Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Shko poshtë 
+76
ramadan mekaniku
valmir9
an-di
xhiti
Ramizi
Mehmeti
Mirushe
Aktiv
Tatoo
Medalim
Hamitmatjani
PeriiKeputur
Muja e Halili
paioni
Clarence
Eagle Eye
Eklips
korcaeagles
LISI
Delia
anila
Aldo
klodian
GERI_G
Fjona
ngadhenjimi
dezertori
xhavo_
play
Arber01
Guximi
aristokrati
murturi
Kasper
Blerti_Gashi
Teutaa
Tropojani
sela-mi
Xili
fina
Jani
E_Bukura
shqiptar real
lilu
nardlushnja
feratkoca
lilly
forca1
blerim krrqa
ss1
agim__barja
kacimix
fatlum
Labinot Drenica
comeback
njonidrenica
besim78
Leka i Madh
blerim
petritkola
Gjura
katunariplak
Martina
MUHAMETII
Pirro i Epirit
Mergimtari
**Lumi_
Sofra
tom sojer
Beton
el43
Eva0506
zeriatdheut
Luki
Ademi85
Ago Muji
80 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 20 ... 37, 38, 39, 40  Next
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptyTue May 05, 2009 12:07 am

vijon nga postimi i mesiperm...


Një vit më vonë, Efraimi më dërgoi me e-mail një prokurë të avokatit të tij dhe një urdhër-blerjeje nga qeveria amerikane. Prokura e avokatit i jepte të drejtën kompanisë sime të ishte në kontakt me ndërmarrjen qeveritare shqiptare, MEICO, në mënyrë që të siguronte se punëtorët e kompanisë sime të hynin në ambientet ushtarake dhe të bënin paketimin brenda këtyre ambienteve. Printova prokurën e avokatit dhe së bashku me Aleksin shkova te drejtori i Përgjithshëm i MEICO, zoti Ylli Pinari, në mënyrë që të bëja të mundur që punëtorët e mi dhe kompania ime të kishin të drejtë të hynin në ambientet ushtarake. Ishte hera e parë në jetën time që takoja zotin Pinari. Pas disa diskutimeve me të, Pinari urdhëroi punonjësit e tij që të sillnin përpara meje një kontratë, ku për çudinë time vura re se kompania ime, “Xhoi”, do të ishte nënkontraktore për dy kompani, AEY Inc. dhe EVDIN LTD. Reagova dhe thashë se nuk njoh askënd dhe asnjë kompani të quajtur EVDIN, njoh vetëm AEY, kështu që nuk do të nënshkruaja për të.
Pinari më tha që të vija ditën tjetër. U largova nga zyrat e zotit Pinari dhe po atë pasdite e mora në telefon Aleksin dhe Efraimin dhe i pyeta se çfarë ishte kompania EVDIN.
Aleksi nuk më tha gjë, ndërsa Efraimi më pyeti pse. I thashë se çfarë kishte ndodhur me zotin Pinari. Ai nuk u habit, ndërsa më tha se EVDIN po punonte si ndërmjetëse për AEY në Shqipëri dhe më pyeti, nëse kisha ndonjë mik brenda zyrës së Pinarit për ta pyetur se me çfarë çmimi i blinte EVDIN fishekët nga MEICO. I thashë në rregull dhe i premtova se do bëja më të mirën që mundesha.
Dy ditë më vonë gjeta një mik dhe e pyeta për çmimin, me të cilin EVDIN po i blinte fishekët nga MEICO. Ai m’u përgjigj se do kishte nevojë për të paktën një javë për të gjetur një informacion të tillë.
Ditën e nesërme shkova te zyra e Pinarit dhe nënshkrova me të kontratën, ku emri i EVDIN LTD nuk përmendej fare dhe ku ishte theksuar zona ushtarake, ku kompania ime do bënte shpaketimin dhe paketimin e municioneve.
Zona e parashikuar ishte brenda aeroportit të Tiranës te disa hangarë ushtarakë të disa aeroplanëve të vjetër e të ndryshkur.
Pas kësaj dite i telefonova Efraimit për të më dërguar kontratën për shpaketimin dhe paketimin e fishekëve automatikë. Ai ma dërgoi rreth 10 majit 2007. Pasi nënshkrova kontratën me MEICO, Pinari nisi të dërgonte municionin në zonën e planifikuar.
Ai dërgoi një sasi prej rreth 12 milionë fishekësh për t’u shpaketuar dhe ripaketuar.
Shkova së bashku me Aleksin dhe punonjësit e mi brenda zonës së punës dhe atje pashë Aleksin që u jepte urdhra përfaqësuesve të MEICO për të ndarë kutitë e drurit me municion shqiptar dhe kinez veçmas.
E gjithë sasia e municionit ishte gjysma shqiptare dhe gjysma kineze.
Ai u tha punonjësve të mi që të ishin të kujdesshëm me shpaketimin dhe paketimin dhe të siguroheshin se nuk do të futej asnjë mbishkrim kinez brenda kutive të kartonit. Ai i ndiqte vetë të gjitha veprimet.
Pas disa ditësh shumë stresuese pune, vendosa që të mos vazhdoja më, për shkak se shpenzimet e mia ishin më të mëdha se të ardhurat.
Telefonova Efraimin dhe i kërkova të më shtonte pagesën ose në të kundërt t’i hiqte fishekët nga arkat e drurit dhe t’i linte fishekët në kutitë metalike dhe ato të futeshin siç ishin në kutitë e kartonit. Kështu kishte më pak punë për mua dhe ishte më e lehtë për Efraimin. Ai më pyeti sërish, nëse kishte mbishkrime kineze mbi kutitë metalike. Thashë që po. Më tha që do fliste me Aleksin. Më telefonoi sërish dhe më tha se duhej t’i shpaketonim nga gjithçka. Isha i habitur dhe dyshues.
Një ditë më vonë i thashë Aleksit për reagimin e Efraimit dhe e pyeta se pse ishte ky reagim kaq i fortë për mbishkrimet e kutive.
Ai më tha: “Mos u shqetëso Kosta, arsyeja e thjeshtë është se gjatë transportimit, vendet ku kalon avioni mund ta ndalojnë atë dhe autoritetet do të bëjnë kontroll dhe mund të gjejnë se dokumentet e doganës janë në shqip, ndërsa disa nga kutitë janë të shkruara në gjuhën kineze. Autoritetet do të fillojnë të hetojnë, çka mund të sjellë vonesa në dërgimin e ngarkesës”, dhe kjo do të bënte që ata të humbisnin kontratën, për shkak se nuk e dorëzonin mallin në kohë.
Ditën tjetër vendosa t’i telefonoj zotit Robert Newsome (atashe ekonomik pranë ambasadës amerikane në Republikën e Shqipërisë) dhe i kërkova të pinim një kafe.
Zoti Newsome më tha, në rregull, dhe u takuam dy ditë më vonë te kafe “Çokollata”, afër ambasadës amerikane në Shqipëri. U takova me të dhe i dhashë të gjitha dokumentet e transaksioneve të mia me AEY dhe i thashë atij se kompania ime po bënte shpaketimin dhe ripaketimin. Zoti Newsome më pyeti se për çfarë qëllimi po e bëja këtë. I thashë atë që më tha specialisti i AEY, Aleksi. Më kërkoi numrin e telefonit të Aleksit dhe më tha se gjithçka ishte në rregull dhe se ishte një ndihmë e madhe për ambasadën, për sa kohë ata ishin duke kërkuar fonde për shkatërrimin e shumicës së municionit në Shqipëri.
Ndava me të shqetësimin për sjelljen e disa punonjësve të MEICO (njerëz të vegjël të korruptuar, që kërkonin pará) dhe u larguam.
U takova me Aleksin ditën tjetër dhe i thashë për takimin me zotin Newsome.
I habitur më pyeti: “Çfarë të tha, kur i përmende municionin kinez?”
I thashë Aleksit se çfarë më tha zoti Newsome.
Disa ditë më vonë mora një telefonatë nga shoku im që punonte te MEICO dhe më tha se kompania EVDIN po i blinte fishekët nga MEICO me një çmim 22 dollarë për 1 mijë fishekë.
I thashë menjëherë Aleksit dhe Efraimit për këtë.
Efraimi nisi të ulërijë dhe lëshonte fyerje në telefon ndaj një njeriu, emri i të cilit ishte Henry. Ai tha se Henry po i shiste AEY fishekët me një çmim 40 dollarë për një mijë copë. Unë i thashë se ky ishte biznesi i tij dhe se vetëm ai e dinte se ç’duhet të bënte me të. Ai tha: “Kosta, Kosta, ju keni shumë kontakte në Shqipëri, a mund të gjeni dikë që të flasë me ministrin shqiptar të Mbrojtjes që ai të flakë tej këtë sekser dhe të na ndihmojë të kemi një marrëveshje të drejtpërdrejtë me MEICO?”
Unë iu përgjigja se unë mundem ta bëj këtë, por derisa ju po përpiqeni ta ulni çmimin nga 40 dollarë në 22 dollarë me një marrëveshje të drejtpërdrejtë, unë dua të paguhem ndershmërisht për shpaketimin dhe paketimin. Ai më pyeti: “Sa?”
Unë i thashë se në vend të 3 dollarëve për 1 mijë fishekë, duhet të paguhem 5 dollarë për 1 mijë fishekë. Ai u përgjigj: “Dakord”.
Unë bisedova me një mik që është fqinj me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, dhe e pyeta, nëse ai kishte mundësi të më rregullonte një takim me zotin Mediu.
Miku im u përgjigj, po, dhe ai e bëri atë.
Unë e takova ministrin Mediu dhe i fola atij për historinë e kompanisë ndërmjetëse që po e rëndonte dyfish kompaninë amerikane për të njëjtën sasi fishekësh. Unë i thashë zotit Mediu se çmimet krahasuese në vendet e Evropës Lindore nuk janë më shumë se 22 dollarë për 1 mijë fishekë AK-47. Z. Mediu u përgjigj se kjo ishte një kontratë civile, por ai do të thërriste në zyrën e tij të ngarkuarin me çështjet ushtarake të ambasadës amerikane dhe do të diskutonte me të. Nga ajo ditë (rreth mesit të majit 2007), unë nuk u furnizova me municione dhe më vonë mësova se Drejtori i Përgjithshëm i MEICO, z. Ylli Pinari, i kishte kërkuar z. Efraim të vinte urgjent në Shqipëri dhe të thoshte të mos shkoja për të në aeroport. Ai dhe Aleksi u shoqëruan nga z. Pinari në një takim shumë sekret mafioz në cepat e Tiranës.
Siç më tha më vonë Efraimi, Pinari i kishte kërkuar atij të nënshkruante disa kontrata shumë korruptive, të cilat unë mendoj se Efraimi nuk i nënshkroi. Të njëjtën ditë Efraimi dhe Aleksi më kërkuan të takohem me ta dhe të diskutonim veprimet e Pinarit. Unë menjëherë iu sugjerova të telefononim ambasadën amerikane në Tiranë dhe t’iu tregonin atyre, zyrtarëve, historinë e vërtetë. Që të dy, Efraimi dhe Aleksi, ranë dakord dhe kështu unë telefonova zyrtarët e ambasadës, të cilët erdhën ditën tjetër dhe u takuan me ne në hotelin “Sheraton” në Tiranë. Ishin tre zyrtarë të ambasadës amerikane, z. Newsome, z. Vickymayer dhe një zonjë, emrin e së cilës unë nuk e mbaj mend. Nga ana jonë ishin tre vetë, Efraimi, Aleksi dhe unë. Efraimi dhe Aleksi iu treguan zyrtarëve amerikanë historinë dhe ata premtuan se do të bisedonin me qeverinë shqiptare. Unë nuk e di, nëse ata biseduan apo jo, por që nga ajo ditë unë nuk u lejova kurrë të hyj në ambientet ushtarake dhe të vazhdoja kontratën time. Gjithë gjërat e mia u konfiskuan nga zyrtarët ushtarakë dhe unë mund të them se humbjet e mia ishin rreth 50 mijë dollarë në total. Efraimi u largua nga Shqipëria pa u takuar me mua dhe në telefon ai më tha se zyrtarët shqiptarë do të caktonin disa kompani të tjera në vendin tim. Unë di se nga kontrata me AEY Inc realizova vetëm 10% të saj. Pjesën tjetër e realizoi një kompani tjetër, arkat me fishekë të së cilës dërgoheshin në Afganistan. Këta fishekë ishin të vjetër dhe të ndryshkur. Ata shpaketuan dhe ripaketuan 90% të totalit të kontratës.
Pronari i kësaj kompanie ka qenë i burgosur tre vjet më parë në Shqipëri për evazion fiskal. Ai u burgos dhe është ende në burg që prej një muaji për korrupsion dhe shpërthim në vendin e tij të punës, shpërthim që vrau më shumë se 26 vetë. Efraimi dhe Aleksi nuk iu përgjigjën telefonatave të mia më, madje as nuk më bënë me dije mbi ndërprerjen e kontratës.
Kur Efraimi ishte në Shqipëri, ai kurrë nuk foli me mua për municion kinez dhe kurrë nuk erdhi të shohë vendin e shpaketimit dhe ripaketimit në aeroportin e Tiranës. Unë isha i detyruar të regjistroja një bisedë me Efraimin, më 11 qershor 2007, për hir të faktit se u përzura nga kontrata ime nga zyrtarët shqiptarë.
Më vonë, në tetor 2007, për herë të parë në jetën time mësova nga hetuesi Michael Mentavlos se blerja e municionit kinez ishte në kundërshtim me ligjet amerikane. Në fillim të nëntorit 2007, një miku im, Geri Kokalari, më dërgoi një e-mail, ku citonte ligjin ekzistues që ndalonte blerjen dhe shitjen e municioneve kineze nga kompanitë amerikane.
Në Shqipëri këto ligje nuk ekzistojnë dhe tani unë e kuptoj arsyen pse qeveria shqiptare ishte pjesërisht furnizuese me municion kinez.
Me respekt,
Kosta Trebicka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptyTue May 05, 2009 5:25 am

Këshilltarët e Berishës, Zana Guxholli dhe Petraq Milo marrin licenca hidrocentralesh

Nga Habjon Hasani, Gazeta Albania

Tiranë - Dy këshilltarët ekonomikë të kryeministrit Berisha, Petraq Milo dhe Suzana Guxholli, janë implikuar në konflikt interesi në një prej koncesioneve më të mëdha hidrike, duke përfituar nga koncesioni në bashkëpunim me një familjar të kryeministrit. Kjo histori u finalizua tri ditë më parë, kur qeveria shqiptare nënshkroi me konsorciumin “Interenergo Albania” marrëveshjen koncesionare për ndërtimin e 6 hidrocentraleve mbi lumin Shalë. Vlera e koncesionit është 145 milionë euro. Por verifikimi i të dhënave për firmën fituese tregoi se prapa këtij koncesioni kaq të kushtueshëm qëndrojnë këshilltarët, madje dhe familjarët e kryeministrit. Më konkretisht, konsorciumi fitues “Interenergo Albania” është krijuar në maj të vitit 2007 si bashkim i tri kompanive të ndryshme: “Interenergo Slovenia” (70 për qind), korporata “Dukagjini” e Kosovës (20 për qind) dhe “Euroconsulting” e Kosovës (10 për qind). Ky konsorcium paraqiti në muajin gusht 2007 në Komisionin e Oponencës Teknike projektin e saj për koncesionin në lumin Shalë, ose i njohur ndryshe si koncesioni i “Tre Dukagjinëve”. Tre muaj më vonë, me Vendimin Nr. 757 të datës 7 nëntor 2007, të firmosur nga kryeministri Berisha, kësaj kompanie i jepet një bonus favorizues prej 9.5 pikësh avantazh për tenderin që do të zhvillohej për këtë koncesion.


Bonus për këshilltarët


Vendimi i kryeministrit ishte në dukje një dhënie bonusi, i bazuar në ligjin “Për koncesionet”. Por verifikimi i pronarëve të këtij konsorciumi tregon se në të vërtetë kryeministri ia dha bonusin konsorciumit në të cilin bashkëpronar ishte dhe një këshilltar i tij. Më konkretisht, firma “Euroconsulting” e Kosovës (10 për qind pronare në konsorcium) është një kompani konsulence tërësisht në pronësi të zotit Petraq Milo, këshilltarit për ekonominë të kryeministrit. Përveç evidentimit të tij si pronar te dokumentet autentike të firmës, zoti Milo e ka pranuar publikisht pronësinë mbi këtë firmë dhe në curriculum-in që ka shpallur në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.
Por surprizat nuk kanë fund. Një tjetër këshilltare ekonomike e kryeministrit ka shpallur në curriculum-in e saj zyrtar faktin se është drejtoreshë dhe menaxhere në këtë firmë. Këshilltarja në fjalë është zonja Suzana Guxholli, e cila është dhe koordinatore direkte dhe eksperte e zyrës së kryeministrit për të gjitha koncesionet që jepen në Shqipëri. Por ndonëse pronar fuqiplotë i firmës “Euroconsulting”, zoti Petraq Milo, nuk ka preferuar të lërë shumë gjurmë në dokumente. Ditën e krijimit në Tiranë të konsorciumit “Interenergo Albania”, për llogari të firmës bashkëpronare “Euroconsulting” ka nënshkruar, në cilësinë e “drejtorit të autorizuar”, një person i quajtur Zilif Lufi. Ky i fundit rezulton të jetë një zyrtar i lartë i administratës së Ministrisë së Financave të Kosovës.
Ia shesim kushëririt
Tenderi për koncesionin e “Tri Dukagjinëve” u zhvillua më 22 prill të vitit 2008. Por 20 ditë para zhvillimit të tenderit (më 2 prill 2008) brenda konsorciumit “Interenergo Albania” ndodhi një rikonfigurim i aksionerëve. Kësisoj, më 2 prill 2008, firma “Eurocnsulting”, në pronësi të Petraq Milos, ia shet aksionet (10 për qind) e saj ortakes “Interenergo Slovenia”. Në të njëjtën ditë, madje para të njëjtit noter (Agim Robo), firma sllovene (pasi bleu aksionet e “Euroconsulting”) i shet një firme të panjohur, të quajtur “Alb Ener Investments”, 20 për qind të aksioneve. Nga shqyrtimi i të dhënave zyrtare rezulton se firma e sapofutur në konsorcium, “Alb Ener Investments”, ishte krijuar vetëm tri ditë (themeluar më 29 mars 2008), para nënshkrimit të kësaj kontrate noteriale. Pronar i firmës “Alb Ener Investments” rezulton të jetë zoti Haxhi Bardhi, një biznesmen i vjetër, i cili është dhe kushëriri i parë i kryeministrit Berisha.


Me letrat gati


Tenderin e zhvilluar më 22 prill e fitoi konsorciumi “Interenergo Albania”. Por, në ndryshim nga konfigurimi i mëparshëm, ky konsorcium kishte ndryshuar një pjesë të ortakëve. Pjesën prej 10 përqindësh që zotëronte në fillim firma e këshilltarit Petraq Milo e mori ortakja e saj sllovene, e cila në të njëjtën ditë që bleu 10 për qind nga këshilltari, shiti 20 për qind te një biznesmen me lidhje të ngushta farefisnore me kryeministrin. Kompania e zotit Milo u tërhoq nga konsorciumi 20 ditë para zhvillimit të tenderit, por prezenca e saj deri në atë kohë duket se ka pasur një implikim domethënës. Zoti Milo dhe kolegia e tij, Suzana Guxholli, duke qenë këshilltarë ekonomikë të kryeministrit, kanë akses të madh në informacionin mbi zhvillimin e propozimeve dhe tenderave për koncesionet. Zoti Milo ishte ortak i konsorciumit kur ky konsorcium fitoi bonusin favorizues prej 9.5 pikësh. Po çfarë nënkupton fitimi i një bonusi për koncesionet? E thënë shkurtimisht, bonusi i jepet një kompanie që paraqet në departamentet qeveritare një projekt të sajin për shfrytëzimin e burimeve natyrore. Kompania që bën e para propozimin zakonisht avantazhohet nga pretendentët e tjerë për koncesionin. Ky avantazhim nuk është gjë tjetër veçse privilegj me disa pikë që ajo fiton nga bonusi. Por kush u avantazhua? U avantazhua pikërisht konsorciumi që projektin e vet e paraqiti para një zyrtari shtetëror, që në fakt ishte aksioner i konsorciumit.




Përgënjeshtrim mbi artikullin e gazetës Albania, datë 2 maj 2009, me titull “Dy këshilltarë të Berishës, sekserë në koncesione prej miliona eurosh”


Jam ndjere plotësisht e befasuar kur pashë se mëngjesin e ditës se shtunë, të datës 02.05.2009, gazeta e përditshme Albania më cilësonte si seksere në një koncesion, të miratuar pak ditë më parë. Në kundërshtim me të gjithë parimet e gazetarisë profesionale, pa më kontaktuar mua as në telefon, kjo gazetë ka marrë përsipër të drejtojë sulme dhe shpifje të paqena ndaj meje dhe është e qartë kjo për shkak të pozicionit publik që kam.
Dua të bej me dije publikun shqiptar që artikulli i sipërpërmendur është një gënjeshtër e madhe e radhës e asaj pjese mafioze të medias që abuzon me lirinë e shtypit, duke trilluar histori e bëma të paqena. Unë deklaroj, në përgjegjësinë time publike dhe ligjore, që nuk kam dhe nuk kam pasur asnjë lloj lidhjeje me kompaninë “EuroConsulting” të Kosovës, për pasojë as me tenderin për hidrocentralet në lumin Shalë dhe me asnjë kompani tjetër që zhvillon aktivitet në territorin e Shqipërisë apo jashtë saj.
Në artikull thuhet se: “zonja Suzana Guxholli, e cila është edhe koordinatore direket dhe eksperte e zyrës së Kryeministrit për të gjithë koncesionet që jepen në Shqipëri, ka shpallur në curriculumin e saj zyrtar faktin se është drejtoreshë dhe manaxhere në këtë firmë.”
Gënjeshtra fillon me pozicionin tim zyrtar (që është këshilltare e Kryeministrit për ekonominë) për t’u finalizuar me mashtrimin e pabazë, duke e cituar si të ishte në CV time zyrtare, pozicioni i shpikur i administratores së firmës që për herë të parë e dëgjova nga trillimi i gazetës Albania. Fatmirësisht, falë standardeve të transparencës së qeverisë, për të cilën unë punoj, CV-a ime mund të lexohet në çdo kohë nga kushdo (në faqen e internetit të kryeministrisë: www.km.gov.al , Kabineti). Cilido në këtë adrese mund të marrë konfirmimin se ajo çka shkruhet në gazetë është një gënjeshtër e ulët dhe banale.
Procedurat dhe ligjet transparente në fuqi, të kësaj qeverie, i japin mundësi çdo qytetari të kontrollojë e bëhet me dije edhe nëpërmjet internetit, në QKR, (Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit me adresë: www.qkr.gov.al), METE, (Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me adrese www.mete.gov.al), mbi informacionin, dosjet dhe dokumentet përkatëse të çdo tenderi, kompanive pjesëmarrëse e aktiviteti të zhvilluar edhe sipas historisë se tyre.
Sa për gënjeshtrën tjetër që lë të nënkuptojë se aksesi në informacion që është pjesë e funksionit tim është keqpërdorur, botuesi dhe gazetari nuk ka përse të bëjë ngatërresa të tilla e të fantazojë për të prodhuar gënjeshtra të tjera, kur dihet që tek i gjithë informacioni për çdo tender e koncesion kanë akses të plotë të gjithë gazetarët, përfshi dhe ata të blerët e të manipuluarit, sikundër dhe i gjithë publiku shqiptar.
Duke parë gënjeshtrat, ku caku i shpifjeve nuk ka fund, vlerësoj se ky artikull është një luftë e hapur dhe goditje e turpshme ndaj personit tim dhe detyrës që unë kryej, që bëhet në kuadrin e fushatës elektorale nga pjesa e korruptuar e medias, e cila mbështet interesa mafioze të grupeve të caktuara politike dhe mediatike.




Reagim ndaj përgënjeshtrimit të zonjës Suzana Guxholli


E nderuara Zonja Guxholli!
Quhem Habjon Hasani, punoj si reporter në gazetën e përditshme “Albania”, jam autori i artikullit, datë 2 maj 2009, me titull “Dy këshilltarë të Berishës, sekserë në koncesione prej miliona eurosh”.
Pas publikimit të artikullit Ju keni reaguar më datë 2 maj 2009 duke përgënjeshtruar çdo lidhje Tuajën me firmën “Euroconsulting Group” të Kosovës. Këtë reagim e publikoi pjesërisht në të njëjtën datë dhe ditë Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Lidhur me artikullin tim, në përgënjeshtrimin Tuaj ju ngrini 2 pretendime:
1) Artikulli mashtron dhe manipulon duke pretenduar se Ju jeni “Këshilltare për Ekonominë e Kryeministrit”.
2) Artikulli mashtron dhe manipulon kur thekson se “Zonja Suzana Guxholli ka vetëdeklaruar në CV-në e saj publike në faqen Zyrtare elektronike të Kryeministrisë se është ‘Drejtoreshë dhe Menaxhere e firmës Euroconsulting”
Zonja Guxholli, për të dyja këto pretendime Tuajat, preferoj që sërish (sikurse në artikull) ti referohem dokumenteve dhe burimeve rreptësisht zyrtare dhe të provuara. Për këtë arsye po Ju dërgoj bashkëngjitur email-it 2 dokumente:
1) Faqen elektronike ZYRTARE të Këshillit të Ministrave (Dokument 1), ku ju rezultoni se jeni “Këshilltare për Ekonominë” e Kabinetit të zotit Kryeministër.
2) Faqen elektronike ZYRTARE të Këshillit të Ministrave (Dokument 2) ku në CV-në Tuaj personale është deklaruar funksioni Juaj si Drejtoreshë dhe Menaxhere e firmës “Euroconsulting Group”
E nderuar Zonja Guxholli, edhe në këto momente që po shkruaj këtë reagim (Dt. 2 maj 2009, ora 18:30) Ju ende rezultoni si Këshilltare Ekonomike në Kabinetin e Kryeministrit Berisha dhe në CV-në Tuaj vazhdon të deklarohet pozicioni Juaj si Drejtoreshë dhe Menaxhere e firmës “Euroconsulting Group” (gjithashtu e provuar dhe e dokumentuar)
E nderuar Zonja Guxholli jam treguar profesionalisht korrekt në referimin tim në faqen elektronike ZYRTARE të Këshillit të Ministrave, duke e konsideruar një burim absolutisht serioz, autoritar, dhe të vërtetë.
Nëse statusi Juaj në Kryeministri dhe CV-ja juaj e shpallur publikisht nuk përkon me realitetin, Ju duhet ta kërkoni përgjegjësinë në radhë të parë te vetja Juaj dhe te mirëmbajtësi i faqes ZYRTARE elektronike të Këshillit të Ministrave.
Nëse nuk e dinit, po ju vë në dijeni se nuk kam asnjë kontratë pune me Këshillin e Ministrave për të mirëmbajtur, verifikuar apo saktësuar CV-të e Kabinetit Kryeministror që shpallen në faqen zyrtare.
E nderuar zonja Guxholli, në letrën Tuaj përgënjeshtruese (të cilën gjithashtu e gjen bashkëngjitur) Ju më kini akuzuar pa paraqitur asnjë provë mbështetëse, se unë jam mafioz, paguhem nga interesa mafioze dhe se jam i motivuar dhe i pozicionuar në një fushatë antiqeveritare me shpifje dhe sulme në drejtimin Tuaj.
JU FTOJ TË SILLNI PROVA PËR KËTO PRETENDIME
E nderuar zonja Guxholli, unë jam thjesht një GAZETAR dhe bëj punën time.
Fatmirësisht asnjëherë nuk kam vetëshpallur në ndonjë faqe elektronike ZYRTARE përkatësinë time në ndonjë ambient mafioz.
Ju që e bëni këtë akuzë duhet të ma provoni, në të kundërt, pritshmëria ime për prova do soset shumë shpejt dhe Juve duhet t’ia çoni këto prova një Gjykatësi të paanshëm dhe të pavarur, pasi ky gjyqtar të ketë administruar padinë time për SHPIFJE në drejtimin Tuaj.
Me konsideratë
Habjon Hasani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptyWed May 06, 2009 6:03 am

Importi i dritave, gjysma nga Serbia
Publikohet raporti: Shpenzuam 211 milionë euro
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptyThu May 07, 2009 2:12 am

Poli i Greqise


Natyrisht qe marrja e superpamerituar Shqiperise ne NATO eshte shume pozitive per shqiptaret, por njekohesisht eshte nje shenje se dicka jo e mire ne rajon ka per te ndodhur. Kombinuar kjo me aktivitetin e njefare Abedini, Paul, dhe disave te rrethit te ngushte te Kryeministrit qe shkrujane sipas porosive te bodrumeve te ambasades serbe e greke per te percare shqiptaret, tregon se do te behet hataja.
Une kete e analizova dhe i paralajmerova ne kohe shqiptaret qe te jene vigjilent ne keto dite te veshtira qe na presin.
Hataja e paralajmeruar nga une filloi, por nuk do te mbetet me kaq.
Pas paralajmerimit tim, Berisha haptazi i fali 225 km katror Greqise pa perfshire ketu ndertimin e monumenteve dhe varezave greke ne Jug te Vendit. Kete tradheti kombetare e pasoi vrasja e deputetit Fatmir Xhindi per tu hequr vemendja nga tradhetia kombetare…
Ngjarjet do te nderlikohen aq keq sa qe Greqia e Serbia jane te detyruar te perdorin fisheket e fundit duke i demaskuar ata ne kete proces.
Tahir Muhedini i PDI, perndryshe partia e cameve, fill pas tradhetise se radhes se Berishes per ceshtjen shqiptare Came bene koalicion zgjedhor hapur me kryetradhetorin ndersa ne krye te “Polit te Lirise” hypen Aleksander Meksi.
Ndersa per PDI-ne nuk kam dyshim se eshte eskluzivitet i sherbimeve sekrete greke ne siklet jam me “Polin e Lirise”. Nuk po di si ta quaj, “Poli i Lirise” apo “Poli i Greqise”, mos ndoshta duhet quajtur “Poli i Serbise”?
Eh bela, bela…
Aleksander Meksi i Greqise…, por ne ate pol lirie, greqie a serbie me bollek jane edhe UDB-ashat e une jam ne siklet me emeritimin e atij poli.
Por c’fare rendesi ka? PD-ja eshte eskluzivitet i sherbimeve sekrete serbe, PS-ja eshte eskluzivitet i sherbimeve sekrete greke, hataja filloi por nuk mbaroi e Populli Shqiptar kendon;
 
Ngrihu o popull, rrëmbeni drutë /
Në kokë t'u bini, se janë hajdutë /
S'janë udhëheqës, as kryetarë /
T'mos rrojmë me frikë, nga këta kusarë/
Votat kërkojnë, veç për kolltukë /
100 parti mbushur kopukë/
Zemërohet një, bën parti tjetër/
E kërkon fonde si ujk i vjetër/
Mos e votoni popull kët' mall/
I lini thatë, si peshk ne zall/
Ngrehu e bjeru, mos u përuj /
nëse ke gjak dhe nuk ke ujë /
Kanë 20 vjet, s'doli një burrë /
Kuvend zagarësh që s'nginjen kurrë/
Si parazitë, gjakun na pinë /
si qentë rrugaçë, kockën na grinë/
A rron dot plaku me një pension /
Sa kafe e ministrit në Sheraton?/
Ne pa ilaçe, e shkojmë në gropë /
K'ta për një puçërr, në Europe /
"Kokë" të mëdha, nuk gjenden lehtë/
Këta farë burrash, që s'bëjnë një lek.. /
Bashkohu popull në unitet /
Duhen qëruar këta lanetë.. /
Ka ndershmëri dhe Shqipëria /
Nuk është e gjithë si kusaria.. /
Gjithë që kanë bërë, gërdecët tanë /
Ende në shpinë ky vend i mban /
Popull, dëgjoje zemrën kët'radhë/
Mos i votoni këta zuzarë.. /
Lëmoshë zagarësh, të mos pranojmë /
Në udhë të mbarë, veç aherë shkojmë…/

Petrit Kola
 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ramizi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ramizi


Male
Numri i postimeve : 158
Age : 44
Vendi : Tirona
Registration date : 23/02/2009

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptyThu May 07, 2009 1:12 pm

hahaahahahhahahahahaha po ky na qenka edhe poet more !
po kuhs ti ka mesuar mo xhaxhi keto vargje sa mallengjyse ééééééééééééééééééé , po ik ore se sorollupi i juaj nuk jeni per poezi e'as per parti ,
turp qe ti shohi kush ketu ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptyThu May 07, 2009 1:27 pm

Ramiz,
Te njetin mendim ka edhe ambasada serbe ne Tirane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ramizi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ramizi


Male
Numri i postimeve : 158
Age : 44
Vendi : Tirona
Registration date : 23/02/2009

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptyThu May 07, 2009 6:37 pm

Me njé fjal ti punonke ne ambasaden serbe ééééééééééé
,bravo po dukesh ! se si i till pergjigjesh ketu dhe sigurisht qe serb ! je
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptyThu May 07, 2009 10:17 pm

Me dy fjale Ramizi juve munde te keni te drejte...
Kam punuar nje here ne ambasaden serbe ne Tiarne si mirembajtes per arsyen e vetem te mesoja se c'fare kishte biseduar Fazllo-Berisha gjate qendrimit te tij 18 ditor atje, ne vitin 1997 kur e dogji Shqiperine me urdher te UDB-se.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptyThu May 07, 2009 10:56 pm

Kapet me 65 kg heroinë, sekretari i ambasadës shqiptare në Maqedoni


07 May, 2009 08:16:00 Korresp. 24-ore.com
Zgjidhni madhesine e germes: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Font_decrease Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Font_enlarge
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Thumbnail.php?file=police_580176172 Polic turk ne sherbim

Skandali i drogës përfshin diplomacinë shqiptare. Një zyrtar i lartë i ambasadës sonë në Shkup, Agim Ajet Haxhiu me detyrë zv.sekretar i ambasadës mësohet se është kapur me një sasi rekord prej 65 kg heroinë në Turqi. Televizioni “News 24” ka siguruar të dhëna të sigurta zyrtare nga SHISH, ministria e jashtme dhe burime të qeverisë maqedonase të cilat konfirmojnë faktin skandaloz.

Mesohet se Haxhiu është kapur me këtë sasi droge, që kap shifrën 650 mijë euro në një makinë me targa diplomatike në Stamboll, në datën 2 maj. Por gjithcka është mbajtur tepër sekret dhe pas investigimeve të vazhdueshme lajmi është konfirmuar dhe nuk ka më asnjë dyshim se Haxhiu tashmë është në pranga. “News 24” është munduar të kontaktojë sot me ambasadën tonë në Shkup dhe Ankara por prej dy selive diplomatike ose ka patur heshtje ose janë munduar të përgënjeshtrojnë lajmin.

Burime nga ambasada jonë në Maqedoni konfirmojnë gjithashtu se prej disa ditësh Haxhiu nuk është paraqitur në detyrë, por vetë personeli i Ambasadës nuk kishte ndonjë njoftim zyrtar për arrestimin e tij me drogë në Turqi.

Ndërkohë mësohet se pritet edhe një deklaratë zyrtare e Ministrisë së Brendshme maqedonase ku do të jepen dhe detaje të operacionit.
Ndërkaq së fundi burime zyrtare nga ministria e jashtme shqiptare konfirmojnë gjithashtu arrestimin e diplomatit por thekson se nuk është vënë ëe diejni në rrugë zyrtare për këtë rast skandaloz.
Mësohet se Haxhiu ka punuar pak vite më parë është si gazetar i Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë që punonjës të ambasadave shqiptare kapen me pluhurin e bardhe, duke u “fshehur” pas targave diplomatike.
Disa muaj më parë, shoferi i ambasadës shqiptare në Romë, Arsen Selmanllari u arrestua pasi iu gjet 1 kg kokainë në automjetin me targa diplomatike. Bashkë më shoferin e ambasadës shqiptare, u arrestua edhe një grua shqiptare, emri i të cilës nuk është publikuar nga autoritetet italiane. Arrestimet u kryen gjatë një kontrolli policor në autostradë në dalje të Milanos. Policia i ishte afruar dy shqiptarëve shumë qetësisht, por pyetjeve të tyre dy shqiptarët i janë përgjigjur në mënyrë nervoze. Policia i ka detyruar të dy të hapin bagazhin e makinës, ku u gjet dhe sasia plot 1 kilogramë e kokainës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptyThu May 07, 2009 11:36 pm


[url=http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=63798]Ngjela: Berisha do të humbasë thellë [/url]
Kreu i partisë "Ligj e Drejtësi" flet për zgjedhjet, "divorcin" e Meksit dhe situatën në selinë blu: Kjo qeveri i ka humbur të gjitha kreditet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptyThu May 07, 2009 11:39 pm

Kufiri, Ngjela: Qeveria ngriti këmbët përpjetë
» Dërguar më: 07/05/2009 - 14:00
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 1241697603

Lajme te ngjashme
Qeveria miraton huanë për Bashkinë e Tiranës
• Datë: May 07, 2009
Tedi Blushi


Avokat Spartak Ngjela e cilëson “tradhti kombëtare”, marrëveshjen që qeveria shqiptare nënshkroi me Greqinë “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi shprehet se, kjo çështje duhet të zgjidhet me një referendum popullor, pasi sipas tij, “Parlamenti nuk mund të ketë kompetencë”. Brenda të njëjtit kontekst, avokat Ngjela shton se, “një referendum do ta hidhte me këmbë përpjetë çdo qeveri që mund të cenonte integritetin kombëtar”. Në këtë intervistë, eksperti i njohur i jurisprudencës paralajmëron gjithashtu, se askush nuk do ta lejojë, sipas tij këtë maxhorancë, të miratojë me forcën e kartonit këtë marrëveshje. “Gazeta Shqiptare” ka arritur të zbardhë me ndihmën e një eksperti topograf se qeveria Berisha, me firmosjen e marrëveshjes me Greqinë për përcaktimin e vijës së re kufitare në det, i ka dhuruar Athinës zyrtare rreth 225 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon.
Z.Ngjela, në cilësinë e një eksperti të njohur të jurisprudencës, si e gjykoni marrëveshjen që qeveria shqiptare dhe ajo greke nënshkruan një javë më parë “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”?
Së pari, dua të përgëzoj “Gazeta Shqiptare” për zbulimin e faktit tronditës që fshihet në këtë marrëveshje. Kjo është një marrëveshje e fshehtë, askush nuk di asgjë. Është një turp. Nuk di se si i hiqet një sipërfaqe prej 225 km2 det një vendi bregdetar si Shqipëria. Nëse ka një çështje të tillë, kjo bëhet me referendum. Madje, as Parlamenti nuk mund të ketë kompetencë. Por, këtu nuk pyetet populli. Këta shesin detin. E kuptoni çfarë bëhet... Do na shesin ajrin ndonjë ditë.
A mund ta miratojë Parlamenti një marrëveshje të tillë?
Jam i bindur se një skandal i tillë nuk mund të kalojë në Parlamentin shqiptar. Këta presin duke shpresuar të rikonfigurojnë ndonjë Parlament banal në të ardhmen që mund ta bëjë këtë gjë, por të jenë të sigurt se askush nuk mund ta lejojë. Unë dua të theksoj atë që thashë më lart se, për një çështje të tillë, një referendum do ta hidhte me këmbë përpjetë çdo qeveri që mund të cenonte integritetin kombëtar dhe mund të penalizonte çdo kryeministër, çdo qeveri dhe çdo Parlament që mund të cenonte integritetin e Shqipërisë.
Sipas jush, a mbështetet kjo marrëveshje në legjislacionin shqiptar?
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka një nen që akuzon për tradhti kombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptyThu May 07, 2009 11:42 pm



Shqiptarët zhyten në borxhe për të pasuruar Berishën dhe klanin e tij
Bode justifikohet për marrjen e kredisë me FMN dhe Bankën Botërore
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Bode1Qeveria shqiptare e vlerëson si arritje kredinë e marrë me interesa 11 përqind për financimin e rrugës Durrës-Kukës. Ka qenë ministri i Financave, Ridvan Bode, që ka prezantuar si sukses firmosjen e kredisë sindikale prej 250 milionë eurosh për financimin e nevojave të buxhetit të shtetit. Ministri Bode e ka cilësuar një sukses, pasi reflekton besimin që ekonomia shqiptare iu ofron bankave ndërkombëtare, kjo në kushtet e një krize botërore.

Lexoni me shume...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptyThu May 07, 2009 11:42 pm

Thellohet skandali i tenderit të kredisë austriake, aparaturat janë shitur me çmime dy fish
Fakte të reja për tenderin e kredisë tregtare austriake
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Tender-elecAkoma mbeten të pakuptueshme rrethanat në të cilat është bërë tenderi i kredisë tregtare të Sanatoriumit. Me një “blic-cric”, tenderi u bë në Austri me pjesëmarrjen e të njëjtit person që ka aprovuar specifikimet teknike, pasi askush nga mjekët e Sanatoriumit dhe QSUT-së nuk di gjë rreth këtyre specifikimeve. Kjo tregon një shkelje të hapur në ligjin austriak të prokurimit publik, ku ai që harton specifikimet (në këtë rast aprovon) nuk mund të marrë pjesë në tender gjatë procesit te vlerësimit. Gjithashtu, në ligjin austriak specifikimet i bëhen të ditura përdoruesit final.
Lexoni me shume...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptyFri May 08, 2009 11:12 am

+


-

Sot ne mengjez po flisja me mikun tim Arber Thesproti per faljen e teritoreve shqiptare qe Berisha i beri grekut. I thashe se kane per te kryer ndonje akt qe te harrohet historia e tradhetise dhe ja ku ndodhi kjo vrasje e deputetit Fatmir Xhindi. A e ka kryer Berisha vrasjen ne bashkpunim me Rucin, sepse dihet edhe Ruci eshte i grekut.


Kjo eshte llogjike komuniste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptyFri May 08, 2009 12:35 pm

Komuniste?

Konkretisht munde ta shpejgoni?
Me sa di une Berisha ka qene 25 vjete komunist dhe sekretar i PPSH, deshmitare i reme qe ka cuar njerez (Shoshorin) ne burg sepse ky kish bere trakte kunder regjimit komunist.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptyFri May 08, 2009 7:45 pm

Shoshori - Njeriu që akuzon Berishën Shkruan : Lorenc Vangjeli
Shoshori?!! Kush është ky? ...për këtë person që thoni, shikoni njëherë se mos nuk është i dënuar fare”. Njeriu që flet është Sali Berisha, kryeministër i Republikës së Shqipërisë. I sapo kthyer nga Forumi ekonomik botëror në Davos, në 2 shkurt, zoti Berisha dha një përgjigje të llojit të vet për një nga akuzat më të rënda që i janë bërë gjatë karrierës së tij politike: ka qenë dëshmitar në një gjyq politik që dënoi me vdekje Hysen Shoshorin, një qytetar tiranas i akuzuar për terrorizëm, agjitacion e propagandë dhe përvetësim të pasurisë socialiste në vitin 1975. Një vendim që u pezullua pastaj nga pleniumi i gjykatës së lartë dhe u shndërrua me 25 vjet burg. Vetë Shoshori, në një intervistë të tij të vitit 2002, pohon të njëjtin fakt dhe shënjon zotin Berisha si një nga dëshmitarët kundër tij në proces. Por dhe shumë vite më parë, bazuar në dëshmitë e bashkëvuajtësve të tij, që në dhjetorin e vitit 90´ kur Berisha nisi të shfaqej publikisht e më pas, Shoshori e konsideronte atë si pjesë e mekanizmit që e fundosi në fatkeqësi.
Revista MAPO ka mundur të sigurojë disa materiale autentike të kohës dhe fillimisht afron për publikun dy vendimet e gjykatave komuniste, atë të gjykatës së Tiranës dhe të pleniumit të gjykatës së lartë. Dy dokumente të cilat, duke ndjekur këshillën e kryeministrit për të zbuluar nëse është apo jo i dënuar në kohën e komunizmit Hysen Shoshori, i japin përgjigje asaj: Po! Shoshori është një i dënuar politik. Pjesa tjetër, nëse Berisha ka qenë apo jo dëshmitar i akuzës komuniste kundër tij, është ende për t´u verifikuar. Nga njëra anë është dëshmia e vetë viktimës dhe e bashkëvuajtësve të tij të shumtë, por dhe dosja voluminoze e hetimit, e cila deri më tani nuk është bërë publike. Nga ana tjetër, është mohimi i kryeministrit. Një mohim, që të paktën në një nga dy pikat e tij është i pasaktë: viktima Shoshori ekziston dhe është i burgosur politik. Madje, në listat e ish-të përndjekurvë që janë publikuar rreth një muaj më parë, emri i tij figuron me numër rendor një për të marrë dëmshpërblim për ditët e burgut, në masën 8 milion lekë.

Akuza ndaj akuzatorit të zakontë?
Në fakt nuk mund të vinte në ditë më të keqe për zotin Berisha. Menjëherë mbas miratimit të shumëdiskutuar të ligjit për lustracionin dhe shuplakave periodike, me kah të përcaktuar Ushashington, Bruksel, Strazburg drejt Tiranës zyrtare, Erion Braçe, deputeti luftarak socialist e akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin se ka qenë autor i një denoncimi politik ndaj një qytetari shqiptar që u dënua me vdekje nga regjimi i dikurshëm. Prova që Braçe demonstroi në Kuvend ishte gazeta Plaga, numri i saj i dytë dhe edhe i fundit – botimi i saj u ndërpre - organ i shoqatës së të ish-të përndjekurve politikë. E botuar në 22 maj të vitit 2002, tirazhi modest i saj, nuk mundi as të dalë në qarkullim sepse u asgjesua në rrethana të dyshimta. Zëra të pakonfirmuar pohojnë edhe se trajtimi i gazetës në këtë mënyrë erdhi si rezultat i një “aleance fluide” mes të akuzuarit të sotëm dhe një pjese të pushtetit të djeshëm të socialistëve. Vetë botuesi i saj, Skënder Tufa, gjithashtu i burgosur i ndërgjegjes, një vit më pas u arrestua dhe bëri burg mbas një procesi dhe akuze të dyshimtë për favorizmi prostitucioni.
Hysen Shoshori atëherë përgjigjej: “Gjatë gjykimit pashë shumë dëshmitarë që nuk i njihja, të cilët bënin dëshminë të frikësuar dhe pa më parë mua. Në mendje më mbeti vetëm njëri që ishte i veçantë nga të tjerët. Trup i gjatë dhe energjik, me hap të sigurtë u paraqit për të dëshmuar. Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me një theks malësori, me eufori, filloi të flasë para trupit gjykues duke treguar sesi e kishte gjetur traktin që kishte përmbajtje të thkesuar armiqësore, të cilën e tundte para trupit gjykues dhe sallës: “...ky njeri është armik i betuar i partisë prandaj duhet varur në litar”!
Sipas Shoshorit në 2002 e sipas Braçes në 2009, ky njeri ishte Sali Berisha. “Ky njeri i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për të arritur në majat e hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim duke ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Berisha”, pohonte vetë Shoshori. Pikërisht njeriu që vetë Berisha i vë në dyshim ekzistencën.

Kush është ish-i burgosuri i ndërgjegjes,
Eshtë ende një nga misteret e mëdha të së shkuarës. Një nga ato mistere që nga larg i ngjajnë një konspiracioni kundër një individi të cilit i kanë shkatërruar jetën, e kanë mbyllur në ferrin e burgjeve komuniste dhe tashmë, pothuaj 20 vjet mbas përmbysjes së komunizmit, edhe e mohojnë. Për tiranasit e vjetër, emri i tij ka qenë mjaft i njohur. Ai konsiderohej si një nga mendjet më të “krisura” të kohës, me një guxim të jashtëzakonshëm që krejt i vetëm, kishte vendosur të sfidonte diktaturën komuniste.
Edhe sipas aktakuzës, edhe sipas asaj që ai vetë ka pranuar fillimisht në proces e më pas edhe publikisht me gojën e tij, gjatë periudhës 1961 – 1974 ka shpërndarë 41 100 trakte. Nga gjithë ky mal urrejtje, poshtërimi publik për diktaturën, organet e saj kanë mundur të sigurojnë një sasi prej 277 copësh. Sipas Shoshorit njërën nga to e ka pasur kryeministri i sotëm, kurse sipas bashkëvuajtësve të tij, një tjetër trakt ishte dorëzuar nga një tjetër emër publik në Shqipëri, deri vonë diplomat. Eshtë kurioze të theksohet se diplomati shqiptar, u penalizua fillimisht për një gjë të tillë në 1996, duke ju hequr e drejta e konkurimit për deputet, por që më pas mundi të rifitojë pastërtinë e figurës së tij. Në gjyq, ndryshe nga sa pretendohet për zotin Berisha, ai thjesht ka shpjeguar rrethanat në të cilat ka gjetur traktin.
Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës, të datës 10 shkurt 1975, vërtetohet se Shoshori ka pranuar se ka vepruar me ndërgjegje të plotë: “...duke pasur për qëllim që traktet t´i lexonin njerëzit që populli të bëhej sa më i pakënaqur nga Partia dhe të ngrihej për të shpëtuar nga kthetrat e diktatorëve...”, shkruhet në këtë vendim. Por Shoshori nuk është ndalur këtu. Me një guxim që edhe sot ngjan i jashtëzakonshëm, ai arrinte deri aty sa të shkruante: “...ai njeri që ka një armë dhe nuk shtie në udhëheqësat kryesorë dhe në levat e tyre si të këshillave të lagjeve... është i lig, është frikacak, është servil...” Ky trakt mban datën 22 janar 1968.
Mbas një viti të gjatë në hetuesi, Shoshori fillimisht dënohet me vdekje nga gjykata e Tiranës, por në një rikualifikim vërtet të habitshëm të veprave penale me të cilat e akuzonte drejtësia komuniste, pleniumi i gjykatës së lartë e dënon atë me 25 vjet heqje lirie. Më pas, për të fillon kalvari i gjatë i burgjeve. Spaç, Burrel dhe së fundi Sarandë, ku ishte nga të fundit të burgosur politikë të liruar nga burgu. Mbas 16 vjetësh në qeli, pa u vizituar kurrë nga të afërmit e tij, në 17 mars 1991, Shoshori do të kthehej sërish në Tiranë.
Revista MAPO do të botojë numrin e ardhshëm dy vendimet e gjykatave komuniste, në një përpjekje për të rikujtuar dhe njëherë atë veprim të jashtëzakonshëm kurajoje kundër komunizmit dhe egërsinë me të cilën komunizmi i rikthehej viktimave të veta. Edhe sot, mbas 18 vjetësh në liri, Shoshori provon në një mënyrë tjetër viktimizimin. Plot 75 vjeç ai mund të bëjë një bilanc të trishtuar duke shtuar dhe një detaj më shumë në jetën e tij të trazuar: arrijnë deri sa t´i mohojnë ekzistencën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptySat May 09, 2009 2:05 am

Tirane me 8 Maj, 2009
 
Deklarate

 
Ne gazeten Shqiptare te dates 7 Maj, 2009 Partia "Ligj dhe Drejtësi" nepermjet drejtuesit te saj, zotit Spartak Ngjela ju bashkua qendrimit te Partise Shpresa Demokrate ne lidhje me tradhetine e fundit te Sali Berishes. Falja e 225 km te teritorit shqiptar Greqise bere nga Sali Berisha u cilesua si tradheti kombetare, sikurse kishte bere Partia Shpresa Demokrate deklaraten e dates 1 Maj, 2009.
Partia Shpresa Demokrate fton zotin Spartak Ngjela dhe gjithe popullin shqiptar te tregojne me gisht autoret e kesaj tradhetie.
Ajo kerkon qe te tregohet me gisht Sali Berisha dhe te thirret me emrin e tij te vertet si kryetradhetar i shqiptareve dhe jo kryeminister i tyre.
Faktet dhe puna ne teren tregojne qarte se Sali Berisha nuk eshte zgjedhur nga shqiptaret por eshte emeruar nga serbo-greket te cileve ai i sherben me fanatizem.
Partia Shpresa Demokrate i bene thirrje Popullit Shqiptar te mari vet ne dore fatet e Atdheut te rrezikuar.
Partia Shpresa Demokrate i fton shqiptaret ne te gjitha Trojet Etnike ti bashkohen asaj per te cliruar, pastruar, bashkuar, zhvilluar Atdheun.

Partia Shpresa Demokrate
Perparim, Begati, Drejtesi, Dinjitet, Bashkim
partiashpresa@aol.com
 
 
 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptySat May 09, 2009 12:26 pm

“5 vjet më parë nuk e besoja Shqipërinë në NATO”

09-05-2009 / Gazeta 55Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 34397angel%20berisha
Berisha pret në takim Kongresmenin amerikan Eliot Engel

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim Kongresmenin Eliot Engel, njëkohësisht anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Kryetar i Nënkomitetit për Evropën, së bashku me disa bashkëpunëtor të tij dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë.
Kryeministri Berisha e falënderoi për përkrahjen dhe ndihmën e jashtëzakonshme, që senatori Engel, Kongresi Amerikan, administrata e Presidentit Obama, administrata e ish-presidentit Bush dhe Shtetet e Bashkuara i dhanë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO. Kryeministri shprehu falënderime edhe për kontributin e madh që Kongresmeni Engel, si edhe përkrahjen e Kongresit dhe gjithë institucioneve të tjera të SHBA-së për pavarësinë e Kosovës.
Nga ana e tij, Kongresmeni Engel e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, si dhe i theksoi atij se për të është një kënaqësi e jashtëzakonshme të takohej me kreun e qeverisë shqiptare, i cili me përkushtimin, angazhimin dhe reformat e jashtëzakonshme dhe të suksesshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare, udhëhoqi Shqipërinë drejt anëtarësimit në NATO.
“Në qoftë se dikush do të më kishte thënë në vitin 2004 që Shqipëria do të hynte në NATO në 5-vjeçarin e ardhshëm, unë nuk do ta kisha besuar kurrë, por tashmë falë reformave që ju ndërmorët dhe lidershipit tuaj, kjo është realitet”, u shpreh Kongresmeni Engel.
Më tej, Kongresmeni Engel i theksoi kryeministrit Berisha se SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin dhe mbështesin Shqipërinë dhe se në Kongresin Amerikan do të ketë përherë miq të mirë.
Kreu i qeverisë shqiptare i paraqiti Kongresmenit Engel një ekspoze të të gjitha reformave të ndërmarra nga qeveria, për sa i përket luftës me zero tolerancë kundër korrupsionit, reformave për zhvillimin ekonomik të vendit, reformave fiskle e derregullatore, për krijimin e klimës më të favorshme për biznese dhe investime e të tjera.
Për sa u takon zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, kryeministri e siguroi Kongresmein Engel, se qeveria është tërësisht e përkushtuar për të realizuar zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë në Shqipëri, në përputhje të plotë më të gjitha standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për këtë qëllim, tha Kryeministri, qeveria ka ndërtuar infrastrukturën më të mirë zgjedhore dhe po pajis qytetarët shqiptar me dokumente identifikimi nga me të sigurtat në Evropë.
Në takim u diskutuan gjithashtu zhvillimet me të fundit në rajon duke u ndal ne veçanti në procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Pavarësia e Kosovës është faktor vendimtar për paqe e siguri të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ndër të tjera, shefi i ekzekutivit Berisha.
----------------------------------------------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptySat May 09, 2009 3:33 pm

E ku eshte Fazllici ne kete foto?

Sa miliona dollare ka hedhe UDB-ja per kete show?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptySat May 09, 2009 3:36 pm


Ina Rama pranon dështimin për mbylljen e dosjes së Damir Fazlliç
Prokuroria zhvesh nga akuzat serbo boshnjakun e akuzuar për pastrim parash
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptySat May 09, 2009 3:36 pm

Policia në dijeni për zhdukjen e diplomatit, Ministria e Jashtme mbajti “sekret” arrestimin
Përplasje mes dy institucioneve për ndalimin e Agim Haxhiut me 65 kg heroinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptySat May 09, 2009 3:39 pm

Kriminelët, të përfshirë në listat e kandidatëve për zgjedhjet 2009
Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile": Shteti shqiptar mbijeton falë marrëveshjeve nën tavolinë me krimin
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 ZgjedhjeeVrasjet e fundit, të ish deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi, dhe plagosja e Anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Nuni, si dhe moszbulimi i autorëve, tregon për agresivitetin e krimit, dhe për shtrirjen e aktivitetit kriminal, deri në goditje të drejtuesve të lartë të këtij shteti. Varfëria e tejskajshme e popullsisë shqiptare, dhe, lufta e egër politike që zhvillohet në Shqipëri, në mes të kampeve kundërshtare, më shumë se kurrë, do e drejtojë politikën shqiptare drejt një aleance politike me krimin e organizuar, dhe atë ordiner.
Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile" nxjerr informacione, statistika dhe të dhëna për politikën në Shqipëri dhe lidhjet që ka me botën e krimit. Fakti që Shqipëria ka një infrastrukture shumë të dobët aero-portuale, dhe një korrupsion shumë të lartë në institucionet shtetërore, ka krijuar mundësinë e një lëvizje të lirë të lëndëve narkotike në shumë porte, dhe në aeroportin e vetëm shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptySat May 09, 2009 3:41 pm

Kriminelët, të përfshirë në listat e kandidatëve për zgjedhjet 2009
Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile": Shteti shqiptar mbijeton falë marrëveshjeve nën tavolinë me krimin
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 ZgjedhjeeVrasjet e fundit, të ish deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi, dhe plagosja e Anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Nuni, si dhe moszbulimi i autorëve, tregon për agresivitetin e krimit, dhe për shtrirjen e aktivitetit kriminal, deri në goditje të drejtuesve të lartë të këtij shteti. Varfëria e tejskajshme e popullsisë shqiptare, dhe, lufta e egër politike që zhvillohet në Shqipëri, në mes të kampeve kundërshtare, më shumë se kurrë, do e drejtojë politikën shqiptare drejt një aleance politike me krimin e organizuar, dhe atë ordiner.
Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile" nxjerr informacione, statistika dhe të dhëna për politikën në Shqipëri dhe lidhjet që ka me botën e krimit. Fakti që Shqipëria ka një infrastrukture shumë të dobët aero-portuale, dhe një korrupsion shumë të lartë në institucionet shtetërore, ka krijuar mundësinë e një lëvizje të lirë të lëndëve narkotike në shumë porte, dhe në aeroportin e vetëm shqiptar.

Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile", ka përgatitur një informacion, i cili bën fjalë për lidhjet politikë-krim, dhe për përfshirjen e krimit në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e datës 28 Qershor 2009. Në një njoftim për shtyp nga kryetari i kësaj shoqate, Ilir Loka bëhet e ditur se informacioni vjen pas sinjaleve që “Shoqata “Mbrojtja e të Drejtave Civile” ka marrë nga burime të besueshme pranë dy forcave të mëdha politike në Shqipëri. Informacioni i kësaj shoqate nis me statistikat që kanë të bëjnë mbi popullsinë e vendit tonë. Në njoftimin për shtyp thuhet se Shqipëria është shteti me një popullsi prej 3 200 000 banorësh. Nga të dhënat jo zyrtare sipas tyre, del se1 600 000 banorë jetojnë në emigracion, (50% e popullsisë së saj), dhe 1 600 000 banorë jetojnë në Shqipëri, (50% e saj). Nga 1 600 000 banorë që jetojnë brenda territorit shqiptar, 800 000 jetojnë në fshat, dhe 800 000 jetojnë në qytet.
Emigracioni shqiptar, i cili vazhdon të mos kthehet për të punuar dhe për të jetuar në Shqipëri, po investon në prona të patundshme, si shtëpi banimi, dyqane, motele, hotele, restorante etj, duke menduar se një ditë do të kthehen të jetojnë përgjithmonë në vendin që i lindi dhe i rriti. Polarizimi i Shoqërisë, stabiliteti politik dhe ekonomik, emërimet nepotike klanore dhe farefisnore në administratën e shtetit, edukimi i pakët i popullsisë, dhe, politika konfliktuale, kanë sjellë një gjendje të rënduar kriminaliteti në Shqipëri, gjendje që, çdo ditë që kalon, bëhet e rrezikshme edhe për vete ekzistencën e shtetit tonë. Vrasjet e fundit, të ish deputetit të PS-së, Z. Fatmir Xhindi, dhe plagosja e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, si dhe, mos zbulimi i autorëve, tregon për agresivitetin e krimit, dhe për shtrirjen e aktivitetit kriminal, deri në goditje të drejtuesve të lartë të këtij shteti. Deri më sot, shteti shqiptar, në një mënyrë ose në një tjetër, ka mbijetuar si i tillë, duke bërë marrëveshje nën tavolinë me krimin, dhe duke e suportuar atë në shumë raste, por, rreziku i instalimit të një pushteti kriminal në Shqipëri, është plotësisht i mundshëm, në kushtet në të cilat po zhvillohen përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.
Lidhjet politikë-krim
Sipas të njëjtave burime, thuhet se Kodi i Ri Zgjedhor, i miratuar pak muaj më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ka sjellë një sistem të ri elektoral, sistem i cili favorizon shumë partitë politike, të cilat janë në gjendje të mbledhin më shumë para në shërbim të fushatës elektorale. Varfëria e tejskajshme e popullsisë shqiptare, dhe, lufta e egër politike që zhvillohet në Shqipëri, në mes të kampeve kundërshtare, më shumë se kurrë, do e drejtojë politikën shqiptare drejt një aleance politike me krimin e organizuar, dhe atë ordiner. Një bashkëpunim i tillë, politikë-krim, është më se evident, në këto zgjedhje. Zhvillimi i zgjedhjeve, do të karakterizohet nga blerja e votave me para në dorë, nga pjesa e varfër e popullsisë. Krimi, do të tregohet bujar me politikën, dhe paratë e trafiqeve, do të rrjedhin lumë. Zgjedhjet do t’i fitojë ajo parti, e cila, arrin të ketë mbështetjen e kriminalitetit të organizuar në Shqipëri.

**********************************
Pastrimi i parave
Shoqata “Mbrojtja e të Drejtave Civile”, përmend faktin se Shqipëria është vendi i vetëm Europian, i cili u garanton "parajsën" organizatave të ndryshme ndërkombëtare kriminale, dhe individëve të veçantë kriminale që të kryejnë pastrim parash. Shteti shqiptar, jo vetëm që nuk ka qenë në gjendje t`a frenojë një fenomen të tillë, por, në shumë raste, qarqet më të larta qeverisëse në vend, janë përfshirë në një aktivitet të tillë, duke filluar që nga Kryeministra, Ministra, e me radhë. Sasia e parave që mendohet se pastrohet në Shqipëri, në vit, i kalon 1 miliard euro.

****************************************************************
Krimi shqiptar, mënyrat e pasurimit të tij
“Shqipëria, është bazë e trafikut të mariuhanës, e cila, prodhohet në Shqipëri, dhe shitet në vende të ndryshme të Europës, por destinacionet fillestare të saj janë Italia, dhe Greqia”, thuhet nga informacionet e marra nga shoqata e lartpërmendur. Sipas tyre zonat e prodhimit të marihuanës në Shqipëri, janë të shpërndara në mënyrë proporcionale në të gjithë Shqipërinë, por, zonat më të nxehta mund të konsiderohen Shkodra, dhe Gjirokastra. Individët që merren me kultivimin e marihuanës, janë përgjithësisht fshatarë të varfër, të pa edukuar, të cilët nuk janë në gjendje të marrin parasysh pasojat e mundshme të këtij kultivimi kriminal të marihuanës.
Trafikimi i saj, bëhet nga adoleshentë dhe të rijnë, të cilët përgjithësisht, janë të moshës nga 17-të deri në 30-të vjeç. Historia e pasurimit të shpejtë, dhe e arritjes së gjithçkaje në një kohë të shkurtër, është realizuar plotësisht në Shqipëri nga kriminaliteti shqiptar. Mjetet që përdoren për transportimin e lëndëve narkotike fillojnë që nga çanta e shpinës, gomari, e që përfundojnë te makina luksoze të viteve të fundit, dhe anije. Të ardhurat nga ky trafik kriminal, i kalojnë 150 milion Euro.
Trafiku i drogës, kokainë, dhe heroinë
Shqipëria është edhe vendi tranzit i kalimit të kokainës dhe heroinës për në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Kriminaliteti shqiptar, duke shfrytëzuar lehtësirat që ka krijuar legjislacioni europian për emigracionin, ka arritur të penetrojë fuqishëm në tregun e drogave të forta, dhe të krijojë lidhjet e saja me grupe kriminale të shumë vendeve Europiane. Madje, në shumë shtete janë edhe liderë të shitjes së kokainës dhe heroinës. Fakti që Shqipëria ka një infrastrukture shumë të dobët aero-portuale, dhe një korrupsion shumë të lartë në institucionet shtetërore, ka krijuar mundësinë e një lëvizje të lirë të lëndëve narkotike në shumë porte, dhe në aeroportin e vetëm shqiptar.
Lidhjet e politikanëve të së djathtës në pushtet, dhe të majtës në opozitë, me trafikantët, u kanë krijuar imunitet kriminelëve ndaj ndjekjes penale nga ana e institucioneve përkatëse shtetërore. Stabiliteti i rrejshëm politik, dhe ekonomik i Shqipërisë, dhe mbështetja nën tavolinë e krimit nga politika shqiptare, është bërë bazë e fortë për krijimin e një hapësirë të madhe tokësore, e cila përdoret për trafikim të lëndëve narkotike drejt tregjeve Europiane.
Numri prej rreth 20 000 shqiptarësh emigrantë, të cilët merren me trafikun e drogave të forta, dhe mundësia e investimit të parave të fituara në ekonominë shqiptare, pa asnjë kontroll shtetëror, ka krijuar një infrastrukturë të fortë kriminale, me lidhje që fillojnë që nga Afganistani, e Kolumbia, e që përfundojnë në të gjitha vendet e Europës Perëndimore. Paratë që fitohen nga ky trafik, investohen në pallate, hotele, motele, restorante, dhe në prona të patundshme në Shqipëri. Ka raste kur trafikantë të fuqishëm, kanë investuar edhe në median e shkruar dhe në atë vizive. Sasia e parave që vjen në Shqipëri, si pasoje e këtij trafiku, i kalon 300 milion euro në vit.

************************************************************************
Shqipëria, shtet me një rrjet të mirorganizuar prostitucioni
“Shqipëria është shteti me një rrjet të mirorganizuar prostitucioni. Deri më sot, janë trafikuar më shume se 30 000 gra dhe vajza shqiptare për në vendet e Europës Perëndimore”, thuhej në njoftim për shtyp nga Shoqata “Mbrojtja e të Drejtave Civile”. Numër ky që rritet çdo ditë, me kalimin e viteve. Ndër të tjera theksohej fakti se trafiku, i ka shtrirë rrënjët e tij që nga ish Republikat Sovjetike, si Moldavi, dhe Ukrainë, e që po zgjerohet me vendet e varfra të Amerikës Latine, si Brazil, Argjentinë, Uruguai, etj.
Fitimi ditor i një prostitute, llogaritet të jetë 1000 euro. Trafikantët e prostitucionit, e kanë filluar aktivitetin e tyre me një prostitute dhe kanë arritur të kenë në pronësinë e tyre më shumë se tre prostituta për secilin. Trafikantët, kanë një minimum arsimi, dhe edukimi, i cili në 95 % të rasteve, nuk i kalon 8 vite shkolle. Numri i trafikantëve që mendohet se merret me trafikun dhe shfrytëzimin e prostitucionit, i kalon 30 000 shtetas shqiptarë. Sasia e parave të fituara nga ky trafik, i kalon 200 milion euro në vit.
Trafiku i qenieve njerëzore
Shqipëria është vend organizator dhe tranzit për trafikim të qenieve njerëzore. Çdo vit, nga Shqipëria, drejt vendeve të Bashkimit Europian, dhe Amerikës së Veriut, trafikohen më shumë se 10 000 individë, shumica e të cilëve janë shtetas shqiptarë. Por, listës së individëve të trafikimit të qenieve njerëzore nga kriminaliteti shqiptar, i janë shtuar edhe shtetas të vendeve të botës së tretë, të cilët e përdorin Shqipërinë si pikë tranzit. Sasia e parave të fituara nga ky trafik, i kalon 30 milion euro në vit.

*******************************************************
Statistika për vrasjet, plagosjet aksidentet automobilistike dhe gjakmarrjen deri në vitin 2009 në rang vendi
Shqipëria është vendi i konflikteve personale, dhe familjare. Inegzistenca e shtetit, i ka lënë vend forcimit të injorancës, paditurisë, dhe krimit. Ligjin e bën automatiku kallashnikov, i cili gjendet me shumicë në çdo cep të Shqipërisë. Mendohet se në duart e popullsisë civile, gjenden më shumë se 200 000 armë sutomatike të tipit “Kallashnikov”, dhe 100 000 lloji të tjera armësh vdekjeprurëse.
Çdo vit në Shqipëri, për shkak të konflikteve të ndryshme, vriten 340 qytetarë shqiptar, në një popullsi prej vetëm 1 600 000 banorësh që jetojnë në Shqipëri, si dhe plagosen mbi 200 të tjerë. Gjithashtu, edhe aksidentet automobilistike, vazhdojnë të shkaktojnë më shumë se 300 vdekje në vit, dhe mbi 500 plagosje të rënda dhe të lehta.

*********************
Konfliktet
Shkaqet kryesore të konflikteve janë:
Për tokat në fshat 22%
Për pronat në qytet 16%
Për vrasje 13%
Për trafik femrash 20%
Të trashëguara 5%
dhe të tjera 6%.
Për ngujime janë si më poshtë:
Për tokat në fshat 2%
Për pronat në qytet 1%
Për vrasje 80%
Për çështje nderi 6%
Për trafik femrash 4%
Për grindje çasti 04%
Të trashëguara 6%
dhe të tjera 1%.
Kjo vjen nga shumë faktor por faktori bazë është varfëria, me 80% të banorëve që jetojnë në fshat dhe me 60% të banorëve që jetojnë në qytet .
Numri i konflikteve në rang vendi është 103670
Numri i hasmërive është 22682 raste.
Familje të ngujuara 1490 familje.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptySat May 09, 2009 4:11 pm

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Vlora%2C%20sezon

VLORË- Qyteti bregdetar i Vlorës ka festuar sot ditën e çeljes zyrtare të sezonit turistik për vitin 2009. Në kuadër të aktiviteteve për çeljen...
dhe ne qender te Vlores eshte flamuri grek
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 EmptySat May 09, 2009 7:10 pm

Loja “luftash” e Berishës me drejtësinë

Nga Mero Baze

Një grup fshatarësh në Porto Romano kanë disa javë që protestojnë për mos-hipotekimin e tokave të tyre. Fabula e tyre është shumë e thjeshtë. Ata kanë marrë tapi nga ndarja e tokës me Ligjin 7501, por toka nuk iu regjistrohet. Të vetmit që kanë pasur fatin ta regjistrojnë, janë ata banorë të zonës, të cilët ia kanë shitur këtë tokë klientit të studios Kola-Malltezi (pra vajzës së kryeministrit Berisha), të cilët e kanë regjistruar më pas në emër të shoqërisë së Damir Fazlliçit. Nëse verifikon dokumentet e blerjes së tokës nga kjo kompani, e shikon se koha nga regjistrimi i tokës së fshatarëve deri te kalimi në pronësi të tyre është e tillë që të lë të kuptosh qartë se Fazlliç përmes avokatëve të vet ka para-blerë tapitë e ndara nga toka shtetërore dhe në shkëmbim të regjistrimit të tyre ua ka blerë atë për “një copë bukë”. Sapo toka është blerë nga Fazlliç, studioja Kola-Malltezi ka nisur negociatat me një investitor nga bota arabe për ta shitur atë si projekt për një termocentral rreth 150 megawat. Nëse u hedh një sy negociatave të studios Kola-Malltezi dhe investitorit të interesuar, shikon qartë dy probleme. E para, se studioja e vajzës së kryeministrit, që vazhdon të jetë e regjistruar si person fizik, pra si biznes i vogël, një faturë shërbimesh e ka rreth 8 mijë euro, dhe i bie që me dhjetë fatura të tilla, që mund t’i bëjë brenda javës, ta plotësojë limitin e personit fizik brenda gjysmë muaji. Problemi i dytë që verifikohet qartë është se kjo studio në ofertat e saj, përveçse shet shërbimin, shet dhe atë që quhet “fee” e suksesit, e cila shpesh shkon deri në 3 për qind sipas vetë letërkëmbimeve të zonjës Malltezi për këtë çështje. Nëse llogarisim pastaj cilët janë klientët e zonjës Malltezi në Shqipëri, çfarë koncesionesh kanë marrë dhe sa i bie një “fee” prej 3 për qind për suksesin e sigurt që ato kanë, duke pasur babanë kryeministër, e kupton qartë pushtetin real të familjes së kryeministrit në ekonominë shqiptare.
Po e sjell në vëmendje këtë fakt, një ditë pasi prokuroria ka mbyllur njësoj si në rastin e Lulzim Bashës me procedurë hetimet për sekserin e familjes në pushtet, Damir Fazlliç. Historia e pazakontë e kësaj marionete në duart e familjes së kryeministrit është një histori e madhe korrupsioni, nga ato që do të jetojnë gjatë, jo vetëm në faqet e shtypit, por shpresoj një ditë dhe në bankën e akuzës para drejtësisë shqiptare. Janë së paku tri çështje që prokuroria shqiptare nuk kishte arsye t’i neglizhonte për të pritur letër-porositë nga Qiproja për Damir Fazlliçin. Deklaratat e tij publike bëjnë të qartë se ai është pronar i “Altaria Research LTD” në Qipro, e cila është pronare e “Rudnap Energy” në Kroaci, e cila na ka shitur mbi 100 milionë euro energji elektrike, jo me tender të hapur, por me vlerësim ofertash nga KESH. Nuk e di çfarë e ka penguar prokurorinë të zbarkonte në zyrat e Gjergj Bojaxhiut dhe t’i merrte nën kontroll gjithë e-mail-et, me të cilat Damir Fazlliç ka fituar miliona euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që kryeministri Berisha ka deklaruar se, “nëse ai ka marrë qoftë dhe 1 euro nga paratë publike, atëherë ka marrë miliona euro”.
Së dyti, nuk e kuptoj se si prokuroria ka toleruar që një avokate e studios Kola-Malltezi të tërheqë një shumë mbi 1,5 milionë euro nga llogaria personale e Fazlliçit në Tiranë, ardhur pa arsyetim nga një kompani me bazë në Zvicër dhe të mos hetojë rrugët shqiptare ku kanë përfunduar këto pará.
Së fundmi, nuk e kuptoj se si transaksioni i blerjes së tokës në Porto Romano nuk përbën objekt hetimi për hipotekën e Durrësit, e cila ka përdorur pushtetin politik për të favorizuar vetëm klientët që i ofronin tokën këtij sekseri të familjes në pushtet.
Mbyllja e kësaj çështjeje për shkak të afateve dhe vonesave të letër-porosive është një akt i turpshëm i drejtësisë shqiptare, e cila, e gjunjëzuar para përdhunimit publik që kryeministri po i bën drejtësisë, është kthyer në specialiste të mos-hetimit të asnjë çështjeje korruptive, gjurmët e së cilës të çojnë në familjen e Sali Berishës. Kështu u veprua me dosjen e Lulzim Bashës, kështu u veprua me çështjen Fazlliç dhe kështu është vepruar dhe me lidhjet politike të dosjes së Gërdecit, ku djali i kryeministrit, lobisti kryesor në hartimin e kontratës, dhe botuesi i gazetës “55”, ndërtuesi i fabrikës së vdekjes në Gërdec, janë lënë jashtë pistave të hetimit. Madje, është interesant fakti se ky i fundit ka shantazhuar për një kohë të gjatë dhe publikisht kryeprokuroren për një akt përdhunimi, që paska ndodhur në një pallat ku banon zonja kryeprokurore, por ka kohë që nuk po e përsërit më këtë fakt enigmatik.
Dosja Fazlliç është një histori e rëndë korrupsioni e familjes në pushtet, e cila ka zgjedhur një sekser serbo-boshnjak për të mbuluar trafikimin e pushtetit në biznes dhe përfitimin e milionave prej tij. Nuk jam i shqetësuar se dikush shtyn për më vonë rihapjen e kësaj dosjeje. Nuk jam i shqetësuar as nga krekosja e kryeministrit nga kënaqësia që ka arritur të mbrojë hajdutët e vet nga drejtësia. Jam i shqetësuar vetëm nga fakti që një klient i familjes në pushtet bën kërdinë me qindra-miliona euro dhe kryeministri gëzohet që çështja u mbyll pa u gjykuar nga drejtësia, njësoj si në rastin e burracakut Lulzim Basha. Kam arsye të dyshoj se ‘loja luftash’ e Berishës me prokurorinë dhe gjykatat më në fund po jep frytet e veta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 38 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!
Mbrapsht në krye 
Faqja 38 e 40Shko tek faqja : Previous  1 ... 20 ... 37, 38, 39, 40  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» Graqanica kryeqyteti i serbeve te Kosoves
» Dilaver Goxhai: Sali Berisha dhe Opozita
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: