Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Biznesi dhe Politika

Shko poshtë 
+12
Veneta
Orfe@
stabili
Çlirimi
tom sojer
eri M
Euridika
besa-bese
Beton
Kosovarja
petritkola
Anna
16 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Biznesi dhe Politika - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Biznesi dhe Politika   Biznesi dhe Politika - Faqe 2 EmptyTue Oct 14, 2008 12:18 pm

Fazlliç-Mishkoviç, lidhje kriminale

 

Bizneset e Mishkoviçit në Shqipëri pas ardhjes 

së Berishës në pushtet

 

· Vladimir Popoviç, ndihmës i ish-kryeministrit Zoran Xhinxhiç të vrarë nga pjesëtarë të “Klanit të Zemunit”, në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për një gazetë boshnjake thotë se është nëntoka kriminale ajo që i lidh Damir Fazlliçin me Miroslav Mishkoviçin.

 

Shkruan: Arben Rrozhani - Tiranë, 14. 10. 2008



 

Bizneset


Pikat e kontaktit mes kryesekserit dhe njeriut të dytë më të pasur në Serbi

 

  Vladimir Popoviç, ndihmës i ish-kryeministrit Zoran Xhinxhiç të vrarë nga pjesëtarë të “Klanit të Zemunit”, në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për një gazetë boshnjake thotë se është nëntoka kriminale ajo që i lidh Damir Fazlliçin me Miroslav Mishkoviçin. “Fazlliç është mjeshtër i mashtrimeve, e nga sa dihet, kjo është pikërisht ajo që i duhet Mishkoviçit në Ballkan.

  Prandaj ai dërgon atë kriminel të vogël që në emrin e tij t’i mbarojë punët më të ndyta korruptive prej Shqipërisë e deri në Bosnjë. Ai është njeriu që përdoret nga Radonçiçi dhe Mishkoviçi për punët e ndyta dhe do të jetë shumë interesant të shihet se në cilën anë do të rreshtohet, kur Mishkoviçi të vendosë të ‘lirohet’ nga Radonçiçi, siç ka vepruar me të gjithë partnerët e tjerë afaristë,”-thotë Popoviç. Më 17 janar 2008 në të parjavshmen e pavarur boshnjake, “Slobodna Bosna”, jepet skema e bashkëpunimit të mandatit serb Mishkoviç me bosin e “Rudnap” Lazareviç, që ka sjellë energji elektrike për Shqipërinë dhe sekserit Fazlliç. 

  Të gjithë janë serbë, dy të parët milionerë dhe tjetri në shërbim të tyre. Gazeta thoshte se kishte në pronësi dokumente që vërtetonin skandalin mes ofertës së Rudnap Group për Kompaninë Energjetike të Bosnje-Hercegovinës, për furnizimin me 150 megavat energji. Kontrata shkonte në 10 milionë euro, në të cilën Rudnap i Lazareviçit dhe partnerit të tij në biznes, Damir Fazlliç, do të merrnin një pjesë të majme. Oferta e Rudnap ishte bërë në 11 dhjetor 2007 dhe një javë më pas firma e Lazareviç mori një refuzim nga Kompania Energjetike e BiH se nuk mund të kontraktojë për aq shumë energji. 

  Lazareviç ishte ngritur në biznes si tregtar energjie dhe partneri i tij kyç ishte bërë Fazlliç, i cili kishte krijuar një rrjet të fortë me politikanë, biznesmenë dhe shoqata mediash, në Serbi por edhe në BiH, sidomos pas zhvendosjes së tij nga Sarajeva në Beograd. Pas dështimit të kontratës mes Rudnap dhe Kompanisë Energjetike të Bosnje Hercegovinës, kompania e Lazareviçit “Kotlogradnja”, (pjesë e kompanisë Rudnap), në rrethana të dyshimta fiton një kontratë prej 40 milionë markash konvertibile për rikonstruksionin e TEC-it në Tuzla. Ligjërisht tenderin e fitoi kompania Transelectro, por kontraktori ishte Rudnap. Një lidhje e rëndësishme në këtë marrëveshje ishte “brokeri” me eksperiencë. Këtu e një vit më parë, Fazlliç ishte konsulent për privatizimin e “Investicijska Bank” dhe përgatiti për privatizim kompanitë më të mëdha shtetërore të BiH, siç ishte Fabrika e Duhanit në Sarajevë. 


Forbes e rendit miliarderin 62-vjeçar ndër më të pasurit në Ballkan

Milionat e Mishkoviçit, nga Millosheviçi dhe sot

 

  Ai është në listat e Forbes, në rubrikën “Miliarderët e botës”. Është 62 vjeç, fitimi neto në vitin 2007 ishte 1 miliard dollarë. Ishte dikur atlet dhe më pas u laureua për ekonomi. Ishte qeveritar në regjimin e Millosheviçit dhe e la atë i pakënaqur për të themeluar “Delta M” një kompani holding për sigurimet, bankingun dhe rrjetin e supermarketeve. Gjatë luftrave në ballkan në vitet 1991-1995 ai e zhvendosi selinë e kompanisë në Moskë, Kiev dhe Qipro. Në 2001 ishte marrë peng, por ishte liruar pasi kishte paguar rreth 10 milionë dollarë për anëtarët e “Klanit të Zemunit”.

  Në gusht 2003 Mirosllav Mishkoviç e kishte vënë në pozitë të vështirë ish-kryeministrin serb Zoran Zhivkoviç, i cili ishte nën presion për të vepruar ndaj dy zyrtarëve të lartë që ishin akuzuar per pastrim parash në korrik nga ish-guvernatori i bankës qendrore, Mladjan Dinkiç. Të dy zyrtarët, të përmendur në një dokument të policisë hungareze të cilin Dinkiq ua kishte dhënë gazetarëve, gjatë një konference për shtyp me 25 Korik, janë këshilltari i Zivkoviq për sigurinë, Zoran Janjuseviq dhe Nemanja Kolesar, drejtor i Agjencisë per Ristrukturimin e Bankave të qeverisë së Serbisë.

 
  Dokumenti i akuzonte ata se kanë pastruar 1.02 milionë euro nëpërmjet një kompanie të regjistruar në ishujt Seyshell. Si Kolesar ashtu edhe Janjuseviq konsiderohen si pjesë e këtij grupi. I pari ka fituar postin e tij si këshilltar financiar i Gjingjiq për shkak të aftësive që kishte fituar në “Delta Bank”, në pronësi të financierit të kohës së Millosheviqit, Miroslav Miskoviq. Janjuseviq kishte punuar për policinë sekrete të serbëve të Bosnjës gjatë viteve 1992-93. Dy vite më vonë, Mishkoviçi ua shet italianëve një pjesë të biznesit të vet. Në shkurt 2005, Banca Intesa bleu 75 për qind të aksioneve të Delta Banka me bazë në Beograd, për 278 milionë euro. Mishkoviç, president i Delta Holding, firmë amë e bankës, tha se do të investojë paratë nga shitja në zhvillimin e ardhshëm me objektivin për ta bërë kompaninë një kryesues rajonal në shitje, bujqësi dhe prodhimin ushqimor. 

  Kapitali gjigant i mbledhur nga Mishkoviçi ishte tema e preferuar e mediave serbe prej vitit 1990. Media serbe “Tabloid” (www.tabloid.co.yu) , në një analizë të gjatë të 2 marsit 2007 shkruante për Mishkoviçin si njeriu që bleu Serbinë në treg të lirë. “Miroslav Mishkoviç, sot është njeriu më i pasur në Serbi, ndër më të pasurit në Europë” dhe perandoria e tij financiare shtrihet në gjithë Ballkanin. Duke patur parasysh lidhjet e tij të fuqishme me ish-kasapin e Ballkanit Millosheviç, gazetarët serbë shtronin pyetjen se pse holdingu i tij kishte emrin “Delta” (shkronjë greke) dhe “M” dhe pse jo “Delta 3 M” duke nënkuptuar Mirjanën, Marijan dhe Marko (Millosheviçin), përkatësisht gruaja dhe dy fëmijët e Sllobodan Millosheviçit.

  Në kohën e krizës së madhe financiare në Serbi në vitin 1993, kur vendi vuante nga inflacioni galopant që rritej me minuta, Mishkoviç arriti të përfitonte nga këmbimi i valutës me dinarin e zhvleftësuar dhe falë lidhjeve me familjen Millosheviç dhe Partinë Socialiste Serbe banka e Mishkoviçit, kishte marrë përsipër të shpërndante edhe fondet e pensioneve. Edhe në ditët e sotme sfondi kriminal nuk i ndahet emrit të bosit të “Delta”. Në nëntorin e shkuar lideri i partisë opozitare Liberal-Demokratike, Çedomir Jovanoviç, i dorëzoi Prokurorisë kundër krimit të organizuar aktpadine për shoqërim kriminalistik ndaj pronarit të Deltës Mirosllav Mishkoviç, ish-kryeministrit Vojisllav Koshtunica dhe disa ministrave e redaktorëve të mediave kryesore. Ekspertët juridikë thonin se në këtë aktpadi kishte pak elementë për nisjen e çështjes penale, sepse ato ështëvështirë të vërtetohen edhe nëse ekziston lidhja ndërmjet kompanisë Delta dhe politikanëve. 
  Serbët e stigmatizojnë në mënyrë artistike portretin e manjatit të tyre, Mishkoviç. Duke i bërë një fotomontazh me posterin e filmit “Sin City” të regjisorit Frank Miller, ku luajnë atkorë si Brus Uillis, Xhesika Alba, apo Beniçe Del Torro. Bashkëpunëtorët e tij në këtë “aksion” janë presidenti Boris Tadiç, ish-kryeministrit Koshtunica, zëvendëspresidentja e “Delta” Milka Forcan. 


Bizneset e mandatit serb në Shqipëri pas ardhjes në Berishës në pushtet

Mishkoviç bleu në gusht 2008 supermarketet në Tiranë

 

  Prej gushtit 2008 manjati serb Mirosllav Mishkoviç bëhet zyrtarisht pronari i një rrjeti supermarketesh në Shqipëri. Një biznes fitimprurës i nisur tre vite më parë që shitet për rreth 31 milionë euro. Pas shitjes u publikua se pronarët e rinj në Shqipëri janë holandezë, por ata kanë vetëm 5 për qind të aksioneve dhe pronari është bosi serb Mishkoviç, njeriu i dytë më i pasur i Serbisë, me kompaninë e tij “Delta”. 
  Se sa ballkanik është bërë biznesi i Mishkoviç e tregon harta e marrë nga sajti www.ekapija.com, ku një shigjetë është drejtuar mbi Shqipërinë. “Delta Maxi Shoping”, sipas njoftimit të agjencisë së lajmeve NOA, në verën 2008 ka bërë blerje të ngjashme dhe në Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Bullgari. Planet e kompanisë janë që deri në vitin 2012 të hapë pika të ngjashme shitjeje dhe në Kroaci, Moldavi, Rumani, Ukrainë dhe Maqedoni. Blerja tjetër më e fundit ishte ajo në 4 tetor 2008 në Malin e Zi dhe "Delta City" është qendra tregtare me e madhe e llojit të vet në Malin Zi, dhe një nga më të mëdhatë në të gjithë rajonin. Se ai do të vinte në Shqipëri e kishte lajmëruar që në vitin 2006.

  Sipas sajtit www.seecap.com, Mishkoviç paralajmëronte në qershor 2006, ndërsa prezantonte një investim prej 113 milionë eurosh në Maqedoni, se do të ishte pas një jave në Tiranë për të “parë për investime të mëtejshme”. Delta Holding, kompania e tretë më e madhe në Serbi, hapi në 1 nëntor 2007 treg shitjesh me kapacitet të barabartë me qytetin e Novi Sadit. Delta Siti, qendra më e madhe tregtare në Ballkan u hap në Beogradin e Ri, një seksion i kryeqytetit serb që po bëhet qendra e biznesit të qytetit. 2007 ishte një vit zgjerimi për Delta Holding, kompania e tretë e madhe në Serbi, pas furnizuesve shtetërorë të naftës dhe elektricitetit dhe një nga pesë kompanitë kryesore në rajon.

  Në shtator 2007, dega shitëse e kompanisë Delta Maxi bleu 85% të aksioneve në Piccadilly, një rrjet bullgar dhe ky është i pari investim nga një firmë serbe në një kompani nga BE. Atëherë njoftohej se kompania po negocionte për të hapur një qendër tregtare në Zagreb dhe e ka syrin në projekte të ngjashme në Tiranë, Shkup, Bukuresht dhe Sofje. Por Delta Holding pati dështime kur deshi të shkrihej me rrjetin më të madh kroat të dyqaneve, Agrokor, pasi në shtator 2007 marrëveshja u pezullua, me Delta që pretendon se autoritetet në Zagreb po vënë pengesa.

 

Biznesmeni: “Ndërhyj për Kosovën, në këmbim të vizës amerikane”

Mishkoviç, në listën e zezë të SHBA-së

 

  Në 30 tetor 2007, radio serbe B92 me bazë në Beograd raportoi se Mishkoviçit i qe ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të lidhjeve me regjimin e Slobodan Millosheviçit. Pasi regjimi ra, thoshte radioja, ai u lidh me autoritetet e reja dhe ka qenë në gjendje që atëhere të marrë një rol kyç në privatizim. Mishkoviç e mbron pozitën e tij duke financuar bujarisht partitë politike serbe, pohonte B92. Delta i mohonte thëniet, duke thënë se ato janë pjesë e një fushate shpifjesh. Në vitin 2007 ambasada amerikane në Beograd refuzoi ndërmjetësimin e Mishkoviçit për bisedimet mbi Kosovën, në këmbim të heqjes së emrit të tij nga lista e zezë e personave që nuk mund të hyjnë në SHBA. Oferta ishte bërë nga Bratislav Grubaçiç, botues i ‘VIP Bulletin’ , ku thuhej se Mishkoviç ishte gati të ndërhynte pranë qeverisë serbe mbi statusin e Kosovës. Dokumenti theksonte se në 18 maj 2007 Grubaçiç kishte biseduar me përfaqësues të çështjeve politike në ambasadën amerikane në Beograd. “Mishkoviç është gati të ofrojë ndihmën e tij dhe lidhjet e ngushta me qeverinë.

  Mishkoviç është gati të ushtrojë influencën e tij mbi ministra kyç në qeverinë serbe për një politikë të butë shtetërore të serbisë mbi Kosovën dhe përballë SHBA-ve, për të mirën e sigurisë, stabilitetit pas shpalljes së statusit,”-thuhej në raportin e ambasadës amerikane. Mishkoviç është veçanërisht i shqetësuar pse është në listën e njerëzve që iu mohohet hyrja në SHBA dhe kjo e pengon atë të bëjë një marrëveshje biznesi me korporatat amerikane përfshirë “City Bank,’- u tha Grubaçiç përfaqësuesve të ambasadës amerikane.

  Por ambasada nuk pranoi të bënte kompromis: “Refuzojmë kategorikisht dhe menjëherë propozimet e Mishkoviçit, veçanërisht duke u mbështetur në të dhënat e Gjykatës së Hagës për abuzimet e Mishkoviçit me detyrimet doganore, duke marrë përfitime në vitet 1999 dhe 2000 dhe për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në kontrabandën e cigareve në vitet 1993-1995, të cilat e fusin atë në listën e të korruptuarve dhe që rezulton që përjetë t’i refuzohet hyrja në SHBA,”-përmbyllet dokumenti i ambasadës amerikane në Beograd.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Biznesi dhe Politika - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Biznesi dhe Politika   Biznesi dhe Politika - Faqe 2 EmptyTue Oct 14, 2008 12:20 pm

Skandaloze!

 

Si raportonin te Fazliç ministrat e

 Sali Berishës

==================================

  Duket se 33-vjeçari serbo-boshnjak, Damir Fazliç, nuk ka qenë "i dashuruar" me Shqipërinë vetëm për të bërë biznes, por edhe për të qenë sa më brenda çështjeve delikate të shtetit tonë, siç janë ato të sigurisë kombëtare. Ish-funksionari i lartë i Ministrisë së Rendit Publik, Besnik Bakiu, në një intervistë për gazetën "Shqip" rrëfen për një takim të nivelit më të lartë që mund të organizojë një shtet, për sa i përket diskutimit për çështje të sigurisë së kufijve, porteve, aeroporteve etj., ku ministra, gjeneralë e drejtorë të përgjithshëm janë "rreshtuar" para tij. Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Sokol Olldashi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, drejtorët e Përgjithshëm të Aviacionit dhe Porteve, në mars të vitit 2006, në zyrën e Fatmir Mediut, kanë raportuar e i kanë vënë në dispozicion informacion të klasifikuar, pikërisht nipit të kreut të UDB-së serbe, Damir Fazliç-it, në periudhën kur ky shërbim sekret famëkeq për gjithë kombin shqiptar ishte shndërruar në armën më të fuqishme dhe më të financuar nga Milosheviçi, kundër Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk dihet se çfarë u bë dhe ku e destinoi këtë informacion të bollshëm dhe sekret Fazliç. Por zelli i tepruar i përfaqësuesve më të lartë të shtetit për të dorëzuar pikat e dobëta të sigurisë së vendit tonë te një njeri i dyshimtë, i paverifikuar nga shërbimet tona të inteligjencës, vetëm e vetëm sepse paraqitet si pjesëtar i një "ekipi të lartë amerikan" (i pashoqëruar nga asnjë përfaqësues i ambasadës së SHBA-së në Tiranë), duket se përbën një skandal përtej "pastrimit të parave të pista" nga Qipro në Shqipëri“.

 

· Foto: Takimi në zyrën e Mediut. Krerë të Ushtrisë, Porteve, Doganave dhe Aviacionit i raportuan për sigurinë kombëtare


  Shqip: Zoti Bakiu, ditët e fundit ju kemi parë shpesh në kronikat arkivore të televizioneve në një takim të zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes, ku i pranishëm ka qenë edhe zoti Fazliç, tashmë personazh mjaft i përfolur nga media dhe politika shqiptare.

  Bakiu: Ka qenë ditë e diel paradite, në mos gaboj data 4 ose 5 mars 2006, kur më telefonon drejtori i Përgjithshëm i Policisë në atë kohë, Bajram Ibraj, i cili më kërkoi të përgatisja urgjentisht një material informativ të gjerë për ministrin mbi gjendjen e sigurisë në kufi, pasi vinte një delegacion shumë i rëndësishëm amerikan. Pasi përgatita materialin e zgjeruar dhe e dorëzova, zoti Ibraj më thotë se në takim duhet të merrja pjesë edhe unë. Fillimisht refuzova, pasi në thashethemnajën e korridoreve të ministrisë, unë "për nevoja pune isha shkarkuar nga detyra" (gjë që u vërtetua shumë shpejt), por kur mësova prej eprorit tim se delegacioni që pritej ishte shumë i rëndësishëm për ecurinë e reformave, pranova.


  Shqip:Përse u organizua ky takim dhe kush merrte pjesë në të?

  Bakiu: Fillimisht nuk kishim dijeni (as drejtori i Përgjithshëm) për përbërjen dhe axhendën e bisedimeve të delegacionit "shumë të rëndësishëm" amerikan (evidente kjo në atmosferën e tensionuar për seriozitetin dhe rëndësinë e takimit në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes). Kur pyetëm për më shumë hollësi, na u tha se bëhej fjalë për një delegacion të nivelit shumë të lartë amerikan, i cili do të kryesohej nga ish-sekretari i Sigurisë në SHBA zoti, Tom Rige. Na u tha gjithashtu se në atë mbledhje do të diskutohej për sigurinë aeroportuale dhe kontrollin e kufijve tanë. Takimi u zhvillua në zyrën e ministrit të Mbrojtjes, zotit Fatmir Mediu. Përveç Mediut, të pranishëm ishin edhe ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi e ministri i Transportit, Lulëzim Basha. Në takim merrnin pjesë gjithashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra; drejtori i Përgjithshëm i Porteve, Osman Metalla; shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Pëllumb Qazimi; drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj; kapiteni i Përgjithshëm i Kapitanerisë së Porteve, një drejtor drejtorie në Shtabin e Përgjithshëm dhe unë. Në mes të takimit erdhi edhe këshilltari i Kryeministrit, zoti Glori Husi. Ndërsa nga pala amerikane, në mos gaboj, ishin zoti Tom Rige, zotëria që na paska qenë Damir Fazliç dhe një zonjë. Mbaj mend që nga ana e organizatorëve ishin marrë masat që ky takim të kishte një pasqyrim sa më të gjerë mediatik.


  Shqip: Çfarë u diskutua në takim?

  Bakiu: Në takim u diskutua ose më saktë u raportua nga ministrat respektivë për masat e mara nga dikasteret respektive, gjendjen e sigurisë dhe problemet e vështirësitë në fushën e sigurisë në kufi, porte e aeroporte. Pas bisedës u organizua edhe një vizitë në ambientet e qendrës operative të gatishmërisë së Shtabit të Përgjithshëm.

  Shqip: Çfarë ju bëri përshtypje në këtë takim?

  Bakiu: E para ishte ardhja me një vonesë të konsiderueshme në takim e delegacionit amerikan (gjë që më bëri nervoz, pasi një mikut tim i kishte ndodhur një fatkeqësi familjare dhe unë duhet t‘i gjendesha atij). E dyta, mosshoqërimi nga asnjë punonjës i ambasadës amerikane i këtij "delegacioni të lartë", sidomos kur tek unë kishte lenë një shije jo të mirë shoqërimi (i pamotivuar protokollar) që i kishte bërë një zyrtar i lartë i kësaj ambasade gazetarit Nikolas Gejxh gjatë takimit me politikanë të nivelit të lartë. E treta, vetësiguria e zotit Basha (i cili mbërriti vetëm disa minuta përpara se të vinte delegacioni) dhe servilizmi i paprecedent për t‘u bërë sa më i pëlqyer i zotit Olldashi. E katërta, entuziazmi i pajustifikuar i anëtarëve të delegacionit për "reformat e shkëlqyera", që kishim bërë në fushat e mësipërme dhe lehtësia që ata "pranonin" për t‘u gënjyer.


  Shqip: Sot që e keni marrë vesh se "amerikani" Fazliç paska qenë një serbo-boshnjak i akuzuar nga drejtësia jo vetëm në vendin e tij, si ndiheni?

  Bakiu: Personalisht ndihem i fajshëm (në mirëbesim ministror) dhe institucionalisht i skandalizuar. Duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë, sikur edhe 1% e atyre që janë botuar në median shqiptare për zotin Fazliç të jenë të vërteta, është e papranueshme që ministrat dhe titullarët e institucioneve kryesore shtetërore të sigurisë kombëtare raportojnë për problemet e sigurisë dhe masat e marra për luftën kundër trafiqeve dhe terrorizmit përpara një personi të tillë. T‘i tregosh pikat e dobëta të sigurisë së kufijve të tu një personi të tillë, është... Më falni, por gjuha shqipe është e varfër për ta thënë. Populli thotë "t‘i varësh ujkut mëlçitë në qafë". Shteti në këtë rast është më shumë se i paqenë. Unë, i ndodhur thuajse rastësisht në atë takim kohë më parë, tani ngre supet, vë pikëpyetjet e mia dhe kur lexoj ato që thuhen në faqet e shtypit, tronditem dhe mbetem i pagojë...


  Shqip: Si e shpjegoni sot shoqërimin që zoti Fazliç i bënte ish-sekretarit amerikan të sigurisë, zotit Tom Rige?

  Bakiu: Për sqarim, të paktën unë personalisht (siç m‘u tha), e mora zotin Fazliç si zyrtar të lartë amerikan. Kurse për sa i përket pyetjes tuaj, nuk arrij ta kuptoj dot këtë shoqërim. Për të zgjeruar pyetjen tuaj, dua të evidentoj me shqetësim një keqpërdorim që i bëhet miqësisë dhe dashurisë që populli shqiptar ka për SHBA, nga ana e politikanëve shqiptarë, duke paraqitur mendimet personale të disa individëve me shtetësi amerikane, si qëndrime zyrtare të politikës amerikane. Kjo është spekulative, madje e dënueshme. Këta politikanë duhet ta dinë mirë se SHBA janë miku më i madh i popullit shqiptar, duke na ndihmuar e mbështetur në ecurinë e reformave demokratike, dhe nuk është në filozofinë e tyre si kampionë të demokracisë, preferencat për politikanë të veçantë.


  Shqip: Meqenëse doli ky problem, si e gjykoni thirrjen e ekspertit amerikan për çështjen "Trebicka"?

  Bakiu: Për mua ishte e panevojshme, pasi ekspertiza që ju kërkua ishte një veprim i thjeshtë rutinë, që ekspertët shqiptarë e kryejnë për fat të keq si pasojë e numrit të lartë të aksidenteve rrugore, shpesh herë. Problem tjetër ishte që kjo ekspertizë u krye kur në vendngjarje (për shkak të kohës) kishin ndodhur jo pak ndryshime. Shqetësim është edhe pozicioni procedural i këtij eksperti. Pra, edhe kjo ngjarje tregoi mungesën e dinjitetit dhe integritetit personal e profesional të institucioneve ligjzbatuese. Me "ekspertizën e postuar" prokuroria dhe policia lanë duart si Pont Pilati. Gjithashtu, duke njohur organizimin dhe funksionimin e agjencive të sigurisë në SHBA dhe legjislacionin ndërkombëtar të fushës, jam i paqartë për organin që ju dërgua kërkesa dhe për mënyrën e përzgjedhjes dhe caktimit të zotit Teter nga policia e Verxhinas, si ekspert në këtë çështje.

 
  Shqip:Para disa ditësh, me anë të medias, ju i jeni drejtuar me një letër të hapur Prokurores së Përgjithshme, zonjës Ina Rama. Çfarë do t‘i shtonit kësaj letre, në dritën e zhvillimeve të fundit?

  Bakiu: Nuk heq asgjë nga ato që i kam shkruar zonjës Rama, por do t‘i sugjeroja institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme që minimalisht jo vetëm për detyrim institucional, por për atë qytetar (u bë rreth një javë që "çështja Fazliç" është kryetema e ditës në shoqërinë shqiptare, duke eklipsuar verbërisht rezolutën kundër pavarësisë së Kosovës që u votua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe kur gjithë bota po merret me krizën ekonomike), të kishte bërë sikur të merrte në pyetje zotin Fazliç (edhe nëse ishte e nevojshme t‘i paguante 1 orë vonesë çarterin). Ai erdhi, foli, iku, i shoqëruar me bodigardë të një lloji të veçantë. I mungonte vetëm tapeti i kuq. Nëse nuk kanë staturë për t‘u bërë Rudolf Xhuliani apo Di Pietro shqiptar, të tentojnë t‘i afrohen prokurorisë të shtetit më të brishtë ballkanik, atij të Bosnjës.


  Shqip: Si e komentoni ardhjen dhe largimin e zotit Fazliç në Tiranë dhe akuzën e opozitës për rrëzim të institucioneve të sigurisë kombëtare?

  Bakiu: Nuk dua të bëj komente politike, pasi shpirtërisht dhe juridikisht jam i depolitizuar. Megjithatë, duke qenë ithtar i politikave institucionale, mendoj se ngritja e komisioneve hetimore parlamentare është një nga rrugët më efikase për një shoqëri normale dhe një Republikë Parlamentare. Si qytetar, duke njohur e respektuar të drejtën e çdo individi të flasë dhe mbrohet për akuzat që i bëhen, e quaj të justifikuar; kurse për sa i përket mënyrës së ardhjes dhe sidomos përcjelljes së tij, e vlerësoj të panevojshme dhe pa të motivuar. Çdo tejkalim i masës është i dëmshëm.


  Shqip: Në përfundim, si ekspert në çështjet e sigurisë kombëtare, si e vlerësoni situatën e krimit të organizuar në Shqipëri?

  Bakiu: Lufta kundër tij është një nga detyrimet që ne kemi për integrimin euroatlantik. Për këtë mjafton të lexosh raportet ndërkombëtare për Shqipërinë. Por më shumë se sa detyrim ndërkombëtar, ky është një detyrim për vetë ne shqiptarët, për të ardhmen e këtij vendi. Në këtë kuadër desha të theksoj disa shqetësime: E para, informaliteti i shoqërisë shqiptare (jo vetëm financiar), është një nga faktorët që e minon këtë luftë. E dyta, brishtësia, paqëndrueshmëria dhe politizimi i institucioneve përgjegjëse në këtë luftë. E treta, inkriminimi verbal i politikës shqiptare. Historia e dosjeve (pa zbardhur asgjë) nuk na është ndarë në këtë periudhë postdiktature. Politikanët shqiptarë nuk e kanë për gjë të akuzojnë njëri-tjetrin për lidhje kriminale nga më të frikshmet. Ky superinflacion i përdorimit të këtyre akuzave dhe mosshoqërimi me ndëshkime penale, përbaltja e të gjithëve nga të gjithë, ka bërë që njeriu i ndershëm të vetëpenalizohet si i pazot se nuk qenka i tillë. E katërta, strategji-ligjomania. Po të shikosh web site-n e institucioneve të sigurisë kombëtare, lodhesh nga numri i madh i strategjive kombëtare e ndërsektoriale (në jo pak raste të panevojshme); kurse po të bësh një monitorim të thjeshtë të zbatimit të detyrave, do të ngelesh i zhgënjyer. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ligjet, pa u verifikuar efikasiteti i zbatimit të tyre dhe problematika që nxjerr përditshmëria, fillon amendimi dhe ndryshimi tërësor i tyre.

 

* * *

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Biznesi dhe Politika - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Biznesi dhe Politika   Biznesi dhe Politika - Faqe 2 EmptyTue Oct 14, 2008 12:20 pm

· Prokuroria sekuestron dokumentet në tatime e QKR. Rrezikon deri në 10 vjet burg Fazliç, hetim për pastrim parash


  Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazliç, zyrtarisht është person nën hetim, nën akuzën e pastrimit të parave. Prokuroria e Tiranës tha dje se nëse vërtetohen akuzat politike dhe mediatike ndaj tij, atëherë Fazliç rrezikon një dënim nga tre deri në dhjetë vjet burg. Krahas dënimit, në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë përmendet edhe se "kur vepra penale e pastrimit të produkteve të veprës penale nëpërmjet fshehjes ose mbulimit të natyrës, burimit, vendndodhjes, vendosjes, zhvendosjes së pronësisë ose të të drejtave të tjera që lidhen me pasurinë është produkt i veprës penale, dënohet edhe me gjobë nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë lekë". Ditën e djeshme, një grup prokurorësh kanë shkuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe kanë marrë dokumentacionin dhe informacion për katër firmat që janë në pronësi të Fazliç. Ndërsa disa hetues të tjerë kanë marrë informacione nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave në lidhje me detyrimet tatimore, për të cilat ka informacione se firmat e biznesmenit serbo-boshnjak nuk kanë paguar detyrimet që përmban ligji. Burimet nga akuza thanë gjithashtu, se nëse vërtetohen të gjitha dyshimet e ngritura në media, atëherë ai mund të merret i pandehur dhe për të të dërgohet një fletë-thirrje në vendin ku jeton. Madje mund të merren edhe masa sigurie ndaj Fazliç. Duket se prokurorisë i ka bërë përshtypje ardhjes dhe ikja "rrufe" e Fazliç nga Tirana, ku, pasi ka dhënë një intervistë për një televizion privat, ka mundur të largohet, megjithëse policia aeroportuale ishte në dijeni se organi i akuzës e kishte ftuar për deklarata në prokurori. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme thanë dje se dy hetues të Prokurorisë së Tiranës kanë telefonuar policinë, duke e njoftuar se kishin si qëllim njoftimin e Fazliç prej tyre për marrjen në pyetje. Por nga ana e saj, policia i bëri me dije se nuk kishte asnjë masë ndaj tij dhe se do të vepronte në bazë të ligjeve. Pas kësaj, dy hetuesit e prokurorisë janë nisur urgjentisht drejt Rinasit, por dhe në momentin që kanë protokolluar fletë-thirrjen vullnetare për Fazliç, ai ishte larguar nga Shqipëria.


· Opozita: Lobi serb është ulur këmbëkryq në politikë dhe biznes

· Mazhoranca reagon ndaj akuzave: Janë spekulime të së majtës

 
  Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, me vizitën e tij "blitz" në Tiranë, ka tensionuar mjaft Kuvendin e Shqipërisë. Mazhoranca dhe opozita kanë replikuar ashpër me njëra-tjetrën, duke mos i kursyer akuzat dhe sharjet mes tyre. Në mënyrë të sinkronizuar opozita ka deklaruar se lobi serb po ulet këmbëkryq ne Shqipëri dhe kjo për faj të Kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij, e cila po favorizon të gjitha bizneset serbe të investojnë në vendin tonë. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, ka renditur disa nga firmat serbe të cilat ushtrojnë aktivitetet e tyre në Shqipëri, pasi u është hapur rruga nga Kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. "Shqipëria, 95% të energjisë së saj të importit që i nevojitet për konsum e merr nga Serbia, 5 firma vijnë e shtohen duke rritur çmimet deri në 400%. Energjia e importit është gati 65% e energjisë së konsumuar, pra ajo është jetike. Nëse ajo mungon, vendi është në kaos. Ne sot jemi të varur prej tyre dhe kjo është vepër e Sali Berishës", është shprehur Braçe. Sipas tij, sot Shqipëria 60% të drithit e importon nga Serbia, pra bukën e gojës. Pjesën tjetër e plotëson Rusia dhe Ukraina. Pra, ne sot jemi të varur totalisht edhe për bukën e gojës prej tyre, dhe këtu përsëri faji është i Sali Berishës. Sot, tha nënkryetari i grupit të PS-së, veprat më të mëdha publike po na "i ndërtojnë" po përsëri serbët. Mbikalimin këtu në mes të Tiranës e bëri "Alpine", dega e saj në Serbi, autostradën Levan - Vlorë, dega e saj në Serbi, autostradën Levan-Tepelenë sërish kompania "Alpine", dega e saj po prapë në Serbi. ByPass-in e Fierit - SCT me degën e saj në Serbi, rrugën Milot-Rrëshen pjesë e korridorit Durrës-Kukës po prapë dega e saj në Serbi, terminalin e pasagjerëve në Portin e Durrësit po prapë dega e saj në Serbi. Gati 200 milionë euro punë, të gjitha para të marra borxh në emër të qytetarëve shqiptarë nga banka të huaja. Faji për këto është përsëri i Sali Berishës. Gjithashtu, sipas Braçes, edhe rrjeti më i madh i shërbimeve tregtare në Shqipëri ra në duart e serbëve dhe ky rrjet zotëron gati 45% të këtij tregu. Dhe faji për të është i Sali Berishës. Po kështu, mjaft të ashpër në fjalën e tyre në Kuvend kanë qenë edhe deputetë të tjerë të opozitës si: Taulant Balla, Pëllumb Xhufi e Pandeli Majko. Ish-Kryeministri Majko e ka cilësuar vizitën e Fazlliç në Tiranë si një gjest të paprecedent, kur shteti gjunjëzohet përballë një njeriu me një CV kriminale të përgjakshme. "Dje Fazlliç na solli këtu hijen e Dushan Mugoshës. Për sa kohë do të vazhdojmë t‘i kemi këta horra mbi shpinë", tha Majko. Por deklaratat dhe pretendimet e opozitës janë kundërshtuar po me kaq forcë nga deputetët e mazhorancës.

 

· Serbo-boshnjaku rrëfen variantin e tij për akuzat e shumta që janë bërë ndaj tij nga media dhe politika shqiptare.

· Damir Fazliç: Argita, vajza e Berishës, është avokatja ime për disa biznese në Shqipëri

 
  Njeriu më i përfolur dhe më i akuzuar aktualisht në Shqipëri, tashmë jo vetëm nga media, por edhe nga prokuroria për pastrim parash, mbrëmë për gati dy orë ka rrëfyer variantin e tij, në emisionin televiziv "Opinion", për gjithçka të thënë e shkruar kundër tij këto ditë në Shqipëri. Interesante janë pasazhet ku ai rrëfen miqësitë dhe bashkëpunimin me Berishën, vajzën e tij, Bashën dhe kunatin e këtij të fundit, Erion Isufin.


Kush është Fazliç, sipas Fazliç?

 
  Kam nënshtetësi të dyfishtë, boshnjake dhe britanike. Kam lindur në Bosnjë të ish-Jugosllavisë, në atë pjesë që u bë Bosnja e sotme mbas lufte. Familja ime është produkt i gjithë Jugosllavisë së vjetër, e përzierë. Babai im është mysliman, kurse nëna serbe-boshnjake. Jam larguar nga Bosnja, kam qenë në shkollë në Angli kur filloi lufta dhe familja ime, për shkak të përzierjes fetare, u bë e padëshiruar në pjesën lindore të Bosnjës, ku ne jetonim atëherë, kështu që ata u bënë refugjatë dhe erdhën e u bashkuan me mua në Angli, ndërkohë që plani ishte që unë të mbaroja shkollën e të kthehesha në ish-Jugosllavi. Jam larguar në vitin 1991 për të vazhduar shkollën në Angli. Tani jam 33. Isha 16 atëherë. Unë tani jetoj midis Uashingtonit dhe Londrës. Kompania ime kryesore është në Londër, kështu që shumica e lidhjeve të mia të biznesit janë në Londër, por familja ime jeton në Uashington. Unë jetoj shumicën e kohës në Uashington DC. Udhëtoj shumë në botë dhe udhëtoj shumë në Evropën Lindore, ku janë disa prej bizneseve të mia. Por zhvilloj shumë aktivitete biznesi edhe në Londër gjithashtu.


Bizneset 


  Jam investitor, kam disa kompani. Unë investoj, unë kërkoj për mundësi investimi në fusha që kanë leverdi fitimi dhe nuk jam i kufizuar gjeografikisht. Për shkak të së shkuarës sime, kam kuptuar që mund të investoj më shpejt se një biznesmen normal amerikan që nuk kupton kulturën dhe historinë e Evropës Lindore. Unë kam kuptuar që mund të investoj më shpejt dhe të reagoj më shpejt në Evropën Lindore. Gjeografikisht mund t‘i gjeni në Uashington DC, në Gjenevë të Zvicrës.


  Kam pasuri të patundshme në Uashington DC. Jam duke shqyrtuar disa mundësi të reja investimi në Florida tani. Për shkak të krizës financiare në SHBA, ka mundësi të ngjashme me ato që gjenden këtu edhe në SHBA tani. Pra, kam biznese gjithashtu në Londër, në Gjenevë. Në Evropën Lindore, pothuajse në të gjitha vendet e Evropës Lindore, nga Sllovenia në Shqipëri. Janë kryesisht në pasuri të patundshme dhe energji. Ndoshta unë kam shumicën e investimeve në Bosnjë dhe Shqipëri. Pyetjes retorike se "në Shqipëri ju keni vetëm 4 kompani, me një total prej 4 mijë dollarësh dhe nëse ky është investimi juaj në vendin tonë", ai i përgjigjet: "Jo. Një nga kompanitë e mia- dhe kam mësuar se ka pasur shumë keqkuptime rreth kësaj kompanie në media -është ‘Crown Acquisition‘, e cila është ende në pronësinë time. Kjo kompani iu shit ligjërisht për 1,7 milionë euro një kompanie qipriote të quajtur ‘Altaria Research lid‘, e cila gjithashtu është në pronësinë time. Më lini t‘jua shpjegoj këtë gjë. Unë kam investuar në Shqipëri në fushën e pasurive të patundshme ende të pashfrytëzuara, në fakt kam investuar shumë në pasuritë e patundshme të pashfrytëzuara, përreth Tiranës dhe në vende të tjera, me vizionin për t‘i zhvilluar këto pasuri të patundshme. Kur bleva këto pasuri të patundshme në Shqipëri, i kam blerë nën kompaninë ‘Crown Acquisitions‘, në pronësi të Damir Fazliçit. Tani që po synoj zhvillimin e kësaj pasurie të patundur, kam nevojë për burimet që kam në kompaninë time qipriote, për të menaxhuar investimet e ardhshme në Shqipëri. Sa të fillojmë investimin fizik, rigjallërimin e pasurisë së patundshme që kemi blerë, për ta vënë atë në shfrytëzim, ne do të kemi njerëzit që do të punojnë në Tiranë, që do t‘i menaxhojnë këto investime. Tani për tani, këto janë nën kompaninë time qipriote, për shkak se do na duhet ta zhvillojmë këtë tokë. Për ta zhvilluar këtë tokë na duhet të paguajmë arkitektë, studimet gjeometrike, studimet e nevojshme, dhe meqë ra fjala, këto studimet e nevojshme 90 për qind po realizohen nga staf lokal këtu dhe paguhen nga kompania mëmë në Qipro". 

 

Pastrimi i parave


  Konstatimit dhe pyetjes: "Ju ja keni shitur kompaninë tuaj vetvetes. Ky është pastrim i pastër parash, apo jo?", Fazliç i përgjigjet: Absolutisht jo. Le të kthehem edhe njëherë e të ta shpjegoj se si ndodhi. Të ftoj ty dhe çdo gazetar tjetër të shkojë në zyrën e tatimeve dhe të shohë se çfarë zotëron kjo kompani në pasuri të patundshme. E bëra vetë. I kërkova dikujt që të shkojë fizikisht në zyrën e taksave dhe të kërkojë bilancin. Do ta shihni se bilanci i kësaj kompanie reflekton saktësisht 1,7 milionë euro, shumë për të cilën u shit te kompania mëmë, me qëllim zhvillimin e tokës. Kur ta shes këtë kompani, "Crown Acquisition", në të ardhme, nëse planet që kam ndërtuar shkojnë mirë dhe nuk kam arsye për të dyshuar, do ta shes, le të shpresojmë, për shumë më tepër para. Dhe atëherë do të jem në gjendje t‘i paguaj shtetit taksën për diferencën. Pra… i kam paguar të gjitha taksat përkatëse për blerjen e tokës dhe të gjitha transaksionet në kompanitë e mia janë të realizuara. Më tej gazetari e pyet: "Sipas Zyrës së Regjistrimit të Biznesit në Shqipëri, ju keni 4 kompani me një kapital total prej 4 mijë dollarë? 1 mijë dollarë secila. Cila është pasuria juaj e vërtetë në Shqipëri"? Fazliç i përgjigjet: "Kam investuar në pasuri të paluajtshme, të pazhvilluara. Arsyeja që e kam bërë këtë gjë është sepse besoj që qeveria e Shqipërisë po bën veprimet e duhura për të tërhequr investime të huaja serioze në Shqipëri. Qeveria e Shqipërisë ka ulur taksën në nivelin e sheshtë prej 10 për qind, që është shumë i favorshëm për investimet e huaja direkte. Nëse kthehemi tek 4 mijë dollarët, ky është kapital fillestar, që duhet për të filluar një kompani. Nëse kompania fillon aktivitetin, ajo mund të sigurojë pasuri të patundshme e çdo gjë tjetër. Shpresoj që bizneset e mia në Shqipëri të vlerësohen në më shumë së 50 milionë euro. Veçanërisht në pasuri të patundshme. Mbasi të zhvillohet shpresoj se do të ketë një vlerë më të lartë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Biznesi dhe Politika - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Biznesi dhe Politika   Biznesi dhe Politika - Faqe 2 EmptyTue Oct 14, 2008 12:21 pm

Miqësia me Berishën

 
  Pyetjes nëse ai është ndihmuar apo favorizuar nga administrata shqiptare dhe Kryeministri i Shqipërisë në vënien e pasurisë 50 milionë euro në Shqipëri, i përgjigjet: "Ndihmuar? Besoj se administrata dhe qeveria shqiptare ndihmon çdo investitor të huaj që vjen këtu. Favorizuar? Nga kush? Kryeministri? Absolutisht jo". Pyetjes: "Si jeni bërë kaq i pasur. Ju ikët 16 vjeç e tani jeni 33 vjeç. 33 vjeç dhe kaq i pasur?", ai i është përgjigjur: "Faleminderit Zotit! Unë kam studiuar në ato që i konsideroj 3 shkollat më të mira të shkencave politike dhe ekonomisë në botë. Kam frekuentuar ‘Harrou School for Boys‘, pastaj kam studiuar në Shkollën Londineze të Ekonomisë dhe shkencave politike, gjithashtu kam studiuar në Shkollën e Qeverisë ‘Kenedi‘ në Universitetit Harvard në SHBA. Në Angli studiova vetëm për dy vjet dhe pastaj fillova të punoja. Kam studiuar në të njëjtin vend ku studioi edhe George Soros dhe e mbarova shkollën për aq kohë sa i ishte dashur edhe atij. Na u desh e njëjta kohë për ta përfunduar shkollën. Kështu që kam filluar të punoj që kur kam qenë 19 vjeç. Fillova të punoja për Bankën Britanike më të madhe të investimeve në vlerë. Pra kam punuar dhe besoj se kam pasur fat gjithashtu". Më pas, faktit se përse ai kishte vendosur të investonte në Shqipëri mbas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike më 2005 e jo më parë, i është përgjigjur: "Kam përgjigje fare të qartë. Së pari sepse besoj se qeveria e re filloi të promovonte ligjet e duhura për të nxitur investimet e huaja. Së dyti, biznesi sikurse edhe politika, është i gjithi perceptim. Perceptimi në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara për qeverinë tuaj të mëparshëm ishte korrupsion. Erdha këtu në vitin 2004, për të parë mundësi të ndryshme investimi. Siç thashë, kompanitë e mia kanë bërë biznes në këtë rajon, kompanitë e mia private. Erdha në Shqipëri për të parë mundësi të ndryshme të pasurive të paluajtshme. Përshtypja ime atëherë ishte se ky vend kishte të ardhme, por në atë kohë ishte duke u keqqeverisur. Në atë kohë, përshtypja ime, thjesht përshtypja ime, ishte që njerëzit në pushtet ishin më të preokupuar për të qëndruar në pushtet, sesa për të çuar përpara Shqipërinë. Më lejoni t‘ju them edhe diçka tjetër. Unë kam mbërritur në Tiranë rreth 1 orë e gjysmë më parë. U ula dhe udhëtova rrugës për në Tiranë. Më vjen kaq mirë të shoh sa shumë është bërë e në fakt po mendoja, për shaka të gjithë këtyre gjërave, po mendoja për herën e parë që erdha në Tiranë dhe herën e parë që udhëtova nga aeroporti në qytet. Është një ndryshim kaq i madh. Dhe ky është tregues i nuhatjes sime prej biznesmeni, sepse që në fillim mendova që kur të kishte një qeveri të re, ajo do të bënte diçka dhe më duket se ata kanë bëra diçka".


  Pyetjes: "Ju i hapët kompanitë tuaj në Shqipëri në shtator të 2005-ës, në të njëjtën kohë kur Berisha u bë Kryeministër. Si e kuptuat në 2 muaj, nga 3 korriku kur Berisha fitoi zgjedhjet deri në shtator, se qeveria e Berishës nuk ishte e korruptuar?", Fazliç i ka dhënë këtë shpjegim: "Më 2004 unë u takova me zotin Berisha. Herën e parë që u takuam ai dhe unë folëm natyrisht për politikën. Unë jam një republikan i zjarrtë, për qeverisjen e vogël, qeveria nuk duhet të ndërhyjë në biznes apo në jetët e njerëzve, dhe gjeta nga ana tjetër e tavolinës dikë me të cilin, ndoshta për herë të parë në Ballkan, isha dakord 100 për qind për mënyrën se si duhet të funksionojë qeveria… Unë nuk kam folur kurrë me Sali Berishën në opozitë për biznes. Kam folur për biznes me të si Kryeministër vetëm kur më është dashur t‘i paraqes qeverisë projekte potenciale. Dhe jam përpjekur të ndihmoj mikun tim Kryeministër duke i sjellë investitorë të ndryshëm amerikanë dhe evropianë".


Telefonata me Berishën pas "arrestimit"


  Pyetjes për ndalimin e tij nga policia në Sarajevë, 33-vjeçari boshnjak i është përgjigjur duke mohuar kategorikisht atë fakt: "Ndodhi të enjten, jo të shtunën. Të premten isha në Londër, të dielën isha në Londër. Të enjten gjatë ditës po haja drekë me disa miq në një restorant në Sarajevë. Kur shkoj atje më pëlqen të ushqehem në një restorant të vogël tradicional, ku shërbejnë ushqim boshnjak. Pra unë shkova atje për drekë me miq të mi dhe gjysmë ore mbasi kemi filluar drekë, një person që ishte ulur në tavolinën ngjitur me ne u arrestua. Ishte një skenë si ato të filmave, kur ata erdhën, forcat speciale, nuk e kam idenë kush ishin. Arrestuan personin, e nxorën atë jashtë restorantit dhe na kërkuan ne të qëndronim aty, sepse duhet të jepnim dëshmi. Më vonë morëm vesh që personi ishte arrestuar për shantazh financiar dhe policia donte të na pyeste nëse kishim parë njeri të hynte brenda, të dilte jashtë, që kishte dhënë para apo çfarë ndodhi. Kështu që na mbajtën atje për 1 orë. Dolëm jashtë. Shkuam në rajonin më të afërt të policisë dhe dhamë dëshminë tonë. Një orë më pas ne ishim në rrugë"... Deklaratës së Berishës në Parlament, 4 ditë më parë, se "unë mund ta sjell zotin Fazliç këtu për të folur me ju", ju dha kjo përgjigje: "Oh, do të më pëlqente shumë kjo. Pas incidentit në Sarajevë, kam folur njëherë me Berishën. I telefonova për ta pyetur çfarë është gjithë kjo gjë që po ndodh në Shqipëri. Ai qeshi e më tha se është denigrim politik e më pyeti si është familja ime".


Miqësia me Argita Malltezin

 
  Pyetjes nëse kishte miq në politikën shqiptare, Fazliç i është përgjigjur në mënyrë pohuese: "Po, patjetër. Kur erdha këtu gjatë fushatës së Partisë Demokratike, miku im Berisha më prezantoi me shumë të rinj që ishin kthyer në Shqipëri nga vende të ndryshme të botës, nga shkolla shumë të mira, për t‘u bërë pjesë e kësaj. Nuk më pëlqen të përdor fjalën lëvizje, por ajo ishte diçka që vërtet ngjante me një lëvizje politike. Më duket se quhej KOP. Ishin kaq me energji, donin të ndryshonin vendin dhe po e them përsëri që kanë bërë një punë shumë të mirë për ta ndryshuar vendin, dhe i kam takuar të gjithë. Kam kaluar shumë kohë pothuaj me të gjithë në KOP. Për shembull Lulin, apo ministrin Basha. Kam lexuar disa nga gjërat që kanë shkruar, kjo është… Në vitin 2004, siç ju thashë, e takova zotin Berisha. Më pëlqyen idetë e tij, më pëlqeu ai si njeri, dëshiroja ta ndihmoja atë si njeri dhe të ndihmoja Partinë Demokratike që të vinte në pushtet dhe të fillonte të realizonte gjërat në mënyrën e duhur, që ky vend të hapej. Ndërsa zoti Basha është shok i mirë. Kurse kunati i tij është një djalë i ri, shumë i zoti dhe i zgjuar. I kërkova nëse mund të më ndihmonte me disa nga bizneset. Ai më ndihmoi. Punuam së bashku. Ai nuk qe asnjëherë partner në biznes. Ai ishte administrator i një kompanie. U përpoqëm të bënim disa gjëra me atë kompani, por mori më shumë seç e kisha menduar në fillim. Ishte një mundësi potenciale për investime në pasuri të patundshme. Dhe një ditë ai vjen e më thotë që do të donte të largohej. Në fakt ai bëri atë që do të bëja edhe unë po të isha në pozicionin e tij. Ai donte të ndiqte biznesin e tij personal. Ai është një djalë i ri, shumë i zoti dhe besoj që ka për të qenë i suksesshëm në të ardhme". Ndërkaq, pyetjes nëse e njihte vajzën e Kryeministrit Berisha ai i përgjigjet: "Po, e njoh. Argita Malltezin. Kemi miqësi dhe ajo gjithashtu, si avokate, trajton një pjesë të punëve të mia në ligjore në Shqipëri Firma e zonjës Malltezi ka përgatitur dokumente për një pjesë të kompanive të mia. Nuk kam vetëm një avokat...".

 

Gazeta “Shqip”, Tiranë, 10. 10. 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Biznesi dhe Politika - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Biznesi dhe Politika   Biznesi dhe Politika - Faqe 2 EmptyWed Nov 12, 2008 3:48 pm

Ne politike dhe biznes nuk fiton i drejti, por i shpejti!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Biznesi dhe Politika - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Biznesi dhe Politika   Biznesi dhe Politika - Faqe 2 EmptyWed Nov 12, 2008 3:50 pm

Ne politik e biznes nuk fiton i drejti po hajduti mshjellsi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arber01
Fillestar/e
Fillestar/e
Arber01


Male
Numri i postimeve : 34
Age : 42
Vendi : arberia
Registration date : 20/12/2008

Biznesi dhe Politika - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Biznesi dhe Politika   Biznesi dhe Politika - Faqe 2 EmptySat Dec 20, 2008 3:14 pm

Kurre politika kalon ne biznes per fate te keqe theme se parlameti dhe polikitka shqiptare eshte mbushur plot me biznismen e jo me politikan ,nga medjat dita me dite kuptojme se e gjithe kjo eshte duke demtuar edhe publikun ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 39
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Biznesi dhe Politika - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Biznesi dhe Politika   Biznesi dhe Politika - Faqe 2 EmptySun Feb 22, 2009 3:45 am

ne politicanet tan nuk i kemi as biznesmena as politikan atyre vec citjuni ni got raki perpara e ata jan ne rregull, ato kan met vec tu shajt njeri tjetrin, nuk doli kush te thoj se un do bej ket e ket e ket por rrin tu than cfar beri ai cfar po ben ky
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Biznesi dhe Politika - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Biznesi dhe Politika   Biznesi dhe Politika - Faqe 2 EmptySun Feb 22, 2009 11:55 am

Kan shum dallime bisnesi dhe Politika por kan shum gjëra të njejta sidomos rrenat dhe tradhtit jan arma më e fuqishme e të dy parve .
Për të qen Politikan duhet të shef qka ka mas korde dhe të mendoj mir para se ta jep një mendim e kta i lëshojn faleët si lopa baglën pastaj u ba bahet pra .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Biznesi dhe Politika - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Biznesi dhe Politika   Biznesi dhe Politika - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Biznesi dhe Politika
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Biznesi ankohet per ide te reja !
» KOMBI, A POLITIKA?
» ...Politika-akitiloP...
» Politika e shteti
» Mediat dhe Politika

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Ekonomia-
Kërce tek: