje. Sipas mendimit të komentatorëve politikë të këtyre gazetave ruse, Lidhja e Prizrenit jo vetëm që ishte pjellë e Portës, por edhe vegël e saj. Të gjitha përpjekjet e lëvizjes kombëtare shqiptare, të udhëhequra nga Lidhja, për zgjidhjen e çështjes shqiptare, krahas me ato të vendeve të tjera ballkanike, vlerësohen në mënyrë negative, jo si përpjekje të popullit shqiptar, por si përpjekje të myslimanëve fanatikë shqiptarë, të cilët, duke qenë dorë e shtrirë e Portës, luftojnë për ruajtjen e sundimit osman në viset e banuara nga shqiptarët.[25] Kërkesa për autonominë shqiptare, çmohen si të paqena, si demagogji e Portës, e cila duke u thirrë në ekzistencën e kombit shqiptar dhe në të drejtat e tij, dëshiron që me përkrahjen e popullit shqiptar ta ruajë sundimin e saj në këtë pjesë të Evropës.[26] Edhe lajmet që sjellin gazetat ruse, në esence kanë tendencë që “të vërtetojnë” se rezistenca shqiptare kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit bëhej sipas urdhërave të Portës me qëllim që të ruhet sundimi osman në Evropë.[27]
Përveç qëndrimit zyrtar të Rusisë dhe të shtypit rus është e rëndësishme të flitet edhe për qëndrimin e historiografisë ruse ndaj Lidhjes së Prizrenit dhe lëvizjes çlirimtare shqiptare në përgjithësi. Ky qëndrim dallon nga qëndrimi politik i carizmit rus, i frymëzuar me ideologji pansllave dhe pansllavoortodokse dhe i motivuar me interesa strategjike dhe gjeopolitike.
Historianët rusë që janë marrë me çështjet shqiptare, por edhe ata që janë marrë me çështjet ballkanike në përgjithësi, pohojnë se populli shqiptar së bashku me popujt e tjerë ballkanikë ka marrë pjesë aktive në luftën çlirimtare kundër Turqisë feudale dhe se kjo luftë intensifikohet në kohën e “krizës lindore“, kur u aktualizua çështja e ekzistimit të mëtejshëm të Turqisë evropiane.[28]
Duhet theksuar se historiografia ruse është marrë seriozisht me çështjet ballkanike, por edhe me atë shqiptare, sidomos në periudhën sovjetike, kur demaskimi i politikes imperialiste ruse ishte i preferuar. Historianët rusë të kësaj periudhe paten mundësi t’i shfrytëzojnë arkivat me materiale të begatshme, që i kishte lënë pas veti aktiviteti i madh diplomatik dhe informativ i Rusisë në pjesën e Turqisë evropiane .
Historianët rusë të periudhës sovjetike e vlerësuan historinë e popullit shqiptar si pjesë të historisë së popujve ballkanikë, kurse luftën dhe lëvizjen popullore çlirimtare si pjesë te asaj ballkanike. Ata konstatojnë vazhdimësinë e kësaj lufte për çlirim që nga shekulli XV, kur Skënderbeu u ngrit kunder pushtetit turk.[29] Historianët e kësaj kohe i kushtuan kujdes të veçantë periudhës- gjysma e dytë e sh. XIX –fillimi i sh. XX të historisë së popullit shqiptar, pasiqë kjo periudhë ishte pjesa më e tronditshme dhe më interesante e kësaj historie. Atëherë kur u zhvillua lëvizja popullore çlirimtare dhe kur kjo lëvizje ishte shumë aktive në luftë për çlirimin nga zgjedha shekullore e pushtetit feudal turk. Natyrisht, konstatohet se këtij aktiviteti të madh i ka kontribuar edhe “kriza lindore”me të gjitha implikimet e saja politike të krijuara në një periudhë historike, kur antagonizmi ndërmjet fuqive të mëdha evropiane rreth çështjeve ballkanike arrinte kulminacionin e vet, i cili u reflektua negativisht për popujt e vegjël në Ballkan.[30]
Kontribut të veçantë për këto vlerësime për historinë e popullit shqiptar ka dhënë historianja e njohur, Irina G. Senkeviç, por edhe disa historianë të tjerë, si I. S. Galkin, i cili është marrë sidomos me periudhën pas Lidhjes së Pizrenit.
Në veprat e historianëve rusë, në mënyrë koherente, janë shtruar rrethanat sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të popullit shqiptar, është paraqitur lufta e shteteve të mëdha evropiane për ndikim dhe imponim të interesave te tyre popullit shqiptar, është sqaruar roli i çdonjërës nga ato në proceset e ngjarjeve të asaj periudhe.
Konstatohe se Turqia, Austro-Hungaria dhe Italia kanë ushtruar propagandë të vazhdueshme kundër zgjimit kombëtar dhe konsolidimit nacional te shqiptarëve dhe po ashtu kundër konsolidimit të marrëdhënieve të shqiptarëve me fqinjët. Natyrisht, në këto raste bëhet fjalë pak për rolin negativ të Rusisë per shkak të rrethanave politike në Rusi në atë kohë, por ky fakt nuk i zhvlerëson konstatimet e tjera të historianëve rusë.
“Kriza lindore” (1875-1878), që filloi me aksionet e armatosura të popujve ballkanikë kundër pushtetit turk, e cila e shkaktoi Luftën ruso-turke (1877-1878), konsiderohet si etapë – kthesë në zhvillimin e lëvizjes çlirimtare te popullit shqiptar.
Lidhja e Prizrenit përshkruhet hollësisht dhe konsiderohet si organizatë e parë kombëtare shqiptare. Vlerësohet se, me gjithë tentimet e pushteti turk qe Lidhjes shqiptare t’ia mohojë karakterin kombëtar dhe t’ia theksojë karakterin fetar, ajo në nëntor të vitit 1878 përpiloi programin e autonomisë së Shqipërisë dhe së Lidhja e Prizrenit, me përkrahjen e mbarë lëvizjes popullore, mori karakter antiqeveritar dhe çlirimtar. Lidhjes se Prizrenit i pranohen merita të mëdha për luftën e saj dyvjeçare për autonominë e Shqipërisë. Konstatohet se ajo ka pasur policinë dhe forca ushtarake të konsiderueshme, por mendojnë se Lidhja e Prizrenit nuk ka qenë mjaft konsekuente dhe e vendosur në luftë kundër pushtetit turk. Këtë qëndrim të Lidhjes I. G. Senkeviç e arsyeton me rrethanat e ndërlikuara ndërkombëtare në kohën kur ajo vepronte dhe me qëndrimin e fuqive të mëdha evropiane ndaj shqiptarëve.
Në përgjithësi, vlerësohet se Lidhja e Prizrenit, me gjithë disfatën që e pësoi, fitoi rëndësi të madhe në historinë e popullit shqiptar në luftë për pavarësi dhe se ajo i dha hov lëvizjes kulturore–arsimore shqiptare, e cila u zhvillua si një formë e re e luftës çirimtare dhe e luftës për pavarësi.
Në bazë të materialeve dokumentare mbi luftën e popullit shqiptar historiografia ruse erdhi deri te konkluzioni se, pa marrë parasysh pohimet zyrtare të Rusisë cariste dhe të qarqeve pansllaviste dhe pansllavoortodokse, faktori vendimtar për çlirimin e popullit shqiptar dhe për fitoren e pavarësisë së Shqipërisë, ka qenë lufta heroike e popullit shqiptar e jo faktori ndërkombëtar.[31] Shemsi Ajvazi
Literatura:
(Baku, Azerbajxhan, më 1 qershor 2003 E-mail: AJVAZI@softhome.net
[1] Istoria Diplomatii, v. I .Moskva ,1941, f. 291-292.
[2] Lord Kinross, Rascvet i upadok Osmanskoi Imperii, Moskva 1999, përkthim rusisht, f. 439.
[3] Istoria diplomacii, v. I , f. 292-293.
[4] Istoria diplomatii, v. II, Moskva, 1945, f. 23.
[5] Po aty, f. 23.
[6] Istoria Diplomatii, v. II, Moskva, 1945, f.29.
[7] Istoria Diplomatii, v. II, f. 29.
[8] Po aty, f. 29.
[9] Po aty, f. 30.
[10] Po aty, f. 30.
[11] E.Primakov, Rusia; Reforme i vneshnaia politika, Mezhdunarodnaia zhiznj, No 7, Moskva, 1998.
[12] I. Ivanov, Gorcakov paraqet nj? epok? t? t?r? t? diplomacis? ruse, Mezhdunarodnaia zhiznj, No 12, Moskva, 1998.
[13] Irina G. Senkevich, Albania v period Vostochnogo krizisa, Moskva, 1965. f. 9.
[14] *I.G.Senkevich, po aty, f. 9-10.
[15] I.G. Senkevich, po aty, f. 10.
[16] Po aty, f.12.
[17] *I.G.Senkevich. po aty . f. 116.
[18] Po aty. f. 117.
[19] Po aty.
[20] I.G.Senkevich, po aty, f. 117.
[21] Po aty, f. 118.
[22] Po aty, f. 121.
[23] Shemsi Ajvazi, Lidhja e Prizrenit në shtyypin rus – Punim magjistrature, Universiteti I Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1977, f. 168
[24] Po aty, f. 169.[25] Po aty, f. 169. [26] Po aty, f. 170. [27] Po aty, f. 171.
[28]* I. G. Senkevich, Albania v period vostochnogo krizisa, Moskva,1965, f. 4; Naira Shakhtakhtinska-Ajvazi, Historiografia sovjetike për shqiptarët, - punim i magjistraturës-Universiteti i Kosoves - Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1984, f. 38.
[29] N.Sh.Ajvazi, punim magjistrature, f. 268.
[30] Po aty, f. 269. [31] N. Sh. Ajvazi. Punim i magjistraturës. f. 270-272.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

QËNDRIMI I RUSISË NDAJ LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT Empty
MesazhTitulli: Re: QËNDRIMI I RUSISË NDAJ LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT   QËNDRIMI I RUSISË NDAJ LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT EmptyTue Aug 24, 2010 7:43 pm

Problemi nuk qendron se kushe ishte kunder neve.
Po nuk po thuhet e verteta se shqiptaret ishin kunder vetvetes,e fajin ja kane hudhur te huajve .
Vete ishim dhe jemi servile te huajve ,atehere i benen dem lidhjes se Prizrenit vete shqiptaroviqat edhe tashe vete shqiptaroviqat po shkaterrojne kombin .
Siq naj nderruan flamurin identitetin nje dite edhe gjuhen,kulturen.
vete naj nderrun kushtetuten me 1989 vete denuan vete burgosen.
Tashe vete shkaterruan kombin vete burgosin dhe rrafin.
Prape naj afrojne bashkim vllaznimin pa kombe e identitet.
E fajin ja lene te huajve .
JO faji eshte te tonet..I huaji punon per veti e ne punojme per te huajte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MotherAlbania
Fillestar/e
Fillestar/e
MotherAlbania


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 44
Vendi : Kosove
Registration date : 03/07/2010

QËNDRIMI I RUSISË NDAJ LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT Empty
MesazhTitulli: Re: QËNDRIMI I RUSISË NDAJ LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT   QËNDRIMI I RUSISË NDAJ LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT EmptySat Aug 31, 2013 4:47 pm

Auu po qendrimi i Rusise na qenka i njejte si i Shba-se ! Nje M.u.t. Edhe Evropa e ka te tille nuk dallojne fort keta legena...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





QËNDRIMI I RUSISË NDAJ LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT Empty
MesazhTitulli: Re: QËNDRIMI I RUSISË NDAJ LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT   QËNDRIMI I RUSISË NDAJ LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
QËNDRIMI I RUSISË NDAJ LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 131 vjetori i Lidhjes se Prizrenit
» Qëndrimi i Shqipërisë ndaj çështjes çame!
» Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit
» LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)
» Mendesia shqiptare ndaj Femres....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Bota-
Kërce tek: