Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Lutfi coka/Kush zgjedh populli apo kryetari

Shko poshtë 
AutoriMesazh
lutfi coka
Fillestar/e
Fillestar/e
lutfi coka

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 68
Vendi : shqiperi
Registration date : 29/06/2012

Lutfi  coka/Kush zgjedh populli apo kryetari Empty
MesazhTitulli: Lutfi coka/Kush zgjedh populli apo kryetari   Lutfi  coka/Kush zgjedh populli apo kryetari EmptyMon Apr 29, 2019 12:45 am

Kush zgjedh!?
Po bëhet shumë zhurmë për zgjedhjet lokale.Nuk e kuptoj se çfarë kanë parasyshë kur thuhet termi”Zgjedhje”.Kë do zgjedh populli? Populli nuk zgjedh asgjë,por shkon në votim për të votuar të zgjedhurit e kryetarëve.Shokëve,miqëve,dashamirsëve,nepotizmit dhe atyre që paguajnë më shumë kryetarin.Mallkuar qoftë marrveshja e 2008 që,kryetarëve të partive iu dhanë kopetencat maksimale duke shpallur dy “despot’’dhe vendin në despotizëm mesjetarë.Kjo marrveshje ka pjell gjithëmonë kriza,kriminalitet dhe varfëri në siҫ shihet në vendin tonë ,pjellë e kësaj marrveshje famëkeqe.Parlamenti është mbushur përveç kriminelve ,me deputet të” gjallë,por të vdekur”.Themi të gjallë sepse deputetët e zgjedhur nga “Despotët”,marrin frymë,hanë në lokalet më luksoze dhe janë të aftë vetëm të ngrejnë dhe të ulin kartonin sa,si,kur t’u thotë kryetari.Janë të “vdekur” sepse nuk guxojnë të thonë mendimet e tyre por,thurin lavdi kryetarit , shpifin dhe mashtrojne sipas oreksit të padronit.Pra,ky kuvend që konstituohet mbi bazën e marrveshjes 2008,vetem popullor nuk është ,nuk ka asnjë lidhje me pushtetin e popullit,por janë përfaqësues dhe sherbetorë të kryetarëve.Populli thot:”Dy kamber ne nje dere ,njeri mban e tjetri i bjere”Pra në shqipëri sundojnë dy “Despot” njeri në pushtet dhe tjetri në luftë për t’i marrë pushtetin .Në këto kushte populli nuk zgjedh pasi ka zgjedh kryetari,por eshtë numëror për të votuar të zgjedhurit dhe dashamirësit e kryetarit,që më pas t’a shfrytëzojnë këtë popull sipas orekseve të kryetarit të mallkuar nga mjerimi I popullit nga sundimi dhe shfrytëzimi i kësaj dinastie famkeqe në prëhrin e kryetarit.
Poqese ku ligj nuk abrogohet ,në shqipëri do ketë lufte” despotësh” në forma të principatave mesjetare për sundim e pasuri,do ketë kriza,varfëri,sundim dhe gjenocid .Me ketë marrveshje famekeqe parlamenti nuk është i popullit,por parlament i kryetarit dhe në sherbim të familjes së kryetarit dhe nepotizmit të tij në pushtet dhe, të kryetarit apo despotit që kërkon të marr pushtetin me dhunë!?
L.coka

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lutfi coka/Kush zgjedh populli apo kryetari
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: