Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Infeksionet e rrugėve tė frymėmarrjes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ummu-Hurejra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Female
Numri i postimeve : 17
Age : 27
Vendi : Pejė
Registration date : 06/01/2009

MesazhTitulli: Infeksionet e rrugėve tė frymėmarrjes   Tue Jan 06, 2009 6:45 am

Dimri dhe ditėt me lagėshti, rritin numrin e tė infektuarve me infeksione tė rrugėve tė frymėmarrjes, ndėrsa kjo ndodh si pasojė e rėnies sė imunitetit dhe ndikimit tė kushteve sezonale pėr favorizimin e zhvillimit tė infeksioneve virale.
Infeksionet virale rrugėve tė frymėmarrjes janė shkaku mė i shpeshtė i sėmundjeve te njeriu (si te fėmijėt po ashtu edhe tek tė rriturit). Kėto infeksione janė infeksione ngjitėse. Bartja e tyre bėhet nga personi i sėmurė te i shėndoshi, me anė tė spėrklave tė ajrit ku gjendet virusi.

Nga infeksionet e traktit respirator rrezikohen tė gjitha grupmoshat. Megjithatė rreziku kryesor ekziston te tė sėmurėt me sėmundje kronike, nė radhė tė parė tė mushkėrive, pastaj me sėmundje tė rėnda tė zemrės, sėmundje tė gjakut dhe tė sėmurėt me sėmundje tė tjera kronike si dhe me imunodeficiencė.

Kėto infeksione mund tė jen tė lehta, tė mesme ose tė rėnda. Mund tė shfaqen pneumonitė e ndryshme virale te fėmijėt tė cilėt mund tė jenė si komplikime tė gripit ose parainfluencės, bronkiti, bronkioliti, format e rėnda tė pneumonisė tė cilat mund tė shkaktojė pamjaftueshmėri respiratore.

Pasqyra klinike tek infeksionet virale karakterizohet me shkuarje tė hundėve, dhimbje ne fyt, kollitje, plogėshti, kokėdhimbje, dhimbje tė muskujve, ethe, temperaturė etj., ndėrsa nė rastet mė tė rėnda edhe vėshtirėsi nė frymėmarrje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Infeksionet e rrugėve tė frymėmarrjes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shėndeti-
Kėrce tek: