Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Empty
MesazhTitulli: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA   LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA EmptyMon Jul 19, 2010 2:14 pm

“Nga
Dituria vjen Mbar
ësia”




LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Clip_image002 LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Clip_image004




Labova e
Kryqit




ORGAN PERIODIK I PËRTREMUAJSHËM HISTORIKO- KULTUROR.
Botohet nën Kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania, Gjirokastër, Nr.
8 (008) Viti i katërt i botimit E mail labova2006 @ yooho.com Lekë 50 Euro 1,
Muaji Tetor - Dhjetor 2009








“Mirë se të gjejmë, o Shën Dhimitër!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Empty
MesazhTitulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA   LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA EmptyMon Jul 19, 2010 2:14 pm

Labova përsëri ju pret Edhe ne të
moshuarit g
ëzojmë për ditët e bekuara








26 tetor 2009


Labovitë, kudo që ndodheni, ja, na erdhi përsëri festa e
madhe e Shën Dhimitrit, traditë kjo, që tashmë është vendosur përfundimisht si
traditë dhe që ne mblidhemi përvitshëm dy herë së toku: më datën 8 shtator në
festën e kishën së Shën Marisë, në Labovën e Poshtme dhe më 26 tetor në
festën e
kishës së Shën Dhimitrit në Labovën e Sipërme. Le të demonstrojmë edhe
këtë vit lidhësinë, të përjetojmë gëzimin,
të tregojnë epërsitë tona kulturore dhe ruajtjen e traditës sonë
brezive.



Redaksia e gazetës “Labova e Kryqit” ju uron : “Ta gëzojnë festën e madhe të traditës dhe Labova jonë, nëpërmjet edhe këtij ”kuvendi “ feste të ecë e të
përparojë, duke evidentuar historinë tonë të pasur e duke ruajtur e zhvilluar
më tej traditën e bukur që na karakterizon”.



E shenjta është e shenjtë dhe çdo veprim, që buron
nga e shenjta ajo çmohet nga besimtarët



Kisha e Shën Dhimitrit është gjithmonë e
hapur dhe “pret” njerëz. Çdo të diel bëhen ceremoniale. Mihal Veneti është
gjithmonë i gatshëm për të shërbyer. Labovitët, besimtarët falen dhe respektojnë
krijuesin. Çdo vit ka një lajm të ri, në lidhje me konstrukturimin, pastrëtinë
e ambienteve të kishës. Kishën labovitët e shikojnë si drita e syrit.



Përfundoi me paratë e mbledhura gjatë
ceremonialeve ndërtimi i mureve mbajtës,
poshtë dhe pranë sheshit. Perspektiva është
që mjedisi, ku organizohen festat e përvitshme, të përsoset më tej. Dhe më
bukur do të jetë në të ardhmen pasi
E
shenjta është e shenjtë dhe çdo veprim, që buron nga e shenjta ajo çmohet nga besimtarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Empty
MesazhTitulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA   LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA EmptyMon Jul 19, 2010 2:16 pm

Editorial


Çfarë po bëhet për të
nderuar njerëzit e kontributit?



Edhe Labova e Kryqit ka në një histori të veçantë dhe këtë histori e kanë krijuar njerëzit me
veprimtarinë e tyre jetësore. Këta
njerëz kanë dhënë shumë nga shpirti, nga zemra, nga përditshmëria e tyre për
vendlindjen. Këtë kontribut e kanë dhënë
gjatë gjithë kohrave. Dhe ky kontribut është
i evidentuar. Njerëzit që kontribuojnë duhet të vendosen në Altarin e Kujtesës
dhe duhet të nderohen me qëllim që kontributi i tyre për të mirë të përcillet në
kujtesa. Sot, në sistemin demokratik, duhet të evidentohen të tillë dhe organet
përfaqësuese vendore, duke filluar që
nga kryesitë e fshatrave, Këshilli i Komunës dhe më lart, sipas rangjeve deri
te Presidenti i Republikës duhet të japin stimuj dhe titullime të veçanta për këtë
kontribut. Por kjo veprimtari stimuluese kërkon një punë të madhe intesive
studiuese, ku të evidentohen pikërisht ata, që e meritojnë. Labova ka njerëz të
tillë në të gjitha fushat shoqërore, politike etjera.. Dhe këto stimulime si
“Qytetar Nderi” , “Nderi i Komunës” , ‘Mirënjohja” e tjera e tjera duhet t’u jepen njerëzve më cilësorë. Këtë
problem efikas e diskutoi dhe Këshilli
Kordinativ i Shoqërisë Civile të Trevave të Jugut të Shqipërisë
më datën 31
korrik 2009, në mbledhjene tij të radhës në Gjirokastër, ku bëri dhe propozime
konkrete për njerëz të veçantë të kontributit. Anëtarët e këtij Këshilli Koordinues, i njohur sot në të gjithë vendin për
veprimtarinë e tij dhe për impulsimin e rreth 30 tituj gazetash,

shprehin mendimin demokratik të lirshëm dhe që përfaqësojnë zërin real të shumë shoqatave në rrethet Gjirokastër,
Tepelenë, Përmet, Sarandë, Delvinë, Fier ngritën me shqetësim këtë problem. A
nuk do të ishte me vend që në ceremoniale të tilla si në datat festive të 8 Shtatorit
apo 26 Tetorit në Labovë, ku ka masivitet njerëzish të respektohen njerëzit e
kontributit dhe të stimulohen ata?



Këtu
ne hedhim një propozim të domosdoshëm, për të cilën duhet të lëvizet në të
ardhmen. Të mirat e këtij veprimi do të ndihen në të ardhmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Empty
MesazhTitulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA   LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA EmptyMon Jul 19, 2010 2:20 pm

Përsëri në fokusin tonë


Koha
e sotme kërkon njerëz energjikë dhe jo njerëz, të cilët premtojmë dhe nuk
realizojnë



Sfidë e bukur dhe e
zgjuar



Ne kemi informuar për nismën e madhe të
labovitit Niko Shollo, i cili ka krijuar në Athinë Shoqatën “Labova e Kryqit”, një shoqatë kjo, që
përmbledh në gjirin e saj të gjithë labovitët emigruar. Po e vijon më tej. Një nga objeksionet më të mëdha të kësaj
shoqate është jo vetëm njohja, propagandimi i vlerave të Labovës së Kryqit, por
dhe evidentimi i vlerave të saj në këndvështrimin shumëplanësh. Kjo shpreh,
parasëgjithash, dashurinë, që ushqejnë “të mërguarit” për vendlindjen e tyre,
të cilën kudo që janë asqë mund ta harrojnë. Emigranti që punon në dhe të huaj
ka mall për vendin, baltën e tij dhe mundohet me çdo kusht të japi ndihmesë,
kërkon që të bëjë një përpjekje për vendin, për përmirësim rrugësh, ndërtim
çezmash, rikontruktim shtëpish, ngritje të të rejave mbi shtratin e të vjetrave, ndryshim
arkitektonik, duke ruajtur edhe vlerat e së kaluarës, të cilat duhet të jenë
përfaqësuese. Në Athinë, nga Labova e Kryqit është një komunitet i madh, i cili
mendon për Labovën, ka një programim për punën, që duhet realizuar në vitet që
vijnë si dhe për ruajtjen e traditës, të zakoneve e tjerë. Një nga objeksionet
më të mëdha të kësaj shoqate ishte nxjerrja e
një revistë me ngjyra për Labovën e Kryqit, në gjuhën shqipe dhe në
gjuhën greke, me qëllim që të gjithë të marrin një informacion të gjerë për
këtë fshat me vlera të mëdha, e cila do
të vijohet edhe me numra të tjerë. Një pasqyrim i tillë i thelluar mediatik do
ta prezantojë mirë Labovën e Kryqit dhe do të tërheqë edhe turistët e huaj dhe
ata vendas për ta vizituar këtë vend, që mbart natyrshëm, bukuri historie. A
s’duhet të pasqyrohen vendet magjike të Labovës së Kryqit si kishat me emër e
sidomos Kisha madhëshore e Shën Mërisë, apo Kalaja, kisha e Shën Dhimitrit, ajo
e Shën Thanasit, kjo e fundit në lagjen më e vjetër të Labovës së Kryqit, vendi
i quajtur Koqimadha, apo pylli i vogël në Qishëza (Pylli me lisa, thanë dhe
shkozë) e tjerë. Ishte gazeta jonë “Labova e Kryqit” , e cila trajtoi probleme
të mprehta në numrat e saj për këto probleme evidente, të cilat po



marrin rrugë zgjidhjeje. Krahas kësaj shoqata, e
cila është e ligjshme dhe veprimtaria e saj është e ligjëruar, themi se do të
ndihmojë, mundësojë për të avancuar punën e filluar. Kjo është një sfidë e
bukur dhe e zgjuar. Niko Shollo është Kryetar i kësaj Shoqate dhe jep përsëri informacione për gazetën “Labova e Kryqit” se,
krahas veprimtarisë së organizuar që zhvillohet në Athinë nga labovitët, do të
mundësohet edhe ndihmesa për vendlindjen. Koha e sotme kërkon njerëz energjikë
dhe jo njerëz, të cilët premtojmë dhe nuk realizojnë, pavarësisht se kanë
funksione dhe nuk ndihmojnë. Në Athinë
dhe në gjithë Greqinë banon një komunitet i fuqishëm labovitësh, të cilët të
grupuar në shoqatën me emrin e fshatit, do të kontribuojnë për të mirën e tij
dhe do t’ia njohin më mirë vlerat e saj përfaqësuese. Në këtë kuadër ne mund të
përmendim disa prej familjeve që janë të emigruar nëAthinë si : Vasil Shollo,
Pirro Cika, Vangjel Zëra, Spiro Miha, Eleni Cika e tjera. Sipas informacionit
që kemi në këtë Shoqatë janë afruar edhe shumë emigrantë nga fshatrat përreth
Labovës si: Suhë, Stegopul e tjerë. Në
numrine ardhshëm do të kemi një intervistë të plotë me Kryetarin e e Shoqatës “Labova e Kryqit” Athinë, por këtu
në këtë editorial donin të evidentonim qenien dhe fillesën dhe vijimin e punën së saj.



Revista “Labova e Kryqit” ku bëhet një
pasqyrim i traditës dhe zakoneve të Labovës së Kryqit doli në numrin e saj të
dytë dhe që u shpërnda te labovitët në
ditën e Shën Marisë, më datën 8 shtator 2009.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Empty
MesazhTitulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA   LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA EmptyMon Jul 19, 2010 2:21 pm

*
* *



Treveling
via Labovë may spare you agood amount of time in reaching one of the most
interesting monuments in
Albania,
the most interesting monuments in
Albania,
the Churcht of Labovë e Kryqit. In order to get therer, you have to drive bach
on the national road for a feë kilometers, and then, take to the right in the
direction of Suhë. The road condintions have improved recently. If you
are driving directly from Gjirokastër,
them national road in the vicinity of the village of Sofratikë, and drive for
another ten kilometers. The
Church
of
Labovë
e Kryqit is one of the oidest in
Albania.
A hoty cross, containing part of the original cross used to crucify, Jesus
Christ, ëas preserved in thisChurch until the year 1990. it was precisely from
this cross that the village took its name. Folloëing 1990 thë cross was stolen,
and no one knewanything about it anymore. The Church has nine painted coats of
plaster laid out on top of one another, with the last one daling back to the 19th
century. Many authors share the opinion that this Church, which is devoted to
Saint Mary, is one of th first Christian objekts, one assumption is that it was
founded at the time of Byzantin Emperor Justinian, thus supporting the idea
that it was built around the years 527-565. Aleksandër Meksi, scholar and
former Prime minister of Albania, has established.






Nderohet Konstandini i madh (Protospathari) që ndërtoi kishën e Shën
Marisë dhe solli kryqin e shenjtë të Perëndorit Justinian.






Në datën 8
shtator 2009 i vendoset emri “Konstandin
i madh” sheshit të kishës Shën Marisë, në Labovën e Poshtme.



LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Clip_image002 LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Clip_image004


Gazmim, vallëzim , shend dhe
verë në festën e Shën Marisë Vlerësuese
pjesëmarrja e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Gjirokastër, Arben Çulli



8 shtator 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Empty
MesazhTitulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA   LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA EmptyMon Jul 19, 2010 2:22 pm

8 shtator 2009





Një
entuziazëm i papërshkrueshëm, emocion, që përsëritet përvitshëm. Një
“zhurmim”dhe gjallim i tejbukur në Labovën e Kryqit. Njerëz që demonstrojnë
unitetin, lidhësinë njëri me tjetrin, të ardhur nga të gjitha vendet brenda
Shqipërisë, ku banojnë aktualisht, apo ku kanë “rezidencat” e tyre jetësore dhe
të tjerë, të emigruar në vende të ndryshme të Botës, deri edhe nga Shtetet të
forta të botës SHBA. I kudondodhuri dhe pasionanti Vasil Koçi, pjesëmarrës i përvitshëm në këto ceremoni madhështore, i
cili fikson në celuloid këtë festë tashmë traditë dhe popullore, e cila është
festa e Kishës mrekulli në arkitektonikë dhe në zërin fetar, që përfaqëson
Zonjën e madhe Shën Marinë. Ambient tepër festiv, të gjithë trokasin gotat për njëri- tjetrin, urojnë për mbarësi,



kërcejnë
vallen e tyre të radhës, tregojnë mjeshtërinë e kërcimit labovit. Në tavolinat
e improvizuara bukur, te sheshi karakteristik



i
kësaj kishe, vërehet bollëku i ushqimeve, prezenca e mishit të pjekur si dhe
perimeve të kultiviuara në Labovën e
Kryqit, po kështu dhe e frutat të saj të shumta.



Sheshi brenda kishës u shtrua me pllaka guri me fondin e vet kishës së
Shën Marisë dhe u pagëzua me emrin e atij që e ndërtoi kishën, emrin e
Konstandinit. Në këtë ceremonial, morën pjesë të gjithë besimtarët ortodoksë
dhe të tjerë të ardhur, banorët e trevave përreth. Midis tyre edhe zoti Arben Çulli, Kryetari i Këshillit të
Qarkut Gjirokastër si dhe Kryetari i Bashkisë së Libovës z. Altin Çomo, Përgjegjësi
i Momunenteve të Kulturës së Gjirokastrës z. Spartak Drrasa dhe shumë të tjerë.
Në këtë ceremonial folën zotërinjtë Gligor Noti dhe Vasil Zëra.



Në këtë
shesh, ku i bëhet nderimi i madh Konstandinit, u kërcye dhe u ngritën shëndete gjer vonë në ditëne e 8 shtatorit nga festuesit, duke i dhënë një
shkëlqim të veçantë festimit.



Gligor Noti Korrespodenti i
gazetës “Labova e Kryqit”



LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Clip_image002 LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Clip_image004 LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Clip_image006


Në teatrin
antik të Butrintit Me poetët nga
Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia
Me poetin kosovar Nebi Bunjaku



Vasil Zëra
merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar “Pegasi 2009” i zhvilluar në prill të
vitit 2009 në Gjirokastër, Sarandë (Butrint), Tepelenë, Përmet



Tërheqje vëmendjeje


Përsëri për Guidën e Labovës


Duhet të shkundemi nga
plogështia, që na ka zënë






Është koha që pushteti vendor në
Komunë dhe në fshatin Labovë e Kryqit të
punojë me obligim për të pasqyruar vlerat e mëdha të Labovës së Kryqit, të
luftojnë për përmirësimin e infrastrukturës së fshatit, të planifikojnë mirë që
të « rikonstrukturojnë » objekte muzeale», të realizojnë një guidë të
nevojshme, të bëjnë një propagandë reale për kishën monumentale si një nga më
të dëgjuarat, më të vlefshmet dhe më përfaqësueset në Shqipëri, të organizojnë
pritjen e turistëve të huaj, të cilët befasohen, kur kontaktojnë me këto vende
të virgjërta. Njerëzit janë çuditur me veprimet e turistëve të huaj, të cilët
« akomodohen » direkt në terren
dhe kalojnë kështu natën në Labovë… Pse nuk caktohen njerëz, që të
merren vesh me ta , të përgatitin madje dhe një vend, shtëpi, me karakteristika
të arkitekturës labovite e tjera, për të cilat duhet të punohet me kujdes dhe
të shfrytëzohet magjia, që jep ky vend. A nuk duhet që banorët vendas të
krijojnë kushte të mira akomoduese për turistët, duke përdoruar shtëpitë e tyre
që janë ndërtuar apo përshatur me parametra bashkëkohore, duke e kombinuar edhe
me atë traditore që është më e pëlqyeshme për vizitorët.



---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


Mjediset(Ambientet)
e dikurshme arsimore dhe kulturore duhet
të mbahen në këmbë si simbole të arsimit dhe të kulturimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Empty
MesazhTitulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA   LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA EmptyMon Jul 19, 2010 2:22 pm

Shkolla e Labovës
tashmë është e mbyllur, por i duhet së ardhmes.



Nga Vasil Kuti


Në Labovën
e Sipërme aktualisht janë mjedise, të cilat sot nuk frekuentohen, siç është
rasti i shkollës së ciklit të ulët, e cila është në gjendje të mirë, por herë
pas herë duhet treguar kujdes, pasi mund t’i shërbejë së ardhmes. Në këtë
kuadër ne duhet të jemi optimistë, pasi ai ambient do të duhet, apo do të
shërbejë si muze për t’u treguar brezave të ardhshëm se në këtë shkollë u
mësua gjuha e nënës, shqipe, dhe këtu u
fillua sprintimi për shkollim i shumë labovitëve, të cilët ndoqën shkollat e
tjera të vendit. S’duhet harruar që këtu punuan me pasion të madh shumë mësues,
të cilët kujdeseshin për arsimimin e fëmijve të Labovës. Nuk mund të mos
evidentojmë punën e shumë mësuesve që nga ata të parët që luftuan kundër
analfabetizmit dhe të atyre pasionantëve që kontribuan në mësimin dhe
përvetësimin e gjuhës shqipe. Mund të përmendin disa prej tyre, duke i
respektuar: Eleni Noti, Vitori Kumbaro, Kiço
Pali, Panajot Gjermanoi, Ramiz Idrizi, Sevasti Muço, Stefanaq Miha, Vasil Kuti,
Vasil Zëra
e tjerë. (Të na falin të tjerët që nuk i kemi përmendur në këtë
shkrim ).




këtë shkollë filloi mësimi i shqipes në
vitin 1914,
por mësimi u ndërpre se nuk kishte tekste. Po kështu u bënë përpjekje
për rihapjen e saj në vitin 1916. Shkolla funksionoi disa muaj dhe prapë u
mbyll. Dhe në vitin 1918 filloi
funksionimin e vijueshëm, vitin e ri shkollor në gjuhën shqipe.
Kjo është
një histori e madhe, të cilën të gjithë duhet ta kujtojnë dhe të krenohen, pasi
në këtë shkollë ruhet një dokumentacion i madh që pasqyron punën e shumëanshme
arsimore, duke filluar që nga amza e shkollës, fletore të nxënësve, harta e
tjera. Kjo pasuri duhet të ekspozohet. Shkolla, ndonëse është e mbyllur ajo
është gjithmonë e hapur në mendjet dhe në zemrat e labovitëve.



*



Duhet evidentuar se, ajo që quhej
dikur Vatra e Kulturës është në gjendje jo të përshtashme për të zhvilluar
veprimtari, aktivitete të ndryshme në fshati Labovë e Kryqit (E Sipërme). Kjo
vjen si rrjedhojë edhe e ngushtësimit të saj. Por ekziston një mendim i drejtë
që duhet impulsuar për zgjerimin e saj dhe për rregullimin në parametra të
mira, me qëllim që ky ambient tipik i traditës t’u shërbejë sa më mirë banorëve
të fshatit për të organizuar edhe ceremonitë, festa, datëlindje, emra e tjera.
Kjo duhet nxitur edhe përkrahur dhe duhet të jetë në vëmendjen e pushtetit
vendor. Mendimi dhe nisiativa e kryetares së këshillit , Eleni Boçi, për këtë
problem duhet të përkrahet. Përvoja e
shumë fshatrave të tjerë, të cilët e kanë rregulluar ish “Vatrën e kulturës” dhe që kanë destinacion shërbese kulturor duhet të shikohet si përvojë
e mirë dhe e sukseshme.






* * *


Duhet të bëjmë çmos
që rrugën nga Ura e Suhës deri tek
Konizma e Gulos
duhet të asfaltohet, me qëllim që të sigurohet plotësisht
asfaltimi dhe lehtësimi i lëvizjes për në Labovën e Kryqit, një vend shumë i
lakmueshëm nga turistët vendas dhe të huaj. Ne në numrat e parë gjithashtu
shtruam detyrën që Labova e Kryqit duhet të ketë patjetër një guidë turistike,
për të cilën duhet të bëhet çmos, pasi ekzistenca dhe prezenca e vlerave të
mëdha arkitektonike si ajo e Kishës së Shën Mërisë është befasuese.






Kritikë pas kritike


Shkolla e
fshatit Suhë në rrënim total






Para disa kohësh
ngritëm me forcë problemin e mbajtjes në këmbë të institucioneve shkollore,
e sidomos ato shkolla, që kanë dhënë kontribut
në shkollimin e mjaft brezave si shkolla 8 vjeçare “Pano Xhixho” Suhë.



Vërejtën se kritika
jonë, asqë është marrë në konsideratë, shkolla po rrëzohet e bashkë me të po
rrëzohet historia e arsimit. Çatia e asaj shkolle, pothuajse, është rrëzuar.
Dimri i sivjetëm do të japë “kontribut” në rrëzimin e përgjithshëm të saj. Ku
është pushteti vendor?



Shoqata Atdhetare –
Kulturore “LUNXHËRIA”, pse nuk ngrë zërin për këto firasje të humbjes së
“identitetit institucional”, por gazeta e saj publikon bukurane të së kaluarës,
të cilat do të mbrohen dhe natyrisht do të publikohen, por për këto fenomene
duhet ngulmuar dhe luftuar për t’u bërë pronë e komunitetit dhe t’u jepet
zgjidhje.
A nuk do të
ishte me interes edhe pasqyrimi i këtyre rrëmimeve që të kthehej syri për t’i
rregulluar.



Është
i bukur roli i oponentit “të vogël”.



Vëzhguesi i gazetës “Labova e
Kryqit”



**********************************************************************


Ngushëllim





Ngushëllojmë familje Memo për largimin nga jeta të Nikos.



Redaksia e
gazetës « Labova e Kryqit »


***********************************************************************************
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Empty
MesazhTitulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA   LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA EmptyMon Jul 19, 2010 2:23 pm

Falenderim


Nderoi komunitetin tonë





Nikollaq Muço
zë vendin e dytë në botë...



Një sukses i
madh i Muços në SHBA dhe në Itali






Nikollaq Muço, një talent i madh në fushën e “BODY BUIDING”, “ZHVILLIMI I
MUSKUJVE”



Në disa numra të kaluar të gazetës u
bë një pasqyrim i veprimtarisë së Nikollaqit, ku u portretizua ai. Kjo
përshtypëzoi të gjithë labovitët dhe lexuesit e gazetës, si dhe vetë
Nikollaqin, i cili dha një kontribut modest financiar për ridaljen e gazetës,
në kuadrin e festës së Shën Dhimitrit. Është
një sukses i madh zënia e vendit të dytë në botë në konkurimin e tij. Ky sukses
vjen pas shumë trofeve të Muços të spikatura në disa vende.



Talente të tillë duhet të impulsohen dhe me ta duhet të krenohet jo vetëm
Gjirokastra, por edhe Shqipëria.



Redaksia e gazetës “Labova e Kryqit...


*******************************************************************************************************************************************


Përmirësime
infrastrukturore






Problem ende rruga që lidh dy fshatrat për t’iu bërë
me parametra bashkëkohore






Labova e Kryqit është nisur në rrugë të mbarë falë
edhe projekteve, të cilat kanë nisur për të përmirësuar infrastrukurën e fshatit. Në këtë drejtim duhet të pasqyrojmë
punën e bërë. Me fondet e Komunës dhe kontributin e vet banorëve të Labovës ka
përfunduar rruga nga fillimi i fshatit gjer tek kisha e Shën Dhimitrit. Kjo ka
përmirësuar lidhjen dhe lëvizjen në fshat. Tashmë banorët ndjehen më të lidhur
ngushtësisht njëri me tjetrin, por kjo ka siguar dhe rritjen e mobilimit të shtëpive
labovite, të cilat kanë traditë të lashtë
në këtë aspekt, pavarësisht nga kushtet dhe lidhjet me qendrat urbane si me
Gjirokastrën dhe Libohovën. Në këtë aspekt duhet evidentuar dhe puna e Kryesisë së fshatit me kryetare Eleni Boçin.
Përveç kësaj është në plan që të sigurohet lidhja infrastrukturore midis dy
fshatrave Labovës së Poshtme dhe të Sipërme. Kjo është e planifikuar dhe pritej
hapja e fondeve për të realizuar këtë ëndërr.



====================================================


Vit i mbarë në Labovë


1. E kemi përmendur disa herë se
labovitët u japin rëndësi
varieteteve vendase. Dhe kjo rëndësi dhe konkretizim edhe këtë vit. Labovitët kujdesen që të
ruajnë varietetet e vendit, të cilat kanë shije shumë më të mirë dhe janë tejet
cilësore. Në këtë kuadër, duke bërë një krahasim analitik midis domateve të
importuara, që kanë mbushur tregun dhe atyre vendase, varietetet e vendit janë
prioritare dhe shumë cilësore dhe më të
kërkuara nga konsumatorët.
Kjo ndodh veçanërisht me varietetet e vendit të
domateve, të cilat janë me aftësi më të madhe kalorike. Është arritur që një domate
ka shkuar edhe në peshën 900gr. “Nëse
do të ruhet tradita jonë e kultivimit të varieteteve të vendit, ne do të bëjmë
një detyrë të madhe në interes të shëndetit të njerëzve,”- shprehen
kultivuesit.
Këto janë nisma të mira
që duhet të përkrahen, pasi ka shumë vjet që kjo çështje është harruar, por
njerëzit që u dhimbset varieteti cilësor i vendit kultivojnë.



*


Këtë vit, si rrjedhojë edhe e kushteve të mira klimatike, por edhe falë veprimtarisë
së individëve labovitë, u arrit që
prodhimet, qoftë në spektrin bujqësor dhe blegtoral, të ishin të kënaqshme. Kjo faktohet nga
rezultatet e arritura që erdhën edhe si rrjedhojë e shkëmbimit të përvojës
midis kultivuesve. Kështu p.sh, këtë vit u arrit që, në kopshtet (arat)
personale të ketë më shumë prodhim në perime si: domate, fasule, patate, qepë.
Kjo falë shërbimeve agroteknike dhe
kujdesit të banorëve (fermerëve) , të cilët, krahas kësaj, u munduan të
kultivonin fara të vendit, të cilat ishin të suksesshme në prodhim. U
dalluan për prodhueshmëri të lartë fermerët: Stefan Koçi, Vasil Kuti, Vasil
Dhima, Lame Mero, Krisanthi Çaro, të cilët jo vetëm arritën të siguronin
nevojat e familjeve të tyre, por kanë tregtuar në tregjet e qyteteve prodhimet
e tyre cilësore, të cilat janë shumë të pëlqyeshme nga blerësit. Është një
traditë tashmë e fituar dhe preferenca e
prodhimeve bujqësore të Labovës është e madhe.



Një tregues i rëndësishëm për
prodhimet e këtij viti është edhe vreshtaria. Si rrjedhojë e proceseve dhe shërbimeve agroteknike në kohë, që
realizohen nga vreshtarët labovitë për hardhitë, rezultoi se viti 2009 ishte një
pikë kulmi në prodhim. Kjo u tregua përsëmbari në rendimentet dhe në cilësinë e
varieteteve të rrushit, që kultivohen në Labovë si: Vlosh, Debin Kabërnet,
Merlot, pa harruar këtu edhe rrushin e vendit. Arritje më të mëdha në këtë
drejtim patën vreshtarët: Stefan Qendro, Odise Koçi, Stefan Koçi, Vangjel Zëra,
Lame Luzi, Stefan Luzi, Sokrat Çavo, Mihal Kuti, Vasil Dhima, Xhimo Luzi, Thoma Garo, Panajot
Luzi, Lame Mero.



Përfundoi vjelja e rrushit dhe janë
marrë masa për fermentimin dhe përpunimin e tij, duke pasur parasysh traditën e
përpunimit labovit, kjo një shkollë e veçantë arti përpunimi, është planifikuar për prodhimin e rakisë, verës,
pekmesit. Në këtë kontekst janë vënë në gatishmëri kazanët vetiakë të rakisë, vozat e mëdha që do të shërbejnë për
fermentimin e bërsirës. Po kështu në bazë po të traditës janë marrë masa për
realizimin e mbajtjes së rrushit të freskët edhe gjatë periudhës dimërore për
konsumim.



Të parët që dhanë suiinjalin e prodhimit të ri të rakisë janë: Stefan Koçi, Odhise Koçi, Hodo Rogaçi.
Kjo po nxit dhe të tjerët për fillimin e këtij procesi të rëndësishëm. Por, krahas
kësaj, po mendohet edhe për vitin që vjen për ndërhyrjet dhe përmirësimet që do
të bëhen në veprimtarinë e hardhisë.



Prefereca për
rakinë dhe verën Labovës kanë tashmë njësi
tregtare, firma të ndryshme, jo vetëm në rrethin Gjirokastrës , por edhe në Tiranë e gjetkë,
por s’duhet lënë pa përmendur edhe rritja
e hapësirës tregtare jashtë vendit si në Greqi, që është shumë e pëlqyeshme
për cilësinë e prodhimit.



*


Viti 2009
ishte dhe një vit i mbarë për blegtorinë
. Këtë vit u shquan për prodhimet blegtorale shumë fermerë, individë
sidomos ata të tufës së dhënëve, të cilët siguruan pjelljen dy herë në vit, falë
edhe kujdesit më të madh si dhe sigurimit të ushqimit dhe mbarështrimit. Mund të përmendim tufën e drejtuar nga
bariu me përvojë: Nasho Memo, Petro Zoga,
Teli Zëra, të cilët, krahas prodhimit të mishit, të qumështit, patën rezultate dhe në përpunimin
e djathit dhe të gjalpit si dhe të urlës,
të cilat i tregtojnë në tregje tashmë të gjetura.



Edhe
blegtoria këtë vit ishte e mbarë. Që tani këshillat popullore të dy fshatrave
kanë marrë masa efikase për ruajtjen e kullotave
dimërore, për sigurimin e ushqimit për blegtorinë , duke punuar edhe fermerët
individualisht.



Është
grumbulluar bazë ushqimore e thatë: dushk edhe bar, jonxhë.



Këto treguesë
flasin qartë për një një punë më të kualifikuar, më cilësore dhe që jep efekte.
Ndaj themi që viti 2009 për Labovat ishte një vit i prodhimit të mirë.



Urim


Urojmë familjen e Lame Drazhos për fesejën e të dy djemve të tij, Nikos dhe
Petraqit,



Redaksia e gazetës « Labova e Kryqit »


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Empty
MesazhTitulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA   LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA EmptyMon Jul 19, 2010 2:23 pm




Syri i vëzhguesit


nga Filip Zëra


LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Clip_image002 LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Clip_image004 LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Clip_image006


Konkurron grupi i Lunxhërisë FFK 2009 Konkurron Asambli i Dropullit



Labova e Kryqit
është shquar si pjesëmarrëse në Festivalet Folklorike në Gjirokastër. Po këtë
vit nuk iu kushtua kujdes pjesëmarrjes... Lunxhëria e la jashtë “formacionit” përfaqësues grupin
e Labovës së shquar... Mos harroni kontributin tonë në këngë...



================================================================
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Empty
MesazhTitulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA   LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA EmptyMon Jul 19, 2010 2:24 pm

Poezi


Albiona Naçollari


I. Dua të jem një pikëz uji 2. Si si përmbajta dot dy rrëke
lot?!



të bie me vesën e mëngjesit,…


1. Trishti në sy





Në sytë e tu shoh diellin teksa ndrin, Mes mendimesh të shumta


në sytë e tua mbyllet një vegim… jam zhytur sot,


Të kërkoj kudo, të kërkoj në çdo çast, përreth meje


se ti s'je më për mua,
mbizotëron qetësi,



por çuditërisht të dua prapë. si si
përmbajta dot dy rrëke lot



Me këngën e zemrës
si kristale rrëshqasin nga sytë e
mi...



me dy lot në sy,
Ti më shfaqesh


rri sot e trishtuar
në çdo kohë të ditës kalimtare…



me mendim tek ti...
në cep të rrugës diku të kërkoj



Malli shumë më merr
e s'të gjej,



dhe s'po duroj dot,
më shfaqesh e më zhdukesh përsëri,



ditët të gjata më duken, vetëm në ëndrra jetojnë
tok.



aq të gjatësisht, sa një
mot... E
ndjej se veç në ëndërrim



Ti s'je me mua, as unë me ty, kemi për të qenë sërish.


por mes nesh qëndroka


e forta magji.


Marrë nga vëllimi
poetik "Kthej valën" lirika



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Empty
MesazhTitulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA   LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA EmptyMon Jul 19, 2010 2:25 pm




☼ ♥ Ritual
labovit



Piku i gazmimit ↨


nga
Kristaq F. Shabani






LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Clip_image002
LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Clip_image004 LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Clip_image006



Urimi
i Vasilit për pjesëmarrësit në dasmë Iliri dhe Sofia (nusja dhe
dhëndri
Veshja e nuses me kostum popullor lunxhot



Martesa e
Ilir Vasil Zëra me vajzën Sofia Buzo nga Libohova



Dita e 16 gushtit 2009 ishte padyshim një ngjarje madhe festuese,
ceremoniale, ku gazmimi, shendi, kishte pushtuar gjithë fytyrat e labovitëkryqasve
të lartëm. Martesat janë procese, sa të rëndësishme, që krijojnë lidhësi midis
të rinjve dhe hedhin hapin të rëndë, ligjor për ndërtimin e çerdheve të reja
familjare dhe për vijueshmërinë brezive dhe
aq gëzimsjellëse për të gjitha brezat jetues... Familja Vasil Zëra, atë ditë të ngrohtë gushti po përjetonte
gazmimin e madh. Martonte djalin e vetëm, Ilirin, me vajzën Sofia nga Libohova.
Dihet tensionimi, njihet përpjekja, vullneti, sakrificat dhe tërësia e përgatitjeve
për një eveniment të tillë gjallësor dhe festues, ku përjetimi, emocioni,
gjendja emocionale është e shkallëve sipërore. Ky emocion i gjallë i mbarsur me
tinguj melodikë, me këngë karakteristike nga më të përzgjedhurat, nga vallet
popullore dhe ato të moderuara pushton natyrshëm çdo shpirt, çdo zemër dhe bën
që në pasqyrën shpirtërore të shpirtit, fytyrën, në zërin melodioz, në
hedhjen e këmbës së bukur, në lëvizjen e shamisë, në veshjet dhe kombinimet e llojeve
dhe ngjyrave të ndritshme; në paraqitjen dhe në vallëzimin
e nuses dhe të dhëndrit, të ndihet
lindja e një jete të re, e një
ecurie të mëtejshme, e fluturimit të pëllumbave lajmëtarë, e këndimit të zogjve
më melodiozë të bashkuar në ansamble magjepse. Ky dasmim kishte mbledhur në një
sofër gjigande pjesëtarët e familjes, të afërmit, farë efisin si dhe banorët e fshatit, miq nga të gjitha
trevat, mbi 300 vetë gazmorë dhe shpirt shndritësa..., por edhe mjaft të tjerë
soditës që ndiqnin spektaklin “DASËM”. Figalia, nëna e dhëndrit, një dropulle e
zgjuar, labovite nikoqire dhe e zonja, kishte llogaritur dhe më të imtën në përgatitjet
festuese, duke përcaktuar edhe të papriturat e bukura, apo edhe “ngecjet”...



Karakteristikë tipike e kësaj dite dasmimi ishte se tradita sillet në ceremoninë dasmore ashtu e freskët, si ka
qenë në shekuj. Sillet e trasmetuar për t’u ngulitur në mendjen e njerëzve me
zakonet, të cilave, rëndom, thuhen të vjetra, por janë tepër të shndritshme,
domethenëse, të përpunuara nga njerëz të urtë, të logjiktë, parashikues të
ardhmërisë. Çdo veprim traditor është veprim i synimit, i gjallimit, i përpjekjes
i jetës së mbarë dhe të kërkimit të kthelltë, i mbushjes me trashëgimtarë të
shumtë dhe të denjë.



Disa nga shndritjet e kësaj dasme: Dhëndri dhe nusja të shndritshëm dhe
qiellorë; Dukuria e zakonit e spikatur: shfaqja e Çelos ditën e shtunë në shtëpinë
e dhëndrit.



Tërhoqi vëmendjen e të pranishme të
shumtë rituali i marrjes së nuses me kalë, veshja e nuses me cohë, bërja e
kolandinës (kulaçit), kërcimi i nuses nga kali, lyerja e derës me mjaltë ( rituali
i të qenurit punëtore si bleta),
vendosja e dy bukëve nën sqetull ( rituali i sjelljes së prodhimit gjithëvjetor, i sigurimit të
jetesës ), veshja e këpucëve nga një fëmijë
i nuses (ritual i rinimit ), zbulimi i
nuses, veshja e nuses më cohë (rituali i
veshjes popullore, sipas traditës) e tjerë .... Kjo flet shumë për disa zakone
karakteristike të traditës së harruar, apo që lihen mënjanë. Këto, sipas edhe vëzhgimit
tonë, ishin rituale të pëlqyeshme dhe
spikatëse, që tërhoqën vëmendjen e dasmorëve dhe të ftuarve.



Ambienti i dasmës: i improvizuar mjaft bukur në vendin e quajtur “Gështenjat”, ku po në këtë shesh vallëzimi të
improvizuar dhe të ndriçuar Orkestrina popullore shkëlqeu me këngëtarët e saj,
por iu dha parësi edhe këngës së kënduar me taban labovit (popullor).







LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Clip_image008 LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Clip_image010


Rituali
i nuses mbi kalë Figali Zëra dhe bashkëshorti i saj, Vasili



Momente
të tjera: Pjesëmarrje e madhe dhe shëndete të pambarimta.



Këngëtarë
popullorë, të cilët i dhanë tonin dasmës me zërin e bukur: Vasil Kuti, Vangjel
Zëra, Spiro Kallanxhiu, Vasil Zëra, Koço Vasili, Vasil Çuçi, Eleni Cika, Lame
Mero, Kristo Çaro e tjerë. Valltare: Teuta Kaçi, Donika Çaro, Vito Kalca, Eleni
Cika, Kristina Zëra, Valbona Kuti, Merushe Ismailati e tjerë. Ishte një shfaqje asamblike e skenarizuar
mjaft bukur me profesionalizëm tradite.



Kuriozitet
që nuk mund të harrohet kurrsesi: Pije: rakia, vera njëzetëvjeçare (sa djali).
Një përputhje e ndritshme figurative dhe reale.



Orët
të pambarimta dhe me çaste të gëzuara, mbushur me këngë dhe valle nga ora 21.00
të së dielës e deri në 06.00 të ditë së
hënë. Me shumë variacione. Kronikanët dhe telekronistët, atë mbrëmje të gjatë të
gëzueshme në pambarimësi, ishin në lëvizje të pandërprerë, duke filmuar dasmën
nga i talentuari telekronist Petraq Llukani, momentet e saj dinamike si dhe duke realizuar
fotografi impresionante përjetimi dhe kujtese, ku protagonistët shquheshin, por
edhe të tjerët ngeleshin në histori. Edhe
kjo dasmë tregoi se Labova di t’i mbajë e trashëgojë zakonet e saj.



Kur
më pyetën studiuesit e huaj, që merren me folklorikën shqiptare dhe, madje, po
mbrojnë dhe tituj në Universitete të tilla si ato të Dyseldrorfit, Gjermani,
Marsejë, Lion dhe Paris të Francës si Ekharti apo Ameli u emocionuan pa masë për këtë nivel
tradite të paraqitur, pasi i pari e njeh
mjaft mirë Vasilin, me të cilin ka komunikuar
personalisht. Madje Ekharti u
shpreh: “Ah, sikur të isha dhe unë atje!...” Edhe studiuesja Gerda Dalipaj, e
cila mbron doktoratën në Paris dhe ka punuar në Institutin e Kulturës Popullore
shfaqi mendimet e saj. Dasma e realizuar
nga çifti Vasil dhe Figali Zëra, një lidhje kjo e fortë midis një anëtare aktve
të minoritetit grek në Shqipëri dhe një shqiptari dinamik, gojëmjaltë, këngëtar
shpërthyes e vjershëtor nga një vend i mrekullueshëm si Labova e Kryqit dhe me një lidhje familjare të
saponisur nga Libohova, tregon katërcipërisht
lulëzimin e bashkëjetesës model që është prezente tek ne në Shqipëri dhe shërben si
shembull apo modul edhe për të tjerët.



U
larguam nga Labova me u rimin ndaj çiftit të ri “U trashëgofshi! Jetën me lule
ta kaloni!” për të skicuar këto shënime, por për t’i zgjeruar ato në të
ardhmen.



Labovë e Kryqit, 16-17 gusht 2009


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Empty
MesazhTitulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA   LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA EmptyMon Jul 19, 2010 2:26 pm

Apel


Redaksia
e gazetës “Labova e Kryqit” falënderon të gjithë bashkëpunëtorët e saj e sidomos ata, që kanë dërguar shkrime në
redaksi. Falënderojmë në mënyrë të veçantë” zotërinjtë: Andrea Miçi, Spiro
Luzi, Niko Shollo, Kristo Veneti dhe Pavli Meçi, të cilët kanë dhënë kontribut
në daljen e gazetës nga pikëpamja shkrimore.



Është
momenti që, për daljen të përtremuajshme të gazetës të jepet kontribut
financiar. Gazeta “Labova e Kryqit “ është e të gjithëve dhe ka shumë
materiale, të cilat duhet të botohen. Ky botim është një botim i veçantë dhe
special. Botimi i gazetës do të vijojë në formatin e saj të zakonshëm.



Redaksia e gazetës “Labova e Kryqit”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Empty
MesazhTitulli: Re: LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA   LABOVA E KRYQIT Nr.9  VASIL ZËRA Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LABOVA E KRYQIT Nr.9 VASIL ZËRA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: