Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MAQEDONISË I NEVOJITET STABILITETI...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MAQEDONISË I NEVOJITET STABILITETI...  Empty
MesazhTitulli: MAQEDONISË I NEVOJITET STABILITETI...    MAQEDONISË I NEVOJITET STABILITETI...  EmptyFri Jan 13, 2017 6:08 pm


PROBLEMORE

MAQEDONISË I NEVOJITET STABILITETI...
I NEVOJITET PAQETIMI DINAMIK MIDIS DY IDENTITETEVE…
nga Kristaq F. Shabani, ALBANIA, IWA , “NJERIU I VITIT 2011”, Kandidat per Çmimin "NOBEL" për PAQEN për vitin 2017, i propozuar nga IWA (SHBA)

Të flasim çiltër

HYRËSI
Thelbi i kësaj paraqitje është : " Çfarë duhet bërë për të sjellë ndryshimin dhe hopin gradual?”

Koncepti ynë dhe derivatet e tij

Të inspirosh për progresivitet, do të thotë të ndriosh së pari, mendjen që kjo, mandej, të reflektojë në të mirë të çështjeve madhore. Mendja duhet te jete e mbushur me ide dhe me aftësi produkt idesh, në të mirë të ecurisë...
Shpesh dhe, madje, mbizotëron kundërtia e gjithëpranishme midis ekzistenciales, qenies dhe idesë si duhet të jetë ,pra, midis asaj që është dhe asaj që duhet të jetë. Kush realizon me studim këtë aftësohet mandej në analitikë dhe diplomatikëpër të vepruar me intuit. Këto kundërti zgjidhen me aftësi dhe me maturi, duke u dhënë pjesën që u takon të dy identiteteve, jo duke ia dhënë njerës e duke ia hequr tjetrës, apo duke favorizuar një identitet dhe duke nëpërkëmbur tjetrin, duke e parë një me syrin e "nënës" dhe tjetrin me syrin e "njerkës"... Apo duke dhunuar njërin e duke i dhënë liri të pakufizuara tjetrit.
Hatëri , akraballeku, favori, parësia ndaj njerit, në këtë sens, çekuilibron dhe kalon në prishjen e balancimit dhe sjell krizë të rende , e cila realizon agravimim dhe shthurjen.
Pse Maqedonia sot nuk ka stabilitet, kur vendit i kërkohet hyrje në NATO, BE?

Sepse nuk krijohet një situatë e ngrohtë miqësore, paqetore, harmonike, me synim progresin, midis dy identiteteve; nuk ekziston fryma e bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe e unisonit veprues, duke kryefjalëzuar gjithmonë parësinë dhe dukurinë e vetëm të një identiteti; nuk realizohet fitimi i të drejtave dhe barazitizmi në të dyja fushat, duke eliminuar privilegjet e duke shmanguar privacionet tendencive; nuk u jepet parësi sistemit gjuhësor(gjuhës) dhe rritjes e presences që gjuha shqipe të jetë në një stad përfaqësues me atë maqedonase, e sidomos me një identitet që është më i lashtë, se të lashtët, por pa mohuar dhe ekzistencën e tjetrit... Pa u nisur nga pozicionimi dhe identiteti, as duke favorizuar njëri identitet as tjetrin ,por duke i konsideruar të dy identitetet si dy bronke në krahërorët e një shteti, duhet të theksojmë se Maqedonia sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për një shtet funksional, në të gjitha formatet e strukturimit të tij; krijimin e një platforme qeverisëse dinamike, respektim të identitetit kulturor dhe përvojës professional, zgjidhje të problemeve të ndërsjellta, “injektim” nëpërmjet një propagande dhe veprimtarie aktive të paqes, të humanes, të altruizmit, duke gjetur metoda dhe trajtesa rezultative, respektimit të produktit intelektual dhe krijimit të organizmave me njerës parësorë të zotë, pavarësisht se çfarë identiteti kanë…
E qenësishme është reapektimi i dinjitetit kulturor, letrar, artistik i çdo identiteti si dhe respektimi i pasurisë librore tëtë gjitha gjinive, i artit, i traditës, zakoneve dhe dokeve produkt i energjive të dijes dhe përvojave të dy identiteteve.

Përbashkimi i deve dhe i realizimit

Është e rëndësishme që në Maqedoni kërkohet që mendimi shqiptar të jetë i përbashkuar dhe të përcaktojë drejt se kush është ajo, ai organizëm që mund të sjellë progresivitetin dhe plotësimin e objektivave madhore; kush mund ta përfaqësojë më mirë këtë synim madhor. Po kështu dhe mendimi progesiv maqedonas të jetë i përcaktuar, në këtë sens, dhe kështu të jetë i lirë përbashkimi i ideve dhe aftësia realizatore e tij.
Maqedonia duhet të funksionojë me të dy bronket (identitetet) dhe, vetëm kështu, do të zgjidhë detyrat e saj strategjike dhe tendencat progresive, do t’ë realizojë me doemos.
Ballkani kërkon një Maqedoni të përkorë dhe të qëndrueshme. Këtë kërkon dhe Paqja universale.

Emri që ka mbetur pezull

Përsa i përket emrit , i cili ka kaq vite që nuk po zgjidhet, është thjesht mangësi potenciale e të dy vendeve (Greqisë dhe Maqedonisë) të cilët nuk po bien në një emërues të përbashkët. Nevojitet që të realizohet kjo me një përfaqësi elitare dinamike, me përfaqësues qeveritarë, studiues të mirëfilltë dhe historianë, që shkalla argumentuese të jetë e një niveli të lartë dhe mbushamendëse.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
MAQEDONISË I NEVOJITET STABILITETI...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» EMRI I MAQEDONISE DHE RRENIMI I HISTORISE SHQIPTARE
» VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri
» Nevzat Halili kërkon federalizimin e Maqedonisë
» Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: