Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE Empty
MesazhTitulli: UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE   UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE EmptySun Dec 07, 2008 3:24 am


UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE U2_Ukshin_hoti
Ukshin Hoti
UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE!
Nga Ferit RAMADANI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE Empty
MesazhTitulli: Re: UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE   UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE EmptySun Dec 07, 2008 3:25 am






UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE U2_Ukshin_hoti
Ukshin Hoti
UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE!
Nga Ferit RAMADANI
Është natyrë e ndërlikuar vepra e Ukshin Hotit e titulluar ”Filozofia politike e çështjes shqiptare’, botuar në Tiranë 1995! Edhe vlerësimi për të, edhe mbështetja rreth zgjidhjes së drejtë të po kësaj teme të zhvilluar në përcaktimin e kësaj tërësie, ma tepër del si synim që i trajton, bile i thellon njohuritë për rrethanat të cilat jo vetëm që presin një sfidim, por, kërkojnë binarët e ringritjes e cila mbështetet edhe në faktet shkencore, edhe në realitetin veprues! Ashtu siç mund të bëhen Rilindasit udhërrëfyes drejtë një ideal-Atdheu, Ukshin Hoti, bëhet dritërrëfimi i shkencës politike, prej ku del e krijohet një amzë e strukturës për ta bërë Legjislativën e Formësisë!
Si njohës i raporteve shoqërore në shkencën politike, Ukshin Hoti, padyshim , është kthyer në Enciklopedi peripetishë, e cila, për shkak të njohurive, dhe për qëndrimin rigoroz në fiksimin e raporteve, ka përjetuar golgotën, vetëm e vetëm ta kthejë, gjegjësisht ta ndryshojë kuptimin veprues, nga një mekanizëm i makinerisë paqësore që okupatorit sërbosllav ia mundësonte një përmbajtje imagjinare të kauzës! Me një fjalë, Ukshin Hoti, ky bard i sfidës, zhvillimin e procesit kombëtar, kurrë nuk e lejoi t’i përshtatet interesit grupor, apo, interesit të momentit politik! Ky qëndrim konstruktiv, ku dominoi struktura e vërtetë e qenies së njeriut, të cilën, Aristoteli e pati quajtur “Zoon- politikon”, e shtyri të përqëndrohet me dinjitet të paluhatshëm, dhe ai, iu qas konvergjencës për ta demitizuar mitin mbi zhvillimin në Kosovë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE Empty
MesazhTitulli: Re: UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE   UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE EmptySun Dec 07, 2008 3:25 am

Në këtë relacion ai e pa ,bile, në hollësi e trajtoi misterin i cili krijohej gjatë gjetjes së obcionit që t’ia bënte të mundur Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi, nismën drejtë një rruge prej nga do të bëheshin edhe të famshëm, edhe të pavarur! Në këtë drejtim, ai e nisi mbështetjen në pjesën e parë të librit “Filozofia politike e çështjes shqiptare” të përqëndruar me titullin “ Kosova dhe Evropa”, si pjesë që i përket, dhe brënda asaj tërësie, trajtoi çështjen shqiptare! Duke poseduar me një kapital njohurishë, që nga antika politike, e deri në strategjinë bashkohore të rregullimit të ri botëror, Ukshin Hoti, del një unikat shkencëtar i cili ka një prekshmëri të veçantë, dhe prej saj e bën negacionin kritik të një realiteti të sëndërtuar mbi marrëdhëniet në mes shqiptarëve që synojnë ta fitojnë lirinë, dhe tiranëve sërbosllavë të cilët me çdokusht duan të mbesin perandorë!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE Empty
MesazhTitulli: Re: UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE   UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE EmptySun Dec 07, 2008 3:26 am

Amshimi i Ukshin Hotit me fuqinë intelektuale
Në këto raporte të ndërthurrjeve, Ukshin Hoti ka bërë ridimensionimin politik i cili, ma drejt se çdokush e ka krijuar të kuptuarit e një arsyeje e cila i përbënte edhe qëllimet, edhe interesat e asaj pjese të quajtur Kosovë sovrane! Karshi opinionit botëror, i cili kishte përshtypje të stërkequra për definimin e çështjes shqiptare, e cila përballej me një barbari tinzake të sërbve dhe instrumentëve të politikës së shqiptarëve që e përcaktuan Politikën si art i së mundshmes, me një spiralë të utopisë së rezistencës paqësore, dhe u ndeshën me kodin i cili përbrenda ambientit shoqëror krijonte ligjshmëritë objektive të nënshtrimit! Pretendimet e shkencës Hotiane, nuk e kanë ngarkesën e romantizmit, por, janë hapa që dalin dhe bashkohen me procesin e integrimit evropian. Prandaj, ai pamëdyshje, e shpie Kosovën në Evropë, aty ku e ka vendin dhe ku mundet ta marrë rolin e vërtetë të zhvillimit! Kjo vetëdie ! është kategoria themelore që ia ka mundësuar Ukshin Hotit të dalë poaq kuptimplotë dhe kompetent për atë që e synon në zhvillimin politik!
Në këtë distancë kohore, kur rrjedhat e zhvillimit dhe zgjidhja e Kosovës kanë një kuptim të vulosur, del amshimi i Ukshin Hotit me fuqinë intelektuale, por, mbetet misteri rreth zhdukjes së tij, e cila flet për vrasjen e talentëve! Kjo praktikë famëkeqe i ka ndjekur gjithmonë gjenitë, prandaj edhe këtë herë, me veprimin kundër Ukshinit, dhe dijes shkencore, u bë një vepër groteskë e cila ka në tërësi bilancin e kanibalizmit, por me specifikën e këtij rasti, ajo ka shkuar edhe më larg kufinjve të atij ekstremi egërsues, të përzgjedhjes dhe zhdukjes së gjenive! Duke ia njohur dimensionet e një intelektuali - njohësi të shkencës politike, tiranët e sërbosllavisë, e kanë marrë në shënjestër bardin e kësaj sfide i cili, me qëndrimin e drejtë rrethë pozitës dhe zgjidhjes së çështjes shqiptare, ka bërë ndriçimin mbi të vërtetën shkencore politike, e me të ka atakuar afirmimin e gënjeshtrës institucionale t! ë perandorëve sërbosllavë dhe gjithë mekanizmave të instrumentalizuar të irreales paqësore!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE Empty
MesazhTitulli: Re: UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE   UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE EmptySun Dec 07, 2008 3:27 am

Ukshin Hoti - Kundër sindromit të përkuljes, ngriti arkitekturën e mospajtimit
Është shumë e domosdoshme të hyjë në rrjedhat e një studimi të mirëfilltë domethënia dhe qëndrimi politik i Ukshin Hotit! Sepse, ai mbështetet në vlerat reale që i duhet t’i ketë përparasyshë një shtet dhe komb! Duke i ditur në hollësi teoritë e zhvillimit, ai ka shtruar në rrafshin e zgjidhjeve obcionin i cili i përjashton gjithë solucionet e amalgam - alternativave gjymtake. Metaforikisht, Ukshin Hoti kauzën e zgjidhjes shqiptare gjithmon e nxori në autostradën e një funksioni demokratik që lidhej direkt me Evropën dhe Amerikën si vende me nivel zhvillimi dhe me ndikim në zgjidhjen e çështjeve, për tu arritur sovraniteti dhe mirëqenia e popujve të robëruar. Ndërsa, makineria shqiptare e poviniencës paqësore dhe pushtuesit e sërbosllavisë po këtë domosdo të kauzës shqiptare e shëtitën nëpër rrugicat dhe qorrsokakët e lokalizmit, që ta mbajnë në oborrin e eksperimentimit të durimit dhe në sprovimin gjith! ëjugosllav të kolonializimit! Kundër sindromit të përkuljes, Ukshin Hoti, ngriti arkitekturën e mospajtimit , veçmas, nuk u pajtua me modelet e jugosllavizimit, prandaj me këtë sfidim u përpoq për të dalë jashtë kornizave të asaj robërie klasike, dhe me një elokuencë u përball deri në pyetjen:
-”Gjer kur? Përse akoma po zgjat injorimi i heshtur dhe bllokimi i “Demokracisë Autentike”? Athua njëmend pritet të mos dihet se heshtja është e lidhur me inteligjencinë dhe bllokimi me shtetin? Proceset demokratike të Evropës e nënkuptojnë emancipimin e inteligjencisë nga shteti dhe instrumentalizimin e shtetit në funksion të demokracisë?”, shkruan ai në librin “Filozofia politike e çështjes shqiptare”.
Kundër kësaj konkurrence të qëllimeve ku synon mendja e këtij shkencëtari të politikës reale, është ngritur pushtuesi sërbosllav. Prandaj ai me çdokusht e bën privimin e Ukshinit, për ta privuar edhe karakterin e drejtë të politikës shqiptare e cila, duke i marrë nivelet e vetëdies do të bëhej kundërshtare e kodikut të doktrinës okupuese! Në këtë relacion, Ukshini shumë çartë i ka bërë analizat e shtetit dhe interesat vitale të kombit, i cili qëndronte në kornizat e parimeve sipas proviniencës së Perëndimit dhe, kundërshtonte proviniencën e Lindjes. Në këtë rrafsh të sintezës analitike, Ukshini ka pasur parasyshë ta nxierrë të vërtetën e shtrirjes së problemit shqiptar, të cilët “ Sipas parametrave statistikorë të botës së sotme, janë popull relativisht i vogël për kah numri, por i shpërndarë gati në të gjitha anët e globit. Megjithatë me këtë relativitet, në përputhje me gjithë veprimtar! inë që e kanë bërë, nuk janë si ato kombe që nuk mund ta mbrojnë veten!”. shkruan Ukshin Hoti:
-”Qasja e jonë ka të bëjë me definimin e shqiptarëve të konstituar si komb - shtet, në mesin e kombeve-shtete të tjera. Nga ky aspekt mund të thuhet se jemi një popull relativisht i vogël për kah numri, por jo edhe popull numerikisht i vogël. Shqiptarët fizikisht janë të aftë për mbrojtjen e vet dhe shekulli që pason duhet t’u hapë rrugë të reja për rritën dhe zhvillimin e tyre”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE Empty
MesazhTitulli: Re: UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE   UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE EmptySun Dec 07, 2008 3:28 am

Qenësia e Ukshin Hotit ka marrë trajtën e një shenjtori të ngujuar!
Doza optimiste dhe karakteri pozicional i qëndrimeve të paluhatshme e kanë bërë Ukshin Hotin shtyllë të pamposhtur që di t’i nisë proceset e demokracisë të cilat dominuan që nga “Viti 1981” dhe u bënë lëvizje konvulzive për pavarësinë e Kosovës, për shqyrtimin e drejtë të qëllimeve shqiptare për t’ia ndryshuar historinë e aneksimit duke u integruar si tërësi dhe pa kufinj administrativë në Bashkësinë Evropiane, dhe, në institucionet botërore! Në këto relacione, Ukshin Hoti ka mundur t’i bëjë edhe analizat por edhe t’i shpjegojë fenomenet të cilat ishin të një prejudikimi paradoksal për ngjarjet e “81-it”, ashtu siç ishin pozicionet e inteligjencisë së asaj kohe, bartësit e proceseve, dhe kuptimi i atij karakteri demokratik, kundër dominimit sistemor dhe ekskluzivitetit gjithjugosllav nga njëra anë, dhe shurdhërisë Botërore nga ana tjetër!
Në këtë kontekst, Ukshin Hotin, Enciklopedinë e peripetive, e shndërruan në peng misterioz , dhe qenësia e tij ka marrë trajtën e një shenjtori të ngujuar! Vetëm shkrimet e shkruara që i la, dalin me nivelin e lartë dhe flasin rreth trajtimit të fenomeneve dhe qëndrimit dinjitoz të një personaliteti unikat , indikatorët e të cilit mbeten përjetësi...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 32
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE Empty
MesazhTitulli: Re: UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE   UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE EmptyMon Dec 08, 2008 12:48 am

Feneri, mbetesh i nderuar dhe i respektuar per keto shkrime. Kurre nuk eshte mjaft sa do qe mundohemi te bejm per kete figure te ndritur te popullit shqiptar ! Ngase, ka bere dhe dhene shume per popullin dhe atdheun e tij, duke mos e kursyer edhe jeten ! Fatkeqesia eshte se sot, cuditerisht perveq se nuk e permendin as peraferisht, njekohesisht edhe terthorazi njerez dhe grupe te ndryshme mundohen t'ja mohojne vlerat e ketij vigani ! Por, njehere n'a duhet te shpresojme dhe besojme se nje dite do zbardhet fatij i tij, dhe te jete diku i gjalle ! Ne te kunderten, sic e ka len porosin edhe Ai vete, se nese nuk ka lindur, do te lind dikush qe do ta kuptoje dhe deshifroje drejt gjithe veprimtarin e Tij, dhe vetem atehere s'do u mbetet hapsire ketyre "njerezve" qe te flasin siq po bejne tani...

Mirembeteshi !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LINDA78
Fillestar/e
Fillestar/e
LINDA78

Female
Numri i postimeve : 26
Age : 41
Vendi : DIKU NE MITRO
Profesioni/Hobi : ekonomiste / hobo soprti leximi vrapimi
Registration date : 06/12/2008

UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE Empty
MesazhTitulli: Re: UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE   UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE EmptyMon Dec 08, 2008 5:44 pm

SHUMe flm nga ana juaj. Feneri per keto shkrime, por mendini dhe ju qe eshte e vertete ,fjalen qe po vin nga emisioni. NJERZ TE HUMBUR qe eshte ne SHQIPERI qe po flitet per ''UKSHIN HOTIN'' qe hka gjasa, te jete i gjalla diku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Uskana
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Uskana

Female
Numri i postimeve : 141
Age : 39
Vendi : Uskanë
Registration date : 08/12/2008

UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE Empty
MesazhTitulli: Re: UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE   UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE EmptyMon Dec 08, 2008 8:03 pm

LINDA78 shkruajti:
SHUMe flm nga ana juaj. Feneri per keto shkrime, por mendini dhe ju qe eshte e vertete ,fjalen qe po vin nga emisioni. NJERZ TE HUMBUR qe eshte ne SHQIPERI qe po flitet per ''UKSHIN HOTIN'' qe hka gjasa, te jete i gjalla diku.


Autori i shkrimit dhe te tjerit bashke duhet patjeter te hyjnë ne krekesen ma domethenese për Ukshin Hotin. Emisioni Njerëz te Humbur duhet të hapë këte cështje, por , ko mbi te gjitha eshte kerkesa më obliguese e institucioneve në Kosovë dhe në Shqipëri.

Rrofte Ukshin Hoti, ideatori dhe konstruktuesi i idesë UNIKOMB
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE Empty
MesazhTitulli: Re: UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE   UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: