Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Behxhet Pacolli tash në politikë!

Shko poshtë 
+20
xhavo_
NetSerseri
leopardi
Koburja
DUKAGJINI
besniku
Adem Berisha
azzurra
petritkola
Vuthjani
drenusha
besa-bese
Kosovarja
shaban cakolli
genta
Beton
fatlum
Hana
Sofra
Anna
24 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptyWed Nov 21, 2007 2:15 am

Lidhur me Pcollin dhe politiken e kam thane edhe tjera here e me duhet ta them edhe kesaj radhe, zanati i tij eshte bisnesi dhe asgje tjeter.

Sa i perket kualicionit, tash Thaqi do te na tregoj se sa eshte largemapës dhe me kënd do e lidhë kualicionin, por poqese e kete e ben me Pacollin, mendoj se do te jete deshmi e saktë se Thaqi eshte njeri qe ska lidhje me politiken. Kam besimin ne kabinetin e Thaqit dhe e di se ka njerez te afte dhe nuk druaj se e bene nje gabim te tille.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptyWed Nov 21, 2007 7:09 am

Sa atdhetar eshte Pacolli, kjo eshte e gjitha. Dardania ka kaluar shume prova ku k qene Pacolli.
Per shembull sa pare ka dhene ai per te blere armatim per luften qe u zhvillua?

Puna e mirqenies se Pacollit, munde te jete qe me pare dhe premtime te blihet mospavarsia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptyWed Nov 21, 2007 3:00 pm

Petritkola, mund te them vetem nje gje se mos ja fut kot. Nuk jam adhurues i Pacollit, por qe te thuash sa para dha per armatimin e luftes qe u zhvillua??? Une te them se dha shume, mblidh informata dhe do ta kuptosh edhe vet se sa ka dhene...
Ndersa Besa-bese sa i perket Thacit dhe lagpamesise se tij, une mund ta them nje gje se ai nuk ma mbush syrin per politike e as qe ma ka mbushur ndonjehere. Kosova nuk ka politikan te denje qe ta con Kosoven perpara... Kosoves i duhen fryma te reja, keto i kemi provuar, edhe si opozite Thaci ka mundur te kete ndikim mjaft te madhe ne politiken e Kosoves nje gje qe nuk e beri, por heshti bashke me at stafin e tij profesionist...
Deshem ne apo nuk deshem Pacolli do te futet ne politike, deshira ime do te ishte te behej kualicioni PDK-AAK-ARK,,, nuk dua ti shoh ne pozite prap LDK qe per 8 vite e futi ne humnere Kosoven, te i ipet pak hapsire tani ketyre te shohim se cfare do te bejne, se ku do ta cojn Kosoven... E nese behet kualicioni PDK-LDK mozdvet sepse do te vazhdoje ajo kenga e deri tanishme qe nuk ka te ndalur...
Pershendetje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptyThu Nov 22, 2007 12:07 am

Të nderuar pasi i lexova mendimet e juaja ,do jap edhe unë mendimin tim .Siq e paska cek edhe Vuthjani më lart deshtem apo nuk deshtëm Pacolli hiri në Politik dhe në baz të rezulatteve që dha shpjet do të jetë në kulm pasi të tjerët qe sa vite jam dhe nuk bën gjë nuk shkohet përpara vetëm me premtime boshe si dhe për Politik nuk kan aq shum përvoj edhe pse kan sjell gjaja experta të rij po sa do të jen të efektshëm shpejt do të shifet saj për ket se me ken do të bëj Thaqi qereverin mbetet të shifet po qese formon me LDK shpejt do ti vie fundi dhe do jet i dështuar total.
Nëse Pacolli fillon kshtu në zgjedhjet e ardhëshme do të jet fitues edhe bindëshëm .si do që të jet ju uroj suksese ishalla ju shkojn punt siq kan premtu por kam frigë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptyThu Nov 22, 2007 1:29 am

Vuthjani,
Ndoshta Pacolli ka dhene, une nuk e di ndaj dhe pyeta.

Por shikoje se persa i takon Statusit final politik te Dardanise nuk eshte shume i vendosur apo hic fare. Ne se eshte keshtu perse?

Ne shtyp gazetare kane servirur kete ide qe te mos kemi PAVARSI por do te kemi MIRQENIE si ne TAJVAN. A eshte ky pozicioni i Pacollit?

Mundeni juve Vuthjani te sqaroni qendrim e tij me intervistat dhe deklartrat qe ai (Pacolli) ka dhene?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptyThu Nov 22, 2007 1:33 am

Andi Bushati i shërben Behgjet Pacollit për skenarin ruso-serb të Çeçenizimit të Kosovës


Tuesday, 13 November 2007
Nga Kastriot Myftaraj

Ditën e hënë, më 12 nëntor 2007, emisioni «Zonë e Ndaluar» i Andi Bushatit në Tv Klan iu dedikua Behgjet Pacollit dhe nismës së tij politike në Kosovë.Ajo që të bënte përshtypje në emisionin e Bushatit ishte se, drejtuesi i emisionit nuk ishte kufizuar që të jepte opinionin e Pacollit dhe atë të kundërshtarëve të tij. Në intervalet mes përcjelljes së deklaratave të Pacollit dhe atyre të kundërshtarëve të tij, bëheshin komente në favor të Pacollit dhe kundër rivalëve të tij, nga një zë që përcillte pamjet e veprimtarisë së Pacollit dhe që ishte zëri i një njeriu, i cili i përkiste stafit të emisionit. Kështu, në fillim të emisionit u bë komenti nga zëri i njeriut të stafit të emisionit se deri më sot partitë ekzistuese në Kosovë i kanë ushqyer shqiptarët e Kosovës me lugën bosh të premtimeve për pavarësinë, ndërsa Behgjet Pacolli me partinë e tij të re u ofron projekte për punësim, mirëqenie, zhvillim. Ndërsa në përfundim të emisionit, po ky zë i stafit të emisionit, tha se shqiptarët e Kosovës tashmë e kanë kuptuar se ka ikur koha e politikës folklorike të premtimeve për pavarësinë dhe se ka ardhur koha e politikës që krijon projekte të prekshme për të ardhmen që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së tyre, me punësimin, mirëqenien etj. Me këtë mënyrë të shprehuri Andi Bushati dhe Tv Klan u bënë pjesë e makinës propagandistike të Pacollit të ngritur me rastin e zgjedhjeve të kësaj jave në Kosovë. Alternativa e Pacollit është në pajtim me qëllimin e Rusisë dhe të Serbisë për shtyrjen e çështjes së statusit të Kosovës për një afat të pacaktuar. Ky qëndrim i Rusisë dhe Serbisë ka gjetur mbështetje dhe në kancelaritë e disa vendeve europiane dhe në nivelet e larta të burokracisë komunitare në Bruksel, me planin për që çështja e statusit të Kosovës të shtyhet, duke u dhënë në shkëmbim shqiptarëve të Kosovës një plan ekonomik disavjeçar për zhvillimin e Kosovës, që shkon deri në një shumë prej 20 bilionë (disa thonë dollarë e disa thonë euro). Problemi me këtë propozim është se veprimtaria e ndërkombëtarëve gjatë këtyre tetë viteve të administrimit të Kosovës prej tyre, u jep të drejtë shqiptarëve të Kosovës që të jenë shumë skeptikë ndaj suksesit të një nisme të tillë, edhe sikur të investohet një shumë e tillë. Gjatë këtyre tetë viteve që Kosova është nën administrimin ndërkombëtar, atje janë investuar jo pak para nga ndërkombëtarët, por megjithatë banorët e Kosovës, shumë pak të mira kanë parë prej tyre në realitetin kosovar. Një pjesë e mirë e këtyre parave janë shpenzuar për mbajtjen e burokracisë ndërkombëtare me rroga dhe benefice të tjera të larta, ose janë tretur nga burokratët ndërkombëtarë që vijnë e ikin njëri pas tjetrit dhe që kanë abuzuar shumë me këto para. Këto i kanë deklaruar vetë ndërkombëtarët, dhe ajo që ata kanë thënë dhe denoncuar është vetëm pjesa e dukshme e ajsbergut. Nëse do të fillojë të zbatohet projekti i zhvillimit të Kosovës, qoftë edhe me 20 miliardë dollarë apo euro, duke iu lënë zbatimi i këtij projekti burokracisë ndërkombëtare, qoftë ajo e Brukselit, atëherë me siguri që këto para do të treten dhe shqiptarët e Kosovës përsëri nuk do të shikojnë ndonjë rezultat kushedi se çfarë prej tyre kur projekti të ketë mbaruar. Burokracia e Bashkimit Europian në disa aspekte është dhe më e keqe se ajo e OKB, e cila ka fituar një emër të keq që në kohën e fillimit të shkolonizimit të Afrikës, në vitet pesëdhjetë. Burokracinë europiane e njohim mirë ne shqiptarët e këtej kufirit dhe epitomë e abuzimit cinik të saj është afera korruptive e para pak kohësh e marrjes me qira të selisë së ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë, për të cilën u arrestuan disa burokratë në Bruksel dhe me ç’rast ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri u tha mediave se ai nuk mund të jepte të dhëna për kontratën e qerasë, as për shumën e qerasë dhe as se kush qe qiradhënësi. Por, ky diplomat ka detyrim ta bëjë këtë gjë se paratë e harxhuara për këtë gjë i llogariten Shqipërisë si asistencë teknike dhe shënohen në fondin e ndihmës së Brukselit për Shqipërinë. Deri më tash, të vetmit precedentë kur ka funksionuar një projekt ndërkombëtar ndihme ekonomike për një vend, janë ato kur partner vendor ka qenë një qeveri e përgjegjshme dhe me kompetenca të plota, siç ka ndodhur me Planin «Marshall», apo me financimet në shuma tepër të mëdha Bashkimit Europian për Greqinë, para dhe pasi kjo të bëhej anëtare e BE, dhe që vazhdojnë edhe sot. Në vende pa traditë të demokracisë dhe shtetit ligjor, që të minimizohen abuzimet e vendorëve, partnerët ndërkombëtarë kanë parapëlqyer një pushtet vendor autoritarist, me shtetarë vendorë sa më tepër puritanë që të jetë e mundur, siç kanë bërë SHBA në Kilin e Pinoçetit, Korenë e Jugut, Izrael apo në Turqi. Prandaj shqiptarët e Kosovës nuk kanë pse ta marrin me entuziazëm alternativën që u ofrohet, pasi me të duan t’i venë në pozitën e magjarit që i venë para syve karotën në majën e shkopit, karotë të cilën ai nuk e arrin kurrë ta shijojë. Që shqiptarët e Kosovës ta pranojnë këtë projekt do të thotë që të pranojnë mitë për të shitur ardhmërinë e Kosovës në dëm të brezave të ardhshëm. Në rast se shqiptarët e Kosovës heqin dorë tash nga definimi i statusit të tyre, ata do të hyjnë në një rrugë pa krye, që do të ketë përfundim tragjik. Zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe mirëqenia do të vijë vetëm pasi të jetë definuar statusi i saj, për të cilin aspirohet pavarësia, por që unë besoj se edhe shpallja e saj nuk është gjë tjetër veç hap kah bashkimi i Kosovës me Shqipërinë e 1913-s, si pjesë e proceseve gjeopolitike në rajon. Pavarësia, pavarësisht se çka thuhet, edhe për shkak të determinizmit gjeopolitik, nuk është qëllimi, por mjeti. Por ky proces sa i përket Kosovës do të frenohet nëse abandonohet aspirata për pavarësi, për hir të iluzioneve. Misioni i Behgjet Pacollit në Kosovë është që të bëjë diversion duke e çarë bllokun monolit të opinionit publik dhe politikës shqiptare të Kosovës, se definimi i statusit me pavarësinë si solucion i vetëm, është parakushti për çdo projekt për ardhmërinë e Kosovës. Pacolli me angazhimin e vet politik synon që ta polarizojë opinionin publik dhe politikën shqiptare të Kosovës, duke krijuar një pol të ri, që mbështet alternativën e margjinalizimit të çështjes së statusit, gjegjësisht të pavarësisë, duke i dhënë prioritet alternativës iluzore të zhvillimit ekonomik. Behgjet Pacolli, që paraqitet si njeriu që do të bëjë mrekullinë ekonomike në Kosovë, është në fakt një mitëdhënës rus dhe serb në Kosovë, që kërkon t’u paguajë gjoba brezave të tashëm të Kosovës, që, për shkak të varfërisë dhe dëshpërimit të tyre, ta shesin Kosovën për përfitimin e tyre të supozuar afatshkurtër, në dëm të brezave të ardhshëm. Pra, Pacolli kërkon të bëjë një korruptim kolektiv të shqiptarëve të Kosovës. Pacolli rren kur thotë se ai nuk ka hyrë në politikë për t’u korruptuar, se ai është i pasur me 300 milionë euro dhe se nuk ka nevojë për të fituar pare me anë të politikës. Por në rast se do të zbatohet projekti i zhvillimit ekonomik të Kosovës prej 20 miliardë eurosh apo dollarësh, në linjë me të cilin është praktikisht alternativa e Pacollit, atëherë, Pacolli, duke pasur dhe pushtet politik, sigurisht që do t’i ketë duart në këtë «qyp mjalti» që do t’i jepet Kosovës dhe së pakut do t’i «lëpijë» me disa qindra milionë euro, me anë të kompanive të kontrolluara prej tij që do të marrin porosi për ndërtime publike. Pacolli, me veprimtarinë e vet në Rusi, dhe në republikat e tjera ish-sovjetike, ka treguar se është i aftë ose më saktë ka këshilltarë të aftë, për të ndërtuar skema të biznesit, sipas të cilave një politikan biznesmen i ka duart njëkohësisht jashtë dhe brenda. Dhe Pacolli vërtet nuk i fut duart për shumat maksimale që i futin politikanët e tashëm, ai as nuk i fut duart as për qindra mijë euro, as për disa milionë euro, por ai i fut duart për qindra milion euro. Kështu që nga Behgjet Pacolli, edhe sikur të bëhet kryetar i Kosovës shqiptarët e Kosovës nuk do të shohin ndonjë gjë të mirë nga ato që u premton kënga e fushatës së tij, tekstin e së cilës këngë, në mënyrë sa ironike aq edhe kuptimplote e ka bërë satiriku i njohur nga Tirana, ish-vartës i Pacollit tek Mabetex në Zvicër. Misioni i Pacollit në Kosovë është të zbatojë skenarin ruso-serb për çeçenizimin e shqiptarëve të Kosovës, sipas modelit që përdorën rusët në Çeçeni. Me çeçenizim të konfliktit ruso-çeçen Moska kuptonte atë që konflikti të projektohej tek kundërshtari pra tek çeçenët, si konflikt ndërmjet vetë çeçenëve, ku njëra palë ishte pro pavarësisë, ndërsa pala tjetër ishte kundër dhe kjo palë e fundit mbështetej nga Rusia. Kështu do të neutralizohej problemi çeçen për Rusinë, me anë të vetë çeçenëve, çka deri në një masë ndodhi dhe e ndihmoi Rusinë që ta zgjidhte çështjen çeçene sipas konveniencës së vet. Duke krijuar Pacolli një pol shqiptar në Kosovë kundër pavarësisë, krijon premisat që shërbimet sekrete ruse dhe serbe të kalojnë në fazën tjetër të çeçenizimit, duke zbatuar skema që do ta shkallëzojnë konfliktin mes dy palëve shqiptare deri në dhunë masive, duke u arritur deri tek lufta civile ndërshqiptare në Kosovë. Kur Pacolli thotë se kërkon të bëhet President i Kosovës, shqiptarët e Kosovës duhet ta dinë se Pacolli kërkon të bëhet «Ramzan Kadyrov» serbo-rus i Kosovës. Ramzan Kadyrov është Presidenti prorus i Çeçenisë, puppet on a string ruse në Çeçeni. Baton Haxhiu, i cili ishte i ftuar në emisionin e 12 nëntorit 2007 në Tv Klan për Pacollin, dhe këtë herë bëri komente që ishin në favor të Pacollit, ka folur ndryshe për Pacollin në një intervistë të vet të gjatë po në Tv Klan, në vitin 2000, ku ka thënë për Pacollin se ai është i kyçur në biznesin rus të të pushtetshmëve të Kremlinit dhe la të kuptojë se Pacolli vepron për llogari të shërbimeve sekrete ruse dhe serbe. Sot Haxhiu flet ndryshe dhe motivet nuk janë evoluim pikëpamjesh. Nuk është ironi e vogël, që detyrën për të himnizuar Pacollin në mediat e Tiranës e kishte marrë përsipër Andi Bushati, nipi i Hysni Kapos. Hysni Kapo ka qenë një spiun i vjetër serb, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë bashkëpunëtori i ngushtë i të dërguarit serb, Dushan Mugoshës, që ishte atashuar pranë forcave partizane në Vlorë. Hysni Kapo pati një rol të dyshimtë kur shkoi në Kosovë në krye të forcave partizane nga Shqipëria e këtej kufirit të 1913, duke ndihmuar serbët për të shtypur shqiptarët e Kosovës. Jo më kot Hysni Kapo fill pas luftës do të parapëlqehej nga jugosllavët për t’ u bërë ambasadori (ministër fuqiplotë) i parë shqiptar në Beograd. Andi Bushati, në emisionin e vet «Zonë e ndaluar» ku herën e fundit hymnizoi Pacollin, në qershor të këtij viti, fill pas vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri, bëri një gjë shumë antishqiptare. Bushati bëri një emision ku me anë të paraqitjes së pamjeve nga arkivat krahasonte entusiazmin me të cilin e pritën shqiptarët Presidentin amerikan, me atë që shqiptarët kanë treguar në të shkuarën ndaj të huajve të fuqishëm, kur kanë pritur me shumë entusiazëm edhe Imperatorin e Italisë fashiste Victor Emanuelin, kur vizitoi Shqipërinë në vitin 1941, liderin rus, Hrushovin, kur vizitoi Shqipërinë në vitin 1959, si dhe kryeministrin kinez Çu En Lain kur vizitoi Shqipërinë në vitin 1965. Bushati bënte komentet se këto pritje duhet të kenë qenë shenjë e servilizmit, se më pas ne shqiptarët kur jemi prishur me ta i kemi sharë. Pra, Bushati bënte aluzion se, sipas traditës shqiptare, edhe me SHBA do të prishemi dhe më pas do t’i shajmë Presidentët amerikanë. Sigurisht që kur të realizohen skemat gjeopolitike ruso-serbo-greke, që SHBA të dëbohen nga Kosova dhe nga Republika e Shqipërisë, siç presin të ndodhë dhe Bushati e Pacolli. Me këto që tha Bushati vërtetoi jo këtë traditë shqiptare që nuk ekziston, por vetëm atë proverbën se nga vezët e gjarprit nuk del zogu i pëllumbit. Bushati tregoi se nga vezët e gjarprit të genit të elitës komuniste-sigurimse del vetëm gjarpri që kafshon me dhëmbin e vet helmues marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, sipas traditës të librit të Enver Hoxhës «Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë», me të cilin libër në dorë Andi dikur i zinte pritë në trotuaret e bllokut Enver Hoxhës për t’i marrë një autograf, të cilin duhet ta ketë edhe sot. Mënyra sesi i kanë pritur shqiptarët liderët e tjerë që përmendi Bushati nuk tregon servilizmin, por ka një kuptim të thellë. Victor Emanueli u përshëndet për rolin që pati për çlirimin e Kosovës nga okupimi serb, që ishte më i keq se çdo okupim tjetër. Kjo nuk duhet parë si sjellje profashiste, por si sjellje realpolitike, se para shqiptarëve, liderin e Italisë fashiste e kanë përshëndetur edhe shtetarët e demokracive të mëdha europiane, po për motive realpolitike. Pritja që iu bë Hrushovit nga populli i Tiranës ishte në fakt një manifestim antistalinizmi dhe nuk i pëlqeu fare Enver Hoxhës, që nuk e kishte pasur kurrë një entuziazëm të tillë popullor. Edhe pritja që iu bë Çu En Lait mund të merret si manifestim i tërthortë i ndjenjave proamerikane të popullit shqiptar, se shqiptarët kishin dëgjuar në radiot e huaja komente se Çu En Lai përfaqësonte në Pekin një linjë që ishte për afrim me SHBA, çka ishte e vërtetë. Enver Hoxhës nuk i pëlqeu as entuziazmi me të cilin e priti populli i Tiranës Çu En Lain dhe kjo kuptohet nga komentet që ka bërë në ditarin e vet. Enver Hoxha u ftoh me Kinën pikërisht në kohën që ajo bëri hapjen ndaj SHBA, në vitin 1971, rrugë në të cilën Enver Hoxha nuk e ndoqi. Ndërsa për t’i sharë Hrushovin dhe Cu En Lain i ka sharë propaganda e regjimit dhe jo populli shqiptar, që i respektoi ata për aq sa politika e tyre ishte në interes të Shqipërisë. Kombinacioni Bushati-Pacolli tregon qartë se kemi të bëjmë me një skemë antishqiptare, antiamerikane dhe pro serbe dhe ruse. Kosova e re e Pacollit është Kosova e rikthyer në Serbinë.

Marre nga "Sot".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptyFri Nov 23, 2007 3:00 pm

Eshte mir qe secili forumist ta krijoj mendimin e tij personal e mos te merren shkrime nga analist politkapo qfardo qofshin ata te cilet ne te shumten e rasteve jan te paguar nga partit politike per propagand...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
leopardi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 40
Registration date : 08/11/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptyFri Nov 23, 2007 4:45 pm

pacolli eshte me prapavija te theksuara qe ka hyre me staf poltike ne kosove dhe mendoje se duhet currue veshet ngadal nese thaqi do te jet pak me largpames ,nuk duhet te lejohet te gjoj koke larte ,dhe kjo tregon me se miri e kaluara e tije se kushe eshte dhe si eshte pacolli dhe pse pikrishte para nji viti ju vue politikes ,pse pacolli drejton cdo gje nga lindje pse pikrishte rusija vende ivestimesh per te shikoni o milet me gjere jo ne forme ngushtije .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptyFri Nov 23, 2007 6:45 pm

Petritkola se pari ju pershendes, dhe ju them se ajo se cfare the ti nuk eshte aspak e vertet... Pacolli i tha keto fjale citoj: " se Kosova nuk duhet te ngutet me shpalljen e Pamvaresise se njeanshme pa e marre sinjarin jeshil nga ana e Amerikes se pari si shteti aleat i Kosoves, qe ta perkrah plotesisht kete veprim te shtetit te Pamvarur te Kosoves.Pastaj nese jemi te sigurt per kete pas Amerikes do ta perkrah pamvaresine edhe Anglia, Franca e disa shtete tjera, poashtu edhe Rusia do te leshoj pe. Vetem pa miratimin e Amerikes Kosova nuk duhet te shpejtoj me vendimin e marre, pasi qe Pamvaresia eshte afer.Keshtu qe deshen ose nuk deshen disa shtete Evropiane Kosova do ta shpalle njeanshem Pamvaresine e saj, me mbeshtetje te plote te Amerikes" Kjo eshte intervista e Bexhet Pacollit.
Se sa ka dhene per Ushtrine Clirimtare te Kosoves, kete mund ta gjesh dhe te kulumtosh.Dhe te siguroj se do te cuditesh plotesisht duke e marre vesh te kunderten e asaj se cfare flitej ne fushaten elektorale te LDK dhe Ores. Qe per mendimin tim ketu deshtuan plotesisht keto dy parti, duke share dhe duke shpifur per nje politikan tjeter, e duke mos pare se cfare kane bere per 8 vite te pasluftes vet, me korrupcionin dhe varferine qe mbizoteron sot ne Kosove. Vetem diten ta kritikojne Pacollin dhe duke mos e pare shtepine e vet...
Thaci nje gje te tille nuk e beri, sepse duke e ditur se ai dha per Kosoven heshti edhe pse e kishte rival. Per nje gje qe akuzon dike duhet te keshe fakte, e fjalet dhe pallavrat jane te teperta.
Prandaj sot ne lajme sigurisht keni pare se eshte shume e mundur qe te behet kualicioni PDK-ARK-LDD, keshtu qe gjasat jane shume te medha qe Pacolli te behet kryetar i Kosoves...
Pershendetje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptyTue Dec 11, 2007 12:25 am

Ku eshte Bexhet pacilli keta dite nuk n'degjohet apo mos vall ka mare pushim ka ikur ne Moskau
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptyTue Dec 11, 2007 12:26 am

ka shkue behxheti ne kazikistan po pret se do te behet kryetar qeverije me 12 vende ne parlamnet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
NetSerseri
Anëtar i ri
Anëtar i ri
NetSerseri


Male
Numri i postimeve : 75
Age : 36
Vendi : Rahovec/Prishtinë
Profesioni/Hobi : Studnet
Registration date : 14/12/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptyFri Dec 14, 2007 7:21 pm

Hahah Bexheti. Po qysh mundem me i besu nje njeri që burimin e jetës e ka Nga Rusia. Është shok i ngusht i Putinit.
Shtrohet pyetja qfar lidhje ka që është shok i putint epo ka lidhje sepse zotri(''I poshtër) putini ka qen dhe është një ka shtyllat më të larta të KGB-së eh për KGB skem as qa flasim se e dim se qka është e qka është në gjendje të bën ajo.
Un Ua shtroj pyetjen juve a mundet që Bexheti mos te jet një nga antarët e KGB-së?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptyFri Dec 14, 2007 7:30 pm

une me plot mendimin dhe me plot gojen e thom e deklaroj se behgjeti eshte i derguar ne kosove nga KGB me punet e tyre me emision te tyre ka ardhun dhe ska fuqi qe me hjek ket mendim nga koka ,por nji te ardhme kosoves i duhet nji sherbim intelegjent ta instaloj si cdo shtet dhe te filloj ti bej zbulimet e njerzve ,por aj sherbim intelegjent duhet te jet ne nivel shtetror jo ne nivel partiak shpresojm te behet pamavresija e te beht edhe kjo qe them une ,se sod kemi me qindra axhentura te huja ne kosove dhe ska kush i zen dhe kush i ndjek e kemi drithe e milll vendin e behgjeti le te vazhdoj deri sa te beht sherbimi jone shtetrore .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptyThu Mar 20, 2008 4:10 pm

Populli thotë: më mirë është me ditë sesa me pasë (me mirë të dishë se të kesh).
Mirpo "edhe të dishë edhe të keshë" te dyjat janë të domosdoshme, sepse ku mungon njëra aty ska harmoni.

Behxhet Pacollit i mungon dija politike dhe ka nëvojë për riparime te thukëta në idetë e tij. Ndër to p.sh. ai mendon se Kosova duhet të bëhet republikë presidenciale  me elemente te diktaturës te tipit Kazakistan, sepse sipas tij kështu e lyp vendi (ballkani). S'jam kundër republikës presidenciale, por këto janë ide të gabuara, sepse Zvicra edhe pa president diktatorial është një shtet edhe demokratik qe i respekt te drejtat e njeriut, por edhe me kontroll të rrept kur thyhet ligji.
Pra nuk ka nevojë elemente diktatoriale, sepse ndër parimet kryesore te demokracisë është sundimi i ligjit dhe respeketimi i tij. Por dallimi qëndron se në diktatura te tipit Kazakistan presidenti qëndron mbi ligjin, ndërsa në demokraci ligji qëndron mbi të gjithë dhe i kap të gjithë pa përjashtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptySun Apr 20, 2008 1:17 am

Thote populli me te vertet xhavo me mire eshte me dite se sa me pase shume e vertet kjo

Edhe une dua me dite se ç'fare te mira ka bere deri me tani Bexhet Pacolli ne Kosove ,edhe pse shume kohe kemi fole ne tema per Bexhet Pacollin

ç'te mire i ofroj kosoves per gjithe kete kohe .

I ka ofruar pune apo vetem fjal Kosoves Bexhet Pacolli keni ndonje fakte te sillet ne teme per te miren e Bexhet Pacollin ne Kosove ?????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
agim barja
Anëtar i ri
Anëtar i ri
agim barja


Numri i postimeve : 158
Registration date : 09/04/2008

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptySun Apr 20, 2008 1:35 am

bexhet pacolli eshte nje sherbetore i KGBse me qellime te caktume po sikur te ishte aqe patriote e atedhetare ky do kishte bere ndonje mrekulli ne kosove e jo ne rusia po qka me ba nuk po i ece si duhet plani rus ne kosove opa behxhet pacolli shqiptaret nuk jan me ne gjume
ata qe dojne te ndertojne veq ja kane filluare te punojne e te ndertojne kullat me te larta ne ballkan rri behxhet se ska buke per ty ketu ne dardani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptySun Apr 20, 2008 1:36 am

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka iniciuar një procedurë gjyqësore kundër ish-kryeprokurorës së Tribunalit të Hagës, për shkak të botimit të librit "Gjuetia, unë dhe kriminelët". Pacolli me këtë rast ka kërkuar që menjëherë të ndërpritet shitja dhe shpërndarja e këtij libri, i cili fyen rëndë ndjenjat e shqiptarëve, fyen moralin e luftës së Ushtrisë Çlirimtar te Kosovës dhe në këtë mënyrë del Ponte përmes këtij libri mundohet të njollosë luftën e drejtë të popullit të Kosovës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptySun Apr 20, 2008 2:27 am

Agim Barja, ne shikim te par edhe une mendoj sikur ju, per Behxhet Pacollin. Por, nuk kam then deri me sot, sepse nuk kam asnje argument. Keshtu qe, kur te themi per dike eshte i mire apo i keq, duhet te kemi te pakten nje argument.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptySun Apr 20, 2008 2:35 am

Te falemenderoi Premtimi kjo me beri qe te dale ne portal kjo teme, dhe bera pyetje e jam kurioz te di.!

Cfare te mire i ofroj Kosoves Pacolli per keta vite.??
Apo
Cfare te keqje i ofroj Kosoves Pacolli per keta vite.??

Por ju lutem fakte sillni ne teme.

Te falemenderoi biligoia per faktet qe ke sjell ne te teme edhe pse nuk kam lexuar per kete, por eshte nje argumet te bazohemi se bene nje te mire qe mbon te pa drejtat e luftes se UCK Bexhet Pacolli .

Me shume fakte ju lutem flm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptySat Feb 13, 2010 8:21 pm

Bashe nuk ka lidhej me politik .Ky biznesmen din te mangjoj pune e jo shtetin.klyshe i rusite eshte .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 EmptySun Feb 14, 2010 12:42 pm

Pacolli esht pjes i instrukcioneve ruso-sllavo-pansllaviste ne ballkan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Behxhet Pacolli tash në politikë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» Behxhet Pacolli shoferi titos dhe Bakall qakallit
» Nezir Myrta / TASH PO VËJ PIKËPYETJE
» Pacolli oragnizon konferenc pèr ameriken ne Ballkan
» politikë
» Politikane apo matrapaz politike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: