Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 E SA TË JEMI GJALLË

Shko poshtë 
+5
zeriatdheut
ss1
Sofra
Beton
Nezir Myrta
9 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E SA TË JEMI GJALLË   E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 EmptyTue Apr 01, 2008 6:42 am

RACA ROME ERDHI DHUNSHËM NGA KARTAGJENA, TEK LATINËT- ROMA E ROMAKËT E PËRCOLLËN EDHE DERI TEK DAKIA ILLIRE, E TASH RUMANIA


Latinët u bënë romak, nga Kartagjena, e romakët i bënë rumunë dakët!

Etninomi rom - rum-rumun - roman-romak janë e njejta gjë, i njeti kuptim ashtu sikurse edhe rom, romët në tokat shqiptare, që i thirrin magjup, e ata veten herë magjup e herë rom... - Kurse etninomi magjup, dallon pakëz, se është egjyptas(magjup=megjyp=egjyp=egjyptas, racë që pruni POASHTU DHUNSHËM pushtuesi egjyptas Remziu i III-të)- gati krejt është i njejti kuptim - por sa për tu dalluar roma (rromak), Roma-Rroma - gjoja është - rumun-Rumunia. Por kemi edhe toponomin Romania, që ka po të njejtin kuptim...

Etninomi rumun, n'daç thuaj - roman, romak - por për tu dalluar nga ai etninomi romak i Romes - kyfar rumuni i Rumunisë, ishte dak e toponomi ishte vendi - Dakia, që ishte shtet illirian.

Pra rumun - Rumania
ishte
dak - Dakia - illire, që u romanizua tërësisht nga pushtimi romak i Trajanit dhe pas pushtimeve sllave, u sllavizua, duke kaluar nga rraca illire, në rromake, e pastaj sllave (po që sllavët nuk mund t'iu heqin të zitë).

Kurse vet etninomi romak dhe toponomi vendi Roma, poashtu vie nga përzierja e rracës etrure-latine, me afrikanët veriorë, nga luftat e Kartagjenes, ku princi kartagjenas Hanibali, e pushtoi gadishullin Apenine tërësisht e tmerrsisht dhe zhduku e shfarosi të gjithë mashkujt, duke lënë ushtri të njëpasnjëshme afrikane dhe pas martesave të dhunshme, në fillim pushtimesh - tevona bëhet krejt e natyrshme dhe ndrrohet raca latine - në racë rome - nga përzierja e gjakut afrikan e latin, që është racë e mesme (as e bardhë as e zezë), po kjo raca e ardhme rome-romake, ku erdhi edhe tek etninomi - rom dhe toponomi, vendi Roma.

Dhe po këta romak, me Trajanin, pas rënies illire, pas pushtimit të Dakisë illire, e ndryshuan gati krejt racën illire në racë romake edhe formuan etninomin - rumun (për tu dalluar nga etninomi romak) e vendi Rumania, për ndryshim nga Roma, Romania - por që edhe kështu dikush i thirrë...

Pra, Kartagjena afrikano-veriore me mbretin Hanibalin, pushton tmerrshem Apeninet latine, sa edhe sot është një moto e lashtë (Haniban antre portas romana - Hanibali para dyerve të Romës), ku rrfen tmerrin e frikën e latinëve nga Hanibali i tmerrshëm, ku u ndryshua etninomi latin, në atë romak (as i bardhë as i zi, i mesëm, rom, zeshkan) EDHE tash ushtria romake pushton Dakinë, (Rumaninë) edhe ia ndrron gati krejtsisht racën dake - në rome -e bëhet rumun, etninomi për rumunët - dakët e hershëm...

etninomi - rom-romak, për Romën edhe romun-rumun për Rumaninë ishte dhurata ndëshkuese e Hanibalit, në dy gadishujt - Apenin e Ballkanik - ashtu sikundër, po e njejta dhuratë ndëshkuese na vie edhe nga krahu tjetër turk, pas pushtimeve otomane... tash shihen shenjat e të dyve...
(01. prill.08 e nuk është rrënë, po e vërtetë:)

poashtu rrjetlidhja www.arbitalia.it/cultura/interventi/nezir/myrta_... - 37k
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E SA TË JEMI GJALLË   E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 EmptyThu Apr 03, 2008 3:45 am

Te falemederoi shume i nderuar Nezir Myrta per gjithe keta informata,edhe pse nuk kam kohe,kohen e kam te kufizuar kurre te kem kohe, kam deshire t'i lexoj te gjitha shkrimet e juve i nderur me beso e me behet qefi qe jeni ne mesin tone pasuron edhe Forumin.Te falemenderoi shume .

Nese nuk e teproj me pyetje,

Emri Maqedoni apo Makedonia,Maqedonija ,eshte ermer qe duhet te tingllon Shqip.!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E SA TË JEMI GJALLË   E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 EmptyThu Apr 03, 2008 4:59 am

MAKEDHONIA ILLIRE


Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT – MAQEDONIA



Nëse dikush meriton emrin - makedhonia (macedonia) janë shqiptarët pasardhësit e Lekës së Madh, pasardhësit e drejtpërdrejtë të Makedhonisë antike illiriane! Pse mos të thirret emërtimi Makedhonia!

(Historiku gjeo-linguistik). –
Fjala emër – Maqedonia, (Macedonia-Makedonia) në gjuhën shqipe dhe në gjuhët ballkanike dhe i.e. është përciellë si një falsifikat gjeo-linguistik dhe gjeo-politik, gjatë Luftës së Dytë Botërore (1944), si toponom i shpifur ish-jugosllav mbi tokat shqiptare – Makedonija - gjoja duke u mbështetur në emërtimin e hershëm – në toponomin real gjeo-historik – Makedhonia illire dhe duke u zëvëndsuar me emërtimin e një populli, si antroponom – maqedon – si substrat mbetje bullgaro-sllave, që nuk ka të bëjë asgjë etnogjenetikisht me makedhon illirian. – Kjo mbetje e popullësisë bullgare është substrat qysh pas invazionit bullgaromadh, pas Kongresit të Shën Stefanit (1879) – kur Bullgaria e Madhe pushtuese u shtrij dhe u zgjërua mbi tokat shqiptare deri në mbrëndësi të Shqipërisë së sotme.
Makedhonia illire e Lekës së Madh illirian (Aleksandri I Madh) shtrihet në një pjesë të territorit të Maqedonisë së sotme (IRJM) dhe pjesa më e madhe e saj shtrihet gjeo-politikisht deri në zemër të Greqisë së sotme, si historiogafi e falsifikuar sllavo-greke. E gjithë Antroponomia edhe Toponomastika e këtij linguinomi – Makedhonia paraqet bartjën e gjithmbarshme historiografike antike illire prej antroponomeve, toponomeve, hidronomeve, si emërtime të cilat mund të spjegohen vetëm përmes Shqipes së Vjetër. Dihet se, ndryshimet ethymologjike, të cilat u bënë gjatë periudhave greko-bizantine dhe romake, poashtu edhe pas këtyre sllave, në lidhje me prejardhjën e emërtimeve, përkundër vështirësive të gjurmimeve linguistike, përsëri mund të vërehen rrënjet skipe-illire, në toponomet dhe hidronomet kryesore makedhone.
Gjuha e vendit illirian – Makedhonia ishte – Skipja – Shqipja e Lekës së Madh, e Filipit të Makedhonisë, ishte ajo gjuha që nuk e kuptonin authorët antik, të cilët nga mëria ekspanzioniste e quanin Shqipen e Vjetër edhe gjuhë barbare ("Akeksandri I Madh fliste një gjuhë barbare, që nuk ishte as greke dhe as latine"). Ishte ajo Shqipja e Lekës së Madh, e përciellur gjatë pushtimeve të tij deri në Aleksandri, e deri në – Hindi, poashtu deri tej Illerit gjërman – në rrafshin trekontinental afriko-azio-europian! Leka I Madh nuk pushtoi vetëm ushtarakisht, por edhe pushtoi kulturalisht antikuitetin botëror të kohës, Ai krijoi edhe Mrekullitë e botës si Farin e Aleksandrisë.
Leka I Madh foli shqip tok me Antikuitetin, nga Aleksandria e deri në Hind! *)
Ethymologjia. -
Ethymologjia e emrit të sotëm – Maqedonia-Makedonia si toponom, emër gjeografik, në cilëndo formë linguistike të hulumtimeve, që të provosh, me të gjitha gjuhët indo-europiane, me të gjitha gramatikat historike të gjuhëve i.e. ky emërtim – makedonia, në këtë formë siç është sot, nuk paraqet kurrëfarë kuptimi linguistik, si një kompozitë e cila nuk tregon asgjë, as në kuptimin historiko-gjenetik të vet emrit, as të vet popullit, I cili sot është vetemruar – maqedon (makedon).
Sekreti I emërtimit të kompozitës – makedonia, qëndron në tingullin e dyfishtë të shqipes – dh, si fillesë e rrokjës së tretë të kompozitës – e cila rrokje – dho : është edhe vet kuptimi I toponomit, që nuk ka mundësi fonetike, të theksohet në gjuhët sllave dhe mu për atë, ka mbetë I njohur si falsifikat histriografik – emër pa kuptim, I papërcaktuar ethymologjikisht në pikëpamje shkëncore.
Fjala emër – Maqedonia edhe në shqip është përciellë si toponom, emër gjaografik I deformuar, që nuk përcakton emërtimin e hershëm origjinal, nga gjuha paraardhëse e Shqipes, e cila konteston të gjitha format emërtuese i.e. qoftë sipas fonetikës dhe morfologjisë historike të Linguistikës Komparative, poashtu edhe të Linguistikës Gjenetike.
Ethymologjia e emrit – Maqedonia (Makedonia) mund të spjegohet vetëm përmes Shqipes së Vjetër, I cila kompozitë është në origjinal – Makedhonia – që lidhet me foljën e lashtë shqipe-gege – me dho : - me dhonë PIE (Paraindo-europiane)– pra folja – me dhanë (gege) – për të dhënë (toske).
Kompozita linguistike – Makedhonia – në esencën kryesore të thelbit të saj, përbëhet nga tri rrokje të lashta shqipe – ma+ke+dho: - ma: > ke: < dho: >n (ë), ku folja e lashtë dardhanishte gege-shqipe – dho: - dho: n(ë) e theksuar përmes nazalizmit të hershëm /forum/images/smiles/icon_eek.gif sikurse tek emërtimet: so - zo - mo- nom-i, zoni, zona, dho : na-dhona, (Dhona e Zotit!), dh^ana, dh^ena – dhana, e dhana – gege - dhëna, e dhëna – toske, me kuptimin – ajo çfarë të jepet (japet), nga zoti apo nga njeriu Si determinim i asaj që të japet, dhurohet, falet...(dhonet) si formë dhunëtie, e dhonne, (e dhanne), theksimi i zanores – O-hundore sikur tek fjala - bonne (e banne) – kurse këtu shprehja shqipe - e dhanme, e banme, gege dhe – e dhënne, e dhënme, toske-shqipe, janë këto shumë më të vonshme, si nazale – a-hundore dhe – e-hundore.
Forma e hershme dardhane gegënishte – O ^ hundore vie si formë më e vonshme nazale – a^hundore që zëvëndësohen gati të gjitha format e theksimit, duke iu larguar edhe theksimit origjinal PIE (paraindo-europian) – son-i, so: na-zo: na, dho: na, dho: (kur dhohet në gjinj) o^sht dho: në gjii (delja, lopa...). Rrjedha fonetike shqipe e vjetër nga theksimet më të hershme: O^: - a^ - e^: ë^ si konfiguracion fonetik, nga dy fazat gege, në shqipen e sotme – me –e- të pazëshme.
Zatën, edhe nomet e hershme PIE (paraindo-europiane): zot, zoti – son-soni-zon-zoni, nom-nomi, zonë-zona-t (zana-t e malit), dho: - dhonë-dhona (dhana-dhëna) – dhona e zotit – ajo si t’i japet njeriut – ato forma fonetike PIE, janë edhe vet spjegimi PIE i kompozitave më të lashta të antikuitetit.
Kompozita origjinale – Makedhonia – përmes spjegimit të Shqipes së Vjetër, zbërthehet a dëshifrohet në këto rrokje të lashta – ma+ke+dhon+i+a= makedhonia, ku secila rrokje ka kuptim fonetik e morfologjiko-historik në vetvete:
Ma = trajtë e shkurtë e perëmrit pronor shqip, veta e parë – mue-mua
Ke = trajtë e shkurtë ndërfoljore, nga folja me pasë, për të pasur
dhon = trajta e shkurtë e foljës së hershme shqipe gege:dhonë-dhanë
i = sufiksi në trajtën e pashquar të emrit si toponom – makedhonii
a = sufiksi në trajtën e shquar të emrit si toponom – Makedhonia.

Emërtimi – Makedhonia – përbëhet prej dy trajtave të shkurta të perëmrave të shqipes së lashtë, si trajta vetori e pronori dialektor të Gegënishtes dardhane të lashtë, me kuptim mbiemror dhe duke kaluar në ndërfoljore, ku rrënja kryesore e kompozitës është folja e lashtë – dho: - dhonë-dhona-e dhonna-e dhonmja - (dhanë-dhana- e dhanmja), dhënë-dhëna-e dhënmja – që theksohet me tingullin – o-hundore dhe si folje e lashtë gege, mund të zgjedhohet nëpër vetat gramatikore të vetorit të shqipes së vjetër, kështu:
Ma ke dho^në (mue) na ke dho^në (neve)
Ta kam dho^në (ty) ju ka dho^në (juve)
Ia ke dho^në (atij,asaj) iu ke dho^në (atyre-ve)

Shprehja shqipe gege e lashtë – ma ke dho^në – e cila është kuptimi i mëvonshëm – ma ke dha^në, (ma ke dhanë-ma ke dhënë) e spjegon ethymologjikisht, krejt fjalëformimin – Makedhonia, në të cilën nënkuptohet shprehja në variante të ndryshme, por, që mendoj se vie pikërisht nga dhunëtia e natyrës, e cila i dedikohet njeriut, në shpërthime piedestalesh të aftësive, zotësive të dhuruara, si ato të mënçurisë, trimërisë-guximit, shkathtësisë, e dhëna e mbarësisë - që i dhurohen njeriut – si dhunëtia e natyrës, ku do të spjegohej përmes shprehjeve të ndryshme: - Ma ke dhonë o Zot...! Ma ke dhonë...diturinë, drejtësinë, guximin! – Ma ke dhonë të Mbarën!...
Emërtimi I vendit – toponomi I sotëm – Maqedonia (Makedonia) është poashtu edhe një deformim fonetik, ku ashtu sikurse tek emri – shqipja-skipka, në këtë kemi deformimin e tokzanores (konsonantes) – K në Q e cila sipas theksimit latin, kjo theksohet - Q=Ku – e cila është edhe njëkohësisht një deformim fonetik, në shqiptimin – Maqedonia, në vend se të thohet – Makedhonia – vendi makedhon, gjuha makedhone, flamuri makedhon, kultura makedhone, historia makedhone etj.
Symboli kombëtar makedhon I Makedhonisë illire origjinale ishte flamuri me diell, I cili është përvehtësuar krejtësisht nga ky substrati i sotëm bullgaro-sllav (makedon) dhe Dita e Flamurit makedhonas, ishte Dita e Hillit – Hillit të Dritës – Dillit – Diellit – Dita e Hillit – Dita e Illit – Dita e Yllit pikërisht, kjo dita festive kombëtare maqedonase – Illinden- ILLINDENI – illi+n+den - Këtu fjala – illi është hilli hillirian – ILLI ILLIRIAN + den = dita pra, spjegohet përmes Shqipes së Vjetër si – DITA E ILLIT = ILLINDITA!
Poashtu edhe tek formimi I gjuhës maqedone, Maqedonishtes, që në të gjitha format është terminologji e papërcaktuar shkëncërisht, e që u përpilua nga Cirili e Metodi (shek.IX. e.r.) – ku vet këto dy emërtime spjegohen përmes Shqipës së Vjetër – CIRILLI E METHODI – ÇIRILLI E METHODI (METHOTI) – të cilat antroponome, janë në lidhje koherente linguistike me skipen illire.
CIRILLI – (Ciril) – ÇIRILLI spjegohet me ethymologji skipe, pikërisht nga Shqipja e Vjetër, ku zbërthimi fonetik dhe morfologjik I emrit bëhet – cir+il=Ciril, çir+ill=Çirill- Çirilli. Pjesa e parë e emrit – fjala – cir – çir – vie a rrjedhë nga PIE – k*c >I:>R = kcir=k*Ç>I: R = k’Çir = ÇiR = Çiri = qiri, qiriri – si preokupim morfologjik I spjegimit të dritës, dritës së diturisë, ndërsa pjesa e dytë; e emrit – il
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E SA TË JEMI GJALLË   E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 EmptyThu Apr 03, 2008 5:09 am

CIRILLI – (Ciril) – ÇIRILLI spjegohet me ethymologji skipe, pikërisht nga Shqipja e Vjetër, ku zbërthimi fonetik dhe morfologjik I emrit bëhet – cir+il=Ciril, çir+ill=Çirill- Çirilli. Pjesa e parë e emrit – fjala – cir – çir – vie a rrjedhë nga PIE – k*c >I:>R = kcir=k*Ç>I: R = k’Çir = ÇiR = Çiri = qiri, qiriri – si preokupim morfologjik I spjegimit të dritës, dritës së diturisë, ndërsa pjesa e dytë; e emrit – ilAntroponomet e sotme – Kiro = Kçiro = Kqira-Kçira- Çiro=Çira (Qira) si tek antroponomet e sotme maqedonase, poashtu edhe tek ato shqiptare në Makedhoninë, janë me prejardhje nga kuptimi I qiriut, si kuptim I dritës, kurse poashtu lidhen direkt fono-historikisht me kuptimin e emërtimit për dritën – ill – illi – LL (AMA), si kuptim I lashtë për dritën, nga – skipja illire – LLAMA ILLIRE.
Poashtu edhe antroponomi tjetër – Metodi (Metod) kur analizohet fonetikisht, në bazë të Fonetikës Historike, spjegohet nga shprehja – me thot-I, Methoti – e që lidhet me rrënjen e foljes – thot – (me thot ai… më thotë, - me <*thot – pikërisht lidhet me Thotin Skipe krijuesin e hieroglifeve të para dhe krijuesin e alfabeteve të para…
Nga fjala – Methoti (Metod-I) ngase në sllavishtet nuk ekziston tingulli I dyfishtë – dytingullori – th, theksohet si – t – ku parafjala – me – e cila lidhet me foljën – thot – krijon emërtimin – Methoti – (Metod-I), si antroponom me kuptimin e lashtë nga folja shqipe – thot (ai), me thot (ai), më thot(ë) Thoti!
Rrjedhshmëria kronologjike emërtuese nga kompozita – methot e që u krijuan kompozitat tjera i.e. dhe PIE (metodë, metoda-t, metodika, metodicient-i-e-ja-et) dhe që në realitet sipas burimit linguistik fonetiko-morfologjik, duhet të jenë reale: methot(d)ë < methodë – methoda – methodika – methodicient-I-ja-et-ët, dhe që edhe në shqipen e sotme thohen sipas fonetikës slave. Anipse, Shqipja ka mundësi fonetike origjinale të theksimit të drejtë të kompozitave në fjalë, si karakteristikë linguistike e Shqipes, me elemente të saja edhe në grupin lindor të gjuhëve – satem, ashtu sikundër Shqipja I ka karakteristikat e elementeve të saja edhe në grupin perëndimor të gjuhëve – kentuum.
Çirilli e Methodi të cilët njihen si përpiluesit e alfabeteve sllave, pikërisht të Sllavishtja e Vjetër – njihen si përcaktuesit e gjuhëve sllave, me qëllim lidhjeje nga Thrrakishtja e lashtë, por me një distancim linguistik nga Greqishtja e Vjetër, anipse të gjita këto gjuhë sllave, merren se janë gjuhë greke dhe pikërisht, në shkëncën e Linguistikës, anashkalohet emërtimi grek, që sot kemi termin linguistik për studimin e gjuhëve sllave – Sllavistika.
Toponomastika ballkanike në këtë pjesë të Makedhonisë illire (tok me Maqedoninë e sotme) e cila shtrihet gjeopolitikisht sipas hartës së lashtë deri në qëndër të Greqisë - është krejtësisht me spjegim nga Shqipja e Vjetër.
Duke u nisur, që nga toponomet, emrat gjeografik, poashtu edhe tek hidronomet, të njohura edhe më vonë gjatë pushtimeve turke si vilajete shqiptare – Vilajeti I Manastirit dhe Vilajeti I Janinës, tok me Vilajetin e Kosovës e Vilajetin e Shkodrës, janë lidhje koherente toponomastike, që sot na përkujtojnë, një tërësi territoriale të një shteti të lashtë, emrime nga një gjuhë makedhone, e cila ishte vetëm një dialekt illirian – ashtu sikur është sot e folmja dibrane në relacion me shqipen – Dibranishtja, një e folme shumë e lashtë e ruajtur etnogjenetikisht, falë autoktonisë historiko-natyrore, sensit të fortë linguistik, pozitës linguistiko-strategjike, e ruajtur si ndërlidhshmëri fono-morfologjike natyrore, të genit foljor, që I ka përballuar të gjitha atyre imponimeve të pushtuesve gjatë periudhave historike e deri tek ato parahistorike…
Toponomet: Skopi (Skupi) Shkupi, si emri I hershëm I kyeqytetit të Dardhanisë, Astibi(Shtipi), Manastiri – Linkestidi (Bitoli), Tanusha e lashtë, Kërçova, Tetova, Gostivari, Struga, Prespa, Ohri etj. janë me ethymologji shqipe, në emërtimet e lashta. – Poashtu dhe hidronomet – Vardari (Aksi) …"edhe lumi I madh I dardhanëve, I cili më parë quhej me emrin Paeion – Aksi, të cilin Homeri e lavdon, mori emrin illirian – Vardari", sipas I. Degmexhiqit, që është thjeshtë ethymologji shqipe-illire – vardar – vazhdar – që vazhdon -I gjatë.
Hidronomi – Ohri që është një nga liqenet më të bukura, ku nga freskia e ashkut të frymëmarrjes së këndshme, u formua nga pasthirma e gëzimit – Oh dhe nga folja shqipe – rri, rri këtu, Oh rri – Ohrri – Ohri. Poashtu, emërtimi – Klementi – ndryshim fonetik nga emri shqip – Kelmenti – Kelmendi, si alternom nga antroponomi i cili e përcaktoi edhe vet toponomin në fjalë.
Ndërsa, sot në milleniusin e Tretë, popullësia e vërtetë - trashigimia ethnogjenetike makedhone illire – shqiptarët e sotëm si popull shtetformues edhe I kësaj gangrene gjeo-politike ish-jugollave – Makedonia, (1945), (IRJM), shtrihen në zonat më të pazhvilluara, që me qëllim të caktuar, mbeten pa infrastructure, vetëmpse janë shqiptarë!

Spjegime:
*) Filipi i II-të, mbreti i Makedhonisë illire - babai i Lekës së Madh, e authorizoi dijetarin më të madh të botës antike, filozofin e madh – AristoTelin, që të ia mësoië, arsimojë dhe edukojë – Lekën e ri. Leka i Madh, ishte nxënësi i AristoTelit – po në cilën gjuhë mësoi Leka i Madh (Aleksandri i Madh), përveçse në skipen skolastike illire! Aristo Teli – Zoti Teli (zotëri Teli), aristo ishte titulli aristokrat, kurse Teli, ishte emri I tij, si symbolizim linguistiko-filozofik – Tel – mendje tel – mendje hollë – kuptimi I mënçurisë – mendjeholli. Kështu mund ta spjegojmë përmes Shqipes!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E SA TË JEMI GJALLË   E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 EmptyThu Apr 03, 2008 12:45 pm

Nezir Myrta te falemenderoj shume i nderuar ,dhe dua me ta thene se shume nga keta shkimet mesoin edhe te tjeret jo shqiptar ,kam pas raste t'i perkthej nje bashkpuntori tim per gjithe at matrial qe solle per HUNGARINE ,pajtohet plotesishte (bashkpuntori im), me ate qe keni perkufizuar sa i perket gjuhes emrin te Hungaris,suksese te uroj i nderuar Nezir Myrta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E SA TË JEMI GJALLË   E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 EmptyFri Apr 04, 2008 10:02 pm

Beton shkruajti:
Nezir Myrta te falemenderoj shume i nderuar ,dhe dua me ta thene se shume nga keta shkimet mesoin edhe te tjeret jo shqiptar ,kam pas raste t'i perkthej nje bashkpuntori tim per gjithe at matrial qe solle per HUNGARINE ,pajtohet plotesishte (bashkpuntori im), me ate qe keni perkufizuar sa i perket gjuhes emrin te Hungaris,suksese te uroj i nderuar Nezir Myrta.

Me nder qofshit, I nderuari beton!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bukla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 103
Registration date : 06/04/2008

E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E SA TË JEMI GJALLË   E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 EmptySun Apr 06, 2008 6:58 pm

Nezir Myrta shkruajti:
I nderuar beton,

pëmën e botoi sëpari me libër, tok me hartat tjera e dokumentet, kështuqë pa u botuar në libër nuk mund të postohet këtu, për arsyera authoriale.

Shpresoj të më kuptoni!

RESPEKT

Po! Për shkaqe autoriale duhet bërë libër. Psh. si Guximi shqiptar i poetit, tregimtarit, shkrimtarit, dramaturgut, skenaristit, mjekut, partiotit, luftëtarit, heroit, trimit Floro Bruç! Po çdomethënie ka ky mbiemri Bruç në gjuhën shqipe o Nezo! Disa i thonë Bubuzhell ! Disa...! Ai Baftir hamza i thotë biri i Dushan Çkrebiqit !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E SA TË JEMI GJALLË   E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 EmptySun Apr 06, 2008 7:42 pm

buklo me të gjitha ato epitete, duhej ta ketë shpjeguar vet domethenien e mbiemrit! Si thua buklo ti?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bukla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 103
Registration date : 06/04/2008

E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E SA TË JEMI GJALLË   E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 EmptySun Apr 06, 2008 7:44 pm

Nezir Myrta shkruajti:
buklo me të gjitha ato epitete, duhej ta ketë shpjeguar vet domethenien e mbiemrit! Si thua buklo ti?

Mos e hiq Nezir e mos e këput
Floroja vetë kundërmon në m.t!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E SA TË JEMI GJALLË   E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 EmptySun Apr 06, 2008 8:12 pm

Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT – DAKIA


Emri – Dakia ishte atdheu i lashtë i fisit illirian – dak, dakët (Romania, rumunët e sotëm), të cilët si illirë pësuan dy asimilime, ku pas rënies nën romakët, gjatë sundimit të Trajanit, u romanizuan dhe pas rënies nën sllavët u sllavizuan, por toponomi mbeti ai roman – Romania, e cila për shumë shekuj u thirrë – Besarabia, nga ndryshimi në racën e dakëve, përmes lidhjeve të gjakut me ushtritë romake. Tëvona u thirrë – Bukovina, gjatë influences sllave karpatiane dhe si Republika e Hertzës, poashtu, si Republika e Moldavisë, gjatë ifluencës ruse, ku përmes sufiksit thrrak – dava, si kuptim për qytetin, rrodhi emërtimi – Moldavija.

Emri – Moldavia, ishte emri i lashtë dak, i dakëve, në origjinal – Mollania, si mbretëria lindore illire. Ku emri vie nga fjala shqipe-illire – mollë, molla, si shpjegim shqip – Ana e Mollave, Mollania, vendi i mollanëve (për ndryshim nga mollosët në jug), ashtu sikurse ishte – Dardhania, Ana e Dardhave, vendi i dardhanëve.





Dakia e lashtë illire nën influencën romake, pësoi ndryshime linguistike, gramatikore, por ndryshimi më i madh ishte ai rracial, mbase influenca politike, ekonomike dhe ushtarake romake ishte e një shkalle të lartë, gjatë kohës së Trajanit në Romë dhe mbretit Dekebalit në Daki (Decebal), që romakët e thirrshin – stërgjyshi tjetër.

Emri i mbretit të dakëve – Dekebali (Decebal, 106 p.e.r.), është thjeshtë shpjegimi shqip mbretëror, Dakeballi, që përbëhet prej dy emrave krejt shqip-illirian – dak(e)balli, balli dak, prijësi i dakëve, balli i dakëve, ai që prinë në ballë të Dakisë – Balli Dakian, ku për ta mjegulluar shpjegimin, e kanë ndryshuar tingullin e dytë, zanoren – a (a=e), në vend të – Dakeballi (Balli Dak), rrodhi – Dekebali (Decebal). Pra, nga emri Dekebal (Decebal), deke+bal, pjesa e parë – deke (dece) është emri dak, dake, emri i fisit illirian, dakët e Dakisë, kurse – pjesa e dytë e kompozitës - bal, është emër i gramatikës shqipe – ball-i, anatomikisht, pjesa e parme e kokës lartë, balli i kokës, si kuptim – Balli Kombëtar Dak - Balli Dak, Dakeballi. Poashtu edhe mbreti tjetër dak – Dekeneus, që është kuptimi shqip – Dak (e)ne+us, si ndryshim fonetik i tingullit – a në – e, që do të thotë – Dak Ne, Na jemi dakë – Dakene dhe sufiksi – us, që formon kompozitën si antroponom – Dakeneus, i sili sundoi Dakinë në shek. I p.e.r.



Kurse edhe mbreti tjetër dak, Burebista (48 p.e.r.), që është emër me ethymologji shqipe, mund të shpjegohet sipas origjinalit linguistik, që e gjurmuan authorët antik romak – BU-ERE-BU-IST-AS, ku shprehja – bu-ere-bu-ist, është kuptimi i shqipes së vjetër – BURRË ISHTE – BURRË ËSHTË, me kuptimin – ai ishte burrë dhe është burrë – Burrebist, ndërsa, pjesëza fundore – as, është vetëm një sufiks – Burrebistas (Burebistas). Ky shpjegim yni, është në mënyrë të pakontestueshme linguistike, me ethymologji nga fjala shqipe – burrë, burri, për emrin e mbretit dak – Burebista (Burrëburrështë), bazohet edhe në shprehjen rumune (Care – era – Care – este, = Burrë ishte e burrë është) sipas historisë rumune më të re. Gjithashtu si “Nemaipomenitul” dhe “Cum nu a mai fost si nu mai este”, ku në të gjitha këto shprehje është shpjegimi shqip – Burrë ish – Burrë është, që lidhet me illirishten.

Është interesant, se koha parahistorike (Prehistoric Europe), merret koha para epokës së re dhe çdo lidhje historiko-linguistike, lidhet me pushtimet romake si influencë mbi Dakinë e lashtë, nga shek.I p.e.r., kurse koha më e hershme lidhet vetëm me konceptin – komuniteti karpato-Danubian, në rrjedhën e Danubit të Ultë deri në detin Kaspik. E gjithë historia linguistike del si thrrakase dhe lidhet vetëm me “botën greke”, sipas influencës bizantine të kohës, duke lënë pasdore (menjanë) gjithë historiografinë thrrako-illire pellgazgjike, pa të cilën as që mund të mendohet gjurmimi shkencor në asnjë lami, për realitetin e historisë së popujve të Ballkanit.

Tëvona, duhet të aspektojmë dy rrjedhat e asimilimit të dakëve të lashtë (rumunët e sotëm), ku ashtu sikurse romakët pësuan ndryshim rracor, në lidhjet e gjakut, si latin, me gjakun karthagjenas të Hanibalit të tmerrshëm, gjatë pushtimeve të ushtrisë tej Gjibraltarit (Hanibal antre portas romana) dhe u ndryshua rraca latine, me afrikanët veriorë - poashtu, kjo gjë ndodhi edhe me dakët, nga pushtimet romake dhe lidhjet e gjakut dak e romak, që sotekësaj dite edhe mbeti etnonomi – roman (rumun) dhe toponomi – Romania, si emërtim me prejardhje romake. E më vonë me ardhjen e sllavëve dhe ndikimeve të popujve Karpato-Danubian, rusëve e skitve, përsëri, trashigimia e përzier dako-romake, kaloi në asimilim sllav. Dakia e lashtë illire, u nda në dy pjesë: Romania e Molldavia (në federatën ruse) dhe dakët (rumunët e sotëm) u sllavizuan dhe vetthirrën sllav.

E gjithë antrponomia e toponomastika dake-illiro-pellgase, edhepse u bënë ndryshime fono-morfologjike romako-sllave, është me ethymologji illirishte, duke u nisur nga vet emri – dak, si etnonom i fisit illiro-pellgazgjik, nga hidronomet, poashtu vet kryeqyteti i Romanisë – Bukureshti (Bukurest) është shpjegim shqip i thënë nga linguistët e shkuar, se kuptimi i këtij toponomi është – I bukur është = Bukurest, si kompozitë krejtësisht shqipe. Për lidhjet linguistike shqipe-rumune. Flasin shumë analogji fono-morfologjike, sintaktike e leksikore.

Studjuesit e sotëm rumun, dakët i lidhin me thrrakët dhe mbretërinë e Vllahisë e përkufizojnë tok me tokat e paraardhësit e popullit bullgar, që vet emri – Bullgaria, mund të shpjegohet nga emri i një hidronomi – Belgarie, lumë dhe vet në origjinal të bullgarishtes (Ballgaria), është kuptimi shqip – Bardhgaria, lumi i bardhë, që është në territorin bullgar me derdhje në detin Kaspik, ku në bazë të të cilit lumë edhe morën etnonomin – bullgar dhe toponomin – Bullgarija.



Dakët, apo vllahët, sipas shqipes së vjetër, flitshin – shqipen illire, ku për disa kohë kishin edhe toponomin – Vllahia, si etnonom prototip – vllah, vllahët e Vllahisë (vëllehët), e që si lidhje morfologjike e argument linguistik, sot është fjala shqipe – vlla, vllau, vllaznit, Vllaznia (gege-shqipe) dhe vëlla, vëllai, vëllezërit, Vëllazëria (toske-shqipe), pikërisht, si emërtim, i fisit të afërt të gjakut illirian – dakët e Dakisë, apo vllahët e Vllahisë. Prandaj, dakishtja (rumanishtja e sotme), si vllahishte, ende i ka lidhjet e saja linguistike me shqipen e vjetër, që dëshmojnë se dakët (mollanët) e dardhanët kishin një gjuhë të përbashkët – shqipen illire, illirishten. Kemi dëshmi të shumëta shkencore të lidhjes shqipe-dake (rumune), fonetike, morfologjike, sintaktike e leksikore, sidomos nga studjuesit e dy-tre shekujve të shkuar (XVII – XIX), e deri të linguistët e derisotëm...


ETNONOMI – DAK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E SA TË JEMI GJALLË   E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 EmptySun Apr 06, 2008 8:16 pm

-vijim për dakët - rumunët e sotëm...

ETNINOMI – DAK





Të gjitha shkrimet e derisotme historiko-linguistike, si të authorëve antik romak e grek, poashtu edhe të vet studjuesve të sotëm rumun, edhe sipas sllavistikës e romanistikës, edhepse flasin gati për të gjitha faktet historike e historiografike, duke gjurmuar në territorin e Dakisë së lashtë illire edhe linguistikisht, me një interes të veçantë; ngase Dakia ishte e pushtuar dhe e romanizuar – i marrin antroponomet e toponomet dake si të shtrëmëruara nga gjuha e parë – dakishtja illire pellgase dhe vet emri – Dakia si toponom, vendi dakëve pararumun, është i papërcaktuar shkencërisht, ashtu sikurse edhe vet etnonomi – dak, që e formoi atë emër gjeografik nga vet emri i dakëve.

Etninomi – dak, nomi etnik, emri etnik - mund të ketë shjegim ethymologjik në shqipen e vjetër, ku vet emri lidhet me kuptimin profesional të vet dakëve, si blegëtor malorë, në afërsi etnogjenetike të emërtimit me delmatët. Emrat - dak e delmat, nuk ndryshojnë përnga kuptimi ethymologjik linguistik, ngase, fjala illirishte – delme (delja) formoi etnonomin – delmat dhe toponomin Delmatia (Dalmacia kroate). Poashtu edhe fjala – dak, lidhet me fjalën e shqipes së vjetër – dakë, daka, që është vet kuptimi i deles, që formoi etnonomin – dak dhe toponomin si emër gjeografik – Dakia.

Lidhur me këtë thezë shqipe që e shtrojmë për përcaktim shkencor të emrit Dakia dhe etnonomit – dak, sot kemi fjalët shqipe, që përcaktojnë delen, si emërtim – dakë, daka (dakat-dhentë-delet), ku jovetëm që kemi si emër kafshe shtëpiake – dakë, daka, por kemi edhe mbiemra, emra familjar shqiptarë të sotëm, si antroponom – Daka (Luan Daka, Musa Daka, Dakaj, Dakajt, familje pikërisht në Kosovë. Ky emërtim familjar i sotëm shqiptar, lidhet me profesionin blegtoral, çka do të thotë se dakët, nuk kanë jetuar vetëm në Daki, por në shumë territore illire ballkanike dhe emri i tyre është emërtimi profesional i blegëtorisë – daka – delja.

Fakte tjera historiografike na lidhin edhe me toponominë e sotme rumune, ku një pjesë e Dakisë illire, është me emrin – Dakia (Rumunia-Romania), kurse pjesa lindore e saj thirret – Molldavia, ku edhe vet emri – molldavia = moll+dav-i-a, lidhet me kuptimin shqip – mollë, molla – Mollania (e Dardhania si mbretëri të lashta illiro-pellgazgjike), por me sufiksin thrrak – dava (qytet), sikurse sot është ai sllav (grad), çka do të thotë se, lidhja onomastike dake mbetet si lidhje koherente illiro-pellgase e shpjegohet përmes shqipes.



Dakia e Delmatia, janë dy toponome illirishte, ku kuptimi për kafshën shtëpiake – delme (delja), është si kuptim fushor më tepër, kurse, kuptimi i fjalës emër – dakë, daka është si kuptim poashtu i njejtë shqip, dakë=delme (dele, delja), ku shqiptarët e sotëm në gjuhën e vjetër shqipe, i thonë – deles – delme edhe dakë (delmja-daka), që na lidhin në periudhat kohore historiografike illire, si etnonome të të njejtes origjinë etnogjenetike: Delmatia (delme), Dardhania (dardhë), Dakia (dakë), Mollania - mollë (Moldavia), Vllahia (vllah), Liburnia (liburnë, anije), Paenonia (paeon), Skordia (skord), Thrrakia (thrrak, thirrës etj., të cilat toponome i takojnë realitetit historiografik te Ballkanit illirik. Të gjitha këto toponome i formuan etnonomet e fiseve illire përkatëse: delmat, dardhan, dak, mollan, vllah, liburn, skord, thrrak etj.

Pa shpjegim të shqipes së vjetër ballkanike, nuk ka ethymologji reale të etnonomeve në fjalë. Duke folur për etnonomin – roman (rumun) të sotëm, në vend të etnonomit – dak, dakian të lashtë, janë gjetur maniskripte në arkivat romake të kohës së imperatorit Trajanit (106.p.e.r.), gjinden sot në Vatikan, nga mjeku personal i tij, dr. Kritoni, ku gjatë ndëgjimit të bisedave të të burgosurve dakian të luftës (si robër-lufte në Romë), në gjuhën e tyre, i kishte shpërthyer pyetja: “Pse janë këta (Dakianët) roman? Dhe prej të gjithave, ne iu kemi dhënë pseudonomin – roman, pas vitit 106 p.e.r.” Gjithashtu, poeti i madh romak Ovidius (me prejardhje dake), të cilit i ka ndodhë të jetë në mërgim dhe i deportuar në Tomis (Konstanca e sotme në brigjet perëndimore të detit të Zi), kishte shkruar poema në dialektin lokal Skythian dhe me alfabet latin, i cili thoshte se i ka shkruar në ‘gjuhën amtare’, ku të gjitha ato poema janë zhdukur dhe nuk kanë mundë assesi të gjinden...për shkak të zbulimit të të vërtetës historike.



Mythi mbi perëndeshën dake – Lara. – Besimi i lashtë dakian, lidhet me mythin mbi perëndeshën të cilën e hymnozonin aqë shumë, si Mbajtësja e Shtëpisë me emrin – Lara, ku sipas Dr. Kupiusit, në veprën e tij ‘Pallati i Dekebalit’ (Dakeballit, shen. i authorit, N.M.), në rezidencën e tij mbretërore të mrekullueshme, kishte piktura, me pejsazhe dhe portrete, në vendqëndrimin e tij mbi lumin – Danubi verior, të cilën imperatori Trajani, do ta okuponte më vonë. Ajo që tërhiqte më shumë vëmendjen në Pallatin e Dekebalit (Dakeballit), ishte skulptura e perëndeshës – Lara, një femër e bukur impozante, të cilën dakët e thirrnin – Hyjnesha Lara, e cila i dedikohet mythologjisë së lashtë dakiane dhe ishte Kujdestarja e Shtëpisë, si mbrojtësja dhe Roja Hyjnore, e që ishte e vetdetyruar për Roje shtëpie.

Lidhur me mythin mbi Hyjneshën Lara të dakianëve të lashtë pellgazgjik, po i njejti myth sot gjindet edhe në mythologjinë shqiptare, e pikërisht po me emrin Hyjnesha Lara, të cilën shqiptarët e parafytyrojnë, një femër shumë të bukur, të zojën, e aftë për të gjitha punët e shtëpisë, që i bën zakonisht femra shtëpiake në familje, e cila iu ndihmon në të shumtën e rasteve femrave në punët shtëpiake, i ruan nga çdo e ligë misterioze dhe në momentet më drastike të ndonje ndodhie fatkeqe. Lara, shkon dhe iau kryen vet punët femnore, në mënyrë hyjnore, si e padukshme dhe njeriu nuk ka mundësi ta shohë, si përshëmbull: thurjet tekstile në vekna (veku), thurjet e rrobave të fëmijve për tu ngrohur në acarin e dimrit, endjet e pëjve të pëlhurnave të vajzave nën unazë (si ndihmëse), në tjerrjen e pëjve me shpejtësi të padukshme hyjnore, nga shllungat e leshit në furka (mjet manifaktural për tjerrjen e pëjve të leshtë); në qëndisjen e vështirë dhe të komplikuar me mëndafshna (fije mëndafshi), kur vajzat nën unazë (para martese, duke përgatitur pajen, çejzin e nusërisë), hasin në pamundësi për ta kryer punën e tyre etj.

Unë vet jam dëshmitar i gjallë, se kam ndëgjuar shumë shprehje shqipe lidhur me Hyjneshën Lara të lashtë edhe shumë mythe të shpjeguara nga plakat e pleqët shqiptarë. Ja, psh. Një myth mbi Hyjneshën Lara, të cilin e kam ndëgjuar vet: Paska qenë, një nuse duke tjerrur në furkë leshin në pëj (pëni, përi, pëjtë) dhe duke tjerrur, ndëgjon një klithmë fëmie (që ia kishte lënë kunata e saj në roje, për kujdes për të), e kishte rënë me duar në ujë të valë dhe nga trishtimi mallkon veten, len furkën e shkon ta shpëtojë fëmijën. Por, kur sheh, se fëmia ishte diegë (përvluar duarve), nusja e namë e rredhon, mallkon e trishtuar vetveten, pse u mashtrua duke tjerrur dhe e harroi fëmijën, që kunata ia kishte lënë në përkujdesje. Vrap e mjekon duarve fëminë, duke ia lyer me kos dhe fillon të qajë e tmerruar. Ngase kishte treguar dashuri e dhëmbje si për fëminë e saj, me aqë dhëmbshuri nëne të vërtetë, e pranë fëminë dhe kthehet ta marri përsëri furkën për të tjerrë. Kur ofrohet, furka ishte e zbrastë (pa shllungë leshi) dhe lamshat e pëjve afër furkës. Nusja e kupton dhe thotë: uh, më paska ndihmuar Lara!

Ndërsa, për femrat shqiptare të zojat, shumë të afta e të shpejta në punët shtëpiake e në punë femrash, kur shohin ndonjë femër që ka tjerrë shumë, apo ka ëndë shumë, shpejt e mirë pëjtë e pëlhurnave, apo që ka thurë shumë, mirë e shpejt në vek, pëlhurna, qilima, apo, kur një vajzë ka bërë shumë pajë të madhe nën unazë (para martese) etj., është shprehja popullore shqiptare: ‘Të paska ndihmuar Lara!’ / ‘Ta paska bërë Lara pajën (çejzin)!’ / Uh, tanë këtë pajë, si e paske bërë, sikur me t’pasë ndihmua Lara, mori bijë!’ / Eu, tanë këta pëjëra, vetëm Lara, se s’ka kush që i kish tjerrë kaq shumë!’ etj. Këta shëmbuj të shprehjeve e mytheve tregojnë për një lidhje mythologjike shqiptaro-dake të lashtë, kur në lashtësi Hyjnesha Lara kishte imunitete të mëdha për Mbajtje Shtëpie, e Rojëtare (Kujdestare) sikurse tregon skultpura e bukur në Pallatin e Dakeballit, mbretit të dakëve, Ballit të Dakëve, kurse sot sipas të dhënave në mythologjinë shqiptare, Hyjnesha Lara, ka detyrë fëmnore. Kjo mbase mund të jetë edhe si një zbehje figurative e mythit, ashtu si e shumë mytheve tjera të lashtësisë, të cilat ishin një lidhje koherente mythologjike në të gjitha fiset illire pellgazgjike.

Tek dakët e lashtë ekziston edhe mythi ‘Zogu Feniks’ apo Feniksi, i cili sipas legjendës, me vetdëshirë Feniksi, kishte ardhur nga Egjypti Verior të vdes këtu tek dakët, e kreatyra e tij mythike ishte e skalitur në emblemën e lashtë pellgazgjike. Ndërsa në folenë e vet në veze preh hirit, dikund lartë në majat e bjeshkëve, Feniksi ka thëne të lindet përsëri edhe pas vdekjes së tij. Kurse se sa ka qenë legjendë, myth, apo e vërtetë, thohet se, Thesari i Dakeballit, i cili ishte shumë i ruajtur me roje e kujdes të veçantë, nën Shtratin e lumit Sargetia (sikur në mes valëve të ujit, pa ditë kush t’i ofrohet, sigurisht përmes labirintheve nën shtrat lumi – shen. auth.), sipas Gjerome karkopinos (Jerome Carcopino), ishin hiç më pak se 165.500 kg. Ari të pastër dhe 331.000 Kg argjent. Lufta e fundit e ushtrisë së mretit dakian – Dakeballit, përkujton dhe e zbulon atë thesar. Do të bëheshe hero në qytetin Poroliss (Porolissum, ose Moigrad).



Besimi dakian, lidhet me zotin suprem të tyre me emrin, Gebeleizis (ose Nebeleizis) edhe si hyjnia supreme thrrake dhe me perëndeshën e madhe – Bendis (Bindi), e njohur në mythologjinë e disa fiseve illire.

Zoti Gebelizis ishte edhe ai zoti got (german), i njohur edhe me emrin – Derzela, Derzisi, me pamje i konsideruar si ‘Kalorësi Thrrakas’, i cili lidhet me fjalën shqipe – zë, zëri, që është Zeusi pellgaz.



Perëndesha e Madhe Bendis(Bindi), si alter-ego femnore e Zbelsurdit, ishte hyjnia edhe e popujve të Danubit të Ultë, në regjionet thrrakase (mbase çdo gjë këtu mythologjike nuk i dallon thrrakët nga dakët, sikur të ishin një popull), e cila ishte edhe prototipi i Illeana Konzaseana tek dakët (rumunët). Bindis paraqitet edhe si grua thrrakase, si Hyjnia e Hanës. Kurse hyjnitë tjera dake ishin: zoti profetik Zalmoksi, hyjnesha Vesta, (ose Hestia, Histia, që lidhet me hillirët). Ndërsa si e ashtuquajtur ‘Mbretëria e Nënbotës’, sipas Zalmoksisit, i cili sipas Herodotit, ishte identifikim naiv si zot, me skllavë të Pitagorës dhe thotë, pse duhet besuar në ta – ata ishin: Hellaniku nga Mithilena, Mnasea si përjetësi e Kronit, Diodorusi nga Sicilia, Apulleiusi, Lukianusi nga Samosata, Orygenesi, Porfyriusi (232-304) dhe Juliani Apostull, Aeneas nga Ghaza, Hesyçios nga Aleksandria. Kjo mbretëri ‘nënbote’, u këndua nga poeti kombëtar rumun, Mihail Eminesku, ku njihet poema ‘Fantomët’.

Rumunët e sotëm, në bazë të studjuesve të tyre si Savesku, e pranojnë origjinën e tyre nga koha parahistorike, 2000 vjet p.e.r., si fis Arian, ashtu sikurse edhe thrrakasit, që vetquhen, bullgarët e sotëm, nga Pitari e Matari sipas Vedas=me pa, si gjurmime historiografike në lidhje gjenetike me sanskritet dhe indianët. E të ardhur si popuj karpato-danubian, çka nuk mund të ekzistojë një thezë e tillë, ngase Ballkani ishte tërësisht illirik dhe këto fise u sllavizuan, me ardhjen e rashëve gjatë pushtimeve, vonë në shek.5 e.r. Këto studime rumune, nuk pranojnë preardhje romane, por si prototipe ruse, duke krijuar ndarje historiografike ballkanike, ku sllavët e ardhur në shek.v e.r., krijojnë një lidhje etnogjenetike indirekt nga Ballkani dhe duke mos pranuar prejardhjen dake-illire, kur dihet kjartë, atdheu i Dakisë dhe lidhjet linguistike të sotme shqipe - dake (rumunishte), në të gjitha aspektet fono-morfologjike.

Tash, si do të mund të vinte konkluzioni esencial për thrrakët, dakët dhe fiset illire të sllavizuara? A kanë ato fise illire të bëjnë me thrrakët?
Natyrisht se po, mbase ishin fise illire pellgazgjike dhe u asimiluan u romanizuan dhe u sllavizuan, kurse ardhësit tentojnë ta ndryshojnë historiografinë Ballkanike. Rumunët e sotëm (dakët e lashtë), sot e mendojnë veten e tyre si sllav, në tjetrën anë, edhe janë romanizuar dhe etnonomi i tyre sot është – rumun (roman). Studjuesit rumun të sotëm kontestojnë prejardhjen e tyre romane (në bazë të etnonomit dhe toponomit të tyre), mbase e ndijnë veten si dakian dhe shkencërisht paraqiten duke mohuar trashigiminë romane (Not “Rome’s Descendants”, but Rather), sipas studjuesit rumun, Dr. Saveskut. E vetmja variantë historike e të gjithë këtyre popujve euro-ballkanik lindorë të sllavizuar, është se ata e përkrahin thezën e prejardhjes së tyre nga pellgazët, si popuj pellgazgjik! Ashtu si kroatët e sotëm, që e njohin vetveten si pasardhës të illirëve të lashtë, sikur shqiptarët, kurse delmatët illirian ishin sllavizuar me kohë. Tash shtrohet pyetja: si u bë që kroatët (delmatët) më afër romakëve të mos romanizohen, kurse dakët më larg, u romanizuan dhe u sllavizuan nën influencat sllavo-ruse? Këtu luajtën rol madhor historiko-gjenetik influencat romake, duke e përshtatur këtë popull, sikur të jetë i një trashigimie vërtet romake! Çështje historike!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent


Male
Numri i postimeve : 244
Age : 47
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E SA TË JEMI GJALLË   E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 EmptySat Aug 16, 2008 11:47 pm

Teme shume e mire pergezime per temen e per ndime ne kete teme te Nezyr Mirta per kontributin e tij rrespekt

Jam kurioz te dij cfare kuptojm me fjalen ''Ballkan'' dhe si ka mbetuar ki emer ''ballkan'' ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E SA TË JEMI GJALLË   E SA TË JEMI GJALLË - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E SA TË JEMI GJALLË
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!
» Dr. Koço Stathi Andoni i gjallë në kujtesë…
» PSE HARROHEN HERONJTË E GJALLË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS?
» KUSH JEMI
» Militantet qe bene historinë,Heronj te gjallë të Shqipëris

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: