Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptyThu Apr 22, 2010 1:54 am



KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË U1_MexhidYvejsiKRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË



Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë



Kështu quhet libri i Dr. Zef Mirditës, botues: «Drita» Prizren dhe misioni katolik shqiptar në Zagreb, 1998. Libri, i cili ka 443 faqe, fillon me një fjalë të shkurtër të Imzot Mark Sopit, ipeshkëv i Kosovës, ku thuhet:



Me rastin e njëzet shekujve të krishtërizmit në popullin shqiptar



“Jemi në kalimin e mijëvjeçarit të dytë në mijëvjeçarin e tretë të historisë njerëzore, kuptohet sipas erës së krishterë. Me rekomandimin e Papës Gjon Palit II, në shënimin e këtij jubileu u inkuadruam edhe ne, në mes tjerash edhe me botimin e kësaj vepre”.

Për krishterimin ndër shqiptarë, e konkretisht për kishën katolike, është shkruar mjaft, si shkencërisht ashtu edhe ideologjikisht. Prandaj vepra e profesorit të nderuar dhe të çmuar dr. Zef Mirditës, e cila na vjen në fund të këtij shekulli, është një vepër e qëlluar, e cila flet për krishterimin ndër shqiptarë, prej fillimit deri më sot. Deri në këtë përfundim vij, sepse ai nuk e paraqet historinë e Kishës vetëm si zhvillim organik të realitetit fillestar, as vetëm si histori që i trajton përndjekjet e shumta që iu bënë të krishterëve, por edhe si histori të dobësive dhe të kufizimit njerëzor.

E kaluara e vërtetë duhet të njihet patjetër, sepse e kaluara e cila nuk është e përshkruar me të tashmen dhe në vete nuk e përmban gjenezën e së ardhmes, nuk vlen të shqyrtohet. Shpresojmë se ky libër i plotëson këto kushte dhe se përveç dhënies së njohurive historike, do ta na ndihmojë në zhvillimin sa më të mirë të ekumenizmit dhe dialogut ndërvëllazëror, si dhe në ballafaqimin me problemet dhe detyrat e reja që na presin në mijëvjeçarin e tretë. Në këtë frymë edhe po ia rekomandojmë këtë lexuesit shqiptar”.

Këto ishin fjalët e Imzot Mark Sopit, ipeshkëv i Kosovës, për librin “KRISHTERIZMI NDËR SHQIPTARË” të Dr. Zef Mirditës, fjalë që nuk përputhen me përmbajtjen e librit...

Librin e lexova me kujdes e vëmendje. Aty nuk shkruhet vetëm për “krishterimin ndër shqiptarë”, por shkruhet edhe për Islamizmin ndër shqiptarë. Mënyra se si është shkruar për islamizmin ndër shqiptarë jo vetëm që nuk i plotëson kushtet më elementare shkencore, por as që lë hapësirë për të zhvilluar dialog ndërvëllazëror...!

Dr. Zef Mirdita, si gjithnjë në të kaluarën, i verbuar nga paragjykimi, në vend se t’i ndriçojë, ai mjegullon çdo gjë që ka të bëjë me Islamin, islamizimin e shqiptarëve; ai shpreh urrejtje, dyshim dhe trillon. Herë-herë ai bie në kundërshtim me vetveten! Të gjitha këto pjellin nga padituria. Ose, siç ka thënë Shën Bernardi: “Padituria është një nënë shumë e keqe; kjo i ka dy motra: dyshimin dhe trillimin”.

Është fakt i pamohueshëm se në mijëvjeçarin e tretë ne, shqiptarëve, na presin probleme dhe detyra të reja, por ja që del përsëri dr. Zef Mirdita me «probleme të vjetra»...

“Gjithmonë, problemet në këtë botë janë të krijuara nga njerëzit dhe, po ashtu, nga ata mund të zgjidhen”, pat thënë John Kenedi, ish-kryetari i Amerikës.

Ne mund të jemi të lirë vetëm atëherë kur t’i shërbejmë së vërtetës. Por ç’t’i bëjmë zemrës? Sot nuk është problem energjia bërthamore, por zemra e njeriut», tha Albert Ajnshtajni.

Qe çka del nga zemra e dr. Zef Mirditës: «Populli shqiptar nuk e përqafoi islamizmin për shkak të bindjes religjioze, por në rend të parë për shkak të arsyeve politike dhe ekonomike». (Faqe: 183)

A mund ta ketë pranuar populli shqiptar Islamizmin vetëm për arsye politike dhe ekonomike? Në vend të përgjigjes, po ia japim fjalën dr. Zef Mirditës, i cili, në të njëjtën faqe, vetëm pesë rreshta më poshtë, thotë: «Mirëpo edhe mungesa e klerit dhe formimi i dobët intelektual dhe fetar i tij ka qenë dorë e djathtë e përhapjes së Islamizmit. Nga të dhënat që na i sjellin relacionet, shohim se kleri, jo vetëm që nuk i është përgjegjur me vepra thirrjes së vet, por ka pasur edhe të atillë që as që kanë ditur të shkruajnë e të lexojnë. Prandaj as nuk duhet të befasohemi që ritet fetare nuk i kanë kuptuar apo ushtruar si duhet».

Pra, dora e djathtë e përhapjes së Islamizmit ndër shqiptarë paska qenë vetë kleri i krishterë, i cili paska qenë i paditur, i formuar dobët nga ana intelektuale e fetare, nuk paska ditur shkrim-lexim, as nuk i ka kuptuar dhe ushtruar ritet fetare sa duhet!

Kur paska qenë në këtë gjendje kleri i krishterë, po populli i shkretë shqiptar në ç’farë gjendje mund të përfytyrohet?!

«Megjithatë, kalimi në islamizëm nuk ka qenë dhe i thjeshtë...ata të cilët e kanë përqafuar islamizmin, e këtu e kemi fjalën për Shqipërinë, shumica prej tyre i kanë preferuar sektet ortodokse, siç ishte bie fjala, ai i bektashive». (fq. 193)

Po pse nuk e përmend Kosovën? A nuk është Kosova Shqipëri?! A nuk është ofendim, fyerje apo trillim, që rendet mistike ose tarikatet në Islam të quhen sekte ortodokse, siç ishte bie fjala ai i bektashinjve!!!

Tani në faqen 363 dr. Zef Mirdita për sektet, që pak më parë shkruajti me simpati, thotë: «Nga ana tjetër kombëtare, këtë pavetëdije kombëtare e ka rënduar edhe më tepër paraqitja e sekteve të ndryshme në bashkësinë islame, e cila për nga koncepti etnik është anacional, gjë që është shprehur edhe në moszhvillimin e kulturës dhe gjuhës kombëtare».

Pra, sipas dr. Zef Mirditës, «...ishte paraqitja e sekteve të ndryshme në bashkësinë islame që e rëndojnë edhe më tepër pavetëdijen kombëtare» te shqiptarët myslimanë...!

Akuzën dhe fyerjen ndaj sekteve, dr. Zefi e kthen menjëherë në simpati: «Megjithatë, për hir të së vërtetës, këtu duhet përmendur rolin pozitiv në zhvillimin e gjuhës dhe të letërsisë nga ana e bektashinjve të cilët në Shqipëri vijnë nga Azia e Vogël me trupat e Muratit II (1421-1451). Por edhe veprimtaria e këtyre nuk ka qenë e mbështetur nga ideja e pavarësisë kombëtare, siç thotë Atë Fulvio Cordignano, por nga mospërputhja doktrinare e tyre me sunitët».

Sipas dr. Zef Mirditës, bektashinjtë nuk qenkan shqiptarë, ata paskan ardhur nga Azia e Vogël me trupat e Muratit!

«Angazhimi i bektashinjve në lëvizje kombëtare shqiptare në dobi të pavarësisë politike të popullit shqiptar duhet kuptuar edhe nga armiqësia e tyre ndaj sulltanëve dhe ndaj religjionit zyrtar të Turqisë».

Bektashinjtë të ardhur nga Azia e Vogël me trupat e sulltanit, sipas dr. Zef Mirditës, tani angazhohen kundër sulltanëve dhe religjionit zyrtar të Turqisë!

Por, në të njëjtën faqe (363), dr. Zef Mirdita thotë: «Nuk është gjë e re për t’u theksuar se Naim Frashëri mendonte se bektashizmi, i cili për nga aspekti filozofik është i karakterit panteist dhe për nga koncepti fetar është i karakterit sinkretik, duhet propaganduar si religjion të përbashkët të të gjithë shqiptarëve, sepse ai është i inspiruar me Biblën e Kur'anin».

Por edhe religjioni zyrtar i Turqisë ishte i frymëzuar në Kur'an e ju dr. Zef a jeni në vete çka keni shkruar?! Lexues i nderuar! A ka vetëdije dr. Zef Mirdita?! Sidoqoftë, dr. Zefi vazhdon e thotë: «Sidoqoftë, pavetëdija e përkatësisë kombëtare e cila e nënkupton edhe pavarësinë politike e shtetërore, në popullatën muslimane shqiptare, e cila nga numri është shumicë, është shprehur në momentet më kritike të historisë së popullit shqiptar, kuptohet me përjashtim të bektashinjve...». (fq. 364)

Pra, me përjashtim të bektashinjëve të cilët «kanë ardhur nga Azia e Vogël me trupat e sulltanit Muratit», e gjithë popullata muslimane shqiptare, e cila nga numri është shumicë, ka qenë pa vetëdije të përkatësisë kombëtare e cila nënkupton edhe pavarësinë politike e shtetërore...

Në të njejtën faqe, vetëm tre rreshta më poshtë, dr. Zef Mirdita, shkruan:

«Fryma panislamike, për fat të keq, i përshkroi edhe anëtarët e Lidhjes së Prizrenit, të mbledhur në Prizren me 10 qershor 1878, mbledhjet e së cilës u zhvilluan në Bajrakli Xhami dhe në Medresën e Mehmet Pashës. Ndërkaq, në jug të Shqipërisë Abdyl Frashëri në Teqen e Bektashinjëve të Frashërve, e organizoi një mbledhje me të cilën e shprehte solidaritetin ndaj Lidhjes së Prizrenit». (fq.364)

Tani sipas dr. Zef Mirditës, bektashinjët, në krye me Abdyl Frashërin dhe Teqen e Bektashinjëve në Frashër, në jug të Shqipërisë, mbasi organizojnë një mbledhje me të cilën shprehin solidaritetin ndaj Lidhjes së Prizrenit, nuk janë më atdhetarë, nuk kanë vetëdije fetare, sepse, për fat të keq i përshkroi fryma panislamike...!

Po, Abdyl Frashëri nuk e organizoi veç një mbledhje në Teqen e Frashërit, por ai ishte në Prizren, në Medresën e Mehmed Pashës në Bajrakli Xhami e kudo që e lypte nevoja, deri sa u burgos...

Dr. Zef Mirdita nuk e fyen vetëm Lidhjen e Prizrenit (1878-1881) dhe atdhetarët e saj pse i përshkroi fryma panislamike, nuk e fyen vetëm Abdyl Frashërin e bektashinjët që shprehën solidaritetin për Lidhjen e Prizrenit,por në faqen 366, fyen e akuzon deri në ditët tona ku thotë:

«Me frymë panislamike kanë qenë të përshkruara edhe aktvitetet e Lidhjeve të tjera...» (fq. 366). Lidhja e Prizrenit (1878-1881), Lidhja e Pejës «Besa-Besën» (1899) janë dy nga ngjarjet më të rëndësishme, më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar, ato na afirmuan si komb dhe ngritën çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare si asnjëherë më parë. Këto Besëlidhje Shqiptare që themeluan organizata të fuqishme politike-ushtarake, me një shtrirje në mbarë Kosovën e përtej, nxorën në skenë dy personalitete, që u shquan për urtësinë, guximin, organizimin dhe gadishmërinë, që më armë në dorë të luftojmë për çështjen kombëtare, për liri: Myderriz Haxhi Ymer Prizreni (1821-1866) dhe Myderriz Haxhi Mulla Zeka (1830-1902), të cilëve dr. Zef Mirdita nuk ju përmend as emrat...! Pse? A thua pse ishin hoxhallarë? A thua, pse dy besëlidhjet u zhvilluan nëpër xhami e medrese? Po, në medresën e Prishtinës, në dhjetë vjetët e fundit, 1990-2000, u mbajtën, u zhvilluan pothuajse të gjitha mbledhjet, kuvendet, kongreset e shoqatave, sindikatave, partive politike, qoftë edhe të Partisë Demokristiane, po askush nuk i akuzoi për «frymë panislamiste»! Nëpër shumë xhami, anembanë Kosovës, për dhjetë vjet u zhvilluan shumë programe kulturo-letrare-artistike, u zhvilluan mësimet e shkollave fillore, të mesme dhe atyre të larta, por askush nuk i akuzoi për «frymë panislamike...».

Po Shaban Jashari me familje ishte me ramazan, agjërueshëm, si sot një vit, bile duke e falur sabahun, kur ia ktheu rreptë pushkën shkaut, e askush nuk e akuzoi për “frymë panislamiste”...

Në faqen 366, dr. Zef Mirdita shkruan: “Me frymë panislamiste kanë qenë të përshkuara edhe aktivitetet e ‘Lidhjeve’ të tjera...kështu qenia e kombit shqiptar u rrezikua nga këto ide antikombëtare: nga panislamizmi dhe panhelenizmi”. (fq. 369) “Mirëpo, me islamizimin e popullatës shqiptare u ndërpre zhvillimi normal kulturor e fetar dhe me të u shua edhe vetëdija kombëtare”. (fq. 398)

Pema njihet prej fryteve të saja. Këto janë frytet që dr. Zef Mirdita ia ofron popullit shqiptar në 2000-vjetorin e krishterimit...Ndërkaq, Krishti tha: «Ruajuni prej profetëve të rrejshëm, që vijnë tek ju e ju shtiren si dele, kurse përbrenda janë ujq grabitqarë. Do t’i njihni prej fryteve të tyre. A thua vilet rrushi prej ferrash ose fiqtë prej murrizash?». (Bibla, Mateu, 7:15-16) «Nuk ka pemë të mirë që jep fryt të keq, as pemë të keqe që jep fryt të mirë...». «Njeriu i mirë nxjerr të mirën nga visari i mirë i zemrës së vet, njeriu i keq nxjerr të keqen nga visari i keq: sepse goja i qet çka i ka zemra». (Bibla, Luka, 6:43,45)

Dr. Zef Mirdita me librin prej 443 faqesh, «Krishterizmi ndër shqiptarë», jo vetëm që është si një pemë e keqe që s’jep fryte të mira, por nxjerr të keqen çka i ka zemra: «Me islamizimin e popullatës shqiptare u ndërpre zhvillimi normal kulturor e fetar dhe me të u shua edhe vetëdija kombëtare». (fq. 398)

Ku ishte ai zhvillim normal kulturor e fetar që u ndërpre me islamizimin e popullatës shqiptare? Për më se një mijë e pesëqind vjet, derisa filluan shqiptarët të islamizohen, kleri i krishterë shqiptar nuk ka ditur as të shkruajë, as të lexojë...(fq. 183)

Një popull që ka pasur një kler analfabet a mund të ketë pasur një zhvillim normal kulturor e fetar?

Për sa dihet, i pari dokument i gjuhës shqipe është «Formula e pagëzimit» (1462), kurse libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe është «Meshari» (1555) i Gjon Buzukut. Ti këto i di, dr. Zef, sikur i dinë edhe nxënësit e shkollave fillore, por në vend se të thuash se me islamizmin e shqiptarëve filluan edhe të krishterët shqiptarë të zhvillojnë kulturën e fenë, ju trilloni e çka është më keq, edhe i gjykoni shqiptarët e islamizuar se kinse e ndërpren zhvillimin kulturor e fetar...

Me këto gjykime që i bëni Islamizmit dhe shqiptarëve myslimanë, për kinse ndërprerjen e zhvillimit normal kulturor e fetar e për shuarjen e vetëdijes kombëtare, ju, dr. Zef Mirdita, jo vetëm që dyshoni e trilloni, jo vetëm që bini në kundërshtim me të vërtetën historike, bini në kundërshtim edhe me vetvetn, por bini në kundërshtim me fjalët e Krishtit, i cili na këshillon: «Mos gjykoni, që të mos gjykoheni! Sepse me çfarë gjykimi të gjykoni, me atë do të gjykoheni! E me atë masë që mateni, me atë edhe juve do t’ju matet. Pse e shikoni lëmishtjen në sy të vëllaut tënd, kurse nuk e sheh traun në sy tend? Shtiracak, nxirre më parë traun nga syri yt, e mandej do të shohësh ta nxjerrësh lëmishtjen nga syri i vëllaut tënd». (Bibla, Mateu, 7:1-5)

Dr. Zef Mirdita me librin «Krishterizmi ndër shqiptarë», botuar nga «Drita», Prizren, dhe Misioni Katolik Shqiptar në Zagreb, me rastin e njëzet shekujve të krishterizmit në popullin shqiptar, me sjelljet e tij skandaloze, nuk diti të shfrytëzojë rastin për t’i përmirësuar gabimet e së kaluarës. Përkundrazi, fjala e tij pa urti, e hidhur dhe në kundërshtim të hapur me shqiptarët myslimanë, që përbëjnë rreth nëntëdhjetë për qind të popullit shqiptar në trojet e veta etnike, dhe në kundërshtim të plotë edhe me fjalët e Biblës, e cila thotë: «Silluni me urti ndaj atyre që nuk janë të krishterë; shfrytëzoni rastin sa më mirë! Fjala e juaj të jetë gjithmonë e ëmbël, plot urti. Dini gjithkujt t’i përgjigjeni si duhet!». (Bibla, Kolosianëve, 4:5-6) Porosia e fundit dhe përshëndetja:

Ruaj, o Timete, të vërtetat e fesë që t’u besuan! Shporru përrallave boshe dhe kundërshtimeve të një dijeje të rrejshme, që disa e rrëfyen dhe e borën fenë. Hiri qoftë me ju!”.



( Botuar në revistën “Frymëzimi”, nr. 2, janar-shkurt 2000, Gjakovë)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptyFri Apr 23, 2010 2:00 pm

E kam nje pyetje per zoterine A kane ardhur ndaras hoxhalleret si misionere te fese apo kane ardhur bashke me ushtrine turke.Ju psh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptySun Apr 25, 2010 3:49 am

e njejta pytje vlen per ROMAKET e BIZANTINET te gjith kan ardh me ushtri ne trojet tona pse mos kan ardh me lule ne dor,dhe pas tyre misionaret.


MOS HARRONI VLLAZEN SE JEM I VETMI POPULL QE LUFTUAM KUNDER MUSLIMANVE DHE KUNDER KRISHTERVE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptySun Apr 25, 2010 5:12 pm

Gjeme IQ jotw asht baras me zero tash e din .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptySun Apr 25, 2010 8:16 pm

As qe me brengos kjo, ka koh shokit jam i ri kontributin nese don mud te jepesh dhe individualisht per kto gjera nuk esht von ADEM DEMAQI po i ben gati 80 vjet dhe qe po gjallron, kurr nuk arriti gjé sepse per popull po punon,dhe un nuk kam kurrfar interesi apo ambicie politike veq se te gjallroj atdheu i im, se un kam karrieren tim rrogen e servileve qe e marrin tash ne parlament e kam qe mbi 20 vite shokit mu sme interesojn IQJ apsolut bindu.mos u merzit ti!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptyTue Apr 27, 2010 1:59 pm

O xheme ti merr social hilfe e nuk merr rroge se per me marre rroge duhet me punu e jo me nejt ne internet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptyTue Apr 27, 2010 4:21 pm

jo shokit mir kishte me qen po per bes punoj pa ndal kurr, por gjaj koh edhe per internet se kam punen e mir, jam kontrrolues teknik i ca produkteve, beso jam i knaqt
qe me ket shkollen time kam arrit ne nji stad te till,ne nji tjeter shtet qe mos te i behem barr atdheut e te mos marr rrog nga atdheu por me ket rrogen time dhe njersen time vetum te i jap atdheut sa do ndihmé e vogel qe esht,dhe kurr nuk mendoj dhe nuk shpresoj se dot marr nji rrog nga atdheu im sepse ma mir fukara i paqt se i pasur e i servil.
E tham ket sepse as kryminister as kryetari i kosoves nuk marrin ma shum se un rrog bindu bile te dyve jav kaloj me te ardhura legjitime,e sa qe ata vjedhin miliona per dit ju nuk kam,por prap kalosh mir qe po merakosesh sa do pak per mua.

PS RRIMTAF- trego shka te pengon te pikpamjet e mija per bes dot te pergjegjem po problem, nese sdon ktu ne forum shkruj ne privat,klm..........
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptyWed Apr 28, 2010 10:42 am

Nqofse punon je tu punu 1 euro job aty shkon kur dush .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptyWed Apr 28, 2010 5:31 pm

RRIMTAF- JASHT TEMES KOMPLET......etj......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptySat May 01, 2010 1:03 am

Po pse nisni nga ajo qe hogjallaret, kan ardhe me turkun apo turku na sjelli fen muslimane!Cuditem sa shum shkrime,ka rrethe kesaj qeshtjen dhe nuk meson apo nuk don te meson se ju duken shpifje !REALJA CDO HERE MBETET REALE. DESHEM NE APO JO.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptySat May 01, 2010 1:10 am

Ti xhem askujt mos i thuaj je jasht temes,sepse ti paske ber nje gje till komplete.Te duket komoditet kjo ty te thuashe kam pagen me te mire se te nje kryeministrit apo kryetarite!l
besoe se vetem shqiptaret kan ket mangesi te krenaris boche.NESE ti merr ni page bajagi te mire pse nuk ndimon nje familj te pakten te ndashe 100 euro e jot e shese mualife kinse un kam pag te mire apo jam super jore kunder tjeterite.kjo tregon munges respekti per menimin tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptySat May 01, 2010 1:57 am

FIONA po un dergoj rregullisht i jap dhe kam dhan,pos tjerash

edhe vitrat rre gullisht i jap.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptySat May 01, 2010 3:21 am

Nga nje her eshte mir me hesht... O Xhem vetem tek ne haim buken ton e baim gajlet e tjerve, ti mos u merzi per ket pun. Klm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptySat May 01, 2010 9:40 pm

ashtu esht drini shum me vend,shpesher sja vlen te polimizosh se koti por mend per tjera her.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptyMon May 03, 2010 3:00 pm

FIONA po un dergoj rregullisht i jap dhe kam dhan,pos tjerash

edhe
vitrat rre gullisht i jap.

Dhe kjo te shtyn te Tregosh pagen
tende!Kjo per mua esht e pergjigje e pa kuptimet?Ti ishe aje se devijove
rrejdhen e temes.me preteskin kinse un posedoj statuse te lart
ekonomik.
Dhe kjo pergjigja e fundite ,s'pin uji ke une fare ,sepse
nuk munde te daleshe me nje perfudim te hamendesuare.kur nuk ke matrijal
te mjafushem me mire te ngresh falmurin e bardhe?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptyMon May 03, 2010 11:56 pm

po edhe dorzimi thojn se esht gjysem trimrie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptyTue May 04, 2010 12:10 am

Pse bre Xhem aqe shum te ngeli hatri se tu kunderpergjigj a!!

Te them te te drejten ,nuk kam qef te lendoj njeri por ketu eshte forum dhe un nuk mund te toleroj nese ti je gebim
sidoqoft kerkoj
falje sepse nuk dua te krijoshe bindje te keqe per mua ase ti e askush tjeter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptyTue May 04, 2010 12:39 am

jo absolut sme ka mbet hatri, kto jan polemika po don vazhdon po jo asgje kerkujt. nuk prekem per ksi gjera pse thot njeri mendimin e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptyTue May 04, 2010 12:44 am

ashtu esht drini shum me vend,shpesher sja vlen te polimizosh se koti
por mend per tjera her.


Ky eshte shkrim juaj.ketu shihet kjart se ty te ngeli hatri,apo vetem se te dha antari Driniiii, driten egjelbert dhe ti reagove me kete shkrim a!!Edin si thon nga anet tona ,,Kosin e prish uji e burrin huj,,Mire eshte te ndegjoshe keshilla , po me mire te punoshe me koken tende xhem!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptyTue May 04, 2010 12:54 am

jo se me mbet hatri por edhe u lodha me at tem dhe u ztergjat shum se po te me mbetej hatri sdot shkruja ma me ty, si me do te tjer, merre si te dush nuk kam kurrfar interesi, se mos poma prish azil antragin,haahahhh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptyTue May 04, 2010 12:55 am

Prandaj eshte flamuri i bardhe mor xhem /? nejse kaloj tani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptyTue May 04, 2010 12:59 am

MOOS um nervozo se ja nisim edhe njiher bash nga fillimi?????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË EmptyTue May 04, 2010 1:00 am

Hhahhahahhahhahhhah KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Icon_rolleyes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty
MesazhTitulli: Re: KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË   KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkaku i varferise nder shekuj dhe rezistenca Shqiptare
» Islami -vs- Krishterimi
» Pabarazija puntore ndèr gjinore?
» Nga fjalimet ndër ma të famshmet në histori
» "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: