Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 LUTJA PËR PAQEN: PAPA FRANÇESKU NA KTHEU GUXIMIN E FESË

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

LUTJA PËR PAQEN: PAPA FRANÇESKU NA KTHEU GUXIMIN E FESË Empty
MesazhTitulli: LUTJA PËR PAQEN: PAPA FRANÇESKU NA KTHEU GUXIMIN E FESË   LUTJA PËR PAQEN: PAPA FRANÇESKU NA KTHEU GUXIMIN E FESË EmptyFri Jun 13, 2014 9:18 am

#1




Mexhid Yvejsi


i/e regjistruar
--------------------------------------------------------------------------------
Anëtarësuar: 04-04-2009Postime: 495Faleminderit: 04 falenderime në 4 postime


Lutja për paqen: Papa Françesku na ktheu guximin e fesë

Sipas Radio Vatikanit, është hera e parë në histori që brenda mureve të Vatikanit thuhen lutje nga liturgjia hebraike e lutje myslimane. E kjo veçori, e vetme, përbën fakt historik. T’i shtojmë kësaj edhe përdorimin e lutjes për të zhbllokuar gjendjen në Tokën Shenjte, gangrenizuar që prej 60 vjetësh, e do të kemi përpara një përpjekje të guximshme – që hyn edhe kjo në histori – për ta përmbysur atë tryezë, ku dështon politika e diplomacia, përmes kërkesës për ndihmë drejtuar të Gjithëpushtetshmit. Kështu e komenton, në mikrofonin tonë, presidenti i Bashkësisë së Shën Egjidit, Marko Impaljaco, Lutjen e së dielës për paqen në Kopshtet e Vatikanit, ku Papa Françesku, presidenti izraelit Shimon Peresh dhe ai palestinez, Mahmud Abas u gjunjëzuan para Zotit të paqes, që Ai i Lumi të sjellë paqe në Lindjen e Mesme e në botën mbarë.
“Është mjaft domethënëse – komenton historiani italian – që Fryma e Asizit, pra lutja e përbashkët e të gjitha feve për paqen, dëshiruar nga shën Gjon Pali II që në vitin 1986, të jetë sot vërtet nisma më e rëndësishme, që mund të ndërmerret për të zhbllokuar situatën”.
Kujtojmë se 27 tetori 1986, hera e parë që mblidheshin në qytetin e Shën Françeskut, të gjitha fetë e botës, në lutje për paqen, solli edhe një lloj armëpushimi botëror. Armët heshtën për një ditë të tërë në të gjithë globin, duke e kthyer atë lutje në ikonë, që u jep guxim besimtarëve të ecin në atë udhë. Papa Françesku, vazhdon Marko Impaljaco, na e kujtoi e na e ktheu në zemra guximin e bukurinë e besimtarit, që lutet për paqen:
“Por ajo që ndodhi të dielën ishte edhe një çast miqësie të madhe – vazhdon Impaljaco – Pritja e të ftuarve në pragun e Shtëpisë së Shën Martës, bisedat miqësore në mikrobus, gjesti i mbjelljes së ullirit të gjithë bashkë, tregojnë se burrat e gratë e fesë mund të sjellin në botë atë miqësi, që shtyn drejt dialogut e që nesër – nëse mbruhet me guximin – do të sjellë paqen”.
Jemi gjithnjë para dy rrugëve: feja si arsye për ndeshje, ose feja si vend dialogu, pa hequr dorë nga identiteti, vazhdon presidenti i Bashkësisë së Shën Egjidit. Takimi i së dielës shënoi një kthesë pozitive drejt kohës së miqësisë:
“Lutja e madhe, që deshi Papa Françesku shtatorin e kaluar për paqen në Siri e ndali shkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, i cili kishte rrezik të bëhej botëror… Pra, përballë çdo situate, edhe asaj më të ndërlikuarës, mund të gjenden zgjidhje”.
Pikërisht Ditën e Rrëshajëve, Papa Françesku na kujtoi të papriturat, që mund të sjellë historia, nëse shihet me syrin e besimtarit. Na dëshmoi se hebrenj, të krishterë e myslimanë duhet të luten më shumë për Tokën Shenjte. E së fundi, ripropozoi dialogun dhe nxiti politikën të gjejë zgjidhje të reja.

Burimi:
Radio Vatikani, 10 Qershor 2014
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LUTJA PËR PAQEN: PAPA FRANÇESKU NA KTHEU GUXIMIN E FESË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rëndësia e fesë ne shoqëri.
» PAPA NË SHESHIN E XHAMIVE ...
» Pse vertet te mos i kthehemi fese se stergjysheve
» LUTJA E IMAM ZEJNUL'ABIDINIT...
» Lutja e Imam Zejnul'Abidinit...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: