Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Suedi: Kisha shndërrohet në xhami

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Suedi: Kisha shndërrohet në xhami   Empty
MesazhTitulli: Suedi: Kisha shndërrohet në xhami    Suedi: Kisha shndërrohet në xhami   EmptyThu May 19, 2011 12:24 am


Suedi: Kisha shndërrohet në xhami

Komuniteti musliman në Suedi është duke planifikuar që një kishë suedeze ta shndërroj në xhami, pasi kisha Pentecostale ka vendosur ta shesë objektin e kishës në qytetin Flen, në Suedinë lindore

Kisha në Flen është vendosur në tregun e pronave në nëntor të vitit të kaluar, pas së cilës Qendra muslimane "El Huda" vendosi ta blejë, me qëllim që ta kthej atë në xhami.

Vendimi për shitje erdhi pas bashkimit të dy bashkësive Pentecostale, gjë që objekti e kishës në Flen është bërë i tepërt.
Megjithatë, shitja e kishës një organizate muslimane nuk është diçka me të cilën anëtarët e kishës Pentecostale janë pajtuar aq lehtë. Zëdhënësja Kristina Blomqvist thotë se bisedimet kanë qenë të gjata për t’u marr ky hap.

"Më duhet të pranoj se kemi diskutuar shumë gjatë për këtë çështje, kishte mjaft zemërim në mesin e disa prej anëtarëve tanë, të cilët besojnë se ky është një gabim, në qoftë se merret parasysh statusi i të krishterëve në vendet muslimane", thotë Blomqvist.

Megjithatë, në fund ata vendosën se nuk ka asnjë pengesë që objektin t’ia shesin qendrës muslimane.
Ata konsiderojnë se nuk duhet t’i ndëshkojnë muslimanët në Suedi për shkak të pozitës së të krishterëve në vendet tjera.
"Ne, në këtë mënyrë vendosëm që ta tregojmë dashurinë tonë krishtere ndaj muslimanëve, dhe t’ju shesim ndërtesën tonë", tha Blomqvist.

Çmimi i këtij objekti është katër milionë korona (641.000 dollarë), dhe nga "Al Hude" thonë se këto para do të përpiqen t’i mbledhin nëpërmjet donacioneve.

Burimi: ISLAMGJAKOVA.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Suedi: Kisha shndërrohet në xhami
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» LPK-ja shndërrohet në Parti Socialiste të Kosovës
» Xhami në Athinë
» Kisha Ortodokse Autoqefale
» Vandalizohet një xhami në Gjermani
» ZJARRI DOGJI NJË XHAMI NË GJERMANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: