Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE Empty
MesazhTitulli: NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE   NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE EmptyMon Apr 27, 2009 1:00 pm

Më 24 prill 2009 u mbushen 17 vjet nga dita kur pushoi së rrahuri zemra e atdhetarit të palodhur i Komunitetit të shqiptarëve në SHBA, apo siç e quanin i madh e i vogël - Daja Din, zemra e babait, vëllait dhe xhaxhait tonë, Din Egriu. Në këtë muaj mbushen 11 vjet nga vdekja e nënës, motrës dhe kunatës sonë - Anifet Egriu. Kurse, më 27 prill 2009, mbushen plot 28 vjet nga dita kur UDB-ja fashiste serbosllave organizoi atentat ndaj aktivistit te palodhur të çështjes së pazgjidhur kombëtare, Din Egriut
NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE 390Dini_2
Ishte mbrëmje e ditës së shtunë. Si zakonisht Dini rrinte vonë në zyrën e tij në Brooclyn, të cilën e kish furnizuar me letërsi kombëtare e gazeta të ndaluara në ato vite nën sistemin diktatorial jugosllav. Rreth orës 21 e 30 min. pas disa telefonatave të bëra në çdo çast, kuptova se diç s’ishte ne rregull, ndaj me vrap shkova në zyrë, gjendej rreth 200 m. larg banesës sonë. O Zot, o Zot, ç’me pa: - Dera e zyrës ishte e hapur, kurse në dysheme i larë krejt gjak gjendej i shtrirë bashkëshorti im i shtrenjtë - Dini. Ishte pa frymë, s’lëviste fare dhe s’jepte shenja jete. Në mur qëndronte lëvarur receptori i telefonit dhe aty kuptova se Dini s’ka mund të telefonojë. Së pari kërkova ndihmën e shpejtë, mandej u telefonova djemve: Naxhiut e Naimit që të vijnë në ndihmë, rrëfeu bashkëshortja e Dinit - Anifetja e ndjerë.
Pas dy muaj qëndrimi në spital, mësuam nga goja e Dinit se, mbrëmjen e 27 prillit, tri veta të maskuar e me shufra hekuri e kanë qëlluar, duke brohoritë në gjuhën e tyre: - Ja ku e ke Kosovën Republikë! Për këto punë Dini s’kishte frikë, kur iu kërcënuan jetën me ia fikë, me këmbëngulje ai kërkonte, të bëhet Kosova Republikë! - XH. Isufi Pas atentatit, Sigurimi Shtetëror Federal Amerikan (FBI), e mori në mbështetje.
Pra, më 24 prill ’92 vdiq Din Egriu, ndërsa, më 30 prill, trupi i tij u varros me nderime në vendlindjen e tij të dashur, në Dibrën e Madhe të Kosovës. Vdiq atje ku i deshe shpirti në Shqipëri, me fjalët e fundit në gojë: Kosooovë! Gjashtë ditë rresht, Ambasada serbosllave s’ lejonte që arkivoli i tij të dërgohet në vendlindje e të kryhej në mënyrë sa më madhështore, ashtu siç e meritonte ceremonia e varrimit. Mirëpo, falë përfaqësisë diplomatike amerikane dhe me urdhrin e saj, u vendos që nëpër vendkalimin kufitar të Bllacës, në afërsi të Dibrës, të kalojë kufoma e të ndjerit e të varroset në vendlindje.
Dini, edhe i vdekur qe tmerr për shovinistët sllavë. Vdekja e Dajës Din, siç e thërrisnin u prit dhe i ndjenim të thellë nga të gjithë dibranët. I madh e i vogël dëshironin të merrnin pjesë gjatë homazheve të varrimit. Mirëpo,që të pengohet ceremonia e varrimit, pushtetarët maqedono mëdhenj përgatitën skenar se gjoja për shkak të trazirave që kishin ndodhur në Dibër, dy javë para vdekjes së Dinit, në mes qytetarëve dibranë dhe policisë, në të cilën përleshje u lënduan 8 policë, ndërsa njërit prej tyre iu dha flaka, u dogj dhe u lëndua rëndë. Pra, ky qe shkaku kryesor i pushtet mbajtësve maqedonomëdhenj që pengonin ceremoninë e varrimit. Ata ishin të sigurt se tërë homazhi i varrimit do të shndërrohej në protestë masovike të dibranëve, ndaj urdhëruan që, arkivoli i të ndjerit të mos lëshohej këndej kufirit para ora 20 i natës, ndërsa, në ora 21 e 30 min. nisi arkivoli në drejtim të varrezave dibrane. Në ato çaste, disa riga shiu filluan të pikojnë mbi fytyrën e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE Empty
MesazhTitulli: Re: NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE   NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE EmptyMon Apr 27, 2009 1:00 pm

NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE 907Dini

Edhe qielli vajton për Dinin tonë bujar e të përvuajtur! - Thanë disa dibranë. Edhe pse varrimi u krye natën në të errët. Edhe pse shumica e qytetarëve s’dinin se do të kryhej natën varrimi, ashtu nëpër terr, përmes dritave të automobilave, iu dha përshëndetja e fundit dhe u ndanë përgjithmonë shumë të afërm, miq, shokë e dashamirë nga Dibra, Shqipëria e Kosova. Personifikim Për herë të fundit vërejtëm fytyrën e tij të çelur, aq të bukur me buzën pak në gaz, sikur desh të na thoshte: - Që nga viti 1981, njëmbëdhjetë vjet fjeta në dysheme, pa dyshek e jastëk, ashtu siç flenë të burgosurit shqiptarë në kazamatet serbosllave. Në po të njëjtin vit të shpërthimit të demonstratave gjithëpopullore në Kosovë, UDB-a famëkeqe, përmes agjentëve të saj, me shufra hekuri organizoi asgjësimin tim. Pas 24 orësh gjakderdhjeje, alivanosjeje dhe dy muaj i shtrirë në spital, përsëri mbeta gjallë dhe, në çastin kur duhej të jap shpirt, iu drejtova atij që deshi të më merr jetën: - S’ vdes pa u bërë Kosova Republikë!
- Emblemat e mia të punuara prej metali, me mbishkrimin: -Kosova Republikë u shpërndanë anë e kënd botës dhe gjendeshin në duart e protestuesve. Flamujt jugosllav më shkaktonin alergji dhe, sa herë që më jepej rasti, i djegia së bashku me bashkëshorten time, Anifetin. Andaj, gjithmonë na trajtonin armiq të përbetuar të Ish Jugosllavisë. Treta gjithçka pata për çështjen madhore kombëtare. Ndërroi jetë në Tiranë, tek te afërmit e tij, me fjalët e fundit në gojë: - Veprova me përkushtim, pa u lodhur për Kosovë, për Atdhe e për komb! Ky qe një odise i shkurtër i përjetimeve dhe vuajtjeve të luftëtarit për lirinë e popullit të vet, që ia dedikuam me rastin e 16-vjetorit të vdekjes së babait, vëllait, xhaxhait dhe kunatit tonë - Din Egriu. E përkujtojmë me pietet e lot akoma të pa tharë, djemtë e vajzat: - Naimi, Emini, Diana e Dhurata, mbesa Iliriana, vëllezërit e motrat: - Nushi, Ibrahimi, Nebika e Nezverja nga Dibra, SHBA dhe Suedia Shkruan: Munir Dovolani, babai i Yllit te vallëzimit ne SHBA, Dritan Dovolanit, alias Tony.
Ne, një grup shokësh nga SHBA, me pietet përkujtojnë Përvjetorin e vdekjes së atdhetarit - Din Egriu: Kaluan 15 dhjet vjet pa Dajën Din, siç e thërrisnim të gjithë në mërgim, Din Egriun nga Dibra e Madhe e Kosovës, siç na thoshte ai, pa të cilin s’mund të mendohej të organizohej demonstratë, grevë urie, peticion apo ndonjë manifestim tjetër fare pa prezencën e tij. Ashtu të stërvuajtur, të djegur e të përvëluar, të kërrusur, por kurrë të nënshtruar, mund ta takoje në të gjitha metropolet e Amerikës dhe të Evropës duke brohoritë e trokit në çdo institucion politik e diplomatik për të drejtat dhe çlirimin e gjithë popullit shqiptar.
Ne, të gjithë kurbetçarët e përkujtojmë dhe parafytyrojmë gjithmonë Dajën Din, atë burrë 58 vjeçar, që asnjëherë s’ i pushuan këmbët edhe në vitet më të vështira të pleqërisë, me shëndet shumë të ligë e të tretur në mërgim, veçanërisht, pas atentatit që në zyrën e tij, në prill të vitit 1981, ia bëri UDB-eja çetnike sebrosllave. Ashtu i sakatosur marshonte sa herë që e lypte nevoja rrugëve të botës, posaçërisht në rrugën 47 -të Nju Jorkut, para OKB-së, të cilin nga gjithë ajo masë e madhe demonstruesish mund ta dalloje lehtë, sepse, si zakonisht në çdo demonstratë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, z-nja Anifet, Shote Galica e Dibrës, mbanin plisa të bardhë si bora dhe Flamujt kombëtar mbi krah. Poashtu, prej së largu mund ta vëreje fytyrën e tij të rrudhur palë - palë, që simbolizonte hartën e coptuar të popullit tonë, i cili, si pjesëtar i këtij populli përjetoi të njëjtin fat.
Aq shumë rrudha i ishin formuar në fytyrë, sa dhe vetë Bashkësitë që i kemi, si brenda trojeve shqiptare, gjithashtu edhe të shpërndara nëpër botë. Predikimi i Dajës Din ishte shumë i bindshëm e modest: - vetëm ta shoh Kosovën të lirë, të pavarur e të bashkuar me të gjitha trojet shqiptare! Shtëpia e Dajës Din ishte konak dhe odë pritjeje për të gjithë shqiptarët. Ajo, me fotografitë e patriotëve të Rilindjes sonë kombëtare e të heronjve të rënë për liri, u shndërrua në Muze të kombit. Çdo pjesë e hapësirës së shtëpisë që jetonte Daja Din ishte stolisur me shenja e simbole kombëtare.
Në ballë të murit ishte vizatuar harta e Shqipërisë me të gjitha trojet etnike, me mbishkrimin-Shqipëria; të cilën aq shumë e deshe dhe gjithmonë na thoshte: -Dua që zemra të më pushojë së rrahuri në Shqipëri dhe, në Dibrën time të më varrosni. Dëshira e Dajës iu plotësua. Plot para 14 vjet, ndërroi jetë atje ku i deshe zemra, në Atdheun e përgjysmuar dhe u varros me nderime, atje ku i deshe shpirti, në Dibrën e tij shumë të dashur e të okupuar që nga viti 1913. Kështu pushoi jeta e një atdhetari e luftëtari të palodhshëm për liri. Ai gjithmonë do jetojë i gjallë në zemrat tona.
Me nderime e respekt e përkujtojnë vëllezërit: Munir dhe Muharem Dovolani - Kenerik, shokët: - Ismail Gjonbalaj, Nazmi Kosova, Baudin Sela, Gjeto Sinishtaj, Ndue Camaj, Haxhi Maqëllara, Bardhyl Pustina, Rexhep Erbeli, Namik Oruçi, Xheladin Pjeça, Burhan Mela, Sulejman Borova, Lavdërim Cami dhe shumë shokë e miq të tjerë nga Dibra e Madhe, SHBA, Shqipëri, Kosovë e Skandinavi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE Empty
MesazhTitulli: Re: NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE   NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE EmptyMon Apr 27, 2009 1:02 pm

NJU JORK - SHBA
Me nderime, Munir Dovolani

I dashuri Ibrahim, po ta dërgoj një artikull timin qe sot u botua ne Kosova sot ku unë e përmendi Dinin vëllait tuaj dhe timin. Sipas mundësisë ne artikullin ilustroje me një foto te Jusuf Gervalles, sepse ne gazete është e ilustruar me një foto te Jusufit dhe me germa te mëdha. Po ia dërgoj edhe redaksisë dervina.com, nëse ata e botojnë, por ne ndërkohë ju dërgojeni edhe ne adresa private qe ju i keni.
Përshëndetje, Reshat Sahitaj KOSOVA ËSHTË GJAKU YNË QE NUK FALET Kushtuar Jusuf Gërvallës, Vehbi Ibrahimit, Enver Hadrit, Hysen Karalisë, Musa Hotit, Din Egriut… Secili shqiptar ditën e shpalljes të Pavarësisë është duke e pritur me gëzim. Ky gëzim bënë që për pak kohë njeriu t’i harron te gjitha brengat e jetës së përditshme, sepse dita e shpalljes së Pavarësisë është një moment historik. Gjenerata e jonë që do e përjetojë këtë moment duhet të jetë e lumtur që më në fund pas shumë shekujve, pas shumë vuajtjeve shekullore do te jetë dëshmitare e një dite tejet madhështore. Kudo shoh fytyra të gëzueshme me një parapërgatitje për ditën më të madhe historike të Kosovës.
Edhe shpirtin tim e ka kapluar një gëzim që nuk mund të shprehet. Brendazi në thellësi të shpirtit disi më vlojnë mendimet për ata që ranë në altarin e lirisë. Pa gjakun e tyre unë sot nuk do ta kisha pritur ditën e shpalljes se pavarësisë, andaj duke shikuar në sy të tjerëve gëzimin, unë gëzohem e në të njëjtën kohë sytë më mbushen me lot për ata që tani nuk janë më. Në mend më sillën kujtimet dhe bisedat që në Prishtinë e Frankfurt bënim me Jusuf Gërvallën.
Para meje më shfaqët fytyra engjëllore e Jusufit dhe tingulli i zërit të tij kur më tha: “Dil Reshat dhe recitoje një poezi e ta kallim masën”. Më kujtohet figura e Vehbi Ibrahimit me veshje kombëtare, kur një natë para se të vritej në korridorin e shtëpisë së tij, më tha: “Nesër kemi dasmë të madhe” . Para syve ende e kam të freskët buzëqeshjen e padjallëzuar të Enver Hadrit, kur thoshte se Kosova është gjaku ynë që nuk falet. Nuk më hiqet nga mendja fytyra e Hysen Karalisë, i cili rrëfente për trimëritë e prindërve te tij dhe mburrej , por mburreshim edhe ne se ende kishte gjak shqiptari.
Më kujtohet figura e Din Egriut, kur ecnim rrugëve të Nju Jorkut, e ai më fliste për çështjen kombëtare ende te pazgjidhur. Ende më shoqërojnë fjalët e ëmbla të Musa Hotit, kur thoshte se ia arritëm qëllimit. Më UDB-a nuk ka pse te na vret, sepse tani janë shumë shqiptarë që Serbisë ia kanë përzier dorëzat. Në fakt, pak muaji më vonë Musa u vra në qendër të Brukselit, në mënyrën më mizore dhe më enigmatike. Jo vetëm këta që përmenda, por edhe shumë e shumë të tjerë sot nuk janë në mesin tonë. Do të kisha dëshiruar që sot në mesin tonë të ishin edhe këta që ta gëzonin dhe shijonin lirinë dhe bashkërisht t’i sfidonim ata të cilët aso kohe mendonin se ne kot punonim.
Do të kisha dëshiruar që sot bashkërisht te dilnim në qendër të Prishtinës e të brohorisim: Rroftë shteti i Kosovës. Të brohorisim siç brohorisnim dikur shesheve të botës dhe të mos mendojë askush se jemi të çmendur. Por, ata nuk janë në mesin tonë. Ja që liria pa sakrifica nuk po vinte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE Empty
MesazhTitulli: Re: NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE   NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE EmptyMon Apr 27, 2009 1:03 pm

Elegji kushtuar Din Egriut
Daja Din, o im vëlla,
kurrë s’kemi me të pa,
gojëmjalt zemër çeliku,
vdekja shpejt ty të fiku.
Vdiq i ri në Shqipëri,
në atdheun amë të tij,
patriot e i pashoq,
fëmijët e shokët i doq.
Gjith’ shqiptarëve keq u ra,
që ai shpejt nga ne u nda,
patriot me besa-besë,
të gjithëve na ka lënë mbresë.
I la pas gruan dhe fëmijët,
ata sot gjenden n’Amerikë,
la dhe vëllaun-Ibrahimin,
që nga Evropa jep informimin.
Daja Din të qofsha falë,
Kosovës zot i ke dalë,
s’kurseve djers’ e pasuri,
për t’ardhmen e brezit të ri.

Nju Jork, më 28 prill 1993
Shkruar nga bashkatdhetari:
Demir Oboku

Elegji kushtuar Din Egriut
Shqiptar kur humbesh
e rrugën s’e din,
mos u brengos shum’
se t’tregojn’ veprat e Bacës Din!
Në Dibrën e bukur të coptuar,
nuk u lodh duke punuar,
që shqiptarët të bashkohen,
nga robëria të çlirohen.
Për këto punë s’kishte frikë,
kur iu kërcënuan jetën me ia fikë,
me këmbëngulje ai kërkonte
të jet Kosova Republikë!
Kështu menduan se ai ndalet,
për atdheun kur të folet,
por nuk ndalet ai që jep besë,
n’ Nyjork mësyn dyert e O K B-së.
Këtu shqiptarët prezentonte,
t’drejta t’plota për ta kërkonte,
për shqiptarët të vendosin,
të mos i shtypin e sakatosin.
Të na kthehen trojet tona,
kështu ta ndreq fajin Evropa,
Baca Din për kët’ trimëri,
do të hysh në histori !
Atje tej, n’Amerikën e largët,
Me avull e tym pa mbarim
përvëloi si dielli i Mesdheut
zemra e patriotit Abedin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE Empty
MesazhTitulli: Re: NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE   NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NË SHENJË TË 28 VJETORIT TË ATENTATIT DHE 17 VJETORIT TË VDE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: