Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rufi Osmani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Rufi  Osmani Empty
MesazhTitulli: Rufi Osmani   Rufi  Osmani EmptyMon Feb 16, 2009 8:41 pm

Rufi Osmani: Bejta ky zëdhënës besnik i prokurorisë maqedonase dhe i Branko Crvenkovskit

Postuar nga Shqipmedia on Monday, 24 November 2008

Rufi  Osmani Rufi-osmani-300x2401
Reagim i Rufi Osmanit ndaj akuzave të Nevzat Bejtës
Eshte per tu befasuar se sa mundet te degjeneron nje person i sojit te kryetarit aktual te Gostivarit duke bere shtremberimin flagrant te se vertetes per ngjarjet e Gostivarit te vitit 1997.
Skenaristi dhe ekzekutuesi i krimit në Gostivar ka një emër: Branko Crvenkoski, njeriu që më 9 korrik 1997 ngriti gishtin e automatikut dhe të fitores së Pirros, person per te cilin Nevzat Bejta dhe aktivistet e tij mbushen kutit e votimit dhe e ngriten ne piedestalin e presidentit te shtetit.
Se akuza eshte qesharake dhe pjelle e kuzhinave te sherbimeve sekrete maqedonase te cileve ky person u ka sherbyer ne kontinuitet deshmojn edhe argumenetet e meposhtme .
Fenomeni i flamurit shqiptare i vitit 1997 ishte pjese e projektit politik per kontestimin e sistemit ne menyre demokratike i filluar me 27 janar te vitit 1997, kongresi i bashkimit te PPDSH dhe PDP u organizua dhe u finalizua me 5 korrik, ligji i perdorimit te flamurit shqiptar u miratua me 8 korrik dhe intervenimi brutal policor u ekzekutua me 9 korrik te vitit 1997.
Perderisa isha antare i PDSH , pozicioni me i lart qe e kam pasur ne strukturat e kesaj partie ka qen anetar i Kuvendit qendror, ndersa ne kongresin e mbajtur ne korrik te vitit 1997 nuk pranova te kem asnje pozicion ne organet e kesaj partie politike.
Kronologjia logjike e ngjarjeve e analizuar nga kendveshtrimi kohor hudhe posht si te mbrapsht edhe kete akuze te radhes te nje personi te zhytur thelle ne kriminalitet ekonomik dhe politik, per te cilin krim edhe qeveria aktuale ku ai ben pjese i ka ngitur aktakuz penale.
Me kete rast vlen te permendet se qytetaret e Gostivarit ne menyre me dijnitoze gjate vitit 1998 organizuan protestat per lirimin tim nga Burgu i Idrizoves dhe me dhjetra mija persona me organizuar pritje madheshtore pas daljes nga Burgu. Duke mbajtuar kete qendrim populli i Gostivarit deshmoi qart se qendronte pa rezerv ne perkrahjen time dhe te vertetes tone per ndodhit e Gostivarit .
Duke ndegjuar keto shpifje te radhes vetvetiu parashtrohen shume dilema dhe nje pyetje madhore qe i adresohet mentoreve te Nevzatit :
Kush mban pergjegjesin per qindra dhe mijra te rene ne levizjet politike shqiptare duke filluar nga 1981 dhe perfundimisht me kryengritjen e vitit 2001 dhe pas saje ?
Per mua pergjigjeja eshte nje dhe e vetme, ato ishin viktima te terorit shtetror maqedonas, ndersa per mendjet e mbrapshta te sojit te NB dhe te mentoreve te tij maqedonas ndoshta eshte e kunderta.
Perfundimisht jam thelle i bindur se qytetaret e Gostivarit ne mars te vitit 2009 do e penalizojm rende me voten e tyre demokratike kete pseudopolitikan dhe politikat e tij skajshmerisht revanshiste dhe te financuara nga krimi i organizur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Rufi  Osmani Empty
MesazhTitulli: Re: Rufi Osmani   Rufi  Osmani EmptyMon Feb 16, 2009 8:51 pm

Pranohet kandidatura e Rufi Osmanit

Postuar nga shqipmedia1 on Friday, 13 February 2009

Rufi  Osmani Rufi_osman-300x240
Gjykata administrative ka vërtetuar kandidaturën e Rufi Osmanit për kryetar të Komunës së Gostivarit.
Gjykata refuzoi vendimin e Këshillit Komunal Zgjedhor të Gostivarit, i cili një ditë më parë kishte hedhur poshtë kandidaturën e Osmanit duke e bazuar vendimin ne Kodin zgjedhor, përkatësisht në nenin 7 të tij, paragrafi 2 në të cilin thuhet se ‘të drejtë për t’u zgjedhur për deputetë, anëtarë këshilli dhe kryetar komune, ka çdo shtetas i Maqedonisë nëse nuk është i dënuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor me burg pa kusht, mbi 6 muaj’. Sipas gjygjit, Këshilli komunal zgjedhor nuk i ka marrë parasysh edhe përcaktimet e ligjit për amnisti i cili ka hyrë në fuqi ditën e shpalljes më datë 5 shkurt 1999 si dhe nenin 544 alinea 1 të ligjit për procedurë penale.Rufi Osmani në vitin 1997, për ngjarjet e njohura të Gostivarit dhe refuzimit të tij për të hequr flamurin kombëtar nga ndërtesa e Komunës u dënua me 13 vjet e 8 muaj burg. Ai qëndroi në burg për 9 muaj ndërsa më pas u amnistua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Rufi  Osmani Empty
MesazhTitulli: Re: Rufi Osmani   Rufi  Osmani EmptyMon Feb 16, 2009 8:55 pm

Nevzat Bejta kundërkandidat i Rufi Osmanit

Postuar nga shqipmedia1 on Tuesday, 7 October 2008

Rufi  Osmani Rufi-osmani-300x240 Shpallja e kandidaturës së Rufi Osmanit për kryetarë të ardhshëm të Komunës së Gostivarit ka detyruar edhe kryetarin aktual, Nevzat Bejta të rishpall kandidaturën para kohe. Megjithëse nuk e thotë prerë, për shkak distancës disa mujore deri në zgjedhjet lokale, Bejta tërthorazi ia shpall mejdanin ish-kryetarit të dikurshëm, Rufi Osmani,
i cili u burgos në ngjarjet e bujshme në këtë qytet në vitin 1997, pasi refuzoi heqjen e flamurit shqiptar nga objekti komunal.
“Deri në zgjedhjet lokale ka edhe gjashtë muaj, është herët të flitet për kandidaturat e mundshme, mirëpo nuk dua që qytetarët e Gostivarit t’i lë në hamendje. Do të rikandidohem për postin e kryetarit të Komunës. Barometri kryesor për vlerësimin e punëve janë vetë qytetarët. Anketat e bëra tregojnë se qytetarët janë shumë të kënaqur me punën time të deritanishme”, ka deklaruar Nevzat Bejta.
Ai thekson se kandidaturën e tij për kryetar komune e mbështesin fuqishëm të gjitha strukturat partiake të BDI-së në krye me liderin Ali Ahmeti. “Mendimi i shumicës së qytetarëve është se unë sërish duhet të rikandidohem për postin e kryetarit të Komunës. Të gjitha subjektet politike kanë të drejtë të nxjerrin kandidatët e tyre, kjo është lojë demokratike, qytetarët janë ato që do të vendosin me votën e tyre të lirë se kush duhet t’i udhëheq në katër vitet e ardhshme. Jam i lumtur që komuna nuk është ashtu siç e gjeta unë, tani qyteti i Gostivarit u ngjason qyteteve evropiane”, thekson Bejta. Ndërkaq, kohë më parë profesori dhe analisti Rufi Osmani njoftoi opinionin se rikthehet në skenën politike nëpërmjet kandidaturës për kryetar të Gostivarit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në mars të vitit 2009. Sipas tij, në garën për numrin një të Gostivarit do të kandidohet si i pavarur, me ç’rast ka përjashtuar zërat se pas tij qëndron ndonjë subjekt politik. Vetë Osmani në një prononcim të shkurtër ka theksuar se me kandidimin në zgjedhjet e ardhshme lokale, synon të rikthejë mandatin politik të cilin shteti ia mori me dhunë në vitin 1997, vit në të cilin Gjykate Themelore e Gostivarit e dënoi me afër 14 vite burgim. Osmani u lirua pas aprovimit të amnisti nga ana e parlamentit republikan në vitin 1998 si një marrëveshje mes PDSH-së dhe VMRO-së. Profesori Osmani thekson pakënaqësinë e tij ndaj mënyrës se si deri më tani Bejta ka drejtuar Gostivarin, mirëpo hë për hë potencon se nuk do të shfaq kritikat kundër menaxhimit të Komunës duke shfaqur. Ndërkaq, edhe pse deri të zgjedhjet lokale ka disa muaj, jo zyrtarisht merret vesh se konkurrencë Bejtës dhe Osmanit do ti bëjnë kandidatët e PDSH-së dhe Demokracisë së Re, megjithëse ende nuk janë shpallur emrat e kandidatëve nga këto dy parti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Rufi  Osmani Empty
MesazhTitulli: Re: Rufi Osmani   Rufi  Osmani Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rufi Osmani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tekste Kengesh Shqiptare!
» Shkarkohet Naser Osmani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: