Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Thika e pabesisë!

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Thika e pabesisë! Empty
MesazhTitulli: Thika e pabesisë!   Thika e pabesisë! EmptyTue May 13, 2008 6:01 pm

Fenomenologjia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!


(Skicë për sfidat fillimtare të saj)



· Tani, kur ishte shfaqur Ushtria çlirimtare, të gjithë shqiptarët më dukeshin kolosë. Dhe, vërtetë, si të mos ngjanin të tillë pas rënjës totale në fundinën e dinjitetit njerëzor, ku e kishte katandisur strategjia e lajthitjes epokale që vinte harbueshëm nga nënprodukti politik sllobodanjan i fillimviteve 90-të të miljeut të ikur.


Shkruan: Rexhep KASUMAJ

Berlin, 13 maj 2008


* Një lindje e bardhë!


„Pasi lexova Homerin të gjithë njerëzit më dukeshin gjigandë“ kisha shfletuar një ditë mendimin e shkëlqyer tek Emersoni dhe, sakaq, këtë brilant do ta adoptoja për të shprehur admirimin tim, gati okult për Ushtrinë çlirimtare të Kosovës. Kur ishte shfaqur ajo, do të thosha unë në kulme fluturimi, të gjithë shqiptarët më dukeshin kolosë. Dhe, vërtetë, si të mos ngjanin të tillë pas rënjës totale në fundinën e dinjitetit njerëzor, ku e kishte katandisur strategjia e lajthitjes epokale që vinte harbueshëm nga nënprodukti politik sllobodanjan i fillimviteve 90-të të miljeut të ikur.

Por më shumë se për lindjen e bardhë, do hedhim ca radhë për pusitë e fshehta ose si do të pritej ajo nga kjo lukuni e murrëtyer, trashëgimtare e lojës së moçme sllave mbi kokën e Kosovës.

Ndaj, Ushtria çlirimtare e Kosovës, si rrallë një tjetër në fenomenologjinë e lëvizjeve të ngjashme në hitorinë politike të botës, ka kaluar një udhë interesante trietapore të lindjes dhe zhvillimit të saj triumfal.

Fillimisht ishte përtallur si e paqenë a një fantom shpifarak i ligshtisë ëndërrimtare, pastaj, në një rrafsh të dytë, ishte cilsuar negativisht si një krijesë përbetimi anacional dhe, së fundi, kur do të mbijetonte fuqishëm e përligjur botërisht, do të tërhiqte drejt saj të gjithë: një pjesë me forcën magjike të mesianizmit kombëtar dhe pjesën tjetër aspak të vogël, mjerisht vetëm për motive spekulative, që nuk i shqitet dot ende sot.


* Thika e pabesisë!




Na kujtohet, pra, fare mirë kur bërthama e saj e parë quhej kontestueshëm e ultësisht „ushtri faksesh“, që sipas negatorëve tek mbushnin faqet e një të vetme të përditshmeje të atëkohshme, nuk kishte vepra ushtarake, paraprakisht guerile, por vetëm njoftime misterioze shtypi nga mashtrues të humbur ordinerë.

Ndërkaq më pas, në etapën e dytë të qasjes ndanë saj, kur aksionet atdhetare rezultuan tepër të dukshme e me fillesë përmbystare – po ata qarqe mercenarë që i bënin jehonë korit politik i cili kishte ngritur në ideal politik dhe moral kombëtar nënshtrimin vullnetar, shpejtonin, gjithnjë në linjë interesi suprem të punëdhënësve të tyre, të kualifikonin Ushtrinë çlirimtare si një dorë të huaj, madje një krijesë serbiane shesheliste, që aspironte me teorinë e konspiracionit, të prodhonte shkasin e represaljeve masive mbi shqiptarë.

Pra ata, alternativistët e vetëpërulur, si pohonin me krenarinë e një zbulimi të madh, synonin të ruanin „përmasën biologjike të kombit“ nën okupim dhe „situatën stabile politike në një rend të etabluar demokratik“.

Ç'marrëzi e paparë!

Trupi kombëtar përjetonte gjithsesi hemoragjinë e heshtur nga dyndja e djemërisë drejt portash mërgimtare të botës dhe nga persekucioni kolektiv e varfëria popullore që i kanosnin ndërrimin e kodit gjenetik të kulturës parake. Ndaj nuk ishte veçse kotnajë bizare çirrja e tyre e përjargshme se kultivonin paqen dhe ruanin qetësinë e jetëve njerëzore! Madje, duke mos u mjaftuar me kaq, kjo sintagmë perverse nuk pushtonte vetëm mediat e pakta klienteliste në Kosovë, por do të depërtojë edhe në shtypin e huaj, si fjala vjen, në „Spiegel“- in prestigjioz gjerman.

Sistemi i iluzionit, për të cilin shkruan Emerson, ishte, që këtej, krejt mpirës, sovran e përtrollisës në Kosovën e imitatorëve të lirisë.

Kurse tutje, paralelja analogjike midis kësaj kohe apo vlerësimit të saj, në një anë dhe kohës pararendëse jugo-vllasiste apo vlerësimit të saj, në anën tjetër, do të ishte plotsisht e kapshme dhe poshtërsisht reale. Dhe në të dy kohët: atë të muzgut komunist dhe të së famshmes e, njëkohsisht të së mjerës „alternativë demokratike“ të fillimdekadës së 90-të të miljeut të shkuar, që kishin bashkërisht të njëjtin zot dhe emblemë – Sllobodanin e gjakpirshëm, përkujdesej, si trupetohej zhurmshëm, „situata politike në Kosovë“!

Ashtu si tek Epikuri që njeriu dhe vdekja nuk takohen kurrë sepse kur qaset vdekja njeriu tashmë ka ikur, pokështu dhe rendi demokratik e robëria klasike tok me mbrojtjen e substancës fizike të etnosit rob, nuk mund të takohen kurrë sepse kur troket pushtimi demokracia jep shpirt. Pra, njësoj si urtaku i lashtësisë tek thotë se ose është jeta ose morti i behur ftohtë, që asnjëherë s'janë bashkë, ngjashëm qëndron puna dhe me skllavërinë e demokracinë që s'piqen e s'bashkjetojnë dot askurrë...

Sikur ata, në fakt, të kenë qenë, ruana Zot, të keqinformuar, dyshimi i tyre ndjellazi, do të ishte , mbase, njerëzisht i falshëm.

Por jo!

Ata e kishin kristalisht të qartë mbi bazë informacionesh korrente apo mbi bazë intuitive, se populli, i dërmuar nga pritja bestyte dhe mashtrimi lapidar, kishte nxjerrë nga gjiri i tij një forcë politike të re dhe të ndryshme nga ata: të armatosur dhe të gatshme për flijimin sublim. Që këtej, beteja vdekjeprurëse për të ruajtur „masën biologjike“ të nacionit të nëpërkëmbur dhe „situatën e qëndrueshme politike“ e kjo do të thotë, shuarjen e heshtur dhe statu-quonë e saj të ligë, ishte betejë për të ruajtur pozicione pushteti, të vënë nënshtrueshëm në relata kohabitimi me sundtarët e rinj të Dedinjes.

Por sistemi shijues i iluzioneve nuk ishte vetëm i ndajvënë, jashtësor e përdhunimtar. Ishte, të thuash, edhe intern, burimor e i ngjizur thellë në ortakërinë kosovare të bashkësundimit serbian.

Filozofi belgradas, L.Tadiq (i ati i Presidentit të tashëm serb), ky ndjekës i ndërkryer dhe poaq maskë e logjistikës intelektuale të regjimit fashistoid millosheviqjan, duke mbrapshtuar tezën e shkak-pasojës, pohonte urrejtshëm se reaksioni dhuntar serb nuk ishte veçse pasoja e assesi shkaku i të keqes. Pra, sipas tij, ishin vetë shqiptarët shkaku i fatkeqësisë së tyre!

Pikërisht në këtë hulli arsyetimi racist, për të përvetësuar atë si një brez shpëtimi në përmbytjen e madhe, kryepari i lëdëkë-së së atbotshme, i lutur a pyetur në press-takimin e të premteve të bekuara, të jepte mendim për Ushtrinë çlirimtare të shqiptarëve, thoshte identikisht: „vështroni fshatrat dhe vendbanimet e përflakura të Kosovës – ja kjo është UÇK-ja“. Rrjedhonte, ashtu, britma shurdhuese, klithma dëshpërimtare dhe thirrja alarmante e tij për një thikë pabesie: për ta izoluar, nëpërkëmbur dhe sprapsur atë – kauzatorin tragjik të Kosovës së djegur! Nuk paskëshin qenë, pra, ushtritë kriminale serbe, si justifikohej njësoj Tadiqi filozof, që shkrumonin gjithçka, por vetë shqiptarët që kishin guxuar të flijonin jetët e tyre dhe paqen e tij të rreme në altarin e lirisë së vërtetë.

Kosova dhe populli i saj shqiptar ishte i vetmi në botë që i paguante tatimin e dyfishtë një mashtrimi të dyfishtë: Beogradit, që thoshte se Kosova ishte zemërtokë serbe dhe njëkohsisht Prishtinës, që pohonte belbëzueshëm se çlirimi prej saj vinte me lutje, gjunjëzim dhe në pako kërshendellash ngarkuar mbi supe hamejsh.

Dhe në fund fare, në stadin e tretë ngadhnjimtar, kur Ushtria çlirimtare do të legjitimohej ndërkombtarisht nga bota e lirë si palë ndërluftuese – aherë ata, për t'iu shmangur rrokullimës, do të formonin një kuaziarmatë kuislingiste paralele, në përpjekje për të marrë nismën dhe për të shpëtuar pushtetin e tyre të vartësit kolonial. Një politikan i po kësaj nomenklature këlthiste në Rambuje se si Kosova qenkësh e vogël për dy qeveri (ishte themeluar asokohe „qeveria Thaçi“), por për përgjigje, një publicist aherë (R.K.) do t'a sfidonte atë publikisht me pyetjen logjike: meqë Kosova njëmend ishte e vogël për dy qeveri, si mund të ishte ajo vallë mjaftueshëm e madhe për dy ushtri?

Pasi do të provonin, prandaj, të gjithë truket, në të tri periudhat dramatike të evoluimit të saj : që nga mohimi, sigmatizimi moral dhe konkurrimi paralel – ata, sabotatorë të Ushtrisë çlirimtare dhe konspirantë të lirisë së popullit të tyre, do të kapitulonin. Por, mjerisht, kapitulimi i tyre nuk ishte definitiv. Ishte i përkohshëm. Ata tashmë, të shpartalluar në fronte të tjerë politikë, do t'a riorientonin taktikën e tyre në kahun, befasisht dhe çuditërisht, të kundërt: do të shpallnin nismën dhe pretencën komike për autorsinë e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Tashmë edhe për pushtetin që do t'u siguronte paktimi me te edhe për imazhin aq jetik për të kalur nga ana e terrshme e qyqare, në anën diellore të lavdisë së historisë.

Por siç e dijmë, historia ka ligjet e saj të përjetshme dhe ky katapultim është përfundimisht i pashpresë!


* Mjerimi i rrasës së mermertë!


Nëse Shekspiri është biografi i vetëm i Shekspirit, siç më ka rënë të lexoj diku, aherë dhe Rugova a rugovizmi nuk mund të jetë veçse biografi i vetëm i tij vetë. Natyrisht komparacioni i thjeshtë është i paqëndrueshëm. Ai bëhët, ndërkaq, nga antipodi i krijimit dhe etikës njerëzore...

Djerrakohëse janë, prandaj, dithirambet fjalëmëdha, çmimet nacionale apo librat panegjerikë të kolaboratorëve të tij të perënduar.

Ato, e aq më pak rrasat e mermerta mbi dheun e pafajshëm, nuk mund ta stolisin dot shëmtinë.

Mjerimi i tyre ndrinë që larg në mbetjet e tij politike dhe në kujtesën e brezit fatkeq.

Është ai, fenomeni dhe vetja e tij e nyjtuar në te, që vetërrëfen gjithçka: për politikën nën këmbët e interesit të huaj, pastaj për misionin edipian ndanë krijesës së vet dhe, së mbrami, për errësirën e një shpirti të vobektë bjerëzor!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fi2a1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
fi2a1


Male
Numri i postimeve : 124
Age : 39
Registration date : 11/05/2008

Thika e pabesisë! Empty
MesazhTitulli: Re: Thika e pabesisë!   Thika e pabesisë! EmptyTue May 13, 2008 11:11 pm

te lumte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thika e pabesisë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: