Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj

Shko poshtë 
+3
besa-bese
Beton
mickonja
7 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
mickonja
Anëtar i ri
Anëtar i ri
mickonja


Numri i postimeve : 141
Registration date : 06/09/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptyMon Sep 24, 2007 12:27 pm

Dihet qe historia e kombit tone ka shume faqe literature per tu shfletuar dhe memorizuar ne kujtesen e gjithesecilit prej nesh.
Vitet kalojne dhe ne vend qe historia jone te pasurohet dhe te jete me e kulluar sa vjen dhe jo vetem qe varferohet por ngrejne stuhi vetem e vetem qe te plurosin at e qe dihet si drita e djellit.
Nuk e dij sa jeni te informuar per historine qe zhvillohet ne shkollat tona por dicka po ju tregoj nuk e gjen njelloj nga nje vit ne nje vit tjeter.
Eshte bere historia e vendit tone si top futbolli ku cdo njeri q e emerr ne dore e rrotullon nga te doje.


Aduhet te jete keshtu?


Shpesh figurat e historise nuk i gjen te pershkruara nje lloj nga nje liber ne nje liber tjeter .
Diku mund te dalin vertet heronj diku mund te dalin armiq te popullit tone.
Apo me keq te fshihen nga historia fare dhe me e keqa akoma te levizim datat historike qe jane shkruar me gjakun e atyre qe kane lkuftuar dhe jo me nje buton elektrik qe perdorin te deputetet tone.
Cdo popull ka historine e vet te mire apo te keq quhet histori kombi dhe lidhet me ekzistencen e nje vendi.
Shembuj kemi plot ne bote vete SHBA i ka rreshtuar presidentat e vet nga i pari deri tek i fundit dhe i mban si te nderuar si pjese e historise se vendit.
Po ne cpo bejme me historine tone?
Aduhet ta pasqyrojme ate ashtu si ka qene apo duhet ta modifikojme qe te dukemi me te bukur ne syte e botes pa e kuptuar se po behemi si klloun cirku.?

Historia e vendit tone e bukur apo e shemtuar mbetet historia e vendit tone.
Me figura te cilat kontribuan per mire apo per keq per kete vend duhet te pasqyrohet ashtu sic ishte.



Dhe sa per seleksionim te historise apo figurave qe moren pjese ne te t'ia leme popullit ne dore te zgjedhi vete ku gjithe secili do te respektoje ate qe mendon ai si me te drejte.

Por historia mbetet histori :
Mund te fshish nje date nje figure po smund te fhshish kujetesen e nje populli te gjithe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptyMon Sep 24, 2007 6:02 pm

Mickonja
Urime per temen shume tem e mire.


M'se e vertet qe Historia jone eshte bere si top futbolli sepse i mungon ''Treneri'' Prandaj kur ''treneri'' mungon nuk kemi edhe lojtar t'kfalitetit,veç'se topi rrotullohet nga dora ne dor..!

Eshte nje shenje nje mositeresim,ky mosinteresim nga shumica e popullit tone me pengon shume,nuk eshte e th'nur se ne diskoteka te ruhen vlerat,por nuk duhet edhe ta ulim veten aq poshte se nuk jemi nje popull i zh'veshur nga vlerat njerzore..!

Tek ''disa'' mendoi se nuk mundin te marine iniciative te shendoshe per bashkpunim apo organizime ne nivel kulturor apo ç'fare do t'jeter.

Apo eshte e ''mundure'' te jete edhe Akadamia e Shkencave fajtore qe lejoin te bastardohet ç'do gje.! Qe perfshine ne Histori apo figurat e saj..!

''Mendimi im personal eshte qe duhet te meret me ket Akademia e Shkencave''

...by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
mickonja
Anëtar i ri
Anëtar i ri
mickonja


Numri i postimeve : 141
Registration date : 06/09/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySat Sep 29, 2007 9:02 am

Mjaftom ta lexosh temen deri ne fund dhe jo vetem titullin dhe do ta kuptosh.

Me respekt < mickonja>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySat Nov 10, 2007 11:16 pm

jjjjjjjjjjjjjjjjjj


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 7:11 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySun Nov 11, 2007 1:13 am

kjjjjjjjjjjjjjjjj


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 7:11 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySun Nov 11, 2007 4:10 am

kjjjjjjjjjjjjjjj


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 7:11 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySun Nov 11, 2007 3:21 pm

jjjjjjjjjjjjjjjjjj


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 7:12 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySun Nov 11, 2007 3:31 pm

kkkkkkkkkkkkkkk


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 7:12 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySun Nov 11, 2007 3:51 pm

jjjjjjjjjjjjjjjjjjj


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 7:12 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySun Nov 11, 2007 4:25 pm

jjjjjjjjjjjjjjjjjjj


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 7:13 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptyThu Nov 15, 2007 12:06 am

kkkkkkkkkkkkkkkk


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 7:13 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptyThu Nov 15, 2007 12:18 am

kkkkkkkkkkkkkkk


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 7:13 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptyThu Nov 15, 2007 12:35 am

kkkkkkkkkkkkkkkkk


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 7:14 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptyThu Nov 15, 2007 6:59 pm

Pas disa kërkimeve hasa në kët shkrim jepni edheu mendimin mbi te se aduhet të jet ki shkrim apo jo ,me respekt delija .

Coptimi i Shqiprisë

Nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer deri tek vrasja e Gjeneral Telinit. Aventura për vendosjen e kufijve te Shqipërisë dhe humbja e gjysmes se territoreve. Historia e Konsullit Haven dhe e mbeshtetjes qe SHBA vendosi t'i jape Qeverisë se Tiranës.

Eduard Grei, Ministri i Jashtëm i Mbreterise Britanike dhe Kryetar i Konferences se Ambasadoreve te Fuqive te Medha për Ballkanin, kishte caktuar vetëm 15 minuta kohe për takimin me perfaqesuesin shqiptar ne Londer, Mehmet Konicen. Mbi tryezen e tij qe shtrire harta e madhe e Ballkanit dhe Ministri, e dinte fare mirë se Shqipëria e dobët ishte e humbura e madhe.

Kishte pak vullnet për te diskutuar me një shqiptar edhe pse, ndermjetes te takimit ishin disa miq te perbashket, aristokrate te vjetër, qe kishin ruajtur gjithmonë lidhje me Orientin e largët.

Me fytyre nga dritarja, Grei nuk denjoi te kthehej, kur Ambasadori shqiptar hyri ne salle. I kerkoi atij vetëm të fliste, duke ndenjur gjithmonë me shpine dhe duke ndjekur levizjet ne rrugë. Një njohes i vjetër i Londres dhe mik i disa prej Lordeve me te fuqishem në vend, Konica nuk permendi asgjë për kufijte. Me një ze te shtruar i tregoi Ministrit qe qëndronte me kurriz se ne Shqipëri ishte zbuluar një miniere e pasur floriri dhe se Qeveria shqiptare e Ismail Qemalit kërkonte qe Mbreteria Britanike të merrte koncesionin e saj. Grei u kthye dhe me mjaft delikatese e ftoi te uleshin sebashku ne tavoline. Një minute me vonë, me po aq elegance, Mehmet Konica, i shpjegoi se kjo nuk ishte aspak e vërtetë, porse ai kishte dashur te shihte, se si do të ndryshonin interesat e Britanise ne një rast te tillë. Askush nuk e ka pershkruar me tej biseden e tyre, por një gjë është e qartë. Grei i ka pranuar Konices se Shqipëria do të dilte me e humbura ne këtë histori sepse kjo ishte një çështje interesash. Interesa nga ato qe percaktonin politikën afatgjate te Fuqive te Medha dhe balancat midis tyre. Ne fakt, ata biseduan gjatë dhe Mehmet Konica, vellai i Faik Konices, nuk foli me kurrë për këtë bisede. Ai e permendi vetëm vite me vonë, me 1949, ne Firence, ndërsa kishte filluar t'i diktonte kujtimet e tij një gazetari italian. Vdekja ja la kujtimet pergjysem dhe libri nuk u publikua kurrë. Familja e tij mori një kopje për kujtim dhe doreshkrimi ndodhet sot ne Siri, ku gjenden edhe trashegimtaret e tij.

Mehmet Konica ishte padyshim një nder te paktet deshmitare te tragjedise shqiptare te kufijve. Ai e ndoqi atë nëpër disa etapa. Qe nga viti 1913, deri me 1923, kur me së fundi, një delegacion ndërkombëtar i kryesuar nga një gjeneral italian, vendosi ne Shqipërinë e Jugut guret qe shenonin kufijte e shqiptaro-greke. Gjenerali quhej Telini dhe ai nuk u kthye kurrë ne Itali. E vrane bandat greke ne afersi te Delvines dhe trupi i tij, i percjelle cuditerisht nga Mehmet Konica ne emër te Qeverisë Shqiptare u dergua ne Rome me nderimet ushtarake. Bashke me te mori fund edhe aventura e kufijve. Një aventure e gjatë e cila ka sunduar vazhdimisht gjatë këtij shekulli gjithë mosmarreveshjet ne këtë anë te Ballkanit.

Konferenca e Ambasadoreve, 1913

Kufijte e Ballkanit ruajten pothuajse gjatë këtij shekulli, trajten qe ju dha atyre Konferenca e Ambasadoreve me 1912-1913, ne Londer. Ne të gjitha ndermarrjet për ndryshimin e kufijve ballkanike, ajo e Londres, mbetet padyshim me decizivja. Ne te vërtetë tek kjo flitet për Konferencen e Londres pa folur me pare për kontekstin ne te cilin zhvillohej ajo. Me 1912, Perandoria Turke, thuajse i kishte humbur të gjitha zonat e saj evropiane. Me perjashtim te Shqipërisë, ajo ruante ende sundimin ne disa territore greke, mbi Selanik, te cilat i siguronin një lidhje tokësore me zonat e saj ne Shqipëri. Por, nëse egzistenca e metejshme e Turqise, ishte këtu vetëm çështje kohe, ndarja e këtyre territoreve nga fuqite e reja ballkanike kishte vite qe komentohej. Ne te vërtetë të gjitha fuqite e reja ballkanike: Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, reflektonin ne atë kohe interesat e Fuqive te Medha. Interesa, qe bëheshin edhe me te mprehta, ne prag te luftës se re botërore, qe pritej te shperthente. Vrulli i shteteve te rinj me orientim kryesisht pro rus, ishte ndalur vetëm nga interesat e Austro-Hungarise dhe me pas te Perandorise Gjermane, qe nuk ishin dakort me një zgjerim te metejshem te sllaveve ne Ballkan. Pikërisht, këtij objektivi Austro-Hungarez ja dedikon ekzistencën e tij shteti i ri Shqiptar, i cili pritej te shpallte pavarësinë ne vitin 1912. Vendosmeria e Austro-Hungarise dhe aleateve te saj, krijoi kushtet për një pavaresi te mundshme shqiptare. Nuk është aspak e rastit, qe Ismail Qemali ne udhetimin e tij drejt Vlorës, mori fillimisht bekimin dhe ndihmën e qeverisë rumune dhe me pas atë te Vjenes. Takimi i tij me Ministrin e Jashtëm Berthold, qe akti i fundit qe sanksionoi pavarësinë shqiptare. Por, ndërsa Ismail Qemali, levizte me veshtiresi drejt Durresit, Fuqite Ballkanike te lidhura ne një aleancë i shpallen lufte Turqise. Ne më pak se një muaj, trupat e tyre korren fitore te ndjeshme dhe i larguan forcat e sulltanit nga Ballkani Perendimor. Ato pushtuan pothuaj gjithë territoret shqiptare, duke lënë vetëm një trekendesh Vlore-Lushnje-Berat, nën juridiksionin e shtetit të ri shqiptar. Me hartat e reja ushtarake dhe me pretendimet e tyre historike dhe ekonomike, fuqite ballkanike zbarkuan ne dhjetor 1912 ne Londer, ku qe mbledhur Konferenca e Ambasadoreve te Fuqive te Medha për caktimin e kufijve te Ballkanit. Delegacioni shqiptar ishte i fundit qe mberriti ne Londer. Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe te tjerë arriten te kalojne bllokaden detare greke vetëm fale kembenguljes se Dukes se Orleanit, i cili i mori ne jahtin e tij. Me t'u vendosur ne Hotel "York", Mehmet Konica, Ambasadori shqiptar ne Londer i informoi për Konferencen dhe zhvillimin e saj. Ai tregoi se gjithë vendet ballkanike kishin paraqitur projektet e tyre dhe i ftoi qe brenda 48 oresh te pergatisnin projektin shqiptar. Me 15 janar 1915 mbi tryezen e Eduard Greit, Kryetarit te Konferences, qenë vendosur pesë projektet mbi kufijte ne Ballkan dy projekte baze, ai rus dhe ai Austro-Hungarez, dhe tre ndihmes. Projekti Shqiptar, Serbo-malazez dhe projekti grek.

Konferences se Ambasadoreve iu deshen me shumë se tetë muaj diskutime për te vendosur mbi projektet dhe për te bërë rregullimet e nevojshme. Veshtiresia qëndronte se projektet baze qëndronin shumë larg njeri-tjetrit dhe kompromisi ishte kështu mjaft i vështirë. Ambasadori rus paraqiti një harte te madhe ushtarake, ne te cilën, kufijte e Shqipërisë, percaktoheshin ne një hapësirë midis lumejve Mat dhe Vjose, duke i lënë dalje ne det ne Shengjin ose ne Durrës serbeve. Shkodra dhe rrethi i saj i jepeshin Malit te Zi; Dibra dhe një pjesë e madhe e Shqipërisë se Jugut, perfshirw dhe Pogradecin dhe Ohrin, Serbise; ndërsa Korça, Gjirokastra, Delvina- Greqise. Mbi të gjitha, projekti parashikonte qe Shqipëria të mos ishte një vend i pavarur, por një province autonome nën kujdesin e Turqise.

Projekti Austro-Hungarez ishte krejt i ndryshëm. Ai linte jashtë Shqipërisë vetëm tokat qe i kishin kaluar Malit te Zi ne Kongresin e Berlinit, me 1878, por perfshinte brenda kufijve shqiptare pjesen me te madhe te Kosovës, Ohrin, rrethinat e Shkupit, Manastirin, Janinen, Camerine deri ne Preveze. Projekti i Vjenes qe ndertuar mbi parimin e vendosjes se kufijve ne ato vende, qe banoheshin nga kombesi të ndryshme dhe duke pasur parasysh ndalimin e një shtrirje te sllaveve drejt Adriatikut. Ky projekt veç Gjermanise u mbështet edhe nga Italia.

Projektet ndihmese, qe u shqyrtuan, qenë derivate te projekteve baze. Serbet pretendonin gjithë tokat qe mbanin ndërkohë te pushtuara, perfshi edhe Durresin. Ata argumentonin se ne këto vende qenë ngritur kisha te vjetra serbe dhe se banoret myslimane të tyre qenë turq te shqiptarizuar. Mali i Zi pretendonte Shkodren dhe sqaronte se toka e bukes rreth saj ishte jetike për ekzistencën e mbreterise se vogël ballkanike. Sipas projektit të tyre, Shqipëria mund te shtrihej nga Vlora deri ne Tiranë, duke lënë jashtë Durresin dhe gjithë vijen bregdetare atje.

Projekti grek ishte me i sofistikuar. Veç argumenteve historike ai ngrinte edhe argumenta ekonomike. Sipas planit të tyre: Thesalia, Janina, Çamëria duhej te bashkengjiteshin Greqise si toka te qyteterimit te vjetër grek. Por, delegacioni shtonte se brenda Greqise duhej te perfshiheshin edhe Himara e Gjirokastra, pasi llogjikisht këto zona ishin te lidhura ekonomikisht me Janinen dhe Korfuzin dhe furnizoheshin prej tyre. Po kështu, këto mund te sherbenin edhe si mburoja te dy zonave te para, në rast te një sulmi nga shqiptarët. I njejti pretendim edhe ne juglindje, ku kerkohej Korça, si një vijim llogjik i Follorines.

Projekti i fundit ishte ai Shqiptar, përgatitur me ngut nga delegacioni, por qe kërkonte te hidhte poshtë argumentat e fqinjeve. Ideja e tij ishte ndarja e kufijve ne baze te kombesive dhe marrja parasysh e faktoreve gjeografike dhe ekonomike. Delegacioni shqiptar hidhte poshtë pretendimet se te krishteret e jugut ishin greke dhe shtonte se po të zbatohej varianti rus, Shqipëria mbetej e cunguar dhe pas asnjë burim ekonomik.

Vendimi u mor me 25 janar dhe u duk si një kompromis midis dy varianteve baze. Shkodra, Durresi, Tirana, një pjesë e Dibres dhe Mirëdita ju moren Serbeve dhe Malazezeve, por atyre ju la krahina e Kosovës deri ne Gjakove; një pjesë e madhe e Dibres, se bashku me qytetin me te njëjtin emër, Ohri, Struga, Manastiri dhe qytete te tjera te banuara thjeshtë nga shqiptare, ose ku shqiptarët ishin mazhorance dominuese.

Greket u detyruan te heqin dorë nga pretendimet dhe tokat e pushtuara ne Korce, Gjirokaster, Delvine, Himare, Llogara, Permet, por arriten te marrin qytete shqiptare te Janines, Follorines, si dhe krahinen shqiptare te Camerise. Zone e diskutueshme mbeti vetëm Pindi, fatin e te cilit do ta vendoste Komisioni Nderkombetar për ndarjen e kufijve. U caktuan dy komisione, qe do të bënin caktimin fizik te kufijve në vend, një ne veri i kryesuar nga gjenerali rus Potapov dhe një ne jug i kryesuar nga një ushtarak i lartë austro-hungarez ose në rast te kundërt italian. Komisionet do të fillonin pune menjehere dhe pjeset e pushtuara duhet te viheshin nën juridiksionin e tyre. Konferenca vendosi qe Shqipëria te ishte principate dhe princi i saj te ishte gjermani Vilhelm Vid. Për organizimin e ushtrise dhe policise do të dergohej një force ndërkombëtare e drejtuar nga oficere hollandeze.

Vendimi u prit me dhimbje nga delegacioni shqiptar, gjë qe u reflektua kudo. Vete Grei priti ne një takim Isa Boletinin, qe shtypi ditor i Londres, e kishte cilësuar si Robin Hudi shqiptar dhe i kishte kushtuar mjaft komente. Me pamje te rëndë, Isa Boletini, i deklaroi Ministrit qe kërkonte te bënte shaka duke i thënë se do të nderhynte, qe vendlindja e tij te perfshihej ne Shqipëri, se kishte ardhur për gjithë Shqipërinë dhe jo për qytetin e tij. Problemet nuk qenë vetëm këto. Mjaft persona me pushtet ne Shqipëri u ngriten kundër vendimit te Konferences se Ambasadoreve duke pretenduar se tokat shqiptare qenë greke ose serbe. Bajraktaret e Mirdites nuk pranuan te bashkohen me Shqipërinë duke pretenduar se janë me mirë me Serbet. Ne jug, familja Cakrani, filloi një kryengritje kundër qeverisë se Vlorës duke pretenduar se janë greke. Fuqia e tyre u shkaterrua nga forcat e Sali Vranishtit dhe vete beu i Cakranit u kap rob dhe u pushkatua.

Komisioni Nderkombetar i Kufijve nuk i mbaroi dot caktimet e kufijve te Shqipërisë. Trazirat e brendeshme u pasuan nga Lufta e Pare Botërore dhe piramidat e kufijve shqiptare u vendoswn qw te caktoheshin me vonë.


Nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer deri tek vrasja e Gjeneral Telinit. Aventura për vendosjen e kufijve te Shqipërisë dhe humbja e gjysmes se territoreve. Historia e Konsullit Haven dhe e mbeshtetjes qe SHBA vendosi t'i jape Qeverisë se Tiranës.

Eduard Grei, Ministri i Jashtëm i Mbreterise Britanike dhe Kryetar i Konferences se Ambasadoreve te Fuqive te Medha për Ballkanin, kishte caktuar vetëm 15 minuta kohe për takimin me perfaqesuesin shqiptar ne Londer, Mehmet Konicen. Mbi tryezen e tij qe shtrire harta e madhe e Ballkanit dhe Ministri, e dinte fare mirë se Shqipëria e dobët ishte e humbura e madhe.

Kishte pak vullnet për te diskutuar me një shqiptar edhe pse, ndermjetes te takimit ishin disa miq te perbashket, aristokrate te vjetër, qe kishin ruajtur gjithmonë lidhje me Orientin e largët.

Me fytyre nga dritarja, Grei nuk denjoi te kthehej, kur Ambasadori shqiptar hyri ne salle. I kerkoi atij vetëm të fliste, duke ndenjur gjithmonë me shpine dhe duke ndjekur levizjet ne rrugë. Një njohes i vjetër i Londres dhe mik i disa prej Lordeve me te fuqishem në vend, Konica nuk permendi asgjë për kufijte. Me një ze te shtruar i tregoi Ministrit qe qëndronte me kurriz se ne Shqipëri ishte zbuluar një miniere e pasur floriri dhe se Qeveria shqiptare e Ismail Qemalit kërkonte qe Mbreteria Britanike të merrte koncesionin e saj. Grei u kthye dhe me mjaft delikatese e ftoi te uleshin sebashku ne tavoline. Një minute me vonë, me po aq elegance, Mehmet Konica, i shpjegoi se kjo nuk ishte aspak e vërtetë, porse ai kishte dashur te shihte, se si do të ndryshonin interesat e Britanise ne një rast te tillë. Askush nuk e ka pershkruar me tej biseden e tyre, por një gjë është e qartë. Grei i ka pranuar Konices se Shqipëria do të dilte me e humbura ne këtë histori sepse kjo ishte një çështje interesash. Interesa nga ato qe percaktonin politikën afatgjate te Fuqive te Medha dhe balancat midis tyre. Ne fakt, ata biseduan gjatë dhe Mehmet Konica, vellai i Faik Konices, nuk foli me kurrë për këtë bisede. Ai e permendi vetëm vite me vonë, me 1949, ne Firence, ndërsa kishte filluar t'i diktonte kujtimet e tij një gazetari italian. Vdekja ja la kujtimet pergjysem dhe libri nuk u publikua kurrë. Familja e tij mori një kopje për kujtim dhe doreshkrimi ndodhet sot ne Siri, ku gjenden edhe trashegimtaret e tij.

Mehmet Konica ishte padyshim një nder te paktet deshmitare te tragjedise shqiptare te kufijve. Ai e ndoqi atë nëpër disa etapa. Qe nga viti 1913, deri me 1923, kur me së fundi, një delegacion ndërkombëtar i kryesuar nga një gjeneral italian, vendosi ne Shqipërinë e Jugut guret qe shenonin kufijte e shqiptaro-greke. Gjenerali quhej Telini dhe ai nuk u kthye kurrë ne Itali. E vrane bandat greke ne afersi te Delvines dhe trupi i tij, i percjelle cuditerisht nga Mehmet Konica ne emër te Qeverisë Shqiptare u dergua ne Rome me nderimet ushtarake. Bashke me te mori fund edhe aventura e kufijve. Një aventure e gjatë e cila ka sunduar vazhdimisht gjatë këtij shekulli gjithë mosmarreveshjet ne këtë anë te Ballkanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptyThu Nov 15, 2007 7:04 pm

Konferenca e Paqes, Paris 1921

Evropa e re, e cila doli nga Lufta e Pare Botërore, kërkonte edhe një rishikim të ri te kufijve te saj. Ballkani ishte padyshim i pari ne kontekstin e ri. Austro-Hungaria dhe Gjermania, dy vendet qe kishin ndihmuar Shqipërinë ne Konferencen e Londres, kishin dalë te humbura dhe nuk ekzistonin me si perandori te fuqishme. Ne skenen botërore kishte dalë SHBA-ja, fuqia e re qe kishte qenë vendimtare ne fitimin e luftës nga aleatët. Pikërisht tek kjo, u mbështeten shpresat e Shqipërisë për garantimin e kufijve te saj. Jugosllavia e porsa krijuar dhe Greqia kishin ngritur një sërë pretendimesh dhe nuk ishte çudi qe kufijte e 1913 te rrudheshin edhe me shumë. Aq me tepër, qe Italia e cila kishte pushtuar Vloren dhe rrethinat e saj, ishte e bindur për të mos i leshuar ato. Delegacioni amerikan, me ndwrhyrjen edhe te Vatikanit, kishte marrë përsipër mbrojtjen e Shqipërisë. Por dukej se edhe ai vetë nuk ishte shumë i qartë. Për te pasur një tablo te plotë, delegacioni i kryesuar nga Presidenti Uillson ngarkoi konsullin e SHBA-sw ne Torino, zotin Jozef Haven te bënte një vizite ne Shqipëri. Me letren e rekomandimit ne xhep dhe me një mandat te Konferences se Paqes, Haven zbriti ne Vlore me 1919. Qeveria e Tiranës kishte caktuar për ta shoqëruar, Tefik Mborjen, Sekretar i Pergjithshem i Kryeministrise dhe ish Ambasador i Shqipërisë ne Rome. Mborja, i cili kishte pasur miqesi edhe me pare me Havenin, kreu një pune te mrekullueshme. Me te mberritur ne Vlore, Haven hodhi poshtë ftesen e Gjeneral Piacentinit, komandantit italian te qytetit për te qëndruar tek ai. U vendos ne shtepine e patriotit Qazim Kokoshi dhe me pas ne shtepine e poetit Ali Asllani. Ai ra ne kontakt me parine e qytetit, e cila e bindi se nëse Italia nuk terhiqej me dëshirë nga Vlora, problemi do të shkonte ne ndeshje te armatosur. Haven mbeti i befasuar nga niveli i intelektualeve vlonjate. Ne italisht dhe anglisht, ata i ofruan atij një tablo te panjohur, por mjaft dinjitoze te vendit të tyre. Ai u befasua sidomos kur një delegacion i grave te qytetit e siguroi ne italisht, se ato do të luftonin bashke me burrat nëse bëhej fjale për te cliruar Vloren.

Konsulli u nis nga Vlora ne Tepelene, ku me te mberritur, filloi një demonstrate e madhe pro SHBA-sw, te cilën ushtria italiane, qe mbante qytetin nuk mund ta ndalonte. Haven thotë se ai asnjëherë nuk kishte pare kaq shumë flamuj te SHBA-sw, te valeviteshin me entuziazem ne ere. Nga Tepelena kaloi ne Gjirokaster, ku Kryetari i Bashkisë Javer Hurshiti, bashke me Jorgji Meksin dhe Thoma Papapanon, i bene një pritje madheshtore. Ai ishte ne shtepine e Kryetarit te Bashkisë, kur e lajmeruan se jashtë ishte mbledhur gjithë populli i qytetit për ta pershendetur. Një delegacion, i perbere nga ish emigrante ne SHBA, erdhi për t'i sjelle mjaft dhurata dhe për ta pershendetur ne anglisht. Ai nuk kishte mbaruar ende me ta, kur një tjetër delegacion, i kryesuar nga Lame Kareco dhe Eftim Cako i kerkoi takim dhe deklaroi se Gjirokastra është toke greke dhe dëshira e popullsise se saj është një bashkim i shpejte me Athinen. Kjo dergate provokoi merine e popullit te mbledhur përpara shtepise se Kryetarit te Bashkisë dhe konsulli u be deshmitar i një merie kolektive, qe desh perfundoi me vrasjen e delegateve pro greke.

Ne Permet, Leskovik dhe Kolonje, konsulli amerikan u prit me nderime dhe me kerkesen qe këto qytete te mbeteshin nën kontrollin e qeverisë se Tiranës. Problemi me i madh qe ne Korce ku dhespoti Jakov dhe një elbasanas i quajtur Efem i bene thirrje te gjithë te krishtereve te demonstrojne për një bashkim me Greqine. Por Haveni u vendos ne shtepine e një misionari amerikan, te quajtur Kenedi, qe e njihte mjaft mirë qytetin. Kenedi e siguroi atë se Korça është thjeshtë shqiptare dhe këtë ja konfirmoi edhe Komandanti i trupave franceze te qytetit. Një konfirmim me te zjarrte mori edhe nga komandanti francez ne Pogradec, Majori Mortier. Francezi i tha se gjithë popullsia aty ishte shqiptare dhe se shqiptarët janë një popullsi e mrekullueshme, aq sa atij i vinte keq qe nuk ishte shqiptar. Pas një vizite po kaq te suksesshme ne Vuno dhe Delvine, ku u prit nga Leonidha Frasheri, Jozef Haven perpiloi pjesen e pare te raportit, atë për kufijte e Jugut. Materiali u dergua me urgjence ne Ambasaden amerikane ne Rome dhe qe këtej, brenda javës u vendos mbi tavolinen e punës se Uillsonit ne Versaje.

Haven vazhdoi viziten e tij ne Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Krujë ku gjeti po atë entuziazem. Ai shoqerohej kudo nga Tefik Mborja, qe duket se luajti një rol kyç. Raporti perfundimtar u hartua një muaj me pas dhe qe vendimtar për qëndrimin amerikan. Uillsoni nuk pranoi asnjë korrigjim ne kurriz te kufijve te Shqipërisë dhe u ngarkua Lidhja e Kombeve te percaktonte kufijte fizike te saj. Tre muaj me vonë, qeveria e Athines i paraqiti Uashingtonit një note proteste, ku shenonte se Haveni ishte një njeri i blere nga Shqiptarët.

Percaktimi i kufijve

Komisioni i Lidhjes se Kombeve, qe do të caktonte në vend kufijte e Shqipërisë, mberriti ne Tiranë ne një moment te trazuar. Me 7 dhjetor 1921, pikërisht ditën kur kishte bërë një grusht shteti dhe qe vendosur Qeveria e Hasan Prishtinës. Por, ata nuk moren vesh asgjë. Hasan Prishtina dha dorëheqjen pas 24 oresh dhe u zevendesua nga kabineti i Xhaferr Ypit. Po atë ditë, i shoqëruar nga Major Bajram Fevziu, Ministri i Brendshëm, komisioni udhetoi për Shkodër. Ky ishte komisioni, qe do të caktonte kufijte e veriut dhe u detyrua te punonte me nderprerje për me shumë se një vit. Ai kryesohej nga një kolonel Francez dhe një major Hollandez.

Një vit e gjysmë me pas, me 1923 mberriti komisioni qe do të caktonte kufijte e Shqipërisë se Jugut. Ai kryesohej nga gjenerali Telini, një oficer i Mbreterise Italiane dhe nga një major britanik. Edhe kësaj herë komisioni shoqerohej nga Bajram Fevzi, kësaj herë Shef i Shtabit te Pergjithshem dhe deputet i Kolonjes. Komisioni punoi për gati tetë muaj dhe ai kishte udhezim qe te vendoste me inisiative vijen e kufirit me ato fshatra, qe duhej te ndaheshin me dysh. Për të mos rënë pre e pretendimeve, komisioni kreu një test te thjeshtë. Ata mbushnin një grusht me monedha dhe ja hidhnin fëmijëve te fshatit. Femijet fillonin te shanin ne gjuhën e tyre te përditshme, e cila ishte ne masen me te madhe, shqipja. Kështu, mjaft fshatra kufitare, iu bashkuan Shqipërisë. Me sa duket kjo provokoi merine e grekeve qe veç ankimeve sulmuan disa herë edhe komisionin dhe xhandaret qe e shoqeronin. Ne një nga këto prita, Gjeneral Telini u godit ne kokë dhe vdiq në vend. Vrasja e tij shkaktoi incidente te renda mes Italise dhe Greqise. Flota italiane bombardoi dhe pushtoi Korfuzin. Ajo u largua prej andej, vetëm pas bisedimeve ne Paris, te cilat i jepnin dorë te lirë Italise ne Greqi. Shqyrtimi i kufijve te metejshem te Shqipërisë se Jugut mbeti pezull, derisa u caktua ne bisedime shqiptaro-greke me 1927. Trupi i Gjeneral Telinit u dergua ne Tiranë ku ju bene gjithë nderimet ushtarake. Prej këtej u nis ne Itali. Fati e solli qe ne emër te Qeverisë se Tiranës ai u percoll nga Mehmet Konica, njeriu i parë qe kishte luftuar për kufijte e Shqipërisë dhe qe tani, po e mbyllte kapitullin e tyre, duke i bërë nderimet e fundit, njeres prej mijëra viktimave te këtij konflikti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySun Nov 18, 2007 9:49 pm

kkkkkkkkkkkkkk


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 7:14 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySun Nov 25, 2007 5:24 pm

BURIM I PA CMUESHEM PER GJERGJ KASTRIOTIN
SKENDERBEUN
Ne''Bayeriche Staatsbibliothek,Munchen''te Gjermanise ruhet njera prej inkunabulave(quhen libra te shtypura gjate perjudhes prej shpikjes se shtypshkronjes se pare) me te vjetr ne bote,nga viti 1454 ne te cilen behte fjale per shqiptaret dhe Gjergj Kastriotin Skenderbeun,kjo inkuanbule deri me sot nuk eshte studiuar nga senje studiues shqipetar,perkunde faktit se ajo eshte e njohur si burim me vlera te saje te pacmueshme per heroin tone kombetar shqiptare dhe mesjeten shqiptare ne pergjithesi.Shkrimet e para per te datojne qe nga mesjeta,d.m.th.menjhere pas vdekjes se tije,ku autore te ndryshem i thuruan lavdrata trimerise dhe vepres se tij madheshtore,nga se si nuk u perkule asnjhere,sikurse para ushtrise te panumert Oamane,shtu as dhe saja vendase,te cileve me forcen e shaptes dhe mjeshtrine e artiti luftarak,u tregua si lufta per liri dhe mbrojtje kombetare.Vepra e tije luftarake u be shembull per popujt tjere,te cilet luftuan gjate shekujve per liri dhe clirimin kombetar.Deshmi per kete eshte edhe nje nder inkubulet me te vjetra ne bote,qe sot ruhet ne sektorin librit te rralle dhe dorshkrimeve''Bayerisch Staatsbibliotheh'' me titull -Eynmaung der cristenheit widder die durken-.Simas frymes se kohes kur u shkrua inkunabula,autori deshiron te tregoje kulturen,arsiminin dhe njohurite e pergjithshme te tije,jo vetem ne fushen e gjeografise historise ,politikes por dhe ne fushen e artit te te shkruarit dhe atije luftarak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySun Jan 06, 2008 1:37 am

NAPOLEON BONPARTI Shqiptar sipas disa zbulimeve .

Napoleoni ka lindur ne korsike e cila vetëm një vite pas lindjes se tij kaloi ne pushtietin e francezeve. ishte pjesetari i një familje te vogël fisnikesh me proleme ekonomike. sot është pranuar nga të gjitha hallkat e historianeve qe nuk qe franceze edhe pse punoi shumë për te.
shatobrion një studiues i famshem francez ngul këmbë ne një kombesi tjetër te tij përveç asaj franceze.
teoria e pare e shqipatresise se napoleonit është hedhur nga vete francezet, kjo ka bërë qe tema te bëhet interesante për shumë studiues. i pari shqiptar qe e quajti patriot napoleonin ka qenë myfti bëj libohova ne librin e tij ali pashë tepelena. sipas tij albert thiers një formulues i historisë se revolucionit franceze, i cili ka jetuar shumë afër me këtë kohe ne vepren e tij është shprehur " kur josef bonoparti vellai i madh i napoleon bonopartit u be mbret i napolit me 1806 shqipetareve te napoliy qe shkuan ta peruronin për postin e ri u thotë edhe familja bonoparti është arbereshe
ne shek e 15 kur rreth 100 000 shqipetare u shperngulen ne itali u ngrit një fhshat edhe ne korsike është fakt qe shqiptarët ne korsike formuan një fshate siç është fakt qe paraardhesi i napoleonit është nga ky fshate

aristidh kola ne librin e tij arvanitasit lidhur me pyetjen qe i bene napoleonit se cila gjuhe i dukej me e bukur pretendohet te jetë shprehur kur flas me gra me pëlqen të flas frengjisht kur flas me burrat e mi me pëlqen të flas shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySun Jan 06, 2008 1:56 am

Lëvizja e arbëreshëve të Italisë në përkrahje të çështjes kombëtare në vitet 30-40

Në kohën kur Naum Veqilharxhi zhvillonte veprimtarinë e vet në Rumani dhe krijonte lidhje me disa qendra të Shqipërisë së Jugut, në kolonitë arbëreshe të Kalabrisë dhe të Sicilisë në Itali filluan të dukeshin shenjat e para të një lëvizjeje në përkrahje të çështjes kombëtare shqiptare. Ngjarjet që po zhvilloheshin në këtë kohë në Shqipëri, kryengritjet e njëpasnjëshme, përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për arsimin dhe kulturën kombëtare tërhoqën vëmendjen e një vargu intelektualësh të dalë nga gjiri i kolonive arbëreshe. Arbëreshët nuk e kishin harruar vendin e të parëve dhe i ruanin të gjalla, veçanërisht në folklorin e tyre të pasur, traditat e mëdha të luftës për liri, si dhe gjuhën e doket që kishin marrë nga mëmëdheu.

Të nxitur nga dashuria për atdheun e të parëve dhe nën ndikimin e interesit që shfaqte në gjysmën e parë të shek. XIX shkenca gjuhësore evropiane për gjuhën shqipe, intelektualët arbëreshë filluan të merreshin me studimin e historisë, të folklorit dhe të gjuhës së këtyre kolonive, si dhe në përgjithësi me historinë e mëmëdheut të tyre të dikurshëm. Në kohën kur filluan të bëheshin hapat e parë të gjuhësisë krahasuese dhe u zbuluan lidhjet gjenealogjike të një vargu gjuhësh, studiuesi arbëresh
Engjëll Mashi në vitet e para të shek. XIX dhe Josif Krispi e Gjon Skiroj në vitet 30 hodhën tezën e prejardhjes së popullit shqiptar nga pellazgët e të gjuhës së tij nga pellazgjishtja, gjuhë që mendohej se ishte folur nga banorët më të lashtë të Ballkanit e të Mesdheut.

Teza e prejardhjes pellazgjike, si shprehje e lashtësisë së popullit shqiptar, zuri vend e u përhap shumë në qarqet shkencore dhe në opinionin e gjerë.
Po në këtë kohë filloi veprimtarinë e tij Jeronim de Rada (1814-1903) nga fshati Makje i Kalabrisë, i cili u bë një nga figurat më të shquara të letërsisë arbëreshe dhe të lëvizjes patriotike shqiptare. Qysh në veprën e tij të parë, poema “Këngët e Milosaos” (1836), shkruar në dialektin arbëresh, De Rada i dha letërsisë shqipe një nga veprat e saj më të bukura. Duke trajtuar edhe më tej tema historike, nga luftërat shqiptaro-turke të shek. XV, si p.sh., në poemën

Serafina Topia” (1843), poeti, i frymëzuar nga kryengritjet shqiptare, si dhe nga lëvizjet çlirimtare që zienin në Itali, në të cilat mori pjesë vetë, vinte në dukje traditat luftarake e liridashëse të popullit shqiptar. Me këto vepra ai u bënte të njohur bashkatdhetarëve dhe nëpërmjet përkthimit italisht gjithë botës historinë e lavdishme të popullit shqiptar. Me këtë intelektualët arbëreshë filluan të sendërtonin atë që e quajtën si detyrë të madhe ndaj mëmëdheut të tyre të lashtë: “të ringjallnin përpara opinionit publik ndjenjat e një kombi të lavdishëm, por të panjohur”, siç shkruante më 1847 në parathënien e veprës së vet “Mbi shqiptarët, kërkime dhe mendime”, studiuesi arbëresh Vinçenc Dorsa. Ai ia kushtonte veprën e vet “kombit të tij të përndarë e të përçarë, por një”. Me këtë Vinçenc Dorsa donte të theksonte se kolonitë arbëreshe e ndienin veten si “pjesë të pandara të një të tëre, të kombit shqiptar”.
Me gjithë kushtet e vështira, ndërmjet vatrave të veçanta të lëvizjes politike e kulturore shqiptare filluan të krijoheshin që herët lidhjet e para. Në vitin 1845 Naum Veqilharxhi dhe shqiptarët e tjerë të Bukureshtit e përgëzonin Jeronim de Radën me një letër për punimin e tij “Mbi hyjnitë e pellazgëve”, të botuar më 1843 në të cilën poeti përpiqej të shpjegonte se një varg emrash të mitologjisë greke në të vërtetë ishin shqip, sepse shpjegoheshin, sipas tij, me anë të shqipes së sotme dhe se pellazgët i kishin dhënë hua kulturës së lashtë greke një varg elementesh. Mendime të ngjashme në lidhje me prejardhjen pellazgjike të gjuhës shqipe të popullit shqiptar shfaqën edhe një varg albanologësh të huaj.
Këto mendime të De Radës dhe të albanologëve në lidhje me teorinë pellazgjike u përqafuan nga Naum Veqilharxhi dhe atdhetarë të tjerë shqiptarë. Ato luajtën një rol për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve dhe u përdorën për të vërtetuar autoktoninë e popullit shqiptar në trojet e veta dhe për të shtruar përpara opinionit ndërkombëtar njohjen e të drejtave të shqiptarëve si komb më vete.
Intelektualët arbëreshë ndiqnin me vëmendje ngjarjet që po zhvilloheshin në vitet 30-40 të shek. XIX në Shqipëri. Veprat e tyre jo vetëm u bënin jehonë këtyre ngjarjeve, por edhe, duke evokuar të kaluarën, ngrinin probleme të rëndësishme, si ato të luftës së armatosur për liri, të bashkimit të popullit shqiptar etj. Duke vënë në dukje rëndësinë e kryengritjeve që po ndodhnin në mëmëdheun e tyre të lashtë dhe duke i interpretuar ato si shenja të një kthese Vinçenc Dorsa i përshëndeste “këto kërcënime të vazhdueshme, inkursione, rebelime, mosbindje ndaj ligjeve, bashkimin e shpejtë nën flamurin e një kryetari dhe tërheqjen e vëmendjes që i bëjnë Portës së Lartë”. “Në këto fakte, unë lexoj, - vazhdonte ai, - përgatitjen e furtunës së afërme dhe agimin e ditës së kthjellët që do të vijë pas saj”. Dhe më poshtë: “Shqipëria beson se kjo ditë (e rilindjes së saj - shën. i aut.) është e afërme dhe besimi i vë asaj në lëvizje shpirtin për ta arritur. Ajo nuk flet veçse për rilindje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
beri
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
beri


Numri i postimeve : 1237
Registration date : 11/12/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySun Jan 06, 2008 2:02 am

mund te me thot dikush historin e vertet te skenderbeut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySun Jan 06, 2008 2:30 am

beri e ke te Historija dhe pastaj shko tek tema Fati i armëve të Skenderbeut .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
beri
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
beri


Numri i postimeve : 1237
Registration date : 11/12/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySun Jan 06, 2008 2:34 am

ok ama une ekerkoj te verteten se historija na rren neve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySun Jan 06, 2008 5:40 am

I nderuar beri,nese ju mendoni se "historia na rren neve" , atehere per qeshtjen e Heroit kombetar Gjergj Kastrioti - pergjigjen mund ta gjesh edhe tek populli.Respekti,admirimi,dhe krenaria per Heroin u percoll brez pas brezi tek populli yne Ai ishte i Madh..Nese keni menduar te shtroni pyetjen se "a luftoi per fe apo per atdhe" (te cilen me ka has t'a degjoj ndojhere )atehere une me plot pergjegjesi them qe per Atdhe me gjithe qenjene e Tij.Per Kastriotin dhe heroizmin e tij din edhe bota..
Me respekt Euridika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySun Jan 06, 2008 4:25 pm

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj 180px-Skend Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Magnify-clip
Skënderbeu sipas një prej versioneve të menduara të jenë origjinale



Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshësVojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë i madh, pra Skënderbeu do të thotë Aleksandri i Madh. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për mëse 12 vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.
Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.
Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.
Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.
I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rrjesht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.


I nderuar beri kjo eshte biorgafia e te madhit Skenderbe,nese je kurioz te dishe me shume mendoje se ka antar ne kete forum me te spejguar ma gjersishte,pyet ç'fare te duashe nese nuk ke ''diçka'' te pa kjart.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
beri
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
beri


Numri i postimeve : 1237
Registration date : 11/12/2007

Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj EmptySun Jan 06, 2008 6:45 pm

flm per deshta ta dije edhe prejardhjen e vojsaves nene se skenderbeut kush ka qene dhe nga cfar familje dh cfar religjinoni ka pashur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj   Historia e Kombit Shqiptar dhe  figurat  e saj Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Historia e Popullit Shqiptar
» Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar
» Levizja per shpetimin e kombit shqiptar
» Fytyrat me eminente nga historia e popullit shqiptar.
» Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: