Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë Empty
MesazhTitulli: Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë   Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë EmptyTue Sep 16, 2008 5:27 pm


Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë

Vedat Xhymshiti

Debëlldeh, Viti, Kosovë

14 shtator 2008



Kufiri mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës Jugore, duket të jetë mollë sherri për Ballkanin, ky sherr pati filluar që në vitin 2001, kur më 23 shkurt, Beogradi dhe Shkupi patën bërë një marrëveshje për demarkacionin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë, me ç'rast, rreth 2500ha territor i Kosovës i falet Maqedonisë.

Këto toka, janë prona private të bujqve shqiptarë, të fshatit Debëlldeh të komunës së Vitisë, të cilët të vendosur që nga fillimi kishin shprehur kundërshtimin e tyre për të mos lejuar që toka e tyre pjellore të kalojë nën kontrollin e shtetit të Maqedonisë.

Kundërshtimin e kësaj marrëveshje edhe Kuvendi i Kosovës e pati realizuar teorikisht, kështu me 23 maj të vitit 2002, pati miratuar një rezolutë për pacenueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës, të cilën rezolutë më pas, ish-kryeadministratori i atëhershëm i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, zt. Mihail Shtajner, e pati shfuqizuar, përmes një vendimi ekzekutiv, por nuk ishte vetëm zt. Shtajner i cili në fakt e filloi shfuqizimin e kësaj rezolute. Më 5 prill të vitit 2007, rezoluta shfuqizohet për të dytën herë nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, (me përjashtim të deputetit Boshnjak Numan BALIQ) të cilët e votuan Pakon e Ahtisaarit pa ndonjë debat brenda parlamentar. Kjo Pako në aneksin e VIII të saj që iu dedikohet çështjeve të sigurisë, në nenin e 3-të për kufirin, në pikën 3.2 thotë:

"3.2. Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001"

Të gjithë përfaqësuesit e partive politike në vazhdimësi janë shprehur kundër kësaj marrëveshje, mirëpo të njëjtit e kanë votuar këtë marrëveshje. Madje edhe presidenti dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, patën deklaruar se "Çështjen e demarkacionit kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë e rregullon më së miri Pakoja e Ahtisaarit", derisa në anën tjetër para banorëve të fshatit Debelldeh dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës u patën deklaruar se asnjë pëllëmbë e territorit të Kosovës, nuk do ti falet askujt.

Me 24 prill '08, komisioni qeveritar për demarkacionin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë kishte dalë në terren me qëllim të vënies së pikave të reja kufitare, ndërsa në shenjë kundërshtimi banorët e fshatit Debelldeh, më 25 prill '08 kapin armët të vendosur për të mbrojtur pronat e tyre.

Në vitin 2004 shteti maqedonas kishte vendosur që seriozisht të merrej me aneksimin e 2500ha territor të Kosovës, kjo sipas marrëveshjes që këta të fundit kishin bërë me Serbinë. Ushtria maqedonase në pikat e reja kufitare kishte vendosur edhe barakat e reja për monitorim dhe kontrollim të territorit, mirëpo ishin detyruar të tërhiqeshin pasi debelldeasit kishin vendosur t'i dëbonin duke i granatuar barakat, me ç’rast në atë vend kishin mbetur të vrarë 5 polic maqedonas.

Më 24 prill te vitit 2008 Qeveria e Kosovës e pati krijuar Komisionin Qeveritar për Demarkacionin Kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë, në krye me zt. Bekim Qollaku. Misioni i këtij komisioni ishte që të kryhej puna mes Kosovës dhe Maqedonisë duke respektuar Aneksin e VIII të Pakos së Ahtisaarit, mirëpo banorët e Debelldehut të pakënaqur u detyruan përsëri t'i kapin armët për t'ju kundërpërgjigjur siç thoshin ata "Veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës". Për një kohë kjo çështje u shua, pasi situata si e tillë me kundërshtimin e fuqishëm të banorëve ishte shumë e tensionuar, maqedonasit më nuk patrullonin përgjatë këtij territori.

Banorët e Debelldehut, të vendosur në mbrojtje të territorit, ndihen te mashtruar nga qeveria

Javën që shkoi Komisioni i Qeverisë së Kosovës kishte dalë në terren për të vënë gurët e pikave kufitare, të cilët gurë ata i kishin vënë pikërisht aty ku edhe kishin qenë më parë, përderisa në anën tjetër deklaroheshin "çështja mes Kosovës dhe Maqedonisë është realizuar duke iu referuar Pakos se Ahtisaarit" por nuk shkoi as një javë maqedonasit i kishin shkulur gurët e Qeverisë së Kosovës nga vendi ku ata i kishin vënë dhe përsëri po vazhdojnë me patrullime përgjatë 2500ha territor i cili iu sigurohet nga Pakoja e Ahtisaarit e cila legjitimon marrëveshjen Shkup-Beograd të 23 shkurtit 2001.

Hamdi HASANI përfaqësues i fshatit Debelldeh, i tërheq vëmendjen për herë të fundit Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë mekanizmave ndërkombëtar të cilët po e përkrahin këtë ide për gllabërim të territorit nga ana e Maqedonisë "Po u shkëput kjo pjesë, lufta s'do të ndalojë, kjo është tokë e jona dhe s`e lëshojmë deri në plumbin e fundit" është shprehur zt. Hasani.

Në anën tjetër një banor tjetër i fshatit Debëlldeh i cili kërkoi të jetë anonim tha: "Qeveria e Kosovës ka dal e i ka vnu gur't këtu, vec për me mujt mu arsyetu para neve, që qe valla na i vnum gurët ku jon kon, po s'mujtum ma shumë se t'hujt po na bojn presion" sipas banorit në fjalë kjo është një tentativë cinike për t’i mashtruar banorët nga ana e Qeverisë.

Një pjesë e madhe e banorëve të fshatit shpreheshin se tanimë policia dhe ushtria maqedonase në përditshmëri po patrullon përgjatë pronave tona, ata thonë se nuk ndihen të sigurt pasi që në këto anë nuk ka patrullime as nga ana e KFOR-it as nga ajo e Policisë Kosovës, por ata e shprehën besimin e tyre të fortë në, siç thoshin ata "Rrofshin armët, edhe dur't e tona, se ndryshe s'ka shpëtim"

"Ne nuk do të lejojmë që të na marrin territorin tonë. Tashmë nuk shpresojmë që Institucionet e Kosovës do ta bëjnë këtë zgjidhje, pasi ata po e përkrahin pa rezervë Pakon e Ahtisaarit, shpresojmë që qeveria e Maqedonisë t’i vërë gishtin kokës dhe ta kuptojë se ky territor s'ju takon atyre, ndryshe ne do ta mbrojmë me armë tokën tonë ashtu siç na mësuan gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë", thonë banorët e fshatit Debelldeh.

Autori është fotoreporter i
foto-agjencisë Amerikane
Të Lajmeve ZUMA Pres
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë Empty
MesazhTitulli: Re: Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë   Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë EmptyTue Sep 16, 2008 5:28 pm

Foto nga Terreni

Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë GetAttachment

Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë GetAttachment

Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë GetAttachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë Empty
MesazhTitulli: Re: Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë   Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë EmptyWed Sep 17, 2008 1:51 am

Ago Muji faleminderit për postimen dhe temën që e ke hapur por fotot nga tereni së paku unë nuk po mund t'i hapi e ti shikojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë Empty
MesazhTitulli: Re: Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë   Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë EmptyWed Sep 17, 2008 2:15 am

kjo puna e gureve nuk mund te sjelle asgje te keqe sepse populli do te reagoje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë Empty
MesazhTitulli: Re: Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë   Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë EmptyWed Sep 17, 2008 4:32 pm

fotot nga terreni nuk mund ti hapni se spo i paronon formatin si duket
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë Empty
MesazhTitulli: Re: Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë   Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë EmptyThu Sep 18, 2008 2:00 am

keto jane fotot qe i ka postuar Ago Muji
Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë Picturebyvedatvudixhymsxb0
Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë Picturebyvedatvudixhymsks0
Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë Picturebyvedatvudixhymscn5
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë Empty
MesazhTitulli: Re: Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë   Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës
» VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri
» EMRI I MAQEDONISE DHE RRENIMI I HISTORISE SHQIPTARE
» MAQEDONISË I NEVOJITET STABILITETI...
» Sekretet e se ardhmes se Maqedonise

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: