Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 HAXHI JAHJA BAKALLI (1908-1987)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

HAXHI JAHJA BAKALLI (1908-1987) Empty
MesazhTitulli: HAXHI JAHJA BAKALLI (1908-1987)   HAXHI JAHJA BAKALLI (1908-1987) EmptyTue Oct 13, 2009 11:03 am



HAXHI JAHJA BAKALLI (1908-1987) U1_HahjaBakalliHAXHI JAHJA BAKALLI (1908-1987)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Haxhi Jahja Efendi Bakalli, i biri i Tahir Agës, nga familja e njohur e Bakallëve të Gjakovës, lindi me 15 gusht 1908. Mbasi i kreu mësimet fillestare në mejtep menjëherë i ka vazhduar në Medresen e Madhe në Gjakovë, pranë myderrizëve të shquar Hafiz, Myderriz Iljaz Efendiut dhe më vonë pranë Myderriz Islam Efendi Nahit.
Menjëherë pas diplomimit, Haxhi Jahja Efendi Bakalli i hyri shërbimit, ka shërbye për më se gjysmë shekulli si imam, hatib, predikues e mësues.
Mësues besimi ka shërbyer që nga viti 1932, në Medresenë e Vogël, në mejtepin e Fetah Agës, të Halil Efendisë, ku kishte vazhdimisht mbi 50 nxënës, djem e vajza…
Ka shërbyer si imam e predikues në disa xhami të Gjakovës, më në fund edhe në xhaminë kryesore të qytetit, në Xhaminë e Hadumit, ku ishte edhe kryeimam i qytetit dhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës.
Gjatë sistemit komunist, kur mejtepet e medreset qenë të mbyllura me dry, Haxhi Jahja Efendiu bënte përpjekje, i mësonte dhe i edukonte disa fëmijë në xhami, për çka qe kritikuar rreptë nga gazetari Jusuf Ferizi, në gazetën “Rilindja”, 1970. Por, menjëherë, Haxhi Jahja Efendiu i qe përgjigjur me guxim, me arsye të shëndoshë, duke i përmendur një nga një “dobitë e mirësitë e fesë, të arsimimit dhe edukimit…”
Në dokumentet sekrete të Beogradit, të publikuara nga historiani, Dr. Hakif Bajrami, për Haxhi Jahja Efendi Bakallin prej Gjakovës, një patriot i cili në shumë ndeja haptazi thoshte, shënohet, se kishte thënë:
”Ai që hap shkolla, ai hap dhoma të reja të Xhennetit…”
Kështu vazhdoi me këshilla, predikime, derisa mbylli sytë më 27 prill 1987, në shtëpi të vet, në natën e bekuar të muajit Ramazan, që sapo fillonte, ndërsa ai e kishte ba nijet muejin e bekuem ta agjëronte…

Mexhid YVEJSI, Gjakovë



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
HAXHI JAHJA BAKALLI (1908-1987)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HAFIZ SAFET BASHA (1920-1987)
» BABA QAZIM BAKALLI (1895-1981)
» Haxhi si obligim ?
» VEXHI IBRAHIM BUHARAJA (1920-1987)
» VEXHI IBRAHIM BUHARAJA (1920-1987)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: