Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Socialistët, përsëri kundër Kosovës

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Socialistët, përsëri kundër Kosovës Empty
MesazhTitulli: Socialistët, përsëri kundër Kosovës   Socialistët, përsëri kundër Kosovës EmptyTue Apr 21, 2009 7:06 pm

Socialistët, përsëri kundër Kosovës

Sulmi kundër rrugës së shqiptarëve, Durrës-Kukës-Morinë, nuk është i vetmi për Partinë Socialiste. Me të njëjtin zë, me të njëjtën figurë, dhe me personazhin qesharak Erion B..., Partia Socialiste e Shqipërisë, zyrtarisht, dhe nga podiumi i grupit parlamentar, dje (të hënën) ka sulmuar licencën për celularin e katërt, që u fitua nga Postë-Telekomi i Kosovës dhe Konsorciumi shqiptar.

Nga Eriona Suma - ‘Koha Jonë’ më 21.04.2009 në ora 15:55
Kjo licencë, u fitua në tenderin e hapur ndërkombëtar që u zhvillua pak kohë më parë. Në këtë tender, morën pjesë 2 kompani, ku njëra ofroi 5 milionë euro, dhe tjetra, Telekomi i Kosovës 7.2 milionë euro. Kompania kosovaro-shqiptare, ofroi jo vetëm çmimin më të lartë, por edhe tarifa shumë më të ulëta se tarifat e telefonisë mobile sot në Shqipëri.

Automatikisht kjo kompani ishte fituese e këtij tenderi, me dy treguesit e ofruar në tender. Por komisioni i ERT, 2 javë pas tenderit publikoi se firma e dytë, ajo humbëse e garës, nuk i kishte dokumentet në rregull, kështu që, meqenëse duhet që në tender të merrnin pjesë jo më pak se 2 kompani, ERT nuk e shpallte dot fituese kompaninë kosovare, jo për faj të vet, por për faj të kompanisë humbëse.

Po pse u hapën ofertat ekonomike dhe ato teknike para se të kontrollohej dokumentacioni i konkurruesve? Këtë askush nuk e thotë. Dihet se në praktikën e zakonshme të tenderëve, fillimisht kontrollohet dokumentacioni i konkurruesve nëse është apo jo në përputhje me kërkesat e tenderit, bëhet kualifikimi i firmave, e pastaj hapen ofertat. Kjo nuk ndodhi me këtë tender. Në kushtet kur kompania kosovare e ka dokumentacionin e rregullt, çmimin më të lartë - 45% më të lartë se dyshemeja e tenderit, Qeveria ka vendosur ta shpallë fituese të licencës me ligj në parlament. Është në vullnetin e parlamentit të shqyrtojë dhe miratojë një ligj, i cili vetëm ndikim pozitiv ka.

Kjo licencë duhet dhënë kosovarëve dhe biznesmenëve shqiptarë, për disa arsye:
1. Kane dhënë çmimin më të lartë në konkurrim, dhe u është dekonspiruar tashmë mënyra e tarifimit dhe çmimi që ata ofrojnë;
2. Ka një rendësi për unifikimin e tregut të telefonisë mes Kosovës dhe Shqipërisë;
3. Ofron tarifa më të lira për qytetaret se të gjithë operatorët aktualë në tregun shqiptar;
4. Stimulon biznesin kosovar që të investojë në Shqipëri, dhe shton bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë;
5. Ka dhënë një çmim 45 për qind më të lartë se konkurrenti tjetër në tender, dhe po aq sa ishte minimumi i afrueshëm;
6. Do të rrisë konkurrencën e telefonisë mobile në Shqipëri, duke sjellë uljen e tarifave për qytetarët edhe nga kompanitë e tjera në treg;
7. Janë shqiptarë;

Po pse sulmohet pra kjo licencë? Sulmi, filloi nga ata që nuk dinë të bëjnë ndonjë punë tjetër. Sulmi filloi nga xhelozia për emrat e biznesmenëve shqiptarë. Sulmi filloi dhe sponsorizohet nga ata biznesmenë që tërhoqën dokumentet për të fituar këtë licencë, dhe që u tërhoqën nga gara kur qeveria vendosi pragun 5 milionë euro. Këta biznesmenë, që nuk po shlyejnë dot interesat e kredive disa milionëshe nëpër banka, menduan ta fitojnë këtë licencë me 1 milion euro, aq sa tentoi në fillim ERT që ta vinte dyshemenë e tenderit. Këta biznesmenë pendorin mediat e tyre - duke shpifur paturpësisht se Qeveria po e jep këtë licence pa tender - kur vetë kanë raportuar ditën kur u zhvillua tenderi dhe kur edhe ofertat u hapën në prani të televizioneve. Këta biznesmenë, tashmë të dështuar, shpifin për lidhje serbe, kur janë ortakë zyrtarisht dhe me dokument, me pronarin e gazetës me antishqiptare të të gjitha kohërave, ‘Politika’ e Beogradit. Por, këta s’kanë tashme asnjë vlere dhe këta s’përbejnë më asnjë lajm.
Lajm përbën, edhe ky për shkak të sfondit që përdorë, Erion B....

Është skandaloze që Partia Socialiste, e cila pretendon të bëjë një politikë të re, të mbajë një qëndrim të tillë idiotik kundër një kompanie shtetërore kosovare. Është po ky pordhaç i vogël, që ka hedhur helm edhe kundër një prej investimeve më madhështore të shqiptarëve - rrugës që lidh Shqipërinë me Kosovën. Është po ky spurdhjak që sulmon kompaninë celulare, që lidhë Shqipërinë me Kosovën. Është po kjo vemje që rikonfirmon, se socialistët nuk e duan Kosovën. Është kjo figurë dhe ky imazh i politikës së re socialiste, që sulmon këdo, duke përdorur sfondin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, mjafton që t'i japësh një drekë. Kaq vlen Erion B....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

Socialistët, përsëri kundër Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Socialistët, përsëri kundër Kosovës   Socialistët, përsëri kundër Kosovës EmptyTue Apr 21, 2009 10:45 pm

mjafton vetem titulli ndonese socialistet nuk me befasojne me asgje ne jeten time sepse ata jane trashegimtaret e enverit!

atyre iu konvenon ndonjë investim qe i lidhe me grekët!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Socialistët, përsëri kundër Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Socialistët, përsëri kundër Kosovës   Socialistët, përsëri kundër Kosovës EmptyTue Apr 21, 2009 11:56 pm

Me mire enveriste se salioviq apo titist.
Enveri ja ka lujt ***** tradhtareve!
Dhe ska kuzue kushe kamen ta shkel shqiperine!
Sot me salioviqin hyjne kur do dhe dalin fazliqat dhe kan blere gjysmen e veriut.
Kurse jugun greket.
Shkaterroi shqiperin ky Salo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Socialistët, përsëri kundër Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Socialistët, përsëri kundër Kosovës   Socialistët, përsëri kundër Kosovës EmptyTue May 05, 2009 11:28 am

Po keta socialiste çdo pune te kesaj qeveria e kane nxire dhe do ta nxijne.Kjo eshte motoja e tyre,tashme jam mesuar me ta ,keta kemi,s'kemi ç'bejme,vetem se do t'i leme ne opozite No_Problem
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Socialistët, përsëri kundër Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Socialistët, përsëri kundër Kosovës   Socialistët, përsëri kundër Kosovës Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Socialistët, përsëri kundër Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
» Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës
» A do ekzistojë Maqedonia si shtet?
» Përsëri në këmbë nga Ligor Shyti, Përmet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: