Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 TOPLICA DHE SANXHAKU

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

TOPLICA DHE SANXHAKU Empty
MesazhTitulli: TOPLICA DHE SANXHAKU   TOPLICA DHE SANXHAKU EmptyWed Apr 22, 2009 12:56 am

TOPLICA

Kjo krahinë shqiptare është pjesa më veriore e Shqipërisë Etnike. Ajo fillon nga Medvegja e Vranja në jug dhe përfundon te Molla e Kuqe afër Nishit në veri. Në kohën e sundimit turk krahina e Toplicës ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës me emrin Sanxhaku i Toplicës (Nishit).


Çlirimi i viseve të Pashallakut të Beogradit dhe 6 nahijet tjera gjat viteve 1800-1875 nga sundimi osman ishte e drejtë legjitime e popullit serb. Mirëpo, në anën tjetër, pushteti serb largoi popullsinë joserbe nga ato treva. Kështu, sipas dokumenteve historiografike, nga viti 1800 e deri në vitin 1875 qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e Toplicës dhe nga Lugina e Moravës rreth 150.000 banorë shqiptarë. Regjimet e dinastisë së Obrenoviçve (1817-1903) vazhduan politikën terroriste shtetërore ndaj shqiptareve e boshnjakëve edhe gjat viteve 30-të shekullit XIX, me qëllim të spastrimit etnik të trojeve shqiptare.

Në frymën e kësaj politike, qeveria e Principatës së Serbisë urdhëroi me 1832 që çdo shqiptar dhe boshnjak, që kapet ne territorin e Serbisë, të goditet me nga 25 të rëna me shkop! Ndërsa me 1834 urdhëroi që të përdoret ushtria për të djegur fshatrat shqiptare. Pushteti serb më 1856, me marrëveshjen e Paqes së Parisit, kishte fituar njëfarë të drejte që t'i largojë të gjithë shqiptarët nga qytetet e Shumadisë, si dhe nga Hercegovina.

Më 2 Mars 1865 Knjaz Mihajli kishte nxjerrë ligjin për kolonizimin e vendeve të pushtuara. Me atë ligj territoret, të cilët i posedonin shqiptarët, sidomos nga Qarku i Nishit dhe i Pirotit u serbizuan, u kolonizuan menjëherë pas Kongresit të Berlinit, me njohjen e Serbisë si shtet nga ky kongres.

Duhet theksuar se shqiptarët deri kah fundi i shekullit XIX qenë te vendosur në shumicën e qyteteve, qytezave dhe fshatrave të Qarkut (Kazasë) të Nishit, të Qarkut të Vranjës, të Qarkut të Pirotit. Banorë shqiptarë kishte edhe në vendet tjera, sidomos në qytete, si p.sh. në: Qupri, Paraqin, Uzhicë, Krushec, Aleksinc, Kralevë e deri në Beograd.

Rreth 350 000 shqiptarët vendas të Sanxhakut të Toplicës u dëbuan me dhunë ushtarako-policore nga mbretëria serbe e Obrenoviçëve gjatë luftës ruso-turke në vitet 70-të të shek.XIX. Në atë kohë u bë një gjenocid dhe pastrim etnik total i kësaj krahine shqiptare, kur janë vrarë e masakruar reth 70 000 shqiptarë, të cilët banonin në afro 700 fshatra e qytete shqiptare të Sanxhakut të Toplicës. Me qëllime kriminale të spastrimit etnik, janë zbrazur trojet me shumicë shqiptare të Jagodinës, Kosanicës, Pirotit, Quprisë, Pllanës, Krushecit, Nishit, Leskocit, Gurdulicës, Vranjës, Përkupës, Kurshumlisë,… etj. Popullsia e shpërngulur shqiptare, që i shpëtoi plumbit dhe bajonetës serbe, u vendos në jug të trojeve shqiptare në Kosovë dhe në Maqedoni.

Në fillim të vitit 1878 situata në frontin e luftës ruso-turke u përmbys plotësisht. Pasi kaluan malet Ballkan, ushtritë ruse filluan të përparonin me shpejtësi në drejtim të jugut, pa ndeshur ndonjë rezistencë serioze nga ana e ushtrive osmane. Më 4 janar 1878 ato pushtuan Sofjen, më 18 janar Edrenenë dhe më 28 janar arritën në fshatin Shën-Stefan, në periferi të Stambollit. Nga paniku që e pushtoi Perandorinë Osmane, përfituan ushtritë serbe, të cilat marshuan pa vështirësi drejt Toplicës në Vilajetin e Kosovës dhe pushtuan Pirotin, Nishin, Leskocin, Përkupën, Kurshumlinë, Vranjën dhe në fund të janarit arritën në Gjilan. Po ashtu, ushtritë malazeze pushtuan më 10 janar Tivarin, më 19 janar Ulqinin dhe një javë më vonë dolën në brigjet e liqenit të Shkodrës e të lumit të Bunës.

Nga një çështje territori, sot Krahina e Toplicës është shndërruar në një çështje "pronash" nga disa politikanë, historianë e publicistë, të cilët nuk kanë bosht kurrizor kombëtar. Këta pseudopatriotë mjaftohen që Serbia t'ua paguaj dëmshpërblimin dhe çmimin e pronave ish-pronarëve shqiptarë dhe çështja të mbyllet me kaq.

Por, ata harrojnë se prona është e shenjtë, ajo duhet t'i kthehet pronarit, që ai vetë pastaj të vendosë a do ta shesë apo jo. Pastaj, të gjithë Shqiptarët duhet ta dinë se Toplica as nuk shitet, as nuk blehet, ajo vetëm trashëgohet nga zotërinjtë e saj - Shqiptarët. Shqiptarët e Toplicës duhet të kthehen në vendlindjen e tyre dhe në pronat e tyre. Toplica ka qenë, është dhe do të mbetet një krahinë shqiptare, pjesë integrale dhe sovrane e Shqipërisë Etnike.

SANXHAKU
Sanxhaku është krahina më veri-perëndimore e Shqipërisë Etnike. Serbia është përpjekur vazhdimisht ta mbuloj me një harresë publike gjendjen dhe emrin e Sanxhakut. Krahina e Sanxhakut ka një sipërfaqe prej 8.686 km2 dhe një popullsi prej 530 000 banorësh, nga të cilët 67 përqind janë boshnjakë (prej të cilëve gjysma janë shqiptarë të asimiluar që ende belbëzojnë shqip) dhe të tjerët serbë, malazezë, shqiptarë etj. Krahina është e ndarë ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi (2/3 e territorit nën Serbi dhe 1/3 e saj nën Mal të Zi). Diskriminimi i thellë që i është bërë dhe po i bëhet popullsisë joserbo-malazeze të Sanxhakut, e ka shtyrë atë që shpesh të protestojë hapur, duke kërkuar të drejtat dhe liritë e veta kombëtare.

Në tetor të vitit 1991 në Sanxhak është zhvilluar një Referendum popullor, ku është votuar për Autonominë politike dhe territoriale, me të drejtë bashkimi me Shtetin e Kosovës, ku 98 % e votuesve votuan për Referendumin.

Udhëheqësit politik i kanë përcaktuar qartë kufinjtë e Sanxhakut dhe harta e tij është shpërndarë nëpër të gjitha institucionet ndërkombëtare që nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së e deri te qeveritë e të gjitha vendeve me peshë në skenën ndërkombëtare.

Që në fillimet e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, sanxhakasit u deklaruan për shkëputje nga Sërbia dhe Mali i Zi dhe për bashkim ose me Kosovën, ose me Bosnjen. Por vitet që pasuan, Sanxhakun më tepër e larguan nga Kosova dhe shqiptarët dhe më shumë e afruan me Bosnjën dhe boshnjakët, për arsye se shqiptarët e robëruar i kanë hallet e veta, kurse Shqipëria londineze nuk është në gjendje të përkrahë e të ndihmojë sa duhet Shqiptarët e jo më Sanxhakasit.

Diplomacia boshnjake, edhe pse e ndodhur në katarzin e luftës, u tregua më e shkathët se sa ajo shqiptare. Tani gjithnjë e më tepër Sanxhaku po del në skenën politike si faktor që më shumë i përket çështjes boshnjake se sa asaj shqiptare. Gjithë ambasadat boshnjake nëpër botë kanë marrë përsipër afirmimin e çështjes së Sanxhakut. Po ashtu faktori Sanxhak po luan një rol të rëndësishëm edhe në vetë Bosnjen. Luftëtarët më të shkathët dhe komandantët më të shquar në ushtrinë boshnjake janë pikërisht sanxhakasit.

Natyrisht, Sanxhaku nuk paraqet ndonjë faktor të rëndësishëm ekonomik, siç paraqet Kosova, por ai është jashtëzakonisht i rëndësishëm në aspektin gjeopolitike e gjeostrategjik. Aktualisht, territoret e Bosnjës, me përjashtim të qytetit të Gorazhdës, i cili është nën mbrojtje të OKB-së, nuk kanë dalje në Sanxhak. Një ndër qëllimet prioritare boshnjake, sipas udhëheqësve të tyre ushtarakë, është shpërthimi në këtë drejtim dhe dalja në Sanxhak. Futja e zjarrit brenda kufinjve republikanë të Serbisë do të nxiste reaksione zinxhirore në vetë Serbinë dhe Malin e Zi, gjë që do t'u lehtësonte punë boshnjakëve. Kuptohet, as Kosova nuk ka se si të mbetet jashtë këtyre operacioneve ushtarake, sepse ajo kufizohet me Sanxhakun, i cili, në fund të fundit, është pjesë integrale e territoriale e saj. Shqipëria dhe Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur për çdo rrethanë të re, që mund të krijohet në të ardhmen, që t'i dalin zot Sanxhakut, si krahina më veriore etnike e saj. Sanxhaku është një "bombë me sahat", e cila herëdokur do t'i shpërthejë Serbisë shoviniste në dorë e në fytyrë dhe do ta plandosë për tokë.

Kërkesa e sanxhakasve për Autonomi bazohet në të drejtat historike dhe juridike. Sanxhaku ka qenë rajon autonom që në kohën e Kongresit të Berlinit. Ai u pushtua ushtarakisht më 1912 nga Serbia, e cila e aneksoi dhe ia hoqi Autonominë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Kshilli Antifashist i Sanxhakut e shpalli atë Krahinë Autonome, por regjimi komunist titist ia hoqi këtë të drejë dhe madje administrativisht e ndau në dy pjesë, duke ia aneksuar një pjesë Serbisë dhe një pjesë Malit të Zi.

Populli i Sanxhakut asnjëherë nuk ka hequr dorë nga e drejta e tij për Autonomi Politiko-Territoriale dhe vetëvendosje, prandaj edhe në shtator të vitit 2006 prfaqësuesit e katër partive politike dhe të 9 organizatave joqeveritare të Sanxhakut nënshkruan një Deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë që të zgjidhet statusi i boshnjakve në Serbi dhe që Sanxhaku të jetë një krahinë Autonome Vetadministrative. Ato i kërkojnë qeverisë serbe që ajo të zbatojë më parë të drejtat dhe Autonominë e Sanxhakut në Serbi, përpara se të kërkojë "autonomi" për serbët e Kosovës, të cilët janë tre herë më pak në numër se popullsia josllave e Sanxhakut.

Fillimisht krahina e ndarë më dysh e Sanxhakut ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi duhet që të bashkohet dhe të shpallë Krahinën Autonome të Sanxhakut, që pastaj populli i Sanxhakut të vendosë vetë se me cilin shtet fqinj don të bashkohet: me Kosovën apo me Bosnjën.

Përndryshe, historikisht, Krahina e Sanxhakut ka qenë dhe mbetet krahinë integrale e Shqipërisë Etnike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

TOPLICA DHE SANXHAKU Empty
MesazhTitulli: Re: TOPLICA DHE SANXHAKU   TOPLICA DHE SANXHAKU EmptyWed Apr 22, 2009 12:58 am

Në kohën e sundimit turk krahina e Toplicës ka qenë pjesë e Vilajetit
të Kosovës me emrin Sanxhaku i Toplicës (Nishit). Çlirimi i viseve
të Pashallakut të Beogradit dhe 6 nahijet tjera gjatë viteve 1800-1875
nga sundimi osman ishte e drejtë legjitime e popullit serb. Mirëpo, në anën
tjetër, pushteti serb largoi popullsinë joserbe nga ato treva. Kështu,
sipas dokumenteve historiografike, nga viti 1800 e deri në vitin 1875 qarqet
ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e Toplicës dhe nga
Lugina e Moravës rreth 150.000 banorë shqiptarë. Regjimet e dinastisë
së Obrenoviçve (1817- 1903) vazhduan politikën terroriste shtetërore ndaj
shqiptareve e boshnjakëve edhe gjat viteve 30-të shekullit XIX, me
qëllim të spastrimit etnik të trojeve shqiptare.Serbizimi i trojeve shqiptare
Në frymën e kësaj politike, qeveria e Principatës së Serbisë urdhëroi
me 1832 që çdo shqiptar dhe boshnjak, që kapet ne territorin e Serbisë, të
goditet me nga 25 të rëna me shkop! Ndërsa me 1834 urdhëroi që të përdoret ushtria për të djegur fshatrat shqiptare. Pushteti serb më 1856,
me marrëveshjen e Paqes së Parisit, kishte fituar njëfarë të drejte që t'i
largojë të gjithë shqiptarët nga qytetet e Shumadisë,si dhe nga
Hercegovina. Më 2 Mars 1865 Knjaz Mihajli kishte nxjerrë ligjin për kolonizimin
e vendeve të pushtuara.Me atë ligj territoret,të cilët i posedonin shqiptarët, sidomos nga Qarku i Nishit dhe i Pirotit u serbizuan, u kolonizuan menjëherë pas Kongresit të Berlinit, me njohjen e Serbisë si shtet
nga ky kongres. Duhet theksuar se shqiptarët deri kah fundi i shekullit XIX qenë te vendosur në shumicën e qyteteve, qytezave dhe fshatrave të Qarkut (Kazasë) të Nishit, të Qarkut të Vranjës, të Qarkut të Pirotit. Banorë
shqiptarë kishte edhe në vendet tjera, sidomos në qytete, si p.sh. në: Qupri, Paraqin, Uzhicë, Krushec, Aleksinc, Kralevë e deri në Beograd. Rreth 350 000 shqiptarët vendas të Sanxhakut të Toplicës u
dëbuan me dhunë ushtarako-policore nga mbretëria serbe e Obrenoviçëve
gjatë luftës rusoturke në vitet 70-të të shek.XIX. Në atë kohë u
bë një gjenocid dhe pastrim etnik total i kësaj krahine shqiptare, kur
janë vrarë e masakruar rreth 70 000 shqiptarë, të cilët banonin në afro
700 fshatra e qytete shqiptare të Sanxhakut të Toplicës. Me qëllime
kriminale të spastrimit etnik, janë zbrazur trojet me shumicë shqiptare të
Jagodinës, Kosanicës, Pirotit, Quprisë, Pllanës, Krushecit, Nishit,
Leskocit, Gurdulicës, Vranjës, Përkupës, Kurshumlisë,… etj. Popullsia
e shpërngulur shqiptare, që i shpëtoi plumbit dhe bajonetës serbe, u vendos
në jug të trojeve shqiptare në Kosovë dhe në Maqedoni. Në fillim të vitit 1878 situata në frontin e luftës ruso-turke u përmbys plotësisht. Pasi kaluan
malet Ballkan, ushtritë ruse filluan të përparonin me shpejtësi në drejtim
të jugut, pa ndeshur ndonjë rezistencë serioze nga ana e ushtrive osmane.
Më 4 janar 1878 ato pushtuan Sofjen, më 18 janar Edrenenë dhe më 28 janar arritën në fshatin Shën-Stefan, në periferi të Stambollit. Nga paniku që e pushtoi Perandorinë Osmane, përfituan ushtritë serbe, të cilat marshuan pa
vështirësi drejt Toplicës në Vilajetin e Kosovës dhe pushtuan Pirotin,
Nishin, Leskocin, Përkupën, Kurshumlinë, Vranjën dhe në fund të janarit arritën në Gjilan. Po ashtu, ushtritë malazeze pushtuan më 10 janar Tivarin, më 19 janar Ulqinin dhe një javë më vonë dolën në brigjet e liqenit të Shkodrës e të lumit të Bunës. Nga një çështje territori, sot Krahina e Toplicës është shndërruar në një çështje "pronash" nga disa politikanë, historianë e publicistë, të cilët nuk kanë bosht kurrizor kombëtar.
Këta pseudopatriotë mjaftohen që Serbia t'ua paguaj dëmshpërblimin
dhe çmimin e pronave ish-pronarëve shqiptarë dhe çështja të
mbyllet me kaq. Por, ata harrojnë se prona është e shenjtë, ajo duhet t'i
kthehet pronarit, që ai vetë pastaj të vendosë a
do ta shesë apo jo. Pastaj, të gjithë Shqiptarët duhet ta dinë se Toplica
as nuk shitet, as nuk blehet, ajo vetëm trashëgohetnga zotërinjtë e saj -
Shqiptarët. Shqiptarët e Toplicës duhet të kthehen në vendlindjen e tyre
dhe në pronat e tyre. Toplica ka qenë, është dhe do të mbetet një
krahinë shqiptare, pjesë integrale dhe sovrane e Shqipërisë Etnike. Sanxhaku
Sanxhaku është krahina më veri-perëndimore e Shqipërisë Etnike.
Serbia është përpjekur vazhdimisht ta mbuloj me një harresë publike
gjendjen dhe emrin e Sanxhakut. Krahina e Sanxhakut ka një sipërfaqe prej 8.686 km2 dhe një popullsi prej 530 000 banorësh, nga të cilët 67 përqind janë boshnjakë (prej të cilëve gjysma janë shqiptarë të asimiluar që ende belbëzojnë shqip) dhe të tjerët serbë, malazezë, shqiptarë etj.Krahina është e ndarë ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi (2/3 e territorit
nën Serbi dhe 1/3 e saj nën Mal të Zi). Diskriminimi i thellë që i është
bërë dhe po i bëhet popullsisë joserbo-malazeze të Sanxhakut, e ka
shtyrë atë që shpesh të protestojë hapur, duke kërkuar të drejtat dhe liritë
e veta kombëtare. Në tetor të vitit 1991 në Sanxhak është zhvilluar
një Referendum popullor, ku është votuar për Autonominë politike dhe
territoriale, me të drejtë bashkimi me Shtetin e Kosovës, ku 98 % e
votuesve votuan për Referendumin. Udhëheqësit politik i kanë përcaktuar qartë kufinjtë e Sanxhakut dhe harta e tijështë shpërndarë nëpër të gjitha institucionet ndërkombëtare që nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së e deri te qeveritë e të gjitha vendeve me peshë në skenën ndërkombëtare. Që në fillimet e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, sanxhakasit u deklaruan për këputje nga Serbia dhe Mali i Zi dhe për bashkim ose me
Kosovën, ose me Bosnjën. Por vitet që pasuan, Sanxhakun më
tepër e larguan nga Kosova dhe shqiptarët dhe më
shumë e afruan me Bosnjën dhe boshnjakët, për arsye se shqiptarët e
robëruar i kanë hallet e veta, kurse Shqipëria londineze nuk është në
gjendje të përkrahë e të ndihmojë sa duhet Shqiptarët e jo më Sanxhakasit.
Diplomacia boshnjake, edhe pse e Në shiritin e kohës
TOPLICA dhe SANXHAKU, një histori e paharruar Shqiptarët deri kah fundi i
shekullit XIX qenë te vendosur në shumicën e qyteteve, qytezave dhe
fshatrave të Qarkut (Kazasë) të Nishit, të Qarkut të Vranjës, të Qarkut të Pirotit. Banorë shqiptarë kishte edhe në vendet tjera, sidomos në qytete, si p.sh. në: Qupri, Paraqin, Uzhicë, Krushec, Aleksinc, Kralevë e deri në Beograd
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

TOPLICA DHE SANXHAKU Empty
MesazhTitulli: Re: TOPLICA DHE SANXHAKU   TOPLICA DHE SANXHAKU EmptyWed Apr 22, 2009 1:00 am

Malësia e Gollakut të Bujanovcit ka mbetur pa asnjë shqiptar

- Nga retrospektiva në ngritje të ndërgjegjes historike apo rifreskimit të trurit -
Aktualisht në Kosovë po përballemi edhe me një skenar të Serbisë të cilin po e vë në lojë bashkësia ndërkombëtare për ndarje të Kosovës, përmes të ashtuquajturit 6 pikësh famoz të OKB-së. Në realitet, ky është 6 pikëshi serb për “ruajtjen e sovranitetit të shtetit serb” në Kosovë.

Kjo gjendje politike e presioneve dhe e shantazheve të papara bënë që shqiptarët të harrojnë edhe historinë më të afërm e lëre më të mendohet për një retrospektivë shekullore. Megjithatë, dikush duhet të bëjë diçka në mbajtjen e kujtesës historike, ndërsa për politikat ditore duhet të përkujdesen ata që kanë marrë mandatin nga populli me votën e lirë e demokratike.

Të rikujtojmë se jo shumë vite përpara, sikurse aktualisht flitej për shpërngulje, për kthime në vatrat e tyre të etnive të ndryshme, sidomos të serbëve dhe komuniteteve tjera jo-shqiptare. Edhe pse shpërngulja nuk ka reshtur edhe për shqiptarët, në këtë rrafsh nuk dëgjohej e nuk dëgjohet të flitet fare. Ata u shpërngulën dhe po shpërngulen nga Kosova, nga Kosova lindore dhe trojet tjera etnike dhe askush nuk qanë kokën për këtë.

Më e turpshme është që edhe mediat janë vënë vetëm në shërbi të politikës ditore duke i margjinalizuar shumë aspekte të rëndësishme të historisë sonë, që duket se është e gjykuar që të përsëritet vazhdimisht për ne shqiptarët.

Ndoshta individët kënaqen me moton që dëgjohet aq shpesh në popull, se “ka boll shqiptarë” dhe nuk është aq me rëndësi edhe nëse shpërngulen. Sipas kësaj logjike, me rëndësi, që duhet të preokupohemi në vazhdimësi është shpërngulja e serbëve dhe të tjerëve nga Kosova.

Për shkak të kësaj as që mendohet për një aspekt tepër me rëndësi historike e politike - shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore, jo vetëm nga Kosova por edhe nga Kosova Lindore, që tashmë është një proces pothuajse i përfunduar.

Cilat janë fshatrat e Malësisë të cilat ngjajnë në fantazmë?

Në këngët popullore, patriotike, por edhe në historinë më të re kemi dëgjuar dhe lexuar shumë për “Mollën e kuqe” dhe për trojet shqiptare që dikur ishin plot me shqiptarë në “zemër” të Serbisë. Vazhdojmë të kënaqemi me melosin e bukur e patriotik dhe me përkujtimet se një kohë na ishte…., ç’na ishte.

Megjithatë, këto mbeten vetëm këngë dhe dëshirat e bukura që një ditë do të kthehen shqiptarët në këto troje, e në anën tjetër asgjë nuk bëjmë për ruajtjen e trojeve tjera që po e përjetojnë të njëjtin fat si ato nga “Molla e Kuqe, gjegjësisht, Toplica e Ninishit, por me një proces tjetërfare, pa zhurmë dhe pa dhunë.

Ka disa vjet që Malësia e Gollakut të Bujanovcit, gjegjësisht me fshatrat, Zarbincë, Suharrnë, Novosellë, Pribovc, Qarr dhe Ramnabuqë, ka mbetur gati pa asnjë element shqiptar. Ka disa vjet që mediat dhe institucionet kanë mbuluar në heshtje “mortore” këtë proces të deshqiptarizimit të këtyre trojeve. Ka disa vjet që këto troje i përngjajnë fantazmave dhe tregimeve të gjyshërve dhe baballarëve tanë se “dikur trojet që dalin, pak për tej këtyre fshatrave na ishin plot me shqiptarë, ndërsa na larguan shkiet me dhunë.

Ku shtrihen këto troje shqiptare në sferën gjeografike?

Zarbinca, Pribovci, Qarri dhe Ramnabuqa kufizohen me malësinë e Kamenicës, ndërsa Suharrna dhe Novo Sella i afrohen krejtësisht Vranjës.

Ndarja e tyre nga Kosova është bërë për shkaqe politike, sepse nuk është logjike një ndarje e tillë gjeografike, ku disa fshatra janë shumë afër Vrajës dhe të tjerat kufizohen me Malësinë e Kamenicës e bien në Komunën e Bujanovcit, që s’kanë asnjë lidhje as gjeografike e të tjera.

Të gjitha këto fshatra kanë qenë etnikisht të pastra shqiptare deri para 8 vjetësh. Aktualisht në këto fshatra nuk banon gati askush.

Banorët e këtyre fshatrave që deri dje kishin plane dhe synime të mëdha, e që faktohet me ndërtimet e shtëpive dhe objekteve të tjera përcjellëse që ishin bërë me vite të tëra, vetëm e vetëm për të jetuar në trojet e tyre, tashmë janë akomoduar në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Ëndrrat e tyre për ndërtimin e jetës në trojet e tyre të lindjes, mbetën vetëm ëndrra.

Cilat ishin shkaqet e shpërnguljes?

Shkaqet që quan deri te një shpërngulje masive të banorëve të Malësisë janë të shumta. Megjithatë, shkaku më kryesor është ai i ndjenjës së pasigurisë, gjegjësisht shkaku psikologjik.

Procesi i shpërnguljes ka filluar që nga vitet 60-ta, por njerëzit janë larguar për shkaqe ekonomike dhe ekzistenciale. Gjatë luftës së fundit të UÇMB-së me forcat serbe, ku këto fshatra ishin bazë e fuqishme e forcave shqiptare dhe ndodhën shpërngulje për shkak të sigurisë dhe frikës nga pasojat eventuale. Të gjithë të shpërngulurit ishin vendosur në komunën e Gjilanit dhe të Kamenicës dhe një numër i vogël shkuan në Bujanovc. Ata u vendosën kush te të afërmit, kush kishte gjetur ndonjë banesë ose shtëpi të boshatisur, kryesisht të serbëve e romëve.

Ata që e udhëhoqën luftën dhe u kujdesën që të nënshkruajnë paqen, e që më vonë edhe zunë pozita të ndryshme në shoqërinë e Luginës..., ose nuk e patën idenë për pasojat, ose nuk menduan fare për një gjë të tillë.

Të tillët edhe sot nuk qajnë kokën për ata që më nuk janë banorë të këtyre trojeve, e as që e dinë se ku janë dhe nuk e kanë idenë ndoshta se ku gjenden këto fshatra të cilat paraqesin një pasuri të pamatshme për shoqërinë shqiptare në tërësi, por edhe pozitë të rëndësishme gjeo-strategjike në rajon.

Ku dhe si jetojnë banorët e Malësisë së Gollakut?

Ku janë sot banorët e Malësisë së Gollakut të Bujanovcit. Kjo është pyetja , për çka askush nga udhëheqësit as në Kosovë e as Preshevë e Bujanovc nuk qajnë kokën. Me siguri se shumë prej tyre as që kanë ditur për këtë proces, e si ta dinë se ku dhe si jetojnë këta banorë, tashmë me një vendbanim të ri.

Ata sot mund t’i gjesh kudo dhe askund. Jeta e tyre është gjithëfare, varësisht se kush, si ka mund të gjendet në atë gjendje kaosi dhe anarkie. Numri më i madh i tyre jetojnë në komunën e Gjilani, por ka edhe prej tyre që jetojnë në komunën e Kamenicës. Disa janë vendosur me qira, disa kanë “huazuar” ndonjë shtëpi rome apo serbe, ata që kanë pasur më shumë mundësi ekonomike tashmë kanë ndërtuar shtëpi të reja dhe nuk e ndiejnë shumë mungesën e vendlindjes.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Konçulit, shumë organizata humanitare ofruan ndihmat e tyre për tu mundësuar kthimin e banorëve në trojet e veta. Këto ndihma konsistonin në ushqim, veshmbathje, madje edhe në pajisje bujqësore dhe në kafshë shtëpiake. Të gjitha këto ndihma banorët i kanë marrë, për një kohë të gjatë, por asnjëri prej tyre nuk ka vendosur për tu kthyer. Kjo ka ndodhur për shumë arsye, por para së gjithash ishte frika dhe pasiguria. Por, ka munguar një fushatë informimi dhe bashkëbisedimi, pse jo edhe solidarizimi nga institucionet përkatëse në Bujanovc e Preshevë, por edhe në Kosovë.

Edhe sot, kur kemi një ofenzivë serbe për të rrëmbyer sa më shumë që mundet pjesë të Kosovës, nuk është vonë të veprohet, deri sa nuk është bërë tepër vonë. Atje mund të jetohet në paqe, askush nuk e pengon askënd.

Aktualisht nuk mund të arsyetohemi se këto vise u shpërngulën me dhunë, presion, megjithatë këto troje po përjetojnë fatin e Toplicës së Nishit....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

TOPLICA DHE SANXHAKU Empty
MesazhTitulli: Re: TOPLICA DHE SANXHAKU   TOPLICA DHE SANXHAKU EmptyWed Apr 22, 2009 1:06 am

Shqiptarët në Turqi
Data: Monday, 06 April @ 00:00:00 CEST
Argumenti: Data Historike

Si pasojë e doktrinës së shenjtë serbe dhe si pasoj e migrimit shqiptarë gjatë kohës së perandoris Omane një numër i konsiderueshem i shqiptarvë kanë marr shtetësin e Turqisë pas krijimit të saj...

Për shkak të mungeses së regjistrimit të popullsisë sipas racës edhe numri i shtetasve turk me prejardhje shqiptare nuk mund të dihet saktësisht.
Si do që të jetë dihet se në Stamboll ka pasur familje të racës shqiptare që kanë jetuar dhe punuar aty. Mirëpo shumica e shtetasve turk të racës shqiptare anë të ardhur nga teritoret e Sanxhakut të Nishit, Vilajetit të Kosovës, Sanxhaku i Manastirit dhe Sanxhaku i Janinës, të gjitha këto njësi administrative të asaj kohe.
Shifrat e numrit të shtetasve turk me prejardhje shqiptare janë të ndryshme nga 500 000 deri në 5 mil. Si do që të jetë një pjesë e tyre, sipas një aktivisti që kujdeset për mardhënjet me vendlindjen d.m.th Kosovën vetëm në Bursa dhe rrethinë gjenden diku 200 000 shtetas turk të racës shqiptare.

Sanxhaku i Nishit njësi administrative-teritoriale e Perandoris Osmane me qëndër në Nish, në krahinën shqiptare Toplica e plaçkitur nga Pashalluku i Beogradit.
Sanxhaku i Nishit së bashku për dallim nga Vilajeti i Kosovës i cili sipas mendimit të historianëve Evropian sebët e kanë "çliruar" nga sundimi turk dhe pas një gjenerate atyre i është marrë plaçka nga shqiptarët dhe NATO . Me fjalë të tjera edhe nga shkencëtarët e Evropës edhe pse me një vonesë prej një gjenerate të njerzëve kanë filluar të dallohet "plaçka" nga "pasuria e patundëshme" e cila siç po shihet për serbët gjendet diku në rrethinën e Moskës.
Shpërnguljet e mëdha me 1877/1878
Në luftën ruso-osmane, Sërbia dhe Mali i Zi menjëherë u rreshtuan në anën e Rusisë me qëllim që të realizonin aspiratat ekspansioniste në drejtim të trojeve etnike shqiptare. Luftimet serbo-osmane u zhvilluan kryesisht në trevat shqiptare të Sanxhakut të Nishit që i takonin Vilajetit të Kosovës. Pas humbjeve të një pas njëshme dhe me tërheqjen e ushtrisë Osmane nga këto troje, Serbia para syve të fuqive të mëdha dhe me bekimin e tyre kryente spastrimin etnik. Si rezultat i dhunës, terrorit, masakrave dhe gjenocidit të ushtrisë serbe ndaj popullit autokton shqiptar me qindra e mijëra shqiptar u detyruan t'i braktisnin vatrat e tyre duke u vëndosur si muhaxher (refugjat) në brendi të Vilajetit të Kosovës dhe me gjerë. Në ketë kohë para tytave të soldateskes serbo-malazeze u shpërngulën rreth 160 mijë shqiptar. Kështu u spastruan etnikisht 640 vendbanime shqiptare të rrethit të Nishit, të Prokupjes, Leskocit, Vranjës, Kurshumlisë etj. Me këto akte anticivilizuese dhe antishqiptare Serbia dhe Mali i Zi ngushtuan edhe më hapsirën kombtare shqiptare duke krijuar kështu parakushte për rrezikim të metejshëm të trojeve shqiptare në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti. (Burimi: Historia e Popullit Shqiptar - hartuar nën drejtimin e Institutit të Historisë)
Dëshmi
"...Pothuajse të gjitha banorët e pjesës perendimore të Sanxhakut të Nishit lë dorëzuar Serbisë, ishin shqiptar të besimit mysliman... prandaj kur ky sanxhak u pushtua nga ushtria serbe, popullsia nuk i bëri ballë pushiuesit. Ajo e tëra iku në Vilajetin e Kosovës duke lënë tërë vendin të braktisur." John Ross
"... në acar dhe të ftohtë të madh të dimrit të vitit 1877-1878 pashë njerëz duke ikur të zhveshur e të zbathur që kishin braktisur dhomat e veta të ngrohta me përplot mall.....Përgjatë rrugës Gërdelicë-Vranjë dhe deri në Kumanovë, në të dy anët e rrugës vëreheshin kufomat e fëmijëve, të pleqëve e të tjerëve që kishin vdekur nga të ftohtit." Josip H. Kostiq; Mësues - dëshmitar i kohës.
Muhaxhirët
Kolonat e Shpërnguljeve te shqiptarve nga trojet e veta - dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1833-1878. Dëbimet e shqiptarëve nga trekëndshi i Toplicës 1878-1881
Shembull është vendbanimi Klaiqi ishte fshat në komunën e Lebanës të Jabllanicës (sot Serbia jugore), dikur i banuar me shqiptarë të cilët u dëbuan me dhunë nga pushtuesit serb.Fshati kufizohet me fshatrat e dikurshme shqiptare si Gërguroci, Bajra, Poroshtica, Llapashtica etj. Nga ky vendbanim e kan prejardhjen banorët e fshatit Kokaj në Karadak, mandej banorët e lagjes Klaiq të qytetit të Gjilanit ,( të cilit ende i kan pronat e tyre në Klaiq të nacionalizuara pas Luftës së Dytë Botrore) muhaxhirët e fshatit Kokaj gjegjësisht një lagje e fshatit Ranatoc i cili ndodhet në Malet e Karadakut komuna e Preshevës.
Dëbimet e shqiptarëve nga trekëndshi i Toplicës 1878-1881
Që nga viti 1833 kur Serbia kishte fituar autonomi kulturore nga Perandoria Otomane, kishte filluar planet jo vetëm për pushtimin e tokave shqiptare, por edhe për zhdukjen e tyre nga faqja e dheut. “Naçertanija” e Ilija Garashanini-t ishte një platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta. Ky program ishte konstruktuar në vitin 1844, ndërkohë që ishte realizuar gjatë dhjetorit 1877 dhe janarit 1878. Gjatë kësaj kohe, të gjitha faktet historike thonë se janë përzënë nga trojet shekullore afro 700 vendbanime. Trojet shqiptare nuk kishin pësuar tragjedi më të madhe dhe kaq ngushtim të hapësirës gjeografike, askurrë më parë. Shqiptarët në ato vise ishin vendas, që dëshmohet edhe në dokumentet e hershme. Në “Regjistrimin turk të vitit 1455. Pra edhe pse kjo trevë qe nga parahistoria ishte e banuar me fise ilire, autorë të ndryshëm serbë përpiqen që shqiptarët t'i nxjerrin si kolonizues të tokave serbe. Sipas Jovan Cvijiqi-t, Dushan Popoviqit, Luba Stojanoviqit, Vlladimir Stojanoviqit, Anastasije Urosheviqit e shumë të tjerëve, familjet shqiptare si kolonizues kanë depërtuar deri në Toplicë, Leskoc, Vrajë e gjetiu pas “ Dyndjes së madhe serbe” të vitit 1690. Sipas burime arkivore, por edhe sipas një burimi serb deri në mes të shek.XIX vetëm në rrethinë të Leskocit dhe të Prokuples ishin më se 300 fshatra shqiptare, kurse deri në vitin 1877 vetëm në rrethinë të Pustarekës dhe të Jabllanicës ishin 1539 shtëpi shqiptare. Me depërtimin e ushtrisë serbe, andej fshatit Bucë, pothuajse nuk kishte mbetur asnjë familje shqiptare. Kështu nga Pustareka e Jabllanica pothuajse të gjitha familjet shqiptare u nisën këmbë drejt Gollakut. Se çfarë terrori është bërë mbi shqiptarët, dëshmon e dhëna se pas dëbimit të shqiptarëve, Serbia në krye me Mita Rakiqi kishte dërguar ekipe për ta popullzuar atë pjesë me kolonistë para se të mbahej Kongresi i Berlinit. Ekipet për formimin e komunave dhe regjistruesit, ndër të tjera, shkruanin: "Këtu të gjitha fshatrat kanë qenë shqiptare, tani janë të shkreta, të djegura dhe të rrënuara, prandaj edhe nuk mund të formohen komuna “. Të djegura, të shkreta dhe të rrënuara, regjistruesit i kishin shënuar 53 fshatra. Se çka kanë përjetuar shqiptarët gjatë dëbimit secila familje është një histori në vete, por vlen të përmendet edhe një fragment i udhëpërshkruesit serb, Sreten Popoviq që, ndër të tjera, shkruante:"Ato net, shumë familje shqiptare duke udhëtuar me fëmijët e tyre, nga acari i madh pësuan humbje të mëdha në njerëz. Shumë fëmijë në qerre ose në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit." Qystendili i Bullgarisë në janar të vitit 1878 ishte përplot shqiptarë, sikur Bllaca e prillit të vitit 1999. Për fatin e mirë të këtij populli, për dallim nga vitet 1877-1878, këtë herë, këtë katrahurë po e përcillte e tërë bota, kurse shtetet më të fuqishme e më demokratike, në krye me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe u vunë në krah të drejtësisë dhe bashkë edhe me shtete të tjera e ndihmuan këtë popull që të kthehej në tokën e tij shekullore.
Baladë Kosovare
Ç'ka kanë bjeshket o bre qe ushtojne.
Ç'ka kanë lugjet o bre qe po fshajne,
Ç'ka kanë malet qe s'mugullojne,
Ç'ka ka hana qe s'po shndrit,
Ç'ka ka djelli qe s'po ban drite,
Ç'ka kanë shpendet qe s'po knojne,
Ç'ka kanë qyqet o bre qe s'vajtojne.
Muhaxhiret kah po shkojnë,
Kane lan toke e kanë lane shpi,
Kane lane dhen e kanë lane dhi,
Kane lane buken cerek me hi,
Kane lane corben n'veksht te zi,
Kane lane sofren t'shtrume n'shpi,
Kane shkue miqte buke po u ngi,
Kane lane zhgujt o nveg pa u krye,
Kane lane pajen cikat pa marue,
Kane met nuset te dhandri pa shkue,
Kane met krushqit e bre pa u kthye,
Kane met djemtë o dhander pa hi,
Ohh... muhaxhiret o bre kah po shkojnë,
Dru e gurë o bre c'po vajtojne,
Bari n'toke o bre s'po mbin,
muhaxhiret kanë marrë dynjane n'sy
Vdesin n'bore e vdesin n'shi,
Vdesin pleqe o bre vdesin te rinj,
Vdesin gra e vdesin fëmijë.
Muhaxhiret bre kah po shkojnë,
Për ta malet po vajtojne,
buke pa ngrane e ujë pa pi,
Kane marrë udhën për Shqipni,
Udhen e gjatë o bre për Turki,
oh..kush njeh Zot, bre din e iman
Muhaxhireve konak ju ban,
Muhaxhiret brenda i shtin,
Shtronju mirë o bre për me fjet,
Se ju con Zoti n'xhehnet,
Se jua kthen o Zoti n'nahiret.

Sanxhaku i Manastirit gjatë kohës së perandorisë Osmane ishte pjesë administrative. Qendër e sanxhakut ka qenë qyteti Manastiri.
Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 978 559 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 457,994 banorëve mysliman (të racës/kombësisë shqiptar dhe turke), 264,008 krishterë ortodoks të racës shqiptare dhe vllahe, 198,335 bullgarë, 55,108 grekë, 2,760 romë dhe 354 të krishterë katolik dhe protestantë të racës shqiptare.
Vilajeti i Shkupit më vonë i Kosovës ishte një ndarje administrative gjatë sundimit të perandorisë Osmane. Krijimi i tij është bërë më 1873 i njohur si Vilajeti i Prizrenit ku e kishte edhe qendrën. Në këtë kohë Vilajeti i Kosovës shtrihej në territoret e Kosovës së vitit 2000, sanxhakut të Dibrës, sanxhakut të Shkupit dhe sanxhakut të Nishit. Në veri dhe veri-lindje kufizohej me Serbinë, në jug-lindje me Maqedoninë, në jug me vilajetin e Manastirit, në jug-perëndim me vilajetin e Shkodrës, ndërsa në veri-perëndim me Malin e Zi dhe Bosnjën.
Historia
Vilajeti i Kosovës është themeluar në vitin 1877; valiu i parë i vilajetit të Kosovës ka qenë Halil Rifat Pasha, i cili udhëheqte vilajetin e Kosovës. Në përbërje të vilajetit të Kosovës kanë qenë 6 sanxhaqet - rrethet, të cilat i udhëhiqnin muttesarrifët apo kryetarët e rretheve. Në kuadër të sanxhaqeve kanë qenë kazatë, e në kuadër të kazave - nahijet. Vilajeti i Kosovës kufizohej në lindje me Bullgarinë, në perëndim me vilajetin e Shkodrës, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën, në veri me Serbinë dhe në jug me vilajetin e Manastirit dhe vilajetin e Selanikut. Vilajeti i Kosovës, duke filluar në lindje nga qyteti i Shtipit e deri në perëndim tek qyteti i Plevljes, përfshinte një territor shumë të gjerë gjeografik. Si kryeqytet i vilajetit të Kosovës ka qenë Prishtina prej vitit 1879 e gjer në vitin 1893, ndërsa prej vitit 1893 e gjer në vitin 1912 ka qenë Shkupi.

Demografia
Në vilajetin e Kosovës jetonin kryesisht shqiptarët, turqit dhe boshnjakët, si myslimanë shumicë, si dhe me pakicë bullgarët, serbët, grekët, vllehtë, si të krishterë. Në vitin 1893 kishte gjithsej 847.419 banorë, prej të cilëve 507.800 myslimanë dhe 340.339 të krishterë.
Struktura e popullsisë dhe kufirit të vilajetit si duket me kalimin e kohës e sidomos pas luftrave ballkanike ka pësuar ndryshime të mëdha. Kështu më 1921 ë hapsirën e ish vilajetit popullsia përbëhej nga shumica shqiptare si dhe nga një numër serbësh dhe maqedonas. Numri i banorëve në vitin 1921 ishte 490 500 frymë. Ku 62,0 % e kësaj popullsi përbëhej nga shqiptarët, 26,7 % serbët dhe 3,9 % turqit.
Administrimi


Vilajet i Kosovës 1877
Nën administrimin e Vilajetit të Kosovës hynin disa sanxhaqe si:


Ish-Dardania dhe S. ri i Shkupit i njohur më vonë si V. i Prizrenit ose V. i Kosovës
Sanxhaku i Shkupit : kazaja Shkup, Kumanovë, Kaçanik, Shtip, Radovish, Koçan, Kratovë, Peçevë, Egri-Palankë.
Sanxhaku i Prizrenit : kazaja Prizren, Lumë, Tetovë.
Sanxhaku i Pejës : kazaja Pejë, Gjakovë, Guci, Beranë, Tërgovishtë.
Sanxhaku i Prishtinës : kazaja Prishtinë, Mitrovicë, Vuçitërnë, Gjilan, Preshevë.
Sanxhaku i Pazarit të Ri : kazaja Pazari i Ri, Senicë, Kolashin, Akovë, Novi Varoshi, Prepoljë.
Administratorët zyrtarë
periudha amdiministratori lindi - vdiq më:
Vilajeti i Prizrenit
Qershor 1869 - Janarar 1871 Ismail Rahmi Pasha Tepedelenlizade 1806 - 1875
Janarar 1871 - Nëntor 1871 Safvet Pasha Tatar - 1895
Nëntor 1871 - Gusht 1872 Galib Pasha Sari

Gusht 1872 - Prill 1873 Abdurrahman Nureddin Pasha 1836 - 1912
Prill 1873 - Maj 1873 Mehmed Akif Pasha Arnavud Kalkandelenli 1822 - 1893
Maj 1873 - Prill 1874 Hüseyin Hüsnü Pasha - 1877
1874 - 1877 ....

Vilajeti i Kosovës
Shkur 1877 - Qershor 1878 Halil Rifat Pasha 1827 - 1901
Qershor 1878 - Dhjetor 1879 Mehmed Nazif Pasha Manastirli 1832 - 1889
Dhjetor 1879 - Gusht 1880 Hüseyin Fikri Pasha - 1888
Gusht 1880 - Qershor 1881 Osman Nuri Pasha Potirikli

Qershor 1881 - Korrik 1883 Ahmed Hifzi Pasha 1832 - 1900
Korrik 1883 - Tetor 1885 Abdi Pasha

Tetor 1885 - Tetor 1889 Mehmed Faik Pasha Selanikli 1838 - 1908
Tetor 1889 - Dhjetor 1890 Ahmed Eyyub Pasha 1833 - 1894
Dhjetor 1890 - Qershor 1891 Abdülkadir Kemali Pasha - 1892
Qershor 1891 - Korrik 1892 Mehmed Shakir Pasha - 1898
Korrik 1892 - Dhjetor 1893 Edhem Pasha

Dhjetor 1893 - Prill 1900 Hafiz Mehmed Pasha Erzurumlu (I-ra) 1847 - 1903
Prill 1900 - Janar 1903 Mehmed Reshad Bey

Janar 1903 - Prill 1903 Hafiz Mehmed Pasha Erzurumlu (II-ta) 1847 - 1903
Prill 1903 - Prill 1905 Shakir Pasha

Prill 1905 - Gusht 1908 Mahmud Shevket Pasha 1856 - 1913
Gusht 1908 - May 1909 Mehmed Hadi Pasha Bagdadli 1861 - 1932
May 1909 - Gusht 1909 Hüseyin Hüsnü Pasha 1856 - 1926
Gusht 1909 - Nëntor 1910 Ali Mazhar Bey

Nëntor 1910 - Nëntor 1911 Halil Bey

Nëntor 1911 - Gusht 1912 Mazhar Bey

Gusht 1912 Ali Galib Pasha Müstedami 1863 - 1918
Përgatiti:Flori Bruqi
Posted by AGJENCIONI FLOART-PRESS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





TOPLICA DHE SANXHAKU Empty
MesazhTitulli: Re: TOPLICA DHE SANXHAKU   TOPLICA DHE SANXHAKU Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
TOPLICA DHE SANXHAKU
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sanxhaku republike e Boshnjakeve me kufije te vet .
» Sanxhaku i Tregut të Ri dhe bisedimet me Serbinë
» SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: