Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP

Shko poshtë 
+28
Gjeta 9
Arianiti
NIPIIXHAXHIT
petritkola
Xhemshiti
Mixha Selim
feride
Atdhetari
murturi
voglushja
kasapi
shahini
gjergji
Tatoo
......
Delia
BashKom
rrimtaf
xhema
xhiti
Çlirimi
Xili
Ramizi
agim__barja
detektivi
haxhiu
zeriatdheut
Driniiiii
32 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 13, 14, 15 ... 17 ... 21  Next
AutoriMesazh
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyWed Oct 21, 2009 10:01 am

fiona
ne ko0hen e fundit je te tregue veten se ske lidhje fare me asgje vetem je tu ja fut disi paushall siq tije te duket.
Normal qe kam pervoje se me keto pune me distancime denime nga servilet titistet karieristet te shiturit kemi lene punen atdheun dikure .
Se po keta njerez heshtak servile tradhtare na larguan nga puna si irredenn tiste nacionaliste.
Po keta shajten uck aksh.
Po keta kunse lider te uck pranuan kosoven multietnike pa komb pa flamur pa identitet.
Po keta me ju naj beren enklavat serbe po keta coptuandhe coptojne tokat ju i perkrahni.
Qfare dallimi keni..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyWed Oct 21, 2009 10:43 am

KRENARI SHQIPTARI

Ne lahuten time do gjesh historine,
te lashte sa rruzlli per mua,per shqiperne!
Me ka linde shqiptarja e ashper,
e forte, midis dhenve dhe krismave,
mbi shkambin e ftofte,
Me ka mbeshtjelle me shallin e lesht e te ngrohte,
peshtjellakun me te mire qe s'asht pa ne bote!
Lidhun me ka me sixhim, loze manaferre.
Nuk me ka perkedhelun,
por ushqye me tamel dele!
Dhe per kete jam betue:
Askuj udhen s'kam per tia leshue!

Oso Kuka
S.Krasniqi

Delia "friga" eeeeeeeeeeee friga qte them, une shum qka sho veq te bardhat se nuk du mi pa te zezat.

Xhiti tek ne ne Anadrin thomi Zoti nuk ka pushk per te vra, edhe shuplak nuk ta mshon.

Fionaa
Une ty po te them,
se me pushken time
kur te shti ne nishan!
Pushka ime kur kerset,
me nje krisme dy i vret!!!!!!

Mirmbetshi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyWed Oct 21, 2009 1:18 pm

Vargje te bukura Driniii te lumt vazhdo i nderuar mose ki merak fare , thot populli Qente le te lehin karavani ec perpara respekt Driniiii
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyWed Oct 21, 2009 1:48 pm

KËNGË PËR FEHMI LLADROVCIN

27 September 2009





Nga Jusuf Zenunaj



N'atë Kosovë kreshnike
që kurrë s ' u përkul ,
u lind e u rrit Fehmiu
me shtatin si flamur.
Historinë e kombit
e mësoi n'odë burrash
si mbrohet atdheu
me gjokse t'forcuar
sikur mure kullash.
Rininë e burrërinë [/size]


[size=16]i çoi me gisht n'çark,
siç i ka hije trimit,
te shkau të marrë hak.
Kahdo që shkoi
Fëhmiu në perëndim
thërriste:" t'gjithë në luftë
se kush s'na sjellë lirinë".
Liria s'është pjatë
që çitet në sofër,
kullat t'i shndërrojmë n'zjarre
me oda e me votër.
Malet si përherë
sot t'i bëjmë kështjella,
veç të bashkuar
për ne vjen pranvera.
Kur shpërtheu gjelbërimi
në fusha e në male
me pushkën e parë
Fahmiu bashkë me Xhevën
n'Ushtrinë Clirimtare.
Si në fushëbetja,
ashtu n'istikame
përkrah komandantit
luftoi nusja dardane.
Siç e kanë dhënë besën
e bënë edhe luftën,
në palcë armikut.
ia kanë shti tutën.
Për liri t'Kosovës
Fehmiu me gjithë nuse
me gjakun e tyre

Xhiti sallat je ka e ban me kto kopi paste Stafi ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyWed Oct 21, 2009 6:01 pm

avavvavva kjameti qenka ber kendej hehehhehe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyWed Oct 21, 2009 6:05 pm

drini ka ana moraves thojne ;
vete kojshin se te tregojne kushe je.

Zotit qyshe tja lypsh ta jep
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyWed Oct 21, 2009 7:58 pm

mbasin ja paskenit nis te tregon se cfar thon nga anet e juaj edhe un po e tregoj si them nga anet tona...
N.q.s Deshiron te ndreqesh dike, ne fillim ndreqe veten tende...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyWed Oct 21, 2009 8:19 pm

TE GJALLEVE

Nese deshironi te dini per jeten e deshmoreve,
mos kerkoni neper libra,
aty s'sht jeta e tyre,
eshte jehona e saj.

Nese deshironi te dini si jetuan deshmoret,
mos shkoni ne shtepit
e tyre
shikoni robrine tuaj.

Nese deshironi te dini me sa zjarr dashuran deshmoret,
mos ndiqni gjurmet e dashurise
se tyre,
ato jane flutura qe s'kapen dot.

Nese deshironi te dini kengen e deshmoreve,
mos thirrisni kengetarin,
do te pendoheni
nga tingujt e zbrazet.

Nes deshironi te dini amanetin e deshmoreve,
mos pysni ke kishin afer ne rastin e fundit,
secili prej nesh
ka qen prezent.

Nese deshironi t'i nderoni deshmoret,
mos shkoni te varret e tyre
per te vendosur lule,
lulet do t'u vyshken ne dore.

Nese...................
ndo gje qe u intereson te dini per deshmoret,
ecni ne rrugen e tyre,
aty do te gjeni gjenin e tyre.

A?

Fionaa nga cila ane jeni ju, nuk e paskit then?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyWed Oct 21, 2009 9:35 pm

Një rrëfim metaforik për Ushtritë Çlirimtare‏
Ishin net të dimrit, net të gjata, bënte ftohtë, ku papritmas dëgjohej një zë që vinte nga larg dhe kërkonte ndihmë.

Me të dëgjuar këtë zë, sa trishtues, aq edhe krenarë, menjëherë disa persona që gjendeshin afër vendit prej nga vinte zëri, dolën për në ndihmë. Por, për çudi personat që gjendeshin afër vendit, aty ishin takuar rastësisht. Ata kishin dalur prej shtëpive të tyre për të vetmen arsye, që në mënyrë ilegale, nëpër male në mënyrë që t’u iknin kapjeve eventuale të policisë dhe, dalëngadalë ta kalonin kufirin, e të shkojnë në mërgim për ta siguruar kafshatën e gojës për vete dhe për familjen e tyre. Ishte një çudi tjetër, se ata në atë vend ishin ulur për të pushuar pas një rrugëtimi mjaft të gjatë dhe të gjithë ishin prej vendeve të ndryshme. Njëri ishte prej Çamërisë, tjetri prej Kosove, Maqedonisë, Shqipërisë, Luginës së Preshevës, dhe Malit të Zi. Kur këta u afruan në vendin prej nga vinte zëri, panë se aty ishte një nënë jo edhe e re, e cila mezi merrte frymë dhe, panë se ajo është afër lindjes. Këta persona ashtu të habitur me rastin e papritur nuk dinin se çka t’i bënin. Por koha nuk priste dhe, ajo me mjaft mundime lindi një djalë, nën kushte mjaft të pavolitshme. Menjëherë pas lindjes, personat në fjalë iu gjenden afër për ndihmë, e më pas shëndeti iu keqësua, edhe më shumë nënës. Me të hetuar nëna se jetës së saj po iu afrohet fundi, me nxitim i thirri ata njerëz që t'i tregojë diçka për së afërmi. Dhe, pa humbur kohë i tha; unë jam një nënë e cili kamë përjetuar raste mjaft të vështira në jetën time, burrin tim ma vranë padrejtësisht armiqtë sllavë, i kemi pasur dy djem të cilët amanetin tim, dhe të atit të tyre, nuk e dërguan plotësisht në vend dhe, dal ngadalë disa virtyte të tyre u asimiluan, apo u pajtuan me gjendjen e cili u servirej nga jashtë. Emri i djalit të madh ishte UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), të cilin e linda në male të Drenicës, duke mu gjendur në ndihmë im shoq, kurse emri i djalit të dytë ishte UÇPMB (Ushtria Çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanocë) të cilin e linda në pjesën lindore të Kosovës, edhe pse kësaj radhe doja ta lindja në spital të Kosovës së çliruar, por në atë kohë si dëbues nuk i kishim sllavët, por disa të huaj të bardh, të zi, e të verdhë që thirreshin me sa më kujtohet UNMIK dhe KFOR. Djalin që tash e linda me ndihmën e Zotit dhe, ndihmën e juaj dëshiroj që ta emëroni UÇK (Ushtria Çlirimtare Kombëtare) sepse kjo dëshirë dhe, amanet ishte, edhe e burrit tim. Pra, nëna po ta dinte se kjo luftë do të përfundojë me një marrëveshje, e cila në vete ngërthen; përfaqësim të drejtë dhe, adekuat të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, atëherë amaneti i kësaj nëne mjaftë fisnike do të ishte më ndryshe, pra këtë djalë do të urdhëronte që ta pagëzojnë me emrin, UÇD (Ushtria Çlirimtare për Drejta).
Porosia e nënës dhe, e babait ishte; tash e tutje duhet shkuar me çlirime të përgjithshme, njëherë e përgjithmonë duhet ta çlirojmë kombit ton të shenjt shqiptar! Amaneti i nënës dhe, urdhëri i babait, paska qenë çlirimi i tërë kombit shqiptarë.
Menjëherë pas përfundimit të këtyre fjalëve nëna ashtu e përlotur dhe, në dhënie të shpirtit e gëzuar vdiq, u drejtua për në botën e amshuar për të mos vdekur kurrë.
Pas varrosjes së nënës, në mal në mënyrë mjaft të fshehur, ata e morën djalin dhe e pagëzuan me emrin të cilin ua kishte lënë amanet nëna e tij. Pra, e emëruan UÇK (Ushtria Çlirimtare Kombëtare) dhe, në krahë e kapi njeriu që ishte nga Maqedonia, duke e ndihmuar edhe të tjerët. Ata ishin nisur për në mërgim, por me lindjen e UÇK-së ata u angazhuan në rritjen e UÇK-së, duke mos e lënë në asnjë moment vetëm.
Djali, i cili quhej UÇK, me hapa të shpejt dhe, të sigurt sa vinte e forcohej, çdo ditë gjymtyrët e tij sa vinin e rriteshin, sepse ushqehej nga vise të ndryshme shqiptare, nga Shqipëria, Çamëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe, Kosova.
Me të arritur ky djalë moshën madhore, disi fillojë ta ndjej vetën si burrë dhe, i cili në vetvete ndjente njëfarë përgjegjësi, se tashmë ka ardhur koha për të bërë diçka madhore, e ndjente se ishte i obliguar me një mision të shenjtë për këtë komb, çdo ditë i shihte padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve anekënd trojeve të veta, që në vend të tyre ishin shndërruar në minoritete dhe, me drejta mjaft të minuara.
Misionin e vetë njëherë e filloi me kërkesa (edhe pse e dinte se gjithçka paqësore ishte e kotë) Ishte dëshmitar i kohës, se kërkesat nga askush nuk u përfilleshin, i shihte orvatjet e partive politike në pushtet për të bërë diçka, por edhe ato orvatje të tyre ishin të kota, sepse binin në veshë të qëllimshëm të shurdhër. Djali, tashmë burrë vendosi të del haptas me kumtesë të qartë, drejtuar qarqeve përgjegjëse, kjo ishte një tentativë e tij që problemet, padrejtësitë, dhe pushtimi i tokave shqiptare të zgjidheshin në mënyrë paqësore, sepse ishte një përvojë nga dy vëllezërit e tij (UÇK-së) dhe (UÇPMB-së). Por, prapë gjithçka ishte e kotë. Avazi i pushtuesve vazhdonte si më parë, tashmë edhe më keq. Posa doli UÇK-ja publikisht me kërkesa të qarta, menjëherë u shoqërua me kritika nga më të ndryshme. Disa që e kundërshtonin ishin njerëz të thjesht, disa intelektual, disa poet, e disa shkrimtar. Por burri me plot kuptimin e fjalës, ishte i vendosur në veprimtarin e vetë. Ishte i mllefosur aq shumë kur mori vesh në likuidimin e babait, si dhe në vdekjen e nënës në mal. Gjithmonë me vete thoshte se unë barti mision të rëndë dhe, emri imë do të thotë, çlirim i gjithë trojeve shqiptare, sepse mua më thërrasin, Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Vazhdova në rrugëtimin time mjaft të gjatë, e të rëndë, luftova ashtu si është më së miri duke i respektuar të drejtat dhe rregullat e luftës, duke lënë gjymtyrë në Tetovë, Kumanovë, e Likovë, duke çmuar dinjitetin e njeriut, sepse pa marr parasysh, se a ishte armik apo jo, para se gjithash njeriu është vepër madhështore e Zotit. Dhe mjerë për atë i cili e nënçmon veprën e Zotit. Gjatë gjithë luftës UÇK-ja, qëndronte në këtë maksimë. Armikun e konsideronte armik dhe, u përgjigjej në mënyrë armiqësore. Pas një lufte të ashpër, fitues i shumë betejave ishte UÇK-ja. Si çdo gjë që ka fundin e vet edhe luftës i erdhi fundi. Por, fundi ishte disi në shikim të parë dëshpërues për UÇK-në, sepse posa i binin ndërmend fjalët e fundit të nënës së tij, menjëherë në vetvete ndiente njëfarë “tradhtie” sepse e ëma ia kishte lënë amanet djalit të vogël, që mos të veproj sikurse dy të parët. Posa përfunduan betejat (kështu thoshte, neve pak ca na habiste pse nuk thoshte përfundova luftën por betejat) nisi të kërkoj fatin e jetës së vetë. Por, ai gjithmonë dëshironte të ketë një shoqe të jetës, e cila mund t’i ndihmonte në përfundimin, dhe, finalizimin sa më të frytshëm të betejave që i kishte zhvilluar gjatë luftës. Disa politikan vendor, për ta qetësuar prej luftës, apo thënë më mire për ta kthyer në jetën normale, vendosën ta martonin me një vajzë shumë të bukur, e cila ishte nga Shkupi e që jetonte në një lagje të maqedonasve. Por djaloshit burrë (ish-UÇK-së) nuk i pëlqente vetëm bukuria te një vajze, si dhe vendlindja, dhe vendbanimi i saj nuk i pëlqente fare, ndaj e refuzoi ofertën e politikaneve multietnik. Ai dëshironte një vajzë të bukur nga Tetova, ose nga Kumanova. Ata dëshironin ta martonin me një vajzë të bukur dhe, me kulturë të përzier, tipare të cilat djaloshit burrë do ta magjepsin, e më pastaj do të mund të merrnin çfarëdo vendimi në favor të politikanëve dhe, shtetit multietnik. Kur e panë ndërkombëtarët se gjendja po acarohej dhe, nuk shihej gjetja e ndonjë gjuhe të përbashkët, vendosën të ndërhynin duke e bërë një zgjidhje për të dy palët në konflikt. Vendosën që nusen ta kërkojnë në ndonjë vend ku nuk ka pasur fare konflikt, si dhe të jetë e përshtatshme për djaloshin burrë dhe, të ketë njohje legjitime nga ana e shtetit. Pas një përpjekje të mundimshme djaloshit burrë (ish-UÇK-së), ia gjetën një nuse nga Ohri, e cila ishte mesatarisht e bukur, si dhe nuk kishte ndjenja ekstreme patriotike.
Edhe pse me dëshirë jo të plot, vendosi të martohet, duke qenë herë pas herë i dëshpëruar për vendimin e marrë. Në kokën e tij iu silleshin vërdallë mendime të ndryshme, zëri i nënës i thoshte “bir, bir, bir ku mbeti dëshira jonë, dëshira e gjithë shqiptareve”.
Me vështirësi u adaptua dhe, me 13 gushtë, të vitit 2001 u caktua ceremoniali i martesës. Djaloshi burrë në këtë datë, u kurorëzua me Marzanën nga Ohri, të cilët e nënshkruan një marrëveshje për jetën e tyre bashkëshortore, në prani dhe, garanci të ndërkombëtareve. Në këtë rast, prapë pati kundërshtime nga ana e opinionit, disa thanë: “ah i gjori UÇK u kurorëzua me një lavire, ajo nuk do t’i mbahet marrëveshjes së nënshkrua, edhe ndërkombëtarët do të bëjnë lëshim në këtë aspekt”, disa e përkrahën duke menduar se tash e tutje djaloshi burrë, nuk do të jeton më nëpër male, por do të bëj një jetë, me një komoditet çka prindërit e tij më par nuk e kishin patur. Sidoqoftë, pas tetë vjetësh djaloshi burrë, gjendet në një grindje të përditshme me këtë vajzë nga Ohri. Nuk duhet habitur nëse një ditë do të dëgjojmë për shkurorëzimin e djalit në fjalë me Marzanën nga Ohri, sepse që në fillim nuk kishte vullnet të plot për kurorëzim me këtë vajzë.
E, pra kësi lloj dështimesh dhe zgjënjimesh do të përjetojmë ne shqiptarët, nga të qenit jo korrekt ndaj realizimit të qëllimit Në këtë rastë, ne shqiptarët planifikuam një ndërtesë shumkatëshe, por përfunduam në një tendë antike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyWed Oct 21, 2009 10:49 pm

Fionaa nga cila ane jeni ju, nuk e paskit then?!



Po driniiiii dihet ku eshte ber kuvendi i burrnis cdo her sdo koment kjo gje ????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyThu Oct 22, 2009 2:42 am

AMANETI MBI TE GJITHA!!!

Femijeria ime ishte e rende.Babai me vdiq ne fillim te viteve te gjashtedhjeta.Per rritjen tone do te kujdesej nena,ishim gjashte femije.kater motra dhe dy vellezer.Rritja ime erdhi para kohe,kesaj rritje mese tepermi i gezohej nena,e cila thoshte se tani shtepia jone eshte me Zot.Ne shkolle qendroja mire,duke tregue rezulltate te kenaqshme.Pas perfundimit te shkolles se mesme detyrohem te marr rrugen me te dhimbshme,rrugen e mergimit,rruge kjo qe do te me percillte gjate.Ne fillim te viteve te shtatedhjeta filloje te punoje ne bregdetin Kroat si punetor krahu.Pasi kisha pasion per gjuhet e huaja,kjo me mundesoi te punesohem ne hoteleri,e beja punen e kamarierit.Prej kesaj pune fitoja mire,me kursimin qe beja arrita te ndertoje shtepi dhe te martohem.Martesen e bera ne moshe shume te re,kete e bera per hire te nenes sime.Fati me buzeqeshi,sepse bashkudhetari im ishte nje njeri qe do te me shoqeroi ne momementet me te renda te jetes sime,duke me akceptue edhe atehere kur nuk duhej te me akceptonte...Ne fund te viteve te shtatedhjeta do te udhetoi per ne Itali per nje vizite te shkurte.Pas nje oferte joshese prej nje miku Italian vendosa te ndalem ne Itali,edhe atje beja punen e kamarierit.Qyteti i Venedikut ishte joshes per turistet,ketu do te krijoje miqesi te reja.Si cdo i ri edhe une filloje te intresohem per jeten e shfrenuar,duke vizitue klubet e nates,duke tregue interesim per rock muziken,per makinat e shpejta dhe per aventurat e rrezikshme.Gjithnje e me shpesh do te vizitoja metropolet e Evropes,duke vere kontakte me Shqipetaret te cilet kishin bere emer ne rrjetin e nenetokes.Kontaktet me familjen kishin fillue te rrallohen.Deshira per te arrite te pasuria e shpejte me kushtoje shtrenjte.Autoritetet Italiane do te me prangosin dhe denojne per thyrje te ligjit.Pas perfundimit te denimit do te kthem ne Kosove.Kthimi im ndodhi ne shkurt te 1981.Ishte ky nje kthim jo i zakonshem,mirepo ne familjen time nuk u manifestue as nje lloj mllefi.Ne brendin time vlonte nje vullkan i cili do te shperthente dhe ta hudhte at akumulim te shtresuar...Pranvera e 81-se ishte pranvere qe do te mbahet ne mend.Per mue paraqet nje kthese te pritur,vendosa te bashkangjitem dhe te behem dasmor i kesaj dasme.Prej kesaj dasme do te me ndajne plumbat Serb ne fillim te prillit.Per kujdesin tim shendetesor do te "perkujdesej" UDB-ja duke me ruajtur per nje muej dite e nate ne spitalin e Prishtines.Pas sherimit tim pason burgosja dhe tortura Serbe per dy muaj radhazi.Ne mungese provash do te me lirojne prej aktakuzes...
Gjate qendrimit tim ne Kosove do te njihem me A.J.S.,njeriun e pakrahasueshem dhe te parraitshem kur eshte ne pyetje sherbimi ndaj Atdheut.Permes tij do te krijoje lidhjet dhe do te veje kontakte me Ilegalen Shqipetare.Ai do te me angazhoi ne aktivitete ilegale,per cka i jam mirenjohes perjetesisht.Aktivitete im do te perqendrohet ne shprendarjen e materjaleve ilegale neper disa qytete te Kosoves.Jeta ime lidhej dhe motivohej vetem ne keto aktivitete,pasi qe pune nuk kisha dhe mundesit per tu punsue ishin te vogla per arsye se une konsiderohesha Irridentist.Ne anen tjeter shendeti im sa vinte e keqesohej,per shkak se ne mue jetonin trupat e huej(plumbat),preferimi i mjekve ishte se une duhet ti nenshtrohesha intrvenimit kirurgjik.Jeten time e rendonin edhe me teper hijenat e sigurimit Serb,te cilet me percillnin edhe aty ku nuk e paramendoja.Aktivitetetin tim do ta vazhdoi deri me 27 nentor 1982.Ate nate nentori se bashku me A.J.S. ishim ne kryerje te detyres se dhene prej ilegales.Gjate kesaj kohe do te takohem me nje qytetetar,te cilin e njihja dhe me njohu.Ate nate me propozim te mikut tim do te qendroi te nje miku im.Te nesermen ne mengjez shtepia ime do te rrethohej prej forcave te shumta policore.Kjo linte te kuptohej se qytetari H.S.kishte denoncue ne polici.Koha e me vonshme do te deshmoje se ai ishte punetore i sigurimit me autorizime te plota.Qendrimi im i metutjeshem ishte i pamundshem.Kjo me detyroi te udhetoi se pari deri ne Slloveni,pas nje kohe te shkurte ne Itali.Me ndihmen e disa miqve Italian do te punesohem ne nje hotel si recepsionist.Kjo me ndihmoi pamase,pasi kjo me mundesoi ti nenshtrohem operacionit...
Gjate kesaj kohe do te filloje rrugetimin per te gjete bashkemendimtar,njerez te idealit dhe atdhetare qe deshmonin gadishmeri per sherbim ne qeshtjen madhore te Atdheut.Shume bashkeatdhetare do te shprehnin rezerva ndaj meje,kjo vinte per arsye se mue me njifnin me teper si njeri problematik dhe tip konfliktuoz me rendin dhe ligjin.Mirepo tani misioni im ishte krejte tjeter,do te kerkohej kohe ne menyre qe ata(mergimtaret) te kuptonin kete mision.Gjate kesaj kohe do te udhetoi shpesh per ne Zvicer.Aty do te takoi atdhetarin e deshmuar Z.SH.,i cili do te me ofroi edhe me shume bashkemendimtare te tjere te kohes.Lidhja ime me Z.SH. do te me ofronte pasqyre te kjarte se ne qfare binaresh duhet te hecte lokaomativa qe barte zgjedhjen njehere e pergjithmon te qeshtjes Shqipetare.Vizioni i tij dallonte prej shume te tjerve.Ai ishte kembengules se vetem lufta me Serbin do te shpiente ne Liri.Kjo lidhje ishte jeteshkurte,pasi qe Z.SH. do te arrestohet ne krye te aksionit prej organeve Serbe,dhe nen tortura do te ndahej nga jeta ne burgun hetues te Beogradit.Kjo lidhje do te mbetej per mue nje amanet,per te cilin do te angazhohem tere jeten time...
Vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyThu Oct 22, 2009 2:46 am

Fundi i viteve te 80-ta ishte i kobshem per Shqipetaret e Kosoves.Pushteti Serb torturonte popullaten me qellim qe te ndjell frike.Kosova fillon te shpazej,fillojne te migrojne edhe njerzit e sakrifices.Ilegalja Shqipetare fillon te forcohej ne Evrope,mirepo dobesohej ne Kosove.Shume burra te forte te Kosoves vuenin neper burgjet Serbe.Kjo kohe deshmonte se po perfundonte koha e fjaleve dhe letrave,tani kerkohej organizim per veprim konkret.Rreth kesaj do te fillon ndarje edhe ne mes te njerzve qe kishin ideale te njejta,ne njeren ane rreshtohen ata qe pretendonin dhe deshmonin se duhet pritur,ne menyre qe qeshtja e Kosoves te internacionalizohej,ndersa ne anen tjeter ishin ata qe kerkonin te behej pergaditje per nje konflikt te armatosur.Populli i Kosoves mbetej pa asnje mbrojtje,nje force guerile do te arsytonte ekzistencen ne keto rrethana.Kjo force guerile do te dilte,mirepo ata kishin nevoje per arme.Armatimi i Kosovarve duhet te fillonte,duhet te fillonte bartja e armeve,per fillim ne menyre individuale dhe pa ndonje organizim te mire.Kete pune do ta benin vetem njerzit e sakrifices,ata qe mbi supe mbanin amanetin...
Ne vjeshten e vitit 1989,do te kthehem ne Kosove,kthimi im ishte bere ne rruge ilegale.Per kete vendosa te rrezikoje,pasi me digjte malli.Kishin kalue vite te tera,Kosoven e kishin mbulue rete e zeza.Kosova po jetonte nen okupim te vrazhd.Qmallja me familjen...femijet kishin leshue shtat,ata e benin jeten e tyre,ngjajshem me timen,me nje dallim se babi im kishte vdekur dhe ishte varrosur,i dihej edhe varri.Ndersa une po perjetoja vdekjen per se gjalli...Vendosa te takohem me A.J.S,i cili qendronte si shkemb,pa levizur prej vendi.Ai Kosoven e donte dhe e qmonte edhe ashtu qfare ishte,ai asnjehere nuk e leshoi Kosoven perkunder asaj se edhe me plumba e qelluen.Ai ishte i lidhur thell me kete toke.E takova pas shtate vitesh entuziast dhe me plote elan,i pathyeshem dhe vizionar,gjithehere i gatshem ne sherbim te Atdheut.Permes tij do te kuptoi se tani me po zene shtat nje baze e forte e qendreses ne Drenice.E ngacmoja te fliste edhe me teper,por fjalet nuk rridhnin me.Ai me preferoje te takohem edhe me dy burra te rrethit tone,te cilet i njihja dhe me njihnin,por jo ne rrafshin e organizimit ilegal...
Perderisa Ilegalja Shqipetare ne perndim tentonte te veje bazate e grupeve guerile ne Kosove,grupi i Drenices kryente aksionet e para.Me nje fjale tanime kishte fillue rreshtimi i njerzve ne kete grup.Keta njerze kishin nevoje per ndihme,ne te gjitha fushat.Ata kishin nevoje per arme,te cilat siguroheshin me veshtersi te medha.Mendoja se nje kontribut te vogel do te isha ne gjendje te beje edhe une.Vendosa te kerkoje ndihme prej disa Kosovarve per te cilet mendoja se do te ishin ne gjendje te gjenin kanale te furnizimit dhe transferit.Kete grup e perbenin njerzit te cilet per hire te perfitimit materjal do te ishin ne gjendje te rrezikonin.Kjo me shtyri te udhetoi per ne Itali dhe te tontaktoi me disa te tille,permes tyre do te gjenim nje kanal ne Slloveni,te cilet shume shpejte do te arrijne ta fusin kontigjentin e pare.E gjithe kjo behej vetem per interes materjal,mirepo qmimi ishte shume me i volitshem se sa qmimi qe qarkullonte ne tregun Kosovar.Nje kanal tjeter do te gjendej edhe ne Ceki -Sllovaki,edhe keta do te arrijne te fusin nje sasi te armeve,mirepo kualiteti ishte i nivelit jo te kerkuar per nevojat qe imponoheshin...
Ne fillim te vitit 1992 vendosa te kthehem ne Kosove.Qendrimi i metutjeshem ne perendim ishte jo produktiv.Tanime ne gjithe Evropen kishte njerez me bollek,te cilet ishin vue ne sherbim te qeshtjes Kombetare.Ky potencial i njerzve ishte mjafte i pregaditur per te zhvillue propogande dhe per te informue Mergimtaret me ate se qfare po ngjante ne Kosove.Aktiviteteti ilegale ne perendim po humbte kuptimin.Ne kete kohe flitej dhe shkruhej haptas,ne kete kohe fillojne te formohen edhe deget e partive politike,te cilat po kryenin nje mision...Kthimi im ne Kosove vinte si rezulltat i gadishmerise sime pa asnje organizim.Ky kthim kishte edhe nje peshe te madhe per mue,sepse mendohej se po afrohet dita per te cilen kishin punue shume njerze te gjeneratave te ndryshme.Ky kthim ishte edhe amanet i shokeve...Kthehem ne qytetetin tim,tontaktoje me A.J.S.,permes tij me R.M. dhe I.A.Para tyre do te zbuloje gjithe sekretin tim.Ne mue vlonte vetem nje deshire:Ajo deshire ishte te takohem me grupin e Prekazit.Pas insistimit dhe kembengulesise sime do te realizohet takimi i pare me J.N.,takim ky qe u realizue me ndermjetesimin e I.A.Pas nje kohe do te takohem me B.R. dhe S.L.Ne mue filloje te ndihej nje lehtesim,ne mesin e ketyre djemve po vereja nje gadishmeri,te cilen nuk kisha arrite ta takoj me heret...
Pas ketyre kontakteve ne mue nuk ekzistonte as nje dileme rreth rruges qe duhet ndjekur.Ketu gjendej kulmi i organizimit te ilegales Shqipetare.Permasat e aktivitetetit te tyre i kalonin te gjitha angazhimet qe beheshin ne ate kohe.Aktiviteti i tyre do te ngjallte vullnetin qe po perjetonte shuerje per rrugetim drejte Lirise.Kete aktivitet nuk e ndienin dhe nuk e perkrahnin vetem ata qe ishin perkundur ne djepin e trathtise.Prezenca e Gueriles Kosovare po leshonte shtat,kesaj rritje do ti gezoheshin te gjithe ata qe e perjetonin roberin...Prekazi i Drenices ishte qerdhe e sigurt per Atdhetaret.Aty e ndjeja qetesin dhe pushimin shpirteror.Edhe pse posedoja eksperiencen ne organizimin ilegal,para ketyre burrave ndihesha i pa armatosur, sepse aty nuk zinin vend fjalet dhe letrat,aty zinte vend vetem veprimi dhe aksioni.Ne kete fushe isha i pa pregaditur...
Vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyThu Oct 22, 2009 2:49 am

Ne Prekaz qendroja ne shtepin e B.R.,aty isha bere si anetare i familjes.Te rralla do te jene ato familje qe ishin vue ne teresi ne sherbim te Atdheut,ngjajshem me kete familje.Aty edhe kryeplaku,ne te cilin rendonin vitet e nje moshe te shtyer shprehte gadishmerin per flijim.Ne ate Kulle te vogel gjithnje kishin qendreue burra te dheut.Ky troll kishte per cka te mburrej,aty ishte rrite dhe burrnue Ram Islami qe per krah Ahmet Delise kishte dhene kushtrimin kunder komites Sllave...Qendrimi im ne Prekaz do te behej frymzim per rrugetimin tim drejte shtigjeve te mundimshme,por te domosdoshme per te arritur Lirine.Kontributi im ishte i vogel krahas ketyre burrave qe kishin bere dhe benin pune te medha.Kjo familje, te gjithe ishin ne sherbim te ilegales,te gjithe pa dallim moshe perdornin te gjitha llojet e armeve,te gjithe ishin ne gjendje te hudheshin ne llogore,per kete familje Lufta per Liri tanime kishte fillue.Ata nuk bisedonin asgje tjeter,perpos rruges qe duhej ndjekur per te arritur masovizim dhe aktivizim ne lufte qe po shperthente ne Kosove.Aty qe te gjithe ishin ushtar,eprore,komandos.Ne ate shtepi kishte rregull qe gjasonte ne sjelljen ushtarake.Per rreth askush nuk arrinte te hyje pa u diktue prej ketyre.Ata posedonin aftesin per te vezhgue dhe percjell cdo levizje te dyshimt...
B.R. arriti t`i qarmatos dhe ti turperoje policine Serbe.Pas nje kohe ne qender te Skenderajt ne pabesi UDB-ja Serbe do te prangos B.R. mirepo nipi i tij R.R qe ishte vetem 17 vjeq,do te perballet nen flaken e plumbave me keta gjakatar,duke lirue axhen e tij.Ne kete konflikt do te mbesin te plagosur dy qytetar te pafajshem,ndersa ne anen e UDB-asheve asnjehere nuk u konfirmuen pasojat...Qendrimi im ne Prekaz do te me mundesoje te takohem edhe me burra te tjere.Permes R.M. do te takohem me A.J. njeriun fjale pake.Edhe pse ishte takimi im i pare,ai do te shpalos zemergjersin e tij dhe qellimin per te sakrifikue cdo gje ne interes te Atdheut.Ai posedonte informacione te mjaftushme per aktivitetin tim.Afersin time ne grupin e Prekazit ai e konsideronte si te nevojeshme per te ndihmue ne rrethana te caktuara.Me propozimin e tij une do te angazhohem ne njeren prej rrjeteve te furnizimit me arme.Kete e arsytonte me ate se une posedoja lidhje te mira per nje pune te tille.Prandaj detyra ime ishte te filloje te marr informacione dhe te analizoje prejardhjen e kanaleve te armeve,si dhe te gjeje kanale te blerjes dhe transferit.Ketu edhe fillon akiviteti im,duke qarkullue neper Kosove dhe duke kontaktue me disa tregtare.Pas nje kohe filloje te qarkulloje lirshem,duke mendue se tani me UDB-ja Serbe nuk kishte informatore te cilet do te me denonconin.Kjo levizje nuk do te zgjas shume.Ne nje takim pune me A.J.S ne nje restoran te qytetit te Vushtrrise,do te rrethohemi prej Policise.Duke posedue gadishmeri dhe aftesi fizike,arrije te terhiqem.Pas nje kohe UDB-ja Serbe,permes formes perfide(trathtise),ne qytetetin e Vushtrrise arrin te me prangos.Pasi ne Vushtrri ate dite ishte dite tregu,duke e shfrytezue masen e madhe te njerzve,vendosi te rrezikoje dhe te largohem me duar te lidhura...
Ne kete kohe(1992) ne Kosove nuk kishte grupacion tjeter gueril.Prekazi ishte qendra dhe berthama e krijimit te njesive te ardhshme guerile.Ne Prekaz kisha rastin te takoje edhe disa Atdhetare te tjere,te cilet qendronin shkurte dhe qe nuk implikoheshin ne aksione konkrete.Levizjet e mija neper Kosove krijonin opinionin se Prekazi do te mbetej i vetmuar,sepse askund nuk verehej gadishmeria per tu leshue ne aksione konkrete.Ne takimet e mija me disa prijes te LPK-se,verehej nje thyemje dhe nje mos gadishmeri per te marr pergjegjesin per udheheqje te njesive guerile.Megjithate,Prekazi po behej qender e rezistences se armatosur,kete pike do ta gjejne te gjithe ata qe shprehnin gadishmerin per sherbim ndaj Atdheut.Nje pjese e madhe e Kosovarve,mjerisht ne mesin e tyre edhe disa atdhetare te privuar do te shprehnin rezerva ndaj ekzistimit te grupit te pathyeshem gueril.Keto rezerva i shprehnin atehere kur Beogradi e kishte te kjarte se ne Drenice ekzistonte formacion i konsoliduar per veprimtari guerile,sepse ata(Serbet) ishin ndesh ball per ball me ta.Ne keto ndeshje te armatosura kishin perjetue edhe humbjet e para.Serbet e kishin te kjarte se me Prekazin do te duhej te pergaditeshin gjate...

Ne Prekaz do te marr pseodonimin "Dredha",pseodonim te cilin e barta gjithnje.Ky pseodonim pershtatej ne mue,sepse levizjet e ecjes sime jan sa karakteristike.Kjo vije si rezulltat i profesionit te ushteruar gjate(Kamarierit).Levizjet e mija jan te shpejta,shpesh here jo te drejta dhe te pakontrolluara,me doren e majte mbrapa qe simbolizon pedanterin e nje Kamarieri profesional.Pseodonimi "Dredha" do te pershtatej edhe si rezulltat i kultures se komunikimit te shpejte,ne te njejten kohe me disa persona dhe pa koncept te kjarte.Kjo do te humbte kulturen e dialogimit ne rrethanat te cilat mbisundonin ne ate kohe ne mesin e shokeve.Ata do te me qortonin edhe si dredhagji ne muhabet.Ne mue gjithnje mbisundonin shqisat e te verejturit te shpejte.Isha ne gjendje te ndegjoje prej largesise...Qendrimi im ne Prekaz do te mbetet si dicka qe ndodhe vetem nje here dhe nuk ka kthim mbrapa...
Rrugetimi i grupit gueril shkonte nje hap para dhe dy mbrapa.Ata nuk gezonin perkrahje,ata vet organizoheshin dhe vet financoheshin.Per te qene e keqja edhe me e madhe ata pengoheshin dhe etiketoheshin ne forma me perfide.Shkaterrimin dhe qrrenjosjen e tyre e kishte synim nacional Serbija,por mjerisht ne kete sherbim ishin vue edhe shume Shqipetare,te cilet po ushtronin nje propogande te tmerrshme kunder tyre,duke i paraqite si elemente kriminale,si te frustruar dhe deri te etiketimet me te liga"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Biggrinore e zgjatur e UDB-se.Per te qene e keqja edhe me madhe,shume te deshmuar ne sherbim te Atdheut,ne mesin e tyre edhe te burgosur politike do te bishtenojne duke u radhitur ne anen pacifiste dhe duke mos shpreh asnje lloj gadishmerije per tu afrue me kete force qe po vepronte ne permasa "Radikale".Kete force guerile nuk e mirepriten edhe disa Patriot te cilet veten e konsideronin si elite kombetare ne metropolet e Evropes edhe pse ata gjithnje e potenconin domosdoshmerin e nje force guerile.Ne keto rrethana ishte veshtire te veprohej,ne keto rrethana do te qendrojne vetem te pathyeshmit dhe njerzit me ideal te qelikt.Te tille ishin ne numer te vogel me rrezik qe ai numer te perjetonte gjithnje zvogelim...
Vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyThu Oct 22, 2009 2:52 am

Gjate kesaj kohe do te qendroje ne shtepin e Drurit ne Prekaz,ishte nje vend strategjike,zatem ajo shtepi ishte ndertue per qellim vrojtimi.Kjo shtepi gjendej ne Malet e Prekazit te eperm.Aty do te takohen gjithnje pjestaret e grupit gueril,aty bisedohej dhe qaheshin hallet e ketyre njerzve qe kishin vendos qe mos te durojne roberine.Ishte per tu lakmue vendosmeria e tyre,por nuk shpetohej dot prej frikes se qfare do te arrihej.Shpesh here me shkonte ne mendje Legjenda e Oso Kukes dhe Kulla e Vranines.Deri kur Shqipetaret do te lotojne dhe ne folklor te thurin lavdi per Ahmet Delin,Emin Latin,Tahir Mehen...Athue vetem ketu fillon dhe perfundon qendresa e Shqiptarise.Keta djeme i shihja te vetmuar dhe pa ndonje shenje se do te forcoheshin me trima te tjere.Kosovaret po perjetonin gjumin e rende te roberise,ata ishin bere imun ndaj roberise.Ata nuk shprehnin gadishmerin per ti shporr prangat e roberise...
Ne keto rrethana ishte veshtire te lekundej guri prej vendi.Qendrimi im pasiv me brente ne shpirt.Pasiviteti e kishte kaplue Kosoven...Per qudi fillova te urrej cdo gje te gjalle.E vetmja shprese ishte te keta djeme,por keta duhet ndihmue,duhet gjete rruget e shperthimit te ketij pasiviteti.Mos vall edhe Prekazi do te perjetonte fatin e Galices se vitit 1924-te.Mos vall edhe keta do te perjetojne fatin e qetes se Azem Galices dhe shume dilema tjetra qe kerkonin shjegim.Ne keto dilema do te takohem me A.J.S. njeriun qe gjithnje kishte pergjigjeje.Ai punonte me receten e afrimit te njerzve,ai kishte krijue filozofin e njohjes dhe impononte bindjen.Kete e bente fal oratorise qe ishte dhuntue ne te prej natyres.Ai ofronte deshmi se Serbija ka zgjedh rrugen me te favorshme per ne,Serbija gjithnje do te shtoje zullumin ndaj Shqipetarve,Serbija nuk do te leshoi pe ne asnje kerkese te Shqipetarve,Serbija nuk deshiron te kete kumbari me Shqipetaret.Permes kesaj prizme ai e deshmonte se Shqipetaret do te ngriten ne Lufte...
Grupi i Prekazit vepronte gjithenje ne kuader te mundesive te veta,duke ndermarr aksione te armatosura kunder forcave Serbe.Keto aksione terbonin dhe venin ne levizje makinerin Sllave.UDB-ja Serbe angazhoje shume bashkepunetore te vet nga radhet e Shqipetarve,te cilet po agjitonin ne dem te interesit kombetar.Ata te cilet diktoheshin do te ndeshkoheshin pa meshirshem.Ne kete kohe grupi i Prekazit do te filloje te zgjerohet ne pjeset tjera te Kosoves,pika e pare ishte ne Vushtrri,kete grup ne fillim e perbenin A.J. S.,I.A,R.M dhe Sh.RR,ne fillim ky grup do te luente rolin e logjistikes.Me vone ne zonen e Llapit do te vehen konkaktet me Z.P i cili po fillonte te beje angazhimin per te konsolidue grupin e Llapit.Nje aktivitet te ngjeshur do te ndermerrej ne Prishtine ne mesin e Studenteve,por rezulltatatet nuk ishin shprese dhenese.Ne Shalen e Bajgaros ishte M.U i cili po bente maksimumin e mundeshem.Ne drejtim te Dukagjinit adresohej te S.C,me te cilin kishin krijue kontaktet ne nje rrugetim ne Shqiperi.S.C kishte mbet i vetmuar .Ne kete kohe ne Dukagjin aktiviteteti ishte shume i zbeht...

Ne kohen kur po rriteshin shpresat se kjo shtrirje do te shperthente dhe do te perjetonte konsolidim,ndodhi nje qthurje e madhe.Ishte fundi i vitit 1993 dhe fillimi i vitit 1994.Nga radhet e grupit gueril do te ndahen disa, te cilet edhe kishin mbajtur barren dhe kontributin kryesor.Migrimi i tyre ne Evrope vjen si rezulltat se ata nuk e morren asnje perkrahje qofte edhe morale.Ata ne nje far menyre do te ndiheshin te trathtuar dhe te lenur nen flaken e plumbave.Ne Prekaz do te qendronin te pathyeshem A.J dhe B.R,te rrethuar prej njerzve te vet,kryesisht prej rrethit te ngushte familjar.Ata do te vazhdojne te ndermarrin aksione kunder pushtuesve,por jo ne permasat qfare kishin veprue me pare.Ne keto rrethana ne Prekaz fillojne te duken disa djeme te rinje,te cilet po tregonin gadishmeri per aksione konkrete...Ne kete kohe edhe une do te udhetoje per ne Shqiperi.Qendrimi im ne Shqiperi zgjati shkurt,pasi u furnizova me nje pasaport Shqipetare(falso)do te udhetoje per ne Itali.Ne Itali tani qendroja me nje identitet te ri dhe ne nje rreth tjeter.Gjate kesaj kohe do te udhetoje neper disa qendra te Evropes per te kontaktue me disa bashkemendimtare.Mergata Shqipetare kishte perjetue nje ndryshim rrenjesor,kudo takoje mergimtare te rinje.Ne keto kushte ishte veshtire te veproje,pothuejse ne tersi ishte barte pasiviteteti qe mbreteronte ne Kosove.Mbisundonte fryma pacifiste...
Ne takimet me "Kreret" e Kombit ne sallonet e Hoteleve elite ne metropolet e Evropes do te fillon dyshimi im se qe te gjithe e pranonin pritjen.Ata sikur e deshironin nje flijim te radhes,mjerishte edhe kesaj here ne Drenicen e kuqe,ne menyre qe ata me pas te fillojne te shkruejne Baladen e radhes.Ata kuvendonin per qeshtjen e Atdheut,ne momentet kur ne Prekaz dite dhe nate qendronin ball per ball Atdhetaret me okupatoret duke nderrue fishek zjarret.Ata(Paria) sikur e deshironin heshtjen e armeve,sepse keto krisma do te qveshnin ne tersi turpin e tyre.Per te qene dhimbja me madhe,ne kete karvan udhetonin edhe ata qe pake kohe me pare trumbetonin se vetem armet do te sjellin Lirin.Ne kete kohe as Ilegalistet e perbetuar nuk ishin ne anen e atyre qe ngriten Kushtrimin.Edhe ata e pelqenin pritjen,pritje kjo qe mund te pasonte deri ne pafundesi.Prekazi nuk kerkonte filozofi politike,ata kerkonin ndihme ne njerez dhe arme,ata e kishin zgjedh rrugen qe mposhte cdo filozofi ,filozofia e tyre do te mbreteronte karshi roberise.Edhe ata e donin dhe qmonin jeten,mirepo jeta e robit nuk kishte kuptim.E kote ishte lufta me fjale karshi ketyre matrapazve.Ata po lundronin ne varken e kenaqesise individuale,duke mos qar pallen per Atdheun qe po lengonte prej plageve...

Ne keto momente dramatike per ata Burra te Kombit,te cilet kishin fillue nje rrugetim Titanik drejte shtigjeve qe per shume kend dukeshin te pakalueshme,pritja do te thoshte:Tratheti.Ata udhetonin te vetmuar,te pa perkrahje dhe te penguar.Kjo kohe duhej te simbolizonte unitetin dhe bashkeveprimin,mjerisht kjo kohe po simbolizonte mosunitetin dhe mosbashkpunimin.Ne keto rrethana individi ishte i pafuqishem per te ndermarr cfardo iniciative,kur per ball kishte nje armate te teresh pacifistesh.Per cdo Atedhetar kjo kohe do te mbetet nje realitet i hidhur,ne shume momente i padeshiruem per te rikujtue.Prekazi i ngjante Vranines,por aty nuk zinte vend vaji i Avdise...Te rralle ishin ata Mergimtare te cilet po lexonin drejte kroniken e kohes.Kjo kohe per ta mbetej e mbuluar me mjegull dhe tyme,vertete ata ndjenin dhimbje per fatin e Atdheut,por dhimbja e tyre perfundonte me ato informata qe merrnin prej paqavrave gazetareske.Keto paqavra asnjehere nuk deshironin te shkruenin qofte edhe nje kronike prej vendit ku kishte fillue kushtrimi,per keto paqavra po benin terror me Gjumate e merzitshme...
Vazhdim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyThu Oct 22, 2009 2:56 am

Ne pamundesi per te krijue nje rrjete te qendrueshme me bashkatdhetaret,do te drejtohem ne miqet e mij te vjeter.Permes tyre tentoja te depertoje deri te kanalet e furnizimit me arme.Kjo mundesi ishte,por fuqia ime blerese ishte shume e vogel,megjithate deshiroja qe karshi mundesive te mija te afroje nje kontribut sa do te vogel.Gjate kesaj kohe asnjehere nuk do te arrije te kem qetesi shpirterore.E gjithe kjo pasonte si rezulltat se une e kisha te kjarte veprimtarin e djemeve te Prekazit.Qendrimi im me miqet Italian do te mbetet kapital shume i vlefshem.Edhe pse ata konsideroheshin si njerez qe kontrollonin nentoken,ata ne te vertete nuk ishin te tille,ata e kontrollonin dhe sponzorizonin politiken e gjithmbarshme.Permes tyre do te kuptoi se Evropa eshte ne anen Serbe dhe kunder Shqipetareve,permes tyre do te kuptoi se Miloshevici e kishte forcue pozicionin politike ne Kosove,permes tyre do te kuptoi qellimin e luftes speciale qe ushtronte politika e Prishtines kunder Prekazit,permes tyre do te kuptoi se rryma pacifiste ishte kapital i qmuar Serb,permes tyre do te kuptoi se USA duhet te jete stacioni i ndaljes dhe i investimit.Permes tyre do te arrije te zhvilloje nje aktivitet,aktivitet ky jo i kenaqeshem...

Gjate kesaj kohe do te krijoje kontakte me shume njerez qe i konsideroja te rendesishem.Permes tyre do te furnizohem me shume materjale intresante,shpesh here edhe me materjale qe konsideroheshin sekrete.Fillova te shprehi intresim per Artin Ushtarak,lexoja panderprere,sidomos intresimi im shkonte ne Balistike dhe ne perdorimin e armeve qe do ti pergjigjeshin rrethanave Kosovare.Ne kete kohe do te filloje te merrem me ushtrime fizike,punoja dei ne gjashte ore ne dite vetem ne pergaditje fizike.Keto aktivitete ishin te mundimshme per mue,kur tanime isha ne moshe te shtyer.Per te rendue edhe me teper organizmin tim,fillova te praktikoje nje forme te greves se urise,duke qendrue pa ushqim deri ne dy dite,gjithmone me shoqeronte kripa dhe uji.Kripen e perdorja me qellim qe te vije deri te perdorimi i ujit,me qellim qe te mos humbja lengjet.E gjithe kete e beja per te qene sa me i pregaditur,ne menyre qe tu behej ball sfidave qe do te dilnin ne kohen kur do te gjendem ne Kosove.Ne aspektin psiqik isha i pergaditur per tu fut ne Kosove,ne unin tim kisha vra dyshimin,dilemen dhe mosbindjen.Lidhur me kete nuk bisedoja me njerezit qe me rrethonin,e vetmja gje per te cilen mendoja ishte qe sa me shpejte te futem ne Kosove...
Ne mue vereheshin ndryshime te pakrahasueshme,ne aspektin fizik kisha pesue nje ndryshim shume te madh,kisha humbe ne peshe dhe verehej nje lehtesim i levizjeve te mija.Kete kohe e kaloje ne pagjumesi,cka me krijonte kokedhimbje dhe nje plogeshti te brendshme.Mirepo e gjithe kete e kaloja me nje vullnet te pa pershkruar.Nje pjese te kohes e kaloja duke lexue literature dhe sidomos isha i pasionuar pas literatures Izrealite qe kishte te bente me organizimin dhe projektimin e aktiviteteve ne intervenimet e shpejta.Lidhur me kete deshiroja te simuloje aktivitete praktike,sidomos ne perdorimin e armeve ne afersi...Kjo kohe do te peshonte rende edhe per arsye se nje kohe te gjate nuk kisha pas kontakte me familjen time,megjithate ne aspektin materjal arrija te ju ndihmoje dhe te ju lehtesoje sado pak mungesen time.Jeta vazhdonte,megjithe pengesat qe dilnin.Kjo peshe e jetes ishte barte po thuajse ne shumicen e Shqipetarve,prandaj pesha individuale e jetes humbte kuptimin...
Ne fillim te vitit 1996 vendosa te udhetoje per ne Shqiperi.Ne Tirane do te takoje disa prej shokeve te ilegalitetit.Situata kishte ndryshue per te mire.Tanime grupi gueril i Drenices kishte perjetue nje zgjerim edhe ne pjeset tjera te Kosoves.Ne skene kishte dale UCK-se,duke plasue edhe komunikatat e radhes.Ne Tirane perjetova nje pritje aspak te kendshme prej organeve te rendit,ata me vuen ne shenjester duke me konsiderue si person te padeshiruem,per cka me percillnin panderprere,disa here duke me shoqerue edhe ne komesariatin e policise.E gjithe kjo do te me percjell perderisa intervenoje nje miku im Italian,i cili po zhvillonte biznes ne Shqiperi.Ata i kishin preferue mikut tim se une duhet te leshoje Tiranen,per shkak se ata (pushtetaret) me konsideronin si elemnt ekstremist...Edhe pse deshiroja te qendroja ne Tirane per nje kohe,u detyrova te kthehem per ne Itali.Ne kete kohe do te veje kontakte te rregullta me R.R. i cili po pregaditej te futej ne Kosove se bashku me nje grup te madh te Atdhetarve te devotshem.Ata tanime kishin fillue te udhetonin drejte Shqiperise.Kjo do te deshmonte se Lufta ishte ne prag.Ky paraqiste motivim dhe force per te gjithe ata qe punonin dhe vepronin ne ilegalitet...

Ishte fillimi i muajit Maj te 96-se , ne kufirin Shqipetar do te ndodhe nje perleshje e armatosur ne mes forcave Jugosllave dhe pjestarve te UCK-se.Ne ate perleshje do te flijohet deshmori i Kombit Luan Haradinaj dhe do te plagoset rend miku im Rafet Rama.Luanin nuk kisha pas rastin ta njoh dhe ta takoje asnjehere,mirepo ramjen e tij do ta perjetoje rend.Ishte nje ramje qe do te ndikoje ne aktivitetin e metutjeshem te UCK-se.Ishte nje ramje qe bashkeluftetaret e tij do ta konsideronin si humbje qe veshtire do te zavendesohet...Miku im R.Rama do te perjetoje plage te renda,ne njeren ane plaget e plumbave Serb,ndersa ne anen tjeter plaget ne shpirt per bashkeluftetarin e tij si dhe per mos depertimin e tij drejte Prekazit.Me te kuptuar se Rafeti ndodhej ne spitalin Ushtarak ne Tirane,do te udhetoje drejte Shqiperise.Aty do te takohem edhe me disa pjestar te UCK-se.Takimi me Rafetin do te me ngjallte kujtimet e fillimit te viteve 90-ta,kur ai ishte ende i ri,mirepo mjafte i guzimshem,energjik dhe luftarak.Rafeti kishte mbete i tille,por tani pak sa me i pjekur ne fytyre.Ne keto situata fjalet ishin te teperta,kerkohej veprim dhe angazhim konkret...

Ne Tirane vepronin shume idhetare te UCK-se,ata ne forma te ndryshme po ofronin sherbim ne kete Lufte qe kishte dhene shkendijat e para.Ne Tirane vepronte edhe rryma anti UCK-se,kjo rryme po shprendante dozen e frikes dhe mosbesimit ndaj veprimeve te Gueriles Shqipetare qe ndermerrte aksione kunder forcave Serbe.Keta po ofronin deshmi se forca Serbe eshte shume e pregaditur dhe Guerila Shqipetare eshte vetem nje grup i frustruar dhe me nje doze te dyshimt.Ne kete projekt po ndihmonte edhe Qeverija e shtetetit Shqipetar,duke perndjekur dhe arrestue pjestaret e UCK-se.Me ose pa dashje te gjithe keta po pengonin nje rrugetim qe tanime kishte marr kahjen qe nuk lejonte kthim mbrapa.Perfaqesia e Kosoves ne Tirane nuk deshironte te kontaktonte me pjestaret e UCK-se.Per kete perfaqesi me te rendesishem ishin disa Delegate te kuvendit te Kosoves,te cilet po financoheshin dhe po benin jeten e paraziteve,se sa ata qe kryenin aksione te nje pas njeshme kunder forcave Serbe...
Gjate kesaj kohe banoja ne periferi te Tiranes,ne bllokun e ashtuquajtur te Maqedoncit.Ajo banese ishte shenderrue ne qerdhe te rendesishme te aktivitetit.Banoja perball nje tregetari te imte Kosovar SH.H,i cili tregonte miresjellje ndaj krahut te rezistences,edhe pse ai ishte ne sherbim te Qeverise se Kosoves ne ekzil.Permes tij do te njoftohem edhe me disa oficier Kosovar,te cilet kishin dezertue prej armates Jugosllave.Permes tij do te informohem se keta oficier paguheshin prej Qeverise se Kosoves.Ne takimet me keta oficier do te arrije te kuptoje se ata nuk kishin qellim te futen ne Kosove.Keta oficier filluen te interesohen per aktivitetin tim,duke shpreh konsiderate per njohjen time solide te artit ushtarak dhe sidomos per Dredhin time ne muhabetet e pafundme.Ne shumicen rasteve aktroja para tyre,duke u prezentue edhe si falltor dhe imagjinues i shkathte.Keta oficier asnjehere nuk i besonin Aksionet qe kryente UCK-se,per kete qellim ata do te mbeten si nje episode te cilen nuk deshiroje ta kujtoje...
Ne veren e 96-se,ne Kosove do te kryhen disa aksione te rendesishme prej UCK-se.Mirepo gjate kesaj kohe UCK-se(sidomos grupi i Prekazit),do te perjetoje nje grusht te rend prej okupatorit Serb.Ne rrethana te papritura,pas nje pregaditje te gjate do te burgoset Besim Rama,me kete Prekazi po perjetonte edhe nje goditje te rende.Pas nje kohe te shkurte do te burgoset edhe Idriz Asllani,i cili vepronte ne rrethin e Vushtrrise duke krye aksione shume te rendesishme.Keto burgosje do te ndikojne shume ne aktivitetin e metutjeshem.Ne Tirane do te fillojne te vijne edhe pjestare te tjere te UCK-se,te cileve u ngoshtohej rrethi i veprimit.Okupatori Serb permes bashkepunetorve Shqipetar ishte vue ne kerkim te pjestarve te UCK-se.Pjestaret e UCK-se vepronin ne rrethana shume te veshtira,pa asnje perkrahje,qofte edhe morale.Tirana ishte bere vend strehim dhe poligon per njerzit e qe kishin vendos te flijohen per qeshtjen e Kosoves...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyThu Oct 22, 2009 10:37 pm

Zeri ju falem nderit per shkrimet qe sjellni ne ket teme, dhe respekt nga ana ime.

Nje fjale e urte thote:
"Njeriu, qe vetem per vedi jeton, eshte si pema qe fruta s'leshon".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyFri Oct 23, 2009 1:03 am

Kosovaret duhet te perkulen ne shenje respekti para IVALIDEVE te Luftes.Ata ishin dhe mbeten shkendija e pashuar e pjeses me te ndritshme te Historise Kombetare.Ata e dhan provimin me te veshtire qe na perkiste te gjitheve.Ata i gjymtuen edhe pjeset e trupit,ne menyre qe neve te perjetojme krenarin dhe ta shporrim vetedijen e robit.Ata nuk guzojme ti cilesojme si raste sociale dhe tu ofrojme lemoshen.Ata e kalojne fuqin e Akademikve,Profesorve te Univerzitetetit,Shkrimtarve,Parlamentarve,Presiden teve,Kryeministerave,Ministrave,Bizbismenve dhe gjithe kategorive tjera shoqerore...Pa luften e tyre asgje sdo te kishte kuptimin dhe fuqin e duhur.
Ata meritojne perkujdesje dhe avancim ne hierarkin shoqerore.Ata nuk jan shume,prandaj Kosova e ka lehte tu ofroj vendin e merituar.Ne hierarkin shoqerore ata duhet te barazohen me Udheheqesit e Institucioneve te Kosoves,kur eshte ne pyetje Shperblimi per page.Ata punuen dhe punojne me teper se te gjithe Institucionalistet e sotshem...
Kosova edhe gjate kohes se okupimit kishte Institucione,perderisa djemte mire perjetonin kazamat Serbe.Kosova edhe gjate kohes se okupimit kishte Akademik,Prof.Univerziteti,Shkrimtare ...perderisa fati i Kosoves varrosej pameshirshem prej hordhive Serbe.Kosova eshe gjate kohes se okupimit thirrej ne Parlament,Qeveri dhe ne Ministra,te cilet kryenin misionin e sahanlepiresve...Ishin keta Djemet qe sot bartin titullin me te larte:INVALIDET e ish UCK-se qe vendosen te nisin misionin e nderrimit te historise se Kombit.Prandaj keta(INVALIDET) meritojne nje vend te nderit ne mesin e Shqipetarve.Ata edhe pse te uritur dhe te nenqmuar prej atyre qe ne historin e Kosoves,njifen si sahanlepires dhe varrmihes te LIRISE...INVALIDET do te ken vendin e merituar ne trojet e tyre...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyFri Oct 23, 2009 1:39 pm

Invalidet e luftes kane mbet nen meshiren e ketyre lidereve matrapaz kriminel hajna qe tradhtuan shoket amanetin e deshmoreve betimin qe dhane.
Kjo eshte gjenerate qe duhet me se shumti rrespekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptySat Oct 24, 2009 2:19 am

çdo Epope ishte e njejte
prandaj s duhet te bejm Dallime
sepse te gjithe kan qene nen komanden e SH.P te UÇK-së
skan qene FARK-sta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptySat Oct 24, 2009 9:53 am

per ty e njejte se deri dje u pallt pas ldk e sote pas pdk parti servile-
gjakperziere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptySun Oct 25, 2009 12:55 am

TA BËJMË SHQIPËRINË

Atje ku bebëz e Tokës buron gjak
Atje ku Besë e Flamur në lashtësi
Atje ku në bisht ngreh kokën Bajlozi plak
Krenarisht ajo Tokë quhet Shqipëri...!

Atje ku janë ndërtuar kullat dardane
Bajraqet ngritur,lart në atë troll
Lojë e fëmijëve në gjuhën iliriane
Atje ajo Tokë quhet Kosovë...!

Atje ku fushë mejdanet kundërmojn erë barot
Ku kali i Trojës merr turr e vrap
Ku loket përkundin djepat me këngë e lot
Ajo palcë Toke e bekuar,Kosovë quhet prap.

Atje ku ëmbël përkdhelen valët e detit
Ku Nora e Kelmendit shkroi parahistori
Atje ku Osa Kuka në krye t'arbanasëve të kepit
Derdhi gjakun shqip vetëm për Arbëri!

Atje ku flasim,qajmë e qeshim shqip dhe sot
Ku u mbajt Kongresi në zemër të Manastirit
Bilbilat e kombit n'akord me gaz,hare e lot
Në Abetare të shkruhet: Ajo Tokë është Iliri!

Atje ku sot pallen bijtë e Helen-usit
Edhe ai Dhe është i Shqipeve,Çamëri
Unik të marshojm përpara lak-muesit
Ora e fundit bie:Ta bëjmë Shqipërinë-SHQIPËRI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptySun Oct 25, 2009 12:57 am

ALFABETI I DËSHMORËVE

Ju fëmijë nëse doni
A-në në mend t`a mbani
Thoni , A- Adem Jashari
Thoni, A- Agim Ramadani.

Kur ta mësoni A-në
Mbani në mend në daçi
Mos thoni A-aeroplani
Thoni, A- Abaz Thaçi.

Kur të shkoni te B-ja
Mos thoni bujku a bisha
Thoni, B- Bedri Shala
Thoni, B- Bekim Berisha.

Dhe lavdërohet F-ja
Thotë unë jam në flamur
Jam te Fehmi Lladrofci
Që nuk harrohet kurrë.

Mos thoni H, H, Hëna
Kur H-në e takoni së pari
Në mend e mbani më lehtë
Të thoni H- Hamëz Jashari.

Kur do ta mësoni I-në
Mos u thoni I- kuajve lodra
S`do ta harroni kurrë
Kur thoni, I, I- Ilaz Kodra.


Unë po ju tregoj
Mos thoni nuk e diti
Se me Z të madhe
Është Zahir Pajaziti.

Ju lus fëmijë të dashur
Në qytet e katund
Këtë alfabet që e nisa
TA ÇONI DERI NË FUND U-C-K ....

TETOVE Zeriatdheut!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjergji
Fillestar/e
Fillestar/e
gjergji


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 45
Vendi : belgjikê
Registration date : 09/11/2008

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptySun Oct 25, 2009 4:43 am

SH-në vështir se e harroni
SH-në ua meson dhe historia
me SH te bukur te SHQIPES
SHkruhet SHpend Dragobija

SH-në e SHtigjeve e te SHkrepave
qe me gjak i lau djalnija
po me njat SH te madhë
te SHkelzen Haradinajt
mesoni si SHkruhet SHQIPËRIA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptySun Oct 25, 2009 2:43 pm

me pelqeu ky shkrim qe ke sjell me larte Zeri.ato ngjarjet se kan ndodhe 96 te pergezoj ja vlen ta lexosh nje shkrim till.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 EmptyTue Oct 27, 2009 11:35 am

Flet per nje YLLE TE PA SHUAR ,qe sot nuk eshte me.. Nje djale qe e kam takuar dy here ne jeten time.. Nje trim me flet, nje njeri i rralle. Librin ma dergon miku im Ing .Bardhyl Llagami , i cili gjithe permbledhjen me poezi, ja dedikon djalit tij Skerdilajd Llagami , qe u shfaq si nje ylle qe flakeroi dhe vazhdon te leshoj drite dhe mbas vdekjesse parakoheshme Nje tuf me poezi.. Besoj qe eshte liber i par ne vargje , qe shkruhet nga dora e nje babai per te birin ..
Libri i pare me poezi, qe nje prind shkruan per djalin e tij te vetem, Atdhetarin sy pa trembur , i cili ja perkushtoi jeten e tij ceshtjes kombetare dhe behet themel - gjaku per Atdheun Keto poezi, ne vend te penes jan shkruar e lare me lot ..! Skerdilajd Bardhyl Llagami, u lind ne Tirane me 31 Tetor 1969, nga nje familje vjeter qytetare Tiranase. Nga kjo dere e ketij fisi, kan dal shume intelektual , ku shumica jane te dipllomuar per drejtesi dhe gjuhe. Skerdi ishte femija i pare i Ing Bardhyl Llagamit
Qe ne bangat e shkolles mesme "Myslym Keta" Skerdi shquhej per fizikun e tij dhe i nxitur nga i jati, filloj te merrej me sport , me ushtrime te ndryshme sportive dhe premtonte rezultate te larta ne garat e vrapimit ne atletike Nuk e vazhdoj me tej kete lloj sporti , por u fut ne pune ne kombinatin e tekstileve ku i jati fillimisht ishte si inxhinier e me vone u be kryeinxhinier i atij kombinati
Qe ne hapat e para te reformave ne Shqipri , u be nje nga veprimtaret e njohur qe reformat te kalojn ne qetsi.
Krahas ketyre angazhimeve Skerdi, nuk e la pas dhe pasionin e tij sportin ! Fiziku i tij u be shkak , qe e moren si efektiv ne forcat speciale (BRISKU) ku u shqua per vigjilencen e tij Ne vitin 1999, Skerdi , u largua nga shqiperia , pa lajmeruar asnje nga pjestaret e familjes Skerdi nga natyra ishte shume i dhimsur dhe sensibel E dinte debulesen prinderore! Si djal i vetem qe ishte , prinderit nuk do ta linin te shkonte ne lufte.
Ai prekej shume nga vuajtjet dhe mjerimi i te tjereve, Duke pare ne televizor shpernguljen masive qe po i behej vellezerve te nje gjaku , duke pare tabllot rrenqethese te masakrave Serbe ndaj nje popullsie te pafajshme , Skerdi u largua per t'ju bashkangjitur rradheve te UCK-se Kaluan dite jave dhe muaj ,qe familja nuk kishte asnje lajme per Skerdin Prinderit dhe gjithe fisi nuk lan vend duke pyetur, per te mesuar ndonje lajm per "zhdukjen".
Skerdit Ngushellonin ndonjehere veten duke thene se mos ka ikur jashte te punoj si shume te rrinje te tjere , po sejcili vetem me goje e thoshte kete se thelle ne shpirt parandjenja ishte se ai eshte atje.. krahe per krahe me trimat e UCK-se Disa muaj me vone, duke ndjekur si gjithmone lajmet e luftes, ne nje interviste qe ju be nje te riu shqiptar Dritan Dyrmishit , ne nje pyetje qe ju be , se kush ishin luftetar te tjere nga shqiperia , ai u pergjegj Skerdilajd Llagami , komandant i batalinonit , qe gjendet atje ku vdekja eshte me e sigurt
Pas kaq muajesh u muar fryme lirishte ne kete shtepi , kur moren vesh qe birin e vetem e kane gjall . Emri i Skerd Llagamit ishte bere shume i njohur ne UCK per guximin, trimerine dhe shpirtin e tij luftarak , qe kishte treguar ne te gjitha betejat e sidomos ne zonen e rrafshit te Dukagjinit ai ishte caktuar si komandant batalioni (Komandant Shpendi) Dhe pse familjaret e mesuan dhe vend ndodhjen, nuk po harrinin te komunikonin me telefon, Kjo gje vazhdoj per muaj me rradhe Lufta mbaroi dhe Skerdi nuk po kthehej ne shtepi Ankthi ne pjestaret e familjes sidomos te nena e tij ishte bere i pa duruar
Vetem ne shkurt te 2001, BABAI DHE NENA , ja degjuan per here te pare dhe te fundit zerin djalit te tyre 33 vjecar! Fliste nga lugina e Presheves .. Kishte vazhduar ti bashkangjitej forcave clirimtare aty. Midis atyre pak fjaleve qe shkembyen , Skerdi u tha prinderve qe te mos merziteshin se se shpejti do kthehej tek ata dhe ne Tirane sapo te mbaronte disa pune.. Lufta nuk ka mbaruar akoma u tha..
Po dhe pas lugines se Presheves Skerdi nuk u kthye ne Tirane sic premtoj po u vendos ne malet e Sharrit mbi Tetove ku sapo ishte krijuar UCK-ja e shqiptareve te Maqedonise Skerdin e caktuan me detyren e komandatit ne nje njesi speciale Ai morri pjese ne disa luftime , ku shquhej per trimerine e tij te rralle Me 29 Qershor 2001 ra duke leftuar heroikishte ne fshatin Begovi , afer Tetoves, ne perleshje me forcat e ministrise se brendeshme te Maqedonise
Pas vrasjes se tij, njesia mori emrin e komandant "Shpendit" Komandanti qe u kthye ne legjende!, Djali bukurosh qe dinte te komunikonte me te gjithe, qe ishte i dashur me miqte e shoket, por shume i ashper dhe i hekurt me armiqte e popullit, pra Komandant "Shpendi" u varros me nderime shume te medha nga shoket e luftes aty ku u vra, rreze malit te Sharrit , afer nje xhamije , ku cdo dite do gjesh lule te fresketa nga shoket dhe miqte e tij I perjeteshme qofte kujtimi i deshmoreve qe dhane jeten per Kombin ! I perjetshem dhe i pa harruar kujtimi i Skerdilajd Bardhyl Llagami-it!
Poezi nga libri "Krahet e Shpendit" Shkruar nga Bardhyl Llagami

Guri i themelit
Ne Tirane s'te harrojne
Shkollat edhe bangat "Brisku",
shoket te kujtojne
Kur leftove bandat
Ishte netedhjet e shtata
Vendi perpak humbi
E stergjate ishte nata
Pillte rreshje plumbi
Po ti bir, ti, ku flije?
Dit' e nate permbi tank
Syri te kish marre hije
Balli, gjak e plage
Te kujtohet moj Koshare
Predhat kur leronin vendin
Ato binin me batare
Ato donin "Shpendin"
Te ndermendet Dukagjini
Djali me kallash ne dore
Neteve gjer ne agim
Neper malet me debore
Moj Gjakov' e paperkulur Kush te pa, s'te deshi ty?
Ne Pashtrik' s'rri me ulur
Porse zemra bash ATY!
Ti lugina e Presheves
Moj lugin' e madhe
E ke pare para predhes?
Hidhej nje sorkadhe
Dobrosini e mban mend Kur sulmonte "
Shpendi" Kundratanku si u "cmend"
Si buciti vendi?
O Ju fusha e lugina
Erdha dhe ju pash
"Eren kurre mbrapa shpines"
Amanet ju lash
Mos u nis prap ne lufte
Thane shoket ne Prizren
"Shtate lufta po te behen
Do t'i bej per vendin tim"
Moj Tetove lum si ti
Sa Petrita, sa luan
Rreze Sharit ku rri ti
Shqiperine ne zemer kane
Neper enderra ti na del
Je ne zemer.
Permendore
Mbete guri ne themel
I keshtjelles Arberore!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP   "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP - Faqe 14 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP
Mbrapsht në krye 
Faqja 14 e 21Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 13, 14, 15 ... 17 ... 21  Next
 Similar topics
-
» Epopeja e ndritshme e UCK
» BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?
» EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH
» Dr. Shefqet Krasniqi: Epopeja e Kosovës së Re

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: