Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Empty
MesazhTitulli: JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"   JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" EmptyWed Dec 24, 2008 4:55 am

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Xhafershatri
Shkruan: Xhafer SHATRI


17 janari i vitit 1982, dita kur u vranë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka është një datë e trishtë në historinë e shqiptarëve. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet (tani 26 vjet - Sh.B), ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me ta. Fjala është për pjesëtarët e brezit që i vuri kazmën Jugosllavisë së fuqishme, vetëm me një synim: të çlirohet Kosova dhe territoret e tjera shqiptare në këtë ish-shtet.

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Bardhijusufikadriu
Foto: Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka

Nëse ju rastis të vizitoni ndonjërin prej këtij brezi do të shihni se nëpër banesa akoma i mbajnë portretet e martirëve që i vrau UDB-ja në Untergruppenbach. Ato portrete prej kohësh kanë statusin e ikonave. Për më tepër janë pjesë e rritjes, formimit dhe burrërimit të fëmijëve të tyre. Ky brez ende pyet dhe pyet: pse edhe pas kaq vjetesh, ky krim i shtetit serb, i kryer në mes të Evropës, ka mbetur i pandriçuar, ndërkohë që në inatet ndërshqiptare përplot emra janë lakuar si vrasës të mundshëm apo të sigurt?

1. Një Lëvizje e re përballë një shteti të vjetër

Në Kosovë, menjëherë pas demonstratave të vitit 1981, pati filluar në përmasa të pabesueshme, radiologjia e diferencimit politik që nënkuptonte terrorizimin psiqik, largimin nga shkolla e nga puna, arrestimin, torturën dhe burgimin e gjatë. Shërbimet jugosllave përmes arrestimeve i kishin dhënë një grusht të rëndë Lëvizjes për pavarësi, mijëra njerëz ndodheshin nëpër burgje civile ose ushtarake; mbikëqyrej çdo gjo gjë e çdo kush. Elita politike duke qenë e papërgatitur për këto rrethana dhe e përçarë nuk mundi t'a përballojë presionin serb që mëtonte nënshtrimin definitiv të shqiptarëve. Në anën tjetër intelegjencia duke qenë krejt e papërgatitur dhe e pambrojtur u struk para rrezikut evident, kështu që politikën e shqiptarëve filluan ta bëjnë të rinjtë, që ende ishin me njërën këmbë në fëmijëri. Dhe kjo nuk ishte një politikë e madhe: aty këtu ndonjë trakt, ndonjë parullë, ndonjë revoltë e shkruar në letër, në mur ose në asfalt, po që përçonte një measazh të fuqishëm: kurrë nuk do të mund të na nënshtroni!
Në këto rrethana mërgata shqiptare përbënte një eshalon të veçantë të Lëvizjes për pavarësi. Përparësia e saj ishte se ajo ishte larg veprimit të drejtpërdrejtë të aparatit shtetëror, ishte prezente në vend, sepse një pjesë e madhe e mërgimtarëve qarkullonin rregullisht brenda e jashtë, kishte kontakte familjare e personale… Roli i saj ishte ndier në mënyrë të drejtpërdrejtë në prag, gjatë dhe pas demonstratave të vitit '81 përmes shtypit që përgatitej jashtë dhe shpërndahej brenda, përmes krijimit të rrjetit të organizimit etj.
I vetëdijshëm për rëndësinë e mërgatës shqiptare sektori i kryesisë së Jugosllavisë që koordinonte aktivitetin e gjithë sistemit të shërbimeve informative civile e ushtarake, e që atëherë udhëhiqej nga slloveni Stane Dollanc, u përcaktua për një grusht shkallmues që do t'i jipej mërgatës, në mënyrë që ajo të shfaktorizohej njëherë e mirë.
Në këtë vijë u organizua dhe u ekzekutua vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës. Atentati u krye në kohën kur krejt aparati shtetëror i Jugosllavisë ishte përqëndruar në Kosovë dhe në territoret e tjera shqiptare; atëherë kur Kosovës po i dërrmoheshin njëra pas tjetrës të gjitha të drejtat dhe institucionet vetanake që ishin fituar me shumë përpjekje e flijime.
Atentati pati pasoja të rënda sepse u krye kur shumë prijës të Lëvizjes për pavarësi, që vepronin ilegalisht ose gjysmilegalisht ishin arrestuar dhe kundër tyre ishin kryer ose përgatiteshin proceset politike. Veç të tjerash, kjo vrasje shkaktoi tronditje të mëdha edhe për faktin se u krye në një periudhë destabilizimi e krize të thellë politike në gjithë hapësirat shqiptare. Ngjarjet e Kosovës në Shqipëri patën efekt të drejtpërdrejtë , sepse çuan deri te konflikte të përgjakshme në vetë udhëheqjen e shtetit për politikën që ishte ndjekur apo që do të ndiqej aty e tutje. Këto trandje madje ndikuan në fundin tragjik të kryeministrit të atëhershëm Mehmet Shehu.
Duhet pasur gjithashtu parasysh se atentati në Gjermani ishte edhe përballje e organeve të shtetit jugosllav me organet e shtetit shqiptar, sepse në rrethanat që ishin krijuar në Kosovë për politikën e Shqipërisë viktimat e atentatit ishin gurë me peshë në luftën politike e diplomatike që do të bëhej aty e tutje.

2. Mozaiku politik i mërgatës shqiptare në fillimvitet tetëdhjetë

Në atë kohë në mërgim vepronin shumë organizata. Që në krye duhet nënvizuar se mërgata e vjetër ishte rraskapitur madje edhe dërrmuar në përballjet e shërbimeve jugosllave me ato shqiptare që ishin bërë brenda saj. Por objekt i kësaj trajtese do të jenë ato grupime që mund të kishin një ndikim në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë. Atëherë në Evropën Perëndimore, konkretisht në Gjermani e Zvicër vepronin:
Besëlidhja Kombëtare Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia. Më 10 tetor 1981 UDB kishte vrarë në Bruksel, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Vehbi Ibrahimi, nënkryetar i Besëlidhjes, ndërsa në Fraknfurt kishte plagosur rëndë bashkëpunëtorin tjetër, Rasim Zenelin. Ky ishte një grupim politik me orientim të djathtë dhe bashkëpunonte me mërgatën kroate.

Grupi komunist "Zëri i Kosovës", një qerthull që drejtohej nga Riza Salihu.

Fronti i Kuq Popullor, udhëhiqej nga Ibrahim Kelmendi, dhe nxirrte gazetën "Bashkimi" (janë botuar 3 numra). Kjo gazetë shpërndahej edhe në Kosovë.
Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës që nxirrte gazetën "Liria" (janë botuar 6 numra). Këtë organizatë në mërgim e udhëheqte Kadri Zeka. OMLK prej vitesh kishte aktivistët e saj në Zvicër.
Lëvizja Nacional çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), të cilën në Evropën Perëndimore e ka udhëhequr Jusuf Gërvalla. Fillimisht Jusufi ka ndihmuar substancialisht nxjerrjen e gazetës "Bashkimi", pastaj ka nxjerrë gazetën "Lajmëtari i Lirisë" (gjithsej tre numra), së fundi filloi të nxirrte si organ të LNÇKVSHJ-së gazetën "Zëri i Kosovës".

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" 4gazetatejusufit
Foto: Gazetat e organizatave politike në perëndim
Pas shpërthimit të demonstratave të vitit '81 u bënë përpjekje për bashkimin e disa prej këtyre organizatave, konkretisht mes atyre që kishin udhëheqje politike brenda, pra OMLK-së dhe LNÇKVSHJ-së.
Përpjekjet për bashkim janë bërë në Kosovë dhe në mërgim. Bisedimet për bashkimin e organizatave janë vonuar e vështirësuar për shkak të veprimit në ilegalitet dhe të rrethanave që u krijuan pas arrestimeve të mëdha gjatë gjithë vitit të demonstratave. Një takim i mbajtur në Stamboll, në tetor të vitit 1981, e në të cilin kishin marrë pjesë në një anë, Kadri Zeka si përfaqësues i OMLK-së, dhe në anën tjetër Sabri Novosella e Bardhosh Gërvalla, si përfaqësues të LNÇVSHJ-së kishte dështuar jo vetëm për shkak të dallimeve konceptuale. Bisedimet për bashkim të këtyre organizatave nuk mund të përjashtoheshin nga rrethanat shqiptare dhe rajonale, sepse organet e shtetit shqiptar pas disa dështimeve në përballjet me shërbimet jugosllave, përpiqeshin ta konsolidojnë apo thënë më mirë ta kontrollojnë Lëvizjen e Kosovës për pavarësi. Në treshin që u vra shteti shqiptar shihte shtyllat e rëndësishme të mbajtjes gjallë të qëndresës në Kosovë.
Megjithatë aktivistët e këtyre dy organizatave jashtë, konkretisht Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë bashkëpunuar ngushtë në nxjerrjen e gazetave, në organizimin e demonstratave dhe manifestimeve të ndryshme. Sipas burimeve të besueshme në prag të vrasjes janë bërë përpjekje fort serioze për bashkim dhe ai duhet të ketë qenë shumë afër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Empty
MesazhTitulli: Re: JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"   JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" EmptyWed Dec 24, 2008 4:56 am

3. Uniteti i veprimit

Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka janë takuar për herë të parë në mërgim, në fillim të vitit 1981. Prej atëherë dhe gjer në vrasjen e tyre ata kanë vepruar bashkë në shumë drejtime: në përgatitjen dhe publikimin e shtypit ilegal, konkretisht të gazetës "Liria", në organizimin e manifestimeve dhe demonstratave në mbështetje të kërkesave të Lëvizjes Studentore në Kosovë.
Demonstratën e parë e kanë organizuar në Bernë të Zvicrës më 1 prill 1981, një javë më vonë një demonstratë tjetër në Zürich, më 25 prill kanë organizuar një demonstratë në Stutgart. Me këtë rast janë hetuar agjentët jugosllavë duke fotografuar demonstruesit. Disa aktivistë të udhëhequr nga Bardhosh Gërvalla i kanë zënë ata në flagrancë dhe u kanë marrë aparatin. Në mesin e "fotografëve" kishte qenë dhe një shqiptar (BH), nëpunës i konsullatës jugosllave në Stutgart, përndryshe gjatë viteve shtatëdhjetë inspektor i UDB-së, i ngarkuar për mbikqyrjen e Qendrës së Studentëve. Më 9 maj kanë organizuar një demonstratë në Dusseldorf. Më 13 qershor 1981, u organizua një demonstratë në Bruksel.

Me këtë rast në formë të një peticioni konkretizohen kërkesat politike:

Kosovës t'i njihet statusi i Republikës në kuadër të federatës;
Popullit tonë t'i njihet e drejta për vetëvendosje;
Të lirohen pa kusht të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë dhe të kthehen në Kosovë të burgosurit e tjerë;
Të mos plaçkiten pasuritë e Kosovës nga republikat jugosllave, por ato t'i shfrytëzojë Kosova për zhvillimin dhe pasurimin e vet;
T'i njihet e drejta e festimit të festave kombëtare dhe e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar, nga të gjithë shqiptarët në Jugosllavi;
Kushte më të mira pune e jetese për nxënësit e studentët kosovarë, trajtim të barabartë me studentët e universiteteve tjera të Jugosllavisë;
Sigurimin e punës për të papunët dhe inkuadrimin e mërgimtarëve në vendlindje;
Lirinë e fjalës dhe shtypit;
Të pezullohet vendimi për shtetrrethim dhe ora policore;
Të tërhiqen të gjitha forcat policore e ushtarake të sjellura nga jashtë;
Autorët e krimeve të shëmtuara të nxirren para gjyqit të popullit, për të marrë dënimin e merituar.
Krahas organizimit të demonstratave Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë vepruar edhe në shtrirjen e rrjetit të organizimit brenda dhe jashtë. Një rëndësi të veçantë i kanë kushtuar shkatërrimit të klubeve që kontrolloheshin nga përfaqësitë jugosllave. Falë këtij aktiviteti prej vitit 1981 e tutje klubet jugosllave nuk janë frekuentuar më nga mërgimtarët shqiptarë. Veç klubeve janë prishur dhe diskredituar një vistër manifestimesh që regjimi i organizonte jashtë me qëllim të joshjes dhe manipulimit të mërgimtarëve shqiptarë.

4. Pse u krye atentati?

Veprimtaria e gjithanshme e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës pengonte në mënyrë të drejtpërdrejtë shërbimet jugosllave jashtë dhe brenda. Ata ishin një trio e kompletuar, që një lëvizjeje atdhetare i duhet shumë kohë për ta krijuar: Jusufi ishte një penë e fortë e me emër në Kosovë, Kadriu ishte jo vetëm gazetar i mirë, por sidomos organizator efikas me përvojë shumëvjeçare në organizimin ilegal, Bardhoshi fliste shumë mirë gjermanishten e anglishten dhe ishte komunikator i talentuar. Që të tre ishin të rinj dhe të mbrujtur me një idealizëm e gatishmëri për çdo flijim.
Mirëpo, përballë tyre ata kishin një shtet të fortë e me shumë mundësi. Jugosllavia prej themelimit të saj, pra që më 1918 e tutje, ka zhvilluar një luftë të pamëshirshme kundër oponentëve të këtij shteti, konkretisht kundër përfaqësuesve të popujve që nuk kishin pranuar të futen nën tutelën serbe. Prijësit më me peshë të kroatëve, maqedonëve dhe shqiptarëve, që i janë kundërvënë politikës serbe, janë ndjekur në vazhdimësi dhe janë luftuar me të gjitha mjetet nga eskadronet speciale serbe.
Prej atëherë e gjer më sot sektorët më të përgatitura të shërbimeve informative serbe kanë qenë ato që kanë luftuar kundër mërgatës kroate, shqiptare etj. Format e luftës kanë qenë të nduarduarshme: përcjellje e përgjime hap pas hapi, intriga e përçarje, kërcënime dhe eleminime fizike. Kjo praktikë ka vazhduar edhe më me këmbëngulje pas Luftës së Dytë Botërore. Disa dhjetëra prijës kroatë janë vrarë në atentate spektakulare nga më të ndryshmet dhe nga më të çuditshmet. Struktura të tëra të shërbimeve informative që janë kontrolluar nga serbët kanë funksionuar jashtë. Këto struktura kanë pasur fonde marramendëse, përmes të cilave kanë depërtuar jo vetëm nëpër "organizatat armiqësore", por edhe në struktura shtetërore të vendeve të ndryshme dhe në organizata e institucione ndërkombëtare me peshë.
Shërbimet serbe me dekada kanë vepruar të papenguara nëpër shumë vende perëndimore, ku përmes parave, femrave, shantazhit etj. kanë qenë fort të pranishme edhe në qendra themelore të vendimmarrjes. Frytet e këtij aktiviteti Beogradi do t'i korrë sidomos gjatë viteve nëntëdhjetë, kur pa ndonjë pengesë serioze do ta përgjakë keq Kroacinë, do ta masakrojë Bosnje e Hercegovinën dhe përmes një apartheidi të hapur e brutal do ta mbajë Kosovën në zgripc të ekzistencës. Ndikimi i nëndheshëm i Serbisë u rrënua vetëm kur Beogradi, faqe tërë botës, u përpoq ta asgjësojë krejt popullin e Kosovës.
Në këtë kuptim përballja e mërgatës së re politike të Kosovës (që ishte pa asnjë mbështetje politike, që nuk kishte arritur të ketë as ndikimin më të vogël në mediat e fuqishme perëndimore, që kishte një gjendje financiare katastrofike) me strukturat e shërbimeve jugosllave ishte tmerrësisht e pabarabartë. Lëvizja shqiptare kishte vetëm një epërsi: idealizmin e pakufishëm, i cili mund të mbijetojë vetëm në aspiratën e përjetshme për të qenë dhe për të jetuar të lirë.
Me një fjalë, shërbimet serbe kanë përcjellë gjithë aktivitetin e mërgatës shqiptare nga brenda dhe nga jashtë, sepse ky ka qenë një organizim që posa kishte filluar të vërë rrënjë dhe infiltrimi i provokatorëve nuk ka qenë i pamundshëm. Kështu që përcjellja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës nuk ka qenë ndonjë problem i madh për UDB-në. Lëvizjet dhe aktivitetet e tyre kanë qenë publike:
28 Nëntorin, ditën e Flamurit e kanë festuar në rrethinën e Ludwigsburgut. Aty Jusufi e Kadriu kanë pasur një debat të drejtpërdrtejtë (pyetje-përgjigje) me bashkatdhetarë t.
Më 2 janar është martuar Kadri Zeka me Saime Isufin. Në dasmë kanë marrë pjesë rreth 50 aktivistë nga Zvicra dhe Gjermania. Ne dasmë kanë qenë edhe vëllezërit Gërvalla.
Më 13 janar 1982 Kadri Zeka ka udhëtuar me tren për Gjermani. Konkretisht në Dusseldorf, ku ka ndejtur gjer më 16 janar. Po atë ditë ka udhëtuar për në rrethinën e Stutgartit, konkretisht në Bernhausen, ku Vëllezërit Gërvalla kishin organizuar shfaqje të filmave shqiptarë me një rreth bashkatdhetarë sh. Aty kanë ndejtur deri pas mesnatës. Në banesën e Vëllezërve Gërvalla, në rrugën Habichthöhe, nr. 40, në Untergruppenbach, qytezë afër Heilbronn-it kanë arritur kah ora 3 e mëngjesit. Atë natë nuk kanë fjetur fare. Gjatë ditës kanë planifikuar aktivitetet e mëtejme. Në mbrëmje kanë dalë nga ora 22:00 me veturën e Bardhit, një BMW 316 ngjyrë e gjelbër me targë HN-CY 353.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Empty
MesazhTitulli: Re: JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"   JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" EmptyWed Dec 24, 2008 4:57 am

5. Neve na vrau UDB-ja jugosllave!

Lagjja ku kanë banuar Vëllezërit Gërvalla ka qenë një lagje e qetë e banuar kryesisht me mësues, mjekë, inxhinierë. Në njërën hyrje të rrugës, në anën e majtë ka pasur shumë garazha, gjithashtu edhe përballë banesës dykatëshe të familjes Gërvalla ka pasur të tilla. Ndërkaq në fillim të kthesës atëherë ka qenë në ndërtim e sipër një shtëpi trekatëshe. Siç është konstatuar më vonë, agjentët e shërbimeve sekrete jugosllave prej asaj ndërtese kanë përcjellë jo me ndonjë drojë të veçantë banesën e familjes Gërvalla, hyrjet, daljet etj…Atë kohë ka pasur jo pak indikacione se po përgatitet eliminimi i Vëllezërve Gërvalla dhe i Kadri Zekës. Nata e 17 janarit 1982 ka qenë shumë ftohtë e me shumë borë. Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë dalur në atë kohë, siç i kanë thënë shoqes së Jusufit, Syzana Gërvallës për ta bërë një telefonatë nga një kabinë e një fshati fqinj. Ndoshta për të evituar përgjimin.
Nga shtëpia kanë dalë rreth orës 22:00. Kanë hyrë në garazhë, kanë hipur në veturë, të cilën e ka ngarë Bardhoshi. Për të dalë nga garazha në rrugë, vetura për shkak të borës është dashur të ngitet së prapthi deri në krye të hyrjes së rrugës, pra rreth 30 metra. Në krye të kthesës vetura është lakuar majtas për të pasur hapësirë për kthim dhe dalje në rrugë. Ky manovrim është bërë mu përballë shtëpisë në ndërtim, ku kanë qenë të fshehur vrasësit.
Këta të fundit kanë parë daljen e veprimtarëve shqiptarë nga banesa pastaj hyrjen në garazh dhe janë bërë gati për të ekzekutuar atentatin. Kur vetura ka ardhur së prapthi përballë shtëpisë në ndërtim, vrasësit kanë qenë prapa saj. Sipas dëshmitarëve kanë qenë dy vrasës, njëri ka eliminuar Bardhosh Gërvallën duke e qëlluar 6 herë, ndërkaq tjetri ka vrarë Kadri Zekën që ishte në ulësen e përparme, në anën e djathtë. Pastaj e kanë plagosur për vdekje Jusuf Gërvallën që ishte ulur në ulësen e prapme. Dhe janë larguar pasi kishin zbrazur 12 plumba. Ndërkaq vetura ka vazhduar të ecë përpara gjersa është ndalur në derën e një garazhi përballë.

( Faksimil i shkëputur nga "Heilbronner Stimme" 19.01.1982: (X) Banesa e vëllezërve Gërvalla, (→) Shtëpia ku kanë qëndruar vrasësit dhe shigjetat në rrugë tregojnë lëvizjen e makinës nga momenti i daljes prej garazhës e deri te përplasja e tij në garazhën tjetër pas aktit të ekzekutimit. )

( Shikoni skemën
JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Vendvrasjaegervallveskemameshigjeta

Ndërkohë një fqinj, gjerman, ka informuar familjen Gërvalla për gjëmën. Syzana Gërvalla e ka gjetur të shoqin gjallë, duke mbajtur plagët me dorë. Ai e ka pyetur për Bardhin e Kadriun se a janë gjallë dhe i tregon se ka parë një njeri të gjatë që ka shtënë mbi ta, por nuk e ka njohur. Pastaj i ka lënë porositë e fundit gruas së tij. Pas gjysmë ore vjen ndihma e shpejt nga Heilbronni. Pas intervenimit kirurgjikal, në ora 3 të mëngjesit të datës 18 janar 1982 edhe Jusuf Gërvalla jep shpirt. Por para se të vdes Ai arriti t'i thotë policisë gjermane: Neve na vrau UDB jugosllave! Kjo fjalë e atdhetarit dhe poetit Juusuf Gërvalla, e shqiptuar me frymën e fundit do të sfidojë gjithë makinerinë jugosllave të dezinformimit.


JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Pasqyra61
Foto: Vrasja e Jusufit, Bardhit dhe Kadriut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Empty
MesazhTitulli: Re: JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"   JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" EmptyWed Dec 24, 2008 5:00 am

6. Praktikat e ekzekutimit

Vendimi për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë, normalisht është marrë në nivelin më të lartë të vendit. Fillimisht shërbimet informative kanë mbledhur të gjitha të dhënat e mundshme për viktimën e ardhshme: adresën (vendi ku banon, kati, fqinjtë, zakonisht është përgjuar telefoni në atë mënyrë që në bodrum ose në gypat ku janë vënë telat e telefonit kanë instaluar mikrofonët), sjelljen (ku dhe me kë rri, ku punon, me çka udhëton, me kë praktikon hyrjedalje, etj., etj.). Të gjitha këto të dhëna janë konkretizuar edhe me vizatime ekspertësh e fotografi.
Pasi është analizuar dosja është caktuar ekipi i atentatorëve dhe i mbështetësve përanash, shlyerësit e gjurmëve të mundshme. Krahas kësaj janë përgatitur edhe dezinformatat, të cilat i ka përhapur rrjeti agjenturor para dhe pas atentatit. Në këtë veprimtari përfshihen edhe letrat e telefonatat anonime drejtuar organeve gjyqësore, mediave dhe personaliteteve të ndryshme. Synimi është që jo vetëm të fshehen gjurmët, por edhe të futet konfuzion sa më i madh dhe krimi politik të paraqitet si qërim hesapesh në mes rivalëve politikë apo si qërim hesapesh në mes përfaqësuesve të nëntokës etj. etj.
Kështu ndodhi edhe me rastin e atentatit kundër Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës. U ngrit një pluhur i tillë dezinformatash sa që nuk errësoi vetëm mërgatën por edhe krejt Kosovën. Ky pluhur vazhdon të ndotë ambientin politik shqiptar edhe sot pas njëzet vitesh nga atentati. Lakohen emra njerëzish, kryesisht shqiptarë. Në këtë ka ndikuar edhe bashkëfajësia e organeve gjermane për këtë rast, sepse ato menjëherë pas atentatit madje edhe përmes shtypit nxorën dhe arrestuan si të dyshmitë kryesor për atentatin një refugjatë shqiptar nga Kosova, konkretisht Riza Salihun, duke publikuar në media edhe fotografinë e tij, gjë që dëshmon se sektori i UDB-së për dezinformim, kishte kryer punën në mënyrë të përkryer.

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Shkrimperrsalihun
Kopja: Gazeta"Heilbronner Stimme" - 30.01.1982
Riza Salihu, një refugjat entuziast nga Mushtishti i Therandës, krahas aktivitetit atdhetar ka qenë i angazhuar, si jo pak të rinj të Kosovës, edhe nga ana e Ambasadës shqiptare në Vjenë, ku ishte qendra e sigurimit të shtetit për Evropën Perëndimore, për të propaganduar politikën e shtetit shqiptar dhe për të informuar për çdo gjë që sheh e që dëgjon, jo vetëm në mjediset e mërgatës shqiptare në Gjermani.
Në këtë veprimtari Rizah Salihu si duket ka qenë edhe më tepër si i përpiktë e i përkushtuar. Shkas për arrestimin e tij ka qenë fakti se ai gjoja i ka hapur kutinë postare (Postfachun) Jusuf Gërvallës, për ta kontrolluar dhe për të informuar Qendrën e Sigurimit shqiptar në Vjenë. Jusufi gjoja e ka kuptuar këtë dhe i ka informuar shokët e tij? Apo se policia gjermane e ka ndalur me një rast dhe i ka gjetur një revole… Se Riza Salihu mund të ketë pasur konflikte me grupet e tjera politike në mërgim kjo nuk është për t'u çuditur, sepse nxitja e grindjeve dhe përçarjeve në mërgatë ka qenë një metodë klasike e sigurimit shqiptar për ta kontrolluar edhe mërgatën e Kosovës, e cila ditë e më tepër fitonte në peshë me rolin dhe mundësitë e saj. Rizah Salihun organet hetuese gjermane e mbajtën në burg rreth 5 muaj. Por Riza Salihu nuk ka qenë i implikuar në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, ai më tepër ka rënë viktimë e veprimeve speciale të UDB-së gjatë fshehjes së gjurmëve të krimit në Untergruppenbach.

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Rizasalihu
Foto: Riza Salihu

Fillimisht policia e Baden Würtembergut formoi një komision special ku duhet të kenë qenë të angazhuar rreth 40 persona. Që në ditët e para policia publikoi përshkrimin e mundshëm të vrasësve duke premtuar edhe një shpërblim prej 10 mijë DM për dëshmi të besueshme. Në kërkesën e policisë për bashkëpunim jipen edhe këto të dhëna:
„Të dielen, më 17 janar 1982, rreth orës 22 h15 i kanë vrarë vëllezërit Gërvalla dhe shokun e tyre Kadri Zekën. Gjatë daljes së tyre nga garazhi dy persona kanë shtënë me armë mbi ta. Ka të dhëna të besueshme se vrasësit janë sjellur nëpër Untergrupenbach të paktën prej datës 10 janar 1982. Ata duken si më posht: I dyshimti i parë: Rreth 30 vjeç, i gjatë 180-183 cm. I fuqishëm. Ka në kokë një kapelë të kthyer në majë. Pallto të shkurt ngjyrë kafe me jake të mbylltë, pantollona të kuq e të ngushtë, çizme të gjata me një rreth leshi të bardhë lart. I dyshimti i dytë: ka rreth 25 vjet, është më i thatë dhe më i vogël se i pari. Ai ishte i veshur me tesha ngjyrë të mbylltë. Në kokë kishte një kapulaçë të leshtë me një topth në majë.“
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Empty
MesazhTitulli: Re: JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"   JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" EmptyWed Dec 24, 2008 5:02 am

Krahas këtij informacioni, policia kishte publikuar gjithashtu edhe fotografinë e veturës me të cilin mund të jenë arratisur vrasësit. Fjala është për një Citroén CX2000 ngjyrë të çelur. Për dëshmitarët e mundshëm ishte dhënë edhe telefoni i policisë: 07131 104 2205.

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Makinadheshperblimi
( Shiko kërkesën e policisë )

Pas nëntë muaj hetimesh, kur dosja 08/15 kishte rreth 30 vëllime dokumentacion, por asnjë të arrestuar me akuzë të argumentuar, autoritetet gjermane vetëm mund të pohojnë se "kjo është një vrasje politike e kryer nga vrasës profesionistë dhe se dyshohet se një apo më shumë shërbime të fshehta drejtpërdrejt apo tërthorazi kanë marrë pjesë në tërheqjen e këmbëzave të revoleve të kalibrit 7.65 mm" (Heilbronner stimme, datë 1 tetor 1982).

7. Kush i vrau Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën?

Është e njohur se UDB-ja si armë për atentate ka përdorur revolet "Bereta" të kalibrit 7.65mm. Pas vdekjes së Titos kupola e shërbimeve informative, ka qenë e përqëndruar në duart e Stane Dollancit, anëtar i Kryesisë së RSFJ-së. Ministër i Punëve të Brendshme ka qenë gjenerali partizan Franjo Herleviq, me kombësi kroate. Me ardhjen e Dollancit në Kryesi, shërbimet informative ndryshojnë dukshëm metodat e veprimit. Njëra prej ndryshimeve është ajo se UDB fillon të angazhojë nëntokën jugosllave, shtyllat e mafisë, për të eliminuar kundërshtarët politikë jashtë.

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Stanedollanci
Foto: Stane DollancSipas shumë burimeve del se atentatin në Untergruppenbach e ka kryer Zheljko Razhnjatoviq, i njohur me nofkën Arkan. Ky ishte bir i një oficeri të lartë të KOS-it (Shërbimi ushtarak i kundërzbulimit) me kombësi malazez. Ai që krejt i ri u mor aktivisht me delikuencë: rrahje, vjedhje, plaçkitje, përdhunime. Duke qenë në vuajtje të dënimit ai ikën nga burgu dhe del jashtë, ku kryen vepra spektakulare krimi. Arrestohet, por arrin të ikë nga burgjet më të njohura të Suedisë, Belgjikës dhe Zvicrës. Nga kriminel me renome ndërkombëtare Arkani, me insistimin personal të Stane Dollanc-it bëhet oficer me ndikim të fortë i shërbimeve serbe.
Ka indikacione se në këtë krim ka qenë i implikuar edhe krimineli tjetër, përndryshe bosi i mafisë së Frankfurtit, Ljubo Zemunac. Këta të dy, një vit më vonë, e kanë ekzekutuar afër Munihut edhe personalitetin e njohur kroat Stjepan Gjurekoviq, duke e masakruar edhe me sopatë. Gjatë viteve nëntëdhjetë Arkani do të jetë grushti i hekurt i regjimit serb kundër popullsisë civile në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë. Ai ka udhëhequr njësitë e ushtrisë që kishin në përbërje kriminelët më të regjur e më katilë të nëntokës serbe. Edhe sot, pas kaq vitesh, policia gjermane zhvillon hetime lidhur me krimin në Untergruppenbach. Gjykata e këtij vendi të madh evropian akoma nuk ka nxjerrë në bankë të zezë organizatorët, vrasësit apo pjesëmarrësit e çfarëdo niveli në këtë atentat.
Por nuk duhet harruar se shërbimet informative gjermane, duke qenë ndër më seriozet e më profesionalet në botë dhe më depërtueset në Evropën Juglindore e dijnë saktësisht gjithë zinxhirin dhe gjithë personat e implikuar në këtë vrasje të shumëfishtë, e cila e qiti në të dy gjunjtë Lëvizjen e Kosovës për Pavarësi.
Është udhëheqja politike gjermane ajo që bart përgjegjësinë pse nuk ka ngritur kurrë zërin për këtë krim të shëmtuar. Eshtë vetëm një përjashtim: menjëherë pas atentatit një deputet i partisë Socialdemokrate, aso kohe në opozitë, pati shtruar një pyetje në parlamentin federal se a qëndrojnë shërbimet serbe prapa këtij atentati. Asgjë më shumë. Për më keq as autoritetet lokale nuk denjuan familjen Gërvalla, që kishte kërkuar strehim politik në këtë vend, me një telegram ngushëllimi.
As mediat gjermane nuk i kushtuan rëndësinë që pritej atentatit në Untergruppenbah. Bën përjashtim vetëm revista prestigjioze Der spiegel, e cila menjëherë pas vrasjes botoi një artikull, në të cilin pa asnjë hezitim drejtoi gishtin drejt burimit të këtij krimi, duke e ngarkuar me përgjegjësi UDB-në jugosllave. … Dhe dihet se në këtë organ diabolik kanë punuar dhe jo pak shqiptarë dhe ka në mesin e tyre që e dijnë saktësisht se si dhe kush i ka vrarë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën, se si dhe kush e ka vrarë Rexhep Malën e Nuhi Berishën, se si është qitur në kurth Zija Shemsiu, se si dhe kush i ka eliminuar Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun…, që e dijnë se cilët kanë qenë urithët e policisë politike nëpër organizatat ilegale të Kosovës jashtë dhe brenda… etj., etj. Por deri më sot asnjëri prej tyre nuk e ka çelur thesin. Dhe kjo flet shumë, flet për mungesë ndërgjegjeje, madje edhe për bindje se kanë vepruar drejt… Flet për shoqërinë kosovare, e cila ka mbamendje kaq të cekët, flet për elitën politike shqiptare dhe për moralin e saj të dyshimtë… Sepse ajo në bërrylimet për pushtet gati fiktiv harroi 20 vjetorin e vrasjes në Untergruppenbach dhe detyrimin e saj që në njërin prej shesheve kryesore të kryeqytetit t'u ngrisë një përmendore të përbashkët atyre që ishin ndërgjegja e kombit, atyre që u flijuan për këtë ditë të madhe… Dhe njëherit të rezervojë dy pëllëmbë toke te varrezat e dëshmorëve e t'i vendosë aty eshtrat e këtyre Burrave që nderuan Kombin.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Empty
MesazhTitulli: Re: JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"   JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" EmptyTue Dec 30, 2008 2:52 pm

Me rastin e 63 vjetorit të lindjes së Jusuf Gërvallës


Hysen Gega: Asgjë nuk harrohet

Shkruan: Sheradin Berisha - 28. 09. 2008
_________________________________


Kush ishin nismëtarët e Lidhjes
Demokratike të Kosovës?!




Euforizmi pluralist që e kishte kapluar ish-Jugosllavinë në vitin 1989, (pas fillimit të shpërbërjes së “perandorisë” sovjetike të quajtur BRSS), pashmangshëm u reflektua edhe në Kosovë. Dihet mirëfilli se në vitet 1989/90 Kosova ishte përfshirë në protesta gjithëpopullore për të mbrojtur të drejtat kombëtare, dhe, pikërisht në këtë situatë kur kishte filluar të luhatet ushtrimi i pushtetit komunist në Kosovë, u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës. Për të sipërfaqësuar zanafillën e Lidhjes Demokratike të Kosovës po i referohemi zëdhënëses mediale të LDK-së - Qendrës për Informim të Kosovës (QIK).



Si e shpjegon QIK-u nismën për themelimin e LDK-së?

“Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore te ne, u pajtua, gati spontanisht, që të themelonte një parti politike, e cila do t'i artikulonte kërkesat politike të shqiptarëve dhe do të bëhej nismëtare e proceseve të pluralizmit, që ishin në nismë në vendet e bllokut të atëhershëm socialist. Iniciativa për themelimin e një partie që do të pagëzohet Lidhja Demokratike e Kosovës, doli nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa (të gjithë gazetarë të Rilindjes – vërejtja ime). Pas shumë bisedash, ata angazhuan Koordinator të Këshillit Nismëtar Jusuf Buxhovin, i cili mori përsipër kontaktimin me intelektualët e tjerë dhe hartimin e programit dhe statutit të partisë.“ - kështu shkruan QIK-u në historikun e themelimit të LDK-së .



· Foto: Jusuf Buxhovi, Koordinatori Këshillit Nismëtar të LDK-së

· Foto: Pamja nga Kuvendi themelues i LDK-së , më 23.12.1989

Jusuf Buxhovi - promotori energjik i partisë!



Në historikun e LDK-së, vihet në dukje, se, promotor i angazhimeve për themelimin e LDK-së ishte Jusuf Buxhovi, i cili jo rastësisht është emruar edhe Koordinator i Këshillit Nismëtar. “Buxhovi ishte energjik dhe më i shkathtë në punë të komunikimit dhe kristalizimit të idesë” - thotë bashkëthemeluesi i LDK-së, Mehmet Kraja. ( Lexo librin e tij “Vite të humbura” - Tiranë, 1995, fq.166.)



Kur bëhet fjalë për hartimin e programit dhe emërtimin e partisë si “Lidhja Demokratike e Kosovës“, z.Kraja, sërish spikatë emrin e Jusuf Buxhovit. “Tashi nuk e them dot se e kujt ishte ideja që partia të quhej “Lidhje”, e ndonjërit prej nesh, apo e atyre me të cilët Buxhovi konsultohej vazhdimisht, por e di se asnjërit nuk na pëlqente kjo “lidhje” për shkak të asociacionit që krijonte me Lidhjen Komuniste. Sido që të ishte, ashtu sikundër ishim marrë vesh dy - tri ditë para mbajtjes së Kuvendit Themelues, Buxhovi solli programin dhe statutin. Që në fjalinë e parë e hetova se programi nuk ishte shkruar nga Buxhovi dhe as nga ndonjë “ekip” më i gjerë, por nga një person “pa emër” që i takon klanit të vjetër politik, autonomist, dhe i cili, nga prapaskena edhe sot e kësaj dite tërheq shumë hapa politikë në Kosovë. Programi ishte i mbushur me fraza politike, me periudha të gjata e konfuze, pra, një tekst i shkruar pa sintaksë shqip dhe pa mendim të qartë politik”. - shkruan Mehmet Kraja në “Vite të humbura”, faqe 167.



Mehmet Kraja, në letrat e tij, shpërfaq aktivitetin e Buxhovit në këtë drejtim, por nuk i sipërfaqëson aktorët kryesor të “klanit të vjetër politik” komunist në prapaskenë, me të cilët Jusuf Buxhovi është konsultuar vazhdimisht.

* * *




Me rastin e një vjetorit të vdekjes së Ibrahim Rugovës (Janar 2007) në një emision të natës (në Radi Kosovë) që e drejtonte gazetari Mentor Mripa, Jusuf Buxhovi, pat deklaruar se programin e Lidhjes Demokratike e ka hartuar vetë, ndërsa Mehmet Kraja duke pas parasysh se ky program “ishte i mbushur me fraza politike, me periudha të gjata e konfuze, pra, një tekst i shkruar pa sintaksë shqip dhe pa mendim të qartë politik” ka dyshuare se është shkruar nga Buxhovi dhe ka theksuar se, ky program është shkruar “nga një person “pa emër” që i takon klanit të vjetër politik, autonomist…”. Prandaj, duhet thënë shkurt e shqip se, programi dhe statuti i Lidhjes Demokratike të Kosovës është përpiluar diku në zyrat e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës dhe si i tillë është miratuar unanimisht në kuvendin themelues të LDK-së më 23 dhjetor 1989.

Çfarë përmbajtje kishte Programi i Lidhjes
Demokratike të Kosovës?!




Programi dhe statuti i LDK-së (si dokumente bazë për politikëbërjen e saj) nuk dallonin shumë në përmbajtje nga platformat politike të KQ të LKJ-së, që hartoheshin deri në vitin 1989 për zhvillimet politike në Kosovë.



Për ta bërë të qartë esencën e programit të LDK-së, që u miratua pa asnjë kundërshtim në kuvendin themelues të saj, në vijim sjellë disa pjesë të programit:



Në Programin e LDK-së, ndër të tjera thuhet:

- Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, ngase ajo është themeluar me vullnetin e lirë të të gjithëve, edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës dhe se për çdo rregullim të ri të federatës është e drejtë imanente që të vendosin lirisht edhe qytetarët e Kosovës.

- Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për një Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.

- Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në federatë, duke e kuptuar atë si bashkësi të subjekteve të barabarta të republikave dhe të krahinave, si bashkësi të qytetarëve dhe të nacionaliteteve të barabarta. Pra, angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve, të republikave dhe të krahinave, për sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votimit të lirë, të drejtpërdrejtë e të përgjithshëm, për Kuvend Federativ të përbërë nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarëve.

- Lidhja Demokratike e Kosovës është: “kundër manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare. Lidhja Demokratike e Kosovës përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi” etj. etj .



· Lexoni të plotë: Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kush ishin politikanët e “klanit të vjetër politikë”?!




Sipas dokumenteve zyrtare të LDK-së saktësohet, se: “Iniciativa për themelimin e një partie që do të pagëzohet Lidhja Demokratike e Kosovës, doli nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa ( të gjithë gazetarë të Rilindjes - vërejtja ime) ”, ndërkaqMehmet Kraja, në librin e tij „Vite të humbura“ Jusuf Buxhovin, Koordinatorin e Këshillit nismëtar të LDK-së, e paraqet si njeriun kyç, që ka pas konsultime të vazhdueshme me njerëz të tjerë, edhe nga radhët e regjimit komunist.



Edhe pse opinioni i gjerë publik këtë fakt asnjëherë s’e ka ditur, përfaqësuesit e “elitës intelektuale” gjegjësisht “nismëtarët” publik për themelimin e LDK-së, e dinë shumë mirë, se inicuesit e vërtet (në prapaskenë), me të cilët është konsultuar vazhdimisht Buxhovi, për themelimin e LDK-së si një “parti alternative” nga LKJ’ja ( e cila asokohe po i numëronte muajt e fundit deri në shpërbërje), ishin pikërisht zyrtarët e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës: Rrahman Morina, Kryetar i KK të LKK-së *, Agim Mala, anëtar i Kryesisë së KK të LKK-së dhe drejtor i RTP-së, etj.



( * Rrahman Morina qysh në fillim të vitit 1989 pas “dorëheqjes” së Kaqusha Jasharit, duke qenë njeriu më i besuar i Sllobodan Millosheviqit emrohet Kryetar i KK të LK të Kosovës, ndërsa karierën e tij e kishte nisur në Beograd si kuadër i sigurimit të shtetit. Ishte zëvendës i sekretarit Federativ të Punëve të Brendshme Franjo Hërleviqit. Pas demonstratave të pranverës së vitit 1981, Morina dërgohet në Kosovë po në pozitën e zëvendësit të Sekretarit të Sekretaritat Krahinor për Punë të Brendshme, Mehmet Maliqit, një kuadër i UDB-së që nga koha e Rankoviqit, dhe më vonë vihet në krye të këtij sekretariati.)



· Foto: Agim Mala



· Foto: Binomi i deformuar Sllobodan Millosheviq - Rrahman Morina



Jusuf Buxhovi dhe buxhovët tjerë e kanë ditur madje shumë mirë, se, Agim Mala (gjatë periudhës së formësimit të idesë për formimin e LDK-së si “parti alternative”) e ka luajtur rolin e ndërmjetësit, në mes të partisë në pushtet (LKJ) dhe atyre (elitës intelektuale) që po “lindnin” një parti të re, të quajtur LDK.



Agim Mala, në një dokumentar televiziv (për RTK-në) i përgatitur nga Baton Haxhiu dhe Andi Bushati, krejt sipërfaqësisht flet për angazhimin e tij (në prapaskenë) për themelimin e LDK-së dhe kontaktet që ka pas me “nismëtarët” publik të kësaj partie, prandaj i mbetet Jusuf Buxhovit dhe të tjerëve, që ta sqarojnë këtë çështje deri në fund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Empty
MesazhTitulli: Re: JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"   JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" EmptyTue Dec 30, 2008 2:52 pm

Themeluesit e LDK-së, që iu shitën falas
UDB’së!



Në Kuvendin themelues të LDK-së që u mbajt më 23 dhjetor 1989, sipas QIK-ut „morën pjesë 96 veta“, ku shumica prej tyre i takonin elitës intelektuale shqiptare që deri dje ishin anëtarë të LKJ-së dhe njerëz me pozita të ndryshme shkencore dhe politike në institucionet akademike. Kjo elitë intelektualësh gjatë viteve të 70-ta e 80-ta duke qenë pjesë e sistemit politik-institucional, kishte nën kontroll të gjitha institucionet shkencore, informative, kulturore, botuese etj., në Kosovë dhe, madje shumica prej tyre ishin bërë edhe argat të Shërbimit Sekret jugosllavë ( UDB-së).



Për të argumentuar këtë argatllëk, në vijim po përpiqem t´i vë në dukje disa fakte. Në vitin 2000 në Shkup është botuar libri „Ballë për ballë me vdekjen“ i Nafi Çegranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 - deri në vitin 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetëror, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në Shkup. Në këtë libër ish-udbashi Çegrani në mes tjerash spikatë veprimtarinë e këtij shërbimi famëkeq në hapësirat shqiptare në ish-Jugosllavi, dhe i bënë publike disa nga emrat e „elitës intelektuale“ që iu „shitën“ falas këtij shërbimi sekret.

· Shiko: Autori dhe ballina e librit „Ballë për ballë“




Çegrani në faqen 129 - 130 të librit „Ballë për ballë me vdekjen“ shkruan (po citoi): „Edhe pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së Rankoviqit, vazhdon spiunazhi në mes shqiptarëve si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Gati të gjitha redaksitë e gazetave dhe të radiotelevizioneve në Maqedoni dhe Kosovë shndërrohen në qendra rezidente, me të cilat SDB-ja( UDB-ja – vërejtja ime) vite me radhë e sinkronizonte veprimtarinë e vet të errët kundër shqiptarëve.“ - përfundon citati.



Ndërkaq z.Çegrani vijon: "Në kohën kur në SDB të Kosovës vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, këtij shërbimi sekret iu "shitën" falas edhe shumë gazetarë të "Rilindjes", si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndërsa në Televizionin e Prishtinës - Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa të punësuar në Arkivin Historik të Kosovës etj.“ - përfundon citati.

· Lexo: kopjen e tekstit nga libri „Ballë për ballë“




Nafi Çegrani në vazhdim thotë se „në redaksin e emisioneve në gjuhën shqipe pranë Televizionit të Shkupit tregohen mjaftë aktivë Luan Starova dhe Alush Kamberi,…“ dhe „në radhët e tyre hynë ndërkohë edhe majori rezerv Menduh Ajdini, dhëndër i Meti dhe Nushi Kërliut *, si edhe dhëndri i tyre Ali Aliu“. (Për më tepër lexo te libri i N.Çegranit fq.130).

( * Nushi Kërliu është një mik i Ibrahim Rugovës, në shtëpinë e të cilit ka ndenjur për dhjetë vjet rresht, gjatë shkuarje-ardhjeve të tij nga Shkupi apo Tirana, për në vendet perëndimore.)


Siç vihet në dukje në këtë dëshmi të ish-udbashit Çegrani, SDB-së (UDB-së), këtij shërbimi famëkeq sekret, iu paskan shitur krejt falas Jusuf Buxhovi, Sabri Hamiti * , Mehmet Kraja, Ali Aliu,… të gjithë këta anëtarë të elitës intelektuale të afërt me regjimit komunist jugosllavë, e që në vitin 1989 ishin “ideatorë” të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (!!!)

( * Sabri Hamiti aktualisht është anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane. ( Shiko pozitat e Sabri Hamitit Këtu ) Sabri Hamiti është mik i gjithanshëm i Ibrahim Rugovës, dhe konsiderohet si njëri më me ndikim në LDK.)



Madje, në kuvendin themelues të LDK-së kishte edhe pjestarë të kësaj “elite intelektuale” që në vitin 1958 denoncuan (në UDB) aktivitetin patriotik të Adem Demaçit, siç ishin: Zekeria Cana, Ali Aliu etj., dhe nga dëshmitë e tyre, më 17 mars të vitit 1959 Demaçi denohet me 5 vjet burg të rëndë.



· Lexo shkrimin: Kush ishin denoncuesit e Adem Demaçit në UDB, në vitin 1958-59?! Për më tepër lexoni librin “Dosja Demaçi”, Prishtinë 2003, faqe 54-55)

Cili ishte misioni intern i udbashit Jusuf
Buxhovi në Gjermani ?!


Siç u vu në pah nga dokumenti i shpërfaqur më lartë, Jusuf Buxhovi ishte njëri ndër gazetarët shqiptarë (nga elita intelektuale titiste) që e kishte shitur veten krejt falas në shërbim të UDB-së famëkeqe. Aktualisht Jusuf Buxhovi është një prej shkrimtarëve më të njohur në Kosovë. Qysh si student, në vitin 1967, punësohet në gazetën "Rilindja", si gazetar në rubrikën e kulturës, ku fillimisht pasqyron filmin, e më vonë letërsinë, duke shkruar për disa vite si recenzent. Në vitin 1976, pas një konkursi intern, caktohet si korrespodent i gazetës "Rilindja" në Gjermani, duke u bërë kështu gazetari i parë i akredituar i një mediumi nga Kosova në këtë vend perëndimor. Jusuf Buxhovi, ky korrespodenti i gazetës “Rilindja” i caktuar me konkurs intern për këtë “punë” në Gjermani, duket se atje ka shkuar me një mision intern nga shërbimi sekret jugosllavë, për të survejuar veprimtarinë e organizatave politike shqiptare që vepronin kundër regjimit jugosllavë në Gjermani. Për të argumentuar këtë mision intern me karkater udbesk të Jusuf Buxhovit të kamufluar me punën e “korrespodentit të gazetës ”Rilindja” po i referohemi dëshmive të bashkëveprimtarëve të Jusuf Gërvallës: Ibrahim Kelmendit dhe Hysen Gegës.



Në janar të vitit 2007 ( me rastin e 25 vjetorit të vrasjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka) Ibrahim Kelmendi boton romanin “Atentatet” dhe ato ditë ai ndoshta, ishte njeriu më i intervistuar nga mediat shqiptare, për faktin se, në romanin e tij (që sapo kishte dalë nga botimi) lexuesit kanë mësuar për herë të parë të gjitha rrethanat e panjohura të vrasjes së Jusufit, Bardhoshit e të Kadriut, në natën e kobshme të 17 janarit 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë. Madje në libër bëhet i njohur edhe emri i vrasësit ( të mundshëm) të tyre. “Ai që vrau Jusuf Gërvallën jeton në Kosovë, në një fshat të komunës së Suharekës. Është shqiptar dhe e ka emrin Rezil, thotë Ibrahim Kelmendi, në intervistën ekskluzive për gazetën Express”.



· Lexo: citatin e Ibrahim Kelmendit botuar në gazetën “Express”

· Foto: Kopertina e librit “Atentatet”



Në një intervistë me titull: ”E njoh vrasësin e Jusuf Gërvallës” dhënë gazetës “Expres” ( më 11 e 12. III. 2007 ) Kelmendi spikatë aktivitetin e kamufluar të Jusuf Buxhovit nën petkun e korrespodentit të gazetës “Rilindja”. Ibrahimi me këtë rast duke shpjeguar përplasjet e Klubit shqiptarë në Dyseldorf me përfaqësuesit e konsullatës jugosllave, e bënë të dukshëm (e sipërfaëson) involvimin e korrespodentit të “Rilindjes” në këtë situatë.



Ato (konsulli - vëretja ime) insistonin që ta fusnin nën tutelë Klubin e shqiptarëve aty, dhe ky, i kamufluar si gazetar, angazhohej pro konsullatës.”“Ai ndonjëherë ishte më brutal se vet konsulli jugosllavë”! - kujton me saktësi z.Kelmendi



Për më tepër, I.Kelmendi, aktivitetin e korrespodentit Jusuf Buxhovi e sqaron në librin e tij “Atentatet”. Në faqen 159 të librit Kelmendi për Jusuf Buxhovin shkruan (po citoi): ”Sa për ilustrim po sjell shembullin e korrespodentit të gazetës “Rilindja”. Ky farë korrespodenti qe më brutal se ata të përfaqësuesit jugosllavë. Konkretisht, ai këmbëngulte që në emërtim të Klubit të mos përmendej cilësimi punëtorë “shqiptarë”, por “jugosllavë”. Kërkonte që Klubi atje të quhej “Klubi i punëtorëve jugosllavë”, siç po quhej Klubi “Rilindja” në Mynhen, “Përparimi” në Bruksel dhe ndonjë klub i ngjashëm.”- përfundon citati.



Në intervistën dhënë të përditshmes “Expres” Ibrahim Kelmendi shpërfaq edhe një moment shumë interesant lidhur me korrespodentin e “Rilindjes” Jusuf Buxhovi, që ka të bëjë me burgosjen e Hysen Gegës, njëri nga bashkëveprimtarët e Jusuf Gërvallës, i cili në librin “Atentatet” është personazhi me pseudonimin “Vasili”.



Hysen Gega (Vasili), pasi kishte shkuar për t´i kaluar pushimet nga Shtutgarti i Gjermanisë në Kosovë, në 31 dhjetor 1980 arrestohet nga UDB-a. Kelmendi lidhur me arrestimin e Hysen Gegës thotë (po citoi): ”...kur Vasilin( Lexo - Hysen Gegën) e arrestuan në Kosovë, gazetarin në fjalë (Lexo - Jusuf Buxhovin) e sjellin nga Gjermania për ta marrë në pyetje gjatë procesit hetues, meqë duhet të jetë vlerësuar si njohës më i mirë i veprimtarisë sonë në Perëndim.”- përfundon citati.
Si e mori në pyetje Hysen Gegën, udbashi Jusuf Buxhovi në ambientet e UDB-së,
në janar 1981?!




Këtë pohim të Kelmendit, më së miri e sqaron vetë ish i burgosuri Hysen Gega, në një intervistë me titull ”Asgjë nuk harrohet” të botuar në gazetën “ZiK” dhe në librin “Terror, dhimbje, qëndresë”, të autorit Faridin Tafallari në faqet 342-344.



Hysen Gega në këtë intervistë shpërfaq gjithanshëm rrethanat e marrjes së tij në pyetje nga Jusuf Buxhovi etj., në zyrat e sigurimit shtetëror – UDB, në Prishtinë.

· Foto: Hysen Gega dhe Jusuf Buxhovi




Në pyetjen e gazetarit të njohur Bislim Elshani: ”Hysen, a të kujtohet se kur je arrestuar me t´u kthyer prej Gjermanisë dhe kush të ka marrë në pyetje pas arrestimit?” Hysen Gega përgjigjet: “Posi. Po ato janë gjëra që nuk harrohen. Më kanë arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit, diku kah ora 5 - 6 sapo kishte filluar pakëz të zdritej. Hetimet e mija kanë zgjatur rreth 6 muaj. Pothuajse gjatë gjithë kohës së hetimeve më kanë marrë në pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe Adem Ibrahimi. Por në fillim të janarit 1981, data e saktë nuk më kujtohet, po ashtu më ka marrë në pyetje edhe Jusuf Buxhovi. Kështu ma kanë prezentuar atë. Për Jusuf Buxhovin kisha dëgjuar më parë se ishte korrespodent i „Rilindjes“ në Bon, por nuk e kisha parë kurrë me sy. Për herë të parë e kam parë aty, në lokalet e Sekretariatit në Prishtinë.”



Në pyetjen vijuese: ”Sa herë e ke parë gjithësejt Jusuf Buxhovin në jetën tënde?”, Hysen Gega saktëson: “Dy herë. Një herë në fillim të janarit 1981 kur më ka marrë në pyetje dhe një herë tjetët në fillim të vitit 1991 në Lokalet e lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.”



Ndërkaq në pyetjet, lidhur me sjelljet e z.Buxhovi gjatë hetimeve dhe për çka interesohej të dinte më së shumti, Hysen Gega thotë: ”Qëllimi i tij ishte që unë të pendohem për aq sa kisha bërë. Më thoshte se më kishte përcjellur atje (në Gjermani – vërejtja ime) dhe se i dinte të gjitha gjërat. M´i përmendi disa lokale, por për fat në ato lokale unë s´kisha qenë kurrë. Në këtë mënyrë bile ai më ndihmonte, ma bënte me dije se s´dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me çështjen time. Më bënte presion psikik. M´i ofendonte shokët, vëllezërit Gërvalla … me sharje nëne e me fjalë të cilat as me laps nuk shkruhen”. Në fund Hysen Gega, sqaron edhe një ofertë të udbashëve për vrasjen - likuidimin e vëllezërve Gërvalla …!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Empty
MesazhTitulli: Re: JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"   JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" EmptyTue Dec 30, 2008 2:53 pm

Intervista e plotë e Hysen Gegës



Intervistë: Hysen Gega, ish i denuar politik


ASGJË NUK HARROHET




Hysen Gega, i lindur në fshatin Sallgrazhdë me 1950, njihet midis të burgosurve politikë kosovarë si “legjendë e burgjeve jugosllave“ për shkak të qëndrimit të tij të paepur dhe përherë kryengritës. Për herë të parë unë vetë kam pasur rastin ta njoh atë gjersa isha nën hetime në Burgun e Qarkut të Prizrenit gjatë verës së vitit 1981. Isha në vetmi. Sa herë që dilja në shetitje, prej një dhome në katin e II-të, në mes parmakësh depërtonte një grusht i përcjellë me një zë: „Mos u mërzit! Vdekje titizmit!“. Kush ish ky njeri vallë që nuk e njihja? Pas një gabimi të rastësishëm (ose të qëllimtë) të gardianëve, më ra ta takoja në oborrin e burgut. Iu prezentova dhe m´u prezentua. M´u kujtua se emrin e tij ma kishin përmendur disa herë në hetuesi, mbase për të zbuluar ndonjë lidhje të mundshme. Pas ca muajsh atë e degdisin në burgje të tjera, në Burgun Qendror në Beograd dhe së fundi në Nish, ndërsa mua në Leskovc.



Ka vetëm katër klasë fillore. Megjithatë ka lexuar një bibliotekë të tërë. Por shkollën më të madhe ia dha jeta. I detyruar të punojë që në moshë të re për bukën e gojës, vajti në fillim në Beograd pastaj edhe jashtë vendit, në Gjermani, ku i ra të punonte me veprimtarët më të shquar patriotë të atjeshëm. Pothuajse jeta i kaloi në mërgim.



Lidhur me njërin prej aksioneve ilegale që kishte kryer, me ç´rast i kish vënë zjarrin emrit të Titos të shkruar me lule në një hapësirë të gjërë në një parkë të Prizrenit, gjykatësi e kish pyetur: - Kush ta dha idenë për një gjë të tillë, - ai i ish përgjigjur pa hezitim: - Në një film dokumentar kam parë djegjen e Rajhshtagut, kryqit të thyer fashist dhe të fotografisë së Hitlerit. Aty e mora idenë.



Lidhur me ndriçimin e disa fakteve që patën jehonë në opinion, bëmë një intervistë të shkurtër në fshatin e tij.



PYETJA: Hysen, a të kujtohet se kur je arrestuar me t´u kthyer prej Gjermanisë dhe kush të ka marrë në pyetje pas arrestimit?

H.GEGA: Posi. Po ato janë gjëra që nuk harrohen. Më kanë arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit, diku kah ora 5 - 6 sapo kishte filluar pakëz të zdritej. Hetimet e mija kanë zgjatur rreth 6 muaj. Pothuajse gjatë gjithë kohës së hetimeve më kanë marrë në pyetje MEHMET LUMI dhe LORENC SELMANI. Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe ADEM IBRAHIMI . Por në fillim të janarit 1981, data e saktë nuk më kujtohet, po ashtu më ka marrë në pyetje edhe JUSUF BUXHOVI. Kështu ma kanë prezentuar atë. Për JUSUF BUXHOVIN kisha dëgjuar më parë se ishte korrespodent i „RILINDJES“ në Bon, por nuk e kisha parë kurrë me sy. Për herë të parë e kam parë aty, në lokalet Sekretariatit në Prishtinë.


PYETJA: Sa herë e ke parë gjithësejt JUSUF BUXHOVIN në jetën tënde?

H. GEGA: Dy herë. Një herë në fillim të janarit 1981 kur më ka marrë në pyetje dhe një herë tjetët në fillim të vitit 1991 në LOKALET E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS NË PRISHTINË.


PYETJA: A ishte fjala për të njëjtën fytyrë?

HYSEN GEGA: Po



PYETJA: A mund të na i përshkruani sjelljet e tij gjatë hetimeve? Për çka interesohej më shumë dhe si sillej?

H. GEGA: Qëllimi i tij ishte që unë të pendohem për aq sa kisha bërë. Më thoshte se më kishte përcjellur atje (në Gjermani - vërejtja ime) dhe se i dinte të gjitha gjërat. M´i përmendi disa lokale, por për fat në ato lokale unë s´kisha qenë kurrë. Në këtë mënyrë bile ai më ndihmonte, ma bënte me dije se s´dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me çështjen time. MË BËNTE PRESION PSIKIK. M´I OFENDONTE SHOKËT, VËLLEZËRIT GËRVALLA; IBRAHIM KELMENDIN. E ofendonte Enver Hoxhën. Më thoshte se ata janë në rrugë të gabuar dhe se edhe mua më paskan hudhur në rrugë të gabuar prandaj duhet…


PYETJA: Domethënë shprehej me fjalorin më të ndytë të UDB-së?

H.GEGA: PO. PO. PO. ME SHARJE NËNE E ME FJALË TË CILAT AS ME LAPS NUK SHKRUHEN.


PYETJE: Sa herë të ka marrë në pyetje?

H. GEGA: Vetëm një herë. Ka zgjatur disa orë, saktësisht nuk më kujtohet, Dy deri në tri orë. Në prezencën e tij presion psikik nuk më kanë bërë, nuk më kanë rrahur me asgjë… Gjatë asaj kohe kanë qenë mjaftë korrektë. Aty ishin prezent MEHMET LUMI e LORENC SELMANI.


PYETJE: A ka pasur ndonjë pyetje të BUXHOVIT rreth vëllezërve GËRVALLA?

H. GEGA: Jo, ai s´më pyeste asgjë për ta vetëm se i ofendonte, i shante. Thoshte se ata janë në një rrrugë të gabuar, se ne kurrë s´kemi qenë më mirë…


PYETJE: A mos e ke njohur rastësisht BUXHOVIN gjatë qëndrimit tëndë në RF të Gjermanisë?

H.GEGA: Jo.


PYETJE: A është dëshmuar gjatë marrjes në pyetje se ai të ka njohur ty?

H.GEGA: Po. Kur më kanë sjellë në zyrë, ata më kanë prezentuar në bisedë e sipër ai (BUXHOVI) më ka thënë se të kam përcjellë, se të kam njohur shumë mirë, i kam përcjell edhe vëllezërit GËRVALLA. M´i përmendte disa lokale e kafene, për të cilat për herë të parë dëgjoja prej tij.


PYETJE: Z.Hysen, kemi dëgjuar edhe për një ofertë që të ka bërë UDB-a jugosllave lidhur me likuidimin e vëllezërve GËRVALLA. Sa është e vërtet kjo?

H.GEGA: Po. Kanë qenë të pranishëm aty MEHMET LUMI, ADEM IBRAHIMI, LORENC SELMANI, VESEL KRASNIQI dhe një SERB. Për herë të parë e kam parë atë aty, vetëm se kam dëgjuar se edhe ai ishte inspektor. Kjo ka ndodhur dikund në muajin qershor 1981, kah mbarimi i hetimeve të mia, në zyrat e SPB-së së Prizrenit. Vetë MEHMETI më ka thënë, ashtu si edhe të tjerët se “DO TË LËSHOJMË PREJ BURGUT E DO T´I BËJMË TË GJITHA KUSHTET E MUNDSHME, DO TË JAPIM ARMË ÇFARË TË DUASH, KEMI ARMË SPECIALE….SHKO LIKUJDOI VËLLEZËRIT GËRVALLA, OSE IBRAHIM KELMENDIN! Të holla përveç shpenzimeve, njëqindë mijë marka më tepër i ke“. Kjo ishte e tëra. Për këtë i kam bërë me dije edhe shokët pasi më kthyen në burg nga lokalet e SPB-së.


PYETJA: Çfarë ishte përgjigjja jote pas një oferte të tillë?

H. GEGA: Atyre u thash kështu:“I kam katër fëmijë për të cilët gjithmonë kam qenë i përmalluar sepse tërë jeta më ka shkuar në mërgim. M´i ofroni fëmijët e mi këtu dhe më jepni automatikun. Nëse mund t´i vrasë ata atëherë mund ta bëj edhe veprën që kërkoni ju.“ Pas këtyre fjalëve inspektori serb intervenoi me fjalët se nuk duhet zgjatur më tej sepse ky njeri i ka tejkaluar të tridhjetat dhe pas kësaj moshe, sipas tij, bindjet politike po kalokan edhe në gene dhe s´paska forcë që t´i ndryshojë.


Bisedën e zhvilloi: B.Elshani



· Kjo intervistë është marrë nga libri: “Terror, dhimbje, qëndresë“ i autorit Faridin Tafallari, botuar në faqet: 342 - 344.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Empty
MesazhTitulli: Re: JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"   JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" EmptySat Jan 17, 2009 7:47 pm

17 janari i vitit 1982, dita kur u vranë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka është një datë e trishtë në historinë e Shqiptarëve.

Sot u bene plote 27 vite qe u vrane keta Atdhetar, u vrane nga UDB-ja serbe, u tradhetuan nga vet antaret e LDK-se, pse ??, sepse ia deshten te miren Kombit Shqiptar.

Lavdi Deshmoreve te Kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka .

Lavdi te gjithe Deshmoreve te Kombit Shqiptar. !!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Empty
MesazhTitulli: Re: JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"   JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" EmptySat Jan 17, 2009 8:26 pm

Gjatë demonstratave të marsit dhe të prillit në Kosovë, në të njëjtën kohë, do të shpalosen dy parulla kryesore: “Bashkim” dhe “Kosova Republikë”. Mendjet e ndërgjegjshme si dhe forcat e organizuara patriotike, të cilat nuk e kishin paraparë një shpërthim aq të furishëm e aq masiv, duke e vlerësuar situatën e përgjithshme ndërkombëtare si dhe situatën e brendshme mbarëshqiptare, ndikuan që për momentin të dominojë kërkesa e dytë. Pra, uragani i demonstratave të fuqishme të popullit të Kosovës, si edhe te organizatat tjera patriotike ilegale të kohës, ashtu edhe te LNÇKVSHJ-ja do të ndikojnë të bëhet një kthesë taktike në punën e mëtejshme, duke mos e cenuar kështu në vijë strategjinë e luftës së popullit shqiptar në perspektivën e saj. Këtë ndryshim taktik të platformës së Organizatës së tij Jusufi e shpjegon me konstatimin se Lëvizja ka “programin maksimum: luftën për realizimin e të drejtës demokratike për vetëvendosjen e popullit tonë deri në shkëputje, që është lufta për pavarësinë e plotë kombëtare e shoqërore të shqiptarëve në Jugosllavi”, si dhe “programin minimum të luftëtarëve të lirisë - luftën për Republikën e Kosovës, që s'është gjë tjetër pos lufta për autonominë e popullit shqiptar në Jugosllavi”. Lidhur me programin minimum Jusufi mbante këtë qëndrim: “S'ka kurrfarë dyshimi se kur të tregohet jo objektive pritja e mëtutjeshme për kërkesën Kosova Republikë, populli do të dijë ta hedhë vetë poshtë dhe të dalë me kërkesën dhe qëllimin e tij të fundit që është, ka qenë dhe do të jetë: bashkimi i ligjshëm i të gjithë shqiptarëve në shtetin e tyre kombëtar”.

Gjatë vitit 1980 dhe 1981 e deri në vrasjen e tij, Jusuf Gërvalla, për shkaqe tani më të njohura, aktivitetin e vet politik dhe patriotik e zhvillon në Evropën Perëndimore, në mesin e emigracionit tonë politik dhe ekonomik. Nga RF Gjermane, ku ishte i strehuar politikisht, me Kosovën mbante kontakte të vazhdueshme dhe në mënyrë të veçantë me kryetarin dhe me kryesinë e “Komitetit të Deçanit”, si krah i ri dhe i fortë i LNÇKVSHJ-së, i cili me aktivitetin e vet e mbulonte mbarë Dukagjinin si dhe Universitetin e Kosovës. Në prag të demonstratave të marsit 1981, nga dheu i huaj Jusufi lëshonte sihariqin kushtrimtar: “Po bëhet gati populli për hakmarrjen e vet të madhe! Do ta derdhim edhe pikën e fundit të gjakut tonë dhe do të ngadhënjejmë mbi armiqtë e mbi tradhtarët e çdo ngjyre. Dita e lirisë po afrohet. Po vjen dita që armiku e tradhtari të japin llogari për krimet e poshtërsitë e bëra mbi popullin tonë... Vetëm të bashkuar e të vendosur, me besën e madhe shqiptare, do të arrijmë në fitoren tonë të sigurt...”.

Shpërthimi i demonstratave Jusuf Gërvallën e gjeti të përgatitur në nivel të detyrës. Ngjarjeve të përgjakshme të Kosovës u dha përkrahje të madhe. Së pari filloi ta sqarojë opinionin ndërkombëtar lidhur me gënjeshtrat dhe dezinformatat e lansuara nga Beogradi. Pastaj ndërmori masa lidhur me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Sidomos pas tragjedisë së saj, ndërmori një veprim aktiv në planin e organizuar politik, i cili do të merrej me frymëzimin dhe orientimin e veprimeve e aksioneve të ardhshme në Evropën Perëndimore dhe kudo në botë. Së bashku me udhëheqës të organizatave tjera, e sidomos me përfaqësuesin e OMLK-së, Kadri Zeka, zhvilloi një bashkëpunim të frytshëm. Fryt i aktivitetit të tyre të përbashkët, në mes tjerash, ishin edhe demonstratat që u mbajtën në Bern, Cyrih, Gjenevë, Shtutgard, Dyzeldorf, Mynih, pastaj në Francë, Belgjikë, Suedi, SHBA etj., ku morën pjesë me dhjetëra mijëra mërgimtarë shqiptarë dhe qytetarë të vendeve përkatëse. Lidhur me rolin e LNÇKVSHJ dhe të Jusuf Gërvallës në demonstratat e vitit 1981, fjalën e vet do ta thotë historia, por një gjë dihet botërisht: nuk është zhvilluar asnjë proces politik në gjykatat serbe të Kosovës gjatë viteve të tetëdhjeta ku të mos jetë përmendur emri i Jusuf Gërvallës dhe gazetat e tij “Lajmëtari i lirisë” dhe “Zëri i Kosovës”.

Nga akti tragjik i Shtutgardit, ku gjetën vrasjen nga prita e organizuar vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, po bëhet gati një çerek shekulli dhe nata e 17 janarit 1982 ende po vazhdon të jetojë mes nesh si ankth, si enigmë, si mister. Shqiptarët, i madh e i vogël, e dinë qind për qind se kjo vrasje ishte vepër e Serbisë, me dorë dhe me plumb. Këtë të vërtetë e ka pohuar edhe Jusufi me plumbat vdekjeprurës në trupin e tij. Në pyetjen e policisë gjermane: Kush iu vrau? Jusufi, i shtrirë për vdekje në spital, me vetëdije të plotë, do të përgjigjet shkurt: “Policia sekrete jugosllave, e quajtur UDB-a”. Ndonëse djemtë e Kosovës u vranë në shtëpi dhe në besë të saj, Gjermania këtë vrasje me karakter politik e mbuloi me terrin e heshtjes. Po kështu gjatë këtyre dekadave të rënda populli shqiptar nuk pati as shërbime të forta informative që merren me zbulime të kësaj natyre. Aq më keq, në mungesë të një institucioni të këtillë, si zakonisht, erdhi në shprehje shfaqja e elementëve të papërgjegjshëm që u përpoqën t'ia lehtësojnë barrën e krimit Serbisë duke lakuar emra të ndryshëm dhe duke bërë me gisht edhe në drejtim të bashkëpunëtorëve të martirëve me pyetjen e vazhdueshme: Kush i vrau?!... Jusufi me përgjigjen e tij ishte shumë më i kthjellët dhe shumë më i vetëdijshëm në sahat të vdekjes sesa ky element shpifës që për shumë kohë vazhdoi të njollosi djathtas dhe majtas. Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi nuk kishin pasuri dhe as nuk kishin pozita shtetërore ku mund t'u bëhej grushtshtet apo atentat nga lakmitarë dhe soji i tyre për t'ua plaçkitur pasurinë apo për t'ua zënë atyre vendin në piramidën e pushtetit. Aktiviteti, puna dhe “pozita” e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit nuk sillte pasuri marramendëse por kërkonte harxhime të konsiderueshme mbinjerëzore: punë mendore, energji fizike, mundime shpirtërore, para, djersë dhe gjak. Për ata që ishin të gatshëm për këto vuajtje dhe për këto sakrifica kishte vende të mjaftueshme në themelet e asaj ngrehine që nuk i shihej as fundi. Për luftëtarë të lirisë në vijën e parë të frontit kundër Serbisë atdheu kishte nevojë, jo vetëm për burrat dhe gratë e Kosovës, por edhe për gurët dhe për lisat e malit. Sa e sa herë këtë të vërtetë Jusufi e ka dëshmuar me gojë të vet. Në “netët dhe ditët e arratisë së hidhur” të tij, gjatë procesit të përgatitjes së gazetës për shtyp, me dhjetëra herë Jusufi do të shprehet: “Ah, sikur t'i kisha këtu Tekiun dhe Mehmetin...”. Por, për militantë si Jusufi, si Kadriu dhe si Bardhoshi, Serbia kishte vetëm një shpërblim: plumba dhe varre! Ose, siç shprehej Jusufi në një poezi: ka varre për këta njerëz në tokën e shkelur të Kilit. Nuk përjashtohet, as në këtë rast, që dorasi, krimineli, vrasësi i të tre martirëve, të ketë qenë shqipfolës, dhe që krimin ta ketë bërë i shtyrë nga lakmia për para të ndyra, për një gradë më të lartë UDB-eje, apo për një lëvdatë shkau, ashtu siç ka ngjarë shpesh në traditën tonë historike, por kjo gjë nuk ia pastron duart fare gjakatares Serbi.

- Marre nga nje interviste e Kadri Rexhes - bashkepunetor dhe jeteshkruees i Jusuf Gervalles.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Empty
MesazhTitulli: Re: JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"   JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" EmptySat Jan 17, 2009 8:32 pm

https://www.youtube.com/watch?v=xFDIZgQIU_U
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Empty
MesazhTitulli: Re: JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"   JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" EmptySat Jan 17, 2009 8:38 pm



Gjilan, 6 janar
Gjilani është duke i bërë përgatitjet e fundit për manifestimin "Flaka e Janarit 2009", që si aktivitet kulturor në nderim të dëshmorëve të kombit mbahet për të tetëmbëdhjetën herë me radhë në këtë qytet. Sivjet, për dallim nga vitet e mëparshme, pos katër shtyllave kryesore të manifestimit, artit dramatik, artit pamor, artit letrar dhe artit muzikor, në program janë përfshirë edhe dy aktivitete të tjera, "Xixat e Flakës", e cila është një mbrëmje e muzikës për fëmijë si dhe enigmatika. Risi do të jetë edhe përfshirja e Klinës, më 29 janar, në programin e "Flakës së Janarit", ka thënë Tahir Arifi, shef i sektorit komunal për kulturë. Sipas Arifit, "Flaka e Janarit", si një nga manifestimet më të mëdha të kulturës në Kosovë, i cili bashkon në Gjilan mijëra artistë dhe artdashës nga trevat shqiptare, do të duhej të organizohet nën përkujdesjen e institucioneve qendrore. Hapja solemne e manifestimit, sipas projektit të sektorit për kulturë, të cilin Arifi e ka prezantuar në Komitetin për Kulturë, Rini dhe Sport, do të bëhet më 11 janar, me një parakalim të ansambleve të këngëve dhe valleve nga Gjilani si dhe atyre mysafire nga Ferizaj ("Kastriotët") e Shkupi ("Ibe Palikuqi"). Të njëjtën ditë, në bashkëpunim me TMK-në do të organizohet edhe një akademi në nderim të dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, emrin e të cilëve e mban kazerma ushtarake në Gjilan. Mbrëmja e muzikës për fëmijë, e cila organizohet nën përkujdesjen e kompozitorit Isa Jakupi, do të mbahet më 13 janar, ndërsa manifestimi vazhdon me "Panelin e Flakës", më 17 janar si dhe Akademinë e Flakës, me titull "Kontributi i dëshmorëve të janarit për pavarësinë e Kosovës", që shënon edhe pikën thelbësore të këtij kulturori.
Garat e enigmatikës, si pjesë përbërëse e manifestimit, do të mbahen më 18 janar, ndërkaq nga data 22-29 janar zhvillohet pjesa teatrore "Talia e Flakës". Gjatë këtyre netëve do të jepen shtatë shfaqje të dramaturgjisë kombëtare, duke përfshirë dy shfaqje nga Shqipëria, një nga Maqedonia si dhe katër të tjera nga Kosova.
Manifestimi i sivjetshëm "Flaka e Janarit 2009" vazhdon me pjesën muzikore "Pentagrami”¦", ndërsa përmbyllet më 31 janar, me Orën letrare "Pena e Flakës", kur shpallen edhe rezultatet e konkursit letrar si dhe bëhet përzgjedhja e poezisë më të mire, të lexuar në "Or딦". Organizatori e ka paraparë në projekt edhe mundësinë e organizimit të një koncerti me yjet e estradës sonë për qytetarët e Gjilanit, ka thënë Tahir Arifi.Â
Ilmi MUSLIU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Empty
MesazhTitulli: Re: JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"   JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" EmptySat Jan 17, 2009 10:04 pm

NJOHURI MBI VRASJEN E JUGOSLLAVËVE (Südwestdeutsche Zeitung, 30 janar 1982)
Stuttgart: Banesa e të huajve ishte vështruar kohë të gjatë para veprës
Dymbëdhjetë ditë mbas vrasjes së tre mërgimtarëve jugosllavë në Untergruppenbach të Heilbronn-i, Enti Kriminal Federal (EFK) Baden Württemberg ka marrë njohuritë e para mbi vrasësit e mundshëm dhe ka filluar kërkimet. Organet hetuese i kërkojnë dy burra në moshë prej 30 dhe 35 vitesh, të cilët qysh se disa ditë para atentatit, duket e kishin vështruar banesën e dy vëllazërve të vrarë Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla. Përpos kësaj organet hetuese kërkojnë një jugosllav të moshës 30 vjeçare, i cili në gusht të vitit 1980 ishte burgosur me dyshim të veprimtarisë për shërbimin sekret jugosllav, mirëpo i cili ishte liruar përsëri, mbasi që atij asgjë nuk mund t’i dëshmohej me siguri.viktimat e atentatit, deri më tash më të rëndë në shtetasit e huaj në Baden-Württemberg, me prapavi të mundshme politike apo shërbim sekret, janë mërgimtarë jugosllavë me kombësi shqiptare, të cilët kanë vepruar për themelimin e një Republike të Pavarur të Kosovës në Jugosllavi. EFK ka referuar në informata, në bazë të cilave 28 vjeçari Kadri Zeka, poashtu i vrarë gjatë atentatit, është dashur që të shtyhet për t’u kthyer në Jugosllavi. Në rast që nuk pranon, ai është kanosur se do të vritet. Edhe banesa e vëllazërve Gërvalla kishte qenë vëzhguar qysh moti, jo vetëm shkurtimitsht para atentatit. Ata dy burrat, të cilët kinse, shkurtimisht para atentatit e kanë vëzhguar benesën e dy vëllazërve, kanë bartur në bazë të njohurive të EFK, kësula të zeza. Posa sërish kishte rënë në sy edhe dallimi i gjatësisë i të dy të dyshuarëve edhe veshmbadhja e çuditshme e njërit prej tyre, i cili kishte veshur një pallto ngjyrë kafendryshk, me jakë gëzofi të errët dhe pantollona të kuqe të ngushta. Është e mundur se ata kanë qenë duke udhëtuar me një veturë të markës Citroen Cx. Personi i tretë (shikoje fotografinë), ka ” ndryshuar qarkullimin” e postave të bashkatdhetarëve me një mashtrim, dhe e ka përvehtësuar atë. Me ç`rast ai kishte mundur edhe për letrat e vëllazërve Gërvalla, të cilët mbi këtë çështje i kishte informuar policia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Qerim Klmendi
Fillestar/e
Fillestar/e
Qerim Klmendi


Male
Numri i postimeve : 13
Age : 57
Vendi : Peje
Registration date : 04/02/2009

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Empty
MesazhTitulli: Re: JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"   JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" EmptySun Feb 08, 2009 9:11 pm

Familja jone,pra Une personalishte dhe gjithe vlezerit dhe motrat e Ibrahim Kelmendit i kemi percjellur dhe i kemi perjetuar shume sjelljet dhe tendencat e Familjareve Gervalla,respektivisht te Hysen e Avdyl gervalla.
Çdo gje qe do ta kishin bere Hysen dhe Avdyl Gervalla,ndoshta sot do te justifikohej dhe arsyetohej.Por pozicionimi i tyre ne radhet e atyre qe kishin punuar qe ta vrasin Jusuf Geveallen,Kadri Zeken dhe Bardhe Gervallen eshte i pafalshem.Duke u rreshtuar ne krah te argateve te UDB-se,Hysen dhe Avdyl Gervalla i kane bere Atentatin e dyte atyre.
Sot eshte teper vone qe Hysen Gevalla e Avdyl gervalla,te kerkojne falje,dhe natyra e krimit qe e kane bere,kur kihet parasysh se kane qene vllezer te Heronjeve,pra kjo sjellje e tyre dhe veprimtarija e tyre,prej ate dit kur kane pranuar te dorzohen para presioneve te UDB-se,eshte e pafalshem.Dhe nese dikush eshte perpjekur qe ta perdhunoje vepren patriotike te Kadri Zekes,Jusuf e Bardhosh Gervalla,atehere kete e kane bere me se keqi dhe pameshirshem.vllezerit e Hysen e Avdyl gervalla.
Ata kane humbur identitetin e vet,dhe ne duhet ti trajtojme si dyviktima te cilet shiten fetyren e tyre,nderin e tyre per intersat e tyre.
Sikur keta te ishin pjese e Familjes sone ,pra sikur Une te kisha rastin te isha pjese e Familjes gervalla,ateher u theme me plot bindje se do ua kisha marre te drjten qe te prezentohen si vllezer te te lavdishmit Jusuf Gervalla.Edhe keshtu,keta dy te shpifur e kane humbur kete te drejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Empty
MesazhTitulli: Re: JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"   JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.
» ATENTATET
» U LIRUAN TETE USHTARET JUGOSLLAVE
» Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?!
» 1999 NA VRAU SERBIA - 2008 NA HELMON QEVERIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: