Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 THE ECONOMIST: Fiksimi i vrasësit norvegjez

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

THE ECONOMIST: Fiksimi i vrasësit norvegjez Empty
MesazhTitulli: THE ECONOMIST: Fiksimi i vrasësit norvegjez   THE ECONOMIST: Fiksimi i vrasësit norvegjez EmptyMon Jul 25, 2011 10:51 pm


THE ECONOMIST: Fiksimi i vrasësit norvegjez

Ballkaninhttp://www.gazetatema.net/web/?p=32350



Ky është një shkrim i The Economist, i autorit Tim Judah. Vrasësi norvegjez ka dalë sot përpara gjyqit, ku ka pranuar sulmin me bombë dhe atë me armë në ishull. Ai ka pretenduar se ka vepruar për të shpëtuar Europën nga Islami. Sipas tij, edhe dy celula të tjera janë në veprim. Ndërkohë, policia thotë se numri i të vrarëve është 76 e jo 93.



Nga Tim Judah



Një surprizë pak e pakëndshme. Anders Behring Brejvik, njeriu që ka pranuar se ka kryer sulmet e së premtes në Norvegji, ku u vranë të paktën 96 njerëz, më referohet mua indirekt në manifestin, që mesa duket e ka hedhur në internet pak përpara se të niste vrasjet. Duke marrë në diskutim një ngjarje kyçe në historinë e Serbisë dhe Kosovës, në vitin 1690, Brejvik më referohet mua (gabimisht) si historian, dhe thotë se kam hedhur poshtë një qëndrim specifik të Noel Malkolm në një nga kritikat e mia për librat. Në fakt, unë ngre dyshime për këtë qëndrim: `hedh poshtë' është shumë kategorike.



Një shikim në manifestin prej 1500 faqesh të Brejvik me titull "2083: Një deklaratë për pavarësinë e Europës", që e ka publikuar nën një pseudonim, ai shfaq një fiksim të çuditshëm për Ballkanin. Nëse kërkon për fjalën Kosovë, ajo të shfaqet 143 herë, `serbë' të shfaqen 341 herë, `Bosnja' 343 herë dhe Shqipëria 208 herë. (Srebrenica- vendi ky u krye masakra nga serbët e Bosnjes mbi 8 mijë boshnjakë në vitin 1995, nuk shfaqet në dokument).



Dokumenti është përshkruar si një lloj "Mein Kampf" i ditëve tona, në të cilin hebrenjtë janë zëvendësuar nga myslimanët si armiq që duhen luftuar dhe fshirë nga Europa. Duke u mbështetur kryesisht në propagandën më të ashpër luftënxitëse serbe në vitet 1990, dokumenti i përshkruan shqiptarët myslimanë dhe boshnjakët (myslimanët e Bosnjes) si një armik xhihadist, njësoj si djalli. Është e panevojshme të thuhet se historia e tij është e çoroditur dhe e keqinformuar.



Në një kapitull, Brejvik thotë se do donte të takonte Radovan Karaxhiç, liderin e kohës së luftës për serbët e Bosnjës, që po gjykohet për momentin në tribunalin e OKB për krime lufte. "Por a nuk është Radovan Karaxhiç një vrasës në masë dhe racist?!" pyet ai. "Siç tregojnë studimet e mia, jo".



Dokumenti vazhdon duke theksuar se për dekada, myslimanët e Bosnjes dhe shqiptarët, kanë zhvilluar një luftë të qëllimshme demografike ose një "gjenocid indirekt" kundër serbëve. Kjo i bën jehonë një memorandumi fatkeq të Akademisë Serbe të Shkencës dhe Arteve, që u zbulua në vitin 1986, dhe që konsiderohet gjerësisht si një ndikim i rëndësishëm mbi nacionalistët serbë në atë kohë.



Kapitulli vazhdon më tej duke shfaqur shkallën e zhgënjimit të Brejvik. Karaxhiç, thotë ai, "u ofroi myslimanëve në Bosnjen serbe shansin që të konvertoheshin, ose të linin vendin".



Ai vazhdon: "Ai madje shkoi më larg duke u ofruar myslimanëve enklava të caktuara. Kur ata refuzuan, ai donte t'i depërtonte ata me forcë. Ku kjo u bë e pamundur nga NATO, ai dha urdhër për të luftuar njerëzit që nuk pranuan atë që ishte e drejta e tij sovrane dhe përgjegjësi e tij si një nga udhëheqësit kryesorë të forcave serbe. Kjo nuk kishte lidhje me etninë, por me heqjen qafe të një ideologjie gjenocidale dhe urrejtje, të njohur si Islami. Dënoj të gjitha krimet e kryera ndaj kroatëve dhe anasjelltas, por për përpjekjet e tij për të pastruar Serbinë nga Islami, ai duhet konsideruar si një kalorës i kryqëzatave dhe një hero lufte në Europë. Sa për kriminelët e luftës të NATO-s, ata nuk janë veçse kriminelë."



Brejvik përdor fjalë të ashpra edhe për shqiptarët. Familjet e tyre, thotë ai, "lindin në shkallë të madhe, duke u përpjekur të pushtojnë territoret demografikisht e më vonë me anë të gjakderdhjes." Edhe pse shqiptarët janë myslimanët më sekularë në botë, dhe fanatikë pro-amerikanë, Brejvik zgjedh të nxjerrë në pah lidhje të supozuara me Al Kaedën.



Në luftën e ardhshme, që parashikon Brejvik, ai diskuton për deportimin e myslimanëve nga Europa dhe duket se mbështet një eliminim fizik për çdo shqiptar dhe boshnjak që bën rezistencë. "Meqë ata jetuan këtu për shekuj, nuk do e pranojnë deportimin nga Europa dhe do luftojnë për mbijetesë. Për këtë arsye duhet aplikuar një strategji ushtarake më afatgjatë dhe më brutale," shkruan ai.



Kur Europa të pastrohet nga myslimanët, Shqipëria është projektuar sipas Brejvik si një zonë tranziti për Ballkanin. Pas kësaj, harta lokale do rivizatohet tërësisht. "Pasi të gjithë myslimanët të jenë larguar nga Europa, Kosova do të ribashkohet me Serbinë dhe njëherë," shkruan ai.



Bosnja gjithashtu është zhdukur nga harta, në një mënyrë që të kujton përpjekjet e dështuara në vitet '90 për ta ndarë atë mes Serbisë dhe Kroacisë. Brejvik i referohet vendit si një "territor serbo-kroat, i njohur si Bosnje Hercegovina". Ajo do ndahet mes "serbëve në masën 60-70 përqind dhe kroatëve në masën 30-40 përqind, sipas kufijve etnikë historikë. Të gjithë myslimanët, boshnjakë e shqiptarë, do deportohen në zonën më të afërt të tranzitit (Shqipëri), për të pritur deportimin nga Europa".



Gjeografia e tij turbullohet pak kur vjen tek vendi që ai i referohet si "territori greko-kroat-serb, i njohur si Shqipëria". Shqipëria nuk ka kufij me Kroacinë. Ai sugjeron që vendi të ndahet në atë mënyrë që grekët dhe malazezët të marrin nga 20 përqind secili, dhe pjesa tjetër tu mbetet kristianëve shqiptarë. "Të gjithë myslimanët shqiptarë do deportohen në qendër të Anadollit. Vendi i mbetur në Shqipëri do ofrohet si një shtëpi e përkohshme për disa minoritete kristiane që vijnë nga Lindja e Mesme".



Duke e parë veten si një kalorës modern i kryqëzatave, Brejvik mesa duket shpresonte se duke vrarë sa më shumë bashkëkombas norvegjez, do provokonte një luftë të re botërore, në të cilën Ballkani do ishte një nga frontet qendrore. Dokumenti i tij përmban disa detaje edhe për medaljet që do ofroheshin. Medalja "Për çlirimin e Ballkanit" do u jepej atyre që do ndihmonin për të larguar Islamin nga territoret e pushtuara që i përkasin Serbisë dhe Kroacisë.



Interesante është se Brejvik pretendon se ishte angazhimi i Norvegjisë në sulmet mbi Serbinë (NATO e bombardoi vendin gjatë luftës në Kosovës) që bënë që ai të lëvizte me sulmet. Ai shkruan:



"Ishte krejt e papranueshme se si regjimet e Europës Perëndimore dhe SHBA bombarduan vëllezërit tanë serbë. Ajo çka donin ata ishte që të hiqnin qafe Islamin duke depërtuar shqiptarët myslimanë sërish në Shqipëri. Kur shqiptarët refuzuan, ata nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të përdornin forcë. Duke mos lehuar të drejtën e serbëve për vetëvendosje mbi territorin e tyre sovran, ata indirekt hapën një varr në Europë. Një e ardhme ku në çdo kryeqytet të Europës do krijohej nga një mini-Pakistan. Kjo është e papranueshme, totalisht e papranueshme."



Në fund, Brejvik diskuton krijimin e një të ashtuquajturi urdhër ushtarak, të cilit thotë se i përket. Kontakti i parë ishte përmes "konservatorëve kulturorë" serbë- mesa duket nacionalistë ekstremistë në internet. Ai takoi edhe të tjerë nga mbarë Europa, por thekson: "Kam pasur privilegjin të takoj një nga heronjtë më të mëdhenj të gjallë të luftës në Europë. Për shkak të persekutimit nga BE për krime të dyshuara ndaj myslimanëve, ai jetonte në Liberi. E kam vizituar atë në Monrovia dikur, pikërisht pak përpara sesionit të themelimit në Londër, 2002".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
THE ECONOMIST: Fiksimi i vrasësit norvegjez
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 10 Shkurti- Vrasësit sulmojnë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: