Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X Empty
MesazhTitulli: HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X   HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X EmptySat Nov 22, 2008 8:38 pm

Ne kete teme mund te debatojme ne lidhje me nje prej figurave me te ndritshme te zezakeve ne SHBA. Eshte fjala per Malcolm X-in.

Debat te kendshem!

HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X Malcomxm1carbine3gr
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X Empty
MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X   HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X EmptySat Nov 22, 2008 8:39 pm

http://en.wikipedia.org/wiki/Malcolm_X
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 36
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X Empty
MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X   HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X EmptyFri Nov 28, 2008 1:10 pm

Kur diskutohet për histori në shkollat amerikane një figurë është
rrallë e përmendur; el-haxh Melik el-Shabazz, më tepër i njohur si
lideri më i madh musliman amerikan Malkolm X. Malkolmi është harruar
nga librat e historisë mes emrave si Martin Luther King Jr dhe Rosa
Parks, individë të cilët dukeshin më të padëmshëm për vlerat
tradicionale të Amerikës. . . . . këto janë fjalët e një studenteje
amerikane të hedhura në një artikull Malcolm X.

Figura e këtij lideri është e njohur nga një masë e njerëzve dhe
mbase edhe e deformuar nga një pjesë e shkrimtarëve të kohës apo edhe
analistëve të mëvonshëm të cilët e donin figurën e tij si kërkues i
të drejtave të njeriut, si pëfaqësues i racës së zezë duke
mospërmendur burimet ku ai bazohej dhe frymëzohej. Asnjë nga ata nuk
e paraqet ate në aspektin që ai dëshironte që njerëzit ta kuptonin.
Sot e kësaj dite rinia apo edhe një pjesë e madhe studiesish kanë
hapur librat jashtwshkollorw për tu njohur me këtë personalitet i
cili është i panjohur edhe për rininë shqiptare.

I lindur në maj 19/1925 në Omaha, Nebraska; I biri i J. Early Little
dhe Louise Morton Little. Malkolmi pjesën më të madhe të fëmijërisë
së tij e kaloi në Lancing, Michigan. Babai i tij ishte një aktivist
politikan gjithashtu edhe prift qw ligjëronte për afro-amerikanët.
Gjithashtu është bërë e qartë edhe nga vetë fjalët e Malkolmit që
babai i Malkolmit ka ndjekur mësimet e Marcus Garey me kthimin e afro-
amerikanëve në Afrikë. Koha në të cilën Malkolmi nisi jetën ishte
koha e klaneve të bardhëve të cilët ngritën supremacinë e tw bardhëve
me anw të dhunës.

Kjo është koha më kontraversiale e historisë amerikane ku pas pak
kohësh pas luftës civile afro-amerikanët fituan lirinë nga padronët e
bardhë. Vetë Malkolmi e tregon këtë:

"Kur nëna ime ishte shtatëzënë me mua, ajo më tregoi që një grup
kalorësish të Ku Klus Klan-it kalëruan tek shtëpia jonë në Omaha,
Nebraska, një natë. Duke rrethuar qëndruar në një pozicion ku ata
mund ta shihnin shtatëzaninë e saj dhe që t'i thoshte se babai im
kishte dalë të predikonte në kishë, Miluaki. Njerëzit e klanit
kërcënuan dhe paralajmëruan atë që është më mirë për te që të
largoheshim nga qyteti sepse kristianët e mirë të bardhë nuk do të
lejonin që babai të përhapte rrëmujë midis të zinjve [afro-
amerikanëve] të mirë të Omahas me teorinë "Kthim për në Afrikë" nga
idetë e Marcus Garvey".

Duke jetuar nën frymën e racizmit të Ku Klus Klanit u rrit me një
urrejtje për racën e bardhë. Në moshë të re shkoi të jetonte me të
afërmit e ndryshëm dhe padrejtim, shpresë ose ndonjë sens qëllimi në
jetë, iu kthye drogës dhe një jete prej krimesh nga më të ndryshmet.
Në një raport të FBI-së tregohet në mënyrë specifike për të gjitha
rastet që Malkolm Little është kapur nga organet policore. Ja raporti:

11/30/44 Për vjedhje pasurie 3 muaj shkollë riedukimi

01/15/46 Për mbajtje armësh pa leje i skeduar nga policia

01/16/46 Për vjedhje me dhunë i skeduar nga policia

02/27/46 Për vjedhje me dhunë 8-10 burg

08/07/52 I nxjerrë në fjalë nga burgu

Gjatë periudhës së tij në burg do të njihej me nofkën Satani. Nofkë
kjo e vendosur nga prifti i burgut pas bisedave të zjarrta me
Malkolmin.

Në burg duke u njohur me disa anëtarë të sektit Nation of islam
pranoi islamin sipas versionit të tyre dhe u bë njëri nga oratorët më
të mëdhenj të tij vetë lideri i këtij sekti Elijah Muhammed kishte
një vlerësim të veçantë për të. Ndëroi emrin e tij në Malcolm X –X ky
qw tregonte të panjohurën e origjinës së të zinjve.

Sekti i Nation of islam besonte [edhe kësaj dite]:

1. Që Zoti "Allahu" ishte mishëruar në trupin e VVallace Fard

2. Që Elijah Muhammed ishte i dërguar i tij.

3. Që raca e bardhë është e mallkuar ndërsa raca jo e bardhë është
raca e zgjedhur e Allahut i cili sipas fesë së tyre ishte edhe ai i
zi.

Këto ishin tre pika kyqe të këtij sekti i cili po pushtonte zemrat e
atyre të zinjve-afro-amerikan që urrenin pamasë padronin e tyre të
bardhë, pra racën e bardhë. Për një kohë të gjatë Malkolm X jepte
ligjërata duke shpjeguar në mënyrë fantastike idetë të cilat i
tregoheshin nga lideri i sektit. George Breitman shkruan në librin e
tij "The man and his Ideas" :


"Stili i të folurit ishte i vecantë, direkt si një shtizë duke iu
shmangur zbukurimit. Ai përdorte metamorfoza dhe figura ligjëratash
që ishin të qarta dhe të thjeshta, të ndodhurat e zakonshme,
eksperiencat e përditshme të publikut të tij.

Ai e dinte se cfarë masat mendonin dhe sesi ndiheshin, fuqinë e tyre
dhe dobësitë e tyre. Ai arrinte drejt në mendjet e tyre dhe zemrat e
tyre pa shpërdoruar asnjë fjalë dhe ai kurrë nuk i zhgënjente ata.
Përkundër aftësive të tij të jashtëzakonshme për të lëvizur dhe
afruar dëgjuesve të tij qëllimi i tij kryesorë ishte arsyeja, jo
emocionet. . . . . . .

Unë dua vetëm të përcjell idenë që rrallë ka qenë një njeri në
Amerikë më i aftë në komunikimin e ideve tëë njerëzve të shfrytëzuar
dhe ajo nuk ishte vetëm mënyra teknike e cila mund të mësohet dhee të
praktikohet nga të gjithë por që ishte një rast i rrallë për një
njeri me një bashkim më të afërt me të shfrytëzuarit i aftë për t'i
folur atyre sepse ai identifikohej me ta një shprehim autentik i
luftës së tyre për liri. . . . . . "


Pas popullaritetit të madh të Malkolm X xhelozia ndërmjet strukturave
të larta të sektit hyri thellë. Pritej vetëm një pretekst për
largimin e tij nga sekti dhe ky ndodhi kur Malkolm X komentoi mbi
vrasjen e Presidentit Amerikan Kennedi: "Pulat kthehen për tu pjekur"
kështu e komentoi Malkolmi vrasjen e Presidentit amerikan që u
keqinterpretua nga mediat amerikane sikur Malkolm X ishte i kënaqur
me vrasjen e Presidentit. Por që u hodh poshtë nga ai pak më vonë.
Komenti i Malkolmit mbi të që kishte thënë pak kohë më parë ishte se
krimet e shoqërisë amerikane sollën vrasjen e Presidentit.

Këto komente nuk e kthyen më Malkolmin në pozicionin që gëzonte më
përpara. Por e kthyen atë në një ndjekës të thjeshtë të sektit e më
vonë as si i tillë. Përpara se të ndodhte kjo gjatë një ligjërate të
Tij në Xhaminë Nr 7 të sektit ai u njoh me një sudanez musliman me
emrin Ahmed Osman i cili gjatë një ligjërate e kundërshtoi mendimet e
Malkolmit si të papranueshme në islam.

Studenti nga Sudani në një bisedë me shkrimtarin amerikan Paul
Findley rreth personazhit të Malkolm X-it tregon se i ka
thënë: "Islami siç e kuptoi unë atë nuk bën dallim mbi racën,
kombësinë ose ngjyrën. Por në ligjëratën tuaj ju i dënuat njerëzit e
bardhë"


Që nga ky moment Malkolmi u miqësua me djaloshin nga Sudani. Ky i
fundit pas interesimit të Malkolmit për të ditur më shumë i dërgoi
fletushka dhe libra mbi fenë islame të cilat u mirëpritën nga ai.


Pas mospranimit të tij në seancat ligjëruese të sektit Malkolm X
filloi të merrte pjesë në të premtet në Fondacionin islamik në Nevv
York ku studenti nga Sudani shpesh shkonte. Aty u njoh me Profesorin
egjyptian Dr Mahmud El-Shuarbi i larguar nga Universiteti i i Kairos.
Nga bisedat me Dr Shuarbin Malkolm X mësoi gjërat themelore të
islamit dhe pikat në të cilat sekti Nation of islam biente ndesh me
islamin e vërtetë. Malkolmi pas pranimit të islamit të vërtetë ka
thënë:"Unë gjithmonë kam mbajtur një mendje të hapur e cila është e
nevojshme për fleksibilitetin që duhet të shkojë dorë më dorë në cdo
formë inteligjente për të kërkuar të vërtetën".


Një dokument i dalë kohët e fundit nga arkivat e Fondacionit islamic
të Nevv Yorkut paraqet qartë dëshminë e tij me shkrim: "Dëshmoj se
nuk ka zot tjetër përvec Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i
Tij"

Në autobiografinë e tij Aleks Harley tregon për cfarë ai ka thënë në
publik:

". . . sjelljet dhe besimet e mija kishin ndryshuar? Unë i tregova
atij që islami që unë besoj tani ishte islami i cili ishte shpallur
në Mekë - që nuk ka Zot tjetër përvec Allahut dhe që Muhammed Ibn
Abdallah i cili ka jetuar në Qytetin e shenjtë të Mekës 14 shekuj më
përpara ishte i dërguari i fundit i Allahut".

Dr Shauarbi më vonë do të fliste për leksionet private me
Malkolmin:"Unë nuk mund ta ndihmoja por habitesha nga dëshira e tij
për të mësuar rreth islamit. Ndonjëherë ai edhe madje qante gjatë
kohës që versetet e Kur'anit i lexoheshin".

Në këtë periudhë ai formoi dy organizata Muslim Mosque Inc dhe Afro-
american unity.

I këshilluar nga Dr Shauarbi Malkolm X ndërmerr udhëtimin e tij për
në Mekë i sponsorizuar nga motra e tij Ela e cila edhe ajo kishte
pranuar islamin e vërtetë.

I pritur përzemërsisht nga muslimanët atje të cilët kishin ndjekur me
vëmendje mediat amerikane, u mahnit nga bujaria dhe sjelljet e
arabëve në vecanti dhe muslimanëve në përgjithësi sa arriti të
thoshte në një letër të dërguar për të shoqen e tij Betty Shabazz:

"Kurrë nuk do të kisha madje menduar të ëndërroja që unë do të
bëhesha një pritës i të tilla ndereve… ndere që në Amerikë do të
bëheshin për një mbret – e jo një zezaku".

Në haxh ai përjetoi atë kënaqësi që përjetojnë miliona musliman që
shkojnë për të nderuar tokat e shenjta [dhe kryer shtyllën e pestë të
islamit] si traditë e trashëguar që nga Profetët e lashtë. Ai
përjetoi ato fjalë që Muhammedi salallahu alejhis ua selam ka thënë
që para 14 shekujsh:

"I gjithë njerëzimi ka ardhur nga Ademi dhe Hauaja, një arab nuk
është superior nga një joarab gjithashtu një i bardhë nuk është
superior nga një i zi as një i zi nuk është superoir ndaj një të
bardhi përvec nga devotshmëria dhe veprat e mira. Mësoni që çdo
musliman është vëlla i çdo muslimanit dhe që muslimanët përbëjnë një
vëllazërim. Asgjë nuk është legjitime për një musliman e cila i
përket një vëllai musliman tjetër përderisa nuk i jepet me dëshirë
dhe vullnet" [Haxhi i Lamtumisës]


Pas triumfit shpirtërorë që Malkolm X [ku pas Haxhit e ktheu në El-
Haxh Melik el-Shabazz] përjetoi në oazet e Arabisë tha:

"Vëllazërimi! Njerëzit e të gjitha racave dhe ngjyrave nga të gjitha
anët e botës duke u bashkuar si një!Më ka provuar mua fuqinë e Zotit
të vetëm. . . . Të gjithë hanë si një dhe flejnë si një. Gjithçka që
harmonizonte atmosferën e peligrinazhit ishte barazia e njeriut nën
një Zot".


Aty ai e hodhi pikëpamjen e tij të vjetër në mbeturinat e të kaluarës
duke i lënë vendin vizionit të ri - atij islam. Hodhi poshtë
adhurimin e çdokujt tjetër përvec Allahut. Iu largua devijimeve të
bëra nga sekti Nation of islam duke iu bashkangjitur Ummetit të
Muhammedit salallahu alejhis ua selam. Gjithashtu pranoi racën e
bardhë si motër të racës së zezë ai këtë e shprehi:

"Në Amerikë "njeriu i bardhë" kuptohet nga sjelljet dhe veprat
kundrejt afro-amerikanëve dhe kundrejt të gjithë të tjerëve të cilët
klasifikohen si jo të bardhë. Por në botën muslimane unë kam parë që
njerëzit me kompleksitet të bardhë ishin shumë më të miqsueshëm sesa
as një tjetër të ketë qënë. Atë mëngjez ishte fillimi i një ndryshimi
radikal në tërë pikë pamjen time rreth rracës së bardhë".

Pas haxhit El-Haxh Melik el- Shabazzi u kthye në Amerikë duke pasur
parasysh lutjen e gjykatësit të Arabisë Saudite të asaj kohe Shejh
Muhammed Harkan:

"Unë shpresoj që ju të bëheni një thirrës i madh i islamit në
Amerikë" dhe përgjigjja nga Malkolmi ishte "do të përpiqem ta
përmbush".

Mbas kthimit nga Meka filloi të jepte ligjërata në Universitetet e
shumta të Amerikës nga ligjëratat e tij njerëzit hynin në islam me
turma. Ai vetë e pa me sytë e tij:

"Islami ishte në marshim por unë e di që me metoda në marrëdhëniet
publike numri i të konvertuarve të ri që i kthhen Allahut mund të
kthehet në miliona".

Më 21 shkurt 1965 duke dhënë një ligjëratë në Audubon Ballroom në
Harlem sapo tha "Es- Selamu alejkum vëllezër dhe motra" tre persona
qëlluan 16 plumba shotgunësh në drejtim

të tij… trupi i tij u rrëzua për dhe, pastaj vdiq në spital. Nga
shumë drejtime mendohet se kryerësit e atentatit ishin të paguar nga
FBI.

Studenti nga Sudani i cili foli në Qendrën Islame të Gjenevës tha
që:"Bota muslimane e njeh el-Haxh Melik el-Shabazz si një vëlla gjaku
dhe një hero i cili ka vdekur në fushëbetejën e besimit në islam".


Trashëgimia e këtij lideri mbeti në fjalët e tij që sot e kësaj dite
po pushtojnë zemrat e mijëra njerëzve që "...vetëm kur njerëzimi do
t'i nënshtrohej Zotit të vetëm i cili krijoi të gjithë, vetëm atëhere
njerëzimi do t'i afrohej paqes për të cilën kaq shumë flitet…për të
cilën pak është parë të veprohet".


[Ammar] Ardit Kraja

Marre nga Albislam

Besoj tani e kuptojne me mire cdo njeri se kush ka qen Malcolm X.

Vazhdim te mire...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X Empty
MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X   HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X EmptyFri Nov 28, 2008 2:36 pm

Shikone filmin Malcolm X , i cili bazohet në jetën tij.

Zgjat afro 4 orë nëse nuk gabohem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X Empty
MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X   HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
HISTORIA E NJE REVOLUCIONARI ZEZAK - MALCOLM X
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e Kosovës
» Historia e Skenderbeut
» Historia e Kosovës
» Historia e Shqiperis?
» C'ESHTE HISTORIA..?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Bota-
Kërce tek: