Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pastorët Jones dhe Sapp e djegin Kur’anin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Pastorët Jones dhe Sapp e djegin Kur’anin  Empty
MesazhTitulli: Pastorët Jones dhe Sapp e djegin Kur’anin    Pastorët Jones dhe Sapp e djegin Kur’anin  EmptyTue Mar 22, 2011 7:36 pm


Pastorët Jones dhe Sapp e djegin Kur’anin



Kleriku kontravers i kishës ungjillore nga Florida Terry Jones, të dielën në një kishë të vogël në Florida e “mbikëqyri” djegien e kopjes së librit të shenjtë musliman, Kur’anit.



Të dielën është mbajtur "gjykimi i Kur’anit", ndërsa pastori Wayne Sapp Librin i shenjtë e shpalli "fajtor për krime" duke e "ekzekutuar".

Djegia e Kur'anit u mbikëqyr nga prifti Terry Jones, i cili vitin e kaluar, në përvjetorin e sulmeve terroriste të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, më 11 shtator, kishte për qëllim djegien e tij.

Librin e shenjtë e mbajtën me orë të zhytur në vajguri dhe më pas e vendosën në një enë metalike në mes të kishës, dhe Sapp ia vuri zjarrin. Kur’ani është djegur për dhjetë minuta, ndërsa të pranishmit e fotografonin këtë skenë duke u lutur.

Të përkujtojmë se kleriku Terry Jones pati ngjallë zemërimin e opinionit kur në shtator kishte për qëllim djegien e Kur'anit, ndërsa qëllimin e tij e kishin dënuar presidenti amerikan Barack Obama, sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dhe ministri i mbrojtjes Robert Gates.

Qëllimin e tij nuk e kishte realizuar, duke u shprehur se këtë assesi nuk do ta bënte, sepse tashmë e kishte arritur atë që dëshironte. Sot, ai thotë se është përpjekur që “muslimanëve t’u jep shansin që ta mbrojnë librin e tyre të shenjtë, por nuk ka marrë kurrfarë përgjigje."

Djegia e Kur’anit ishte e hapur për publikun, por "gjykimin" dhe "ekzekutimin" e Librit të shenjtë e ndoqën vetëm 30 njerëz, njofton AFP. Edhe pse disa ditë më parë Jonesi ka paralajmëruar këtë ngjarje, një numër i madh e kanë injoruar. U shfaqën vetëm disa pasues të tij të ushqyer me urrejtje.

Megjithatë, kleriku kontravers mendon se "gjykimi i Kur’anit" ishte i suksesshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pastorët Jones dhe Sapp e djegin Kur’anin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Një kishë në Utah ofron falas Kur'anin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: