Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT

Shko poshtë 
+16
Ago Muji
Leka i Madh
rroni
feneri
gjakushi
Nezir Myrta
Urata
besa-bese
shaban cakolli
azzurra
E_Bukura
renan
petritkola
gishteza
Beton
Sofra
20 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 EmptyThu Jan 22, 2009 4:46 am

Akili shkruajti:
Mr.Ukshin Hoti
NË BURG ME UKSHIN HOTIN
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Bajrushxhemaili
Shkruan: Bajrush XHEMAILI
_____________
Intelektual me njohuri e thellësi të rrallë gjykimi
Kisha dëgjuar e lexuar aq shumë për profesorin e nderuar Ukshin Hoti, por që asnjëherë nuk më kishte rënë ta takoja. Për herë të parë e takova në burgun "Dubrava" të Burimit (Istogut). Fillimisht shiheshim prej së largu nga shetitoret e pavijoneve. Unë isha në Pavionin C1 e ai në pavionin pranues. Edhe prej kësaj distance nuk e kishim vështirë (ne që ishim këtej), ta dallonim: shtatëlartë, shpatullgjerë, pak i kërrusur dhe pothuajse gjithëherë me një mjegull tymi përreth, nga të pirët e shumtë të duhanit. Fati deshi që kur e sollën në pavionin tonë të gjendemi në një dhomë, derisa të lirohej ndonjë krevat në dhomat e mbushura përplot.
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Ukshinhoti
Mr. Ukshin Hoti
Ky intelektual me diapazon të gjerë njohurishë për fusha të ndryshme e me thellësi të rrallë gjykimi, në të parë, e linte përshtypjen e një njeriu të ngrysur e të tërhequr në vete dhe jokomunikues. Por, në të vërtetë, në diskutimet e polemikat e gjata që i bënim në burg, ishte fort aktiv, i rreptë dhe i pakompromis. Karakteristikë tjetër që dallohej lehtë ishte se e brente shumë gjendja familjare e ngarkuar me probleme të shumta, në veçanti dëshpërohej për pësimin e tre fëmijëve, për shkak të ndarjes me dy gratë që i kishte pasur. Përmasat e kësaj dhembjeje zmadhoheshin edhe më shumë me rastin e vizitës që i bënte djali i tij Andini. Kur kthehej në pavion, pas çdo vizite, e komentonte gjendjen shpirtërore dhe fizike të Andinit. I dukej i padisponuar, se ngadalë po rritej dhe se çdo ditë e më shumë po bëhej më i hajthëm. Merakosej jashtëzakonisht shumë për të. Por mbi të gjitha të tërhiqte vëmendjen shpirti i tij kryengritës. Karakteri i tij nuk lejonte një soditje indiferente të të gjitha atyre padrejtësive që u bëheshin të burgosurve. Ishte karakteristikë e theksuar e tij se reagonte dhe protestonte njësoj fuqishëm si për padrejtësitë që u bëheshin të burgosurve politikë, ashtu edhe atyre ordinerë, madje ai nuk do të hezitojë që të bëjë edhe grevë urie për ta. Puna erdhi deri aty sa eprorët e burgut nuk mund ta duronin më këtë kryengritës të papërmirësueshëm. Prandaj edhe do ta transferojnë në burgun e Nishit. Atje, pastaj, do të vazhdojë përsëri të mbajë burgun në mënyrën e tij, që s'ishte e rëndomtë shikuar nga këndi i atyre që bëjnë plane djallëzore. Letrat e shkruara nga ai, dërguar motrës së tij Myrvetes (tanimë të botuara dhe të njohura për publikun e gjerë), dhe qëndrimi i tij dinjitoz para tyre, i trazoi shpirtërat e eprorëve të burgut. Dhe, padyshim, edhe përgjegjësit e burgjeve në nivelet më të larta të shtetit serb. Për këtë arsye edhe do ta transferojnë në burgun e Mitrovicës së Sremit.
Ukshin Hoti 50 ditë nën tortura e vetmi
Në burgun e Mitrovicës së Sremit, e priste një ndër drejtorët më mizorë që hasen nëpër burgje, kudo qofshin ato. Për torturat që u kishte bërë të burgosurve politikë kroatë, thuhej se akuzohej edhe nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës. Të njëjtat tortura shtazarake organizonte edhe për ne shqiptarët të cilëve na patën transferuar qysh më 30 prill të vitit 1998 dhe atyre që patën ardhur më vonë. Sidomos grupin në krye me Nait Hasanin, e ka torturuar në mënyrë të veçantë. Po atyre torturave do t'iu nënshtrohet edhe profesor Ukshini për rreth pesëdhjetë ditë me radhë, sa edhe do ta mbajnë në vetmi. Ai më vonë, kur do të takohemi në një dhomë të përbashkët, do të na rrëfejë për mizorinë që është bërë mbi të: "Nga të rënat e fuqishme e pa kontroll, fillimisht mu duk se më shkoi njëri krah, pastaj krahu tjetër, më vonë shpina, këmbët… Thjesht kisha ndjenjën, dhe isha bindur, se e kishin vendosur të më mbysnin duke më torturuar". Dhe pas gjithë kësaj, atë nuk do ta sjellin më në dhomë të përbashkët me ne të burgosurit politikë shqiptarë, por do ta vendosin në një vend me të burgosur të tjerë për vepra të ndryshme ordinere me përkatësi të ndryshme kombëtare. Në të vërtetë, edhe pse ne ishim në një izolim të plotë, ai do ta kishte më lehtë në shoqëri me ne se sa me ata të burgosur ku dominonin kriminelët serbë, por që kishin një tretman ku ishin më të lirë.
Lajmin mbi sulmet e NATO-s, na e dha profesor Ukshini
Ne ishim së bashku (gjithsej 44 të burgosur politikë shqiptarë) edhe dy ditë pas fillimit të bombardimeve të paktit NATO mbi caqet serbe, kur e sollën edhe profesor Ukshin në dhomën tonë, me ç'rast na e dha lajmin e gëzuar të atij sulmi aq të pritur nga shqiptarët. Aty do të na mbajnë deri më 26 prill 1999, kur na transferojnë për në burgun e Nishit, po aq famëkeq sa edhe i Mitrovicës së Sremit. Në Nish do të na presë "shpaliri" i përbërë pothuajse nga i gjithë potenciali i gardianëve të atij burgu."Shpaliri" është ajo metodë torturimi ku gardianët janë të radhitur në dy radhë dhe i burgosuri duhet të kalojë përmes këtyre dy radhëve. Policët qëllojnë ku, si dhe sa të duan, derisa të ngopen. Ishte një rrahje tamam shtazarake ku, përpos shqelmave dhe shufrave të gomës që janë të rëndomta gjatë të rrahurit, u përdorën edhe drunj të thjeshtë, shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. Rrodhi shumë gjak e u thyen eshtra. Mjer ai që rrëzohej! Duhej që ndonjë i burgosur të rrezikojë veten edhe më shumë për ta nxjerrë nga situata e tillë ngaqë të rënat nuk pushonin. Shumë të burgosurve u binte të fikët. Radha i erdhi edhe profesor Ukshinit. Në atë rrëmujë, fillimisht nuk e vërejtën ata të cilët sillnin sa mundnin. Por kur njëri e dalloi se ishte profesori, i gëzuar bërtiti: "Shiko, shiko! Qenka kthyer profesori!". Dhe yrysh në të edhe më me forcë se gjer atëherë. Profesori kur dëgjoi atë të thënë ironike, ashtu siç ishte i kërrusur në një pozicion mbrojtës, u drejtua dhe krenar e stoik eci përpara, duke i përballuar të gjithë ato të rëna! Atë natë do të na rrahin edhe disa herë me radhë dhe do të na ndajnë në dy dhoma të mëdha.
Profesorin e vendosën në dhomën tjetër. Pastaj do të na torturojnë edhe nga disa herë përgjatë dy ditëve e dy netëve të tjera, deri në mëngjesin e 29 prillit, kur edhe do të na urdhërojnë të bëheshim gati për transfer të ri. I burgosuri kurrë nuk e di se kur e ku do të transferohet. Vazhdimisht e bren kurreshtja që shoqërohet me frikë se do ta ketë më keq se deri atëherë. Kjo enigmë, se ç'do të bëhet me ne në ato rrethana tejet dramatike, kur Serbia po bënte përpëlitjet e fundit kishte një peshë tepër të madhe në kokat tona. Aq më tepër na brente fakti se nuk kishte më shumë se tri netë që na kishin sjellur në Nish. Për ku,vallë, na çojnë?! Ashtu si në Mitrovicë të Sremit, edhe këtu, na lidhën me duar prapa secilin veç e veç dhe pastaj të gjithëve na lidhën me një zingjir të gjatë të cilin njëherit e përforconin për karriga të autobusit. Transferimin nuk e bënë vetëm për ne që patëm ardhur nga Mitrovica e Sremit, por për të gjithë ata të burgosur politikë të cilët kishin qenë në burgun famëkeq të Nishit. U mbushën tre autobusë me të burgosur. Profesor Ukshini ishte një karrigë para meje, por nuk arrijtëm ta ndërrojmë qoftë edhe një fjalë gjatë rrugës, ngase jo vetëm që s'lejohej të flisnim, por duhej që edhe kokën ta mbanim aq ulur sa të mos mund të shihnim asgjë, përndryshe do të pasonin rrahjet mizore. Pas dite u zgjodh enigma: arritëm në burgun "Dubrava", tamam një ditë pa u mbushur një vit që kur na kishin hequr nga ky burg.
E dinim të gjithë: aty na kishin sjellur për të keqentonë
Kthimi në Dubravë të gjithëve na befasoi. Të gjithë jipnim ndonjë version të mundshëm se përse na kishin kthyer aty. Një e dinim të gjithë: aty na kishin sjellur për të keqen tonë. Para një viti, prej këtu na kishin shpërndarë në burgje të ndryshme nëpër Serbi, me arsyetim se në Dubravë nuk kishte siguri për ne, e tani na kthyen e na grumbulluan aty, në pasigurinë më të madhe të mundshme, në kohën kur UÇK-ja ishte shumë më e fortë se një vit më parë, NATO-ja sulmonte pandërprerë nga ajri dhe mu atëherë kur ushtria serbe po bënte krimet më të mëdha në popullsinë shqiptare. Në fakt ne e dinim se pas transferimit tonë nga Dubrava, në vend të të burgosurve i patën sjellur paramilitarët serbë dhe konkretisht "Tigrat" e Arkanit. Ndërsa, para se të ktheheshim ne, ata i kishin hequr. Dhe, në këtë drejtim gjakatarët serbë llogaritë i kishin bërë me përpikmëri. Duke parë se edhe bazës ushtarake serbe, më të fortës në Rrafshin e Dukagjinit me qendër në drejtorinë e burgut të Dubravës, i kishte ardhur koha të bombardohej, na kishin sjellur neve që, në rast të bombardimit, të mos e pësonin paramilitarët, por të burgosurit. Këtë rrezik e ndjenim ne, por s`kishim se ç'të bënim, përpos të prisnim se ç'do të ngjajë me ne.
Në këto rrethana, padyshim që ishim të tensionuar edhe pse gjendeshim në Kosovë. Profesor Ukshini kishte edhe një arsye më shumë të ndjehej keq shpirtërisht, sepse kishte një enigmë më shumë: si të arrinte që pas lirimit të kthehej te familja, apo në një vend të sigurt, ose thjesht ku do të mund të vazhdonte jetën pas burgut? Ai, si edhe ne të tjerët, nuk kishte mundësi të dinte asgjë për familjen dhe të afërmit e tij. Edhe nga ato pak informata që arrija t'i merrja nga një i burgosur ordiner i cili punonte në kuzhinë nuk arrinim të formonim ndonjë pasqyrë sado sipërfaqësore për gjendjen e krijuar. Nga ato letra të vogla, me aq rrezik qarkullimi deri tek unë, mund të kuptonim se bëhej një luftë e rreptë, nga ajri e nga toka dhe se shumë shqiptarë ishin shpërngulur e shumë ishin të vrarë e masakruar. I tregoja profesorit dhe atyre që u besoja, po mu këto lajme e shqetësonin dhe e bënin edhe më nervoz profesorin.
"Kam vendosur definitivisht për një punë: do të shkoj drejt e në Krushën time,
dhe pikë!
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Ukshini_vajza
Mr.Ukshin Hoti me vajzën e tij


Bajrush Xhemaili e din se kush i ka nis demostratat e 11 marsit te vitit 1981 dhe ky eshte ai qe e nxiti shokun e vete kur i thote cimo shiko se çfare qime ta paskan qite ne pjate me ngrere dhe me ate shok kan jetue ne nje dhome ne baraken nr tre.Ky forum eshte krijue per qellime perqarese ndermjet shqiptareve e jo as per bashkim e as per shtete shqiptaresh,zot bane mire e kethejau mendjen tradhetareve ka zoti sa nuk na eshte ba vone !!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 EmptyThu Jan 22, 2009 1:47 pm

Haxhiu, o ti s'je as ai qe i ka nis demostratat, e as qe e ke iden per ato demostrata e per asgje hiq. Sepse po te ishte vetem pak e vertete nuk do te thoje per Skenderbeun ashtu, e as nuk do te shpreheshe se nuk ka shqiptar qe s'ka qen tradhetar per veq Shaban Palluzhes, e as nuk do te thoje per te burgosurit politik ashtu...Se njerezit e vertete nuk shprehesh keshtu sikur ju, te gjithe me i shajt, me thene ska kerkush te gjithe jane tradhetar, vetem UNE jam me i mire i pari dhe i fundit! KJo eshte deklarat jo femijesh, por e nje njeriu te rrugeve....Ti je sikur ato fallcifikimet qe i bejne kur pikturat e thjesht i shesin per te shtrejta, dhe per nje moment u hiqet ngjyra dhe del e verteta-fallcifikimi. Ty te doli ngjyra shpejt ketu, dhe e kuptuam se qfar jeni.

Ki respekt te pakten per veten, nese jo per tjeret dhe mos shkruaj ne kete teme qorrazi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 EmptyFri Jul 24, 2009 12:29 am

https://www.youtube.com/watch?v=kVNyCB6m1Lk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 EmptySun Jul 26, 2009 1:33 pm

Ukshin Hoti e ka marr veten vete ne qafe,sepse iu bashkangjite ish komunistave te jugosllavis (LDK)qe e ndihmoi Rrahman Morina kete parti te Ibrahim Rugoves,dhe pasi u largue nga LDK nga friga e kan likvidue Ukshinin!!!!Keni argumente ,por nuk po u pelqejn te vertetat !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 EmptySun Jul 26, 2009 3:16 pm

ukshin hotin e eliminuan nga skena pra dihe faktori LDK-ne krye me RUGOVEN NE KORDINIM ME SERRBI KUPTOHET -ket e ka than z MORINA-nenkryetar i UNIKOMBIT:sepse rugova ka qen ne at koh ne poste ku duhet jet kan pergjegjes ne ket drejtim, perarsyse USHIN HOTI me unikombin subjektin e tij politik e prishte ballancimin politik LDK- SERRBI dhe ma gjer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 EmptyFri Jul 31, 2009 9:27 am

Dhe kete parti e ka udhehequr Afrim Morina gjere ne perfundimin e luftes dhe tani kerkush as emrin nuk ja permend qudi qudi dhe as mire as keq per Afrimin!
Po edhe baba i Afrim Zhitise deklaron ne gazeta se djalin ma kan vrare ata qe fliteshin shqip !!!Hahahaaaa,shqiptaret po dalin armiqet ma te poshter se shkijet hahahaaaaaaaaa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 EmptyFri Jul 31, 2009 11:03 pm

natyrisht se tradhtart dhe shpiunat matrapazet dhe servilet jan ma te rrezikshmit sepse,kta naj shkatrrojn kalane nga mbrenda-si kali trojes- ndersa armikun e pret ne front.kto gjera duhet ti di qdo njeri me logjik te shnosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 EmptySat Aug 01, 2009 4:49 am

https://www.youtube.com/watch?v=W9sLbHoMINs
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 EmptySat Aug 01, 2009 12:51 pm

Haxhiu mos i ngatrro temat, kjo tem eshte per te Madhin U.Hoti, gjthe ashtu mos e hap gojen shum se po te hin nai miz, eshte vap nderkoh!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 EmptySun Aug 02, 2009 8:49 am

Drini
Une per çdp gje masi me kuti dhe nuk kam pasur frike gjere me sot as nga shkau as nga qenat tradhetar,e ruaju ti mos po e han ndonje grejzi ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 EmptyMon Aug 17, 2009 11:57 pm

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Kueshteu.hoti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 EmptyMon Aug 17, 2009 11:57 pm

http://images.google.com/imgres?imgurl=http://pashtriku.beepworld.de/files/libra/Masakraedubraves/masakredubraves.jpg&imgrefurl=http://pashtriku.beepworld.de/forumi.htm&usg=__1X5LMOuD7HIuubG7K-oar-IemmY=&h=197&w=305&sz=20&hl=en&start=8&tbnid=kQcLTSFRIUObWM:&tbnh=75&tbnw=116&prev=/images%3Fq%3Dpashtriku%2B1998%26gbv%3D2%26hl%3Den
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 EmptyTue Aug 18, 2009 12:11 am

Bani pyetje Agim Zatriqit eshte gjalle bashk me Azem e Ali Vllasit ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 EmptySun May 16, 2010 2:36 pm

Sofra shkruajti:
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Singelkueshteukshini PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Fotou.hoti1

Në përkujtim të kolosit të madh të lëvizjes sonë kombëtare Mr.Ukshin Hotit

KU ËSHTË UKSHIN HOTI? - AI NUK I PËRKET HARRESËS! Në këtë përvjetor 100% mbretëroi heshtja! Heshti UNMIK-u! Heshti KFOR-i! Heshti policia! Heshti gjyqësia! Heshtën lidershipi politik e institucional i Kosovës: Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha, Hashim Thaçi, Veton Surroi...!
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Shera1
Shkruan: Sheradin BERISHA
19.05.2007
“Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret”. Proverb kineze
***
Më 16 maj 2007 u mbushën plot tetë vjet që kur nuk dihej asgjë për fatin e Mr. Ukshin Hotit, të këtij burri të madh të mendimit politikë shqiptar. Në këtë datë të vitit 1999, Mr. Ukshin Hoti, sipas vendimit nr. 24 – 2241– 05 të nënshkruar nga drejtori i burgut të Dubravës, Aleksandar Rakoçeviq, lëshohet me kusht (në origjinal theksohet me shkronja çirilicë “UCLOBNI OTPUST” (shih më poshtë dokumentin *), pas mbajtjes së dënimit prej pesë vjetësh, që ia kishte shqiptuar gjykata serbe në Prizren.
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Burguidubravesuka
Burgu i Dubravës (Maj 1999)
Pas përfundimit të luftës, disa të burgosur që ishin ndarë për herë të fundit me Mr. Ukshin Hotin, kanë thënë se ishte ditë e diele (një ditë e pazakonshme për lirim nga burgu) kur baca Ukë (kështu e thërrisnin ata) ndërmjet orës 10 – 11 të paradites, i shoqëruar nga tre punëtorë të sigurimit serb, është nxjerrë nga ambientet e brendshme të burgut të Dubravës. Dhe pas këtij momenti, sot e atë ditë, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e këtij intelektuali, politologu e atdhetari të shquar.
***
“Ku është Ukshin Hoti?" - është thirrur qindra herë nëpër protesta të organizuara pas përfundimit të luftës.
“A është gjallë apo i vrarë Ukshin Hoti?” - ishte njëra nga pyetjet më të shpeshta që është bërë në këto tetë vite të pasluftës në Kosovë.
Por, për fat të keq, deri më tani askush s’ka dhënë përgjigje të plotë në këto pyetje.
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Fotoeukshinneprotesta
Ku është Ukshin Hoti?
***
Dihet mirëfilli se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, mbi 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur. Në këtë periudhë kohore mësohet se janë rrëmbyer me dhunë mbi 3 mijë shqiptarë, ndërsa janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Për tetë vjet rresht, mijëra familje shqiptare kanë pritur dhe po presin akoma në ankth një lajm të mirë për bijtë e tyre të zhdukur (të pagjetur), a të marrë pengë nga forcat militare e paramilitare serbe. Dhe për fat të keq, sot e kësaj dite shumica e të zhdukurve gjatë luftës, janë gjetur nëpër varrezat masive në Batajnicë e në vende tjera të Serbisë, ndërsa akoma nuk dihet për fatin 2087 shqiptarëve të tjerë.
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Ukwshininemesinepopullit
Mr.Ukshin Hoti në mesin e popullit
Përkundër kësaj gjëme kombëtare, këto ditë në Kosovë ka nisur një iniciativë me moton: “Fillesa shqiptare për pajtim me popullin serb”, dhe çuditërisht kjo iniciativë është bërë publike më 16 maj 2007, pikërisht atë ditë kur u mbushën plot tetë vjet nga”zhdukja pa gjurmë e Mr.Ukshin Hotit”. Konsideroj se nismëtarët e kësaj “fillese për pajtim” (me ata që nuk kërkuan kurrë falje për krimet e kryera në Kosovë) pikërisht më 16 maj, është një veprim i keq dhe si i tillë skajshmërisht i papërgjegjshëm. Dora e zgjatur e z.Ibrahim Kelmendi (që ka vu firmën mbi këtë nismë) dhe të gjitha duartë e atyre që qëndrojnë prapa tij jam i bindur se, do mbeten pezull në ajër, sepse dora e përgjakur e palës tjetër, edhe pse kanë vrarë e prerë fqinjët shqiptarë, nuk do të afrohet për këtë ”pajtim historik”!!!
***
Në qershor të vitit 1999 intelektuali dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqos, nëpërmjet një apeli për opinionin publik shqiptarë, si dhe atë ndërkombëtar “për kancelaritë diplomatike të botës”, kërkoi zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit, që - siç thotë ai: “të mos e pësojë dhe të mos zhduket pa nam e nishan.”
M. Zeqo në këtë apel, ndër të tjera ka shkruar (po citoj): “Politikisht shqiptarët e Kosovës merren shpesh në mënyrë të paprinciptë me njëri-tjetrin, grinden, shahen dhe përçahen, në një kohë që duhet vetëm të bashkohen. Këta politikanë shëtisin nëpër botë, japin intervista dhe i japin shumë rëndësi kultit të vetvetes dhe protagonizmit vetjak. Çuditërisht, këta politikanë nuk flasin, ose harrojnë të flasin, për Ukshin Hotin. Po Ukshin Hoti nuk i përket harresës. Ai është në vetë thelbin e kujtesës së kombit. Ukshin Hoti nuk mund të vdesë dhe në të vërtetë nuk ka për të vdekur kurrë. Qenia e tij intelektuale është e pashlyeshme dhe është prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanë nevojë urgjente për mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithçka dhe askush nuk ka të drejtë të jetë mosmirënjohës, të mos ketë respekt apo të mos përkulet me nderim përpara figurës së tij.”
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Myrvetja-afrimifotoukes
Motra Myrvete dhe vëllau Afrim Hoti
Që nga qershori 1999, kur z. Zeqo e bëri këtë apel, politikanët e Kosovës nuk kanë ndryshuar asgjë në mendësinë e tyre politike. Çuditërisht, edhe pas tetë vjetëve, kjo kast politikanësh skajshmërisht të papërgjegjshëm nuk folën (jo se harruan të flasin) për Ukshin Hotin.
Kjo heshtje e tarafit politik e institucional të Kosovës është më shumë se indiferentizëm. Moikom Zeqo në apelin e tij për Ukshin Hotin, zëshëm thotë (po citoj):”Indiferenca është kriminale. Indiferenca nuk është gjë tjetër veçse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasësit e tij”.
***
Pas përfundimit të luftës, familja e Mr. Ukshin Hotit, veçanërisht motra e tij Myrvetja - ka trokitur në të gjitha dyert e institucioneve ndërkombëtare dhe ato të Kosovës, ku ka kërkuar me ngulm ndriçimin e fatit të Mr. Ukshin Hotit. Dhe nga të gjitha takimet që ka pasur znj. Myrvete ka marrë premtime se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti, mirëpo, për fat të keq, deri më sot përveç fjalëve të ëmbla dhe premtimeve boshe nga unmikasit dhe politikanët tanë të tredhur politikisht, asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Dhe, kështu për vendndodhjen e Mr. Ukshin Hotit ende nuk dihet asgjë, ndonëse ka shumë spekulime për fatin e tij!
***
Edhe këtë 16 maj (si çdo vit tjetër) nuk u mbajt asnjë tubim përkujtimor për Mr. Ukshin Hotin – për këtë simbol të sakrificës shqiptare. Askush, asnjë fjalë të vetme nuk e tha se ku është Baca Ukë!
Në këtë përvjetor 100% mbretëroj heshtja!
Heshti UNMIK-u! Heshti KFOR-i! Heshti policia! Heshti gjyqësia! Heshtën lidershipi politik e institucional i Kosovës: Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha, Hashim Thaçi, Veton Surroi...!
Pra, për Ukshin Hotin e madh, heshtën të gjithë! Kjo është e çuditshme, vërtet shumë e çuditshme !!!


* Vendimi i drejtorit të burgut të Dubravës Aleksandar Rakoçeviq
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Fletleshimiihotit16.05.99
Pse hesht ky "gjysme" shteti per U.Hotin???????????????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT   PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PARASHIKIMET GJENIALE TË UKSHIN HOTIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6
 Similar topics
-
» Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??
» Vihen themelet e Shtëpisë - Muze të Ukshin Hotit
» UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE
» A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: