Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''

Shko poshtë 
+40
xhema
xhiti
haxhiu
Gjura
Ademi85
MUHAMETII
mensur hoti
gent
Nezir Myrta
luan mreti
rroni
eri M
Xili
fi2a1
rolling
drit98
shkodrani_1
drenica
Ago Muji
E_Bukura
besa-bese
Hana
Euridika
arben
Tetovari
STUPCAT
zeriatdheut
Kosovarja
Anna
arlindi
renan
shaban cakolli
Vuthjani
Sy kaltri
tom sojer
Bregi
Arta
Leka i Madh
Sofra
Beton
44 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyMon Oct 08, 2007 3:00 pm

Tahir Zema e ka pasur hallall ekzekutimin ne emer te popullit. Askush nuk ka perse fyhet. Kush bashkepunon me armikun shekullor, eshte armik dhe populli nuk te fal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sy kaltri
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Sy kaltri


Numri i postimeve : 1972
Registration date : 09/08/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyMon Oct 08, 2007 11:52 pm

Më Lejoni Të Dashur Forumista të ju Tregoj
këtyre qe kan bindjen për Tahir Zemaj-n qe ka qen dikushi
se UÇK-ja ka qen nga Viti 1990 por kjo ka qe edhe ma heret
doni ta dini disa nga Njerzit e parë të UÇk-së kush ishin

1. Adem Jashari
2. Hamëz Jashari
3. Musa Jashari
4. Sahit Jashari
5. Besim Rama
6. Rafet Rama
7. Ilaz Kodra
8. Avdulla Kodra
9 .Xhemë Kodra
10. Sami Lushtaku
11. Nuredin Lushtaku
12. Zenun Kodra
13 . Hasan Kodra
14. Sylejman Selimi
15. Regjep Selimi
16. Jetullah Geci ( Daja i Adem Jashari-t
17. Sejdi Geci (Daja )
18. Osman Geci ( Daja )
19 . Abedin Rexha (Sandokani )
20 . Luan Haradinaj
21 . Adrian Krasniqi
22. Mujë Krasniqi
23 . Zahir Pajaziti
24. Hakif Zejnullahu
25. Edmond Hoxha
26. Fehmi Lladrofci
27. Ramiz Lladrofci
28. Sabit Lladrofci ( Iplagosur në Mes Likoshanit dhe Qirezit )
29. Sabit Geci ( I plagosur ne Likoshan te lisat Likoshan )
30 . Rrahman Rama
31 Rrustem Mustafa
32. Jakup Nura
33 Nait Hasani
34. Hashim Thaqi
dhe shum te tjerë ka qe nuk po me bijen nder mend emrat e tyre keta kan qen njerëzit e parë qe ju kan bashkangjitur Komandantit Legjendar Adem Jashari - t
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyWed Oct 10, 2007 12:43 am

Veqse ju nukeshte dashur te shpreheshi keshtu ne forum,pornuk ke ti faj jo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
renan
Fillestar/e
Fillestar/e
renan


Numri i postimeve : 17
Registration date : 09/10/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyWed Oct 10, 2007 12:47 am

Qyshe duhet me ju than shaban tradhtarve melaqe !!!!!!!!! m...e perte vallahu mendimi i jem sun muj me u than nryshe

E ti npaq nryshe me i than thuje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arlindi
Fillestar/e
Fillestar/e
arlindi


Numri i postimeve : 5
Registration date : 28/09/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyThu Oct 11, 2007 3:14 pm

Nuk e di si mundeni me ja fut kot dhe te shkruani pa asnje deshmi dhe argument, ne shqiptaezr kemi qef qe pasi te vdesin dikush ose e bejmè yll ose hm tè kqiat mbi te, kjo na bène qè tèt themi se nuk jemi hiç realistè ghe afer mendjes edhe frigacakè.

Tahir Zemaj ishte strateg dhe betejat qe ai udhèhoqi ishin beteja te verteta xili dhe renani, ti xili paske paraqitur njè listè me ata emra qe e paskan mbèshtete Legjendarin Adem Jashari, por a din ti xili me miu pergjegjur

Ku ishin ata qe i ki paraqitun ne at listè kur u vra dhe masakrua e tèrè familja Jashari?

faleminderit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyThu Oct 11, 2007 10:48 pm

arlindi ata kur u vra familja e Adem Jasharit ishin ne vrimen e miut dhe nuk ja dhan ndihmen so tere thon une me ademin kam gjen njeri shok tjetri mike por ne momentin e duhur asnjeri nuk ju gjet pran por kur kalojm ne lumin dijm te gjem rruge te gjith .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyThu Oct 25, 2007 3:23 pm

Ka lindur me 28 dhjetor 1951 në Strellc të Epërm. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i mbaron në Strellc dhe Isniq.

Pas tyre ndjek gjimnazin “11maji”, në Pejë, pas vitit të dytë orientohet në drejtimin shkencor. Ai rrjedh nga një familje punëtore e fshatare, ka katër vëllëzër dhe tri motra. Dëshira e babës së tij, si e çdo prindi të etur për arsimin e fëmijëve të vet, ka qenë t’u krijonte mundësi fëmijëve për shkollim. Zemaj përmend dëshirën e babës së tij që njëri nga djemtë të studjonte në një akademi ushtarake. “ Vëllai i madh nuk ka qenë shumë i lidhur me familjen dhe prindërit, ndaj kam pranuar të konkuroj dhe kam fituar të drejtën për t’u regjistruar në Akademinë Ushtarake. Kam kaluar pa asnjë pengesë kontrollet psiqike dhe fizike.

Kështu kam filluar studimet në Akademinë Ushtarako-Teknike në Zagreb. Gjatë vitit të parë kam pasur vështërsi të jashtëzakonshme lidhur me gjuhën. Të gjitha provimet i kam dhënë duke përdorur fjalorët dy gjuhësh dhe ia kam arritur.

Megjithatë, Zagrebi ishte larg nga shtëpia ime, gjë që më pengonte edhe në mësime. Ndaj kam kërkuar të takohem me gjeneral Ramiz Abdylin, Kryeshef i Akademisë Ushtarake në Zagreb. Në atë takim ai më ka sugjeruar që të vazhdoja vitin e dytë në Beograd në akademinë e forcave toksore.

Rrjedhimisht vitin e dytë. Me disa provime shtesë, e fillova në Beograd. Kemi qenë 28 shqiptarë të regjistruar. Aty kam gjetur edhe Ahmet Krasniqin. Kjo kohë i përket vitit 1969. Plan-programi mësimor ka qenë shumë i ngarkuar. Ka pasur më tepër lëndë shkencore se sa ushtarake. Matematika, fizika, mekanika, kibernetika, elektroteknika etj, program i ngjeshur mësimor që nuk përballohej lehtë nga studentë që kishin ardhur nga gjimnaze apo shkolla të mesme pa një traditë të konsoliduar.

Në fund të vitit të dytë kemi mbetur vetëm dy vetë, unë dhe Ahmet Krasniqi. Në vitin e tretë dhe të katërt kemi vazhduar specializimin në Sarajevë, ku edhe jemi diplomuar. Gradën e parë si “nëntoger” e kemi marrë në Beograd. Në qershor të vitit 1973, kemi filluar punë.

Kam kërkuar që të emërohem në Pejë, për fatin tim kërkesa më është pranuar dhe kam filluar punë në kazermën e Pejës. Aty kam qenë komandues i togës së përzier që përfshinte lloje të ndryshme armësh, të lehta e të mesme. Në atë post kam qëndruar një vit. Nënkolonel Ali Muhaxheri, i cili ka qenë një njeri dhe ushtarak i mrekullueshëm, me vizione të qarta atdhetare, punonte në degën e korparmatës së Kosovës. Kam kontaktuar me të. Ai njeri ka pasur dije të gjëra ushtarake, por edhe për shumë gjëra të tjera.

Ai më ka nxitur të mësoj e të përvetësoj më thellë disa dije speciale ushtarake. Aty kanë qenë fillesat. Jam promovuar në postin e komanduesit të kompanisë. (Në ndryshim nga terminologjia që përdoret në Shqipëri, në ushtrinë Jugosllave të asaj kohe, pozitat e drejtuesve ushtarak deri në rang batalioni janë quajtur komandues dhe jo komandant. Një ndikim i tillë është reflektuar edhe gjatë luftës në Kosovë, ku, një drejtues skuadre është quajtur komandant – kjo mund ta ketë krijuar edhe atë përshtypjen që ka pasur “shumë komandantë” në luftën e Kosovës. Kur janë mbledhur tre veta, njërin e kanë shpallur komandant ! Rrjedhimisht, ka pasur dhjetëra “komandantë” në një fshat). Deri në nivel batalioni e sipër, kemi të bëjmë me komandant, hiearki që shkon deri në komandant armate.

Shkallën e dytë të kualifikimit ushtarak, magjistraturën e kam pasë regjistruar në Beograd dhe ato provime i kam dhënë me sukses. Në Sarajevë jam specializuar për komandant dhe aty kam njohur edhe një epror shqiptar, i cili më vonë është përfshirë në Shtabin Suprem të Republikës së Kosovës, zotin Agim Mehmeti. Ai ka qenë mësimdhënës në akademinë e ulët ushtarake në Sarajevë.

Pas pak kohe ai u burgos për shkaqe politike, humbi edhe karrierën ushtarake. Kam qenë komandant në krahinën e Timokut, pastaj kam punuar në organet e zbulimit dhe të kundër-zbulimit pranë organit të Sigurimit për shtete ballkanike. Përsëri ka qenë Muhaxheri, i cili në atë kohë bënte stazhin për komandant divizioni për të marrë gradën e gjeneralit, që më ka sygjeruar “t’i lë punët nëpër shtabe dhe të filloj të aftësohem për komandant – do të thotë të punoja me trupat dhe jo në administratën ushtarake”.

Propozimi i tij ka qenë që unë të kaloja në njësitë operative dhe të merrja postin e zëvëndës komandantit të batalionit. Vetëm pas një viti jam emëruar komandant batalioni në Zajeqar, në një moshë shumë të re për atë detyrë. Kjo në vitin 1980. Nuk kam përmendur disa kurse, speciale për zbulim dhe kundër zbulim, pastaj një tjetër për një armë-raketën tokë-tkë të tipit “malutka” 9K11M, minahedhësit 82 milimetra, madje kam qenë i vetmi instruktor i kësaj arme në Armatën e Dytë. Armë të cilën e kam përdorur më vonë në luftë kunër forcave serbe në Kosovë. Ka qenë e vetmja armë artilerike e këmbësorisë, vonë kemi marrë disa minahedhësa 120 në luftën e Kosharës.

Më kujtohet - thotë Zemaj – i ashtuquajturi « kundërrevolucion » i vitit 1981 në Kosovë. Ushtria, edhe pase me kushtetutë e kishte të ndaluar që të përzihej në trazirat e brendshme, i futi hundët. Eprorët shqiptarë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë duke e paguar disa herë shumë shtrenjtë. Presioni ndajh eprorëve shqiptarë u rrit jasht mase, ndërkohë, që në mënyrë enigmatike disa kolegë disa kolegë të mi, oficerë shqiptarë « u zhdukën » !

Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë ushtarë shqiptarë. Në Krahinën e Timokut, ku unë shërbeja gjatë asaj kohe, nuk kanë ndodhur këto gjëra dhe jo krejt për meritë timen, pasi edhe komandanti i divizionit ka qenë shqiptar. Për pesë vite nuk ka ndodhur asgjë, asnjë ushtar i plagosur apo i vrarë, asnjë epror i zhdukur. Sigurisht që tentimet për të na provokuar, me qëllim që të na akuzonin e më vonë edhe të na gjykonin nëpër gjykatat ushtarake, kanë qenë të shpeshta, por kanë dështuar.

Ndoshta kemi qenë edhe me fat, por edhe e kemi mbështetur njëri-tjetrin. Ali Muhaxheri avancoi në gradën gjeneral dhe u kthye në Kosovë në postin e kryeshefit të Korpormatës së Kosovës, më vonë edhe komandant i mbrojtjes territoriale të Kosovës. Eshtë po ai që ka kontribuar në afrimin tim në Prishtinë, ku fillova punë në Shtabin e Mbrojtjes territoriale të Kosovës.

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Zemaj3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyMon Dec 31, 2007 4:18 am

per tahir zemen po ju flas fakte un dhe raste konkrete si e perjetuam ne ushtaret nga tetovadhe kumanova tredhetin e tahir zemes ne prita ne bjeshket e nemura ne bjeshken e belegut roshkodol na nxoren ne prita me abdyl berishen e strellcit zotri jam nga tetova dhe e njof mir tradhetrin tahir zemaj ti drejtohem djaloshit me emrin vuthjani ti mor drq kush shtini kush te mesoj a klani i tahir zemes a qe kur shkuam ne prapaqan ka qen takimi hashimi shukri buja dhe halil naxhaku te ardhur nga drenica kurse nga ana jone ne dugagjin kemi qen un me nofken tetova ramushi idriz bala daut hardinaj dhe agron smajli kur fliseshim ne zyre bash me tahir zemen ku i kemi kerkuar plani e luftes tahirit ju drdhke buza nuk donte te jap llogari thojke se un jam i derguar nga ministri bukoshi po nzori dokumentacioni dhe e lexuam kur pame fark farku ishte nje fraksion i dalun nga kolabricionisish epror te ushtris jugosllave gjoja te specializuar per luft por qellimi i tyer ishte qete shkatroj U-C-K ne ate moment hashimi i tha degjo o kriminel se per 700 vjet mos te clirohet kosova un kam me te luftur ti dhe serbin se ti shtij ne goje kete plan lufte vllezr tahiri ka qen nje njeri qe kur ne luften e loxhes u dasht ndima i shkuam ne ndim na drejtoj ramushi di toga me nga 40 vete per te shkuar ne frontine loxhes kur u kthiem nga loxha e vertet me fitore por pase 1 jave ishte ne plan te sulmohen serbet ne lluk te eperme tahir zema nuk i la ushtaret e vet me 8 gusht 1998 ne mengjes filloj ofenziva ne shaptej baballoq rostovic liqen i rodeniqit ratish hereq etj etj ku forcat serbe nuk munden te depertojn 4 dit resht luftime te ashperta e tahir zema rinke ne prapaqan me 350 ushtar as qe mendonte te vij ne ndim po ashte dashte te terhiqemi ngase munges e armatimit dhe ku ne bistric per reth ishin 25,0000 banor ku shkau pa meshir gjuente ne popullsi ngase nuk mundete me depertu dhe ashte dasht te terhiqemi per hir te popullates u mbllodhem me ramushin ne kodrali biseduam dhe morem vendime me tha mua me shoet e mi tetove ti dote nisesh per shqiprij ngase kemi nevoj qe te kryeni disa pun i thash ok nese ju e shinih te arsyeshme ne dote ecim tha qe dote shkoni ne prapaqan tek tahiri e i ka njerzit per te kalu kufirin pas asaj sakrifice me shoke te plagosur na qitn ne prita por fatmirsish nuk u vra asnje kur u kthyem ne prapaqan tahiri bash me bandat e tij kishte ikur per shqiperi i kish nxjer ushataret ne bjesh dhe kishte ik duke i lan ne meshiren e zotit duke gjuajt armatimin u kthiem tek ramushi i tregum tha o zot qa po ban ki faqe zij dhe ngelem ne dugagjin bashk me shoket duke luftuar e ti legen vuthjani, o spijun se ti flet prej kafeneve berlinit ku rin kolabriocionistet e tu e te tahirit mor faqe zij ku iku farku qa u be farku pse deshtoj farku titis po me falini shoke se eshte historij e gjat se jan deshmij keto po dote flasem ne te ardhmen per tahir zezen kolabriocionistin numer nje te kombit qe e zhduki nga faqja e dheut dora e popullit liridashes kam shum per ate faqe zij kam shum te flas per tradhtit e tij po dote flas ne te ardhmen ki ishte tahiri titist zotrote nese keni kundershtime ketu jemi lajmerohu nese doni adres te sakt timen edhe ate ja u japi por nuk beni fjal me mua se un e kam perjetu ne lekuren time tradhetin e tij e ti flet nga kafenet jan dy gjera te ndryshme e nese takohesh me muaduhet te jesh shum i pregatitur o trim i tahir zezez
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyMon Dec 31, 2007 4:24 am

ja tani nese un te isha me thaqin apo ramushin dote thoshit ky let nga inati por jo un jam nga tetova dhe un kam luftu per atdheun tim jo per askend tjeter eshte obligim kombetar i secilit shqipetar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyMon Dec 31, 2007 5:23 am

Tahir Zema ishte krye tradhtar i cili luftoi vazhdimisht në anën e Serbisë, pikrisht në betejën e Kninit i priu ushtrisë okupatore serbe.
Në anën tjetër kundër kësaj ushtrije okupatore serbe ishte në ball të Ushtris Kroate Bekim Berisha-Abi apo Abeja.

Çfar kontrasti bardh dhe zi njëri bashkpuntor dhe tradhtar vit pas viti me sebinë Tahir Zema dhe në anën tjetër çlirimtari në anën e ushtrisë Kroate Bekim Berisha i cili më vonë kthehet në Kosovë si ushtar i UÇK-së derisa e jep edhe jetën në luftën për mbrojtjen e Junikut Bekim Berisha-Abeja.

Ishte pikrisht tradhtija e Tahit Zemës i cili i dërgon 5 vizitorët në Junik dhe me dinakri i grabisin municionin kundërtankist që kishte siguruar Bekim Berisha për UÇK-ën në kohën kur po pregaditej ta sulmonte Ushtrija Serbe Junikun. Të nesermen fillojnë sulmet në Junik dhe pas një kohe bjen Juniku, kurse me 10 Gusht në fushën e betejes nga granata e Tankut Bekim Berisha vritet...

Tahir Zema ishte një ndër figurat më të errta që kishte Kosova, ishte krimineli i cili burgosi dhe vrau djemt më të mirë që e bënë luftën për ta çliruar Kosovën.
Tahir Zema mori pjesë në luftimet kundër familjes së Tahir Mehës në Prekaz si dhe në vrasjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në lagjen Kodra e Trimave.
Prandaj plumbat që e goditën Tahir Zemën ishin nga dora e cila goditi tradhtarin Esat Pasha në Paris.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyWed Jan 02, 2008 5:11 pm

woowww woowww qka lexova mos lexovsha ma kurr kurr
leht osht me fol me fjal po veq ni sen po ju thom
secilli e ka at mendimin e vet secilli per veti e ka
veq une po thom qe aj qe ka nejt e ka njoft tahir zemen personalisht aj e din se kush ka qen tahir zema qaq
nashta shahni nashta folni qka doni secilli e ka perveti une sjam mendimit qe tahir zemaj u kan trathat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyWed Jan 02, 2008 6:38 pm

Ai eshte kan kry tradhetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyWed Jan 02, 2008 7:44 pm

kjo tem ka hi fell edhe shum po flitet veq met thash et dhame
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tetovari
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tetovari


Numri i postimeve : 109
Registration date : 17/12/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyWed Jan 02, 2008 9:52 pm

Siaps mendimit timë është temë shumë mirë të dimë të respetojm mendimet e të tjerve nuk bejmë keq.!

Po me vjen mirë që kemi antar që kanë bashkpunuar me Tahir Zemaj që na jepetë mundsia të dimë shumë e më shumë per Tahir Zemaj.

vazhdim të mirë ju uroje në temë e pa fyrje .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyWed Jan 02, 2008 11:34 pm

Pershendetje ne kete teme une presmisova disa rreshta shkrim te antarit zeriatdheut dhe te STUPCAVA,ju lutem nuk lejohen sharjet,fyrjet,ofendimet etj etj.

Kame deshire te dij shume e me shume se kushe ishte Tahir Zemaj.prandaj ja vlen te jemi ne teme, e kemi antar qe qe sjellin fakte ne kete teme,po ashtu ka antar qe mendoin te sjellin fakte te tyre siç mendojne e siç analizoin se kush ishte Tahir Zemaj.

Bazohem ne nje liber qe kam lexuar dhe mbeshtetem ne mendimet e zeriatdheut,qe ka qene nje nje kry tradhetar.

Ju lutem me shume fakte duhte te sillen ne teme.

Flm per Mirkuptim
vazhdim te mire ne teme

...by beton.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyThu Jan 03, 2008 3:05 am

jo me vjen keq beton un nuk i ofendoj por edhe nuk lejoj qe nje krye tradhetar te hine ne faqet e historis sone se lavdishme se nuk ka vend per hire te nje njeriu qe i ka qen sherbtor i tij por un thash shum kjart se e kam perjetu tradhetin e tij edhe shoket e mij po nga tetova dhe te argumentoj dhe pa pik dyshimi e them se eshte njeriu qe kur ka qen epror ne ushtrin jugosllave ne pozharevac te serbis ka sha nenen shqiptare ushtaret shqiptare vetem pse nuk din gjuhen serbe ky kryetrardhetar ky faqe zy ka vrare nuhi berishen dhe rexhep malen ne koder te trimave stupci un jam nga tetova un se kam njoft ate kriminel dhe mua para lufte sme ka be gje por me thuaj ti stupci kur ra gllogjani kush shkonte me nderkomtaret me xhipin frontera te kuq ne udhen e isniqit te bej bisedime me serbet per te hap koridor me thuaj edhe kjo eshte goj dhene zotni stupci un nuk te flas fjale kafeneje por te flas cfar kam per jetu prej aty kryje tradhetari ok nese ti e njef dhe i ke qen pran pse pra nuk te kujtohen keto gjena qe tishkruaj po jo se nuk ju pelqen se keni ardhe vetem e vetem qe lufta jone te deshtoj
ok stupci doni fakte me te gjalla ala nese ti paske qen afer tij ose kush do qe te jet me thuaj qfar i tha ramush haradinaj tahirit ne shpin e dem ali pozharit ne pozhare ne mbremje kur u mbllodhem sot shpja e riza berishes kur ramushi i tha o tahir ajde ti bejm bashk forcat e te luftojm bashk ai kriminel tha jo se ne nuk mundemi pa u konsultu me ken u dasht te konsulltohet kur komandanti i rafshit dugagjinit ishte perpara syve te ty ramush haradinaj nese te kujtohet fjala e pilotes asaj qikes ushtarake qe ishte bash me fadil hadergjonajn epror ushtarak kur i than tahirit o tahir mir e ka ramushi duhet me ju bashku
dhe ata u larguan nga prapacani sepse nuk donte ai kriminel se nuk kish ardh me luftu por vetem e vetem me shpartallu ushtrin tone te lavdishme ky ishte krie tradhetari qe ju keni simpati ju stupcat tani ti tetovari ngase nuk te njof po ti nese ti e njef kryetradhtarin pse nuk flet qa doni me dit per nje tradhetar qe ka ber shum te zeza kombit vet andaj thot nje fjal popullore ke ber keq kan me te heq koken dhe ashtu i ndodhi nje krye tradhtari qe e qendisen jelek me plumbat e trimave qe ja shkrehen edhe ate edhe te birin e vet pra nuk i lan fare te bij mbi token shqiptare dhe ashtu i kemi prit gjithmon e dot i presem tradhetaret
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptySat Jan 05, 2008 2:37 am

FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË

Duke shpjeguar disa raste të rezistencës që kishte bërë familja Jasharaj ndaj forcave policore serbe, Hamzë Jashari 33 ditë më parë bënte me dije opinionin edhe
për dyshimet që kishte ndaj udhëheqjes shqiptare, e cila jo vetëm që nuk kishte ndonjë koncept të qartë veprimi për t’i dalë në mbrojtje popullit të rrezikuar nga
makineria militare e paramilitare okupuese serbe, por ajo udhëheqje nuk ishte në popull që të dinte më për së afërmi se me çfarë rreziqesh ballafaqohej populli.


NIKË GJELOSHI


Bashkë me ca i s h -bashkëpunëtorët ushtarakë, po bënim përpjekje për t’i dalë në ndihmë popullatës shqiptare dhe çështjes së Kosovës në përgjithësi.Më 6 mars (1998) bëmë takime e biseda që të ndërmerrej diçka në këto dy çështje të theksuara. Arsyeja: që nga krijimi i gjendjes së
shtetrrethimit në lokalitetet e Drenicës nuk ishte arritur rezultat në kuptim të riaktivizimit të strukturës së mbrojtjes. Ushtarakët shqiptarë që nga tërheqja ime definitive nga postet në qeverinë e ekzilit, përveç që ishin përçarë mes veti për shkak të koncepteve politike të faktorëve politikë tek të cilët qenë vënë në shërbim varësisht nga pikëpamjet e asaj nomenklature politike, ishin ndarë edhe mes veti. Po atë ditë kërkohej një takim nga organizimi i LDK-së në Zvicër, i cili qe organizuar në lokalet e nëndegës së LDK-së në Cyrih. Para takimit kisha bërë një koncept për vënien në punë të njerëzve në disponim: 1) Të formohej një qendër e koordinimit ku do të përfshiheshin të gjitha grupacionet shqiptare në Zvicër, e me vonë në tërë Evropën. 2) Qendra e koordinimit të kishte selinë në Cyrih.Mundësitë, si nga aspekti teknik ashtu edhe nga aspekti i sigurisë së njerëzve, ishin të garantuara pasi që dhe bërthama më e fuqishme e ishushtarakëve shqiptarë ishte koncentruar në Zvicër dhe ishte
strukturuar nga autori i këtij libri. Në LDK në Cyrih nuk dinin çfarë po
ndodhte në Kosovë, nuk ishin në kontakt me Ibrahim Rugovën mbasi
raportet ishin luhatur me mosbesimin që kishin shprehur ata ndaj shoqëruesit të Rugovës, i cili u kishte kërkuar kohë më parë para në emër të të parit, por që nuk i ishin dhënë. Pasi bëja transparente idenë e formimit të atij trupi koordinues, të cilin do ta drejtoja vetë bashkë me ca ushtarakë të tjerë, insistoja që për të njëjtën ide të informohej institucioni kryesor i “pushtetit shqiptar” në Kosovë, Ibrahim Rugova. Po qe se do të vinte në kundërshtim ideja dhe gjendja do të ashpërsohej edhe më
tej në dëm të lokaliteteve në shtetrrethim nga forcat militare e policore serbe, kisha potencuar domosdonë e marrjes së vendimit të përbashkët në interes të çështjes,edhe pa pëlqimin e faktorit politik e “pushtetar” shqiptar në Kosovë! Qëndrimi i bashkëbisedueve ishte unanim: “Ne duam që Ju-Nikë Gjeloshi të drejtoni këtë qendër koordinimi me konceptet që keni JU”. Dakordimi dhe vendosmëria ishte edhe nga ana ime. Në bisedime qenë të pranishëm edhe dy ushtarakët që më shoqëronin. Konkludojmë: Të nesërmen të kam një informacion lidhur me kontaktin e arritur me LDK-në në Prishtinë, ashtu që do të vendosej definitivisht për njërën nga opcionet e veprimit. Pas përfundimit të asaj bisede pata bisedime të tjera me përfaqësues të LDK në Horgen. Edhe aty shtrova idenë për formimin e qendrës koordinuese. Aty u njoha për gjendjen në Kosovë, për qëndresën
e familjes Jasharaj etj. Adem Jashari, më njoftonte N.N. inkognito, të cilin e njihja një kohë të gjatë, “para se të shkonte nga Shqipëria në Kosovë, kishte kërkuar të shkonte edhe ky me të”. Ky iu kishte përgjigjur: “Nuk mund të vij, sepse lidhjet që ke më lart janë lidhje të papastra, prandaj dyshoj në ato lidhje”!? Me të shpërthyer të luftës së Jasharajve në Prekaz të Poshtëm dhe masakrimit të asaj familjeje nga forca ushtarake e policore serbe, ndër njerëzit që kanë qenë në “lidhje” dyshohej se e tëra që ngjante në Drenicë vinte nga qeveria e exilit. N.N. ishte i gatshëm të vepronte bashkë me njerëz të tjerë, në atë qendër të koordinimit. Në bisedën që zhvillohej në lokalet e nëndegës së LDK ishte shtruar gjendja e përgjithshme në të cilën kishim arritur si popull. Në pyetjen që m’u bë se si na erdhën këto punë, përgjigjja ime ishte: “Në katund, për të ujitur tokën mirë dhe për të marrë fryte të bollshme, bëhen vija e presa që të kanalizohet uji. Ne nuk hapëm vija e as presa për të kanalizuar fuqitë tona
ekzistuese. Katër vjet më parë dhashë dorëheqje mu për këto
shkaqe që të mos vinim në një gjendje çfarë erdhëm sot. Por nuk hasa në përkrahje as kur ishte shumë herët e as kur po bëhej shumë vonë. Edhe pse kaluan ato vite, sërish jemi në gjendje të njëjtë institucionale”. Pata tërhequr vëmendjen publikisht, shtova më tutje aty, “se të gjitha rrugët për një gjendje kesisoj të rëndë çojnë kah Bujar Bukoshi me ca të tjerë.
Ibrahim Rugova nuk e hoqi me kohë nga qeveria, edhe pse qemë
marrë vesh dhe me mosvendosmërinë e tij Ibrahimi i bëri dëme të mëdha çështjes sonë dhe popullit në përgjithësi. Në këtë
gjendje çfarë jemi sot kërkohet të “bëhet diçka”. Hamzë Jashari 33 ditë mëparë (30 janar) kishte pohuar: “Jam i gatshëm në çdo moment të pres vdekjen” Unë shtrova pyetjen se çfarë mendonin ata për formimin e një
qendre të koordinimit në Cyrih të Zvicrës? Të gjithë ishin të mendimit:
“Të formohet”! “Në ty, Nikë, njerëzit kanë besim”, tha njëri nga ata. “Me ty mund të kihet sukses”! Unë, pohonte i njëjti njeri, “më parë do të varesha këtu në Zvicër sesa të udhëtoja për në Kosovë me dijen e të tjerëve, sepse do ta dija se më tradhtojnë pa mbërritur atje”.Me t’u ndarë angazhova N.N. që të vinte kontaktin me Ibrahim Rugovën “drejtpërdrejt apo me ndonjë njeri tjetër, i cili ishte bashkëpunëtor i afërt i tij”. Po qe se
mundësitë për të vënë komunikim direkt ishin “vështirësuar,” atëherë
ishte siguruar se përgjigjja për idenë e formimit të qendrës koordinuese
do të kërkohej përmes një bashkëpunëtorit të Rugovës. Përgjigjja gojore mbetej për të nesërmen. Rrugës për në Schmerikon shoshitnim problemin
e qendrës së koordinimit me tre bashkëpunëtorë ushtarakë.Insistoja në domosdonë e vënies së kontakteve të tyre edhe me ushtarakë të tjerë. Edhe nëse nuk do të kishte përgjigjje pozitive nga Rugova, kisha vënë në dijeni ushtarakët se “unë jam i vendosur të krijojmë qendrën e koordinimit
dhe t’i dalim në ndihmë popullit”! Kisha kërkuar vendomërinë edhe të
atyre ushtarakëve. Lamë takimin për ditën e nesërme. Të nesërmen
nuk kishte përgjigje. Pasi kishte kaluar mesnata duke bërë ca plane strategjike për funksionimin e asaj qendre koordinuese, thirra njërin
nga ushtarakët: I patëm fjalët të takohemi që të zbatohet njëri ose varianti tjetër! “Ne jemi të gatshëm, por duhet të kemi më shumë njerëz, nuk kemi takuar ushtarakët e tjerë për të marrë mendime. Po të
ishte mendimi i Ibrahim Rugovës, nuk dihet çka thonë partitë politike,
të shohim çka thonë shumica e ushtarakëve...”! Të nesërmen N.N.
nga Horgeni njoftonte: “Nuk kishte arritur të bënte lidhje as me
Rugovën e as me Enver Malokun”. “S’ke çka bën, o Nikë, është zor me këta njerëz...”, ma ktheu ai. Njëri nga ushtarakët e grupit tresh që
kishte shprehur pajtushmërinë për formimin e qendrës së koordinimit
më njoftoi se ushtaraket janë ndarë në dy grupe: njëri në LKÇK, tjetri
në LPK, ndërkaq grupi neutral është i paangazhuar. Caktova takimin për një ditë më vonë që të përfundonim idenë. Në atë takim u
njoftova: “Me të dëgjuar idenë time për qendrën e koordinimit, ushtarakët e ndikuar nga Bukoshi, ndër ta edhe N.N., turren nëpër
strehimoret për të huaj që të rekrutonin sa më shumë vullnetarë shqiptarë”! Ndërkaq LDK kishte formuar emergjencën dhe kishte
caktuar grupin e punës! Idea ime kishte “marrë këmbë”! Kisha bërë
planin: 1) Me të hapur të qendrës së koordinimit, së pari të jepja një kumtesë në mjetet e informimit, pastaj të vizitoja redaksitë e
gazetave “Rilindja“, “Fokus“ dhe “Bota sot“. 2) Të caktohej një takim
me kryetarë të grupeve vepruese në Cyrih. 3) Të zgjeroja organizimin në
tërë Perëndimin. 4) Qendra e koordinimit të ishte në Cyrih (qe
siguruar edhe zyra). Që nga dita e 3 marsit forcat policore e ushtarake serbe kishin filluar “spastrimin e terrenit” ndaj shqiptarëve në Drenicë. Para
tankeve e blindave të forcave serbe qenë përdorur fëmijë e gra për “të
spastruar terrenin” nga “grupet terroriste të shqiptarëve-UÇK”. Sipas të dhënave që prezentoheshin në mjetet e informimit publik, më 5 mars në Prekaz të Ulët qenë vrarë mbi 20 shqiptarë, dy policë serbë dhe qenë rrënuar shtëpi. Sipas njoftimit nga ana e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ishin vrarë 32 veta. Federata Botërore e Shëndetësisë njoftonte se qenë vrarë 28 veta. TV Zvicran SR 1: “Çështja në provincën jugosllave të Serbisë,
Kosovë, ka përfunduar dramatikisht”. Forcat serbe nuk lejonin organizatat ndërkombëtare të vizitonin Drenicën. Në Shipol të Mitrovicës serbët vendës kishin braktisur vendin. Në Spitalin e Prishtinës nuk lejohej hyrja, ndërsa në vetë qytetin e Prishtinës mobilizoheshin studentët dhe qytetarët serbë. Në atë luftë në mes të familjes së Jasharajve dhe forcave policore e ushtarake serbe ranë: Shaban, Adem e Hamzë Jashari bashkë me mëse 20 anëtarë të familjes së ngushtë Jasharaj. Hamzë Jashari 33 ditë më parë (30janar) kishte pohuar: “Jam i gatshëm në çdo moment të pres vdekjen”. Duke shpjeguar disa raste të rezistencës që kishte bërë familja Jasharaj ndaj forcave policore serbe, bënte me dije
opinionin edhe për dyshimet që kishte ndaj udhëheqjes shqiptare, e cila jo vetëm që nuk kishte ndonjë koncept të qartë veprimi për t’i dalë në mbrojtje popullit të rrezikuar nga makineria militare e paramilitare okupuese serbe, por ajo udhëheqje nuk ishte në popull që të dinte më për së afërmi se me çfarë rreziqesh ballafaqohej populli.


NESËR: Problemi në të cilin ishim gjendur si popull nuk mund të zgjidhej në mënyrë paqësore. Amerika, theksonte Albright, “nuk përjashton sulmin ushtarak kundër Jugosllavise”. Çështja e Kosovës, pas luftës heroike të
Jasharajve, mori kah mbrojtjeje nga Amerika. Bukoshi i kishte deklaruar Gelbardit: “UÇK është një grupacion i njerëzve të frustruar, fshatarë injorantë të manipuluar...”. Studentët shqiptarë protestonin para ambasadës jugosllave në Tiranë. Parulla: “Kosova e Shqipëria janë një”!


Edituar për herë të fundit nga në Wed Jan 09, 2008 6:12 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptySat Jan 05, 2008 3:21 am

FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË (2)
Kundër UÇK-së shpifej gjithçka

-Madelein Albright në Itali, në bisedën me homologun e saj Lamberto Dinin, përmend çështjen e Kosovës. Amerika, theksonte Albright, “nuk përjashton sulmin ushtarak kundër Jugosllavise”.
-Bukoshi i kishte deklaruar Gelbardit: “UÇK është një grupacion i njerëzve të frustruar, fshatarë injorantë të manipuluar...”.



NIKË GJELOSHI


“Udhëheqja e Kosovës është dashur të dilte në popull që të shihte gjendjen faktike dhe të kuptonte edhe vetë për çfarë ishte i gatshëm ky popull”, pohonte Hamza. Edhe ne jemi që çështja e Kosovës të zgjidhet “me mjete paqësore”, por “a do të kemi fatin të ndodhë kjo”, shtronte pyetjen ai në intervistën e bërë? Këto dyshime, dëshira dhe pyetje Hamza
i shtronte katër javë para qëndresës dhe rënies heroike të tij bashkë me të vëllain Ademin, babain Shabanin dhe familjen e vet të gjerë Jasharaj në Prekazin e Poshtëm. Po këto dyshime, dëshira e pyetje që i shtronte ai ishin bërë si nga dëshira për “t’u kërkuar një zgjidhje e përbashkët”, sikurse edhe nga dyshimi i thellë se problemi në të cilin ishim gjendur si popull “nuk mund të zgjidhej në mënyrë paqësore”! Në Kosovë, theksonte ai, nuk zhvillohet ndonjë proces normal paqësor, ngase për çdo vit ndodhin nga 20 - 30 vrasje të shqiptarëve të pafajshëm e duarthatë. Hamza kishte
hedhur idenë edhe për format e rezistences paqësore popullore. Ai theksonte se me “protesta popullore të përgjithshme do të dëgjonte tërë bota çfarë po ndodhte në Kosovë.Do të na vrasin, do të thotë dikush, përkujtonte Hamza mendimet e përhapura si ide të pacifizmit disavjeçar?
Po le të na vrasin, ne nuk kemi kah të shkojmë prej shtëpive tona. Ky të vret edhe kur je duke ndenjur (...), të vret pas shpine, bile le të të vrasë në gjoks”. Unë mendoj, pohonte Hamza, se “duhet të mbushen mend shqiptarët dhe armiku duhet pritur ashtu siç e meriton e jo, sapo të na mësyjë ai, ne t’i ngrehim duart lart, se me qejf armiku nuk hiqet nga këtu kurrë...”! Siç do të pohohet më vonë nga MusëJasharaj: “Ditën kur qe bërë sulmi i forcave policore e ushtarake serbe në familjen Jashari në Prekaz, qenë bërë sulme edhe në disa
lokalitete të Drenicës, si në Rezallë, Açarevë, Brojë, Vojnik, Turiçevc...”. Adem Jashari më 4 mars (1998) bashkë me tre bashkëluftëtarë u kishte bërë një vizitë të plagosurve në luftën që ishte zhvilluar më 28 shkurt në Likoshan. Pas vizitës së bërë në Likoshan, Ademi bashkë me dajën e vet Osman Gecin (i cili kishte shitur tokën e bukës për të blerë një pushkë automatike!), qe kthyer në shtëpi, në Prekaz. Të nesërmen shpërtheu lufta në mes të Jasharajve e ushtrisë serbe. Me t’u dëgjuar krismat, nga Kulla e Jasharajve kishte shpërthyer krisma e pushkëve nga bashkëluftëtarët e Ademit në të gjitha anët. Mirëpo, nuk ishte arritur të “çahej rrethimi” i familjes Jasharaj dhe t’u viheshin në ndihmë atyre. Mbasi qenë bërë njoftime përmes “radiolidhjeve” për shpërthimin e luftës në Prekaz, rrëfente ai, në Deçan nga Mujë Krasniqi -Kapuçi e Daut Haradinaj sulmohet stacioni i policisë së atjeshme. Kësisoj, duke hapur edhe një front në Dukagjin, t’i dilej në ndihmë Prekazit dhe Drenicës. Të njëjtën ditë të shpërthimit të luftës në Drenicë dhe Dukagjin, përfaqësues të subjekteve politike shqiptare në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, e njohur si seli e LDK-së, mbanin mbledhje për të shqyrtuar gjendjen e krijuar. Sipas ftesës që
bëhej nga ca subjekte politike shqiptare në Kosovë, organizohen demonstrata kundër terrorit serb në tri qytete: Prishtinë, Podujevë e Vushtrri. Në Prishtinë, sipas “Zërit të
Amerikës“, ishin tubuar 300 mijë demonstrues. Në demonstratë qenë plagosur 160 veta. Tirana zyrtare kishte vendosur të qëndronte në seancë të vazhdueshme
të Kuvendit të vet. Në atë seancë merrnin pjesë edhe deputetët e opozitës bashkë me ata të PD, të cilët prej kohësh kishin braktisur Kuvendin. Subjektet politike e pushtetare shqiptare sikur po unifikoheshin. Qeveria shqiptare dënonte aktin e dhunës së forcave ushtarake e policore serbe dhe ftonte forcat politike shqiptare që të përmbaheshin. Fatos Nano pohonte në seancën e Kuvendit se është “në kontakt të vazhdueshëm” me Ibrahim Rugovën. Presidenti i Shqipërisë Rexhep Meidani ftonte Bashkësinë ndërkombëtare të ndërhynte në Kosovë për të qetësuar gjendjen atje. Kuvendi shqiptar shprehte solidaritet me popullin e Kosovës dhe kërkonte nga Beogradi “ulje pa kushte në bisedime me palën shqiptare”. SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian u bëhej thirrje “për nismë konkrete për gjetjen e zgjidhjes për Kosovën”. Studentët shqiptarë protestonin para
ambasadës jugosllave në Tiranë. Parulla: “Kosova e Shqipëria janë një”! Çështja e Kosovës, pas luftës heroike të Jasharajve, mori kah mbrojtjeje nga Amerika Luftëtarët e LNÇ të Serbisë nga Beogradi dënonin “terrorin si vepër më të keqe njerëzore e morale që në Kosovë zgjaste një kohë të gjatë si shprehje e politikës separatiste, që në mënyrë publike e përkrahnin ato vende të cilat në shtetet e tyre e
luftonin këtë të keqe të shoqërisë bashkëkohëse”. Domethënë, luftëtarët e Serbisë fjalën “terror” ua atribuonin shqiptarëve, që nënkuptonte se shqiptarët qenkan ata që
bënin terror ndaj forcës militare e paramilitare okupuese serbe e jo ato forca që vrisnin e spastronin popullatën shqiptare nga trojet e veta. Gjithashtu edhe Demokracia e Re serbe gjykonte shqiptarët, të cilët “bënin përpjekje të palogjikshme terroriste e secesioniste me qëllim të ngritjes së tensioneve politike”. Nocioni “terror” për UÇK, ishte përmendur edhe nga kryetari i qeverisë së ekzilit Bujar Bukoshi me rastin e takimit me përfaqësuesin holin e Kongresit Amerikan. Në të vërtetë pas masakrës që kishin bërë forcat ushtarake e policore serbe në Prekaz, të cilën masakër e kishte alarmuar edhe CNN, shqiptarët e Amerikës kishin organizuar demonstratë në Washington për të dënuar dhunën serbe dhe për të sensibilizuar problemin e Kosovës.
Në atë demonstratë para masës së tubuar shqiptare Bukoshi kishte pohuar “UÇK është një realitet dhe të gjithë ne jemi UÇK”, Mirëpo, disa minuta më vonë, në holin e Kongresit Amerikan, ku i deleguari special i Presidentit Clinton, Robert Gelbard, kishte bërë dëshminë për Kosovën (në kohën e pauzës Dioguardi kishte takuar B. Bukoshin me R. Gelbardin), në pyetjen që i shtronte se çfarë mendonte ai për
UÇK-në, Bukoshi kishte deklaruar: “UÇK është një grupacion i njerëzve të frustruar, fshatarë injorantë të manipuluar nga fundërrinat e marksizëm - leninizmit dhe të Sigurimit të Enver Hoxhës, të cilët me veprimet e tyre terroriste provokojnë policinë serbe”! Domethënë një UÇK që ishte “realitet” për opinionin shqiptar(!), për zyrtarët ndërkombëtarë dilte një
“grupacion i njerëzve të frustruar”. Ata njerëz të frustruar ishin “fshatarë injorantë të manipuluar nga fundërrinat e markizëm-leninizmit dhe të Sigurimit të Enver Hoxhës”. Ata fshatarë injorantë e të manipuluar me veprimet e tyre “terroriste” provokonin policinë e Serbisë.
Reprezentuesi i këtillë i shqiptarëve të Kosovës, në cilësinë e Kryetarit të qeverisë së ekzilit, bënte vlerësime të ngjashme me ato të
luftëtarëve të Serbisë dhe të Demokracisë se Re serbe për luftëtarët shqiptarë të Kosovës! I shtangur nga deklarimet e tilla të Bukoshit para të deleguarit special të Presidentit amerikan për Ballkanin Gelbard, publicisti Naim Balidemaj
kishte reaguar me zë para Gelbardit: “Ky, me të cilin po flisni, nuk di asgjë për realitetin kosovar. Ky është një
emigrant në Germani,…, dhe pa pikë turpi e quan veten kryeministër të ekzilit. Një anomalitet i tillë përkon me sëmundjet patologjika e jo me realitetin...”. I shqetësuar për gjendjen në Kosovë, ambasadori gjerman në Beograd W. Gruber takon përfaqësues të qeverisë jugosllave. Ndëkaq Bashkësia Evropiane në mbledhjen e Këshillit të Ministrave (5 mars) autorizon kryesuesin e BE, ministrin e Jashtëm anglez Robin Cook “të bisedonte me Beogradin që Sllobodan Millosheviqi t’i kthente autonominë Kosovës”. Pasi Cook të njëjtën ditë kishte zhvilluar bisedime me Milloshevin në Beograd dhe i kishte përcjellë qëndrimin e Bashkësise ndërkombëtare për “kthimin e autonomisë Kosovës”,
ishte drejtuar për në Prishtinë të takohej “edhe me shqiptarë”! “Bashkimi Evropian ka marrë qëndrim të fortë për t’i kthyer autonominë Kosovës, kjo kërkohët
nga Millosheviqi”, theksonte Cook. Kryesia e Akademisë së Shkencave e Kosovës në një komunikatë për
shtyp dënonte dhunën e vazhdueshme mbi shqiptarët dhe
mbi Kosovën; shtetrrethimin e fashatrave, vrasjet dhe masakrimet e popullatës në shtëpitë e veta përmes ekspeditave ushtarake e policore; kërkonte ndërhyrjen e faktorëve ndërkombëtarë për të ndaluar gjenocidin serb ndaj shqiptarëve; kërkonte angazhimin e OSBE dhe OKB që të ndriçohej masakra e Drenicës; insistohej në kursin e përmbajtjes së shqiptarëve... Kryesia e ASHK, thuhej në
komunikatën e 7 marsit, “duke shprehur edhe njëherë qëndrimin e saj të paluhatshëm se policisë e ushtrisë së asnjë populli nuk i lejohet të ndërhyjë me ekspedita ndëshkuese ndaj një populli tjetër, se çdo operacion i tillë ushtarak nuk ka si të quhet ndryshe pos agresion,
se shqiptarët e ish Jugosllavisë dhe Kosova si një prej 8 njësive të saj bashkëthemeluese me të drejtën e patjetërsueshme të vetëvendosjes së popujve të përcaktuar në Kartën e OKB, në deklarimin përmes Referendumit të vullnetit politik të popullit nuk mund të anulohet nga ana e një populli dhe shteti tjetër...”. Sipas masmediave gjermane, në Prekaz ishte asgjësuar “grupi terrorist” me Adem Jasharin. TV Zviceran: “Serbia ka përfunduar aksionin e vet të ekspeditave ushtarake e policore pas likuidimit të grupit të terroristëve në krye me Adem Jasharin”. Nga Drenica, thuhej në SF 1, “janë evakuuar 1000 veta, gra, fëmijë e pleq. “The
New York Times“, sipas korrespondentit të vet nga vendi i
ngjarjes në Drenicë, publikonte: “Janë vrarë 77 veta, prej tyre 25 fëmijë, ka kufoma pa kokë. Adem Jashari, udhëheqës i UÇK-së, është vrarë bashkë me 20 anëtarë të familjes se tij”. Madelein Albright në Itali, në bisedën me homologun e saj Lamberto Dinin, përmend çështjen e Kosovës. Amerika, theksonte Albright, “nuk përjashton sulmin ushtarak kundër Jugosllavise”. Kësisoj çështja e Kosovës, pas luftës heroike të Jasharajve, mori kah mbrojtjeje nga Amerika dhe u vu në levizje “vija e kuqe” e George Bushit të Vjetër, theksuar në
prag të Kërshëndellave të vitit 1991!

***

Në atë demonstratë para masës së tubuar shqiptare Bukoshi kishte pohuar “UÇK është një realitet dhe të gjithë ne jemi UÇK”, Mirëpo, disa minuta më vonë, në holin e Kongresit Amerikan, ku i deleguari special i Presidentit Clinton, Robert Gelbard, kishte bërë dëshminë për Kosovën (në kohën e pauzës Dioguardi kishte takuar B. Bukoshin me R. Gelbardin),
në pyetjen që i shtronte se çfarë mendonte ai për UÇKnë,
Bukoshi kishte deklaruar: “UÇK është një grupacion i njerëzve të frustruar, fshatarë injorantë të manipuluar nga fundërrinat e marksizëm - leninizmit dhe të Sigurimit të Enver Hoxhës, të cilët me veprimet e tyre terroriste provokojnë policinë serbe”!
***
NESËR: Në Bon më emëruan koordinator e më vonë Komandant Shtabi të Fark-ut, pohonte Ahmet Krasniqi. Përfaqësuesit e UÇK-së ishin detyruar të ndërpritnin kontaktet e mëtejme me përfaqësues të FARK-ut. Ca eprorë ushtarakë në takimin që kishin në Düseldorf të Gjermanisë më 16 maj nga qeveria e ekzilit kishin kërkuar prononcim me shkrim në pikat:


1) Të rishqyrtohet vendimi për emërimin e Ministrit të Mbrojtjes.
2) Të pranohet UÇK si bërthamë e FARK-ut.
3) Mjetet e grumbulluara financiare të përdoren për çlirimin e atdheut.

Mospërgjigjja në kërkesat e bëra konsiderohet përgjegjësi historike e organeve zyrtare.
Edhe Zvicra vlonte nga ushtarakë të ndarë në grupime dhe policë të karrierës nga tërë Evropa.


Edituar për herë të fundit nga në Wed Jan 09, 2008 6:12 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyMon Jan 07, 2008 1:46 am

FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË (3)



Çka thoshte Ahmet Krasniqi?


Erdha që të kyçem në UÇK, por më drejtuan për në Gjermani, në Bon. Aty ishin: Bujar Bukoshi, Xhafer Shatri, Isa Mustafa e katër
ushtarakë (këta dy çunat, Shaban Shkreli dhe një tjetër). Në atë takim në Bon më emëruan koordinator e më vonë Komandant
shtabi të FARK-ut. Kah gjysma e marsit kisha një takim në Cyrih me ca ushtarakë. Tash i kam çelësat në dorë (…); kam (...) nga
Turqia, Saudi Arabia, nga (…). Nga Turqia, “ka deklaruar një gjeneral se është i gatshëm të vij të luftojë në Kosovë...”.




NIKË GJELOSHI

Në Cyrih të Zvicrës ishte organizuar një takim me afër 30 eprorë ushtarakë.Në atë takim, në cilësinë e koordinatorit të ishushtarakëve shqiptarë qe prezantuar koloneli i ish-APJ Ahmet Krasniqi. Me të kryer bisedimet ështe kërkuar takim edhe me mua.Ajo kërkesë ishte bërë edhe në bazë të pyetjes se: “Është takuar apo jo ai me Nikë Gjeloshin, i cili ka qenë Ministër i Mbrojtjes dhe është tërhequr pas afër katër vitesh”? - “E kam kërkuar disa herë, por nuk kam mundur të bie në lidhje me të, kishte pohuar Ahmeti. Gjeloshin kam pasur rast ta njoh kur ishte ministër i Mbrojtjes dhe ndaj tij kam respekt”. Takimi qe aranzhuar po atë ditë. Në shoqërim të tij kishte ardhur Piloti!Pas përshëndetjes kuartoaze i isha
drejtuar Pilotit: Po shëtit shumë, më dole djalë i lig... Herë po fluturon,herë po gjendesh në Shqipëri! Ai,sikur u bë i prekur dhe po kuptonte reagimin tim. Bisedën e mëtejme do ta bënim vetëm. Pasi m’u falënderua për ndihmën materiale që i
kisha akorduar sa isha ministër i Mbrojtjes, si ushtarakëve të tjerë që ishin vënë në dispozicion të Kosovës, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ahmeti më njoftoi se ajo ndihmesë materiale i ishte “këputur” porsa kisha dhënë
dorëheqje unë nga qeveria! Më njoftoi dhe për ca gjëra që
kryekëput lidheshin me hilet dhe dredhitë e ca individëve në atë vorbull hilesh e dredhish alla shqiptarçe!Pas qëndresës së Jasharajve në muajin mars, pohonte Ahmeti, më ftuan përmes N.N. dy çunaushtarakë, siç i quan ti, për të ardhur
në Zvicër. Ata ishin: Hilmi Nebiu e Agim Mehmeti. Erdha që të kyçem në UÇK, por këta më drejtuan për në Gjermani, në Bon. Aty ishin: Bujar Bukoshi, Xhafer Shatri, Isa Mustafa e katër ushtarakë (këta dy çunat, Shaban Shkreli dhe një
tjetër). Në atë takim në Bon më emëruan koordinator e më vonë Komandant shtabi të FARK-ut. Kah gjysma e marsit kisha një takim në Cyrih me ca ushtarakë. Tash i kam
çelësat në dorë (…); kam (...) nga Turqia, Saudi Arabia, nga (…). Nga Turqia, “ka deklaruar një gjeneral se është i gatshëm të vij të luftojë në Kosovë...”. Unë kam pasur edhe dy takime të ndara para një muaji këtu me përfaqësues të Lëvizjes Popullore te Kosovës-LPK nga Zvicra, por punët nuk po shkojnë mirë. Tomë Berisha, Rrahim Ademi e ca të tjerë nga Kroacia flasin keq për mua; se e kam gruan serbe, se... Në pyetjen time se çfarë ndodhi me ushtarakun Naim Maloku, i cili porsa kishte depërtuar kufirin dhe i ishin vrarë mbi 20 luftëtarë dhe vetë ishte plagosur, Ahmeti shpjegonte si ishte angazhuar ai porsa ishte dërguar në Tiranë me ca kompetenca dhe si kishte hyrë në kufi (...). Në pyetjet: çfarë bëri Bujar Bukoshi këto katër vjet pasi dhashë dorëheqje unë dhe çfarë e ka shtyrë atë që të ketë punë me një njeri të tillë për të cilin ka mjaft argumente se e ka dëmtuar çështjen e Kosovës, Ahmeti u përgjigj: “Bujari nuk ka bërë asgjë. Ashtu si i them unë sot i ka thënë edhe një miku i tij N.N. në Tiranë që të mos ketë punë me të; i
di dallaveret e tij me kontakte, me kredi të Dardania Bankës, me naftën përmes Shqiponjës...”. Edhe në takimin në Cyrih me ushtarakët nga disa është shprehur dyshimi se kjo punë do të dështojë. Qëllimi im është që Bukoshit t’ia marr paratë
dhe tash e tutje dua ta kall Ballkanin, dua të bëhem Dudajev i gjallë”! Javën e ardhshme, shtonte ai: “Do të rrëzoj aeroplanin e parë në Kosovë, do të filloj kalljen në të gjitha anët...”. Në pyetjen time se a ka diçka me shkrim për angazhimin e tij si Komandant Shtabi i FARK-ut, m’u përgjigj: “Jo, nuk kam me shkrim asgjë”! Në pyetjen se mos ka qëllim
Bukoshi që përmes angazhimit të tij të shpëtonte kokën e vet, mbasi vepron nga Gjermania si Esat Toptani nga Janina, përgjigjja e tij ishte: ”Mund të jetë edhe ajo. Bukoshi më ka
thënë çka do të bëjë me N.N., por ai kishte kërkuar (...) dollarë amerikanë për angazhim”. Në pyetjen se a do të punonte ai me njerëz të shërbimit të huaj informativ, nuk m’u përgjigj. Njëri nga shkaqet që unë kam dhënë dorëheqje
nga funksionet në atë qeveri, ia bëja me dije unë, ka qenë angazhimi, prapa shpine, i njeriut të shërbimit të huaj informativ-N.N nga ana e Bujar Bukoshit, dhe këso gabime kardinale nuk lejohen në asnjë shtet e aq me parë tek popujt
që duan të krijojnë shtet të pavarur! Ti ke kundërshtarë të shumtë dhe mendoj se ke bërë gabim që je angazhuar në këtë formë, i thashë Ahmetit. Gabimin më të madh do
ta bësh nëse mendon se çdo gjë fillon nga tash me ty, atëherë rezultati i punës sate mund të dalë zero! Përfaqësuesit e UÇK-së ishin detyruar të ndërpritnin kontaktet e mëtejme me përfaqësues të FARK-ut Në bisedën e mëtejme doli se:

1) Gjenerali turk ishte i ikuri shqiptar
nga Bosnja, njeri i sëmurë, i lindur në Kosovë (...).

2) Më parë kishte pasur bisedë me Adem Demaçin në Osllo të Suedisë dhe se në atë bisedë ishin edhe Bujar Bukoshi, X,
Y, Z. dhe ishte arritur ujdia për të bashkuar forcën e luftës, por fjalët ishin luajtur...Sipas Ahmetit fjalët ishin luajtur nga Adem Demaçi si udhëheqës politik i UÇK-së. Sipas dëshmive të disa nga përfaqësues të UÇK-së marrëveshja nuk ishte arritur, sepse kërkohej nga FARK-u që një pjesë e tij të mbetej në Tiranë dhe që Ahmet Krasniqi të kishte kompetenca absolute për të lejuar apo jo komunikatat publike të UÇKsë. Këto kushte i kishin detyruar përfaqësuesit e UÇK-së të ndërpritnin kontaktet e mëtejme me përfaqësues të FARK-ut.

3) Nga unë kërkonte lista ushatarakësh dhe dokumentacion tjetër, por përgjigjja ime ishte se “dokumentacioni e as listat e ushtarakëve nuk jepen”.
4) I nevojitej Ministri i Mbrojtjes dhe nuk sheh njeri tjetër më të aftë që t’i artikulojë interesat e përgjithshme.
“Zotëri Nika, ke pasur atë funksion, punët kanë shkuar si kanë shkuar; të kanë bërë hile, të kanë penguar... Nëse arrij të formoj Shtabin e FARK-ut, a je i gatshëm të marrësh
sërish funksionin e ministrit të Mbrojtjes”, më pyeti Ahmeti? Po, iu përgjigja unë, por me kusht që të krijohej një shtab i përbashkët me UÇK-në, në krijimin e të cilit duhet të merrja pjesë edhe unë dhe të kishte vetëm një shtab të forcës së
luftës!

5) Dakordohemi që për 3-4 ditë Ahmeti të sillte emrat e ushtarakëve që kishte angazhuar në Shtab të FARK-ut që të punohej më tutje në drejtim të krijimit të një shtabi të përbashkët edhe me ata nga Shtabi i UÇK-së në Kosovë dhe unë, në bazë të marrëveshjes edhe me përfaqësues të UÇK-së, të merrja përgjegjësinë si ministër i Luftës, siç e kisha nominuar unë atë post në rrethanat ekzistuese. Termini i caktuar për takim nuk u respektua nga Ahmeti edhe se disa ditë më vonë sërish ishte në Cyrih në shoqëri me pilotin N.N., tek i cili ishte strehuar. Aeroplani u “rrëzua” pas 10 ditësh në afërsi të Prishtinës. Njoftimet publike serbe ishin: “Aeroplani luftarak MiG -21 është rrëzuar për shkak të defektit teknik, kurse piloti është hedhur nga aeroplani”. Me t’u kthyer “në vendstrehim” Ahmeti u kishte deklaruar ca miqve të tij dhe të mi se “ia ka marrë të gjitha letrat Nikës”. Njëri kishte reaguar: “Nuk ta besojë. Nëse ia ke marrë letrat Nikës në bazë të bisedës dyorëshe me të, atëherë nuk është ai Nika që e njoh unë”! Pas disa minutash, të njëjtëve iu kishte kërkuar: “Të përcillen ushtarakët dhe të bëhen dosje të tyre”! Miku që kishte shprehur dyshimin “për letrat e marra” bashkë me shokët e vet nxjerrin konkludimin: “Ahmeti nuk ka marrë asgjë nga Nika dhe nuk ka arritur marrëveshje me të”!
Ditë më vonë u njoftova se në Amerikë një grup i ish ushtarakëve shqiptarë nga Kroacia po tubonte dollarë. Ushtaraku N.N u pohonte bashkëkombësve në tubimin publik
se në Maqedoni kanë të angazhuar një N.N. (jepet emri publikisht, v. ime), se po bëhen përgatitje për luftë të madhe; se armatimi blehet në shtetet X, Y... (po ashtu publikisht, v. ime) etj. Në valën e këtyre ndodhive të “vorbullës luftarake” paksa “sekrete” e me shumë “publike” ca eprorë ushtarakë në takimin që kishin në Düseldorf të Gjermanisë më 16 maj nga qeveria e ekzilit kishin kërkuar prononcim me shkrim në pikat: 1) Të rishqyrtohet vendimi për emërimin e Ministrit të Mbrojtjes.

2) Të pranohet UÇK si
bërthamë e FARK-ut.

3) Mjetet e grumbulluara financiare të përdoren për çlirimin e atdheut. Mospërgjigjja në kërkesat e bëra konsiderohet përgjegjësi historike e organeve zyrtare. Edhe Zvicra vlonte nga ushtarakë të ndarë në grupime dhe policë të karrierës nga tërë Evropa. Kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës-LPK, Fazli Veliu, ndër të tjera theksonte: “...Dega e LPK mori kontakte me qeverinë e Kosovës. Ishim këmbëngulës për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta. B.Bukoshi premtoi kontribut personal në këtë drejtim (...) premtimi mbeti i parealizuar. U insistua që ajo marrëveshje të realizohet sidomos gjatë ngjarjeve në Drenicë (...) kur duheshin të koordinoheshin
ndihmat, detyrimet me mjete, mbulesat materiale dhe në njerëz. Edhe kësaj here qeveria e Kosovës, Kryeministri, ministri i Informatave dhe përfaqësia e Kosovës në Tiranë nuk iu përgjigjën kërkesës sonë, përkundrazi u thellua propaganda (përmes shtypit dhe TVSH) në dëm të luftës së popullit të Kosovës dhe nga ana tjetër përfituan nga situata,
nga anarkia e përgjithshme dhe grumbulluan kapital material personal e partiak”. Kështu vazhdon më tutje Veliu: “Qeveria nuk iu përgjigj detyrës së saj, Referendumit për pavarësinë e Kosovës dhe marrëveshjes për përdorimin adekuat të fondeve”.

NESËR: Synohej eliminimi i UÇKsë, të mos rrezikoheshin interesat e Perëndimit në rajon e as të Serbisë. Ibrahim Rugova i kishte thënë Ministrit të Jashtëm gjerman Klaus
Kinkel: “UÇK nuk ka ndonjë përkrahje të madhe në Kosovë”. Në takimin Milosheviq-Rugova me shqiptarë të tjerë, e fituar del pala serbe e Milosheviqit. Për Kosovën nuk mund të ketë kurrfarë ardhmërie në shtetin e Slobodan Milosheviqit. Kështu paqe nuk mund të ketë, andaj më mirë një prerje e thellë tani sesa një plagë që kullon gjithnjë.


Edituar për herë të fundit nga në Wed Jan 09, 2008 6:11 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyMon Jan 07, 2008 3:04 am

zeriatdheut shkruajti:
jo me vjen keq beton un nuk i ofendoj por edhe nuk lejoj qe nje krye tradhetar te hine ne faqet e historis sone se lavdishme se nuk ka vend per hire te nje njeriu qe i ka qen sherbtor i tij por un thash shum kjart se e kam perjetu tradhetin e tij edhe shoket e mij po nga tetova dhe te argumentoj dhe pa pik dyshimi e them se eshte njeriu qe kur ka qen epror ne ushtrin jugosllave ne pozharevac te serbis ka sha nenen shqiptare ushtaret shqiptare vetem pse nuk din gjuhen serbe ky kryetrardhetar ky faqe zy ka vrare nuhi berishen dhe rexhep malen ne koder te trimave stupci un jam nga tetova un se kam njoft ate kriminel dhe mua para lufte sme ka be gje por me thuaj ti stupci kur ra gllogjani kush shkonte me nderkomtaret me xhipin frontera te kuq ne udhen e isniqit te bej bisedime me serbet per te hap koridor me thuaj edhe kjo eshte goj dhene zotni stupci un nuk te flas fjale kafeneje por te flas cfar kam per jetu prej aty kryje tradhetari ok nese ti e njef dhe i ke qen pran pse pra nuk te kujtohen keto gjena qe tishkruaj po jo se nuk ju pelqen se keni ardhe vetem e vetem qe lufta jone te deshtoj
ok stupci doni fakte me te gjalla ala nese ti paske qen afer tij ose kush do qe te jet me thuaj qfar i tha ramush haradinaj tahirit ne shpin e dem ali pozharit ne pozhare ne mbremje kur u mbllodhem sot shpja e riza berishes kur ramushi i tha o tahir ajde ti bejm bashk forcat e te luftojm bashk ai kriminel tha jo se ne nuk mundemi pa u konsultu me ken u dasht te konsulltohet kur komandanti i rafshit dugagjinit ishte perpara syve te ty ramush haradinaj nese te kujtohet fjala e pilotes asaj qikes ushtarake qe ishte bash me fadil hadergjonajn epror ushtarak kur i than tahirit o tahir mir e ka ramushi duhet me ju bashku
dhe ata u larguan nga prapacani sepse nuk donte ai kriminel se nuk kish ardh me luftu por vetem e vetem me shpartallu ushtrin tone te lavdishme ky ishte krie tradhetari qe ju keni simpati ju stupcat tani ti tetovari ngase nuk te njof po ti nese ti e njef kryetradhtarin pse nuk flet qa doni me dit per nje tradhetar qe ka ber shum te zeza kombit vet andaj thot nje fjal popullore ke ber keq kan me te heq koken dhe ashtu i ndodhi nje krye tradhtari qe e qendisen jelek me plumbat e trimave qe ja shkrehen edhe ate edhe te birin e vet pra nuk i lan fare te bij mbi token shqiptare dhe ashtu i kemi prit gjithmon e dot i presem tradhetaret


mu pom vjen keq shum prej do do nerzve ktu qe jan se me ty shtirr mu marr vesh se spo kuptojshe mir
veq ni sen bone men nese i thu vetit jam njeri qe i di te pakten 2 edhe 2 sa bajn at her ti nuk i thue dikuna pa e njoft e pa dit sen nuk i thue trathtar ti um bane mu tradhtar pam njoft plus ke than jo se offendoj kerkon une. jo gabim je se kshtu um ke than edhe qe sme njeh ti mu me bane tradhtar qysh mu vazhdu une biseden a pse me lodh une kryt me ty pershemull pse edhe osht tjetra pun shum leht bre shum leht me marr vesh secilli ka simpatizust e vet ktu po dihet mir po mirret vesh veq me kan that
une shkrimin e par qe kam ba per ket tem nuk e fola keq nuk e bana kerkon trathtar une thjesht 2 fjal i fola e ti meniher me bane trathtar hmmm une nuk kam simpatizus kerkon as politik e as luftarak nejse se pak a shum secilli prej neve qka jem ktu e kallxojm veten me shkrime se qfar jem qfar mendime kem kush munet me ba saber e salamet po me dikon dikon shtir osht me fol se skan saber e salamet e une me asi njerz nuk e hupi kohen fort se kom pun mat mira tema tjera mu marr pershemull
e kush e qysh e pse une kom fol e di vet jo ti po ku me dit kush mu qu ne kam une e mbroj fjalt e mia qka foli se jam qasi se qka foli e qka osht e qka u kan nuk e mojo e qeshtu hajde tasht tung e bafshi klm ne vazhdim se nashta fshihet krejt qka kom shkru po nasht so problem tung klm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyMon Jan 07, 2008 3:31 am

O stupcat tungat jeta ha ha ha o shoqi, krejt dunjaja me u qu në kam e me than se stupcat është tradhtar unë nuk ju besojë. Po ndodh qe secili nga ne mund edhe të gabojm në lidhje me ca figura, të luftës së fundit në Kosovë. Po na ma së paku kemi fajë në lidhje me këto figurat si Tahir Zema apo Ahmet krasniqi etj etj. Ne nuk kemi fajë që në krye të udhëheqjes së Kosovës nuk i definojnë kush është tradhtar e kush janë heronjë, por ne si popull duhet pakashum të analizojm se kush ishte në të vërtetë Tahir Zema, a ishte tradhtar apo është hero, që me çdo kusht LDK-ja mundohet t'i rendis hero në të njejtin rang e fut Tahir Zemën me Adem Jasharin apo Zahir Pajaziti etj etj... Ne është mirë të gjithë të mbrojm pikpamjet tona me fakte dhe me realitiet të bindemi se kush në të vërtetë është Tahir Zema apo ndonjë figurë tjetër.
Unë u bëjë thirrje të gjithë antarëve si Stupcave po ashtu edhe zëriatdheut që të japim mendimin për t'u afruar forumistët mes veti përmes gjuhës së arsyes vëllazërore dhe të përdorim ngjyrën e dialogut jo fyes mes vete, por afërues dhe bindës që replikuesi gjat komunikimit në temë të jetë i kënaqshëm për materialet që do t'i lexojë nëpër tema.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arben
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 7
Registration date : 02/01/2008

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Ju pershendes te gjithve   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyTue Jan 08, 2008 8:29 am

Shoqe dhe shok, shkurt po ju tregoj per vete diqka-shum heret jam i inkuadruar ne mbrojtje te atdheut ne mynyra te ndryshme e deri ne luften e fundit ne Kosov, dhe me vjen keq te them por qka lexova qetu ne kete forum, vertet me vjen te qeshem me shum shkrime sepse as qe po dini me mbrojt as me sulmu-shumica nga Ju po sulmoni nga disa shkrime te autorve te ndryshem dhe po mbroni nga poashtu shkrime shkrme te autorve te ndryshem e snjehere nga gjuha e fakteve-as nuk du te mbroj as te lavderoj se histiroja asht ajo qe do i qet gjerat ne drit....askush nuk ja shkruan askujt historin qka e shkrun njeiu vetevehtes-shikojuni ne pasyre dhe do e lexoni qdonjeri historin e vetvetes ne ballin tuja. Mire ka pas than Ramushi pas luftes:"sikur ti kisha pas ushtar ne luft sa me dulen Komandanta pas luftes, e kisha ba namin". e edhe ketu ne keto shkresa po shoh shum ushtar ore-po ku sihit more burra ne kohen e luftes-ne kohen kur u vra Adem Jashari, kur ra Decani, Isniqi, Loxha, Gllogjani, Malisheva, Rahoveci e e besa krejt Kosova???? Ku ishim edhe Ne?Edhe qe ishim me pushk ne dor qka mundem te benim vetem, te ndar e perqar??? Po lexoj qe njefat Tetova...nese sgaboj paska qen ne oden e Dem Ali Pozharit-hahahahamos u mahit se ajo ode asht ne Pozhar e takimet jan mbjt ne Lluk te Ulet shoki-e ne 2 takime kam qen edhe vet une-spo ju tregoj se kush jam se do e dini shumica besoj dhe heren e par-takimin e par Tahiri e ka lut Ramushin qe ai te komandoj Rrafshin e Dukagjinit e Tahiri te bahet zevendes, dhe pas nje takimi vertet miqesor....u arrit marreveshja qe Ramushi te jet zevendes e Tahiri Komandant-por qka ndodhi-shtabi i Pergjithshem i UCK-se ne krye me Thaqin, vjen ne dhe i jap ultimatum Ramushit qe ta nderprej ate marreveshje dhe Ramushi pa deshiren e tij detyrohet qe ta thej marreveshjen edhe pse Ramushi nuk ishte i disponuar per ate prishje te marreveshjes nga e cila prishje pas luftes rezultat kishte me qindra te vrar vetem ne Rrafshin e Dukagjinit. E a me par asht formuar UCK apo FARK-lejni keto lojera se ju betohem se 90% nga ju nuk e dini as kur as ku e as nga kush asht formuar UCK e as FARKU.Mos i ndani herojet jo te FARK-ut jo te UCK-se kur asnje nuk ka qen hero as i Ramushit, as i Thaqit, as i Rugoves por i Joni, i Kosoves, i Shqipetaris mbar se nuk fitohen as pozitat as votat me emr te te vdekurve...kjo asht marri-askush ne bot si ndan heronjet e martiret perveq Neve. Vellezer, mos shkruni histori dhe novela kur nuk jeni as historian, as shkrimtar poe me to te meren ata qe ju takon, atyre qe din se ne per bes nuk din se nuk asht menquri me e lexu nje artikull rresht per rreshet por menquri asht me lexu NE MES rreshtave.
Dhe kam shuuuum edhe di shum besomeni por kjo qka e thash asht 2% qka di une qe kam qen vet prezentdhe jo vetem ne radhet e UCK, por edhe te FRTK-ut. E fare ne fund ju them edhe kete:" QE TE VLERESOSH NJE PERSON, DUHET TE JESH I RANGUT TE DIJ-KJO DMTH QE TE VLERESOSH NJE TRADHETAR DHE TA QUASH TRADHETAR, DUHET TE JESH VET TRADHETAR, TE VLERESOSH NJE TRIM-DUHET TE JESH VET TRIM, TE VLERESOSH NJE MJEK, DUHET TE JESH VET MJEK......etj etj...."e tash urdheroni e vleresoni dhe besoni se edhe vet do te merni ate epitet....te keqin o te mirin...por lereni keto gjera ju lutem se kush genjejn me shum se ai qe flet me fjal te huja...e shumica po flisni me fjal te huja....

Perdhendetje nga Beni-USA perndryshe nga nje vend i Rrafshit te Dukagjinit qe kam ndejt me qindra here si ne luft si ne paqe me Tahirin, Ramushin, Sali Qekun, Agim Ramadanin, Davidin-Dautin, Shkelzenin, Hashimin e mos ti permendi se jan shum .......edhe jam krenar qe me te gjith kam ndejt dhe njihem personalisht, e ata per te mirat e te keqijat qe kan ba, do ti gjykon Historija-do te pergjigjen vet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyWed Jan 09, 2008 1:39 am

arben=Beni pershendetje.

Une mendoj se nuk ka te keqe nga gjithe mesoim debati eshte debate prandja duhet te pajtohemi secili qe sjell fakte ketu mendoj me ne funde do te kete nje perkufizim se kushe ishte Tahir Zemaj.
Edhe pse jam Autori i temes e me intereson te dij shume e me shume per kete Figur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyWed Jan 09, 2008 5:57 pm

FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË (4)



Nëse ndërlidhen deklarimet e autoriteteve perëndimore mbi gjendjen në Kosovë, shkrimi i Abramoviçit dhe deklarata e Ibrahim Rugovës thënë Ministrit të
Jashtëm gjerman Klaus Kinkel (një ditë para publikimit të intervistës së Abramoviçit, v. ime), të cilin e kishte ftuar në Gjermani ky i dyti, se: “UÇK nuk ka ndonjë përkrahje të madhe në Kosovë”, atëherë është e qartë se synohej eliminimi i UÇK-së



NIKË GJELOSHI


Një muaj e gjysmë më parë kuadrot policore ishin takuar në Zvicër bashkë me Bukoshin për “t’u angazhuar” në mënyrë aktive. Takimin e fundit e kishin tre vjet më parë, atëherë kur ishin arratisur nga Kosova! Policët e organizuar në shoqatë të policëve: në Zvicër, Gjermani e Suedi kishin kërkuar angazhim institucional dhe vendim me shkrim. Marrëveshja ishte arritur: “T’u dërgohet vendimi me shkrim”, por nuk u ishte dërguar dhe nuk u ishte dhënë përgjigje e as nuk kishte pasur takim tjetër. Duke shoshitur
zhvillimet tona tragjikomike, u njoftova se ca njerëz të angazhuar në polici, parti politike, asociacione të ndryshme etj. edhe më tutje ishin të
lidhur ngushtë me shërbimet sekrete serbe. Në Angli nga sigurimi serb
është i angazhuar N.N. Ai, sipas instruksioneve, ka kaluar një kohë
në Shqipëri dhe nga atje ka marrë rrugë më tutje. Në Tiranë ka qenë në
lidhje të ngushta me N.N. Në Suedi, për shërbimin sekret serb punon N.N. tjetër. Në Kosovë…!? Tërkuzë pas tërkuze!? I brengosur për dhunën e shtuar dhe represionin e bërë nga forcat militare e paramilitare serbe në Kosovë, Papa Gjon Pali II, në meshën e mbajtur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, u drejtohej qarqeve diplomatike botërore dhe opinionit: “Jo larg nesh, në Kosovë, dhuna, represioni i mijëra banorëve nuk guxojnë të lënë të qetë bashkësinë ndërkombëtare”. Kjo, theksonte më tutje Papa në fjalën e tij, “përkujton historinë jo të largët tragjike të Ballkanit”! Ky apel i Papës kishte ndikimin e vet për sensibilizimin e ndërgjegjes së qarqeve diplomatike dhe opinionit ndërkombëtar që të reagohej me vendosmëri ndaj
dhunës dhe represionit që i bëhej popullit shqiptar nga regjimi okupues i Serbisë. Meqë ato ditë në Gjermani bënte vizitë Kryetari rus Boris Jelcin dhe kërkonte ndihma ekonomike, Kancelari gjerman Helmut Kohl lidhur me problemin e Kosovës kërkonte nga Jelcini që “të bëhej presion ndaj Milosheviqit për ndalim të vrasjeve dhe dëbimit të civilëve të pafajshëm nga trojet e tyre”. Edhe kryetari i Asamblesë së OSBE Javier Ruperez, i cili gjendej në një vizitë në Shkup, pohonte për masmediat elektronike se “për situatën në Kosovë janë të brengosur të gjithë anëtarët e bashkësise ndërkombëtare”. Bashkësia ndërkombëtare, theksonte Ruperez, “do të ofrojë zgjidhje e do të parashohë respektimin e të drejtave të njeriut të shqiptarëve të Kosovës në kuadër të një autonomie dhe në kuadër të RFJ”. Bashkimi Evropian përmes ministrave të jashtëm të tij bënte “bllokimin e pasurisë dhe kontove” të Serbisë jashtë vendit; ndalonte investimet financiare të firmave evropiane në Serbi, ndërsa Malin Zi e lironte nga ato sanksione. Sanksione të ngjashme ishin paraparë të bëheshin ndaj Serbisë edhe një muaj më parë, mirëpo në saje të presionit të bërë nga delegacioni amerikan Hollbruk- Gelbard (i formuar nga Grupi Kontaktit në Romë më 29 prill) që Milosheviq të bisedonte me Rugovën, sanksionet nuk kishin hyrë në fuqi. Kësisoj, takimi në Beograd me 15 maj 1998, i Milosheviqit si kryetar i RFJ me delegacionin e shqiptarëve të Kosovës të drejtuar nga Ibrahim Rugova (në delegacion: Fehmi Agani, Mahmut Bakalli, Veton Surroi e Pajazit Nushi) kishte mundësuar manovrimin e të parit, i cili të njëjtën ditë të takimit kishte bërë bllokadën e ushqimit
dhe duke ndaluar kamionët me mallëra në Podujevë. Takimi ishte ndërmjetësuar nga Holbrook e Gelbard, të cilët nga 12 deri më 15 maj kishin bërë disa udhëtime në relacionet Beograd-Tiranë-Prishtinë-Shkup e anasjelltas. Pas bisedimeve të bëra delegacioni i shqiptarëve ishte kthyer në ambasadën amerikane në Beograd për të njoftuar për bisedimet. Ky delegacion i shqiptarëve kishte kërkuar nga Milosheviqi mundësinë e krijimit të Republikës së Kosovës si një nga tri njësitë e Jugosllavisë së mbetur, përkatësisht që “Kosova të jetë republikë në një konfederatë jugosllave”. Shkuarja e Ibrahim Rugovës në Beograd në pranim tek kryetari i RFJ Slobodan Milosheviq dhe pozicionimi i tij jashtëkushtetues si “kryetar i Republikës së Kosovës” bashkë me grupin e tij, do të jetojë në kujtesën popullit shqiptar shkuarje nënshtruese dhe palë humbur, kurse Rugova si “prijës gjunjëzuar shqiptar para regjimit okupues serb”! Në takimin Milosheviq-Rugova me shqiptarë të tjerë, e fituar del pala serbe e Milosheviqit


Derisa ministri i Jashtëm francez Vedrin takimin e quante “hap të parë që duhet të pasojë me të tjerë hapa”, Presidenti Clinton pohonte se “takimi përmban një hap të mirë realist drejt zgjidhjes së problemit”, kurse Londra zyrtare e quante “fillim i mirë”. Vlerësime të ngjashme negative me autorin e këtij libri për shkuarjen e shqiptarëve në Beograd, në pranim të Milosheviqit, dha Games Huber (ekspert dhe këshilltar i administratës amerikane), i cili pohonte: “Në takimin Milosheviq-Rugova me shqiptarë të tjerë, e fituar del pala serbe e Millosheviqit, kurse pala shqiptare e humbur. Hollbruku ka vepruar si në rastin e Bosnjës- të dobëtin e detyron në koncesione, jo të fortin”! Ndihmëssekretari amerikan Morton Abramoviç, përmes një interviste në “Nasha Borba“ bënte publike ca qëndrime të administratës amerikane lidhur me planet e asaj administrate për Ballkanin. Nëse Millosheviqi nuk bashkëpunon, citohej të kishte theksuar Abramoviç,
“Perëndimi do ta rrëzojë atë nga pushteti, duke ndihmuar e furnizuar me armë edhe UÇK-në. Kosova duhet zgjidhur gjatë këtij viti”. Dhuna, theksohej më tutje nga Abramoviç, duhet të ndërpritet brenda 72 orëve të ardhshme; policia dhe forcat speciale duhet të hiqen gjatë 6 muajve; ushtria duhet të mbetet në kufi. Banorët serbë dhe monumentet kulturore historike duhet të mbrohen! Për t’u garantuar e gjithë kjo, forcat e NATO-s duhet të shpërndajnë forcat e veta paqësore në Kosovë. Gjatë një viti parlamenti i ri i zgjedhur duhet të marrë udhëheqjen e Kosovës. Perëndimi do të ndihmonte të forcohej policia. Ndërkaq, sa i përket pavarësisë së Kosovës, Abramoviç pohonte: “Pavarësia e Kosovës është vdekje për Maqedoninë dhe Marrëveshjen e Dejtonit, Bosnjën e të tjerët në Ballkan”. Për këtë arsye, citohej të kishte thënë ai, “Kosova duhet të mbetet nën Serbi”.

Çka thashë në “Tages Anzeiger“ Gazeta prestigjioze zvicerane “Tages
Anzeiger“, me qëllim që të bënte të njohura zhvillimet më të reja dramatike në Kosovë, kishte bërë një intervistë me autorin e këtij fejtoni, i cili pos gjendjes së Kosovës, shpjegonte edhe gjendjen e përgjithshme në Ballkan dhe kundërshtonte në mënyrë indirekte teza që theksoheshin për zgjidhjen politike të çështjes së Kosovës. Në atë intervistë theksoja:“...Për Kosovën nuk mund të ketë kurrfarë ardhmërie në shtetin e Slobodan Milosheviqit. Kështu paqe nuk mund të ketë, andaj më mirë një prerje e thellë tani se sa një plagë kullon gjithnjë”! Lidhur me dorëheqjen time nga qeveria e Çka thashë në “Tages Anzeiger“ Gazeta prestigjioze zvicerane “Tages Anzeiger“, me qëllim që të bënte të njohura zhvillimet më të reja dramatike në Kosovë, kishte bërë një intervistë me autorin e këtij fejtoni, i cili pos gjendjes së Kosovës, shpjegonte edhe gjendjen e përgjithshme në Ballkan dhe kundërshtonte në mënyrë indirekte teza që theksoheshin për zgjidhjen politike të çështjes së Kosovës. Në atë intervistë theksoja: “...Për Kosovën nuk mund të ketë kurrfarë ardhmërie në shtetin e Slobodan Milosheviqit. Kështu paqe nuk mund të ketë, andaj më mirë një prerje e thellë tani se sa një plagë kullon gjithnjë”! Lidhur me dorëheqjen time nga qeveria e qartë se në fund do të kemi shkëputjen e Kosovës. Nëse rinia e Kosovës sot fiton këto të drejta, atëherë baruti në duar të saj mbetet i paaktivizuar. Nëse e do nevoja për t’u kthyer në Kosovë, pa marrë parasysh nëse është fjala për luftë apo për paqe, nuk mendoj dy herë, kisha përfunduar unë. Redaktorja e “Tages Anzeiger“, Medelin Schnieper, si reportere e gazetes në fjalë, shumë herë kishte qenë në territoret e luftës në shtetet e dala nga ish- Jugosllavia. E njihte gjendjen e rëndë që kishte shkaktuar lufta sidomos në popullsinë civile të pambrojtur. Ajo dyshonte se zhvillimet e luftës në Kosovë mund të kishin pasoja të ngjashme për popullatën civile ashtu siç kishin pasur pasoja nga lufta në Bosnjë. Ato ditë Schnieper udhëtonte për në Vlorë dhe Tropojë të Shqipërisë për të raportuar për zhvillimet që po ndodhnin atje. Nëse ndërlidhen deklarimet e mësipërme të autoriteteve perëndimore mbi gjendjen në Kosovë, shkrimi i Abramoviçit dhe deklarata e Ibrahim Rugovës thënë ministrit të Jashtëm gjerman Klaus Kinkel (një ditë para publikimit të
intervistës së Abramoviçit, v. ime), të cilin e kishte ftuar në Gjermani ky i dyti, se: “UÇK nuk ka ndonjë përkrahje të madhe në Kosovë”, atëherë është e qartë se synohej eliminimi i UÇK-së dhe bëheshin përpjekje të arrihej zgjidhje asisoj sa të mos rrezikoheshin interesat e Perëndimit në rajon e as interesat e Serbisë, kurse interesi shqiptar vihej në pozitë më të pavolitshme, përkatësisht pas interesave strategjike perëndimore dhe atyre të Serbisë!?


NESËR: Dy ngjarje të kundërta dhe rënia e Junikut. Zona Operative nën komandën e Tahir Zemajt kishte dërguar ca njerëz, ndër ta edhe ushtarakët X, Y e Z, në ndihmë Junikut. Pasi kishin bërë një natë aty, ata kishin braktisur Junikun. Të nesërmen armatimi kundërtank nuk kishte ndezur. Tahir Zemaj me një deputet të asaj ane në “Kuvendin e Kosovës” kishin tubuar nënshkrime në formë peticioni kundër UÇK-së. Në katundin Ramoc bënte luftë Mark Avdyli me çetën e vetdjem e bashkëluftëtarë të tjerë. Në katundin Nepole luftonte njësiti në krye me Kolë Krasniqin e atij katundi, i cili njësit qe pikë kyçe e shtabit të Dukagjinit nën komandën e
Ramush Haradinajt dhe do të bëjë rezistencë të fortë deri në përfundimin e luftës dhe hyrjen e forcës së KFOR-it në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 EmptyThu Jan 17, 2008 11:31 pm

o ti beni po te them qe ti koke bashk puntor dhe njefar debili se ne shpi te dem ali pozhares ashte mbajt tekimi o djal se mua nuk ma nin kush je ti po un te tregoj se jam tetovar dhe nuk mshefe e as nuk dua te jem i madh po jam nje ushtar i liris e zagar si puna jote un nuk lejoj qe te shtin kllapin e tahir zemes ne radhet e u-c-k dhe ti tha vet se je ne radhet e farkut dhe ti tregon vet se i takon tradhtis tahir zemes e amet krasniqit po un nuk mshfem dhe po qe se don dal edhe me emer mbiemer po ti qenke ne usa shoki dhe nuk ke lujt vendit hiq se kur kam ngren lakra un ne shqiponje ne ish jabllanic ti ke reh biren ne usa shoki po ti koke nje debil isniqi apo strellci qysh duket se un te fas dhe dote flas me fakte
se i kam nejt besnik luftes deri ne fund se vetem 58 vete mbetem ne dugagjin kur kryetradhtari e la dugagjinin o i gjore dhe ti sofra
mos u mundo me me pajtu mu me tradhetin se nuk pajtohem se kan vra djem ne lule te rinis dhe ju e dini se tradhtija plubin ku e don nuk mundem me quajt vellezerore nje debat me tradhetar dhe ja let para qitet arbeni qe thot se kam njoft ramushin apo tjeret ateher me njef edhe mua po mir ti arben qe thua qe ke qen ne takin po a e mbAn mend kur kendonte me sharkij aj oficeri qemali nga drenica kur i thash tahirit se per cka ke ardh me fark pse me emer te ushtris tjeter ke ardh dhe cfar tha tahiri mor legen ti se ti nuk dinke po fol pre usa ti se po te betohna se ti kur se ke pa luften koke nje legen i tahir zemas dhe tahiri amet krasniqi e shum tradhetar si aj nuk kan vend ne historin e kombit o djalo po nese don te flasesh urdhno dhe vazhdo
sofra ti shoku mos u mundo me be pajtim me tradhtar kure ate dije dhe nje gje qe tredhetaret dote ndeshkohen me plumb ne ball nga dora e popullit sic jan ndeshku deri tani kam respekt per ty sofra po kujdes mos me shtij me u pajtu me tipa te esat pashes e ibrahim rugoves poshte tradhetaret si puan e arbenit qe eshte me fark lavdij deshmoreve
tetova dhe mos e fshini kete shkrim po vlersone se nuk esht nga dora e tradhetis
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''   ''Kush ishte Tahir Zemaj.?'' - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
''Kush ishte Tahir Zemaj.?''
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 6Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m
» Kush ishte FAN NOLI?
» KUSH ISHTE ALI AMETI
» Kush ishte Mustafë Hoxha ?
» ''Kush ishte komandant Drini''

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: