Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Historia e Shqiperis?

Shko poshtë 
+2
rolling
Mysafir
6 posters
AutoriMesazh
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Historia e Shqiperis? Empty
MesazhTitulli: Historia e Shqiperis?   Historia e Shqiperis? EmptyTue Jul 22, 2008 5:35 pm

Ajo qe bashkon me shum Shqiptaret dhe gjdo komb tjeter,
ajo qe esht fillesa e gjdo bashkesie esht Historia.
Ajo esht Histori qe daton fillimet e gjuhes se tij,fillimet e kultures se tij,fillimet e ekzistences se tij qe i jep kuptim identitetit qe krijojm,karakterit dhe shum prej aspiratave te jetes son,
Shqiptaret nuk kan nje Histori te mbushur me triumfe e mboshtje popujsh,nuk kemi nje Histori superfuqish ,megjithat ne kemi nje Histori nder me te lashtatr e rajonit ton.
Gjurmet e paraardhesve tan i shohim tek perendit e lashta Greke qe ata i gjeten ne ket truall,tek simbolet e shum mbreterive mesjetare europiane dhe qe sot jan pjes e tyre.
Ndoshta fati deshi qe ne mos te kemi nje gjuh Shqipe te shkruar qe te trashegonim qe me par ,Historin ton,por ama kemi goxha per te then e per te treguar per vehten ton neper shekuj.
Ne ishim ketu ne jemi akoma..... kjo esht Historia e popullit tim.fla


Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Historia e Shqiperis? Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperis?   Historia e Shqiperis? EmptyTue Jul 22, 2008 7:12 pm

nje gje interesante, machiavelli e permende pirron ne librin e tij "princi"

shikoni librim me titull "sundimtari"(eshte e njejta me "princin")ne faqe 37 ne fund te faqes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Historia e Shqiperis? Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperis?   Historia e Shqiperis? EmptyTue Jul 22, 2008 7:14 pm

noshta jemi popull i shtypur, por jemi popull qe kemi themel te forte e te qendrueshem, kjo shypje na ka bere shume imun,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Historia e Shqiperis? Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperis?   Historia e Shqiperis? EmptyWed Oct 28, 2009 5:41 pm

ARVANITËT DHE VLERAT E TYRE

(Histori të vërteta të studiuara nëpër arkivat dhe librat e autorëve grek).


Arvanitët janë një realitet në shtetin e ri Grek. Ata kanë luftuar në revolucionin e 1821 bashkë me grekët kundra osmanëve turq, për formimin e shtetit të ri grek, arvanitët e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Hartuesit e shoqërisë greke qenë tre shqiptarë nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami.

Për mohimin e kontributit arvanitas në krijimin e shtetit të ri Grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhë baltë mbi disa figura të shquara heroike të Revolucionit Grek të 1821, që ishin arvanitas pra shqiptar, duke i quajtuar tradhëtar, burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi.

Kështu ata politikanë dhe historianë grekë që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që të pritnin rrënjët arvanitase të ekzistencës në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeqës, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencën e racës arvanitase në Greqi.


Arvanitasit heronj dhe kryeministra të Greqisë së Re

Është fakt që tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heroit e Revolucionit të 1821, ishin arvanitë ose shqiptarë.

Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821, përveç që ishin pjesa dërrmuese e popullit grek në periudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitët ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të toleronte poshtrimet e skllavërisë.

Revolucioni i 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arvanitasve të
Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishujve të Hidrës, Specas, dhe Psaron.

Populli arban ose shqipëtar në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë.

Arbanët janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që mbrojten jo vetëm vërtetesine e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikën, vallet dhe këngën popullore të tyre.

Më 1647, konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird, vërtetoi se `'Komitat e periferisë të Athinës, Atiki aq edhe në More, janë të gjithë arvanitë''.

Arbani ose shqiptari kudo ku luftoi në Ballkan u nderua për heroizmin e tij në Revolucionin e Aleksandër Ipsilantit në Moldavo- Vllahi.

Arbanët luftuan tre shekuj më parë për lirinë e Qipros me në krye arvanitin poet Manoli Blesi, që ky poet përmendë në poezitë e tij të gjithë arvanitët e tjerë që luftuan në rrethimin e Lefkosisë.

Arbanët kudo që u ndodhën, largë zemrës së atdheut amë Shqipni, nuk e harruan atë.

Më 1854 e Teodor Griva me një bashkim të madh arvanitas dhe djalin e
tij Dhimitrin marshuan në drejtim për çlirimin e Shqipnis, por që ky marshim dështoi me ndërhyrjen dashakeqe të fuqive perëndimore dhe në veçanti të Francës.

Më 1901-1907, gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italisë, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqiperise për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perëndimore.

Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliste Admiral Miauli
Boçari dhe gjith Suli...

Disa nga shqiptarët ose arvanitë heronjë të revolucionit të 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të drejtë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri do tu këndonte shqiptarve heronjë të revolucionit grek të 1821.

E kush e bëri Morenë, ( Greqinë )
Gjith shqiptarë qenë,
S'ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boçari )
Xhavela e Mjauli?
Shiptar, bir shqiptari,
Me armët e Shqipnisë.
Iu hodh themelin Greqisë.

Shqiptarve u takoi nderi më i lartë që ti sjellin kurorën e Greqisëmbretit të saj Othon, sepse të tre antarët e komisjonit që u dërguan ishin shqiptar, Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa. Revolucioni grek i 1821 është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Bile shteti që u krijua mbas vitit 1821 podhuajse shumica e banorve flisnin në Greqi gjuhën shqipe.
Ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm të pranojnë
fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimëris të heronjëve shqiptarë, grekërit morrën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova e deri në Poleponezi dhe e bënë të tyrin.

Mirëpo, grekërit e deformuan këtë veshje të bukur që vishej nga kombi i Arbërit duke shtuar palët e fustanit nga 60 në 200 palë. Në xhaketë, në mengët e lira, shqiptarët nuk i fusin krahët, ndërsa grekët i fusin ato. Fustanella shqiptare është e gjatë deri 10 cm poshtë gjurit, ndërsa grekërit e shkurtojnë sa më shumë, sa mbulon vetëm prapanicën.

Arvanitët, këta luftëtar trima, heronjë të Revolucionit të 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit të ri grek, që drejtuan Greqinë drejt ndërtimit të jetës europjane.

Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmon nga vartësia e Fanarit të Stanbollit.

Kur arvaniti Dhimitër Vulgari ishte kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për t]u bashkuar me Greqinë.

Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte president i Greqis (1925-1926) u
arritën shumë marrveshje të rëndësisshme në fushën e politikës dhe
kulturës me Shqipërinë. Më 1926 arvaniti Teodor Pangallo gjyshi i ish-ministër i jashtëm dhe i kulturës greke më 1997-2000, me të njëjtin emër Teodor Pangallos, Kur ishte president i Greqisë më 1925-1926, bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve në Gjenevë se: `'Republika Greke njihte minoritetin shqiptar që jetonte në Greqi, dhe nuk i konsideronte më shqiptarët muhamedanë popullsi turke.

- "Dhe se teza që ortodoksit shqiptarë janë grekë, që është përkrahur deri më sot nga shume njerez, është e gabuar dhe është hedhur poshtë nga të gjithë. Pasi ajo mori të tatëpjetën dhe arriti pikën që s'mbante më, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë `'vorioepiriote,, që
mëshironin skaje me ekstreme të këtij mentaliteti të sëmurë''. - Kjo pjesë e deklaratës së ish-presidentit grek me gjak shqiptari 1925-1926 Teodor Pangallo në Lidhjen e Kombeve, është botuar në periudhën e provokimeve të gushtit 1949, në gazetën `'Akropolis'' dhe është ribotuar në vitin 1974, në librin `'Përmbledhje e Teodor Pagallo'' vëllimi i dytë 1925-1952, faqe 111-115.

Kur ishte president Teodor Pangallos marrëdhënit midis dy shteteve
1925-1926, ishin më të mirat e deri tanishme. U hoq kufiri midis dy fqinjëve, shumë djem shqiptarë studiuan falas në shkollat e Athinës, bashkëpunimi tregëtar ishte i suksesshëm etj. Arvanitas të tjerë që u bënë kryeministra të Greqisë kemi; Gjeorgjio Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanasio Miauli, Dhimitër Qiriako, Emanuil Repili, Pavlo Kundurioti, Aleksandër Koriziu, Petro Vulgari, Aleksandër Diomidi, Kiço Xhavella etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mirsadi
Fillestar/e
Fillestar/e
mirsadi


Male
Numri i postimeve : 12
Age : 28
Vendi : vushtrri/kosov
Registration date : 14/11/2009

Historia e Shqiperis? Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperis?   Historia e Shqiperis? EmptyFri Nov 27, 2009 4:22 pm

per hajr te gjithve anetareve bajraMin` ALLAHU`qofte me ju ne qdo qast ju uroj edhe diten e flamurit shpresojme qe heren tjeter ta festojme ne shqiperin e pavarur
`SELAM`SELAM`SELAM`
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mirsadi
Fillestar/e
Fillestar/e
mirsadi


Male
Numri i postimeve : 12
Age : 28
Vendi : vushtrri/kosov
Registration date : 14/11/2009

Historia e Shqiperis? Empty
MesazhTitulli: URIME   Historia e Shqiperis? EmptyFri Nov 27, 2009 4:27 pm

Me shpres qe keto festa ne vitin ae ardhshem do ti festojme ne liri e bashkim ju uroj te gjithve anetareve bajramin dhe diten e flamurit ju falanderoj dhe ju peruroj per vendosmerin qe te vazhdoni luften per liri e pavarsi
`ALLAHU JU SHPERBLEFT E URIME URIME URIME`
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Historia e Shqiperis? Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperis?   Historia e Shqiperis? EmptyTue Mar 09, 2010 4:04 pm

Kohë pas kohe po Lindin Burra të mendjes dhe lapsit si Koqo Dane .

SHQIPTARET PENG I SË KALUARËS APO KOPJIM I SKENAREVE RETROGRADE

Pas rëniesë së Lidhjes dhe dëmtimit mjaftë të madhe të élitesë shqiptare, Ymerit, Abdylit, Vaso Pashës, Ali Pash Gucisë, komandant Mic Sokolit dhe shumë burrave të tjerë, në veçanti të dëmeve në njerëz, ekonomi, rrënim dhe kallje të fshatrave të tëra shqiptare, pushtimit të Kosovës Lindore, dhe të mbi 30.000 km. tokë të okupuara të atdheut nga Serbia, Mali i zi dhe Bullgaria, do të kalojnë afro tri dekada të tjera, të luftrave për të ardhur vetëm më 28 nëntor 1912, të shpallës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Populli shqiptarë në Shqipëri, por edhe shqiptarët kudo që janë, po i afrohen një shekullit nga shpalljes e pavarësisë, më 28 nëntor 1912, në Vlorën heroike. Kurse Kosova, do të festojë diçka më shumë se katër vjet të çlirimit nga okupimi serb, më 17 shkurt të vitit 2012. Më shumë sfida, mundimet, luftratë dhe viktima, popillit shqiptar para, gjatë dhe pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, qershor 1878/1881, nuk ia doli, që të çlirohet i tëri, në trojret e tij etnike. Në këtë luftë të gjatë shekullore, në gjysmën e dytë të shekullit XIX-të, me gjithatë, shqiptarët ia dolën që të krijojnë Shqipërin “Vlonjate”, të Ismail Qemal Vlorës,, apo siç i thuhet ndonjëherë Shqipërisë, “Londineze”. Rrrol të vaçantë në rrugën e gjatë të pavarësisë kishte formimi i Komitetit të Stambollit, mbajtur më 18 dhjetor të vitit 1877, në Stamboll. Në përpilimin e Programit politik, ushtarak, diplomatik dhe strategjik morën pjesë: Pasho Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, ( njëherit kryetari i Qeverisë së parë shqiptare me seli në Prizren), Zia Prishtina, Sami Frashër (filologu i parë shqiptarë i kohës së re), Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Sead Toptani, Mustafë Nuri Vrioni, Mane Tahiri etj.Kjo elitë e kohës shqiptare Përpiloj Programin e Kryengritjës kundërosmane, respektivishtë, për mbrojtjen e tokave shqiptare, të cilat rrëzikoheshin në mënyrë përmanente pas Luftës ruso-turke 1775-76. Ishte një përshpejtim i rreptë të shpetohet, ajo që mund të ruhej dhe mbrohej, nga nxitja e Perandorisë cariste ruse pro sllavëve të jugut, sidomos të Serbis, Bullgarisë dhe Malit të Zi, për zgjërim dhe luftra e reja pushtuese në dëmë të tokave shqiptare. Madje, këto shtete pretendonin okupimin e tërësishëm të tokave shqiptare. Historia e ngjarjeve do të vazhdojë me Komitetin e Janinës, më në krye Abdyl Bej Frashërin, i cili do të prijë delegacionin dhe në Prizren do të zgjedhet udhëheqës i Ligës. etj,. Sepse, gjithçka shqiptare u vu në rrëzikë me fillimin e Krizës Lindore dhe luftrave ruso-turke, në të cilat Turqia, pësojë humbje serioze të shumë teritoreve, në Veri dhe Lindje të G. Ballkanik etj. 1875/76. Pas rëniesë së Lidhjes dhe dëmtimit mjaftë të madhe të élitesë shqiptare, Ymerit, Abdylit, Vaso Pashës, Ali Pash Gucisë, komandant Mic Sokolit dhe shumë burrave të tjerë, në veçanti të dëmeve në njerëz, ekonomi, rrënim dhe kallje të fshatrave të tëra shqiptare, pushtimit të Kosovës Lindore, dhe të mbi 30.000 km. tokë të okupuara të atdheut nga Serbia, Mali i zi dhe Bullgaria, do të kalojnë afro tri dekada të tjera, të luftrave për të ardhur vetëm më 28 nëntor 1912, të shpallës së Pavarësisë së Shqipërisë. Me 12 nëntor të vitit 20012, përplotësohet një shekull i plotë, përkatësishtë katër vite të pavarësimit të Kosovës. Nëse e analizojmë përiudhën paraprake të një shekulli të kaluar, mund të konkludojmë se në periudhën, për aq sa ekziston një gjysëm shteti shqiptar, pa gjysmën e territoreve të cila mbetën jashtë këtij shteti, sistemet, të cilat u krijuan në Shqipërin, prore të quajtor Vlonjate, madje Londineze (shprehje këto, sipas përcaktimit themelues dhe datave të krijimit e të zyrtarizimit të shtetësisë), mund të themi lirishtë se brenda këtij shteti, asnjë herë, nuk u krijuan kushte të volitëshme për nxjerrjen e teritoreve të okupuara me luftra, hile, dhe ndërskamca të të huajve, thenë troç, të fuqive në Europë dhe fqinjëve në Gadishullin Ballkanik.Por, sinqerisht duhet pranuar se kjo pjesë e atdheut, asnjë herë, nuk qe në gjendje që t`i hap letratë, fuqinë, mendjen dhe forcën, për t`i kthyer tokat e veta në bashkësinë dhe në kufijt e natyrshëm të Shqipërisë etnike. Luftërat sistemore, mos pranimi i kontinuitetit moral, politik, programor dhe strategjik, luftërat e pa ndalshme në mes qeverive, Zogu, Noli, prapë Zogu, kapitullimit, Luftëratë botërore, e Para dhe e Dyta, krijimi i Shqipërisë socialiste, periudha Enveriste. Rrënimit të gjithçkaje, me një revanshizëm tepër agresiv të atij ndërtimi, shkollimi dhe përparimi, etj në vitin 1990/91. Pra e tërë asaj që ishte ndërtuar, apo “rrënuar” dyzetë e pesë vite rresht, me ndryshimet dhe rënien e sistemeve socialiste në Europë, dhe rënien e Murit të Berlinit. Së fundi edhe në Shqipëri me forca të “ reja do të sjellet e ashtuquajtura; demokraci”, “epokë e demokracisë” etj. Por, edhe e rrënimin të sistemit totalitar, periudhës së shkurt të Ramiz Alisë, dhe të këtyre 18-vjetëve, të kësaj “demokracie”, janë shëmbuj të këqij, të ndërtimit të një sistemi, vërtetë vlerash pluraliste demokratik. Por, u pa sa egërësishtë u ndërtua mbi parime revanshizmi. Shtet, jo në baza të shndosha juridike, ekonomike dhe sociale. Ky rifillim nuk u dëshmua isuksesëshëm të paktën deri më tani. Përkundrazi, kjo periudhë është me plotë të papritura dhe me ngjarje makabre. Siç ishte kallja dhe rrënimi i gjithëçkaje, gjatë viteve të 90-92. Çështja e okupimit të ambasadave, vërshimit të popullit drejt detit dhe Italisë fqinje, jashtë atdheut, krijimi i partive, revanshizmi dhe urrejtja mes partive, klaneve dhe ngjarjeve të vitit 1997, pikërishtë atëherë, kur Shqipëria i duhej mbas shumti Kosovës etj. Këto dhe skenare të tjera të papritura, luftërat dhe antagonizmat e klaneve, vrasja e të ndjerin Azem Hajdari, grupeve dhe individve pa fije patriotizmi,, skemave piramidale, Otrantoja, Gërdeci etj, korrupcioni, papunësia, liria e pamjaftueshme dhe jo korrekte e masmediave dhe një mori çështjesh të tjera, janë vërtetë çështje, të cilat në vijimësi dëmtuan, dhe janë duke shkaktuar dëme, teritoreve dhe popullsisë autoktone, jashtë vendit, ( vëllazërve shqiptarë të një gjuhe, një historie genesh dhe gjaku, të një kombi a gjeneze) në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Greqi, etj etj,. Këshillimet dhe ndihmat morale, juridike, diplomatike etj, nga faktorë intelektualë shqiptarë të Shqipërisë, prore janë me hile, jo gjithëherë të ndershme dhe kombëtare. Nëse një Koqo Dane, apo një Paskal Milo, Pandeli Majko dhe ndonjë burrshtetas, apo një numër i analistëve këshillojnë dhe bëhen transparent të çështjes, pjesa tjetër ose heshtë, ose janë aq të zënë me “konflikte partiake”, si opozita, po ashtu edhe pozita shëmbulli konkretë po e zëmë z. Gjinushi, z. Gjuveli, apo Lesi e personalitete të tjera në positë dhe në opozit, por 18-vjetë rreshtë në politikë asnjëherë nuk u është ndierë zëri për Kosovën, apo pjesët tjera shqiptare. Sodomos, pjesa dërmuese e parlamentarëve, kaherë nuk reflektojnë asgjë për çështje të tokave jashtë Shqipërisë. Pra për “foshnjën”, Republikë e Kosovës”! Duke ditur se sa ka nevojë një shtet një-vjeçar, për dhe prej amës dhe njerëzve të saj. Andaj, çështje imidiate dhe së tepërmi e domosdoshme e hapësirës mbarëkombëtare, kurrë nuk u mor dhe nuk është duke u kuptuar seriozisht! Sot e kësaj dite, nuk u programua asnjë platformë, program kohe, strategjie apo vendimi serioz, siç ishte të zëmë Programi i Komitetit të Stambollit të vitit 1778, të Lidhjes së Prizrenit, qershor 1878, Lidhjesë “Besa Besë të Pejës, Mbledhjes në Mukjës, të 1943/44, të Kryengritjës së Drenicës 1944/45, sidomos të Mbledhjes së Kumanovës , qershor 1999, pra Luftës dhe të UÇK-së, të vitit 1997-1999, dhe kështu me rradhë. Përkundër asaj ndihme intelektuale dhe njerëzore, të cilën e ofroj pjesërishtë, Shqipëria me refugjatë, dhe me ato pak armë, të cilat u sollën me njëqindë sfida, dhe mundime sakrifikuese të djemëve shqiptarë të UÇK-së etj. As një shqiptar, nuk është në dakord, që në rrethana të cilat janë të disfavorshme, krijojnë viktima dhe shkatërrime, që të shkohet në ndonjë aventurë, e cila mund të përkojë më zgjidhjen dhe çështjen mbarkombëtare. Vërtetë, të gjithë ata, të cilët sot bëjnë përpjekje serioze, për çështje mbarëkombëtare, janë intelektualë, njerzë të penesë, dijës dhe të përkushtimit, për krijimin e platforms së përbashkët për bashkim, unifikim dhe për zgjedhje të mundshme dhe të domosdoshme të çështjes kombëtare. Prandaj,, çdo shqiptar, është i pajtimit, që të punohet shumë më tepër, që të mos ndodhinë ngjarjet makabër, të cilat u përmendën më sipër. Që të mos bëhën aq shumë gabime, përçarje, egerësime dhe luftëra aq të pakompromis, sharje, ofendime, fyerje dhe nënçmime të llojit makabër. Sepse, ne kemi nevojë për t`i kopjuar demokracitë fundamentale, të cilat në botë vërtetë janë të pakta, por janë historikisht të çmuara dhe të arsyeshme bje fjala në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Perëndimit në Europë në përgjithësi, botën skandinave në veçanti etj. Ja vlenë të përshëndetën të gjitha lëvizjet të cilat bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme, për bashkimin kombëtar.Por, ato së pari duhet bashkuar.

Shqipëria, Kosova dhe Ilirida (Maqedonia shqiptare) përherë janë peng i sistemeve dhe i kopjimeve të huaja jodemokratike)!

Mbase, kopjimi i sistemeve të huaja, sidomos i atyre okupuese, rënja nën influenceën e servilizmit, klaneve dhe lakëmisë për individualizëm klanor, pasurim familjar, për mungesë të kulturës, patriotizmit, mungesë të ndërgjegjiesë afatëgjatë, ndikimit dhe nënshtrimit të të huajve, deri në atë masë siç u veprua me Kosovën e pas Luftës. Me kushtetutën e saj, pranimin servil të çështjeve të simboleve jokombëtare, me “Pakon e një njeriu, i cili kam bindjen se ka vepruar më shumë nën ndikimin e pales ruso-serbe, se sa që i ka interesuar dhe i ka kontribuar çështjes dhe zgjedhjes të problemit politik shqiptarë, pra Kosovës etj. Ai as që ka dashur të njehë, apo të merret më ndonjë studim të çështjes shqiptare në përgjithësi, apo të Kosovës në veçanti. Por, ai mori çmimin “NOBEL”, për këtë gjysmë zgjedhjeje, pa të drejtën e vetëvendosjes dhe me lënjen peng të Kosovës me zonën veriore etj. Megjithatë, vetë shqiptarët andej dhe këtej, janë ata të cilët, akoma janë duke ëndërruar, por edhe duke punuar, për situate konvenuese profitabile, individuale e klanore përsonale. Kursesi kombëtare apo mbarëkombëtare. Shëmbuj konkret, janë fushatatë para dhe zgjedhore. Luftërat e egëra si të gjelave dhe demave, vetëm për pushtet dhe karriga. Egërsia e të cilave i tejkalon të gjitha përmasat kulturore, humanitare e njerëzore. Rasti më i freskët është ai në Maqedoninë. Shqiptarët dhe partitë e klaneve të tyre shqiptare në vend se të shkoninë më një kandidate, ata u rradhitën në një luftë të përçudët tre veta, duke humbur shansin që të tretë. Kjo, tani kështu është duke ndodhur edhe në Shqipërinë e para zgjedhjeve për 28 qershorin e këtij viti. Lufta është aq e egersuar dhe e pakombpromis, mes pozitës dhe opozitës, sa që e para ka filluar të përsërisë, slloganet e njëjta rreth Prokurorisë, Gjyqit Suprem etj. Dikush mund të thoshte: Po pse duhet të përzihet një analist a qytetar i Kosovës në punët zgjedhore në Shqipëri. Po, nëse mbajmë fjalën, “ një komb, një qendrim” dhe nëse jemi vëllazër të një gjaku, trungu dhe të një gjuhe, këto sjellje, veprime dhe këto “historira” të dhembshme po na kushtojnë të gjithëve. Sidomos fëmijëve dhe gjeneratave tona të ardhshme. Çfarë po u lëmë atyre, prapa!? Grindje dhe vetëm grindje, përçarje dhe vetëm skamje, porosi dhe mesazhe të prapshta, jo humane etj. Gjithnjë gjatë një shekull, duke mohuar dhe vetëm mohuar, ata që shkuanë, sistemet që sollën dhe bartën etj. Kështu duke krijuar vakume, duke mos u ndërgjegjësuar për krijimin e bazës, programore, juridike e sistemore për një të ardhme sa më të qëndrueshme, për një zhvillim sa më të përshpejtuar, për një unitet sa më të kulturuar dhe për një krijim kushtesh më për të afërme të një historie e cila shpje drejtë unifikimit, standardizimit dhe të bashkimit të trojeve dhe hapësirës etnike. Po i afrohemi, përplotësimit të një shekulli nga formimi i Shqipërisë së Ismail Qemal Vlorës, 28 nëntor 1912. Dhe 28 nëntor 20012, ngase shqiptarët edhe pas një shekulli, janë të ndarë në 6 shtete. Rast unikat në botë. Kurrë, nëse ne nuk duamë, nuk përpiqemi dhe nuk luftojmë politikisht, organikisht dhe moralishtë, për vetën tonë, dhe kundër atyre që përherë qenë kundër nesh, atyre që punuan me shekuj për gllabërimin e tokave shqiptare, të tjerët qofshinë ata miqtë dhe aleatet tanë më të dashuritë, nuk do të na bashkojnë. Përkundrazi elemente të djallëzuara brend nesh, që përherë janë në skenë me lakëmitë e atyre çoroditëse, ne do të mbesim, kështu të ndarë dhe të përqarë edhe mëtutje në gjashtë shtete. Prandaj, kopjimi i sistemeve të huaja dhe jodemokratike, për ne, janë ngulfatje dhe peng i së ardhmës dhe i Shqipërsë etnike. Prandaj, garatë për zgjedhje, pozitë-opozitë, duhet të jenë shumë më demokratike, më të kulturuara, të ndershme dhe paraqitja e tyre duhet bërë, me ofrim programesh, përspektivash dhe zgjedhje idesh dhe jo me sharje, ofendime, futje hundësh dhe prekje në dinjitetin e personaliteti e të familjës, të paktën kur nuk ka fakte. E kundërta, u përketë skenareve të huazuara nga popuj e vende me civilizim të ultë dhe pa perspektivë. Sidoqoftë, hyrja në NATO, zgjedhja e një pjese të çështjes politike të Kosovës, qershor, 1999, 17 shkurti i vitit 2008, rruga Durrës-Morinë, Prizren-Prishtinë-Merdar, vazhdojnë të jenë fitore të reja, në këtë fillim shekull të njëzetë. Por, heshtja e politikajve, qeverive, kuvendeve, presidencave, sidomos e akademive, enteve dhe institucioneve shkëncore-arsimore dhe kulturore, në këtë masë, janë çështje të pajustifikueshme për çështjen e bashkimit kombëtar. Ndërsa rastet historike, janë të rralla, për çudi për shqiptarët vazhdojnë të jenë të dhembshme, sepse, ata janë të ndarë në gjashtë shtete, e rendë dhe e pakapshme, por edhe për fajin e vetë shqiptarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Historia e Shqiperis? Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperis?   Historia e Shqiperis? EmptyTue Mar 09, 2010 4:11 pm

Ky libër nuk mbaron me faqen e fundit si shumë libra të tjerë.



Do të doja të shfaqja një vlerësim mbase të papritur për lexuesin : ky nuk është një libër për të gjithë

Cfarë paska ndodhur vallë ? Ky libër ka probleme moshash apo sekreti ? As njëra e as tjetra. Libri “ Popull i tradhëtuar ” i Koço Danaj, që në titull tregon se nuk mund të jetë i përshtatshëm për të gjithë. Cila kategori nuk e do këtë libër ?

1-Eshtë kategoria popullore e “ besimtarëve ” të ngrohtë. Këta janë njerëz të mirë, por i mëshojnë vetvehtes me të drejtë dhe pa të drejtë, që ta detyrojnë vehten e tyre të besojë ato që thotë dëshira dhe jo atë që shikon syri dhe mëndja. Në Shqipëri tani ka shumë njerëz të tillë, sepse sapo është ndërtuar një qeveri e re e pas-krizës më të egër që ka parë ky vënd. Në këto kushte njerëzit kanë frikë se mos ju prishet kjo qeverisje, ose akoma më keq : se mos ju vjen përsëri periudha shkatërruese e Sali Berishës. Prandaj dhe kanë të drejtë të mbyllin sytë e të luten : “ Aman, mos më thuaj ndonjë fjalë të keqe për këtë qeveri ”. Eshtë mjaft njerëzore dhe deri diku normale për këtë kategori. Këta nuk kanë përse e lexojnë qysh sot librin e Koço Danaj. Mund të presin për një periudhë të mëtejshme, ndoshta periudhën kur këta njerëz do të jenë mërzitur me qeverinë e tyre, dhe atëhere libri do të jetë një ilaç për ta.

2-Këtë libër mund të mos e lexojnë ata që kërkojnë të tilla shkrime që shpesh quhen “ simite furre ”. Edhe këto janë shkrime të mira sepse e tregojnë ngjarjen aty për aty. Shpesh herë këto shkrime, mbase dhe libra dalin në konkluzione të gabuara përgjithësisht. Natyrisht kështu do të ndodhë përderisa ngjarjen e ke aq pranë fytyrës saqë nuk mund ta shikosh të tërën. Por ka dhe mjaft lexues që e duan ngjarjen të përshkruar dhe të analizuar aty për aty, edhe pse të papjekur mirë. Këta nuk kanë përse ta lexojnë këtë libër. Sepse libri “ Popull i tradhëtuar ” i lodh ata. Ky libër e ka pritur ngjarjen e Pranverës së egër 1997, që të distancohet pak nga pak, në harkun e një viti e pastaj e ka analizuar. Eshtë njësoj si me aparatin fotografik, që nuk pranon të fotografojë aq afër sa të dalë fytyra në flu ose dhe e deformuar. Edhe aparati fotografik e kërkon një distancë të caktuar që të të japë portret të vërtetë. Aq më shumë ngjarjet historike. Koço Danaj e ka “ përgjuar ” kohën deri në momentin kur portreti i ngjarjeve të fillimit të vitit 1997, është shfaqur si një hënë e plotë prapa malit plot me paragjykime , errësirë informative, pasione etj. Letërsia jonë politike ka shumë nevojë për libra të tillë.

3-Do të ishte mirë të mos fillonin ta lexonin librin edhe ata lexues që pëlqejnë të kenë ngjarje të rrafshta, të buta, të tjerrura si në netët e dimrit. Edhe këto bëjnë pjesë në një letërsi të përlqyeshme. Por kjo kategori lexuesish nuk do të ndjeheshin mirë me këtë libër. Arsyeja është se ky libër ka deduksione dhe jo përshkrim të ngjarjes dita me ditë ose ora më orë ; ky libër ka analizë politike dhe filozofike dhe jo “ tale ” ; ky libër nuk mbaron me faqen e fundit si shumë libra të tjerë. Mund të them se në faqen e fundit, lexuesi fillon të mendohet më shumë për atë që ndodhi në vitin 1997 në Shqipëri.

Prandaj mendoj që të paralajmëroj lexuesin për vlerën e këtij libri : Nuk është libër për të gjithë.
Frrok Cupi


Një libër që e njeh “ hilenë ” e historisë për të fshehur vetvehten


Prej kohësh më ka shqetësuar rreziku i mjegullimit dhe errësimit të historisë së dhimbëshme të ngjarjeve të vitit 1997. Shkrimtari Dritëro Agolli e pati shfaqur i pari këtë alarm, duke u shprehur se në një vënd të qytetëruar dhe në një shoqëri që funksionon mirë, për këto ngjarje duhet të kishin vërshuar botimet, duhej të ishin botuar libra. Ndërkaq siç dihet në muajt më të rëndë të atij viti edhe shtypi i përditshëm ishte i ndaluar, për shkak të gjëndjes së shtetrrethimit. Pak kohë më parë një komision i posaçëm parlamentar paraqiti raportin e vet mbi zhvillimet e trazuara të vitit të kaluar. Ishte me të vërtetë alarmuese pyetja që bëri një nga deputetët : “ Vetëm kaq di komisioni ? Po të jetë për kaq, jo ne, por dhe ajo pjesë e popullsisë që i ka ndjekur ngjarjet përmes ekranit televiziv, di më shumë se komisioni ”.

Ideja e tmerrshme se “ historia është e prirur për të fshehur vetvehten, më kishte trëmbur aq shumë, sa që kur mora për të lexuar librin “ Popull i tradhëtuar ”, bashkë me kumtin e autorit se “ ky libër u kushtohet mgjarjeve të vjetshme ”, gjëja e parë që më shkoi ndërmënd ishte të vëreja se a ka mundur autori ta njohë këtë hile të mbrapshtë të historisë dhe si ja ka dalë mbanë të zbulojë atë që priret të shmanget prej zonjës së njohjes.

“ Popull i tradhëtuar ”, është libri i parë që përpiqet ta kapë historinë sa pa u larguar e pa u vështirësuar për të mbritur tek e vërteta. Unë nuk di nëse autori e ka pasur në mëndje në formë të shprehur atë ide që më trëmbte mua, mendimin se historia e fsheh vetvehten, por jam i bindur se diku në vetëdijën e tij, apo në nënvetëdije ka qënë i njëjtë preokupim.

E çmoj këtë libër para së gjithash, për këtë kontribut. Historia ndërtohet me referenca. Të parat referenca janë letërsia dokumentare dhe ajo e analizës. Ne nuk patëm reporterë në këtë periudhë të vrazhdë për një njohje të drejtë për drejtë nga vëndi i ngjarjes. Së paku të kemi një analizë të kujdesëshme dhe të baraspeshuar të tyre. Libri “ Popull i tradhëtuar ”, u ofrua nga autori si hap i parë i mbarë.

Shaban Sinani


Në vënd të prologut


A mund të thuhet se urrejtja dhe dhuna e shekullit të 20-të, janë thjesht shëmbëlltyre e thelbit tonë të pashmangshëm? Po qe se kjo nuk është e vërtetë, atëhere si shpiegohen fatkeqësitë që kanë pllakosur sot botën dhe si mund të krijojmë një koncept më të thellë dhe të aplikueshëm? Çfarë aftësish kemi për ta realizuar këte¨? A është e mjaftueshme forca njerëzore apo mos vallë? ”
Glen Tinder


Vija politike që ndoqën politikanët shqiptarë gjatë periudhës 1991-1996 pati një fund tragjik, nje fund te turpshem. Në muajt shkurt-mars 1997, pushteti shqiptar per here te pare ne historine moderne te shtetit shqiptar, vendosi gjendjen e jashtezakonshme e pas kesaj, shteti shqiptar, pushoi së qëni. Elementët e tij bazë, që janë ushtria, policia dhe financa u shkatërruan plotësisht. Mbeti vetëm një pushtet i arnuar, i sakatosur, që u quajt qeveri e pajtimit kombëtar e cila kishte fuqi në Tiranë dhe përreth saj. Për të mbajtur rendin dhe qetësinë në Shqipëri, klasa politike shqiptare e pluralizmit e djathtë dhe e majtë, thirri në ndihmë forcat shumëkombëshe.

Janë shkruar me qindra analiza, janë dhënë me qindra opinione pse ndodhi një gjë e tillë. Janë bërë me qindra aluzione dhe supozime, që nga përzierja e fuqive të huaja dhe e shërbimeve të ndryshme sekrete, e rebelimit komunist, e mafies etj. Por opinionet dhe aluzionet janë të kota dhe nuk i japin përgjigje çështjes kryesore që shtrohet para çdo shqiptari. Ajo shtrohet në formën e dileme të madhe që qëndron pezull në ndërgjegjen e çdo shqiptari, në ndërgjegjen kombëtare: Edhe në kohën e Ahmet Zogut kishte rebelime, përzierje të shërbimeve të huaja, dhe në kohën e Enver Hoxhës kishte të tilla, por asnjëherë nuk u vu në pikëpyetje ekzistenca e shtetit shqiptar. Si shpiegohet që kjo ndodhi në kohën e “ demokracisë ”, në të cilën, sipas politikanëve shqiptarë nuk ka armiq? E dyta në gjithë historinë e shtetit shqiptar, gjëndja e jashtëzakonshme nuk u vendos as në kohën e monarkisë, as të komunizmit, por u vendos në kohën e demokracisë, kur gjithë propaganda europiane dhe botërore predikon krijimin e rendit të ri botëror dhe avantazhet e tij. Si shpiegohet një gjë e tillë? E treta: Populli shqiptar as në kohën e monarkisë e as në atë të komunizmit, nuk është ndodhur në pragun e luftës civile. Në pragun e kësaj lufte ai u ndodh vetëm në kohën e demokracisë. E katërta : Si shpiegohet që deri në datën 13 mars 1997, kur populli kryengritës ishte në këmbë dhe në llogore, numëri i të vrarëve ishte vetëm 27, ndërsa pas kësaj date kur frenat i morën në dorë politikanët, pra kur u krijua qeveria e ashtuquajtur e “ pajtimit kombëtar ”, numëri i të vrarëve arriti me mijra vetë ? Dhe, e fundit, në kohën e demokracisë, një popull i tërë ngrihet në revoltë kundër pushtetit të tij, duke kërkuar në fillim në rrugë paqësore dhe më vonë me mjete dhune dorëheqjen e këtij pushteti. Analiza dhe përgjigja shkencore e çështjeve të shtruara më lartë, do të jetë me interes të veçantë jo vetem per shpiegimin shkencor te ngjarjeve qe ndodhen ne Shqiperi ne pranveren 1997 por akoma me shume, ato do te jene me interes për një rishikim tërësor të predikimeve dhe propagandës së bërë deri më sot ndaj të kaluarës së Shqipërisë, ndaj historise se saj, ndaj të sotmes dhe veçanërisht ndaj së ardhmes së saj.

Atdhetarizëm apo kozmopolitizëm


Ngjarjet në Shqipëri në pranverën -1997, që nisën në jugun e vëndit dhe u përhapën shumë shpejt në të gjithe Shqipërinë, patën një jehonë të madhe në mbarë opinionin botëror dhe reperkusione të mëdha edhe në jetën politike dhe sociale të Shqipërisë. Përballë këtyre ngjarjeve që morën formën e kryengritjes popullore, shteti “ demokratik ” shqiptar u shëmb shumë shpejt. U deshën revoltat popullore që morën shkas nga shëmbja e fondacioneve piramidale, u desh shpallja e gjëndjes së jashtëzakonshme nga ish-pushteti shqiptar, që institucionet themelore të shtetit të shëmbeshin plotësisht. U shpërbë ushtria “ demokratike ” që në shumicën e rasteve kaloi në anën e popullit kryengritës. U shpërbë policia që nuk pranoi të qëllonte mbi popullin. U shpërbë dhe pushoi së ekzistuari shërbimi informativ kombëtar. Partia demokratike u detyrua ta lëshojë pushtetin. Opozita ishte e paaftë dhe frikacake ta marrë atë. Frut i frikës së klasës politike nga revolta popullore ishte krijimi i qeverisë së koalicionit që tragjikisht u quajt “ »Qeveria e Pajtimit Kombëtar» ” dhe ftesa për të dislokuar në Shqipëri forcat shumëkombëshe, të cilat e shkelën Shqipërinë për herë të dytë pas 85 vjetësh.

Ngjarjet që ndodhën në Shqipëri, janë bërë objekt i deklaratave, analizave, vëzhgimeve nga masa e gjërë e politikanëve shqiptarë dhe të huaj, të politologëve shqiptarë dhe të huaj, të publicistëve dhe mediave të shumëllojta televizive botërore. Por megjithse u shkruan me qindra dhe mijra artikuj dhe analiza, megjithse u dhanë me qindra deklarata dhe komente televizive, në morinë e shkaqeve të dhëna për shperthimin e këtyre ngjarjeve, në hipotezat e politikanëve, mungon evidentimi i thelbit real të këtyre ngjarjeve. Me disa përjashtime ky thelb “ çuditërisht ” është anashkaluar. Vërtet politikanët dhe analistët shqiptarë dhe të huaj, nuk janë në gjëndje të zbulojnë thelbin e këtyre ngjarjeve? Vështirë të besohet. Për propagandistët fanatikë partiakë, është normale të mos depërtojnë në thelbin e ngjarjeve, por të mbrojnë interesat e partive. Por për shumicën e politikanëve dhe analistëve të huaj kjo nuk qëndron. Ata kanë qënë dhe janë në gjëndje ta zbulojnë thelbin e këtyre ngjarjeve, ata e kanë ditur dhe e dinë mirë se kush qëndron në themel të këtyre ngjarjeve. Arsyeja përse nuk e kanë thënë hapur dhe në mënyrë të plotë, ka rrënjë të thella që lidhen me historinë e Shqipërisë veçanërisht me të kaluarën e saj, që lidhen me kuptimin dhe interpretimin e nocioneve të tilla si liri dhe pavarsi kombëtare, dinjitet dhe sovranitet kombëtar.
[/size]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Historia e Shqiperis? Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperis?   Historia e Shqiperis? EmptySun Mar 14, 2010 1:26 pm

Ti Bashkom un vij pas teje; nji retrospektiv shum vuliminoze qe po na vyejn si pik startim pe punet tjera ne vijim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Historia e Shqiperis? Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperis?   Historia e Shqiperis? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Historia e Shqiperis?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historija e shqiperis Kronologji dhe ngjarje
» Militantet qe bene historinë,Heronj te gjallë të Shqipëris
» Historia e Kosovës
» Historia e Kosovës
» C'ESHTE HISTORIA..?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: