Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë Empty
MesazhTitulli: Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë   Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë EmptyTue Jul 14, 2009 7:49 pm

Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë


Preshevë, 14 korrik 2009 - Një grua dhe një djalosh i moshës trembëdhjet vjeç, që të dy shqiptarë, janë plagosur si rezultat i një detonimi të fuqishëm në orët e para të ditës së sotme në paralagjen e Preshevës, të njohur si Stacioni Hekurudhorë. Ndërkohë, ka filluar aksioni i bastisjeve të xhandarmërisë serbe në shtëpitë e pjestarëve të OVL-së.
Shpërthimi kishte ndodhur në afërsi të ndërtesës e cila është pronë e Ushtrisë dhe Policisë e në të cilën jetojnë kryesishtë familjet e pjestarëve të organeve të sigurisë serbe.

Fill pas shpërthimit, forca të mëdha të policisë dhe xhandarmërisë serbe, bashkë me organet e hetuesisë së Gjykatës së Qarkut të Vranjës, pasi kanë bllokuar hyrje- daljet e një pjese të qytetit, kanë filluar hetimet, të cilat kanë vazhduar për gati tërë ditën e sotme.

Ndërkoh, rreth orës pesë të mëngjesit, ka filluar aksioni i bastisjeve në shtëpitë e tre pjestrëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, në Preshevë , në Norcë dhe në fshatin Geraj, me ç'rast kanë kërkuar Lulëzim Ibushin, ish kryetar I OVL-së, Sadat Nuhiun gjithashtu ish kryetar I OVL-së dhe Gafurr Dalipin.

Në orët e paraditës, ndërtesën ku kishte ndodhur shpërthimi e ka vizituar zv/kryeministri dhe njëkohësisht Ministri serb i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq, i cili në një konferenc për media në ndërtesën e policisë në Vranjë, e ka cilësuar shpërthimin “akt klasik terrorist” i cili patjetër do të duhet të merr një, sic është shprehur ai, "përgjegjije të fortë".
Ndërkohë, lidhur me bastisjet, kryepolici serb ka deklaruar se në disa pika kontrolli xhandarmëria ka zbuluar sasi të mëdha të bombave, mekanizma me orë dhe disa pushkë e revolver.

Familjarët e veteranëve kanë mohuar të jetë gjetur ndonjë lloj armatimi në shtëpit e tyre.Hajrush Nuhiu – vëllau i Sedat Nuhiut, ka deklaruar se xhandarët para përfundimit të aksionit, ia kanë dorëzuar atij një dokument të firmosur nga dy dëshmitarë okular përmes së cilit dëshmojnë se nuk janë gjetur armë.

Nga ana tjetër, lidhur me shpërthimin dhe aksionin e bastisjeve të sotëme, ka reaguar Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Luginës.

Belgëzim Kamberi, kryetar I KDNJ-së, ngjarjet e sotme i ka vlerësuar rezultat të paaftësisë së organeve të rendit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në këtë rajon. Derisa një gjë e tillë sipas tij bëhet me qëllim të rritjes së dinamikës së shpërnguljes së shqiptarëve nga këto troje.

Shpërthimi dhe bastisjet e sotme në Preshevë, vinë disa ditë pas incidentit në Lluqanë të Bujanocit me ç'rast ishin plagosur dy pjestarë të xhandarmërisë serbe, nga, deri tash, persona të panjohur. Ai incident i nga zyrtarët më të lartë shtetërorë serb ishte vlerësuar si sulm terrorist i ekstremistëve shqiptarë.

(Baki Rexhepi)

Forca të mëdha të sigurisë në vendin e shpërthimit

Në afërsi të ndërtesës ku ka ndodhur detonimi i orëve të hershme të mëngjesit, janë vërejtur forca të mëdha të sigurisë. Hetimet janë duke u kryer, kurse gazetarëve nuk iu është lejuar që të afrohen për inçizime dhe fotografime. Përveç forcave speciale të MUP të Serbisë është edhe gjyqtari i gjyqit të qarkut të Vranjës Stanisha Mihajloviq. Pritet që vendin e ngjarjes të vizitojë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq nën përcjelljen e Xhandarmerisë. Në hyrje të Preshevës është vërejtur shtim i forcave të policisë.

Rruga që shpie prej Preshevës për në stacionin hekurudhor është e bllokuar, prandaj automjetet duhet të lëvizin për në rrugën e Fshatit Zhunicë, përskaj hekurudhës, e të vazhdojnë mëtej.

"Këso lloj incidente nuk duhet të na kthejnë në kohën e para 10 viteve kur kemi pasur edhe eskalim të situatës, kjo njëherit është edhe paralajmërim organeve shtetërore që të japin një kujdes më të madh këtij regjioni" tha deputeti popullor Riza Halimi. Ai theksoi gjithashtu se një incident i tillë në Preshevë ka ndodhur para dy muajsh, por ky rast ende edhe sot e kësaj dite nuk është zbardhur.
Është lënduar Afërdita Shabani (42 vjeç) dhe një fëmijë 12 vjeçar i cili banon gjithashtu në ndërtesë të njejtë ku ka ndodhur detonimi. Ata janë lënduar lehtë dhe janë lëshuar për në shërim shtëpiak. Në ndërtesë në momentin e shpërthimit jetonin 37 persona.

Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë

Preshevë, 14 korrik, (presheva.com) - Një shpërthim i fuqishëm ka ngjarë ditën e martë rreth orës 1 të mëngjesit në stacionin hekurudhor të Preshevës. Sipas burimeve jozyrtare janë të lënduar lehtë dy persona dhe ka dëme materiale.
Shkaqet dhe motivet e shpërthimit janë ende të pa njohura.

Foto nga disa nga shtëpitë e dëmtuara përreth.

Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë Detonimi130709-1
Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë Detonimi130709-2
Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë Detonimi130709-3
Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë Detonimi130709-4
Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë Detonimi130709-5


**********************************************


LËVIZJA KOMBËTARE
SHQIPTARE
orhan_rexhepi@live.com
Preshevë

R E A G I M


Sulmi ndaj xhandarmerisë serbe i ndodhur para disa ditësh në Lluçan të Bujanocit dhe ardhja e pasdyditshme e presidentit serb Tadiq në zonën toksore të sigurisë për të thënë atë që tha për terrorizmin tregoi qartë se ata ishin vetëgjuajtur.
Mjeti i rëndë eksplodues i vendosur mbrëmë në Stacionin hekurudhorë të Preshevës ishte vetëm një PARAVAN për bastisjet e rënda dhe të vrazhda që ndodhën nja tri orë pas eksplodimit në disa lokacione të komunës, si në rrugën Abdulla Krashnica të qytetit, në fshatin Norçë dhe në fshatin Geraj. Më tepër se 1200 pjestarë të xhandarmerisë serbe bllokuan shumë pjesë të komunës dhe sjelljet e tyre ishin si zakonisht tejetë të vrazhda, sidomos ndaj fëmijëve dhe pleqëve.
Kidnapimi i nëntë shqiptarëve më 26 dhjetor 2008 dhe kjo ngjarje e rëndë e sodit tregojnë qartë se skenarët serb po intensifikohen dhe po bëhen gjithnjë e më të ashpër ndaj popullit shqiptarë në Luginë të Preshevës.
MË NË FUND DUHET NJË VETËDIJËSIM KOLEKTIV I TË GJITHËVE, NË RADHË TË PARË I SUBJEKTEVE POLITIKE DHE NJË REAGIM ADEKUAT I MENJËHERSHËM SE KOHA NUK PRET.





Preshevë, 14 korrik 2009.
LËVIZJA KOMBËTARE
SHQIPTARE
Kryetar Orhan Rexhepi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë Empty
MesazhTitulli: Re: Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë   Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë EmptyWed Jul 15, 2009 2:39 am

Partia Demokratike Shqiptare
Me seli në Preshevë

Partia Demokratike shqiptare me seli në Preshevë për mediat elektronike e të shkruara me rastin e dy ngjarjeve të njëpasnjishme në Komunën e Preshevës lëshon këtë :

R e a g i m

Në orët e mesnatës së datës 14 korrik 2009 diku rreth orës një e mesnatës ndodhi një shpërthim eksploziv në një banesë kolektive në Stacionin Hekurudhorë.


Natyrisht se ky shpërthim shqetësoi banorët e banesës në fjalë por edhe të gjithë banorët për rreth. Në këtë banesë kolektive banojnë në mënyrë të paligjëshme policë serb të stacionit policorë të Preshevës madje oficerë të ushtrisë serbo dhe qytetarë të tjerë shqiptarë me të drejt shfrytëzimi. Këtë banesë e ndërtuan viteve të nëntëdhjeta punëtorët e subjekteve ekonomike të Komunës së Preshevës. Në mënyrë të padrejtë u vendosën pas luftës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës forca ushtarako policore të serbisë. Eksplodime të ngjajshme kishte edhe disa ditë më parë në Komunën e Bujanocit, madje në qytetin e Preshevës disa muaj më parë por edhe çdo vit kur bashkëatdhetarët tanë ndodhen për pushime verore në familjet e tyre. Asnjëherë organet e policisë respektivisht të punëve të brendshme nuk e zbardhën asnjë rast. Kjo len të kuptohet se prapa gjitha këtyre ngjarjeve qëndrojnë organe të specializuara të qeverisë së serbisë gjegjësisht organeve të punëve të brendëshme. Porosia kryesore e këtyre ngjarjeve është që të krijohen kushte pasigurie për qytetarët e Luginës së Preshevës e sidomos të Komunës së Preshevës ngase aty ka koncentrim më të madhë të shqiptarëve.

Po të njejtën ditë në orën pesë të mëngjesit rrethohen me nga dhjetra policë të zhandarmërisë serbe objektet e banimit të katër familjeve në Komunën e Preshevës edhe ate në mënyrë shumë të sinkronizuar. Bëhet fjalë për familjen Nuhiu në qytetin e Preshevës, familjen Ibishi në fshatin Norçë, familjen Dalipi në fshatin Gerajt dhe familjen Mehmeti në fshatin Miratocë. Preteksi në bastisjet e objekteve të këtyre familjeve ishtre gjetja e armëve. Natyrisht se ky skenar sipas deklaratave të familjeve që janë vizituar po sot është i organizuar që më parë sepse ka shumë ditë që këto familje ishin nën vëzhgimin e rreptë të zhandarmërisë serbe. Deklarata e ministrit të punëve të brendshme të serbisë shpjegon se Lulzim Ibishi, Sadat Nuhiu dhe Gafur Dalipi kërkohen sikur edhe ata janë pjesë e grupit të Gjilanit të cilin e kanë fabrikuar vetë organet e punëve të brendshme. Edhe pse mirë kanë qenë të njohtuar se të njejtit nuk ndodhe në familjet e tyre ata bastisjen e kryen me qëllim të konfirmimit të pasigurisë së tyre në Preshevë por edhe të familjeve të tyre. Këto metoda më për shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të njohura dhe nuk do të lëkundin hamendshmërinë e tyre për të qëndruar në tokat stërgjyshore e shumëshekullore.

Shqiptarët hodhën armët në majin e vitit dymijëenjë dhe u përcaktuan për zgjidhje paqësore të problemeve të tyre. Prandaj, asnjëherë nuk do t’u përgjigjen provokimeve të zhandarmërisë serbe më provokime por me dinjitet dhe fleksibilitet. Kjo ngjarje e sotit konfirmon definitivisht pafajsinë edhe të nëntë shqiptarëve që për shtatë muaj mbahen në burgun qendrorë të Beogradit.

Partia Demikratike Shqiptare fton komunitetin ndërkombëtar që të ndihmojë shqiptarët e pambrojtur në Komunën e Preshevës dhe Luginë për të qenë të rehatshëm, të sigurtë dhe të qetë në vendbanimet e tyre. Përfundimisht kërkojmë largimin e forcave ushtarako policore e sidomos të zhandarmërisë në Komunat tona. Në vend të tyre të veprojë policia multietnike e cila është e thirrur për sigurinë e qytetarëve të Komunava me banorë shqiptarë e të tjerë. Në të njejtën kohë ftojmë edhe politikën mbarëkombëtare shqiptare që me reagimet e tyre dhe interesimin vëllezëror të ndihmojnë në sigurinë e plotë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në Preshevë
Më:14.07.2009
Kryetari i PDSH-së,kryetar i Komunës
Ragmi Mustafa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë Empty
MesazhTitulli: Re: Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë   Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë EmptyWed Jul 15, 2009 3:45 am

Ish-Kyetarët e OVL-UÇPMB:

R E A G I M


Ish-Kyetari i OVL-UÇPMB-së Lulzim Ibishi dhe pasardhsi i ti Sadat Nuhiu jan të shqetsuar me situaten e siguris ne Lugin të Preshevës ku aksionet e xhandarmerisë dhe policisë në kombinim me ato ushtris të udhëhequra nga BIA-së nuk kan te ndalura ndaj ushtarve te UÇK-së dhe UÇPMB-së.

Kjo nuk është hera par ku ish ushtarët e UÇK-së ,UÇPMB-së jan cak i sulmit me qëllim të tensionimit të situatës ne Lugin te Preshevës ku mekëto bastisje , doza e pasiguris i shtohet popullates civile e cila asht duke jetuar ne Lugin të Preshevës. .
Popullata Shqiptare e cila ka jetuar ne ish Jugosllavi që nga viti 1912 Serbia ka vazhduar me pastrimin etnik,vrasje dëbime arrestime tortura prej ma te ndryshme.
Kjo form e presionit ka vazdhu edhe ne vitin 1918 shpernguljet masive per ne Turqi ku nga kto troje ne at periudh jan te shperngulur rreth pesqindmij shqiptar (500 mijë).

Per te ardh te viti 1944,ku ne komunen e Preshvës ushtrija Srbe i bëri disa masakra masive me qëllim të spastrimit etnik,psh ne fshatin Sopot kaqen një masaker e madhe ,në fshatin Gosponicë jan të vrav 44 civil duke perfshi gra fmi pleq , ne fshatin Isukaj ne nje grop masive ku jan të mbytur 99 persona civil në formen më çnjerzore duke therr me thik dhe pervluar me val, edhe këtu të gjitha viktimat kan qen civil nmesin etyre gra fëmi pleq.
Pas ksaj periudhe vjen periudha tjeter fam keqe ajo e Rankoviqit ,ne kët periudh shqiptart nga mbar hapsira ne ish Jugosllavi i nenshtrohen dhunes cilen e ushtronte pushteti Jugosllav i atëhershëm duke fillu shpernguljet per ne Turqi bastisjet e një pas njëshme me malltretimet të pa para duke perfunduar me burgosje të shumta .

Pak më von në vitin 1968 prap fillon një fushat e bërgosjeve ndaj intelektualve Shqiptar .
Pët të vazhduar më von me një etap të re.
Vin demostratat e vitit 1981 ,ku rinija studentore kërkoj statusin e Kosoves Repupllik.
Në këtë periudh filloj një fushat e egër apo e qmendur duke bergos qindra e mija shqiptar vetem pse kërkuan drejta të barabarta.

Në vitin 1987-88 vjen i famshmi ne kryje te udhheqes në Serbi Sllobodan Milloshoviqi me një energji negative te papar deri at her ndaj shqiptarve duke rrenuar gjithqka qe ishte shqiptare.
Edhe ky filloj rrugen e njejt duke bergosur shqiptart një pjes emadhe duke migruar drejt Perendimit dhe duke prijashtuar nga puna të gjith puntort arsimtart, mjekt, me një fjal as një shqiptar nuk met i punsuar ne teritorin e Kosovës, me qëllim të spastrimit etnik.

Në vitin 1998,fillon lufta e armatosur në mesë të UCK-së dhe policis, ushtris dhe pushtetit Serb.
Në ketë luft Serbia bëri masakra të papara neper familjet shqiptare .
Siq asht masakra e Prekazit te familja Jasharaj më pas Reqaku e shum të tjera në mbar Kosoven si dhe ne Kosovën lindore.
Në vitin 1999, Serbia me politiket e pastrimit etnik dëboji mbi nimiljon e gjysëm banor nga Kosova po te njëjten koh e shpernguli edhe popullaten nga Presheva Bujanoci, dhe Medvegja.

Në vitin 2000-2001, në kto tri komuna ka pasë luftë ku UCPMB-ja, e vet organizuar per të i dal ne mbrojtje ksaj popullate e cila jeton ne këto tri komuna .
Lufta perfundoj me marveshjen e Konçulit, popullata e ksaj treve e as partit politike nuk edin se qka permban kjo marveshje .

Vjen faza më ere e represionit të pushtetit demokratitk Srbë ecila nuk ka të ndalur 23-05-2008, u arrestua Nazmi Haredini ish Kryetar i shoqates për Kultivimin e Vlerave Njerzore dhe Komtare i cili udenua me kater vjet e gjysem heqje lirije (burg).
Më 26-12-2008,arrestohen dhjetë (10) ish ushtar të UCK-së dhe UCPMB-së të cilët ende mbahen ne burgun e CZ të Beogradit ku keqtrajtohen rënd ,të cilët edhe sod eksaj dite vazdhojn të jenë në burgun e Beogradit në (CENTRALNI ZATVOR) ku detyrojn të japin deklarata dhunshem nga (UDB-BIA).

Së fundit më 14-07-2009,nga xhandermërija dhe policija serbe të udhëhequra nga BIA bastisen familja e ish komandant LULIT në Norçë, dhe njëherit ish kryetar i OVL-të UCPMB-së.
Ku ne munges te Lulzim Ibishit miret nëna etij plak mbi moshen 70 vjeq rreth pes orë në stacionin e xhandarmëris për bised informative.
Bastiset dhe familja e Sadat Nuhiut ne të njejten dit ku malltretohen shumica e familjarve ne kërkim te Sadat Nuhiut me pretekst të kerkimit të armve në Preshevë.

Në të njejten kohë bastiset edhe familja e Gafurr Dalipit në fsh. Geraj.
Në kto tri bastisje kan mar pjes mbi 300 xhandar ku don të thot se ne çdo familje kanë qenë mbi 100 forca të xhandarmëris .
Nga ky vend i apelojm të gjitha organizmave ndërkomtar ,OKB, OSBE, KËSHILLIT TË SIGURIMIT si dhe partive politike shqiptare të cilët veprojn në Lugin të Preshevës atyre në Kosovë ,Maqedoni,dhe Shqipri të jen më aktive dhe mëtë zëshme ndaj situates në Lugin të Preshevës


Gjilan më 14-07-2009

ish komandanti i brigades 113 I.Fejzullahu
Lulzim Ibishi
Ish Kryetari OVL-UCPMB-së
Sadat Nuhiu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë Empty
MesazhTitulli: Re: Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë   Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë EmptyWed Jul 15, 2009 3:48 am

Daçiq: Ndërpitet zinxhiri i kriminalitetit me armë
http://www.presheva.com/report/2009/armatim-140709.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë Empty
MesazhTitulli: Re: Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë   Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë EmptyWed Jul 15, 2009 9:40 am

Kjo ngjarje ka prapavi,dhe per nje lufte te ftofte qe te behet nje shperngulje masive e shqiptareve::::
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë Empty
MesazhTitulli: Re: Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë   Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë EmptyWed Jul 15, 2009 6:50 pm

Foto Ekskluzive nga detonimi në Preshevë

http://www.presheva.com/foto/tendryshme/detonimi140709/detonimi-140709.htm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë Empty
MesazhTitulli: Re: Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë   Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë EmptySun Jul 19, 2009 5:03 am

Serbia po e shtyn Luginën e Preshevës drejt Kosovë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka akuzuar pjesëtarët e xhandarmerisë serbe se, në mënyrë brutale po hyjnë në shtëpitë e shqiptarëve në Komunën e Preshevës dhe po i maltretojnë madje edhe fëmijët e vegjël.

"Nëse vazhdojnë aksionet brutale të xhandarmerisë, secili oborr dhe shtëpi në Preshevë dhe rrethinë do të jenë të hapur, pasi nuk dëshirojmë që ata të thyejnë dyert dhe dritaret për të hyrë. Çdo gjë do të jetë e hapur dhe në disponim të tyre”, ka thënë Mustafa, transmeton agjencia Fonet.

Mustafa po ashtu është shprehur se, “nuk do të ketë arsye që pushteti lokal të punojë, nëse vazhdon ky represion”. "Do të hapim godinën e Kuvendit dhe institucioneve të tjera, dhe le ta vendosë policia dhe xhandarmeria pushtetin e vet. Ne nuk do të jemi pjesë e kësaj”, është shprehur ai.

“Në situatën kur xhandarmeria në mënyrë brutale futet në shtëpitë e njerëzve, dhe maltreton madje edhe fëmijët e vegjël, nuk kemi çfarë të themi tjetër pos që - nëse vazhdon kjo gjë - do të tërhiqemi nga organet zyrtare të pushtetit komunal”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, gjëra të tilla kanë ndodhur gjatë dekadës së kaluar në Kosovës. "Policia njësoj është sjellë edhe në Kosovë, dhe e dimë se çfarë ka ndodhur atje. Serbia e ka humbur Kosovën. Mos në këtë mënyrë po e shtyn edhe Luginën e Preshevës drejt Kosovës”, ka pyetur ai.

Mustafa po ashtu ka vlerësuar se, është problem i madh që përfaqësuesit e pushtetit lokal nuk mund të arrijnë deri të përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë. "Askush nuk flet me ne – vetëm në gazeta lexojmë deklaratat e tyre. Këtu ekziston një problem i madh dhe dikush duhet të flasë me njerëzit, të shohim si ta zgjidhim atë”, është shprehur ai. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë Empty
MesazhTitulli: Re: Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë   Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë EmptySun Jul 19, 2009 5:13 am

Kamberi e Musliu: Demonstrim i dhunës policore

Kryetarët e komunës dhe kuvendit komunal të Bujanocit, Shaip Kamberi dhe Jonuz Musliu, kanë shfaqur kundërshtinë e tyre për çfarëdo forme të dhunës në Luginën e Preshevës dhe kanë akuzuar policinë se po injoron institucionet dhe organet e pushtetit lokal.

Në një letër dërguar ambasadorëve të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe misionit të OSBE-së, ata kanë vënë në pah se incidentet e fundit dëshmojnë se në këtë hapësirë sërish po manifestohet demonstrim i dhunës policore dhe injorim i pushtetit lokal. /rel/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë Empty
MesazhTitulli: Re: Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë   Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë EmptySun Jul 19, 2009 9:46 am

Ku ashte uçmbp ?
Pse ja nisen luftes ?A per qeshtu ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë Empty
MesazhTitulli: Re: Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë   Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mbreti Abdullah në mesin e njerëzve më të fuqishëm
» Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së
» Situata aktuale ne Presheve...Si duhet te veproje Presheva ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: