Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:12 am

Të njohim Shqipërinë. I fokusuar tashmë Përmeti...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:13 am

Gazeta “Rrëza Prolog”,



organ periodik kulturoro - historik, e përdymuajshme, e Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Rrëza e Traditës dhe Unitetit” Përmet, Viti i parë i botimit, Numri 1 (001) Çmimi 50 lekë 1 Euro, Nëntor 2006

Editorial

Mirëmëngjesi, Rrëza jonë e dashur!
Ti e meriton bekimin e Zotit dhe Perëndisë së lavdishme!



Nga Dhoskë Ilia, drejtori i gazetës

Vitet shkojnë, por pluhuri i harresës nuk mund të mbulojë ndërgjegjen tonë për të harruar të parët tanë, traditat tona, guximin tonë dhe inteligjencën e krahinës më perëndimore me tradita të shquara demokratike dhe shpirtin shpërthyes e opozitar, që ngeli i tillë gjatë gjithë kohëve.
Mirëmëngjes krahina jonë e dashur!



Përpjekjet e bijve dhe bijave të tua, në shekuj, kanë qenë të mëdha për të mbijetuar. Ata, me dashuri në zemër, morën rrugën e kurbeteve me dëshirën gjithmonë për t’u kthyer e rikthyer. E ku nuk shkuan kurbetllinjtë rrëzjotë?! Në Amerikë, Stamboll e Greqi dhe me punën e sjelljen e tyre lanë kudo emrin e mirë. Ne nuk mund të harrojmë përpjekjet e të parëve tanë për liri e demokraci. Rregjimi diktatorial goditi rëndë krahinën, e cila aspironte demokraci. Bijtë e tu kaluan vite të tëra në burgje politike. Ne nuk mund të harrojmë lehtë Lilo Iljadhin e Spiro Shukollarin, Sotir Joanidhin e Mihal Pecollarin, Koço Nikën e Fori Pecollarin, Mihal Nikën e Gaqe Ngjiron, Anastas Naçollarin e Miço Kitën, Mehdi Agon e Ligor Haxhiun, të cilët jetën e tyre e vunë në funksion të lirisë dhe demokracisë. Ne nuk mund të harrojmë, gjithashtu, përpjekjet e të parëve tanë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe partizanët e dëshmorët e çetës së Rrëzës, që dhanë jetën për liri dhe një Shqipëri demokratike si: Skënder Çaçi e Isuf Lamçe, Koço Spiro Nika e Lefter Thanasi, Vasil Mandi e tjerë.

Krahina e përndjekur, pa dyshim, kishte edhe veçoritë e veta.

Ne duhet të krenohemi që jetojnë në një krahinë pa vjedhje e vrasje për dhjetra vjet. Fenomenet negative si droga e sidomos prostitucioni zor se mund të gjenden në krahinën tonë. Ne dallohemi për bashkëjetesë shëmbullore multietnike. Kjo krahinë, ku jetojnë shqiptarë, minoritarë grekë e vllehë si dhe disa familje me kombësi rumune, njeh një lulëzim bashkëjetese dhe respekti reciprok. Pa dyshim krahina arriti kulmin e saj të zhvillimit në demokraci. 15 vjet demokraci! Liria ishte ajo, që ju mungonte rrëzjotëve dhe, pa dyshim, frutat e saj, që rrjedhin nga dimensionet e lirisë.

Rrëza sot është krahina më e lulëzuar dhe ME NJË POTENCIAL TË FUQISHËM EKONOMIK, SA AJO MUND TË QUHET NJË NGA KRAHINAT MË TË ZHVILLUARA, JO VETËM NË RRETHIN E PËRMETIT, POR EDHE NË JUGUN E SHQIPËRISË.

Dhe kështu do të jetë Rrëza jonë për jetë e mot me djemtë dhe vajzat shëmbullore, që shkëlqejnë në universitetet brenda dhe jashtë vendit.

Rrëza, pa dyshim, është një nga zonat më arsimdashëse në rrethin e Përmetit me një arsim të zhvilluar e cilësor në vite. Sot djemtë e vajzat e saj studiojnë në universitete më të mira të Tiranës, greke, qipriote, angleze e amerikane dhe kanë, pa dyshim, edhe emrin e mirë të tyre.Mirëmëngjes, krahina jonë e dashur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:13 am

Fshatrat e tua si: Kalludhi, Stërmbeci, Pëllumbari, Kanikoli, Draçova, Zhepa, Biovizhda e Vllahu do të jenë, pa dyshim, me historinë dhe kulturën e tyre burim i shkrimeve tona. Por ne nuk mund të ndajmë e të veçojmë edhe fshatrat e tjerë të krahinës së Çarshovës si: Çarshova, Iljari e Mumushtiri, me të cilët kemi punuar e jetuar bashkë dhe që kemi të njëjtin fat historik. Krahina e Rrëzës, në koncept, përmblidhte edhe fshatrat: Petran, Gjinkar e Delvinë e natyrisht edhe këto fshatra do të kenë vendin e tyre në shkrimet dhe aksionet tona kulturore. Ne kemi një histori të vjetër dhe të re. Por ne nuk mund të lëmë pa hulumtuar e shkruar edhe historinë e shumë fshatrave të vjetër që, për arsye të ndryshme historike, janë rrënuar dhe boshatisur përfundimisht dhe me historinë e tyre kanë lënë vulën në kujtesën historike të kësaj krahine madhështore nga natyra, shpirti e sakrtifica njerëzore.

E si mund të lëmë pa përmendur Lëkursin e Stërmbecit, Kryeqendrën e Rrëzës së vjetër, Furkëzën, dikur të lulëzuar, këtë qytezë që bënte tregti me francezët e Korfuzit; Dardhësin e Toranikun, Janinzën e Mircëqin, Stojanin me fushën e Pirros, udhëheqësit të madh të Epirit. Ne nuk mund të lëmë pa përmendur Seranin e Peratin, Misarenë e dikurshme me 300 shtëpi, Misarenë e piktorit të famshëm Qenam Misarea e Tasim Misarea, Gjeneralit e Komandantit të Selanikut, në kohën e Perandorisë Osmane. Ne shpresojmë e besojmë se me potencialin e madh historiko- kulturor gazeta “RRËZA” do të njohë lulëzim dhe do të bëhet një mjet i kërkuar mediatik në Rrëzë dhe në vendet, ku kanë emigruar rrëzjotët, të cilët do të “prodhojnë” vlera të reja të pakonstetueshme, duke ndjekur shembullin e Elena Gjikës (Dora D’Istra), princeshës së paharruar me origjinë rrëzjote.

Mirëmëngjes, krahinë jonë e dashur!

Jo më kot Zoti të vendosi pranë kufijve evropianë, në konceptin e izolimit komunist, sepse ai e dinte dhe kishte bindjen biblike se, ti do të sakrifikoje çdo gjë për ëndrrën dhe jetën evropiane. Jo më kot Zoti të dhurojë një bukuri të rrallë me vlera të jashtëzakonshme turistike.

Ti e meriton bekimin e Zotit dhe Perëndisë së lavdishme!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:14 am



Faqja historike e Rrëzës

Nga Edi Pecollari , mësues i histori- gjeografisë, Janaq Papa Tiranë, Dhoskë Ilia.



Etimologjia e fjalës “Rrëzë”, në fjalorine e sotëm të gjuhës sotme shqipe, do të thotë krahinë që shtrihet në brezin e fundit të një mali ose vargmali. Pikërisht se ka një vendosje të tillë edhe zona e banuar nga Gryka e Këlcyrës e deri në Vllah, në rrëzë të dy maleve Dhëmbel e Nemërçkë, duke përfshirë fshatrat: Kaludh, Stërmbec, Pëllumbar, Kanikol, Draçovë, Zhepë, Biovizhdë e Vllah. Kjo krahinë shtrihet nga pikpamja gjeografike në jugperëndim të rrethit Përmet, në krahun e majtë të rrjedhjes së sipërme të lumit të Vjosës. Banorët e kësaj krahine quhen “rrëzjotë”.

Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se, krahina e Rrëzës ka qenë e populluar qysh nga lashtësia dhe popullsia e saj ka pasur nivel shumë të lartë kulturor e artistik, dëshmi e kësaj është edhe vendbanimi i fortifikuar i Dedejanit, në perëndim të fshatit Draçovë, në rrëzë të malit Nemërçkë. Në Dedejan janë gjetur shumë fragmente qeramike, dëshmi kjo e kulturës materiale. Interes të veçantë paraqet edhe gjetja e një koke të vogël e punuar me mermer, në fshatin Pëllumbar.

Nga pikëpamja fetare Rrëza, përgjithësisht, është e besimit të krishterë ortodoks, me një numër të konsiderueshëm kishash, në të gjithë fshatrat e saj. Familje të pakta në numër në Stërmbec, Zhepë, Biovizhdë janë të besimit mysliman. Pavarësisht nga kjo, Rrëza dallohet për tolerancë të lartë fetare dhe respekt reciprok. Dëshmi e kësaj janë martesat që janë bërë midis dy besimeve fetare, brenda dhe jashtë fshatrave të Rrëzës. Mbas viteve ’90 kemi një gjallërim të madh të besimit, pasi të mos harrojmë se diktatura komuniste, jo pa qëllim, i shembi Rrëzës të gjitha kishat fshat më fshat, duke i shndërruar ato në magazina e vatra kulture. Por rrëzjotët kurrë nuk e humbën besimin e tyre ortodoks dhe vazhdonin të ndiznin qirinj në vendet e shenjta si dhe të festonin fshehur, disa herë, dhe duke hapur kremtimin e festave ortodokse.

Nga pikëpamja e martesave rrëzjotët dallohen për martesa brenda krahinës, brenda fshatit dhe midis fshatrave, por një vend të rëndësishëm zënë martesat e rrëzjotëve me Dropullin e Gjirokastrës si dhe me fshtatrat minoritare të Sarandës dhe Delvinës. Pastaj vijnë martesat me Kolonjën dhe sidomos me Leskovikun, me të cilin kanë pasur marrëdhënie të shumta e të herëshme. Por nuk mungojnë martesat dhe me fshatrat e tjerë të rrethit të Përmetit si dhe me ato të Skraparit.

Shumë rrëzjotë janë larguar nga Rrëza, sidomos para e pas çlirimit dhe jetojnë në Tiranë, Korçë, Kolonjë, Durrës, Fier, Përmet, Leskovik e tjerë. Historikisht këto fshatra kanë ardhur duke u rritur si numër në popullsi ashtu dhe shtëpish. Në shekullin e XIX Kaludhi kishte 20 shtëpi, më 1928 28 shtëpi;Stërmbeci 15 shtëpi më 1928 63 shtëpi, Kanikoli nga 4 shtëpi në 14 shtëpi në vitin 1928, Draçova nga 20 në 24, Zhepa nga 39 në 56 dhe Pëllumbari më 1928 kishte 20 shtëpi. Si numër banorësh në vitin 1928 fshatrat e Rrëzës kishin: Kaludhi 173, Stërmbeci 361, Kanikoli 97, Draçova 142, Zhepa 266, Pëllumbari 128, Biovizhda 246. Në vitin 1995 krahina ka pasur këtë popullsi: Kaludhi 412,Stërmbeci 565, Kanikoli 166, Draçova 287, Zhepa 392, Pëllumbari 208 dhe Biovizhda 171. Sot fshatrat: Kaludh, Stërmbec, Pëllumbar, Kanikol kanë zbritur në fushë, pranë rrugës automobilistike; dy fshatrat Kanikoli dhe Pëllumbari janë braktisur plotësisht. Fatkeqësisht shtëpitë e vjetra të këtyre fshatrave janë rrënuar, prandaj u bëjmë apel djemve e vajzave të këtyre fshatrave të kujdesen për fshtrat e vjetra për të mos zhdukur historinë e tyre. Të bëhen fotografi dhe video, sepse vetëm kështu do të ngelet e gjallë historia.

Profesioni kryesor i rrëzjotëve ka qenë “sharrëxhi”. Ata kishin edhe epitetin “Lovidharë” dhe njihen si njerëz të bredhur në të gjithë Shqipërinë dhe që njohin mirë historinë e shumë krahinave. Këta “lovidharë” kanë punuar jashtë dhe brenda Shqipërisë. Kaq e vërtetë është kjo, sa që Egjua, qytet grek, në afërsi të Patrës, mbahej si vend takimi i sharrëxhinjve rrëzjotë. Sot historia përsëritet: Egjua sot është mbushur me rrëzjotët, por ata sot nuk janë sharrëxhinj, por mjeshtra të gurit, muratorë, kallupaxhinj, suvaxhinj, pllakaxhinj, hidraulikë. Ata dallohen, jo vetëm si mjeshtra, por edhe si njerëz të edukuar e të kulturuar. Brenda vendit takimi i hershëm i sharrëxhinjve ka qenë qyteti i Fierit. Atje rrëzjotët rregullonin njëri - tjetrin në ekipe me 3-4 veta. Ky profesion vazhdoi edhe pas çlirimit dhe ende vazhdon të ruhet edhe sot, por që rrezikon të humbasë dhe që duhet një kujdes i madh për të ruajtur këtë traditë me vlera historike, pasi industrializimi i vendit nxjerr mënjanë aktivitetet artizanale.

Zona e Rrëzës ka tradita të pasura në luftën për liri dhe pavarësi, emancipimin shoqëror, kulturor dhe arsim. Që herët, pas vdekjes së Skënderbeut, fshatrat e Lëkursit u ngritën në kryengritje kundër sundimit otoman dhe iu rezistuan tri ekspeditave turke. Shtypja e saj çoi në rrëzimin e këtij fshati dhe në largimin e popullsisë. Më 1700, sipas dokumenteve, kullotat e pasura të fshatrave Kaludh e Gjinkar u grabitën nga bejlerët e Libohovës. Kjo i detyroi fshatarët të ngrihen në kryengritje kundër bejlerëve që hynë në procesin e Çiflikut. Këtij fenomeni fshatarët e Stërmbecit, Draçovës e Zhepës, në vitet 30 të shekullit XIX, nuk i shpëtuan dhe u kthyen në çifligje të bejlerëve të Biovizhdës.

Edhe në Luftën e madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare kjo zonë ka dhënë kontributin e vet. Më 1943 u formua çeta e Rrëzës, që më 16 gusht 1943, në Poliçan të Gjirokastrës, u inkuadrua në batalionin “Naim Frashëri”, por u terrorizua jo pak nga bisha naziste. E si mund të harrohet gjaku i djemve dhe burrave të Zhepës e Draçovës si dhe djegia e shtëpive, plevicave dhe arave me grurë, në prag të korrjes?

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ka edhe dëshmorët e vet rrëzjotë: Çome Mandi, Koço, Spiro Nika dhe heroi i Popullit Skënder Neki Caci (Biovizhdë), Islam Xhafer Lamçe (Stërmbec), Petro Lefter Thanasi (Kanikol).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:14 am

Në Rrëzë flitet shqip dhe greqisht, dy gjuhët më të përdorura, por të mos harrojmë që rrëzjotët kanë folur dhe flasin, sidomos të vjetrit (sharrëxhinjtë) edhe Dogançen. Është interesante kjo gjuhë komunikimi, që flitet edhe në krahinën e Malëshovës si dhe në Blush të Kolonjës.

Edhe “dogançja”, kjo gjuhë me vlera, rrezikon të zhduket, pasi të vjetrit po vdesin, prandaj mësuesit rrëzjotë të Gjuhë – Letërsisë duhet të punojnë për një fjalor dhe të studiojnë me themel këtë gjuhë, në mënyrë që, brezat e ardhshëm ta kenë këtë pasuri të madhe linguistike.
Vijon në numrin e ardhshëm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:15 am

Intervista

me
Ligor Thanasin



Unë mendoj se kjo gazetë ka një sërë tematikash për të pasqyruar, por më e domosdoshme është pasqyrimi i anës patriotike, kulturore dhe sidomos të fokusojë njerëzit e punës, të cilët, me përpjekjet e tyre, e kanë bërë një zonë të dëgjuar, i kanë dhënë vlerë vetë individit, si njerëz të punës dhe mikpritjes.


Si e vlerësoni ju përpjekjen për daljen e gazetës?



Përgjigje: “Është një domosdoshmëri për pasqyrimin e vlerave patriotike, kulturore e historike të këtij populli punëtor, liridashës dhe tolerant. Unë vlerësoj të gjithë ata persona, që u morën me organizimin dhe botimin e kësaj gazete, si përpjekje që edhe kjo zonë të pasqyrojë punën, përpjekjet, për të zhvilluar demokracinë dhe jetën e kësaj krahine”.
Ç’tematikë do të mendonit të pasqyrohet në këtë gazetë?



“Unë mendoj se kjo gazetë ka një sërë tematikash për të pasqyruar, por më e domosdoshme është pasqyrimi i anës patriotike, kulturore dhe sidomos të fokusojë njerëzit e punës, të cilët, me përpjekjet e tyre, e kanë bërë një zonë të dëgjuar, i kanë dhënë vlerë vetë individit, si njerëz të punës dhe mikpritjes. Zona ka vende turistike krahinore, por edhe me vlera kombëtare, gjë që këto do të rritin edhe më shumë interesin për krahinën tonë nga shqiptarët dhe të huajt. Zona jonë ka nxjerrë njerëz të shkolluar, që kanë shërbyer në të gjithë rrethin me të gjitha profesionet, të cilët, pa dyshim, do të jenë në qendër të shkrimeve të kësaj gazete për kontributin e madh që kanë dhënë për zhvillimin e rrethit. Një pasqyrë të mirë do t’i bëjë emigracionit që me punën dhe investimet e emigrantëve e kanë bërë zonën të lulëzuar. Fshatrat tona, jo vetëm që nuk kanë lëvizur, por me financat janë faktori më oligarkik në zhvillimin e Përmetit”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:15 am

2.
Unë jam një biznesmen i ri dhe u bëj thirrje ta mbështesim nga ana ekonomike botimin dhe përmirësimin cilësor të kësaj gazete, sepse kultura dhe historia vlejnë më shumë se gjithçka tjetër.





Orgest Milo



“Jam shumë i gëzuar që do të botohet gazeta e Rrëzës. Unë jam me origjinë nga Zhepa dhe si i ri bashkë me të rinjtë e tjerë duhet të njohim traditat dhe kulturën tonë. Ne jemi krenarë që kemi një krahinë me vlera të larta kulturore dhe ekonomike. Babai im është nga Zhepa (Mitro Milo), që dallohet për kulturë të hershme, njerëz të civilizuar e punëtorë. Duhet shkruar. Duhet më shumë informacion, i cili është shumë i domosdoshëm. Unë jam një biznesmen i ri dhe u bëj thirrje ta mbështesim nga ana ekonomike botimin dhe përmirësimin cilësor botues të kësaj gazete, sepse kultura dhe historia vlejnë më shumë se gjithçka tjetër”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:15 am

3.


“Ne kemi lindur opozitarë dhe do të mbetemi të tillë, sepse vetëm kështu krahina jonë do të zhvillohet më shumë”.


Andon Theodhori, Kaludh



“Jemi shumë të entuziazmuar për gazetën. Duhej të kishte dalë shumë kohë më përpara. Rrëzjotët kanë një kulturë të veçantë. Duhet pasqyruar gjithçka. Krahina jonë është një krahinë e bukur. Natyra e saj i ka tërhequr vazhdimisht të huajt. Ndaj duhet shkruar për këtë natyrë të bukur që bota ta njohë e të vërshojnë investitorët e huaj. Ne jemi vend turistik dhe dalja e kësaj gazete do t’i shërbejë edhe turizmit dhe zhvillimit të kësaj të kësaj krahine. Le t’i shërbejë gazeta zakoneve tona të bukura të këngëve, valleve, dasmave dhe le ta mbajmë gjallë kulturën tonë të pasur e të larmishme.Le të ndihmojmë të gjithë që gazeta të ketë rrugë të mbarë!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:16 am

4 .

Për demokraci rrëzjotët kanë dhënë shumë e deri edhe jetën e tyre. Ne kemi lindur opozitarë dhe do të jemi të tillë, sepse vetëm kështu krahina jonë do të zhvillohet më shumë.


Ligor Ristani



“Dalja e kësaj gazete është një ngjarje me rëndësi të madhe për vlerat e krahinë sonë. Si kryetar i fshatit Stërmbec në interes të fshatit dhe të zonës sime, njëkohësisht jam plotësisht dakort dhe falenderoj të gjithë ata, që u përpoqën për krijimin e shoqatës dhe botimin e gazetës së saj. Falenderoj, veçanërisht, drejtorin e kësaj gazete, z. Dhoskë Ilia, i cili ka kontribuar me shpirt për vlerat e krahinës sonë. Duke marrë shkas nga ky eveniment, ju bëj thirrje të gjithëve bashkëfshatarëve të mi dhe gjithë komunitetit të Rrëzës, të kontribuojmë për mbarëvajtjen e kësaj gazete dhe të ndihmojnë me shkrimet e tyre në pasqyrimin e realitetit historik të krahinës sonë. Krahina jonë është një krahinë, që ka vuajtur shumë, me shumë të përndjekur politikë dhe ajo e do shumë demokracinë. Për demokraci rrëzjotët kanë dhënë shumë e deri edhe jetën e tyre. Ne kemi lindur opozitarë dhe do të jemi të tillë, sepse vetëm kështu krahina jonë do të zhvillohet më shumë”.

Ju falenderoj edhe një herë dhe rrugë të mbarë gazetës sonë!”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:16 am

Kryesia e Shoqatës “RRËZA”

  • Janaq Papa, Kryetar
  • Dhoskë Ilia, N/Kryetar
  • Viron Biduka, Sekretar
  • Fore Mitre, anëtar
  • Llambi Papa, anëtar
  • Çome Bollo, anëtar
  • Ilir Stefani, anëtar
  • Viktor Apostoli, anëtar
  • Fredi Proko, anëtar
  • Gjergji Petro, anëtar
  • Thanas Peçi, anëtar
  • Ligor Thanasi, anëtar
  • Flora Ilia, anëtare
  • Evllogji Gura (Papa), anëtare
  • Gëzim Proko, anëtar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:17 am

Elena Gjika (Dora D’Istra), figurë poliedrike dhe përfaqësuesja e vlerave dhe unikalitetit të krahinës së Rrëzës

Nga Agron Shele, shkrimtar, Kryetar i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” , dega Përmet



Elena Gjika u lind në Konstancë të Rumanisë më 22 janar 1828. Të parët e saj me origjinë ngaPëllumbari, krahina e Rrëzes, kishin emigruar në shekullin e XVII në Rumani. Inteligjenca e saj ra shpejt në sy dhe kjo u përsos më pas me studimet e larta në Vjenë të Austrisë dhe Drezden të Gjermanisë. Si studiuese dhe krijuese ajo do të publikonte punimet e saj dhe do të shpaloste vlerat e saj, idetë më përparimtare të kohës, në gazetat më prestigjioze të Evropës në Itali, Francë, Austri, Gjermani e tjerë. Me gjithë përkushtimin e saj pas studimeve, ajo nuk e harroi kurrë atdheun e saj, por me gjithë autoritetin e saj personal do të bëhej epiqendra e djepit të shpirtit dhe kulturës së një kombi të tërë. Letërkëmbimet e saj me atdhetarët më në zë të kësaj periudhe, jo vetëm që i nxitën patriotët për të punuar për pavarësinë e Shqipërisë, por edhe i integruan ata në jetën e tyre politike dhe kulturore në vendet ku jetonin. Mjafton të përmendim vetëm një fakt në lidhje me dashurinë e saj të madhe që kishte për gjuhën kombëtare, ku vetëm publikimi që kjo i bëri Gramatikës Shqipe të hartuar nga i biri i Jeronim de Radës, do të përbënte një tjetër kulm dhe vendosmëri personale për të hapur rrugën e studimit të kësaj gjuhe të vjetër, por edhe një fushë të re në studimin e albanologjisë shqiptare. Elena Gjika, si aktiviste e palodhur e lëvizjes kombëtare, bëri të mundur edhe njohjen dhe botimet e autorëve shqiptarë për të demonstruar para Evropës, jo vetëm kulturën tonë, por edhe vitalitetin që kishsim si komb. Falë përkujdesjes së saj, por edhe interesimit të drejtpërdrejt,ajo jo vetëm që do të mbante në koherencë të plotë lëvizjet patriotike, por do t’u sugjeronte atyre me shumë kujdes dhe me shumë përkushtim në mbrojtjen e vlerave dhe përsosjen e mëtejshme të traditave tona si: bujaria, besa, fisnikëria e tjerë. Ajo çka është më e rëndësishme për këtë figurë të shquar është se ajo, jo vetëm që mbështeti studiuesin Lui Benler për origjinën e shqiptarëve nga pellazgët, por me trajtimin special që i bëri kësaj çështjeje, Elena hapi një debat të madh në qarqet evropiane, por nxiti dhe përhapi këtë frymë edhe te rilindasit tanë. Nxitja që i dha lëvizjeve të ndryshme, megjithëse të paorganizuara mirë dhe hera - herës sporadike, do të konsolidonin bindjen se, bashkimi kombëtar për mbrojtjen e të drejtave ishte shumë pranë dhe kjo lëvizje ishte gatuar dhe falë punës, ndërgjegjes dhe nxitjes që kjo figurë madhore kishte dhënë me të gjithë format e saj, qoftë diplomatike, qoftë kulturore, qoftë në formë studimesh dhe publikimesh.

Entuziazmi i tepëruar për lëvizjet e Abdyl Frashërit nëpër dyert e kancelarive Evropiane, do të transformoheshin nga ajo si fillim dhe zgjim i ndjenjës kombëtare dhe se ajo me krenari do të shprehte e do të jepte mbështetje maksimale për këtë nismë të madhe.

Elena Gjika ose Dora D’Istra, nderon dhe respekton jo vetëm kulturën dhe traditën e një kombi të tërë, por ajo përbën dhe gurin e themelit të mbrojtjes dhe konsolidimit të këtij shteti, prandaj ne si qytetarë të këtij vendi ndihemi krenarë për figura dhe zëra të këtyre përmasave që i bëjnë nder jo vetëm kulturës shqiptare, por edhe asaj evropiane.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:17 am

Të njohim kulturën dhe historinë e krahinës sonë



Çdo nismë në fushën e medias është e vështirë, por ne besojmë se, gazeta “Rrëza” do të jetë një nga gazetat më të kërkuara në tregun e medias së shkruar në krahinë, në vend dhe jashtë vendit, sepse rrëzjotët e kanë në substancën e mënyrës së jetesës të lexuarit; ata e kanë ushqim informacionin dhe kulturën.

Nga Janaq Papa, Kryetar i Shoqatës “RRËZA”

Krijimi i shoqatës “Rrëza” nuk ishte një spontanitet. Ajo lindi si domosdoshmëri historike dhe kulturore në “detin“ e madh të shumë shoqatave, që u krijuan në periudhën pluraliste demokratike. Pa dyshim, shoqata “Rrëza” është një valë perëndimore e këtij deti të madh. Unë personalisht, në emër të Shoqatës, do të desha t’i uroja gazetës “Rrëza Prolog”: “Udhë të mbarë e suksese në rrugën e nisur!” Le të jetë datëlindja e kësaj gazete një moment historik, ku duhet të reflektojmë të gjithë, brezat e vjetër dhe brezat e rinj, reflektim që do të na kthejë, pa dyshim, në historinë tonë krenare, në traditat tona të mrekullueshme, në vlerat tona të pakontestueshme, që e bëjnë Shoqërinë e Rrëzës një shoqëri moderne. Krahina jonë ka qenë një shoqëri me karakteristika të veçanta nga pikëpamja etnike. Ky mozaik etnik asnjëherë nuk e ka penguar krahinën tonë të shfaqet edhe si mozaik kulturor, ku po të gërmosh do të gjesh vlerat më të mira, jo vetëm kombëtare, por edhe ballkanike e më gjërë. Tendencat perëndimore të kësaj krahine kanë qenë atribut, jo vetëm i përbërjes dhe organizimit multietnik të krahinës, por edhe i erës perëndimore, që ka fryrë gjithashtu në Rrëzë nga emigrantët e kësaj krahine, në të gjithë Evropën. Unë dhe gjithë kryesia e kësaj shoqate do t’i nderojmë e respektojmë përpjekjet e njerëzve tonë në kohë lufte dhe pune vuajtjesh dhe gëzimesh; përpjekjet e krahinës sonë në diktaturë dhe demokraci. Ne do të jemi të hapur për të gjithë rrëzjotët, kudo që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, për të fuqizuar lidhjet shpirtërore, për të ringritur e forcuar pozitat etnografike, muzikën, folklorin, për të zbuluar të fshehtat historike e kulturore të mbuluara qëllimisht e për të modeluar në krahinën tonë sot të lulëzuar përmendoren e unitetit, ndihmës reciproke, bashkëjetesës multikulturore e multietnike. Ne do ta bëjmë krahinën poliglote, një model shembull për parametrat evropiane që ajo gëzon, por edhe që përpiqet të arrijë me punë e ndershmëri, me fuqinë e diturisë dhe të largpamësisë të integrohet sa më parë në hapësirën evropiane. Pa dyshim, çdo nismë në fushën e medias është e vështirë, por ne besojmë se, gazeta “Rrëza” do të jetë një nga gazetat më të kërkuara në tregun e medias së shkruar në krahinë, në vend dhe jashtë vendit, sepse rrëzjotët e kanë në
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:17 am

substancën e mënyrës së jetesës të lexuarit. Ata e kanë ushqim informacionin dhe kulturën dhe brezat e saj të arsimuar e të kulturuar, jo vetëm do të jenë përvetësues të shkrimeve të kësaj gazete, por me kulturën e tyre ata do të jenë edhe prodhues e predikues të pikëpamjeve të tyre kulturore e opinioneve e nismave të ndryshme me karakter historik, kulturor e shkencor.

Unë mendoj se, të gjithë rrëzjotët duhet të lënë mënjanë ndasitë e tyre politike dhe me frymën e diversitetit të mendimit, që i ka karakterizuar, të kontribuojnë në mbrojtjen dhe në zhvillimin e vlerave me mundësitë që kanë, në përhapjen e ideve të njerëzve të shquar të saj, shpesh herë të mbyllura në sirtarët e izolimit e të censurës, për t’u ringritur në lartësitë që i ka përcaktuar puna e tyre dija dhe kultura që, si ortekët e maleve tona të prodhojnë më shumë dritë, kulturë, punë e prosperitet.

Edhe një herë : “Punë të mbarë Shoqatës dhe gazetës së saj!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:18 am

Rëndësia dhe afirmimi i Shoqatës ‘Rrëza”

“E sotmja është mësuese e së djeshmes!”



Nga Janaq Jano, poet, Kryeredaktor i gazetës “Rrëza prolog”

Një kontracepsion i ndritshëm në këtë fillim shekull, do të qëndrojë dhe do të ndriçojë fuqishëm qiellin e pastër të këtyre maleve, trevën e bukur të vendlindjes sonë të dashur. Shoqata “Rrëza” në panteonin e historisë së saj mijëvjeçare vendos të parën gazetë historiko- kuluturore të Rrëzës. Kënaqësia e madhe në jetë është të arrish atë, të cilën njerëzit e tjerë mendojnë se nuk je në gjendje ta bësh. Shumë njerëz udhëtojnë për të parë majat e maleve, lumenjtë e mëdhenj fantastikë dhe oqeanet e pafund. Por shumë largohen nga kjo botë, pa kuptuar mrekullinë më të madhe që është ekzistenca e tyre. Çdo qytetërim i ri shfaqet me një dashuri e besim të ri. Në një vend në të cilin nuk ka as dashuri as besim, nuk mund të bëhet fjalë për qytetërim. “Për të ardhur te burimi duhet të notosh në drejtim të kundërt me rrymën!” Kjo Shoqatë Atdhetare – Kulturore do të notojë në ujëra të kristalta, siç janë burimet e freskëta të Nemërçkës e Dhëmbelit. Ajo u bën thirrje prometejve të kësaj treve, ta mbajnë ndezur zjarrin e dashurisë për vendlindjen dhe me fjalën e përvëlimit në zemrat e tyre, t’ua ndezim flakë përjetë zemrat fëmijëve, nipërve e stërnipërve të tyre, si dhe gjithë brezave që do të vijnë. Shpirtmadhësia, bukuria, vërtetësia dhe të qenit të virtytshëm, përbëjnë thelbin e kësaj bote. Çfarë do të ndodhë sikur vlerat dhe pasuritë e shpirtit njerëzor të zhduken në zbrastësinë e kotësisë?!…

Secilit prej nesh i jepet mundësia të dimensionohet sipas vlerave të moralit të vet në të mirën e kësaj zone të virgjër e të begatë. Nëpërmjet gazetës sonë do të shpalosen vlerat më të mira të potencialit njerëzor pa përdorur kthetrat e kufijve gjeografikë. Shoqata jonë do të konkurrojë, nëpërmjet gazetës së saj “Rrëza” me dinjitet të plotë, përmes vlerave ideore me simotrat esaj në Trevën e Jugut dhe në mbarë Shqipërinë. Ëndrrat më të bukura do të marrin jetë nëpërmjet kësaj shoqate. Atë që historianët nuk kanë arritur ta nxjerrin në dritë për vite të tëra, në studimin e mirëfilltë të historisë të kësaj zone, shoqata jonë me potencialin e vet intelektual do të drejtojë rrezen edritës drejt fakteve të reja të mbuluara nga pluhuri i kohëve. Ju bijtë e Rrëzës, do ta ndieni veten krenarë, kudo që të ndodheni. Gazeta “Rrëza prolog” do të lëshojë rreze të ngrohta dashurie për çdo zemër rrëzjoti, qoftë ky edhe në anën tjetër të rruzullit. Ne do të shpalosim bukurinë dhe madhështinë e maleve tanë kranarë për këtë amfiteatër të bukur vullkanik si dhe për njerëzit e mrekullueshëm e fisnikë të këtyre maleve. Ne jemi pjesë e kulturës përmetare, këtij tempulli që ka rrezatuar e rrezaton kulturë. Lulishtja përmetare ka nevojë për kopshtarë të zotë, të cilët do t’i shtojnëasaj lule e trëndafila të bukur nga mozaiku i luleve të të gjithë botës. Po e mbyll me një fjalë të urtë azerbaxhanase: “E sotmja është mësuese e së djeshmes!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:18 am

Përshëndesin Shoqatën Atdhjetare – Kulturore “Rrëza” dhe gazetën e saj

Mësuam me gëzim të madh për themelimin e Shoqatës tuaj Atdhetare – Kulturore “Rrëza” si dhe për fillimin e botimit të gazetës tuaj. U shtua dhe një shoqatë tjetër simotër në rrethin e Përmetit. Ju urojmë sinqerisht: “Rrugë të mbarë dhe penë të mprehtë për pasqyrimin e traditave dhe zakoneve, historisë dhe kulturës, folklorit dhe të gjithë problemeve dhe shqetësimeve sociale të trevës. Ne ju urojmë sinqerisht në ruajtjen dhe pasurimin e vlerave tuaja, indentifikimin e personaliteteve të shquara në rang kombëtar e më gjerë, me qëllim që brezat e ardhshëm t’i njohin e të ndihen krenarë për historinë që rrëzjotët e kanë shkruar: Elena Gjika, At Stath Melani e plot personalitete të tjera. Le të shërbejë si gur themeli i kulturës dhe atdhedashurisë tuaj,i trevës së bukur që ngrë shqiponjat majë shkrepave të Nemërçkës dhe lag këmbët ujërave të rrëmbyeshëm të Vjosës, i atij vendi të bekuar, që transmeton vlera e madhështi. Edhe një herë urojmë që gazeta juaj “Rrëza” të bëhet një zë i fuqishëm dhe t’i pasqyrojë drejt realitetin e jetës dhe të historisë.

Udhë të mbarë në këtë mision, sa të nderuar aq dhe fisnik!

Për Shoqatën Atdhetare - Kulturore Malëshova

Kryetari Bardhyl Agasaj Kryeredaktori Zenel Sina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:18 am

Motrat poetesha Maria dhe Eldjona Shukollari nderojnë dhe respektojnë, jo vetëm kulturën e krahinës së Rrëzës, por kapërcejnë rrethin e Përmetit dhe janë ngritur në nivel kombëtar

nga Agron Shele

Të flasësh për poetët dhe shkrimtarët e rrethit të Përmetit dhe të mos ndalesh te muza e dy poeteshave të reja, motrat Maria dhe Eldjona Shukollarim, është e pamundur, pasi poezia e tyre, arti i tyre rrjedh lirshëm dhe natyrshëm si ujërat e Vjosës, pëshpërit dhe perifrazon zërin e moshës, dashurinë, jetën, kuptimin dhe domethënien e shpirtit njerëzor. Në qoftë se Maria endet përbrenda valëve të trazuara të shpirtit, Eldjona zhytet thellë drejt mistizmit, përflet dualizmin e krijuar dhe me një kompozicion të thjeshtë, por mjaft domethënës, ndërton kështjellën e saj poetike, ku gurët - fjalë kanë themele të shëndoshë. Te poezia e tyre shfaqet poezia e Rrëzës, Vjosa valëshumë, Nemërçka kryerëndë, lugina e ngushtë, që përshkon poshtë, jeta e thjeshtë njerëzore, dashuria e vërtetë me të gjitha hiret dhe magjitë e saj, përshkruhet dhe portretizohet nëna si burim i jetës, pyjet, lëndimat, të cilat, pas çdo fëshfërime zgjojnë të tjera ëndrra. Boshti poetik rrethohet nga larmia dhe e ideve dhe figuracioni i paraqitur grafikisht dhe teknikisht, të bën të mendosh se pena që ka gërvishtur dhe çjerrur qiellin shpirtëror, është një penë e çiltër dhe e bardhë, që gëzon kur harbon jeta, qan kur shikon dhimbje, përshëndet yjet në qiell dhe mirëpret zbardhjen e ditës. Në emër të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”, si anëtare të saj, do t’ju uroja suksese dhe prurje të reja të tjera, pasi emocionet, që përcjellin te lexuesit janë nga mbresalënëset.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:19 am

Eldjona Shukollari



Kalërim në shpresë

Kam dëshira shumë në jetë,

por nuk dua të ndiej zhgënjim.

Ndaj, mbi krahë shpresë,

do të ngjitem majave në fluturim.



Thua vetëm dëshirë



Kam dëshirë t’i jap fund

ligësisë,

trishtimit,

gjakësisë.

T’i jap rrugë:

Drejtësisë,

Gëzimit,

qetësisë.

Larg zhytjes

në vorbull të ligësisë,

më pranë vlerës së Mirësisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:20 am

Unë

S’mund të hesht

dhe s’kam ndërmend të hesht,

e ndiej guximin,

që më vlon në dej;

nëse hapi i parë s’hidhet,

nga të tjerët unë do ta hedh…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:20 am

Maria Shukollari



Nëna ime



Më dhe jetë, dritën e vërtetë,

më rrëmbeje në krahë,

më ledhatoje,

veç të gëzuar të ardhmen time

mendoje…

Më vije në gjumë me përralla,

më thoshe: “Mos qaj se zgjohet halla… “

Sytë i mbyllja ngadalë - ngadalë,

si nëpër ëndrra thoshja :

“Më fal, moj hallë!”

më rrite, o nënë me dashuri,

falmë edhe ndonjë prapësi.

T’i m’i mësove sekretet e kësaj jete,

s’deshe të gaboja,

të vuaje dhe ti pas meje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:20 am

Doja



Doja t’ia hidhja dhimbjen shiut,

por shiu nuk pranoi,

shumë dhimbje kishin hedhur mbi të

dhe ai nuk duronte më.

Doja t’ia hidhja dhimbjen diellit,

as dielli dhimbjen nuk e pranoi;

më tha: “Mos hidh trishtimin mbi mua,

nga rrezet e mia jeta ka buruar!”

Doja t’i hidhja trishtimin detit,

ai e solli përsëri në anë,

dhimbja vinte si valë mbi mua,

në rërë mbeta pa fjalën : “Të dua!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:21 am

Statuti i Shoqatës ‘RRËZA E TRADITËS DHE UNITETIT”

Të gjithë anëtarët, të cilët jetojnë dhe kanë origjinën nga Treva e Rrëzës me vullnetin e tyre organizohen në shoqatë.

Neni 1

Shoqata Rrëza” krijohet për të mbajtur dhe krijuar lidhjet e vazhdueshme shoqërore, kulturore, sportive si dhe marrëdhënie ekonomike, trashëgimisë e tjerë. Shoqata krijohet për të mbajtur zakonet, doket pa dallim ideje, feje. Ajo krijohet për të mbajtur lidhje të fuqishme e të ruajtur traditën.

Neni 2

Shoqata që do të krijohet dhe shtrihet në trevën, që, sipas traditës, quhet “Rrëza”, ku vetë banorët rrëzjotë me dashamirësi e pranojnë këtë emër. Në shoqatë futen:

a. Të gjithë ata persona që me vullnet pranojnë statutin dhe rregulloren e saj.

b. Të gjithë ata që sot janë banorë të kësaj treve.

c. Personat, që kanë vendlindjen në Rrëzë dhe pavarësisht nga vendndodhja e tyre sot e për perspektiëvn.

d. Qofshin femra dhe meshkuj anëtarësimi është individual dhe me përfaqësim familjar.

Neni 3.

Shoqata e krijuar me pjesëmarrjen e këtyre individëve do të marrë emrin “Rrëza”, pra shoqata e “Rrëza e traditës dhe unitetit”

Neni 4.

Shoqata “Rrëza e traditës dhe unitetit” do të njihet dhe do të shtrihet në trevën e njohur sot me emrin Rrëza.

Neni 5.

Shoqata do të ketë qendrën e saj në Përmet, ku do të jetë edhe kryesia e saj.

Neni 6.

Shoqata do të ketë statutin dhe rregulloren e saj të miratuar në mbledhjen e përgjithshme.

Neni 7.

Shoqata do të nxjerrë aktivitet kulturor, shkencor, tradicional, arsimor. Bashkëpunimi vëllazëror, unitet pa bindje politike dhe ndasi fetare.

Neni 8.

Anëtarësohen të gjithë ata persona që pranojnë statutin e saj.

Neni 9.

Pranon kuatizacionin dhe gjithë detyrimet që rrjedhin nga ky statut dhe rregullore.

Neni 10.

Shoqata përjashton të gjithë ata që, sipas këtij statutit, nuk gjen zbatim dhe shkelin atë.

Neni 11.

Përjashton të gjithë ata që për probleme urgjente, kur shihet e arsyeshme nga Presidenti dhe kryetari i saj (për ndihmat ekonomike për të ndihmuar jetimë, të vobektë dhe për fatkeqësi të ndryshme). Ndihma të jetë morale dhe ekonomike duke siguruar ushqime ditore për nëj periudhë të caktuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:21 am

ORGANIZIMI I SHOQATËS

Neni 12

Shoqata ka këto organe drejtuese:

1.Kuvendi i Shoqatës

2. Kryesia e Shoqatës

Kuvendi i Shoqatës përbëhet nga gjithë anëtarët e regjistruar. Kryesia janë njerëzit e zgjedhur nga ky kuvend.

Neni 13

Kuvendi i Shoqatës mblidhet një herë në vit dhe thërret gjithë anëtarët e saj. Analizon punën e bërë dhe lë detyra. Nxjerr ligje dhe bën ndryshime në statut. Kryesia mblidhet një herë në gjashtë muaj dhe me të drejtë drejtimi të shoqatës.

Neni 14.

Nismëtarët kryejnë drejtimin e Shoqatës deri në aprovimin nga gjykata dhe statutit. Përpilojnë gjithë dokumentacionin si dhe e aprovojnë atë.

Neni 15

Ndryshimet në statut bëhen me me 2/3 e anëtarëve të shoqatës.

Neni 16

Kryesia përbëhet prej 7 vetash:

1.President i Shoqatës

2. Kryetar i Shoqatës

3. N/Kryetar i Shoqatës

4. Sekretar

5-7. Tre anëtarë.

Neni 17

Presidenti ka funksion uniteti, pajtim, koordinim lidhjesh me anëtarët e kudondodhur në Shqipëri, deri jashtë vendit (Përfaqëson unitetin e shoqatës).

Neni 18

Mban lidhje me kryetarin.

Neni 19

Presidenti shikon papajtueshmërinë dhe shkeljet nga Kryetari të Statutit, e thërret atë dhe në konsensus vendosin bashkërisht.

Neni 20

Presidenti zëvendësohet vetëm me dorëheqjen e tij, në rast sëmundjesh, apo vdekjen e tij.

Neni 22

Kryetari i Shoqatës është person juridik dhe me qendër në qytetin e Përmetit. Del nga zgjedhjet e kryesisë me mandat katërvjeçar për dy legjislaturat.

Neni 23

Pas mbarimit të mandatit qëndron kryetar nderi dhe si konsulent.

Neni 24

Organizon dhe drejton gjithë aktivitetinn e Shoqatës, deri në mbledhjen e kongresit, i cili do të bëhet një herë në katër vjet.

Neni 25

Të ketë nivel të lartë tekniko- profesional, të jetë i arsimuar, me nivel dhe kulturë me C. V të pasur. Me figurë të pastër morale e reputacion nga të gjithë, me përvojë dhe moshën mbi 40 vjeç.

Neni 26

Ka të drejtë firme , të hapi numër llogarie të Shoqatës.

Neni 27

Siguron ndihma në rast fatkeqësish.

Neni 28

Ka kompentenca ekzekutive dhe vetvendosje, kur në kryesi ka mosmarrëveshje. N/Kryetari zëvëndëson kryetarin.

Neni 29

Delegohet nga kryetari në mbledhjet, kur ky është sëmurë, me shërbim e të tjera raste.

Neni 30

Sekretari dhe arkëtari i Shoqatës: hap librat, mban listat e tij sipas detyrave me rregullsi të veçanta.

Neni 31

Kuvëndi thirret nga 1/5 e anëtarëve jashtë radhe.

Neni 32

Mbledhja e Përgjithshme e Kuvendit aprovon ose përjashton ata anëtarë që përmbushin ose jo detyrimet ngaj statutit.

Neni 33

Ushtron veprimtarinë mbi të ardhurat, shpërndarjen dhe përdorimin e tyre.

Neni 34

Të gjithë anëtarët kanë të drejtë votë barazie në mbledhje. Vendimet merren me shumicë votash të të pranishmëve në mbledhje.

Neni 35

Shpërndarja e shoqatës bëhet bëhet kur ¾ e Shoqatës janë larguar, ose s’pranojnë të jenë më anëtarë.

Neni 36

Anëtarët, që japin dorëheqjen apo përjashtohen nga Shoqata, nuk kanë të drejtë trashëgimie apo të drejtë në kapitalin themelor të Shoqatës.

Neni 37

Çdo anëtar ka të drejtë të kundërshtojë në gjykatë vendimet, që janë në kundërshtim me ligjet dhe statutin e shoqatës (brenda 1 muaji, 30 ditë).

Neni 38

Të ardhurat e Shqoatës do të trajtohen, sipas një plani të detajuar dhe të miratuar nga Kryetari.

Neni 39

Kryetari i Shoqatës propozon masa dhe punë për të ardhurat e Shoqatës.

Neni 40

Kryetari aprovon programin 4 vjeçar të shoqatës dhe propozon ndryshime e mbledhje të veçanta me miratimin e presidentit.

Neni 41

Kapitali i vendosur të jetë i barabartë për të gjithë.

Neni 42

Të ndihmohet Shoqata nga biznesmenët e saj të fuqishëm.

Neni 43

Shoqata të kryejë nëpërmjet kryesisë regjistrimin e saj.

Neni44

Mbas aprovimit në gjykata, shoqata është person juridik.

Neni 45

Kryetari i Shoqatës nxjerr vulën e Shoqatës.

Neni 46 Për të mos patur dualizime dhe konkurrencë, që sjell përçarje deri në shkrirjen. Të njihet kjo shoqatë dhe asnjë lloj tjetër që bie ndesh me këtë statut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:23 am

* * *

Këshilli Koordinativ i Disa Shoqatave të Shoqërisë Civile të Trevës së Jugut përshëndet edhe këtë flakandan mediatik të trevës së Rrëzës,i cili do të rrezatojë, ndezë, plotojë të pathënat e ndritshme për këtë trevë të bukur, të pamundurën ose të thënë gjysmas në pjesëza mediatike të gazetave të tjera, që kanë rrokur shumë pak nga perlat e kësaj krahine, deri tani në këtë fushë, do ta kthejë në një diell rrezatues duke eliminuar prezencën e sfumimit edhe ndoshta keqdashës… Do të realizojë në mënyrë unikale me një programim të studiuar e të detajuar realizime infrastrukturore, do të prezantojë bukuritë e natyrës së virgjër dhe do të tërheqë në këtë hapësirë mrekullore me potenciale të mëdha turistike, turistë vendas dhe të huaj. Vetë ju do të jeni dëshmitarë se ç’mund të reralizohet me një gazetë të tillë, përvojë kjo edhe e trevave të tjera. Por, natyrisht, kërkohet profesionalizëm, ndihmesë të kualifikuar për të pasqyruar gjallshëm problemet, strategjinë e zhvillimit të trevës. Kjo gazetë do të vendosë gur themeli në shkruarjen e historikut të kësaj treve të bukur dhe jetëdhënëse. Këshilli Kordinativ i Trevës së Jugut, në të cilin marrin pjesë rreth 40 Shoqata, Lidhje dhe degë me kuadro shumë potencialë, me përvojë në veprimtarinë e Shoqërisë Civile dhe me emër, me një rrjet mediatik, rreth 30 gazeta, do të krijojë mundësi ndihmese për ecuri. Ne jemi Shoqëria Civile reale në Jug që luftojmë për prosperitet, zhvillim dhe një demokraci në parametra të vërteta, duke luftuar demokratizimin artificial.

Në emër të Këshillit Koordinativ me qendër në Gjirokastër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:24 am

Në emër të Këshillit Koordinativ me qendër në Gjirokastër

Kristaq F. Shabani, poet, shkrimtar, botues Kryetari, Gjirokastër

Izet Çulli, shkrimtar, poet Sekretari i Përgjithshëm, Tepelenë

Hysen Ali Hormova, klerik Tepelenë, Osman Buzo, regjisor i karrierës Gjirokastër,

Lumo Kolleshi, shkrimtar, poet, Përmet

Dr. i Shkencave historike Apostol Pango,Delvinë

Fadil Shehu, publicist, Fier ,Riza Lahi, poet, përkthyes ,Tiranë,Viktor Dervishi, publicist, Durrës, Yllka Ponde, poete, gazetare, Gjirokastër,Dashamir Malo, poet, përkthyes Sarandë ,Kondi Ilia, student në gazetari, Tiranë,Luan Zylfo, poet Athinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës EmptySat Dec 06, 2008 12:25 am

Në emër të Këshillit Koordinativ me qendër në Gjirokastër

Kristaq F. Shabani, poet, shkrimtar, botues Kryetari, Gjirokastër

Izet Çulli, shkrimtar, poet Sekretari i Përgjithshëm, Tepelenë

Hysen Ali Hormova, klerik Tepelenë, Osman Buzo, regjisor i karrierës Gjirokastër,

Lumo Kolleshi, shkrimtar, poet, Përmet

Dr. i Shkencave historike Apostol Pango,Delvinë

Fadil Shehu, publicist, Fier ,Riza Lahi, poet, përkthyes ,Tiranë,Viktor Dervishi, publicist, Durrës, Yllka Ponde, poete, gazetare, Gjirokastër,Dashamir Malo, poet, përkthyes Sarandë ,Kondi Ilia, student në gazetari, Tiranë,Luan Zylfo, poet Athinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty
MesazhTitulli: Re: Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës   Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rrëza- prolog,vendlindja e Elena Gjikës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: