Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Shko poshtë 
+15
Mister
Orfe@
Tatoo
agim__barja
......
play
Mergimtari
xhiti
fatlum
detektivi
arbeni24
Medalim
Ramizi
Delia
petritkola
19 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptySat May 16, 2009 4:24 am

Berisha nuk rezohet as demntohet nga bashkepuntoret e tij Rama, Gjinushi, Ruci...
Mardheniet e Berishes me Nanon e provuan ate qe ata jane te gjithe pjella antishqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptySat May 16, 2009 6:23 am

Skaneri i një mbledhjeje qeverie

Nga Mero Baze

Gazeta “TemA” po boton sot procesverbalin e mbledhjes së qeverisë së shkurtit 2007, ku zë fill kapja e shtetit nga mafia e Gërdecit. Në të vërtetë, gazeta “TemA” i është referuar kësaj mbledhjeje që më datën 16 mars 2008, të nesërmen e shpërthimit të Gërdecit. Ne ishim të parët që që të nesërmen denoncuam lobimin e kësaj kontrate në mënyrë këmbëngulëse nga ministri Fatmir Mediu. Sot, po e botojmë të plotë për disa arsye.
Së pari, për të dëshmuar mbi palët e kapura dhe palët e përgjegjshme në qeverinë shqiptare. Nëse i hidhni një sy procesverbalit të mbledhjes, do të shihni se ministri i Financave, Ridvan Bode, shfaqet si një ministër i vërtetë, profesionist dhe me integritet të lartë shtetëror. Dialogët e tij me Fatmir Mediun për çështje financiare dhe juridike në këtë mbledhje mund të ilustrojnë më së miri diferencën mes një ministri që mbron shtetin dhe një ministri që mbron mafien, një diferencë mes argumenteve të Bodes për të hedhur poshtë projektin e Mediut dhe sjelljes qesharake të Mediut, shpeshherë e mbushur me injorancë, mendjelehtësi, halabakllëk, dhe në fund me njëfarë sinqeriteti për prerje në besë nga Sali Berisha. Gjithë sjellja gjysmë fëminore, gjysmë halabake e Fatmir Mediut në mbledhje i ngjan një pazarxhiu të rrugës, që është dhe injorant dhe ka intuitë për të fituar ndonjë lek, dhe sillet në mbledhje qeverie sikur nuk është ministër i këtij shteti, por sikur e kanë ftuar në një mbledhje qeverie si të jashtëm. Në çdo vend të botës një ministër do ishte pushuar nga puna, nëse në prani të kryeministrit në një mbledhje qeverie do të përdorte fjalë të tilla si: “Ky shtet nuk bëhet”; “Në këtë shtet nuk të thotë njeri ç’të bësh”; “Bëni si të doni, unë s’kam ndonjë interes personal”; “Se mos na ikin dhe këta si të tjerët”, pra një sërë fjalish standarde, përmes të cilave zakonisht ankohen për shtetin njerëzit e rrugës. Në të vërtetë këto fjali i ka përdorur Fatmir Mediu për qeverinë e vet.
Arsyeja e dytë pse po e botojmë, është të kuptojnë lexuesit se si sillet Sali Berisha, kur është kryeministër i kapur. Duke qenë se bëhej fjalë për një kontratë, e cila ishte e djalit të tij, Sali Berisha sillet paqësor në mbledhje, aspak diktues dhe përpiqet vetëm të qetësojë Fatmirin, kur nuk kupton as shpjegimet ligjore të Bodes. I dorëzuar para argumenteve ligjore të ministrit të Financave, kryeministri nuk do që biznesi i djalit të tij të dështojë dhe bën rolin e një arbitri të zbutur, duke sqaruar me shumë delikatesë Mediun që të mos mërzitet, se kjo punë do të zgjidhet.
Dhe si për t’i vënë kapakun gjithë këtij biznesi familjar dhe kapjes së shtetit nga banda e djalit të tij, Sali Berisha dekonspirohet nga mendjelehtësia e Fatmir Mediut, i cili, nervoz si çdo halabak që fati e ka futur në një mbledhje qeverie, i kujton se zoti Berisha iu ka thënë “Po” në zyrë njerëzve që do të ndërtonin Gërdecin dhe tani ia ka lënë telashet Fatmirit. Kjo mënyrë të sjelluri e Sali Berishës me Fatmir Mediun në këtë mbledhje është e pazakontë, pikërisht për shkakun se Fatmir Mediu nuk ishte duke u përleshur në mbledhje me Ridvan Boden për biznesin e vet, siç e thotë dhe pa dashje, por për biznesin e Shkëlzen Berishës, siç u provua publikisht këtë javë nga gjithë faktet që u bënë publike.
Kjo mbledhje qeverie provon qartë kapjen e shtetit, kapjen e Sali Berishës dhe mbi të gjitha implikimin e vetëdijshëm të tij për të lobuar për një biznes të djalit të vet. Lajm i mirë është që në atë qeveri ka pasur zëra me integritet që i kanë treguar ligjin dhe e kanë detyruar Mediun dhe Berishën të zmbrapsen nga revanshi i parë, por jo nga objektivi i tyre. Atë e realizuan një muaj më vonë, sërish duke ia dhënë kontratën të njëjtëve njerëz të djalit të kryeministrit, me të njëjtën arrogancë, me të njëjtin grup biznesmenësh. Fabrikën e ndërtoi kompania Balliu-Delijorgji dhe e udhëhoqi dyshja Delijorgji- Selmanllari. Është kjo arsyeja pse Berisha ngjan si një luan i futur në kafaz, kur dëgjon shpërthimet diletante të Fatmir Mediut që rrezatojnë në të vërtetë standardin më të ulët që ndonjë qeveri shqiptare ka pasur ndonjëherë në gjirin e vet.
Ky është një dokument që dëshmon një Sali Berishë të panjohur, të duruar ndaj propozimeve të hapura për trafik dhe shkelje ligji, të urtë, kur dikush i kujton paktin, të heshtur, kur ministrat mbrojnë ligjin, të dorëzuar para ortakërisë së djalit të tij me Delijorgjin. Dhe fatkeqësia është që ky Sali Berishë i kapur, po përpiqet të na i paraqesë klientët e mafies si heronj. Rezart Taçin, që e quajti trafikantin më të madh të naftës, e nxori në tribunë me gruan e tij, Delijorgjin me djalin e tij, dhe në fund përpiqet të na mbushë mendjen që kërkesa e vajzës së tij për një honorar 3 për qind të investimit (TEC-i në Porto Romano kushton 1 miliard euro, asaj i bie të marrë 30 milionë euro), është normale. Nuk di sa ka ndryshuar Shqipëria të pranojë një standard të tillë, por shihet qartë që Sali Berisha ka ndryshuar tërësisht, është klienti më i preferuar i mafies në këtë vend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyMon May 18, 2009 3:35 am

Agjensia e Lajmeve "SOT"



Berisha pastron paratë e serbëve nëpërmjet zyrës së Argitës
Deputeti Balla i kundërpërgjigjet kryeministrit me padi për shpifje
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Taulant-1ballaAkuzat e kryeministrit Berisha ndaj deputetit të PS, Taulant Balla, duket se kanë paralajmëruar fillimin e një fushate zgjedhore të tensionuar me akuza reciproke midis palëve. Ka qenë deputeti Balla që i është përgjigjur menjëherë kryeministrit Berisha duke e konsideruar të çmendur dhe trafikant armësh. Fushata zgjedhore shënoi një tjetër padi në radhët e politikës shqiptare në këtë prag zgjedhjesh. Në fokus është vendosur deputeti socialist Taulant Balla, i akuzuar nga kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha, si trafikant prostitutash. Balla, duke e cilësuar kryeministrin Berisha të sëmurë mendor, ka deklaruar se do ta padisë atë për shpifje. Pas ish- ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi, i cili ka paraqitur padinë për ish sekretaren e tij, për mashtrim dhe falsifikim të firmës, një tjetër deputet, këtë radhë nga krahu i së majtës, deklaron se do t’i drejtohet dyerve të prokurorisë për padinë ndaj kryeministrit Berisha, për cenim të emrit të tij, duke u akuzuar për trafik prostitucioni. Reagimi i tij i menjëhershëm ka ardhur pasi kreu i qeverisë Sali Berisha gjatë një emisioni televiziv ka akuzuar deputetin socialist Taulant Balla për prostitucion, duke veçuar faktin se ky i fundit është ndaluar nga policia italiane me tre femra në makinë. Një deklaratë tepër e fortë kjo, e cila është renditur në krye të faqeve të para të shtypit të përditshëm.
“Për fat të keq, Berisha është një i sëmurë mendor për të cilin Shqipëria do të paguajë koston e keqqeverisjes edhe për 45 ditë. Unë do ta padis atë në prokurori, së bashku me Gertin, Erlën dhe Argitën, për fyerje ndaj emrit tim dhe familjes sime. Ky njeri i njeh fare mirë trafiqet, sidomos atë të armëve dhe pastrimin e parave, pasi përmes zyrës së vajzës së tij, vazhdon të pastrojë para që vijnë nga Serbia”, ka deklaruar Balla. Kryeministri ishte shprehur se deputeti i PS është ndaluar nga policia italiane me tre vajza në makinë me qëllim trafikimin e tyre. “Është ndalur nga policia italiane me prostituta në makinë, ka qenë me tre vajza në makinë në Itali. Ai që trafikon vajzën e tjetrit, ai trafikon edhe motrën e tij.
Kemi prova me dëshmitarë, i ka pasur në makinë për transport, ai që ka një histori të tërë me këtë punë. Mund të më hedhë po të dojë për shpifje, ai që merr vajzën e tjetrit për ta shitur ai shet dhjetë herë motrën e tij. Tani që po bëj shpjegimin, kjo është e vërteta nga burimet zyrtare të administratës së Ballës. Nuk më nxjerrë jashtë moralit tim kurrë”, ka deklaruar kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës televizive. Në fakt, kjo nuk është akuza e parë që kreu i qeverisë i ka bërë deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, pasi ai e ka sulmuar disa herë edhe në parlament. Padia për shpifje ndaj kryeministrit, pritet të dorëzohet në Gjykatë në fillim të javës së ardhshme.
Berisha- Balla konfliktohen në parlament
Debati më i nxehtë mes kreut të qeverisë Sali Berisha dhe deputetit socialist Taulant Balla ka nisur në një seancë parlamentare, ku nga tribuna e sallës plenare Berisha ka fyer rëndë dhe ka kërcënuar hapur deri me heqjen e imunitetit, deputetin socialist, Taulant Balla, të cilin e cilësoi “rrugaç, horr, shpifarak e budalla”, e deri tek “njeri kuplarash”. Dyshimi i hedhur nga Balla mbi pronësinë e djalit të Berishës, Shkëlzenit tek një kazino në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ka qenë arsyeja që kryeministri të shpërthente kaq ashpër, duke përuruar kësisoj i pari nismën për "liberalizimin" e fyerjes dhe shpifjes. I prekur në sedër nga lakimi në Parlament i familjarëve të tij, kryeministri mandej preferoi t'i përgjigjej dhëmb për dhëmb Ballës.
“Të jesh i bindur ti se ta bëj fytyrën si këpuca, po të lakoj emrat e familjarëve të ty. S'të thotë kush ty këtu se në 'iks' bordello janë kapur njerëzit e tu, që në filan bordello janë kapur ato kuplarat e tua. S'ta thotë dot njeri dot këtë, as për lidhjet e tua me kuplarat”, ka cituar Berisha. Duke mohuar pronësinë e të birit tek lojërat e fatit, në zonën e ish-Bllokut, Berisha i cilësoi të pabaza deklaratat e deputetit socialist, duke theksuar se shumë shpejt do ta çojë këtë çështje në gjykatë, duke lënë kështu të kuptohet se do ta padisë Ballën për shpifje.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyMon May 18, 2009 3:38 am

Skandali në Itali, zbulohet kompania që sjell ilaçe të skaduara në Shqipëri
Policia italiane arreston 4 përgjegjësit e depos farmaceutike “OFF”
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! IlacetIlaçet e skaduara nga jashtë tregtohen në Shqipëri. Një kompani farmaceutike në Itali e quajtur “OFF”, shet edhe në Shqipëri ilaçe të skaduara. Burime për gazetën “SOT” bënë të ditur se kompania në fjalë tregton ilaçin “Ubidex” me efekt tepër të rrezikshëm për shëndetin e pacientëve. Ilaçi është për personat që vuajnë me zemër. Si fillim ky skandal u bë i ditur nga agjentët italian, ku në sajë të hetimeve arritën të zbulonin se kompania farmaceutike “OFF” shpërndatë ilaçe të skaduara në disa pika farmacie në Itali. Por, skandali duket se ka marrë përmasa të mëdha. Burime pohuan se kjo kompani e tregton edhe në Shqipëri këtë ilaç. Edhe pse Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, premtoi se do të bënin të pamundurën që në vendin tonë të sillen ilaçe sa më cilësore, në fakt po ndodh e kundërta. Kjo është gjendja aktuale e shëndetësisë shqiptare, ku pacientët pinë ilaçe me efekte anësore deri në rrezik për të humbur jetën. Qeveria shqiptare luan me shëndetin e njerëzve dhe fshihet pas këtij skandali duke abuzuar prej vitesh me tenderat. Shqiptarët ankohen çdo ditë për ilaçet që vijnë të skaduara.
Në spitalet shqiptare apo në depo vazhdon të ketë medikamente të skaduara, duke përmendur kështu, anestezinë, serumet dhe shumë ilaçe të tjera. Prej vitesh vazhdon të jetë ky panik në vendin tonë që përbën tepër rrezik për shëndetin e shqiptarëve. Tre ditë më parë gazeta italian “Il Giornale” ka botuar një artikull ku flet për arrestimin e 4 personave si përgjegjës kryesorë në kompaninë farmaceutike “OFF”. Personat e ndaluar furnizonin farmaci publike, duke u tregtuar atyre ilaçe të skaduara.
Përmes falsifikimit të etiketave ata arrinin të mashtronin duke shfrytëzuar sektorin sanitar ndërkombëtar. Por, burime tepër të besueshme bënë të ditur se kompania mashtruese “OFF” prej kohësh shiste ilaçe të skaduar në Shqipëri nëpërmjet një depoje farmaceutike. Zbulimi i këtij skandali ka ardhur pas një denoncimi të bërë nga një pacient italian, i cili vuante nga sëmundja e zemrës.

Ja çfarë shkruhet në artikullin e botuar nga gazeta “Il Giornale" në Itali

Mashtrim në furnizimet publike, tregti ilaçesh të skaduara dhe shfrytëzim në sektorin sanitar ndërkombëtar, janë këto shkeljet e zbuluara nga NAS, (Nuclei Antisofisticazioni e Sanità dell'Arma), në Livorno dhe Cagliari të angazhuar në hetimin “Ubidex”, midis Toskanës dhe Sardenjës në lidhje me furnizimin e Asl 8 të Cagliarit, të një ilaçi të skaduar, por që shitej si “shpëtimtar” për kurimin e sëmundjeve të rënda kardiake. Kanë përfunduar në arrest shtëpie katër drejtuesit e një industrie farmaceutike toksane, “OFF” (Oficina farmaceutike fiorentina) e Viareggio (Luca), Mauro Terzani, 79 vjeçar, përfaqësuesi ligjor i agjencisë, djali i tij Filippo Federico, 35 vjeç, përgjegjës të cilësisë, Bartolomeo Buonifacio, 60 vjeç, përgjegjës i shërbimit të kontrollit të cilësisë si dhe Giuliano Borelli, 76 vjeç, drejtor teknik.
Ndërkohë që hetim të lirë përgjegjësi i Shërbimit Farmaceutik të Asl të Cagliarit për moskallëzim të parregullsive në ilaçet e shitura nga OFF. Nga hetimet paraprake, mësohet se nga viti 2007 e deri në 2008, në agjencinë sanitare lokale janë shitur prodhime të ilaçit “Ubidex” me efekte të rrezikshme për shëndetin: tableta tërësisht boshe, kapsula të boshuara ose të mbushura me përbërës substance të ngurtësuara. Efekti primar në kutitë, ubidecarenone, është i përdorshëm për kurimin e sëmundjeve gjenetike, si encefalopatia mitocondriale. Hetimet kanë nisur nga denoncimi i një personi që vuante nga sëmundja e zemrës, dhe që ishte përdorues i këtij lloj ilaçi, shëndeti i të cilit sa vinte e përkeqësohej. Ndër të tjera në muajin prill të vitit 2008, agjencia farmaceutike personale e shoqërisë largohet nga tregu i “Ubidex”. Deri më tani nuk zbulohen detaje të tjera, ndërkohë që mësohet se NAS ka vërtetuar çdo gjë me fakte.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyTue May 19, 2009 5:08 am

Sondazhi i italianëve: E majta fiton zgjedhjet, në Tiranë me avantazh më të thellë

Nga Tema
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Iprmarketing
Sondazhi i djeshëm elektoral i kompanisë italiane IPR Marketing, në bashkëpunim me RTV Ora News e nxjerr të majtën fituese të zgjedhjeve, në rast se ato do të zhvilloheshin sot.
Koalicioni i udhëhequr nga Partia Socialiste “Bashkimi për Ndryshim” udhëheq me 47.3% të votave. Vetë Partia Socialiste merr 43%, G99 merr 3.2% dhe partitë e tjera të koalicionit marrin 1.1%.
Socialistët janë pak a shumë në të njëjtat nivele si në muajin prill, kur koalicioni i tyre merrte 45% deri në 49% të votave.
Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike, “Aleanca për Ndryshim” merr 44.7% të votave. Vetë demokratët marrin 42% të votave; 1% e marrin republikanët, ndërsa 15 partitë e tjera të këtij koalicioni marrin në total 1.7% të votave.
Duhet thënë se koalicioni i drejtuar nga PD ka pasur rritje në krahasim me muajin prill, muaj në të cilin përqindja e këtij koalicioni varionte nga 39.5% deri në 43.5%.
Koalicioni i drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim merr 7% të votave. Në muajin prill ajo merrte 6% deri në 10% të votave.
Më dobët shfaqet koalicioni “Poli i Lirisë” që merr vetëm 0.5% të votave.
Të pyetur pavarësisht bindjeve të tyre partiake, se kush mendonin se do i fitonte zgjedhjet, përqindjet janë të njëjta. 39% mendojnë për PS, 39% po ashtu për PD. Kjo përqindje në muajin prill ka qenë 40% për PS dhe 33% për PD. 3% vazhdojnë të mendojnë se do fitojë LSI, ndërsa 17% janë të pavendosur ende.
93% e shqiptarëve i shohin zgjedhjet si shumë të rëndësishme, ndërsa 87% mendojnë se vota e tyre është e rëndësishme.




Prefektura e Tiranës


Nëse sot do të votohej, koalicioni i drejtuar nga PS do të merrte më shumë vota në prefekturën e Tiranës, e cila nxjerr numrin më të madh të deputetëve, plot 31 të tillë.
Në këtë prefekturë socialistët bashkë me aleatët marrin 49% të votave. Vetë PS merr 46%, e pasuar nga G99 me 2.5% të votave.
Demokratët janë më dobët në prefekturën e Tiranës. Ata marrin si koalicion 43%, ndërsa vetë PD merr 41%. Përqindjet e tjera janë 1 për republikanët dhe 1.1 për të tjerët.
LSI gjithashtu shfaqet pak më dobët në Tiranë duke marrë 6% të votave si koalicion. Nga këto vetëm 4.5% shkojnë për LSI dhe 1.6% për partitë e tjera.
“Poli i Lirisë” është më mirë në prefekturën e Tiranës duke marrë 1.3% të votave.




Problemet që shqetësojnë shqiptarët


Duhet theksuar se problem madhor për shqiptarët ngelet papunësia, në vend të dytë është varfëria dhe në vend të tretë korrupsioni.
Papunësia po shfaqet si problem kryesor në të gjitha sondazhet që po zhvillohen në Shqipëri, duke e nxjerrë demagogji të gjithë retorikën e qeverisë se ka përmirësuar shumë gjëra, por jo sa i përket punësimit. Duhet thënë se papunësia si problem madhor ka një diferencë të theksuar me problemet e tjera. 75% e shqiptarëve e shohin atë si problem kryesor. Në vendin e katërt si problem madhor janë pagat dhe pensionet e ulëta, ndërsa në vendin e pestë është shëndetësia.




Krahasimi mes liderëve


Shqiptarët kanë humbur besimin te Sali Berisha, megjithatë duhet thënë se gjatë muajit që shkoi përqindja e njerëzve që besojnë tek ai është rritur, por prapë është më e ulët se përqindja e njerëzve që nuk e besojnë.
Kështu, 46% e njerëzve nuk e besojnë, ndërsa 45% e besojnë. Në muajin prill kjo diferencë ishte shumë e thellë me 39% që e besojnë dhe 52% që nuk e besojnë. Ndërsa Ramën e besojnë 54%, e nuk kanë besim 34%. Duhet thënë se edhe për Ramën gjatë muajit maj është rritur besimi nga 52% në prill, në 54% në maj.
Sali Berisha është më i ndershëm dhe i sinqertë se Edi Rama, ndërsa Edi Rama është më kompetent se Berisha. Kështu, 57% e shqiptarëve mendojnë se Berisha është i ndershëm dhe i sinqertë, ndërsa 43% kanë këtë mendim për Ramën. Nga ana tjetër, 60% mendojnë se Berisha është kompetent, ndërsa 67% kanë këtë mendim për Ramën.
Kryetari i PS është më i besueshëm se ai i PD me 56%, ndërsa 48% mendojnë se Berisha është i besueshëm. Shqiptarët mendojnë se Rama është më i aftë se Berisha për të komunikuar, e po ashtu mendojnë se ai është më konkret se ai.
Rama është më simpatik se Berisha e po ashtu më arrogant. Kryetari i PS është përpara Berishës edhe për sa i përket faktit nëse është afër problemeve të njerëzve.
Të dy janë pak a shumë njësoj oportunistë, ndërsa Rama udhëheq duke qenë më inovativ.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyTue May 19, 2009 1:25 pm

Kot o petrit me kto sonazhet tua sondazhi i fundit nga bobi ishte se Sala prap do fitoj deshten apo nuk deshtem sepse puna e tij qe duket Populli e shef e qka nuk duket kjo sod nuk po i nterson as kujt por qka duket dhe Sala beri ato qe beri dhe po ben sa do jemi kunder tij puna e ben te veten .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ramizi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ramizi


Male
Numri i postimeve : 158
Age : 44
Vendi : Tirona
Registration date : 23/02/2009

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyTue May 19, 2009 3:13 pm

Besoj se eshte e kot te merremi dhe te lollemi qé ti kthejm pergjigje nje njeriu si ti petritkola nje njeri qe ka gjetur ngushllimin ketu tek ky forum dhe qe i kthen pergjigje vetes se tij
o petro ti je i smur o plako ti nuk ke kurrfar morali dhe rrespekti as per veten tende , pa le per te tjeret, ti dhe shumé si puna jote nuk munde, dhe nuk jeni te afte té beni as gje , té beni as gjéné rrealitet , por ju veç shkruani dhe beni bla bla bla ne virtualitet dhmth, qe veç luani pleistejishen , si kalamajt .........
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyWed May 20, 2009 12:18 am

Vezhgoni ngjarjet ne terren. Maqedonia dhe Mal i Zi ne BE, Shqiperia jo.

Perse keshtu, Shqiperia hyrir ne NATO e Maqedonia leviz pa viza ne BE...?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyWed May 20, 2009 1:03 am

Do të rikthehem pa lejen e Berishës

Nga Besnik Mustafaj

Kam pasur vetëm arsye parimore në shtator 2008, kur shpreha publikisht vullnetin tim, mbështetur në statutin e partisë, për të qenë pjesë e garës si kandidat për kryetar i degës së Partisë Demokratike të Tiranës.
Kam besuar asokohe sinqerisht se kjo fushatë është një rast shumë i përshtatshëm për të zhvilluar brenda partisë një debat të shëndetshëm, i cili do ta demokratizonte partinë e do ta shëndoshte, duke e përgatitur atë të përballojë sfidën e madhe të zgjedhjeve të 28 qershorit. Kam besuar kështu se edhe unë vetë, me historinë dhe eksperiencën time politike 20-vjeçare, do të bëhesha më i dobishëm për aspiratat e demokratëve. Në vazhdimësi gjatë këtyre muajve kam ngritur zërin, me synimin e vetëm për të respektuar qoftë edhe një minimum të standardeve. Sot, në përmbyllje të kësaj historie, konstatoj me hidhërim të madh se nuk është zbatuar as edhe një normë e statutit. Rrjedhimisht, ashtu siç u përfshiva në fillim vetëm për arsye parimore, ashtu edhe tani në fund, për arsye parimore po tërhiqem nga gara.
Kam hyrë në politikë në dhjetor 1990, kur jam bashkuar me protestën e parë të studentëve kundër diktaturës. Siç merret me mend, për vetë rrethanat historike, përfshirja ime në politikë kishte vetëm motive idealiste dhe parimore. Këto motive më kanë mbajtur 20 vjet në politikë. Dhe ndaj për arsye thellësisht parimore po deklaroj se largohem nga politika.
Është një deklaratë që e bëj me keqardhje të madhe. Pa shkuar larg në histori, vetëm që nga shtatori i vitit të kaluar, kur shpalla kandidaturën time për kryetar i degës së Tiranës, kam marrë me mijëra mesazhe nga anëtarë të Partisë Demokratike nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, të cilët, si demokratë të vërtetë që janë, e përshëndesnin nismën time dhe më kanë inkurajuar në vazhdimësi, të bindur se qëllimi që i kisha vënë vetes dhe platforma që kisha shpallur për t’i dhënë një shtytje të ndershme demokratizimit të partisë, rritjes së pjesëmarrjes së çdo demokrati në politikëbërje dhe vendosjes së një transparence të vërtetë në vendimmarrje, i shërbente vetëm për mirë fuqizimit dhe modernizimit të partisë për ta bërë atë më të aftë të përballojë sfidën e zgjedhjeve që kemi përpara. Keqardhja ime e thellë shkon te këta mijëra demokratë, me të cilët do të kisha qenë i nderuar të vazhdoja veprimtarinë politike.
Në fjalorin tim nuk ekziston fjala “kurrë”. Por e sigurt është se projektet e mia për katër vjetët e ardhshme nuk kanë asnjë lidhje me politikën. Në vitin 2013 unë do të kem saktësisht moshën që kishte Berisha në vitin 1999, kur së bashku ideuam dhe hodhëm në veprim lëvizjen për “Fillimin e ri”
Dhe, për të qenë i qartë deri në fund, emri im në këto zgjedhje nuk do të figurojë në listën e asnjë partie.
Po mbyll kështu sot një jetë politike dhe publike 20-vjeçare. Kam të drejtë të bëj me këtë rast edhe një bilanc të shpejtë. Pa u zgjatur, ndjehem krenar para familjes time në radhë të parë, para dy djemve të mi, bashkëshortes, prindërve të mi të moshuar, dy vëllezërve të mi, tre nipërve dhe dy mbesave, të cilëve nuk u kam lënë asnjë njollë, që do t’i detyronte të rrinin kokulur. Po ashtu, i falënderoj të gjithë të afërmit e mi, të cilët nuk bënë kurrë diçka që i bie ndesh moralit tim dhe do të më detyronte të skuqesha. 20 vjet në jetën e një njeriu janë shumë. U jam thellësisht mirënjohës të gjithëve.
Përfitoj nga rasti t’i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët, të cilët gjatë këtyre 20 vjetëve më kanë besuar e më kanë votuar, qoftë kur kam fituar e qoftë kur kam humbur në sfidat e politikës. Mbështetja e tyre ka qenë dhe do të mbetet deri në fund të jetës time një detyrim i çmuar ndaj tyre dhe ndaj atdheut. Nuk mund të rri pa u përcjellë të njëjtën mirënjohje edhe të gjithë bashkëpunëtorëve të mi nëpër vite, me të cilët kemi ndarë tensionet që sillte përmbushja me nder e përgjegjësive që kisha marrë përsipër. Jam edhe sot i bindur se pa bashkëpunimin e tyre të ndershëm e të palodhshëm, rezultati do të kishte qenë tjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyWed May 20, 2009 1:10 am

Mir po mesa duket Shqiprja po sa ka dorzuar kerkesen per ne BE dhe qdo gje shkon me radh si menduat mrenda nates jo jo kto rregulla shkoj disi ndrishe ,Saj per ket Nato ato do ishim shum te lumtur po te kishin fatin e Shqipris ,qö te radhiteshin nen Ombrellen e Natos po ja qe duhet te mundohen ende deri te ky cil i tyre ,(Nga e paske ket lajm se Maqedoni dhe Mali i zi ne BE ? )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyWed May 20, 2009 4:13 am

Shkup / 19-05-09 / 19:22
Maqedonia fitoi vlerësime të larta në raportin e Komisionit Evropian për përgatitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për liberalizimin e tyre të vizave, sipas burimeve diplomatike të Makfaks-it.

Sipas informatave, Maqedonia fitoi vlerësime të larta në raportin, të strukturuar prej disa blloqeve, i cili është dorëzuar deri te ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.

Vlerësime më të larta Maqedonia fitoi në pjesën e sigurisë së dokumenteve personale dhe të drejtave fundamentale, ndërsa vlerësim më të ulët fitoi në fushën e riatdhesimit, migrimit ilegal dhe rendit publik dhe sigurisë.

Burimet theksojnë se vendimi përfundimtar për atë nëse Maqedonia do të hyjë në zonën e Shengenit do të jetë në vjeshtë, pasi që në ndërkohë do të kalojnë procedurat e zakonshme në Bashkimin Evropian.

Nëse në Maqedoni vendoset liberalizimi i vizave, qytetarët e Maqedonisë lirshëm do të mund të udhëtojnë në Evropë nga 1 janari i vitit 2010. /Makfaks/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyWed May 20, 2009 5:54 am

Petrit, qysh me te thane hej!
makosllavia me e zonja, ka politikanat me te mire?
aliu & thaqi punojn rane per demokratizimin e makosllavis!
Sa te marrin ylberistet e Tiranes hyqymetin en dor e bejn njete demokraci. rrofet interncionalja me pasokun ne kry
sala duhet demasku, duhet diskriminu, rrofeshin G99-tave
rrofet enver hoxha rrofet ppsh-ja me stalinin permendore cep em cem rrofet markesizem-socializmi ne krue me negjmijen e hysni milloshin, a u kenaqe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyWed May 20, 2009 12:02 pm

Ne debat publik me Harvardesen




Me moren ne telefon e me thane, Shpetoi Shqiperia.

C’fare ndodhi pyeta, e me thane ka ardhe Rudina Seseri e i eshte bashkuar Edi Rames.

Pas kesaj bisede telefonike kerkova ne google e ne nje faqe shqiptare ku ne krahe reklamohej konja e Edi Rames, i degjeneruari Erion Veliaj, G99 lexova nje interviste te Harvardeses Rudina Seseri per krizen e konomike.

Niveli i intervistes ishte i denje per nje gjymnazist. Pasojat e krizes jepeshin si shkaqe dhe shpresohej se do te behej me mire ashtu sic ka ndodhur perhere, rastesisht pa permendur pershembull se si ka mundesi qe te kemi lufte dhe recession apo edhe depression, kur dihet se keto e perjashtojne njera tjetren. Ne se keto cikle krizash jane te pashmangshme e te pa ndryeshme (ashtu sic ndrohen stinet) e ne jemi te pafuqishem perse na duhen ekonomistet qofte edhe nga Harvard?



Pervec se eshte Harvardes, Rudina Seseri eshte e antare e Phi Beta Kappa edhe Omicron Delta Epsilon.

Ajo eshte edhe ne bordin e Keshillit Kombetar Shqiptaro Amerikan i cili pretendon te beje avokatine shqiptare por sikurse politikanet e qeveritaret shqiptar shet dhe hesht per shitjen e interesave dhe territoreve shqiptare. Ndoshta kjo eshte edhe arsyeje qe Fatos Nano i ka falur hapesira ne Tirane ketij Keshilli…

Pra na rezulton se Harvardesa Rudina Seseri rezulton te jete kaste e vjeter dhe aspak e re sic kerkojne ta shesin. Ketu nuk kemi te bejme aspak me nje politike te re ndryshimi ne favor te shqiptareve sic kerkon ajo te na e shesi degjenerimin , hajdutlleqet, shitjen e Shqiperise nga Edi Rama, por me nje politike te vjeter qe here pas here na del lakuriq ne publik.

Une e ftoj Harvardesen Rudina Seseri ne nje debat te hapur ne publik per ceshtjet kombetare, politike dhe ekonomike te Shqiperise dhe shqiptareve me pergjithesi.



Mbetem ne pritje.

Sinqerisht,

Petrit Kola
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ramizi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ramizi


Male
Numri i postimeve : 158
Age : 44
Vendi : Tirona
Registration date : 23/02/2009

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptySat May 23, 2009 11:56 pm

po kush te merr ne tel.. ty more po ku ke tru ti ti pergjigjesh kujt ne tel..
dhe aq me teper per politik ...hahahhaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arbeni24
Anëtar
Anëtar
arbeni24


Male
Numri i postimeve : 246
Age : 39
Vendi : Slloveni (Lublan)
Profesioni/Hobi : Biznisman
Registration date : 13/04/2009

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptySun May 24, 2009 12:43 am

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

KJO ESHT VITCA MA E MADHJA E BOTES
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptySun May 24, 2009 12:43 am

Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile", 11 pyetje Berishës rreth korrupsionit qeverisës
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Berisha-duke-menduarGjatë këtij viti elektoral, Kryeministri Sali Berisha e ka kthyer në praktikë pune reklamimin e arritjeve të pretenduara prej tij si dhe synimet e tij personale në qeverisje. Në reklamën e parë televizive të para disa muajve, ku Berisha publikonte numrin e tij celular me qëllim që qytetarët ti denonconin drejtpërdrejt korrupsionin që hasnin në instancat shtetërore, shumë qytetarë e provuan një gjë të tillë por nuk morën asnjë lloj përgjigjeje. Ndërsa para pak ditësh, Berisha shpërndau një sms tek të gjithë numrat e një kompanie telefonike celulare, ku përveç reklamës së punës së qeverisë së tij, ai u kërkonte qytetarëve shqiptarë që ti shkruanin se çfarë ata kërkonin gjatë viteve të ardhshme. Por nëse qytetarëve shqiptarë, tashmë nuk u intereson ti shkruajnë Berishës për probleme jetësore të cilat e dinë mirë se nuk do të marrin përgjigje, është shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile", ajo që mendon ti përfaqësojë qytetarët duke i kërkuar publikisht kryeministrit Berisha, të përgjigjet për disa probleme me të vërtetë madhore që edhe pse një pjesë e tyre kanë ndodhur disa vite më parë, ende sot e kësaj dite nuk u është gjetur zgjidhja. Mes morisë së ngjarjeve që mund të kenë ndodhur në vendin tonë gjatë këtyre viteve, për të cilat kryeministri Berisha sigurisht që mund të ketë përgjigje, kjo shoqatë ka përzgjedhur vetëm 11, disa prej të cilave janë edhe të “freskëta” për memorien e kryeministrit dhe të të gjithë shqiptarëve. Vjedhje në përmasa të mëdha; diskriminime, tortura dhe vrasje të personave jo të parëndësishëm në shoqërinë shqiptare; vjedhje votash; apo ngjarje tragjike të ndodhura për shkak të korrupsionit të qeverisë Berisha, janë vetëm disa nga problemet që kjo shoqatë ka përzgjedhur për kryeministrin Berisha, nga i cili kërkojnë përgjigjen e premtuar prej tij."
INderuar z. Kryeministër. Anëtarsia dhe Stafi Drejtues i Shoqatës tonë, pasi lexoi me kujdes mesazhin tuaj, iu kthen përgjigje në numrin tonë të celularit 001-226-868-0282, për pyetjen që na keni drejtuar me mesazh, në numrin tuaj të celularit 067 20 00 410. Në katër vitet e ardhshme, ne si shoqate na intereson që të përgjigjesh para drejtësisë për; trafikun e Naftës me Millosheviçin në vitin 1994; për vjedhjen e pasurisë publike në përmasa të mëdha gjatë viteve 1992-1997; për rrëmbimin, torturimin, dhe vrasjen e z. Remzi Hoxha; për vjedhjen e votave më datë 26 Maj 1996; për dhunën ndaj opozitës më datë 28 Maj 1996; për dhunën, vrasjet, dhe grabitjet gjatë vitit 1997; për vjedhjen e pasurisë publike në përmasa të mëdha gjatë viteve 2005-2009 nga ju dhe nga familja juaj biologjike dhe politike; për dhunën ndaj medias së lirë dhe të pavarur, ndaj biznesit, ndaj institucioneve kushtetuese dhe ndaj qytetarëve të thjeshtë; për Gërdecin; për plagosjen e Anëtarit të Gjykatës së Lartë, z. Ardian Nuni; për vrasjen e deputetit. z. Fatmir Xhindi”, është kjo përgjigja e shoqatës Mbrojtja e të Drejtave Civile, për sms e kryeministrit Berisha.
Denoncimi i shoqatës për lidhjet e politikës me krimin
Vetëm pak ditë më parë kjo shoqatë denoncoi lidhjet mafioze të politikës shqiptare, që për të mbijetuar është lidhur gjerësisht me krimin. Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile", ka përgatitur një informacion, i cili bën fjalë për lidhjet politikë-krim, dhe për përfshirjen e krimit në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e datës 28 Qershor 2009. Kryetari i kësaj shoqate, Ilir Loka bëri të ditur në një njoftim për shtyp pak kohë më parë se informacioni vjen pas sinjaleve që shoqata “Mbrojtja e të Drejtave Civile” ka marrë nga burime të besueshme pranë dy forcave të mëdha politike në Shqipëri.
Sipas kësaj shoqate, deri më sot, shteti shqiptar, në një mënyrë ose në një tjetër, ka mbijetuar si i tillë, duke bërë marrëveshje nën tavolinë me krimin dhe duke e suportuar atë në shumë raste, por, rreziku i instalimit të një pushteti kriminal në Shqipëri është plotësisht i mundshëm, në kushtet në të cilat po zhvillohen përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Shoqata me kryetar Ilir Lokën, ka bërë të ditur gjithashtu se varfëria e tejskajshme e popullsisë shqiptare dhe lufta e egër politike që zhvillohet në Shqipëri, në mes të kampeve kundërshtare, më shumë se kurrë do e drejtojë politikën shqiptare drejt një aleance politike me krimin e organizuar dhe atë ordiner. Sipas kësaj shoqate, një bashkëpunim i tillë politikë-krim është më se evident në këto zgjedhje.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptySun May 24, 2009 12:45 am

Korrupsion në portin e Durrësit, firma austriake rivale me filialin e saj, fiton tenderin 1 milionë dollarë
Skandalet e qeverisjes s’kanë të sosur
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Autoriteti-portual-drNjë skandal i rëndë ka ndodhur me një tender me vlerë rreth 1 milion dollarë në portin e Durrësit. Në të vërtetë ky port ka qenë një arenë e vërtetë shkeljesh dhe abuzimesh të raportuara edhe nga raportet e vazhdueshme të KLSH, por deri tani asgjë nuk ka ndodhur me ata që i kryejnë këto shkelje. Tenderi në fjalë është një rast fare i qartë korruptiv ku në një tender marrin pjesë dy firma dhe fiton njëra por problemi qëndron që të dyja këto konkurrente janë e njëjta firmë. Pra drejtori i portit, Eduard Ndreu ka dashur t’ia japë këto 1 milion dollarë një firme të përcaktuar qartë me qëllim të hapur korruptiv. Mjafton një pikësynim “i mirë” nga ana e drejtuesve të Autoriteti Portual Durrës, dhe kjo realizohet me çfarëdolloj kosto. Bëhet fjalë për tenderin “Kryerja e Shërbimit të Mirëmbajtjes Teknike të Mekanizmave të APD. Për këtë çështje thirret një kompani e huaj e quajtur “HPC”, të cilës i kërkohet të bëjë të mundur realizimin e tenderit të mësipërm duke bërë një studim për të përcaktuar një fond limit të kënaqshëm për të realizuar këtë procedurë. Në këtë studim përcaktohen të gjitha llojet e shërbimeve që do të kryhen nga operatori privat si dhe një numër minimal punonjësish për të realizuar këtë shërbim.
Pasi ka përfunduar studimi merret një vendim nga këshilli drejtues i APD me nr.29,date 16/06/2008 që i hap rrugë procedurës për shpallje tenderi “Kryerje Shërbimi të Mirëmbajtjes Teknike të Mekanizmave të APD” nga një operator privat. Dhe nga ky vendim shkurtohen 105 punonjës të Autoritetit Portual Durrës, të cilët e kryejnë aktualisht këtë shërbim. Këtu vlen për t’u përmendur që në Autoritetin Portual ekzistojnë dhe studime të tjera që lidhen drejtpërsëdrejti me këtë proces, por të cilat hidhen poshtë për të realizuar objektivin e drejtuesve aktualë të APD. Qëllimi është i qartë, rritja e fondit limit dhe zhvatja e lekëve të taksapaguesve shqiptarë. Pas kësaj ngrihet një komision për të bërë specifikimet teknike dhe përcaktimin e fondit limit, te përbërë nga përkrahës të nënshtruar të drejtorit Eduard Ndreut, të cilët kryejnë modifikime në studimin e bërë nga firma “HPC”. Vlen për t’u përmendur heqja e numrit minimal të punonjësve, të cilët do të kryenin këtë shërbim, ndryshimi i fondit limit si dhe shtyrja prej katër muajsh e afatit të hyrjes në fuqi të zbatimit të kontratës, kohë e cila përkon pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
Nga këtu del qartë se i gjithë ky proces ka qenë i paramenduar. Tenderi shpallet për publikim dhe koha e zhvillimit të tenderit është 12 dhjetor 2008 ora 09:00, kohë e cila shtyhet dhe bëhet 18 dhjetor 2008 përsëri ora 09:00 për arsye sepse dërgohet një shtojcë për publikim. Në këtë kohë ngrihet komisioni i vlerësimit të ofertave të përbërë nga: Mehmet Borshi kryetar komisioni, i quajtur ndryshe nga Ndreu, “Toto”, nënkryetar në komisionin e numërimit të votave për qarkun e Durrësit, Luan Ballshi anëtar komisioni, Merita Brati anëtare komisioni. Gjithashtu, përfaqësues të njësisë së prokurimit të përbërë nga: David Gorenxa përgjegjës i njësisë së prokurimit, Emanuela Hysenllari juriste, Joana Ismaili specialiste në këtë njësi.
Në tender morën pjesë dy firma të huaja: 1. TAURUS TECHNO – Hungari, me vlerë të ofruar 98 755 000 lekë pa Tvsh Me adresë: H-1173 Budapest, Pesti UT 8-12, Tel: (1) 253-5080 253-5085, Fax: (1) 253-5030, Email:

\n
taurustechno@taurustechno.hu



This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it




Ndërsa firma e dytë ishte KALMAR - Austri, me vlerë të ofruar 97 787 938 lekë pa Tvsh. Me adresë: Kalmar Hebefahrzeuge HandelsgmbH, Portendorf 8, 9020 Klagenfurt, Tel: +43 463 717 88-0, Faks: +43 463 717 22, Email:

\n
marketing.austria@kalmarind.com



This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it



.
Pas kësaj, u mor vendimi për njoftimin e firmës fituese që shpallet oferta e dytë, pra Kalmar. Të gjitha këto të dhëna janë të publikuara në faqen e APP. Por ku qëndron korrupsioni në këtë tender? Duke kryer një verifikim në faqen ëëë.kalmar.at gjejmë kontratën e lidhur ndërmjet firmës “KALMAR-Austria” dhe Autoritetit Portual Durrës si dhe disa foto të bëra në ambientet e drejtorisë së portit ku ministri Olldashi shtrëngon duart me Ndreun se kanë kryer ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por që në fakt kjo është vetëm një histori korruptive që nuk është e vetmja por ajo e radhës në historinë e korrupsionit të portit të Durrësit. Po tek kjo faqe interneti gjenden të gjitha përfaqësitë e firmës “Kalmar” në disa shtete të Europës. Njëra prej tyre është firma fituese me përfaqësi në Austri, ku sipas procesverbalit të hapjes së tenderit përkojnë të gjitha të dhënat. Po të klikojmë po në këtë faqe ëëë.kalmar.at në përfaqësinë e kësaj firme në Hungari na rezulton firma tjetër konkurruese në tender: TAURUS TECHNO KALMAR-Hungary me po të njëjtën adresë dhe nr. telefoni siç është paraqitur në tender. Nga këto fakte rezulton se në tender kanë marrë pjesë jo dy por vetëm një firmë me dy oferta, gjë që bie ndesh me ligjin e Prokurimit Publik të Republikës së Shqipërisë dhe shkakton një skandal madh.

***********************************
Shkelet ligji i Prokurimeve Publike

Ligji i Prokurimeve Publike, faqe nr. 25-26 të VKM pika 4: “b/1 Asnjë ofertues nuk mund të marrë pjesë në ofertën e dikujt tjetër për të njëjtën kontratë, në çfarëdo lloj kapaciteti. Pjesëmarrja nga një ofertues në më shumë se një ofertë, tek e tek ose me një ofertues tjetër, do të rezultojë në përjashtimin nga procesi të të gjitha ofertave, në të
cilat është përfshirë ofertuesi”. Duket qartë që procesi ka qenë i paramenduar mirë me qëllim nxjerrjen e përqindjeve të fitimit për bosët e portit që janë Ndreu dhe Olldashi. Në tender firma e dytë konkurruese është paraqitur me emrin Taurus Techno dhe me qëllim është hequr fjala Kalmar që tregon se është e njëjta firmë. Por adresa dhe numri i telefonit mesa duket nga shpejtësia nuk janë ndërruar dhe ato janë të njëjta gjë që vërteton se Taurus Techno është në të vërtetë Taurus Techno Kalmar, pra dega e Kalmar në Hungari. Skandali i këtij procesi nuk mbaron me kaq. Ky proces ka vënë në lëvizje shumë hallka korruptive për të siguruar fitimet. Kështu, ndryshohet organograma e APD dhe lëshohen 697 urdhra brenda një dite për spostime dhe emërime të reja ku në këtë organogramë favorizohen përkrahësit e drejtorit të portit Eduard Ndreu . Lëshohen ftesa bashkëpunimi pa asnjë vlerë ligjore për personat e prekur nga ky proces. Kujtojmë se numri i gjithë personelit të APD në vitin 2008 ishte 593 punonjës. Në vitin 2009 ky numër bëhet 697 punonjës, pra shtohen 104 persona në këtë organogramë duke e tejfryrë atë. Theksojmë se megjithëse organigrama e re u miratua në janar të këtij viti, ndryshimet përkatëse u bënë vetëm pas 4 muajsh apo fill pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të Degës së PD ku Ndreu dhe miqtë e tij kandidonin në poste të ndryshme. Nga i gjithë ky proces antiligjor dhe korruptiv preken 105 punonjës apo e thënë ndryshe 105 familje. Tashmë porti i Durrësit me abuzimet dhe aferat korruptiove që ndodhin në të rëndon në xhepat e taksapaguesve shqiptarë por edhe në këto 105 familje që tashmë do të jenë në kushte të një varfërie ekstreme.

*************************************************************
Dy degët e së njëjtës firmë që morën pjesë në tender

Ungarn / Hungary
az Ön magyarországi kapcsolattartója
Richard Ëehner
Taurus Techno Gumi Kft.
Pesti ut 8-12
H-1173 Budapest
Tel.: +36 (1) 253-5085
Fax.: +36 (1) 256-1030
E-mail:

\n
kalmar@taurustechno.hu



This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it






Österreich / Austria
KALMAR HebeFahrzeuge Handelges.m.b.H.
Portendorf 8
A-9020 Klagenfurt
Telefon: +43 (0) 463 - 717 88
Fax: +43 (0) 463 - 717 22
E-Mail:

\n
marketing.austria@kalmarind.com



This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it







Të dhënat e dy firmave konkurruese sipas dokumenteve të tenderit në port që gjenden në faqen e APP

1. TAURUS TECHNO - Hungari me vlerë të ofruar 98 755 000 lekë pa Tvsh
Me adresë:
H-1173 Budapest , Pesti UT 8-12
Tel: (1) 253-5080 253-5085
Fax: (1) 253-5030
Email:

\n
taurustechno@taurustechno.hu



This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it





2. KALMAR - Austri me vlerë të ofruar 97 787 938 lekë pa Tvsh
Me adresë:
Kalmar Hebefahrzeuge HandelsgmbH,
Portendorf 8, 9020 Klagenfurt
Tel: +43 463 717 88-0
Faks: +43 463 717 22
Email:

\n
marketing.austria@kalmarind.com



This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it





Po të vëmë re, del se firma Kalmar Austri është e njëjtë ndërkohë që shikojmë konkretisht firmën tjetër pjesëmarrëse dhe e krahasojmë atë që publikohet në faqen e Kalmar në Austri. Firma pjesëmarrëse në tender Taurus techno e ka adresën H-1173 Budapest, Pesti UT 8-12 ndërsa adresa e degës së Kalmar taurus techno në Hungari është e njëjta Pesti ut 8-12, H-1173 Budapest. Shikojmë numrat e telefonave që janë edhe ata të njëjtë pra gjithçka përputhet dhe konkluzioni është që në tender kanë marrë pjesë dy degë të së njëjtës firmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptySun May 24, 2009 12:46 am

Nga Koha Jone.



E pra un jam Katoliku Fran,



Qysh ne hapje Katoliku Fran ju defton se Berishes shqyptaret kane me ja nxjerr shpirtin prej bires s’bythes e thonjet kan me ja ndue n’fyt.

Kata gja Salua e din mire se nuk asht budall, e ne kofte budall kat gja ja tregon motra e Mao Ce Dunit si Berisha e ka marr per nuse t’vet. Asht pra kjo kinezja Sllobodank. E ne se kjo motra e Mao Ce Dunit, gruja a Sales nuk po i defton, ja defton Fazllica a Mugoshica si gjan si pederas e si i flen cdo nat tek shpia.

Pra Salua e ka t’ qarte c’ka ka me e gjet, e per me i dale shpriti ma kollaj, pa shume mundim, Saloja asht prokupum tuj zgjeru birn e b’thyes s’vet qe shpirti i tij kur te vij momenti ta ket ate rrugdalje te zgjerume e te zhbllokume sikurse tunelet e Kalimashit q’ ka grabit Basha pik.


Katoliku Fran
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptySun May 24, 2009 8:02 pm

Ilir Gazeli, drejtor i spitalit “Ismet Shushi” në Delvinë dhe kandidat për deputet i PR-së në qarkun e Vlorës, rrëfeu dje se si u dhunua teksa shkonte për në shtëpi.
Në ç’rrethana ndodhi që u sulmuat dhe u goditët dhunshëm një ditë më parë, zoti Gazeli?
Isha duke shkuar për në shtëpi pasditen e së premtes dhe më kishin zënë pritë në mes të qytetit. Më qëlluan dhe rashë pa ndjenja. Nuk pashë dhe nuk mbaj mend asgjë.
Si e njohe atëherë, personin të cilin e keni denoncuar?
Këtë ma thanë personat që atë moment ishin pranë meje. Nuk e vë fare në dyshim se Shkëlqim Isufi është person i njohur për ushtrim dhune, jo vetëm ndaj meje. Edhe policët e shërbimit janë kërcënuar po atë ditë nga ai, pasi ai është mësuar të bëjë cubin në Delvinë.
Është thënë që ai e ka bërë me “fuqinë” që i jep njohja si militant i PD-së. Është e saktë?
Ai vepron kështu se është i përdorur kundër meje nga njerëz të veshur me pushtet nga PD-ja. Por, jo se është militant i saj. PD-në në Delvinë e kam themeluar unë, dhe as ai, e as frymëzuesit e tij. Ndërsa, ajo që ndodhi është dhunë e hapur politike. Unë jam kandidat për deputet të PR-së në Qarkun e Vlorës, më njohin e njoh shumë në këtë zonë dhe jam i sigurt në fitore. Po, kjo nuk i intereson të tjerëve dhe dhunuesit që bëjnë presion të hapur ndaj meje e familjes sime.
Po cilat mendon se janë motivet e këtyre sulmeve?
Motivet nuk janë vetëm të sotme. Kanë rrjedhojë që para shumë kohësh, pas emërimit tim drejtor spitali në Delvinë. Problemi është se unë u prisha skemat me emërimin tim drejtor në spital.
Është ky një episod i përsëritur?
Presionin e parë dhe goditjen e parë të tij e ka pritur djali im. Kishte vetëm disa ditë që kishte ardhur nga emigracioni, dhe pa asnjë shkak e arsye u godit nga i njëjti person dhe klani i tij. Ishte duke ngrënë bukë në një lokal dhe goditjen e dytë e pësoj unë.
A qëndron se shkak i ngjarjes është fakti që ti ke prishur kontratën e karburantit të institucionit në pikën e Shkëlqim Isufit?
E kam dëgjuar këtë alibi. Por, ata nuk kanë ardhur asnjëherë për të debatuar më për këtë problem. Si ka mundësi?
Çfarë mendoni si hapa të mëtejshëm?
Do flas sa të mundem. Ajo që ka mbetur është vetëgjyqësia, nëse Drejtësia nuk do japë drejtësi. Nuk mundem të flas më, se jam në reanimacion.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyTue May 26, 2009 5:13 am

Më poshtë vijon dëshmia e plotë e Çelmetës.


A mund të na thoni, nëse e njihni shtetasin Kosta Trebicka? Nëse po, në ç’rrethana?


Unë e njoh shtetasin Kosta Trebicka. Me këtë shtetas kam një miqësi prej një periudhe kohore rreth 5-vjeçare. Shkas për njohjen me këtë shtetas ka qenë fakti se bashkëshortja ime ka përfunduar masterin me bashkëshorten e Kosta Trebickes për “Menaxhim Biznesi”. Më pas, kemi pasur miqësi familjare me të dhe ky shtetas është personi, i cili ka pagëzuar djalin tim.


Në deklarimin e tij, shtetasi Kosta Trebicka deklaron se në një takim që ky shtetas ka zhvilluar me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ndërmjetës i këtij takimi keni qenë ju! Ç'mund të deklaroni lidhur me rrethanat dhe detajet e këtij takimi?


Është e vërtetë se unë kam qenë prezent në takimin ndërmjet shtetasit Kosta Trebicka me ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ky takim është kërkuar nga Kosta Trebicka. Konkretisht, dua të deklaroj se Kosta Trebicka rreth një vit me parë, datën dhe ditën e saktë nuk e kujtoj, më ka thënë se donte të zhvillonte një takim me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ai më ka thënë se kishte një punë me një firmë amerikane për paketimin e municioneve dhe posedonte disa dokumente. Për mbarëvajtjen e biznesit që kishte ndërmend, duhej patjetër të kontaktonte me ministrin e Mbrojtjes. Sipas kontakteve që kisha me të (Kosta Trebickën), ai donte ta zhvillonte këtë takim me ministrin privatisht dhe nuk kishte gjetur personin e duhur për t'ia mundësuar. Unë ndërkohë ia kam marrë përsipër ndërmjetësimin për takimin me ministrin, pasi ish-ministrin unë e njihja prej vitesh dhe kisha marrëdhënie të mira. Siç përmenda, datën dhe ditën e saktë nuk e mbaj mend, por rreth orës 16.30 i kam telefonuar zotit Mediu, i kam thënë se një miku im dhe konkretisht nuni i djalit tim, i quajtur Kosta Trebicka, kërkonte të zhvillonte një takim me të e të pinte një kafe. Zoti Mediu është treguar i gatshëm për takimin, dhe pas rreth 10 minutash nga momenti i telefonatës ka zbritur nga banesa e tij dhe jemi takuar në një bar kafe të quajtur “Destil”, në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa”. Jemi ulur në kafe dhe kam bërë prezantimin midis ministrit të Mbrojtjes, zotit Mediu, me shtetasin Kosta Trebicka, duke prezantuar edhe raportet e mia me të dy. Pasi kam bërë prezantimin, jam ngritur nga tavolina dhe i kam lënë të dy të bisedonin me njëri-tjetrin. Zoti Mediu më ka thënë se nuk ishte e nevojshme që të ngrihesha, pasi ky ishte një kontakt midis miqsh dhe nuk kishte diçka të fshehtë për të biseduar. Zoti Trebicka i ka prezantuar ish-ministrit disa dokumente që nga sa mbaj mend, Kosta Trebicka i ka thënë ministrit se ishte përfaqësues i një firme amerikane që kishte aktivitet në paketimin e fishekëve. Zoti Mediu me mirësjellje ka parë dokumentacionin që dispononte Kosta Trebicka dhe në moment ka bërë dy telefonata, një në drejtim të ambasadës amerikane, në gjuhën angleze, që nga sa unë e njoh gjuhën angleze, ka thënë se duhej të takohej me personin, të cilit i telefononte në zyrën e tij po atë ditë. Unë kuptova se personit të ambasadës i ka thënë se duhej që me të të verifikonte disa dokumente (që kishin të bënin me dokumentacionin e Kosta Trebickës). Ish-ministri ka bërë edhe një telefonatë tjetër, që nga sa kam kuptuar ka qenë funksionar i Ministrisë së Mbrojtjes, të cilit i ka thënë që të shkonte në zyrën e tij pak më vonë për t’u sqaruar lidhur me disa dokumente, pra që kishin të bënin me çka bisedoi me Kostën. Pasi kemi qëndruar rreth 10 minuta në lokal, ish-ministri nuk ka parë në detaje dokumentacionin, për të cilin foli me Kosta Trebickën, por i tha atij se do të komunikonte përsëri, pasi të sqaronte gjithçka me personat kompetentë dhe që kishin informacionin e duhur lidhur me këtë çështje. Janë ngritur, kanë përshëndetur përzemërsisht njëri-tjetrin dhe janë larguar. Kjo është gjithçka unë kam ndërmjetësuar midis Kosta Trebickës dhe ish-ministrit të Mbrojtjes siç e deklarova më sipër.


Keni pasur ndonjë kontakt më vonë me shtetasin Kosta Trebicka lidhur me problemin e tij ose bisedën që bëri me ish-ministrin?


Unë jam takuar me Kosta Trebickën në vazhdimësi, pasi, siç përmenda, kam lidhje miqësore familjare, por nuk kam të dhëna se si kanë shkuar bisedat midis tij dhe ministrit për biznesin që donte të kryente përveç faktit që një moment ai me ka thënë se e kishte humbur mundësinë për të zhvilluar aktivitetin që ai kishte ndërmend, për të cilin kishte kontaktuar me ish-ministrin. Kjo është gjithçka doja të deklaroja dhe deklaroj gjithashtu se në media kam dëgjuar që Kosta Trebicka është shprehur se gjatë takimit që ai ka pasur me ish-ministrin Fatmir Mediu në prezencën time, ish-ministri është sjellë me arrogancë dhe mendjemadhësi me të, fakt i cili nuk është i vërtetë, pasi sjellja e ish-ministrit ishte shumë dashamirëse dhe me shumë korrektesë e etikë ka trajtuar Kostën për gjithë bisedën dhe kërkesën e tij.




Dëshmia e Mediut: Unë po sjell amerikanë për të demontuar


Dëshmia e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, përballë prokurorëve pak a shumë përmban ato mesazhe që ai ka thënë prej kohësh publikisht, që vendimi ka marrë pëlqimin e Këshillit të Ministrave, që urdhrat e dalë nga ai janë konform ligjeve, e që Shtabi i Përgjithshëm ishte në dijeni të gjithë këtyre veprimeve dhe i kishte deklaruar ministrit që gjërat kanë shkuar mirë.
Mediu përdor për këtë dhe një vizitë të vetë shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, në Gërdec.
Por ajo që bie në sy gjatë kësaj dëshmie është se gjatë gjithë kohës Mediu përdor emrin NATO, Departament Shteti, Marrëveshje e Stabilizim-Asociimit, e një seri akronimesh që lidhen me këto të fundit për të ilustruar gjithë punën e tij për demontimin e armëve, që kulmoi me ngjarjen e Gërdecit.
Mediu përmend përpjekjet e tij personale që të tërheqë sa më shumë amerikanë në këtë çështje. Fakti që shpesh e përmend emrin e SAC si një kompani amerikane duket si një presion që u bëhet prokurorëve për t’u thënë se edhe aty ka gisht pak Amerika.
Dëshmia e tij është komplet në vijë të drejtë me artikulimin e tij publik, por dhe jopublik, ku shfaqet hapur tendenca për të përdorur hapur mbështetjen e amerikanëve në reformat shqiptare. Edhe në dëshmi nuk mund të mos shfaqet ky moment i Mediut, që gjithmonë e paraqet veten si njeri të aleatëve.
Madje, një përpjekje e tillë për një moment u duk sikur implikoi dhe ambasadën amerikane në vendin tonë, për të cilën një komision i Kongresit nisi dhe një hetim. Por, pas disa kohësh u arrit në konkluzionin se asnjë zyrtar i ambasadës amerikane në vendin tonë nuk ka qenë i implikuar në këtë aferë.


Pjesë nga dëshmia e Fatmir Mediut


- Jam vënë në dijeni të projekteve të mëparshme dhe të mundësive për projekte të tjera. Kemi patur kapacitete të brendshme për demontim, të realizuara në ish-uzinat ushtarake të Poliçanit, të Gramshit dhe të Mjekësit. Gjithashtu, ka patur kontrata me agjenci të huaja, shtetërore ose private, të financuara nga vende donatore, siç është rasti i Mjekësit me agjencinë NAMSA, e cila është agjenci e NATO-s dhe me financim nga vende të ndryshme, ku sponsor kryesor ka qenë Kanadaja.
- Një projekt tjetër i rëndësishëm ka qenë eliminimi i agjentëve kimike në Qafë Mollë. Projekt tjetër ka qenë për eliminimin e minave detare, ku ka fituar kompania SAIC, e cila është një kompani private. Në këtë rast kompania është përzgjedhur nga qeveria amerikane.
- Dua të theksoj se demontimi i municioneve është një prioritet për Ministrinë e Mbrojtjes, që buron nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, e cila është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe parashikon eliminimin e municioneve të tepërta deri në vitin 2010. Një gjë e tillë është e parashikuar gjithashtu dhe në Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe në mënyrë më të veçantë në tryezën e tretë për sigurinë. Ky detyrim parashikohet gjithashtu në procesin e anëtarësimit në NATO, të cilat vlerësohen në mënyrë vjetore në strukturat përkatëse të NATO-s dhe dokumentin e PARPI-t i NATO-s që është specifik për problemet e Forcave të Armatosura.
- Dua të shtoj se politika e demontimit është një politike që ka kohë që ka filluar dhe nuk filloi, kur unë u emërova ministër i Mbrojtjes dhe jemi përpjekur të tërheqim asistencën teknike, por dhe mbështetjen financiare nga vendet anëtare të NATO-s. Ne si ministri kemi patur bashkëpunim me NAMSA-n, me SHBA, Departamentin e Shtetit dhe atë të Mbrojtjes.
- Kemi pasur disa projekte me SHBA, ku më domethënës ishte “Projekti i Qafë-Mollës” që synonte eliminimin e elementëve kimike që kanë qenë me një rrezikshmëri shumë të lartë.
- Po kështu, kur kam qenë ministër, kam mundur të tërheq fonde nga Departamenti i Shtetit për shkatërrimin e municioneve.
- Dua të shtoj se deri në atë kohë, në të gjitha kontaktet që unë kisha, në të gjitha vizitat dhe kontaktet zyrtare që unë kam patur me
përfaqësuesit e vendeve të NATO-s, e kisha si prioritet të bisedimeve të kërkoja ndihmë financiare apo donacione e asistencë teknike për demontimin e municioneve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyTue May 26, 2009 5:15 am

Hipokrizia me ligjin e dosjeve

Nga Mero Baze

Ligji aq shumë i debatuar për pastërtinë e figurave, i bllokuar në Gjykatë Kushtetuese, është hedhur së pari në kosh nga vetë hartuesit e tij. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur në listën e kandidatëve për deputetë figura, për të cilat ka bërë vetë deklarata të qarta, nga pozicioni i ish-presidentit, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Në këto kushte më duhet të përshkruaj dy prej këtyre rasteve.
Një kandidat për deputet i listës për Korçën, i cili ka qenë një ish-zyrtar i lartë në mandatin e parë të PD dhe në qeverinë e zotit Fino, anëtar i kabinetit, ka pasur një konflikt të fortë me Berishën menjëherë pas vitit 1997. Në përpjekje për ta kuptuar konfliktin e tij me Berishën, humba një kohë të gjatë të mësoja se çfarë kishte ndodhur. Në vitin 1999 ky zotëri më kërkoi ta ndihmoja përmes shtypit, por dhe përmes ndikimit pranë Berishës që të përfshihej në listën e Këshillit Kombëtar të PD. Premtimi i tij ishte se ai do të ishte një luftëtar kundër Genc Pollos, Ferdinand Xhaferrit dhe grupit të mbështetësve të tyre. Për shkak të bezdisë që të ngjallte këmbëngulja e tij, m’u desh t’ia përcjell këtë kërkesë Sali Berishës. Sapo ia thashë, ai u egërsua papritur dhe më tha se zotëria në fjalë ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, edhe pse ka qenë në burg politik. Këtë më tha me kompetencën e ish-presidentit që i ishte dashur të verifikonte figurën e tij. Më pas më tregoi se si në mes të krizës shtetërore të vitit 1997, kur ishte formuar kabineti i Bashkim Finos dhe Berisha po përpiqej të gjente një pasardhës të pranueshëm për në krye të SHIK, socialistët i propozuan përmes Finos pikërisht emrin e këtij personi që ishte praktikisht ministër i tij. Berisha e shpjegoi këtë me faktin se, duke qenë se ishte bashkëpunëtor Sigurimi, ai ishte ende peng i socialistëve dhe ata deshën ta përdorin kundër tij. Kjo, sipas tij, ishte arsye e fortë që ai të mos ta pranonte kurrë në parti atë person. Tashmë, fare papritur e ka pranuar dhe e ka vënë kandidat për deputet në qarkun e Korçës.
Rasti i dytë është po ashtu me një kandidat të PD në Lezhë, në vend të sigurt për deputet. Më është dashur po ashtu në vitin 2005 ta propozoj për anëtar të KOP së bashku me Apollon Baçen, por Berisha ma refuzoi emrin e tij duke më thënë se ka qenë bashkëpunëtor. Në vend të tij u pranua emri i Agron Tufës, një bashkëpunëtori tjetër të gazetës “TemA”. Tashmë, edhe pse shumë njerëz mund ta kuptojnë për kë bëhet fjalë, s’po ia përmend emrin për etikë, por s’mund të rri pa kërkuar prej kryeministrit që ka hartuar ligjin e dosjeve ta zbatojë atë i pari, edhe pse ai gjendet i bllokuar në gjykatë. Në listën prej 140 deputetësh mund të ketë dhe të tjerë të tillë, për të cilët ne nuk kemi informacion zyrtar. Por tallja me ligjin e dosjeve dhe përdorimi i tij në mënyrë selektive vetëm ndaj kundërshtarëve të kryeministrit është një fyerje e madhe për ata që kanë vuajtur nga regjimi komunist dhe që duan realisht dënimin e së kaluarës. Debati për hapjen e dosjeve dhe pastrimin e institucioneve prej tyre u keqpërdor deri në fund, duke u bërë i pazbatueshëm dhe represiv vetëm nga pikëpamja verbale, sa të trembte ca gjykatës dhe prokurorë që i kanë shërbyer diktaturës me të njëjtin zell që po i shërbejnë sot Berishës duke i mbyllur gjithë çështjet e mëdha të korrupsionit.
Zoti Berisha kishte parashikuar që ligji i pastërtisë së figurave t’u ndërpriste mandatin deputetëve spiunë, ndërsa sot ai po fut me vetëdije ish-bashkëpunëtorë Sigurimi në Kuvend. Dy rastet që përmenda më lart janë së paku dëshmi nga kontaktet e mia personale me zotin Berisha dhe unë s’jam i sigurt, nëse ai ka gënjyer atëherë apo po gënjen tani. Di të them se ai nuk ka një raport të vërtetë dhe të sinqertë me të shkuarën komuniste të këtij vendi dhe vazhdon ta përdorë dhe ta mjelë komunizmin njësoj siç e ka përdorur para 20 vitesh, kur ishte pjesë e atij sistemi.
Dënimi i krimeve të komunizmit dhe pastërtia e figurave në politikë duhet të reflektoheshin së pari te lista e PD, e cila mori një iniciativë të vonuar ligjore për këtë çështje. Por, siç shihet që nga larg, ajo nxin e tëra nga njerëz, të cilët ai i ka marrë peng për shkak të së shkuarës së tyre dhe jo të ardhmes që do t’i japin politikës shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arbeni24
Anëtar
Anëtar
arbeni24


Male
Numri i postimeve : 246
Age : 39
Vendi : Slloveni (Lublan)
Profesioni/Hobi : Biznisman
Registration date : 13/04/2009

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyTue May 26, 2009 6:29 pm

petritkola


JAM I BESIMIT SE TI JE SOCJALIST!

CFAR JAN KETO SHKRIME ANTI-BERISHE????

TE LUTEM NUK MUNDESH ME ARRITE ASGJE ME KETO SENDE.

LERINI PERQARJET NE SHQIPERI SOCJALISTE-DEMOKRATE POR BASHKPUNONI SE U KENDAQEN HASEMIT E TON SHQIPETAREVE TU QESH ME NEVE.......

MJAFT ESHT MJAFT.......

PS:::::: SALI BERISHA NUK ESHT POLITIKAN I SHKELQYAR POR NE PERIUDHEN E TIJ KA BER SHUM SENDE TE MIRA.....

ne ket vend dua te ceki ANTARSIMIN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE NE NATO....

nje sukses i papagueshem......
(dhe jo nuk esht sukses vetem i Berishes por Berisha esht ne ket moment ne krye te shtetit)


RRNOFT KOMBI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyTue May 26, 2009 7:15 pm

O arben!
sala nuk shtiri shqiperin ne nato po greku!
Ai Amerikani qe ka propozue eshte grek!
Ja nin zanin me vone!Qka dote del!
Sala eshte ne sherbim te serbise dhe grekut! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arbeni24
Anëtar
Anëtar
arbeni24


Male
Numri i postimeve : 246
Age : 39
Vendi : Slloveni (Lublan)
Profesioni/Hobi : Biznisman
Registration date : 13/04/2009

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyTue May 26, 2009 8:02 pm

o detektiv cfar emeri ke ngjite e spaske lidhje me pune te detektivave.......

qka ju kini flug Berishes more keshtu marre esht ncncncnc, shum karakter te keq kan shum shqipetar.......katastroffff......

e sa i perket qe na ka shti greku ne nato ather veq ma mire koka, se tash ai kadal kadal ka mu zbut:-)) nese e din ''kushtetuten e natos'' duhesh me e dit se cfar ka me ba tash greqija:-))

NUK KA LOJRA ME:-PPPPP




RRNOFT SALI BERISHA; HASHIM THAQI E ALI AHMETI......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! EmptyTue May 26, 2009 9:18 pm

Po unr vrt detektiv jam,ska nevoj me me msue se si zbuloi njerezit!
Po qfar mire !
Qka po thue ,Sala miku i fazliqit fazliqi miku i grekve!
Populli shqiptare dhe tokat dalngadal po coptohen dhe shkaterrohen.
Po a pe sheh qfare logjike kemi i lavderojm humbjet! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 7Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» Dilaver Goxhai: Sali Berisha dhe Opozita
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: