Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:33 am


FUSHEBARDHA NE VITE
NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA



Parathënie

Fushëbardha ka marrë emrin që kur ajo është krijuar.Quhet Fushëbardhë se është vend i shtruar me zallishte , pothuajse në përgjithësi aluvjonale.Ka ne qendër një shesh të bukur ku çdo mbasdite dalin banorët ,çlodhen dhe argëtohen pranë klubeve.Ndodhet 2 km më poshtë se shpella e Zhulit , vendi ku kishte selinë që banonte, drejtonte fiset ku organizonte dhe zhvillonte mbledhjet, merrte dhe zbatonte vendimet prijësi i shquar Papë Zhuli. Lajmërimin fiseve ua bënte me anën e dy këmbanave të mëdha që kishte në seli . Këmbanat ishin me përbërje floriri .
Fushëbardha është vend i shtruar , me një terren të bukur në qendër, me një lumë në mes që ndan fshatin në dy lagje. Është e veshur me pemë frutore, me kodra e brigje të bukura në të katër anët, me burime uji të ftohtë, nga këta dy burime brenda fshatit dhe dy burime që përbëjnë ujësjellësin që furnizohet i tërë fshati. Fushëbardha kur del në qendër , ku ka qenë xhamia ta ka qejfi ta shohësh, është e bukur, është e bardhë, se edhe njerëzit që banojnë atje të bardhë i ka, nga ngjyra dhe nga zemra . Ata e duan njeri–tjetrin, e duan fshatin, e duan komshiun. Për klimë është pak e egërr tri muaj dimër, por e shkëlqyer si kamp pushimi tri stinët e tjera të vitit. Për këto e të tjera cilësi këshillojmë brezat që do të vijnë, të mos ta braktisin fshatin por ta duan atë dhe ta ndërtojnë e ta gjallërojnë më tej për ta bërë më të bukur e të begatshëm .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:33 am

Fshati Fushëbardhë ka lindur mbi njëqind djem e vajza, të cilët u arsimuan me aftësitë përkatëse, me profile të ndryshme dhe sot ndodhen në punë, nëpër fshatra e qytete të Shqipërisë. Një pjesë e madhe e tyre janë larguar në emigrim, jashtë atdheut si :Greqi, Itali, Amerikë, Angli, etj. Më tepër ata u larguan për nevoja familjare, për punësim dhe shumica e tyre janë të pajisur me dokumenta e punojnë normalisht .Kudo gjen të rinj shqiptarë, nëpër Europë. Shumica e këtij brezi u largua tani në vitet e tranzicionit. Me punën konkrete ata sigurojnë të ardhurat dhe nevojat e familjeve të tyre. Ata përgjërohen për fshatin, për vendlindjen e tyre. Ata vijnë çdo vit me pushime, takohen dhe çmallen me prindërit, me shokët, me shoqet dhe e gjallërojnë fshatin .

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:33 am

KAPITULLI I 1-rë

Origjina e fshatit Fushëbardhë, sipas gëjëdhënave, sidomos dëgjuar nga të moshuarit është: Të gjitha fiset që përbëjnë fshatin pothuajse në përgjithësi kanë ardhur nga perëndimi që në luftrat e perandorisë romake. Në shpjegime flitet se të shtyrë nga ato luftëra ata ikën dhe dolën në bregdetin e Himarës. Në ato zona të bregdetit nuk u pranuan duke ju thënë se këto zona, ç’duken me sy janë zënë nga ne himarjotët por vazhdoni më tutje dhe zini ose zaptoni të tjera vende. Kështu që fiset e Papë Zhulit dhe vet ai u strehuan në gjirin e malit Gramati e Stravua (Shpella e Zhulit). Ato fise ushqeheshin dhe jetonin duke punuar dhe prodhuar bereqet në marrlekë, gropa e Zhulit . Vaditja e tokës bëhej nga uji që buronte tek shpella e Kakostamës. Emri Kakostamë ka mbetur se gratë e atyre fiseve venin e mbushnin ujë me stama të bëra me baltë, të cilat kanë qenë në përdorim si model edhe më vonë në vitrat tona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:34 am

Fisi tjetër i drejtuar po nga Papë Zhuli u vendos në gjunjët e malit Hunda e Fierit , gryka e Lajthisë që flitet edhe sot , ndërsa fisi tjetër u vendos në shpellën e Dhim Qurkut. Këto dy fise të vendosura në grykën e Lajthisë dhe në Dhim Qurk jetonin duke punuar e prodhuar drithërat e bukës në tokat e Qafë Dardhës dhe të Koçullatit , si dhe në atë të honit. Të tri fiset të udhëhequra nga Papë Zhuli

ndërtuan kishën në vendin e quajtur Çuka e Gjinikës mbi krua , ose burimin e Bidërgjonit , rreth 500 m më lart.Për nevoja imediate të jetesës ata ndërtuan në grykën e Mokrrës, mokrrën e mullirit. Ndërsa më vonë ndërtuan mullirin në rrëzë të Piriut. Ata që u vendosën në Shpellë të Zhulit e kishin më larg mullirin, ndërsa fiset e tjerë e kishin afër se ishin karshi njeri–tjetrit .Për periudhën që flasim Shpella e Zhulit ishte si qendër e fiseve nga ku merrnin udhëzime e vendime për të jetuar, shërbente për komunikim e vendimmarrje për të gjitha fiset .
Nisur nga emrat e fiseve siç janë Gjothanas, Gjykec, Gjinas, Bidrëgjon, Nigërrë etj , tregon se neve kemi qenë katolikë. Pra ishin këta që u popullarizuan dhe zunë vende banimi si e përmendëm më lart. Kufi ato të zëna nga papë Zhuli ndërkohë që fshatrat e tjera krijuar më vonë zunë vende më tej dhe sipas urdhërit të Papë Zhulit, domethënë ashtu siç u thanë banorët e bregdetit Papë Zhulit që këto zona i kemi zaptuar neve po vazhdo e kaloni më tutje, të njëjtin veprim bëri edhe Papa me zonën këtej Kardhiqit deri ku ne folëm, që vendosuni më tej se ç’shikojmë me sy janë tonat. Mbi këtë bazë janë të vendosura dhe kufijtë e fshatrave , p.sh : Maja e Pusit me Golemin, Lugu i Xhames me Kolonjën, lumi i Piksit me Kardhiqin, si dhe Qafa e Shtufit Çicili, Qafa e Mollës , Qafa e Shalaqes etj .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:34 am

Me Gjirokastrën, Zonaku i Frëngut, Maja e Bacës, Maja e Pilloit, Qafa e Zastanit, Qafa e Lizaqurit deri te kisha e luvadhit që është sot, kufi këto të vendosura me Vergoin përsëri me Vergoin në fushë, Lumi i Gurrës , Kulla e Çarçane, Memijari gjysma e këtij të fundit deri tek shtëpitë e Prode Verxhisht .
Me Kalasën, Kroi i Lugjit i Fushëbardhës, Gryka e Mellëzës, udhës kodrës së Bixhgos deri te çezma në lumë të gutinës, përtej lumit të Kalasës, maja e Hitos koqinovat të dyja deri te mulliri i Hallushit.
Me Zhulatin përsëri, Mulliri i Vjetër, Kakodhiq, Trapi i Hitos lart përroi, Qafa e Taroninës, Qafa e Bardhë, maja e Gjinazit, rruga në majë të Petroshit,shpella e Gjomënzhos, shkëmbit kënatëzs, pellgje, Piriu lart shtegu i Lakut maja këtej lerës shtrungës e në krua të Lugjit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:34 am

Malet e fshatit Fushëbardhë Maja e Shtrungës, Llucës, Qafallauzi, Stravua, Gramatia, Skërfica , Pilloi dhe Tisa e Baça.Të gjitha këto kullota verore, ndërsa dimërore janë :
Vratomisnja ,maja e Luvadhit, Vranjova , Olena, Kopër, Ledhe, Hito dhe dy Koqinosat. Katundi kullot e Fushëbardhës. Pra siç duket këto janë të lidhura me njëra–tjetrën, kullotat dimërore e ato verore si dhe blloqet e tokave për përdorime bujqësore.
Me këtë pasqyrim nënkuptojmë se fshati Fushëbardhë është i lidhur që nga banesat deri në qafë të Breshërit me toka bujqësore dhe kullota verore e dimërore pa pasur asnjë të huaj brenda këtyre kufijëve. Flitet se Senica rrjedh nga Fushëbardha, gjithashtu Fushëvërria përbëhet nga banorë të Fushëbardhës, shkëputur e krijuar fshat që në vitin 1953 me kryetar këshilli Shuquri Këndezi e sekretar Qamil Muho.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:35 am

Lëvizja e fiseve pasardhëse
të Pap Zhulit

Lekë Gjoni dhe Nikaçi zbritën në Fushëbardhë. Lekë Gjoni u vendos në lagjen e Goleme dhe të Zane, ndërsa Nikaçi u vendos në lagjen ku sot quhet Veliaj, Shalaraj deri në rrëzë të xhamisë . Këta të dy fise vendosën e bënë kishën në rreze të Shënmërisë te shtëpia e Sabri Isufit (te metepi quhej në atë kohë). Kurse fiset që zunë vendbanimin në Llagatur e Dhimqurk, zbritën në Zhulat. Lindja e të dy fshatrave Zhulat e Fushëbardhë rrjedhin nga fiset e lartëpërmendura të ardhur dhe të udhëhequr nga Pap Zhuli, i cili zuri vend që në fillim në shpellën e Pap Zhulit mbi Fushëbardhë dhe komandonte ato fise .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:35 am

Ka mendime se Zhulati ështe më i hershëm se Fushëbardha, por jo i argumentuar me saktësi. Ndërsa ne kemi dëgjuar dhe kemi formuar bindjen së Zhulati është i krijuar nga zbritja e fiseve Dhimqurku e Llagaturi kurse Fushëbardha nga zbritja e fiseve Lekgjonaj dhe Nikaçaj. Me zbritjen e këtyre fiseve që zunë vend këto dy fshatra u populluan dhe nga viti në vit u rrit numri i banorëve. Që kur u krijuan këto dy fshatra nga fiset e lartpërmendura dhe deri vonë fliteshin Zhulat i tejmë dhe Zhulat këtej për Fushëbardhën. Kaluan vitet dhe banesat e fshatrave po shtoheshin vazhdimisht, arritën në 250.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:35 am

Po përsëri vazhdonte emërtimi i tyre Zhulati i tejmë dhe Zhulati i këtejmë. Këtë lakim ja dha më tepër Rrëzoma rajoni tej Skërficës se shumë fshatra nga ai rajon burojnë nga Zhulati dhe Fushëbardha larguar këta për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe sociale të tyre. Nga të dhënat që kemi grumbulluar na del se fshati Fushëbardhë është krijuar në shekullin e 12-të. Në trevat e Pap Zhulit kur ai zuri vend në shpellë dhe komandonte andej nga goja dhe zemra e banorëve të këtyre fshatrave dilte kënga : “Tanë moj Tanë ngreu e zgjo babanë/ Muar dhentë e vanë kaptuan kaçullan / dash llajushin në hell e kanë/ dhe mua lidhur më kanë.Ngjarje e atyre viteve ose e asaj kohe tregon se në shkëmb të kenatzës, në hon të Gjomenxhos janë rrëzuar pesë vajza. Ato kishin vajtur atje për të mbledhur boçka lisi për përdorim në vend të kënahut. Të detyruara nga elementë të veçantë keqbërës, ato nuk pranuan të përdhunoheshin dhe vendosën dhe u hodhën nga shkëmbinë në greminë, pra humbën jetën njëherë e përgjithmonë. Kënga për vajzat fillon aty
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:36 am

Rinë shegë zhulia
Djem e nusë shumica
Djemtë lëftuan me kordhë
Nusët në shkëmbinj tu hodhë
Të mos i zini me dorë
Gjinazit se çu vërvinë
Me jatagane u grinë
Mbet Marina kuterinë
Mbete moj pa djem e nuse
Ca u vranë ca në hauze
Dhe të ligut s’ju kërruse

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:36 am

Papa Zhuli ka qenë një burrë trim dhe me kurajo të madhe. Nga fiset e Papa Zhulit larguar që në atë kohë ka edhe sot, si në fshatin Kosta, Kakodhiq të Delvinës si dhe në Gusmar të Kurveleshit etj po ashtu edhe në Nivicë Bubar të Sarandës.Në kohën e Zogut ka shkuar Mersin Gloça dhe ka bërë takim me banorët e këtyre trevave ku midis të tjerave u ka thënë që këto fisë të Papa Zhulit mos i ngini se ndryshe do tu presim rrugën në Qafë të Skërficës. Nga ajo porosi ata i trajtuan dhe i përkrahën mire në çdo kohë e situatë. Nga fshati i Fushëbardhës dhe Zhulatit janë krijuar edhe shumë fshatra të Rrëzomës siç janë: Senica, Vergoi, Kalasa, Tatzati, Kopaçes e Palavli deri në Bajkaj dhe Isarai. Prej Fushëbardhës u larguan në vitin 1951-1955 dhe krijuan fshat të ri në Fushëvërri. Fushëbardha njihet si fshat më vete që nga shekulli i 12-të. Fshati Fushëbardhës ka qenë dhe është pjesë përbërëse e zonës së Kardhiqit, Fushëbardhë e Zhulat, pjesë e Labërisë, në lashtësi kjo zonë varej nga prefektura e Delvinës dhe nënprefektura. Emri Kurvelesh rrjedh nga fjala kureshje, fis arab. Një kriminel Xhebel Elihimo arratiset nga Hexhozi dhe zbret në krahinën e Kurveleshit. Emri Kuresh ia tij fisi mbeti emri i gjithë Kurveleshit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:36 am

Lidhur me Pap Zhulin duam të shtojmë edhe këto pjesë të dëgjuara. Ka mendime se Pap Zhuli është tjetër nga Petro Zhulati por jo e vërteta qëndron se Pap Zhuli është dhe jo Petro Zhulati. Ai ka qenë me qeli në shpellë, te shpella e Zhulit mbi fshatin Fushë bardhë ai ka patur dy kamanda të florinjta sipas gojëdhënave që flasin për këtë. Papa ka qenë feudal në vendin e vet. Në trevat e para. Shpella e Zhulit mbi Fushëbardhë, pra ka qenë ambasador në trevat që përmendëm më lart dhe ka patur toka deri në Drino të Gjinokastrës.Admimnistra e Pap zhulit është në manastirin e Cepos, se në ato kohra kishte vetëm dy manastire, njeri në Cepo tjetri në Dhrovjan. Pra Petro ose Pap Zhuli ishte ambsador në kohën e Aleks khomenit. Në shekullin e X-XI erdhi ushtria venedikase nga perëndimi nëpërmjet detit dhe kërkoi Pap Zhulin të bashkohej me të. Ai bëri dy kuvende në Fushëbardhë ashtu veproi u bashkua me ta dhe luftoi kundër Kaurit (Bizantit). Duke luftuar kundër Bizantit Pap Zhuli u vra së bashku edhe me shumë trima të tjerë që ai kishte me vete. Kur e qante e ëma e tij i rradhiste këto vargje ligjesh : Pap çi bëre ata trima me kuaj si vetëtima/ me jatagan vrëngëllima.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:37 am

Pra nga të gjitha këto të dhëna e të dëgjuara del se fshatrat Zhulat dhe Fushëbardhë u krijuan nga pasardhësit dhe fiset e Papa zhulit, se Papa u vra në luftë nga bizantët, por pasardhësit e tij zbritën dhe krijuan fshatrat në shekullin e XII. Pasardhësit e Papës qenë Aleksandër Gjoni dhe Nikaçi. Sipas provave ose fakteve lagjia e Nikaçe Shesh – ka patur zhërmën që flitet dhe sot , ndërsa lagjia Lek Gjone ka patur domethëne Aleks Gjoni ka patur Gjolekë Gjomash deri tek shpella e Zhulit pra me të ardhur poshtë krahu i djathtë ëshrë i Lekë Gjonit dhe krahu i majtë i Nikaçe. Në fund të shekullit të XIV dhe fillimi i shekullit të XV erdhi Turqia dhe e gjeti fshatin në dy lagje i porsa krijuar edhe me kishë, te rrëza e Shënmërisë, te metepi. Mbi këto të dhëna Fushëbardha njihet si fshat në shekullin XII-XIII. Kur erdhi Turqia gjeti dy lagje katolike, mblodhi priftërinjtë dhe i vrau në qafë të Priftërve. Na bëri xhaminë në qendër të fshatit, në këtë kohë ne quhemi muslimanë.
Pap Zhuli i ardhur nga perëndimi dhe zuri vend në shpellën e Zhulit, mbi Fushëbardhën, ishte njeri i rrallë, figurë e madhe, trim dhe personalitet i shquar.Kënga që shtegëtoi në shekuj kanë shërbyer vetëm gjashtë vargje, autentike e folklorit të jugut të Shqipërisë.Që nga fillimi i krijimit të fshatrave Zhulat e Fushëbardhë është folur vazhdimisht Zhulati i tejmë dhe Zhulati i këtejmë për Fushëbardhën .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:37 am

Ja se si është shprehur populli që në lashtësi me fjalë e me zemër :

Lum o bir Petro Zhulati
Kali kuq sa gjysmë shpati
Me bizant të zu inati
Ç’i bëre gjithë ata trima
Me kuajt si vetëtima
Jataganët vrëngëllima
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:37 am

Eqerem Vlora shpjegon në revistën “Shenjëzat” se para kohës së Kaurtit rronte në Labëri një prijës i shquar që quhej Pap Zhuli. Nga mosha ishte pak i thinjur, por nga mendja dhe nga krahu ishte djalë i ri. Papë Zhuli ishte sunduesi, udhëheqësi i vendit të vet. Në kohën e tij erdhi nga deti një ushtri e madhe. Anijet zbarkuan në Vlorë e Sarandë , njerëz të çuditshëm me lesh në kokë, si bisht kali. I udhëhiqte një vigan i veshur me hekura, ushtarët e tij erdhën deri në Fushëbardhë. I dërguan Pap Zhulit që nuk kemi ardhur për të pushtuar, por për të gjetur rrugë kalimi, për të luftuar me mbretin e Kaurtit ( trupat bizantine ). Papa Zhuli mblodhi kuvendin e maleve. Derë më derë kërkoi nga një burrë të urtë. U mblodhën burrat e fiseve në Fushëbardhë , por nuk vendosën dot asgjë . Atëherë Papa u kërkoi normanëve tri ditë kohë pa e prekur njeri-tjetrin, mbas atij afati u mblodh kuvendi i maleve dhe ra dakort të ndihmojë ushtarët e huaj me komandantin e tyre kompetencat e Pap Zhulit të shtohen akoma edhe në pjesën tjetër të krahinës . Pra deri në shekullin e XIV kur është rishikuar kronika emri i Pap Zhulit në krahinën që administrohej prej Manastirit të Cepos ishte i arkivuar.Domosdo dhe kënga kushtuar atij duhet të jetë kënduar nga bashkëfshatarët e tij, të cilët e vizitonin shpesh këtë manastir.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:38 am

Eqrem Vlora ka botuar në Romë 1957, në revistën Shejëzat”. Ai thotë “Në Shqipërinë e jugut ka qenë një veprim, një ligj i zakonit ndërmjet popullatave malore të Labërisë, Toskërisë dhe Çamërisë. Si kudo edhe ky ligj i zakonit nuk është i shkruar rregullonte mundësinë, jetën dhe veprimtarinë e malësorëve në Labëri (lumi i Vlorës, Himarë, Kurvelesh). E quanin kanuni i Pap Zhulit, por pas viteve 1 700 u quajt kanuni i Idriz Sullit. Si kanuni i Lek Dukagjinit në veri ashtu edhe kanuni i Pap Zhulit në jug. Këto kanune kanë buruar nga shpirti popullor shqiptar, nga nevoja që ia imponuan kontradiktat në të cilat kanë jetuar e vepruar të parët tanë.Traditat e Pap Zhulit i ka vazhduar Idriz Sulli, professor Eqrem Çabej shkruan: Thuhet se paranjë shekulli u patën bashkuar dy të parët nga të Labërisë, Idriz sulli dhe Demir Dosti nga Kardhiqi për të reformuar kanunin e vjetër. Reforma do të ketë patur lidhje me shkatërrimin e ngadalte të jetës së hershme të fisit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:38 am

Kënga që shtegëtoi në shekuj
Mali malit seç i foli
poshtë pellgut as vështroni
në Finiq në ato anë
mizëria bën hatanë
tuke britur, tuke vrarë
e shfarosi gjën e gjallë
i tha Stavroi Pilloit
pa foli atij dragoit
të marrë gurë në dorë
poshtë pellgut të qëllojë
ti vrasë e ti copëtojë
dhe dragoi kur dëgjoi
gurin sa mali lëshoi
gropë të madhe vithoi
nisën poshtë në ato shkrepa
vret me harqe me shigjeta
me cekurë e jataganë
përtej detit ikën e vanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:38 am

Pra nuk e kam jetuar vet të kaluarën e herëshme por sigurisht me të dëgjuar nga historianët se e vërteta duket dhe është kështu që nuk janë dy po është njeri domethënë jo Petro Zhulati po Pap zhuli dhe fshatrat Zhulat dhe Fushëbardhë janë krijuar nga fiset që komandonte Papa nga selia e shpellës së Zhulit. Në vazhdim kjo qëndron se fiset Lekgjoni dhe Nikaçi zbritën dhe formuan fshatin Fushëbardhë ndërsa fiset Dedenik Lalëmadhi, Dhimqurk etj kanë formuar Zhulatin. Nga afërsia fisnore dhe marrëdhëniet me njeri-tjetrin kanë bërë që deri edhe vonë në vitet tona është folur Zhulat i tejm dhe Zhulat i këtejm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:38 am

Ja edhe një këngë që flet ose buron nga populli për trevat kryesisht pjesë e Zhulatit:

Dhimqurk e Llagaturë
kërcet briri gur mbi gur
për mbi gur e breg më breg
ziri shtigjet e Tepetë
se vjen i ligu përpjetë
mizë lisi porsi bletë
të na rrjep e të na djegë
në lugje përtej në urë
bam me hark e bam me gurë
armikut s’iu përulë kurrë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:39 am

Le të zgjatemi edhe pak më tepër për këtë çështje. Njohja e vetvetes së të parëve tanë në këto troje ka të ngjarë të ketë marrë fund para fillimit të pushtimit otoman ose midis dy pushtimeve, atij bizantin dhe otoman. Shkojmë drejt këtij përcaktimi kohor, thotë gazetari Zeqir Cama në një shkrim në gazetën Fushbardha, se sipas traditë gojore të përcjellë në breza, referencat janë gjetur rrethkësaj periudhe dhe epiqendra e kësaj tradite mbeti emri i atij njeriu që u bë proverbial në të gjithë Labërinë, Papa Zhulit. Ky person nuk është një sajesë hipotetike por një njeri real, që ka jetuar në një kohë të caktuar, ka themeluar një fshat dhe me mendjen tek bëmat e tij ka dalë nga ato sinore në të gjithë Labërië.
Po kush është ky njeri që paska bërë kaq të mira dhe nuk dihet koha saktësisht, periudha në të cilën ka jetuar, është vendas apo i ardhur dhe kush fshihet pas kësaj nofke “Papa” ? Asgjë nuk është e dokumentuar rreth tij, gjithçka e thënë është fragmentuar sipas gojëdhënave ndër breza. Një nga burimet kryesore, e shkruar që e sjellë këtë njeri në vëmendjen e pasardhësve të vet, është pohimi që i bën Eqrem bej Vlora në një nga botimet e tij të hershme të cilës i referohet edhe Fitim Çaushi në studimin “Këngë që shtegëtoi në shekuj”. Personalitetin e Pap Zhulit ai e përmend nëpërmjet një gojëdhëne në një nga ngjarjet e luftrave normano-bizantine rreth fundit të shekullit të XI-XII në të cilën Fushëbardha dhe Zhulati u përdorën vetëm si rrugë kalimi dhe jo terren luftimi për tu futur në thellësi të maleve të Labërisë. Në studimin e vet Fitim Çaushi, nuk merret direkt me figurën e Pap Zhulit por me luftëtarin legjendar Petro Zhulati që ende i këndohet kënga.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:39 am

Duke zbritur me durim dhe rigorozitet shkencor nëpërmjet ballafaqimeve të atyre pak vargjeve që i kushtohen Petro Zhulatit me këngë të tjera të këtyre anëve autori studimit hedh dritë edhe mbi figurën e Papa Zhulit. Mbas shumë ballafaqimeve, fakteve, deduksioneve, interpretimeve e supozimeve të rastit ai sjell në vëmendjen e lexuesit tre elegji të kënduara që nga Zhulati e deri në Lepenic të Vlorës për figurën e Petro Zhulatit. Seicila prej tyre shpalos cilësitë më tipike të atij personalitetit historik duke e prurë Petro Zhulatin herë si burrë kuvendi e personalitet krahinor e herë si një luftëtar të madh. Me arsyetimin se këto cilësi më shumë sesa tek një luftëtar sado i dëgjuar do përligjeshin tek një personalitet më i afirmuar ndër breza, siç është përfytyruar figura e Papa zhulit dhe mendojmë se ka të drejtë. Papa zhuli s’është më i vërtetë por nofka e një prifti me autoritet popullor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:39 am

Flitet se ai kishte dy vendbanime. Qëndronte në shpellë të Zhulit një fortifikim natyror i përsosur për kohë luftërash por shtëpia e tij në fshatin e sapombledhur ishte kisha. Nuk dihet në cilën kishë në Zhulat apo Fushëbardhë. Megjithatë ky fakt pak rëndësi ka se mbase deri atëherë të dyja ishin e fliteshin një fshat, Zhulati i tejm dhe Zhulati i këtejm. Por hipoteza se ka jetuar në kishën e Fushbardhës formatohet në vëmendjen tonë nga një dyshim i viteve të mëpasme. Në gërmimet që janë bërë në vendin e kishës për të nxjerrë gurë për themelet e shtëpive të reja fushëbardhas okular më kanë pohuar se pikërisht aty kanë gjetur skeletin e një njeriu trupmadh. Gjymtyrët e tij nga gjuri e poshtë ishin të përmasave të veçanta që nuk i përqaseshin asnjeriu nga trupmëdhënjtë e sotëm. Ndoshta ky është një detaj rastësor megjithatë na jep të drejtë të hamendësojmë se ai skelet është i Pap Zhulit mbasi privilegjin e varrosjes në truallin e ndërtesës së kishës para të tjerëve duhet ta kishte ai si i pari i saj ?... Për tëbërë më të besueshme këtë hamendje po risjellim në kujtesë këngën e Petro Zhulatit, vargu i dytë: Kali sa një gjysmë shpat,i na ofron se ky skelet ndonëse në këngë na përmendet fiziku i kalorësit, na jep përmasat e kalorësit të tij. Por a është vallë që në një kalë të tillë hiperbolik të bjerë në sy një kalorës trupvogël? Natyrisht një detaj i tillë na shtyn të ndriçojmë fizikun e kalorësit Petros (Papa Zhulit).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:39 am

Mbi një kalë sa gjysmë shpati fantazia popullore kërkon të shohë një burrë të dëgjuar jovetëm për trimëri por edhe të bëshëm që t’ia mbushë syrin nga ata që u këndohet kënga përsë gjalli. Kisha ku mendohet se ka jetuar Pap Zhuli ka qenë në rrëzë të graves (Shënmërisë) pranë kroit që më vonë flitet kroi i Sabrie, te metepi. Thonë se u ndërtua atje jo nga afërsia e Shënmërisë por nga besimi i njerëzve se aty ishin më pranë Zotit. Pikërisht aty ku ishte ndërtuar kisha qe prehri i Shën mërisë dhe kisha do të ishte në mbrojtje të saj si në prehër të nënës prandaj nuk patën frikë nga shkëmbinjtë që u rrinin mbi kokë. Bile aty u bënë banesat e para derisa u formua e tërë lagjia që e mori emrin lagje e Nikaçaj dhe ajo nën krua të kalit, lagjia Lekgjonaj. Sipas mentalitetit të atëhershëm Shën Mëria e ruante fshatin nga çdo e keqe.
Flitej se në majë të saj ishin ca qënie të veçanta, të padukshme bijat e Shënmërisë,”xhindet e mira a peritë” siç njiheshin në këto anë ( sepse emri zana a shtojzavalle nuk është përdorur).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:40 am

Ja si është kënduar për to:
Kundruar mbi Shënmëri
dymbëdhjetë kulumbri
të dymbëdhjeta peri
ormisur lloi-lloi
dolli xhindia nga përroi
nëpër dhën të mia shkoi
me pasqyrë mi verboi
mi gremisi e mi shoi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA EmptyMon Jan 14, 2013 4:40 am

Që nga periudha e lashtësisë lindën këngë për gaz e vajtime, për maraz e për hidhërime pra kënga për gëzim, të qarit për hidhërim. Bëjmë fjalë për periudhën që flitej ashtu siç ishte në fakt Zhulati i tejm dhe Zhulati i këtejm. Këto fshatra kanë patur burra e gra me trimëri të rralë që në ç’do kohë e në çdo çast u kanë bërë ballë çdo lufte e çdo beteje në të gjitha situatat. Kanë sakrifikuar jetën dhe nga e drejta nuk janë tërhequr. Edhe gratë nuk janë dorëzuar e mposhtur nga vështirësitë e viteve e shekujve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty
MesazhTitulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA   "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 5Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Cilen kenge jeni duke e degjuar ne kete cast?
» New Releases
» KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË
» URIME NGA GJITHKUND : “DHE NJËQIND VITE ALEKSANDRA!"
» Nga fjalimet ndër ma të famshmet në histori

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: