Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove Empty
MesazhTitulli: Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove   Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove EmptySat Aug 22, 2009 9:08 pm

Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove Posteri_2009

Sot, me 15 gusht 2009, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë dhe në disa qendra të tjera të Kosovës kanë ngjitur qindra posterë dhe kanë shpërndarë mijëra fletushka kundër tolerimit që udhëheqësit politikë kosovarë ua bënë mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Me këtë rast, Albin Kurti, para gazetarëve të shumtë që po e përcillnin këtë aktivitet, deklaroi:

“Mosveprimi i Qeverisë së Kosovës është hapësirë për veprimin e Serbisë. Heshtja dhe pasiviteti i shtetit të Kosovës është leje dhe inkurajim për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Një vit e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë Qeveria nuk e bashkoi Mitrovicën dhe nuk e integroi veriun e Kosovës. Tash, ajo po e lejon hegjemoninë e situatës veriore, po e lejon që ajo situatë të zbresë edhe në qendër të Kosovës, edhe në lindje, në jug e në perëndim të saj. Çështjet që duhet t’i takojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Hashim Thaçi me sjelljen e tij po ia bart Ministrisë së Punëve të Jashtme. Shteti i Kosovës, për shkak të Qeverisë që ka, po heq dorë prej territorit të enklavave.

Nuk mund të jetë edhe Kosova sovrane edhe të mbahen zgjedhjet e Serbisë. Dikush po gënjen. Është e qartë kush – krerët politikë të Kosovës, të cilët reagojnë vetëm atëherë kur iu cenohen bizneset apo iu rrezikohen votat, por jo edhe kur cenohet a rrezikohet Kosova.

Gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës e pat ndaluar nja dy herë ministrin e Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq, që të hyjë në Kosovë. Mirëpo, ajo nuk i dha urdhër kësaj radhe Policisë së Kosovës që t’i ndalojë anëtarët e Komisionit Zgjedhor të Serbisë që të hyjnë në Kosovë dhe as që t’ua konfiskojë materialin për zgjedhjet e Serbisë që e kanë sjellur ata. Kur Qeveria kishte vullnet politik ajo mund të ndërmerrte diçka por këtë herë ky vullnet mungoi tërësisht. E gjithë kjo tregon se mosveprimi i Qeverisë së Kosovës kësaj radhe ka qenë në marrëveshje direkte ose indirekte me Serbinë.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove Empty
MesazhTitulli: Re: Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove   Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove EmptySat Aug 22, 2009 9:09 pm

Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Sot po mbahen zgjedhjet e Serbisë në Republikën e Kosovës.

Këto zgjedhje po zhvillohen me miratimin e atyre që çdo ditë na thonë se Kosova është e pavarur, sovrane dhe e bashkuar.

Ashtu sikur që e patën lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 11 maj të vitit 2008, pra tre muaj pas shpalljes së Planit të Ahtisaarit, sot Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu po pajtohen që Serbia të organizojë zgjedhje lokale në Kosovë.

Qëndrimet e tyre ndaj Serbisë dhe strukturave paralele nuk kanë ndryshuar fare – këto struktura veprojnë njëjtë sikur në kohën e UNMIK-ut.

Sepse pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar në Kosovë, përveç xhepave të politikanëve: ata janë bërë më të thellë.

Në zgjedhjet e Serbisë që po mbahen në Kosovë, do të zgjedhen ata njerëz të cilët në programin e tyre politik pikë më të rëndësishme e kanë – shkatërrimin e sovranitetit të Kosovës, luftimin e pavarësisë së atdheut tonë dhe kthimin e Kosovës nën Serbi.

Politikanët që e lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës punojnë kundër Kosovës.

Serbia e ka pushtuar Kosovën, e ka shtypur, e ka shpërngulur, e ka shkatërruar, e ka masakruar, kurse sot e lufton pavarësinë e saj, e mohon vullnetin e popullit të Kosovës dhe nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë.

Serbia shtetin tonë e lufton nëpërmjet strukturave paralele.

Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu i ndihmojnë asaj për të organizuar zgjedhje në Kosovë, në mënyrë që këto struktura të Serbisë të marrin pushtet politik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove Empty
MesazhTitulli: Re: Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove   Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove EmptySat Aug 22, 2009 9:36 pm

po veq se ne fund dota paguajn edhe kta vet. se per momentin i kan trullue milionat dhe kujtojn se jan te pa prekshum kadal -beg se ka hendek.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove Empty
MesazhTitulli: Re: Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove   Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove EmptySat Aug 22, 2009 11:39 pm

Keta jan bere me serbe se serbija me Rugoviqa se rugova vet..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove Empty
MesazhTitulli: Re: Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove   Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet
» Zgjedhjet ne shqiperi 2009
» DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE
» ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES
» Zgjedhjet nacionale në gjysmën e parë të shkurtit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: