Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kusturica largohet nga festivali i filmit në Antalia

Shko poshtë 
AutoriMesazh
osmani halitj
Fillestar/e
Fillestar/e
osmani halitj


Male
Numri i postimeve : 41
Age : 66
Vendi : Gurrakoc
Registration date : 26/08/2010

Kusturica largohet nga festivali i filmit në Antalia Empty
MesazhTitulli: Kusturica largohet nga festivali i filmit në Antalia   Kusturica largohet nga festivali i filmit në Antalia EmptySun Oct 10, 2010 9:14 pm

Beograd, 10 tetor – Regjisori Emir Kusturica, siç raportojnë mediat serbe, ka deklaruar sot se do të largohet nga festivali i filmit në Antalia të Turqisë, ku ishte anëtar i jurisë dhe mysafir nderi, për shkak të polemikave që ka nxitur në opinionin turk ardhja e tij në këtë festival.

"Këto janë metoda barbare dhe primitive”, ka deklaruar Kusturica para gazetarëve në Antalia, ku po mbahet festivali i 47 i filmit “Portokalli i artë”.

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadollia, Kusturica ka thënë se nuk do të marrë pjesë në një punëtori të organizuar në kuadër të Festivalit, siç ishte e paraparë, dhe do ta lëshojë menjëherë Turqinë.

Ministri turk i Kulturës, Ertugrul Genaj, ka kritikuar sot Kusturicën për shkak të “qëndrimeve kontraverze” të tij, gjatë luftës në Bosnje, duke shtuar se nuk do të vijë në Festival, ku Kusturica parashihej të ishte edhe anëtar i jurisë.

"E konsiderojë ministrin turk armik, sepse ai këtë e meriton”, ka thënë Kusturica, raporton agjencia serbe Beta.
Rreth pjesëmarrjes së Kusturicës në Antalia të shtunën i pari ka reaguar regjisori i njohur dhe fituesi i çmimit Ariu i artë, Semih Kaplanoglu. Ai ka vendosur që të bojkotoj festivalin e filmit në Antalia të Turqisë për shkak se organizatorët kanë ftuar Emir Kusturicën që të jetë anëtarë i jurisë.
Regjisori i shpërblyer turk, i cili me veprën e tij “Mjalti” ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Filmit ”Portokalli i artë” në Antalia, në shenjë proteste për shkak të thirrjes së Kusturicës.
Në një deklaratë të dhënë me shkrim, regjisori turk ka theksuar se “ngjarjet në Bosnjë dhe Hercegovinë ndërmjet 1992-1996 gjyqet ndërkombëtare i kanë definuar si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit, dhe se pjesëmarrësit në këto krime janë dënuar ose janë në proces”.
Në edicionin e 47-të të festivalit “Altin Portokal” (Portokalli i artë) në Antalia, do të shfaqen 191 filma nga 35 vende. Pritet që në këtë festival të marrin pjesë 1200 mysafir, të profileve të ndryshme. Festivali do të zgjasë deri të enjten.


http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,9,36719
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kusturica largohet nga festivali i filmit në Antalia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MBAHET FESTIVALI I TRETË"ZËRI I ALFABETIT"-2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: