Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian

Shko poshtë 
+2
Mergimtari
murturi
6 posters
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian EmptyTue Apr 14, 2009 4:20 pm







Bisedë me Nermine Kumanova-Gashi, kandidate për eurodeputete nga Namyri i Belgjikës
Një shqiptare e gjelbër për Parlamentin Evropian
"Kam besim në vete se do të lulëzojë emri i një femre shqiptare në mesin e eurodeputetëve e ky do të jetë një nder i madh për mbarë popullin shqiptar. Të jesh kandidate në zgjedhjet evropiane mendoj se është një burrëri e madhe për mbarë komunitetin shqiptar në Belgjikë", thotë kandidatja Kumanova-Gashi
14 Prill, 2009
Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Ndarja_nenlajmet
Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian 13x13bardh
Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Nermine-kumanovaPrishtinë, 13 prill
Nermine Kumanova-Gashi nga Namyri i Belgjikës ka thënë në një intervistë për "Kosova Sot" se është kandidate për deputete në Parlamentin Evropian, zgjedhjet për të cilin do të mbahen më 7 qershor të këtij viti. Ajo thotë se nëse i merr votat, shqiptarët do ta kenë mbështetjen e saj të palodhshme në Parlamentin Evropian, andaj kërkon mbështetjen e tyre që ta fitojë këtë betejë, për të siguruar një ulëse në këtë institucion të rëndësishëm evropian.

Në politikë kundër
padrejtësive
''Kosova Sot'': Që sa kohë keni nisur të merreni me politikë dhe çka ju ka shtyrë të merreni me politikë?
Kumanova-Gashi: Që nga rinia nuk mund të pajtohesha me padrejtësinë që mbretëron në botë. Qysh e re kam luftuar kundër varfërisë dhe padrejtësisë. Kjo më ka bëre që të mos rri duarkryq përballë kësaj situate. Që nga mosha 15-vjeçare jam angazhuar në rininë sindikaliste dhe gjithashtu në gjirin e "Amnesty International", për të mbrojtur dhe për të luftuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Më vonë jam angazhuar në shumë shoqata të tjera si në "Oxfam", "Greenpeace" dhe në lëvizje të paqes.
Ka 8 vjet që unë jam anëtare aktive në gjirin e Partisë Ekologjike, dhe që nga viti 2006 jam deputete komunale në qytetin Namyr dhe tani jam kandidate për eurodeputete në Parlamentin Evropian.

''Kosova Sot'': Nga cila parti konkurroni për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 7 qershor 2009?
Kumanova-Gashi: Emri im renditet në vendin e pestë në listën për zgjedhjet evropiane të Partisë Ekologjike frankofone që do të mbahen më 7 qershor 2009. Politika ekologjike është e ardhmja e njeriut. Nëse ne nuk jemi të vetëdijshëm sot dhe tani, rreziqet dhe konstatimet që po bëhen aktualisht në planetin tonë, nesër ne nuk do të ekzistojmë.

''Kosova Sot'': A është kjo hera e parë që konkurroni për eurodeputete?
Kumanova-Gashi: Në vitin 2004, kam pasur nderin të jem në listën evropiane dhe kjo ishte hera e parë dhe një eksperiencë e madhe për mua. Isha kandidatja më e re ndër të gjitha kandidatët e partive në zgjedhjet evropiane në Belgjikë. Kam bërë fushata për partinë, por tani në nivelin e Evropës është hera e parë që bëj fushatë elektorale si anëtare e partisë dhe kjo është një burrëri e madhe për mua dhe për të gjithë ne.

Nëse fitoj...
''Kosova Sot'': Cila do të jetë rëndësia e hyrjes suaj në Parlamentin Evropian dhe çka do të bëni për shqiptarët, nëse fitoni?
Kumanova-Gashi: Kam besim në vete se do të lulëzojë emri i një femre shqiptare në mesin e eurodeputetëve e ky do të jetë një nder i madh për mbarë popullin shqiptar. Të jesh kandidate në zgjedhjet evropiane, mendoj se është një burrëri e madhe për mbarë komunitetin shqiptar në Belgjikë. E dini se kur të jesh një person i huaj dhe bën një akt negativ, pa marrë parasysh origjinën që e ka për fat të keq ky person do të kalojë në të gjitha gazetat. Këtu mendoj se angazhimi im është një rinjohje pozitive e komunitetit shqiptar. Pastaj nëse flasim pak më shumë politikisht, procesi i njohjes së pavarësisë së Kosovës ka qenë një betejë e gjatë dhe ky proces ka qenë i mbështetur nga deputeti i gjelbër evropian Jose Langedijk, i cili kishte bërë propozimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, proces ky i cili lindi më 17 shkurt 2008.
E njëjta gjë është me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, proces i cili është në rrugë të mirë drejt integrimit në BE dhe mbarë popullit shqiptar i uroj anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Mendoj se duhet fiksuar integrimin e shteteve ballkanike në BE si Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, dhe betohem se shqiptaria do ta ketë mbështetjen time të palodhshme.
Komuniteti shqiptar në Belgjikë
''Kosova Sot'': Sa është i organizuar komuniteti shqiptar në Belgjikë dhe a rrezikon asimilimin?
Kumanova-Gashi: Mendoj se në mesin e komunitetit shqiptar ka mjaft njerëz intelektualë, të cilët veprojnë në mënyrë të pandalshme, në të mirën e komunitetit shqiptar në përgjithësi që gjendet në Belgjikë.
Komuniteti shqiptar në Belgjikë ka një rini të shëndoshë, duke pasur parasysh se shumica e të rinjve janë të lindur në Belgjikë dhe i janë adaptuar jetës këtu, por në të njëjtën kohë nuk e harrojnë edhe atdheun e tyre. Sa i përket asimilimit, mendoj se jemi ne ata aktorë, të cilët duhet luftuar kundër asimilimit për të mirën e fëmijëve tanë, por mendoj se deri më tani mërgata shqiptare këtu reziston mire dhe uroj që të vazhdojmë në të mirën tonë.
Duhet një integrim i sigurt në procesin e njohjes së gjuhës frënge në Belgjikë, ose të gjuhës flamane nëse jetojmë në Flandre, sepse nëse nuk njohim gjuhën do të jemi të përjashtuar nga shoqëria. Për shembull, për të komunikuar me fqinjët, fëmijët për t'i ndihmuar në shkollë dhe gjithashtu për t'i ndihmuar për gjetjen e një pune. Kjo nuk do të thotë se duhet të harrohet gjuha amtare, vlerat, kultura. Mendoj që institucionalisht ne duhet të jemi më mirë të organizuar dhe të mbështetura nga qeveritë tona, për të vazhduar punën për gjeneratat që vijnë, për të mos e harruar gjuhën dhe identitetin e tyre.

''Kosova Sot'': Cila është porosia juaj për lexuesit e gazetës sonë?
Kumanova-Gashi: Ne kemi pasur një të kaluar të rëndë deri pak kohë më parë! Të jemi përgjegjës të vendit dhe të fatit tonë! Shpresoj se populli shqiptar do të më përkrahë në këtë betejë, pranë zgjedhjet për eurodeputete, e cila betejë është edhe e tyre. Po ashtu, i uroj jetë të gjatë gazetës "Kosova Sot".
R. Bala
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Re: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian EmptyTue Apr 14, 2009 6:29 pm

Sa njeri ka thane nese me votojne mua do punoj per shqiptaret...

A e ke ndonje informate shtes se a eshte hiç a atdhetare apo perveç fjaleve te saja nuk di gje tjeter rreth saj ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dardan01
Fillestar/e
Fillestar/e
dardan01


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 65
Vendi : deutschland
Registration date : 11/04/2009

Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Re: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian EmptyTue Apr 14, 2009 10:58 pm

fundja me mire qe eshte shqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Re: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian EmptyWed Apr 15, 2009 12:10 am

Një Shqiptare e propozuar si eurodeputete është shumë një e arritur, por të mos harrojm se nuk vendos deputeti apo deputetja, por vendosin gjithë deputetët për ndonjë pikë të caktuar që hidhet në propozim.

I uroj suksese Kumanova-Gashit në të ardhmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Re: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian EmptyThu Apr 16, 2009 2:22 am

Do ishte mire ti me shku Sofra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Re: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian EmptyThu Apr 16, 2009 2:25 am

sofra nje here ka pune me forumin ahhahahahhaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Re: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian EmptyThu Apr 16, 2009 2:27 am

Pikerishte seka eksperience per ate thash o Rollingo ta cojne per lesh edhe Evropen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Re: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian EmptyThu Apr 16, 2009 2:57 am

zeriatdheut shkruajti:
Do ishte mire ti me shku Sofra

A faleminderit Zëri që paske këtë mendim, por atje duhet të jetë një i rrept në fjalime që të dridhet parlamenti e unë se kam atë natyrë..... Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Re: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian EmptyThu Apr 16, 2009 2:59 am

Sofra ke degju ate thenje Qingji bute i thithe dy Nana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Re: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian EmptyThu Apr 16, 2009 3:02 am

zeriatdheut shkruajti:
Sofra ke degju ate thenje Qingji bute i thithe dy Nana

Po zëri e kam ndëgjuar por, nuk është fjala për nëna në këtë rast por për njerka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Re: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian EmptyThu Apr 16, 2009 3:04 am

PO po ashtu ka ra hise tani se nuk e deshte nenen thone duaje njerken
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Re: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian EmptyThu Apr 16, 2009 3:11 am

Mos thuaj në njejës Zëri (nuk e deshte)por në shumës(nuk e deshtëm)... ose thuaj ma mirë "Nuk e deshtën (qeveritarët) Nënën....

Sepse po i përfshinë të gjithë në një thes duke e prejashtuar veten nga ai thes... e në të vërtetë askush nuk e ka pyetur popullin se "A e donë Nanën apo Njerkën".

Nuk e di se sa jamë ikjartë në këtë formulim të këtyre rreshtave ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Re: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian EmptyFri Apr 17, 2009 6:07 pm

Ju kisha lut qe ti fshini shkrimet jash teme !


Ja edhe disa te dhena te me hershem qe kan pas ne Kandidaturen e me hershme ..

Nermin Kumanova, Viktoria Mandi dhe Durak Duraku, përfaqësuesit e Shqipërisë për në BE.

Nermin Kumanova, Viktoria Mandi dhe Durak Duraku, tre emra shqiptarësh në listat e zgjedhjeve krahinore dhe evropiane në Belgjikë. Eshtë hera e parë që belgo-shqiptarët marrin pjesë dhe kandidojnë në fushata elektorale kaq të rëndësishme dhe që prej një muaji, tashmë që të tre kandidatët e kanë shkundur bashkësinë shqiptare nga amullia që e ka karakterizuar deri më sot komunitetin e pranishëm në Belgjikë, që prej 42 vjetësh tashmë. Nermin Kumanova kandidon në Partinë e Ekologjistëve frankofonë-belgë, për në Parlamentin Evropian. Durak Duraku dhe Viktoria Mandi, që të dy pjesëtarë të partisë tjetër frankofone, Qendra Demokrate Humaniste, kandidojnë për në Parlamentin krahinor të Brukselit. Belgjika është shtet federal dhe përveç Parlamentit kombëtar, numëron edhe tre kuvendet krahinore. Kandidatët me origjinë shqiptare kanë pak a shumë të njëjtën histori.

Familjet e tyre janë arratisur nga Shqipëria dhe nga Maqedonia në vitet ´50-´60 dhe pasi i kanë kaluar vështirësitë e kampeve ish-jugosllave, kanë mbërritur në Belgjikë ku dhe janë vendosur përfundimisht. Që të tre kandidatët kanë marrë pjesë më parë, kryesisht në zgjedhjet komunale belge, por asnjëri prej tyre nuk ka fituar deri më sot. Sipas disa burimeve jozyrtare, vetëm krahina e Brukselit numëron rreth 8000 qytetarë belgë me origjinë shqiptare, të cilët e kanë të drejtën e votës. Ndërsa për Nermin Kumanovën, e cila mbledh, përveç Brukselit, edhe votat e krahinës frankofone, shanset janë akoma më të mira për të fituar postin e eurodeputetes, po në Bruksel. Që të tre janë tërësisht të integruar në shoqërinë belge dhe nuk kërkojnë vetëm votën e shqiptarëve. Ndoshta të dielën, më 13 qershor dhe pas 42 vjetësh, komuniteti shqiptar në Belgjikë do të fitojë përfaqësimin politik, si të gjitha komunitetet e tjera në vend.

Kush është Nermin Kumanova

Nermin Kumanova, studente dhe vetëm 23-vjeçare, megjithëse e re në moshë, është angazhuar herët në politikë. Nermini ka lindur dhe jeton në Namyr, qytet që gjendet në pjesën frankofone belge, në një familje shqiptare. Familja e saj, siç e tregon edhe vetë emri, vjen nga Maqedonia dhe në vitet ´50 e ka braktisur ish-Jugosllavinë për t´u instaluar për 18 vjet rrjesht në Turqi. Rreth viteve ´70, prindërit e Nerminit largohen nga Turqia dhe zgjedhin Belgjikën, vend ku Nermini lindi në vitin 1981. Që në moshën 15 vjeç, kandidatja me origjinë shqipare angazhohet në lëvizjet e ndryshme sindikale, si dhe në jetën shoqërore dhe sociale. Për momentin, studente në Degën e Shkencave të Punës në Namyr, në Partinë e Ekologjistëve frankofonë, që në Belgjikë njihet me emrin Ekolo, ku Nermini është angazhuar 3 vjet më parë. E ndjeshme ndaj çështjes shqiptare, përveç prioriteteve të tjera të rëndësishme, Nermin Kumanova shpreson se, nëse zgjidhet, të bëjë shumë për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Motua që Nermini 23-vjeçare ka zgjedhur për fushatën ështëë: "Duhet kohë për ta ndryshuar botën; atëherë le të fillojmë sa më shpejt". Nermin Kumanova është e katërta në listën për zgjedhjet evropiane të Partisë Ekologjike frankofone.

Kush është Durak Duraku

"Të mendosh në mënyrë humaniste, do të thotë të veprosh ndryshe", është motoja që ka zgjedhur për fushatën e tij Durak Duraku, pjesëtar i Partisë Qendra Demokrate Humaniste, që prej 20 vjetësh tashmë. Në tubimin që kandidati shqiptar organizoi në Bruksel, me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, të ftuar ishin përfaqësues të forcave politike shqiptare në Belgjikë, përfaqësues të shoqatave kulturore apo fetare të diasporës, intelektualë shqiptarë, që jetojnë në Bruksel, por edhe kolegë të tjerë belgë të Partisë Qendra Demokrate Humaniste. Ky i fundit ka lindur 56 vjet më parë në fshatin Morinë të Kukësit dhe ka qenë vetëm 11 vjeç kur familja e tij me 24 pjesëtarë, arratiset nga Shqipëria në fund të viteve ´50-të. Pas peripecive të shumta në kampet e ish-Jugosllavisë, familja e Durakut mbërrin në Trieste të Italisë, për të ardhur më vonë në Belgjikë. Durak Duraku kryen në fillim shkollën teknike "Don Bosko" e më pas ndjek studimet për juridik në Universitetin e Lùvenit. Përveç kësaj, ai diplomohet dhe në fushën e gazetarisë dhe pas disa funskioneve të ndryshme, që prej vitit 1995 punon si inspektor ekonomik pranë Ministrisë së Qeverisë së Brukselit. Përveç vlerave të përgjithshme të partisë, familja, edukimi apo zgjidhja e problemeve të banimit në Bruksel, Durak Duraku lufton edhe për përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Parlamentin e Brukselit. Durak Duraku është kandidati nr. 39 në listën e Partisë Qendra Demokrate Humaniste.

Kush është Viktoria Mandi

Viktoria Mandi ka lindur në Bruksel në vitin 1974 dhe me origjinë është nga Shkodra. Familja e saj e ka braktisur Shqipërinë në vitet ´60 dhe para se të mbërrinte në Belgjikë, ka kaluar nga kampet e burgimit jugosllav. Babai i Viktorias vdiq në vitin 1975 dhe nëna e saj i rriti vetë të katër fëmijët jetimë, në atë kohë Viktoria ishte një vjeç. Kandidatja Shqiptare ka kryer studime sociale dhe që prej njëzet vjetësh punon në Komitetin e Përgjithshëm të Aksionit në lagjen Marol të Brukselit. Në kontat direkt dhe të vazhdueshëm me njerëzit, përveç origjinës shqiptare, Viktoria sjell në fushatë edhe eksperiencën e terrenit. Motoja e saj është pikërisht ndër prioritetet kryesore të kandidates shqiptare, përveç përfaqësimit të komunitetit shqiptar, krijimi i banesave sociale, barazia në sistemin e edukimit, dhe zhvillimi i mëtejshëm i shoqatave që operojnë në terren. Në listën e votimit të Partisë Qendra Demokrate Humaniste (CDH), Viktoria Mandi mban numrin 20.

INTERVISTA

Do të mbroj shqiptarët në Parlamentin Evropian. Ky është premtimi i Nerminit, kandidate me origjinë shqiptare për në Parlamentin Evropian, në gjirin e Partisë Ekologjike frankofone (Ecolo). Ka lindur në Bruksel, por di të flasë edhe shqip. Në një intervistë të dhënë për gazetën, ajo shpjegon jetën e saj belge dhe çfarë do të bëjë për çështjen shqiptare, në rast se zgjidhet depuetete në BE.

Nermin Kumanova, si ju lindi ideja për të kandiduar në Parlamentin Evropian?

Në fillim duhet t'ju bëj të ditur që unë militoj në sindikata dhe në jetën shoqërore apo sociale, që prej moshës 15 vjeç, dhe kjo është fushata e tretë zgjedhore ku marr pjesë. Në vitin 2000 kam kandiduar në zgjedhjet komunale. Vitin e kaluar, në zgjedhjet për senatin belg, dhe këtë vit jam angazhuar në nivelin evropian, sepse për mua është vazhdimi dhe plotësimi i angazhimit tim në terren.

Ju jeni vetëm 23-vjeçare dhe numëroni tri fushata zgjedhore në aktivin tuaj. Si e shpjegoni?

Shpjegimi është thjesht, ambicia dhe dëshira për të ndryshuar botën ku jetojmë dhe e cila vuan në nivelin human, në pabarazisë shoqërore, në atë klimatik apo ekonomik. Përballë problemeve sociale dhe problemeve të ndryshme që egzistojnë, unë personalisht, nuk mund të qëndroja pasive dhe zgjidhja e vetme, në vend që të rrija dhe vetëm të kritikoja, ishte që të merrja pjesë në ndërtimin e gjërave me dëshirën për t´i përmirësuar ato.

Në fushatën zgjedhore ju jeni kandiate e partisë ekologjike. Pse zgjodhët pikërisht këtë parti, dhe pse jo një tjetër?

Kam zgjedhur Partinë Ekologjike pasi në shkallën politike është një parti që pozicionohet në krahun e majtë. Duke qenë se unë i përkas botës së të majtëve, si militante që jam, atëherë ishte logjike që të zgjidhja një parti që pozicionohet në këtë krah politik, dhe pikërisht me të gjelbërit, sepse janë një parti ku puqen aspekti i ambjentit, ai ekonomik dhe social dhe të gjitha këto me një vizion të qëndrueshëm, afatgjatë, me idenë që problemet të mos ripërsëriten, duke menduar në të njëjtën kohë, për brezat e rinj që do të vijnë.

Ju jeni efektivi nr. 4 në listën e partisë suaj për zgjedhjet evropiane. Sa të larta janë shanset për t´u zgjedhur të dielën?

Kjo gjë, sigurisht që do të varet nga votat që do të mbledhim, në fillim në nivelin e partisë, e pastaj dhe në atë të kandidaturës sime personale. Në këtë moment, situata politike e Partisë Ekologjike frankofone nuk është shumë e mirë, pasi vitin e kaluar ne u përballëm me një disfatë katastrofike, duke humbur shumë poste në Parlamentin Federal belg, dhe shpresoj, që këtë vit të mund të ruajmë një numër deputetësh në parlamentet krahinore dhe mbi të gjitha, në Parlamentin Evropian, pasi pa grupin e të gjelbërve, Evropa rrezikon të drejtohet drejt një bote akoma më liberale.

Përveç problemeve klimatike dhe atyre që përmendët, çfarë do të donit të ndryshonit tjetër në Botë, nëse do të jeni eurodeputete?

Sigurisht, që nuk ka vetëm probleme klimatike. Në fillim qëndron problemi i njeriut, i personit human si i tillë apo i personit në lidhje me familjen e tij dhe me gjithë kontekstin që e rrethon: punësimi apo papunësia dhe edukimi. Të gjitha këto janë problematika që unë i kam përzemër. Personalisht, luftoj për një edukim cilësor dhe të qëndrueshëm, pasi dihet se baza e zhvillimit të një vendi është pikërisht, edukimi dhe ky i fundit duhet të drejtohet gjithmonë nga shteti dhe nga shërbimet publike. Në partinën tonë luftojmë që kjo fushë të mos privatizohet. Nermin Kumanova.

Keni një emër dhe mbiemër shqiptar. Votat i kërkoni edhe pranë komunitetit shqiptar në Belgjikë apo jo?

Fushata zgjedhore po zhvillohet gjithandej dhe sigurisht, që nuk kërkojmë vetëm votat e qytetarëve belgë me origjinë shqiptare. Por, duke qenë kandidate, dhe meqë kam dhe origjinë shqiptare, shpresoj që komuniteti shqiptar do të më mbështesë. Kjo, sepse gjatë historikut 42-vjeçar të emigracionit shqiptar në Belgjikë, është hera e parë që kemi një candidate me origjinë shqiptare për në Parlamentin Evropian dhe shpresoj që të gjithë sëbashku, do të bashkohemi për ta fituar më në fund betejën tonë të përfaqësimit politik. Pikërisht, shqiptarët e Belgjikës, ndoshta nuk interesohen shumë për problemet e klimës në botë. Ata mund të kenë dëshira më personale, siç janë zgjidhja e problemeve në Kosovë apo Maqedoni.

A do të angazhoheni dhe për zgjidhjen e problemeve të tilla?

Sigurisht, që origjina ime më bën të ndihem afër komunitetit shqiptar në Belgjikë e më larg. Studimet që po kryej më marrin shumë kohë, por që e vogël nuk e kam pasur mundësinë të investoj në fushën e shoqatave shqiptare këtu, por projektet për këtë gjë egzistojnë në mendjen time. Me rastin e fillimit të vitit të ri social, në shtator, kam një projekt për zhvillimin e kurseve për alfabetizimin e popullatës shqiptare në Belgjikë, dhe jo vetëm për ta, pasi mund të afrohen dhe persona të tjerë joshqiptarë, që mund të jenë të interesuar. Dhe sigurisht, që në lidhje me Shqipërinë, Kosovën apo Maqedoninë, unë jam shumë e ndjeshme ndaj integrimit të ardhshëm të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, dhe i mbështes si dhe do t´i mbështes në të ardhmen, me anë të angazhimit tim brenda Partisë Ekologjike, dhe ndoshta, dhe në gjirin e Parlamentit Evropian, nëse zgjidhem. Për këto vende, duhet një ndihmë akoma më e madhe në nivelin evropian, në mënyrë që zhvillimi i tyre të realizohet në harmoni, si edhe pavarësia e Kosovës të njihet.

Ju flisni kryesisht frëngjisht, pasi keni lindur në Belgjikë, por flisni edhe shqipen që jua kanë mësuar prindërit. Cila është odiseja e familjes suaj?

Unë jam shqiptare dhe, megjithëse kam lindur këtu para 23 vjetësh, e flas edhe shqipen. Prindërit e mi vijnë nga Kumanova e Maqedonisë, vend nga ku janë larguar në vitin 1951, për t´u vendosur në Turqi, ku kanë qëndruar rreth 18 vjet. Më pas kanë ardhur në Belgjikë ku dhe kam lindur unë, në qytetin Namyr të krahinës frankofone belge. Unë jam shqiptare pasi e kam gjakun shqiptar, por nganjëherë më vjen turp të flas shqip, pasi nuk e kam mësuar në shkollë dhe shpesh vazhdimi është në frëngjisht, pasi nuk e zotëroj akoma siç duhet shqipen.

Ju keni kontakte edhe me komunitetin turk në Belgjikë. A do të angazhoheni, edhe për këta të fundit, nëse zgjidheni?

Unë punoj për të gjithë. Nëse zgjidhem, nuk mund të jem vetëm eurodeputetja e komunitetit shqiptar. Kjo s'do të ishte logjike. Kur je eurodeputete belge, lufton për interesat e të gjithë vendit, ku bëjnë pjesë komuniteti turk, shqiptar apo afrikan. Nuk duhen bërë kurrë dallime komunitarizmi. Po sigurisht, që në të njëjtën kohë, duke pasur ndjeshmërinë shqiptare, do të jem më afër dosjeve që kanë të bëjnë me vëllezërit dhe motrat shqiptare.

Ju jeni krejtësisht e integruar, jeni belge pra. A keni pasur probleme nga origjina shqiptare?

Nganjëherë në universitet. Kur lexojnë Nermin Kumanova, ka persona që më pyesin me nënkuptim: Çfarë është kjo origjinë? Dhe kjo gjë ndodh pasi jam në një universitet ku disa profesorë kanë idetë e tyre të qarta për shqipëtarët. Unë nuk e fsheh asnjëherë origjinën time, sigurisht, pasi të gjithë tashmë e njohin historinë e ish-Jugosllavisë, si edhe jemi shqiptarë me origjinë dhe s'kam turp ta them.

Pikërisht, a do të angazhoheni në këtë rast për të mundësuar zbutjen e problemeve që rrjedhin nga origjina apo mentaliteti i njerëzve këtu në Belgjikë?

Unë angazhohem më shumë në drejtim të integrimit të komuniteteve tona dhe zhvillimit të tyre në fushën shoqërore për të marrë kështu vendin që na takon, dhe për të kërkuar të drejtat tona, por nuk dua kurrsesi të harrojmë origjinën tonë. Kjo gjë s'duhet të ndodhë. Asimilimi është një politikë që personalisht e refuzoj kategorikisht. Pra, nuk duhet të harrojmë se jemi shqiptarë me origjinë, dhe se gjuha jonë është shqipja, por, në të njëjtën kohë, nuk duhet qëndruar në një stad fillestar. Duhet që origjinën tonë shqiptare, të gjitha tradidat që përbëjnë pasurinë tone dhe që s'duhen harruar, të kërkojmë sa më mirë t´i puqim me jetën këtu në Belgjikë dhe sidomos, me studimet, për t´u ndjerë tërësisht në vendin tone këtu.

Ju treguat për angazhimet tuaja, nëse zgjidheni. Po nëse nuk zgjidheni, çfarë do të bëni?

Sido që të ndodhë, edhe nëse nuk fitoj, atëherë do të vazhdoj betejën time, gjë që e kam bërë me bindje që në moshën 15-vjeçare dhe as nuk bëhet fjalë që të ulur krahët. Pra, do të vazhdoj. Në fillim në gjirin e Partisë Ekologjike, por edhe në gjirin e lëvizjeve shoqërore dhe sindikale. Dhe përveç kësaj, kam dëshirë të nis një tjetër luftë në gjirin e komunitetit shqiptar, për të qenë sa më afër problemeve të veçanta të shqiptarëve. Sidoqoftë, shpresoj që komuniteti shqiptar në Belgjikë do ta mbështesë kandidaturën time dhe nuk do të shohë partinë ku kandidoj, por mbi të gjitha, njeriun. Unë jam e katërta në listën e kandidatëve, dhe kjo, jo falë fatit, por falë angazhimit tim të vazhdueshëm. Betejën që kam nisur, do ta vazhdoj deri në fund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Re: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian EmptyFri Apr 17, 2009 6:12 pm

Zonja Nermin Kumanova- Gashi: Do të mbroj shqiptarinë në Parlamentin Evropian





Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Nermin-kumanova-300x226

nermin-kumanova

Prishtinë-Belgjikë 22 mars- Nermin Kumanova - Gashi, kandidate me origjinë shqiptare për në Parlamentin Evropian, në gjirin e Partisë Ekologjike frankofone, ka deklaruar në një intervistë për Dardamedia se në qoftë se zgjidhet eurodeputete, do të mbrojë shqiptarët në Parlamentin Evropian. Ajo thotë se është hera e parë që gjatë historikut 50-vjeçar të emigracionit shqiptar në Belgjikë, të kemi një kandidate me origjinë shqiptare për në Parlamentin Evropian. Kumanova thotë se nëse zgjidhet eurodeputete, do të bëjë shumë për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Znj Nermin Kumanova-Gashi është e pesta në listën për zgjedhjet evropiane të Partisë Ekologjike frankofone.

Zgjedhjet evropiane ne Belgjikë me 7 qershor 2009.

Flet për Dardamedia Nermin Kumanova

Dardamedia: Fillimisht, na thoni shkurtimisht për lexuesit tanë se kush është Nermin Kumanova-Gashi ?
Kumanova: Familja ime vjen nga Kumanova e Maqedonisë dhe në vitet ’50-ta ka braktisur ish-Jugosllavinë, duke qëndruar për 18 vjet në Turqi. Prindërit e mi rreth viteve të shtatëdhjeta vendosen në Belgjikë, ku edhe jam lindur në qytetin Namyr më 1980, ku edhe jetoj. Ky është një qytet që gjendet në pjesën frankofone belge. Në politikë jam e angazhuar herët. Si 15-vjeçare jam angazhuar në lëvizjet e ndryshme sindikale, përfshirë edhe jetën shoqërore dhe sociale. Kam diplomuar në Universitetin “Louvain la neve” në Degën e Shkencave të Punës, në Partinë e Ekologjistëve frankofonë, që në Belgjikë njihet me emrin Ekolo, ku jam angazhuar shumë vite më parë.

Dardamedia: Nga ju erdhi ideja për të qenë kandidate për eurodeputete?

Kumanova: Në vitin 2000 jam kandiduar në zgjedhjet komunale. Tri vjet më vonë jam kandiduar për senatore, ndërsa në vitin 2006 jam zgjedhur deputete komunale në Namur. Kësaj radhe jam angazhuar në nivelin evropian, sepse dua të plotësoj angazhimin tim në terren. Përballë problemeve sociale dhe problemeve të ndryshme që ekzistojnë, unë nuk mund të qëndroja pasive dhe zgjidhja e vetme ishte pjesëmarrja në ndërtimin e gjërave me qëllim që t’i përmirësoj ato. Dëshiroj të ndryshoj botën ku jetojmë, e cila vuan në nivelin human, në pabarazi shoqërore, në atë klimatik apo ekonomik.

Dardamedia: Pse zgjodhët Partinë Ekologjike?

Kumanova: Pasi unë i përkas botës së të majtëve, si militante që jam, ishte logjike që të zgjidhja Partinë Ekologjike, e cila pozicionohet në këtë krah politik, dhe pikërisht me të gjelbrit, sepse janë një parti ku përputhen nga aspekti i mjedisit, ai ekonomik , social dhe punon për te ardhmen dhe për gjeneratat e ardhshme.
Dardamedia: Ju jeni efektivi numër 5 në listën e partisë suaj për zgjedhjet evropiane. Cilat janë gjasat për t’u zgjedhur ?
Kumanova: Kjo do të varet nga votat që do të marrim. Fillimisht, në nivelin e partisë, pastaj në atë të kandidaturës sime personale. Gjendja politike e Partisë Ekologjike frankofone është e mirë.

Dardamedia: Cilat do të jenë angazhimet tuaja nëse do të jeni eurodeputete?

Kumanova: Personalisht, luftoj për një edukim cilësor dhe të qëndrueshëm, pasi dihet se baza e zhvillimit të një vendi është pikërisht, edukimi dhe ky i fundit duhet të drejtohet gjithmonë nga shteti dhe nga shërbimet publike. Në partinën tonë luftojmë që kjo fushë të mos privatizohet.

Dardamedia: Jeni me origjinë shqiptare, andaj kërkoni votat e komunitetit shqiptar në Belgjikë, apo jo?
Kumanova: Shpresoj që komuniteti shqiptar do të më mbështesë, sepse gjatë historikut 50-vjeçar të emigracionit shqiptar në Belgjikë, është hera e parë që kemi një kandidate me origjinë shqiptare për në Parlamentin Evropian dhe shpresoj që të gjithë së bashku, do të bashkohemi për ta fituar betejën tonë të përfaqësimit politik. Origjina ime më bën të ndihem afër komunitetit shqiptar në Belgjikë e më larg. Në lidhje me Shqipërinë, Kosovën apo Maqedoninë, jam shumë e ndjeshme ndaj integrimit të ardhshëm të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, dhe i mbështes dhe do t´i mbështes në të ardhmen, me anë të angazhimit tim brenda Partisë Ekologjike, dhe edhe në gjirin e Parlamentit Evropian, nëse zgjidhem.
Gjithashtu bëjë thirrje tek të gjithë bashkatdhetarët për një mbështetje të fuqishme.
Dardamedia: Ju jeni shtetase belge. A keni pasur probleme për shkak të origjinës shqiptare?
Kumanova: Unë nuk e fsheh asnjëherë origjinën time dhe nuk kam turp ta them. Nuk dua kurrsesi të harrojmë origjinën tonë dhe se gjuha jonë është shqipja. Asimilimi është një politikë që personalisht e refuzoj kategorikisht. Duhet që origjinën tonë shqiptare, të gjitha traditat që përbëjnë pasurinë tone dhe që s’duhen harruar, të kërkojmë sa më mirë t’i puqim me jetën këtu në Belgjikë.
Dardamedia: Po nëse nuk zgjidheni?
Kumanova: Atëherë do të vazhdoj betejën time, gjë që e kam bërë me bindje që në moshën 15-vjeçare. Por, besoj se komuniteti shqiptar në Belgjikë do ta mbështesë kandidaturën time dhe nuk do të shohë partinë ku kandidoj, por mbi të gjitha, njeriun. Unë jam e pesta në listën e kandidatëve dhe kjo falë angazhimit tim të vazhdueshëm. Betejën do ta vazhdoj deri në fund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Re: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian EmptySat Apr 18, 2009 12:25 am

Nuk e di se si do te fitoj ku deri me sot s'kam pa asnje reklame te sajen , vetem ketu prej teje po ndegjoj per kete Nerminen dhe 2 te tjeret.

Nuk e di a e ka zgjedhur me apo pa dashje komunen ne te cilen banon ... por Nerminja eshte banore e komunes Belgrade (Kodi Postal 5001) te Namyrit, Belgjike.

Uroj qe te mos jet patriote me bateria siç thone xhiti e detektivi per disa "patriotë" te sotem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Re: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian EmptySat Apr 18, 2009 2:41 am

Zgjedhjet evropiane ne Belgjikë Mbahen me 7 qershor 2009.


shiko keta kandidat kan qen ne vitin 2004 Kuse tash esht vetem Nerminja ?

Nerminja ka kerku ndim nga t gjith bashkatdhetaret ,psa se cili ne menyr te vet mund te jep se paku nej mendim apo ide per gjat fushates.
Un do te mundohem te komunikoj edhe ne Emer te Komunitetit do te bejm kesaj here qesht e mundur qe ajo te jet antar ne Parlamentin evropian.

Por ju kisha lut qe keni ndonje keshill apo sygjerim mund ti shkruani ne ket faqe e pastaj do te shikojm mundsin qe nese ajo te zgjedhet antare ta kem te ftuar ne forum dhe ti sjellum materiale reth qeshtjesve te pazgjedhura shqiptar ...

Sa per reklamimin kesaj here ne belgjk jan ndalu me duket reklamat dhe manifestimet gjat fushates parazgjedhore?

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Sponsored content





Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty
MesazhTitulli: Re: Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian   Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Njè Shqiptare kandidate ne parlamentin evropian
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E
» KODET E FSHEHTA TË BASHKIMIT EVROPIAN
» Shpresë Shqiptare
» Piktura Shqiptare
» Sa Shqiptarë ka në Iliridë ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: