Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Djali Dhe Magjistari

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Djali Dhe Magjistari Empty
MesazhTitulli: Djali Dhe Magjistari   Djali Dhe Magjistari EmptyTue May 05, 2009 12:48 pm

Nese imagjinata eshte veper e mendjes njerzore ,atehere realiteti eshte veper e vullnetit hyjnor, prandaj realiteti eshte perhere me i fuqishem se imagjinata dhe eshte burimi nga i cili ushqehet imagjinata njerezore...
-
"Kjo eshte nje histori qe sa here them ose e lexoj me vjen te qaj eshte komentimi i ajeteve ne kuran te SURES BURRUXHE e cila iu zbrit profetit Muhamed a.s per ti treguar per ngjarjen qe kishte ndodhur para se te zbriste kurani per ti treguar besimtareve muslimane qe vuanin ne ate kohe nga maltratimet dhe torturimet e jobesimtarve se ka pasur popuj para jush qe jane sprovuar per shkak te besimit te tyre ne Zotin nje te vetem"
Nga popujt para jush ishte nje mbret qe kishte nje magjistar.Magjistari i sherbente mbretit per ti mbajtur njerzit te shtypur dhe per tiu bindur mbretit verberisht.Magjistari kur u moshua i tha mbretit, tani une jam bere burre i vjeter. Me gjej nje djale qe ti mesoj magjine.qe me ane te tij ti mbash njerzit ne nenshtrim .qe me magjine e tij ti hutoje njerzit dhe ato mos te kundershtojne ty.Keshtu mbreti i coi nje djalosh per te mesuar magjine.Nje here kur djaloshi shkoi tek magjistari rruges takoi nje plak besimtare i cili po i lutesh Zotit.Djali u be kurioz dhe iu afrua dhe e pyeti se kujt po i lutej .Plaku besimtare i tregoi -Une po i lutem Allahut Krijuesit te qiejve dhe tokes.Atehere djali i tha plakut besimtar se a nuk eshte mbreti Zoti yne .Jo -i tha plaku besimtar ,-Mbreti eshte njeri si ti dhe une Zoti yne eshte Allahu qe ka krijuar qiejt token diellin henen,ujin ajrin me te cilat ne jetojme pra gjithcka .Djali u habit dhe filloi ta degjonte me kureshtje dhe kjo po i sillte nje kenaqesi ne zemren e tij.Atehere djali iu lut plakut besimtare qe ai ta mesonte per Zotin e tij.dhe plaku besimtare pranoi.Sa here djali shkonte per tek magjistari ,djali shkonte e mesonte tek plaku besimtar qe ishte rruges dhe bisedonte me te rreth KRIJUESIT FUQIPLOTE .Keshtu vepronte cdo dite djali mirepo meqe vonohej nga mesimet e plakut besimtare, magjistari e rrihte djalin, por djali nuk i tregonte se me ke ishte .Sa here magjistari e pyeste pse vonohej ai i thoshte se vonohej nga njerzit e shtepise dhe kur njerzit e shtepise e pyesnin pse vonohej ai thoshte qe vonohej tek magjistari.Nje dite kur po shkonte tek magjistari rruges pa disa njerez te cilet iu ishte prere rruga nga nje kafshe.Atehere djali tha -Sot do ta marr vesh magjistari eshte me i mire apo besimtari-! Keshtu qe mori nje gure dhe tha -O ALLAH !Nese veprat e plakut besimtare jane me te mira tek ty se ato te magjistarit, ateher mbyte kete krijese qe njerzit mund te kalojne.Pastaj e qelloi me nje gur dhe kafsha u rrezua dhe njerzit kaluan duke u cuditur me mrekulline e djalit.Djali i gezuar dhe i mrekulluar nga kjo gje shkoi me vrap tek plaku besimtare dhe i tregoi ate qe i kishte ndodhur.Plaku e degjoi dhe ne fund i tha.-Biri im! Sot ti je me imire se une, ti ke arritur shume! Prandaj ti do te sprovohesh me besimin tend dhe nese te ndodh ndonje sprove ti mos trego per mua.Mbas asaj dite djalit fillun ti jepshin mrekulli te tjera si pasoje e lutjeve te tij drejtuar Zotit ai filloi te sheroi njerzit nga semundjet e lekures verberia e lindur lebra etj.Nje oborrtare i mbretit degjoi per djalin dhe mrekullite e tij shkoi tek ai i coi disa dhurata dhe i tha-te gjitha keto dhurata jane per ty me kusht qe te me sherosh mua.-Djali iu pergjigj me nje pergjigje te sinqerte-Une nuk sheroj askend Vetem Zoti eshte ai qe sheron .Pra nese beson Allahun si Zot dhe jo mbretin dhe elute ate Ai patjetre do te sheroje ty.Ai tha ;Une besoj se ska Zot tjeter pervec Allahut dhe mbreti eshte njeri i thjeshte si ne.Pastaj ju lut Allahut per sherim dhe Allahu ia ktheu syte.Kur shkoi tek mbreti dhe u ul afer atij ,mbreti e pyeti me habi -Te paska ardhe shikimi si keshtu.Obortari iu pergjigj-Allahu ma ktheu shikimin! Mbreti i xhindosur duke bertitur i tha ! A ke Zot tjeter pervec meje.Zoti im eshte dhe Zoti yt ai eshte Allahu krijuesi i qiejve dhe i tokes dhe ti je vetem se njeri.Mbreti i inatosur e kapi dhe i dha urdher rojeve qe ta rrahin dhe ta torturojne derisa te tregonte se kush ia kishte mesuar per keto gjera derisa ai i tregoi per djalin nga torturat e medha.Mbreti i coroditur per djalin te cilin e kishte cuar per te mesuar magjine qe me ate ti genjente njerzit qe ai ishte zot duke bertitur dhe uluritur i dha urdher rojeve!-Ma sillni djalin menjehere ketu. Rojet te frikesuar nga egersia mbretit shkuan tek shtepia e djalit e moren dhe e sollen ne keshtjellen e mbretit.Kur e sollen djalin mbreti i terbuar e pyeti 1-O djalosh! A ka arritur dija jote e magjise sa te sherosh semundjet dhe verberine.Djali iu pergjigj !-O mbret une nuk sheroj askend Allahu eshte ai qe sjelle sherimin me te vertete.Mbreti u terbua fare dhe tha.Merreni dhe torturoni derisa te tregoje se kush ia ka mesuar keto.Djali i njome nga torturat e shumta duke qare u tregoi per plakun besimtar me te cilin ai kishte mesuar.Mbreti urdheroi ushtaret e tij qe tia sillnin plakun besimtare menjeher ne pallat .Shkuan ushtaret dhe e moren plakun besimtare dhe ia sollen mbretit.Mbreti i xhindosur duke bertitur i thote.hiq dore nga besimi yt tek Zoti dhe feja jote.Plaku duke buzeqeshur i tha!-Kurre!.Atehere mbreti urdheroi qe te merrnin nje sharre dhe ia vendosi ne mes te kokes derisa e sharroi ne dy pjese.(lotet kullojne nga zemrat)E mori mbreti katil oborrtarin dhe i tha!- Hiq dore nga besimi yt tek Zoti. Oborrtari megjithese pa skemen rreqethese se cfare i kishte ndodhur plakut besimtare ai i tha mbretit!- O mbret ti je njeri pse duhet te besoj une ty per Zot.Zoti im eshte Allahu Krijuesi i qiejve dhe i tokes.Atehere mbreti urdheroi qe tia hiqnin mishin me kreher duke ia gerryer deri ne kocka dhe ta sharronin pergjysem.!.......Mbas kesaj ai i tha djaloshit hiq dore prej besimit tend dhe fese tende.Por djaloshi nuk pranoi.Ai tha sikur edhe mua te me besh si ato nuk e mohoj Zotin tim.Mbreti urdheroi disa ushtare qe ta merrnin djaloshin dhe ta hudhnin nga maja e malit (sepse fama e tij ishte hapur shume tek njerzit qe te dukej sikur kishte rene) nese ai nuk e mohon fene e tij por nese e mohon lirojeni.Rruges drejt vdekjes djaloshi i thoshte ushtareve qe mbreti seshte Zot por ai eshte njeri prandaj besoni Zotin tim dhe Zotin tuaj Allahun Krijuesin e qiejve dhe tokes.Por ato nuk e degjonin dhe kur iu afruan majes se malit Djaloshi ngiti duart lart nga qielli dhe u lut!-"O ALLAH SHPETO MUA PREJ TYRE ME CDO GJE QE TI DESHIRON"! Atehere mali u trondit dhe te gjithe ushtaret u rrezuan dhe vetem djaloshi shpetoi.Djali u nis per tek mbreti ,kur arriti atje i tha-O mbret e shikon qe ti nuk je Zot Allahu me ruajti mua dhe i hodhi ushtaret e tuj.Mbreti u terbua dhe dha urdher qe ta merrnin dhe ta conin me barke ne det dhe ta hudhnin qe te mbytej .e moren ushtaret djaloshin dhe e hipen ne varke .po te njejten gje beri djaloshi me ta duke iu thene qe te besonin Zotit e gjithesise.Por ata nuk pranuan .Ateher djalloshi ngriti duart lart dhe u lut.- O ALLAH SHPETO MUA PREJ TYRE ME CDO GJE QE TI DESHIRON"! filloi nje furtune dhe barka u permbys dhe te gjthe ushtaret u mbyten dhe djaloshi shpetoi dhe doli ne breg te detit.U nis per tek pallati i mbretit me krenari dhe besim te patundur ne Zotin e tij.kur arriti atje mbreti u cudit kur e pa .Djaloshi me krenari i tha o mbret ti nuk mund te me vrasesh mua vetem nese vepron ashtusi une te mesoj.Ateher mbreti pranoi vetem per vetem qe te vriste djaloshin.Ateher djaloshi i tha!-Merre gjithe popullin grumbulloje ne nje lendine te madhe dhe me lidh mua tek nje peme merr nje shigjete ti vete edhe me godit duke thene !.-"ME EMRIN E ALLAHUT ZOTIT TE DJALIT". Keshtu veproi mbreti mblodhi popullin ne nje rrafshnalte edhe e lidhi djalin mori nje hark dhe nje shtize dhe tha duke bertitur:"ME EMRIN E ALLAHUT ZOTIT TE DJALIT". .i ra shigjeta djalit ne balle dhe djali vdiq dhe u gezua mbreti me te madhe ,por harroi mbreti qe populli deri ne ato caste e kishte besuar mbretin per Zot por duke pare argumnetet e djalit dhe mrekullite e tij dhe duke degjuar fjalen e mbretit(!.-"ME EMRIN E ALLAHUT ZOTIT TE DJALIT". )gjithe populli filloi te bertase !-"NE KEMI BESUAR ZOTIN E DJALIT".edhe i thene njezit Kjo ishte ajo qe ti kishe frike prej Allahut.Njerzit u bene besimtare te gjithe tani.Mbreti i coroditur me ate te papritur qe i ndodhi e humbi llogjiken e tij dhe dha urdher per hapjen e hendeqeve(gropave) ne krye te rrugeve dhe i mbushen ato me zjarr te madh.Ai i merrte njerzit nje nga nje duke i vene midis dy alternativave ose te bseoni ate si Zot dhe te hiqnin dore nga feja e tyre ose te hudheshin te gjalle ne zjarr.Secili prej njerzve hudhej ne Zjarr dhe ai nuk kthente ne besimin e kote por me krenari ai deshmonte se Zoti i tij ishte Allahu.Derisa erdhi rradha e nje nene me foshnjene e saj me gji.ajo po thuajse u terhoq nga hendeku nga dhemshuria per foshnjen dhe jo per mohim te besimit .Por foshnja i foli,1-OJ nene !-Qetesohu ti je ne rruge te vertete" Keshtu qe edhe ate e hudhen ne zjarr e kesaj bote per te perfunduar ne kopeshtet e e begatshme te xhenetit.
KY eshte komentimi i i disa ajeteve te SURE BURUXHE NE KURAN ku thuhet-"-
85. Buruxh 1. Pasha qiellin me plot yje,
2. Pasha ditën e premtuar,
3. Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!
4. Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,
5. Të zjarrit më plot lëndë djegëse,
6. Kur ata rrinin ulur rreth tij,
7. Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
8. E nuk patën pse t'i urrejë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,
9. Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës;, e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
10. Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.
11. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të cilët burojnë lumenj. e ai është suksesi më i madh.
12. Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
13. Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
14. Ai është që falë mëkatet, është i dashur.
15. Është i Zot i Arshit, të madhëruar!

Pra boshti kryesor i kesaj historie eshte perplasja ne cdo kohe te vertetes me te paverteten ndermjet atyre tiraneve qe hyjnizojne vetveten dhe e konsiderojne veten e tyre per Zot te cilet i hasim ne cdo vend dhe cdo kohe kudo do te gjejme djaloshe ose grup besimtaresh te cilet luftojne dhe sakrifikojne per te verteten duke dhene cdo gje qe ato e kane te shtrente.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Djali Dhe Magjistari Empty
MesazhTitulli: Re: Djali Dhe Magjistari   Djali Dhe Magjistari EmptyTue May 05, 2009 12:49 pm

PO KESHTU EDHE TEK HISTORIA E MUSAIT MAGJISTARET U VRANE VETEM PSE ATO U BEN BESIMTARE NGA FARAONI I CILI E QUANTE VETEN PER ZOT
E te shumica e tyre nuk gjetëm zbatimin e premtimit, e gjetëm shumicën e tyre jashtë bindjes (respektit). 103. Mandej pas tyre dërgam Musain me mrekulli të argumentuara te faraoni dhe rrethi i tij, e ata i refuzuan ato, e shih se si ishte përfudimi i shkatruesve? 104. Musai tha: O faraon, s'ka dyshim, unë jam i dërguar prej Zotit të botëve". 105. Është dinjitet për mua ta them për All-llahun vetëm të vërtetën. Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti juaj, lejoi pra beni israilët të vijnë me mua!" 106. Ai (faraoni) tha: "Nëse ke ardhur me ndonjë argument, dhe nëse je ai që thua, na trego pra atë argument". 107. Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpër i vërtetë. 108. Dhe e nxori dorën e vet, kur qe, për shikuesit dritë e bardhë. 109. Rrethi i parisë nga populli i faraonit tha: "Ky nuk është tjetër pos magjistar i përsosur". 110. Ai dëshiron t'ju nxjerrë prej tokës suaj: "E çka më urdhëroni (propozoni ju)?" 111. Ata (krerët) thanë: "Ndale atë dhe vëllain e tij, e dërgo nëpër qytete tubues (të magjistarëve). 112. Të sjellin çdo magjistarë të dijshëm (të aftë). 113. Magjistarët erdhën te faraoni, e thanë: " Ne do të kemi shpërblim, në qoftë se dalim fitues!" 114. Ai (faraoni) tha: "Po, dhe ju do të jeni prej të afërmëve të mi". 115. Ata (magjistarët) thanë: "O Musa, (zgjidh) ose do të hedhësh ti ose ne po hedhim?" 116. Ai (Musai) tha: "Hidhni ju"! E kur hodhën ata (shkopinjë e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe. 117. E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe shkopin tënd!" Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsuar. 118. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur. 119. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar. 120. E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde. 121. Dhe thanë: "Ne i besuam Zotit të gjithësisë, 122. Zotit të Musait dhe të Harunit!" 123. E faraoni tha: "Ibesuat atij (Musait) para se t'ju lejoja unë? Kjo është një dredhi që ju e përgatitët në qytet (Misir) për t'i dëbuar prej tij banorët e tij (kibtët), po më vonë do ta kuptoni (çka do t'ju gjejë). 124. Kam për t'ua prerë duartë dhe këmbët tërthorazi, pastaj të gjithë juve do t'ju gozhdoj. 125. Ata (që besuan) hanë: "S'ka dyshim, ne jemi të kthyer te Zoti ynë". 126. Ti nuk hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në argumentet e Zotit tonë, pasi që na erdhën ata. Zoti ynë, na dhuro durim (për dënimin që do të na bën faraoni) dhe na bën të vdesim muslimanë!" 127. Të parët nga populli i faraonit thanë: "A do të lejosh Musain dhe popullin e tij të bëj përçarje në tokë dhe të braktisin ty dhe zotat e tu?" Ai (faraoni) tha: "Do t'ua mbysim djemtë e do t'i lëmë të gjalla gratë e tyre për shërbim, ne jemi dominues mbi ta". 128. Popullit të vet Musai i tha: "Kërkoni ndihmë prej All-llahut dhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Djali Dhe Magjistari Empty
MesazhTitulli: Re: Djali Dhe Magjistari   Djali Dhe Magjistari EmptyTue May 05, 2009 12:50 pm

kini durim. S'ka dyshim se toka është e All-llahut, ia lë në trashëgim atij që nga robët e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit. 129. Ata (populli i Musait) thanë: "Ne ishim të shtypur para se të na vije ti, e edhe pasi na erdhe". Ai (Musai) tha: "Është shpresë se All-llahu do ta shkatërrojë armikun tuaj (faraonin), e ju do t'ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend, e do t'ju shikojë se si ju veproni". 130. (Për madhërinë e Zotit) Ne e provuam popullin e faraonit me skamje dhe me pakësim të frutave, në mënyrë që të marrin mësim. 131. Kur u vinte atyre e mira (viti i begatshëm), ata thonin: "Kjo është e (mira) jona thjesht". E kur i godiste ndonjë e keqe, fatin e zi ia përshkruanin Musait dhe atyre (besimtarëve) që ishin me të. Veni re, fati i tyre është te All-llahu (e jo te Musai), por shumica e tyre këtë nuk e dinin. 132. Ata thanë: "Me çfarëdo argumenti të na vijshë që me te të na magjepsesh (largosh nga feja që kemi), ne nuk do të besojmë ty". 133. Atëherë (për shkak të mohimit) Ne lëshuam kundër tyre: vërshimin, karkalecat, rriqërat (insekte dëmtuese), bretkocat dhe gjakun, fakte të gjalla njëra pas tjetrës, po ata mbanin kokëfortësi sepse ishin mëkatar. 134. Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënimi) ata thanë: "O Musa, lute për ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do t'i lejojmë beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni). 135. E kur e larguam nga ata dënimin (me lutjen e Musait) për deri në një afat që do të arrinin, ata e thyen besën. 136. Atëherë ndërmorën kundër tyre dhe i fundosëm në det, ngase përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nuk qanë kokën për to. 137. E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata. 138. Beni israilët i kaluam përtej detit, e ata me një popull që adhuronte do statuja të tyre, dhe thanë: "O Musa, na e bën edhe ne një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)". Ai (Musai) tha: "Ju jeni popull që nuk dini". 139. Vërtet, ai popull (që po adhuron idhuj) është i shkatërruar në atë (adhurim) dhe ajo që vepruan është e asgjësuar (s'ka dobi). 140. Musai tha: "Mos deshët, pos All-llahut, të kërkoj për ju zot tjetër, kurse Ai ju vlerësoi mbi njerëzit e tjerë?" 141. Përkujtoni (o beni israil) kur Ai ju shpëtoi prej popuulit të faraonit, që u shtroi më të keqen mundim, ua mbyti djemt tuaj, ua la të gjalla gratë tuaja. E ju me këto ishit në sprovë të madhe nga Zoti juaj". 142. Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë dhe kështu u mbush afati për takim Zotin e tij në katërdhjetë net. Ndërsa Musai vëllait të vet Harunit, i tha: "Më zëvendëso mua te populli im dhe rregullo, e mos shko rrugës së të këqinjve". 143. E kur Musai erdhi në kohën që i caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: "Zoti im! Më mundëso pamjen tënde e të shikoj!" Ai (Zoti) i tha: "Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të shohësh Mua. Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: "E lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!"SURE ARAF"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Djali Dhe Magjistari Empty
MesazhTitulli: Re: Djali Dhe Magjistari   Djali Dhe Magjistari Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Djali Dhe Magjistari
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» poezi nga djali Perparimi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: