Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ''Kush ishte komandant Drini''

Shko poshtë 
+3
Sofra
prizreni73
Albin thaqi
7 posters
AutoriMesazh
Albin thaqi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 2
Registration date : 09/01/2008

''Kush  ishte  komandant  Drini'' Empty
MesazhTitulli: ''Kush ishte komandant Drini''   ''Kush  ishte  komandant  Drini'' EmptyFri Jan 11, 2008 8:45 am

''Kush  ishte  komandant  Drini'' KOMANDANT-Ekrem-Rexha-DRINI


Te dashur forumist dua te dije me shum per komandant Drinin i cili u vra pas luftes ne Prizren.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
prizreni73
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 5
Registration date : 30/10/2007

''Kush  ishte  komandant  Drini'' Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte komandant Drini''   ''Kush  ishte  komandant  Drini'' EmptyFri Jan 11, 2008 12:15 pm

te folesh per kete lloj njeriu duhet kohe e gjate ta studijon ........me fjale te paket nje njeri i cili fliste 7 gjuhe te huja dhe i vetemi komadant i UCK qe tha;ne kemi luftuar kunder nje armiku por dim te luftojme edhe kunder te tjerve armiq;......dheu i kosoves martire i qofte i lehet
me nderime dhe resekt per familjen rexha si dhe bashkeluftetaret e tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

''Kush  ishte  komandant  Drini'' Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte komandant Drini''   ''Kush  ishte  komandant  Drini'' EmptyFri Jan 11, 2008 5:59 pm

Kush ishte Komandant "Drini"?

''Kush  ishte  komandant  Drini'' Drini1

Ekrem Rexha-Komandant Drini është luftëtari dhe komandanti i UÇK-së, ai që i shpëtoi burgut dhe plumbit të serbit para dhe gjatë luftës, por që nuk i shpëtoi dot plumbit të krimit të pasluftës. Vrasjen e tij të dytë, janë duke e bërë klane të caktuara, në shtypin e verdhë duke bezdisur familjen e tij dhe bashkëluftëtarët dhe miqtë e Drinit!
Ekrem Rexha-Komandant Drini, ishte një ushtarak profesionist, një poliglot dhe një intelektual me njohuri poliedrike. Ai ka lindur në vitin 1961 në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Pas mbarimit të shkollimit fillor në Prizren, është regjistruar në Gjimnazin ushtarak në Beograd. Kurse Akademinë ushtarake-në gjininë e këmbësorisë e ka kryer në Sarajevë. Për aftësitë e larta profesionale të treguara gjatë gjithë studimeve, atje ndalet ligjërues për kadetët e rinj. Drini, kërkimet në botën e shkencës nuk i ka ndalur me kaq. Ai në vitin 1988 pati regjistruar studimet postdiplomike në lëminë e shkencave politike (marrëdhëniet ndërkombëtare).


Ky ushtarak, përveç njohurive të gjëra teorike e praktike të artit luftarak, kishte arritur të mësojë edhe shtatë gjuhë të huaja. Ka njohur gjuhën anglishte, frengjishte, italishte, gjermane etj. Duke mos dëshiruar që t'i shërbejë interesave të një armate të huaj, pas fillimit të shthurjes së Jugosllavisë, ai kthehet në vendlindje, në mars të vitit 1993. Pas demobilizimit nga APJ-ja ai punësohet në NP "Standard" në Prizren.
E. Rexha-Drini, duke ndjerë thirrjen e atdheut dhe duke parë zhvillimet e fillimvitit 1998, në shkurt mësynë Sarajevën për të rënë në kontakt me oficerë të tjerë shqiptarë dhe për ta kordinuar organizimin e luftës çlirimtare. Pas arrestimit të tij në Zvornik, me preteks të armëmbajtjes pa leje, ai dënohet nga Gjykata e Uzhicës me dy vjet burg, por me të drejtë mbrojtjeje në liri. Kështu, Drini duke e dashur atdheun më shumë se jetën, kthehet në Prizren dhe vëhet në shërbim të çlirimit të atdheut. Ai nuk ka pritur urdhëra qeverishë për t'u vënë në shërbim të luftës çlirimtare! Ndoshta, është kjo njëra nga simptomet që më së tepërmi i ka penguar qarqe të njohura, që luftën e UÇK-së e dëshiruan të quhet "dorë e zgjatur e Serbisë dhe luftë e disa grupeve, barinjsh e të pashkollësh!"
Fillimisht, pasi bie në kontakt me Njësitin e Kabashit, kyçet në radhët e UÇK-së në fillimmajin e vitit 1998. Ishin ngjarjet e Likoshanit e Epopeja e Jasharajve, që Drinin e sinjalizoi për domosdonë e angazhimit dhe kontributit të tij. Ai më shumë e donte lirinë e Kosovës, se "mrizet" e perëndimit, këtë e dëshmoi me punën e tij të madhe, deri në vdekje. Në qershor, emërohet Komandant në Shtabin e Vërrinit dhe arrinë të tubojë rreth vetit shumë atdhetarë. Ai ishte përherë i respektuar dhe i dashur për bashkëluftëtarët e tij. Duke parë nevojën e madhe të furnizimit të formacioneve të UÇK-së me armatim, ai me një kontigjent luftëtarësh shkon në Shqipëri, më 7 shtator 1998. Edhe atje nuk qëndron duarkryq. Atje angazhohet në stërvitjen e luftëtarëve të rinj, të cilët këtu kishin ardhë për t'u armatos, e për të kapërcyer Bjeshkët e Nemuna e për t'ju bashkangjitur luftës çlirimtare.
Pas kthimit të tij nga Shqipëria, më 14 dhjetor 1998, Ekrem Rexha nga SHP i UÇK-së emërohet Komandant i Zonës Operative të Pashtrikut. Gjatë qëndrimit të tij në fshatrat e komunës së Therandës dhe drejtimit të luftës nga ana e tij, atje ai kishte krijuar raporte të shëndosha në mes popullates dhe luftëtarëve të UÇK-së, dhe kështu ai kishte admirimin e gjithë banorëve dhe luftëtarëve të kësaj ane, që edhe sot atje kujtohet me pijetet. Drini ia rriti admirimin edhe UÇK-së me sjelljet e veta.
Duke parë nevojën e përgatitjes së stafit komandues, për të gjitha zonat e luftës dhe duke parë përgatitjen e shkëlqyeshme në lëminë e artit ushtarak, komandant Drini, me urdhërin e SHP të UÇK-së, emërohet Drejtor i Shkollës Ushtarake dhe Doktrinës së UÇK-së. Në këtë dëtyrë të lartë pranë SHP të UÇK-së ka qëndruar deri në përfundimin e luftës, kur ai duket se nuk ishte i kënaqur me kushtet e marrëveshjes për transformimin e UÇK-së dhe kishte vendosur që t'i kthehet jetës civile.
Pas hyrjës së forcave të NATO-s dhe vendosjes së misionit të UNMIKut në Kosovë, Ekremi është emëruar drejtor në Departamentin për Mbrojtje të Ambientit dhe për Siguri Civile, ku punoi deri në vdekjen e tij. Por, kontributi i Drinit dhënë luftës çlirimtare dhe autoriteti i tij në këto anë shiqohej vëngër dhe ishte pengesë për mekanizmat e zinj, të strukturave të fshehta të LDK-së dhe FARK-ut.
Komandant Drini ishte martuar në flakët e luftës me zonjën Hajrie Millaku-Rexha, me të cilën ka lënë dy trashëgimtarë, Drinin dhe Ekremin.

''Kush  ishte  komandant  Drini'' DRINI-varri

Vrasja e Ekrem Rexhës-komandant Drinit, ka ndodhur, më 8 maj 2000, në orët e para të mëngjesit. Sipas deklaratave të pjesëtarëve të familjes dhe të policisë së UNMIK-ut, mbi trupin e tij, në afërsi të shtëpisë së tijë është kryer atentat duke zbrazur 17 plumba (tre në kokë dhe 14 në trupin e tij). Kjo vrasje ka zgjuar indinjatë dhe gjykim të ashpër në gjithë Kosovën, por në veçanti te bashkëluftëtarët e tij. Ishte kjo një vrasje, që dyshohet të jetë kryer për motive politike. Edhe nëse gjyqi vërteton se është kryer për motive të tjera, kjo nga qarqe të ndryshme politike, dhe nga një pjesë e shtypit është shfrytëzuar në mënyrë përfide, në përpjekje për të devalvuar vlerat e luftës, shokët e drinit, dhe sidomos institucionin e TMK-së. Por, sidoqoftë komandant Drini do të mbetet si njëra ndër figurat më të rëndësishme të luftës çlirimtare të UÇK-së, edhe pse, ka plot tendenca të ndarjës së dëshmorëve. Ai i takon Panteonit të bijve më të respektuar të kombit.


Edituar për herë të fundit nga në Fri Jan 11, 2008 6:15 pm, edituar 4 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

''Kush  ishte  komandant  Drini'' Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte komandant Drini''   ''Kush  ishte  komandant  Drini'' EmptyFri Jan 11, 2008 6:02 pm

KOMANDANT DRINI

(EKREM REXHA)


''Kush  ishte  komandant  Drini'' Eks1


Mu duke se yjet u bën zjarrë,

Mu duke se dielli u shua në atë anë,

Mu dukë se jeta u shëndrrua në varrë,

Kur dëgjuam se Drinin e vranë.



Ditë e paharruar, u bë 8 Maji,

Se na vrran lulen më të mirë,

Gjithë Kosovën e mori vaji,

Mëngjesi kur e agoi.


U hap një lajmë në mes të botës,

Prizrenit iu se po ënderron,

Kur, I vrran trimin e Kosovës.


Drinin asgjë nuke frigonte,

Por, luftonte ditë e natë,

Hija e tij gjithkund gjarpëronte,

Për Kosovë u hodh në shtrëngatë.


Pa ty na duket si pa atdhe,

Mbetëm si gjethe që fërfillin në erë,

Mbetëm si guri ngulur në dhe,

Si klithmë nate që ushton derë më derë.


Ne gjithmonë do të kujtojmë,

Nga ai qast kur na le ti,

Në heshtje jeta do të na shkoi,

Lot ofshamje e vetmi.


O i poshtër, gjakatarë

Nënës ia plase zemrën n'gji,

Pse birin ia vrave,

Kosovën qe ta vesh në zi.


Qofsh mallkuar o gjakatarë,

Drini ishte krenari e jona,

Ishte vërtet pishtar,

I Prizrenit ei trojeve tona.


Për Komandant Drinin,

Të gjithë jemi krenarë,

Se ka qenë dhe mbetet bir,

I popullit shqipëtar.


Oj Kosovë shtrengoje n'gji,

Këtë trim e djalë të ri,

Emrin EKREM REXHA


Do t'ja bëjm dritë n'errësir.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

''Kush  ishte  komandant  Drini'' Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte komandant Drini''   ''Kush  ishte  komandant  Drini'' EmptySat Apr 05, 2008 12:52 am

Kosova aq shume meritonte kete njeri , veprat e Tij treguan se sa i rendesishem eshte atdheu ..te tillet i duhen Kosoves ...
Lavdi perjete Komandant Drinit ,i lehte i qofte dheu i Kosoves

mallku qofte ajo dore qe guxoi te ndaj nga jetesimi i deshires se madhe kete burrë te madh ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Flash
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 4
Registration date : 28/12/2007

''Kush  ishte  komandant  Drini'' Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte komandant Drini''   ''Kush  ishte  komandant  Drini'' EmptyMon Apr 14, 2008 3:21 pm

Te kthehem temes se kaluar
Komandant ''DRINI'' ishte nje luftetar i posaqem.
Prizreni+Kosova mbas vrasjes se komandant''DRINI'' eshte ne humbje e madhe per vendin tone - shume shtire eshte te fitojme kso njerez. Qoft i mallkuar dora e kriminelit(dyshohet nga ana jone) qe na humbi kete njeri me plote vlere.
Po ashtu ishte edhe oficeri im ne ish jugosllavi ne APJ kur isha ushtari i tij, shume vone ne situaten e keqesimit te Kosoves me dergoj nje apel te bashkangjitem ne mesin e UÇK,s. frika nuk egzistonte per rezistence sepse ishte nje njeri me plote dituri e plote taktike luftarake.
LAVDI LAVDI LAVDI qofte per kete njeri ( allahu i shperblefte xhehnnetin).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

''Kush  ishte  komandant  Drini'' Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte komandant Drini''   ''Kush  ishte  komandant  Drini'' EmptyMon Apr 14, 2008 3:30 pm

Ekrem Rexha - Komandant DRINI


https://www.youtube.com/watch?v=ss-Y2WJ55Dg




I let te qufte dheu i kosoves lavdi me shekuje.!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim barja
Anëtar i ri
Anëtar i ri
agim barja


Numri i postimeve : 158
Registration date : 09/04/2008

''Kush  ishte  komandant  Drini'' Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte komandant Drini''   ''Kush  ishte  komandant  Drini'' EmptyMon Apr 14, 2008 6:13 pm

dyshohet te ken vrare sherbimet e huaja per ta perqare kombine tone dhe per ti zhvlersuare gjeneralet e uck
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





''Kush  ishte  komandant  Drini'' Empty
MesazhTitulli: Re: ''Kush ishte komandant Drini''   ''Kush  ishte  komandant  Drini'' Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
''Kush ishte komandant Drini''
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush ishte Komandant Shpendi
» Kush ishte Kostantini i madh?
» Komandant Shemi
» Kush ishte FAN NOLI?
» Kush ishte Mustafë Hoxha ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: