Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Belgjika ekstradoi Vrasèsin e Enver Hadrit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi

Male
Numri i postimeve : 517
Age : 43
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Belgjika ekstradoi Vrasèsin e Enver Hadrit Empty
MesazhTitulli: Belgjika ekstradoi Vrasèsin e Enver Hadrit   Belgjika ekstradoi Vrasèsin e Enver Hadrit EmptySun Dec 21, 2008 1:03 am


Belgjika ekstradoi vrasësin e Enver Hadrit20 Dhjetor, 2008
Belgjika ekstradoi Vrasèsin e Enver Hadrit Ndarja_nenlajmet
Belgjika ekstradoi Vrasèsin e Enver Hadrit 13x13bardh
Vrasësi Veselin Vukotiq, i cili akuzohet për vrasjen e veprimtarit kosovar, Enver Hadri, në Bruksel, më 1990, me urdhër të Shërbimit të Sigurimit të shtetit (DB) të Serbisë, pas qëndrimit dyvjeçar në një burg në Belgjikë, mbrëmë i është ekstraduar autoriteteve serbe në Beograd. Sipas gazetës “Blic” të Beogradit, nën masa speciale të sigurisë, Vukotiq është transferuar mbrëmë me linjën e rregullt ajrore nga Brukseli. Vrasësi Vukotiq, i cili me pranga në duar është dërguar në burgun e qarkut në Beograd, ka qenë bashkëpunëtor i policisë sekrete serbe, për të cilën në Evropë ka kryer detyra me “interes më të lartë shtetëror”. Vukotiq në burgun e Belgjikës ka qenë nga shkurti i vitit 2006, pas arrestimit në Aeroportin e Madridit, kur po kthehej nga Parisi. Nga Spanja është transferuar menjëherë në Belgjikë, e cila kundër tij po e zhvillon procedimin për shkak të vrasjes së Enver Hadrit, ish-drejtues i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Bruksel.



Enver Hadri




Ten things you didn't know about images on Wikipedia




Enver Hadri (1941- 25 janar 1990) ishte veprimtar për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptareve të Kosovës. Në fillim të vitit '72 ai u vendos në Bruksel, ku vazhdoi veprimtarinë politike nëpërmjet Organizatës 'Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës' në të cilën bashkëvepronin Enver Hadri, Ramadan Gashi, Riza Kadrija, Agim Rodoniqi etj.. Organ i kësaj organizate ishte revista Zëri i Kosovës në gjuhën shqipe dhe frënge, përmes të cilës bëhej thirrje për bashkimin e trojeve shqiptare në përgjithësi, sidomos punohej që çështja e Kosovës të futej në agjendat e diplomacisë ndërkombëtare, si Unioni Evropian, NATO, etj,. Në Bruksel ai formoi dhe drejtoi Komitetin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Vrasja


25 shkurt, 1990, në moshën 49 vjeçare, Enver Hadri u plagos dhe më vonë vdiq në spital nga një atentat në Sent Xhiles (origj. Saint Gilles), Bruksel, i porositur nga Shërbimi Sekret Serb (UDBA). Atentatorët, Veselin Vukotiç (Veshko)[1], Andria Lakoniç, dhe Darko Asanin, e qëlluan me dy plumba në kokë deri sa kishte ndaluar ne një semafor. Hadri kishte me vete listën e 23 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia të cilën do t'ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentin Evropian.
Andria Lakoniç u vra një muaj më vonë nga bashkëatentatori i tij V. Vukotiç në një diskotekë në Beograd. Darko Asanin u arrestua në Greqi më 1995, me ç’rast një gjykatë greke urdhëroi ekstradimin e tij në Belgjikë për gjykim, por me ndërhyrjen e Ministrit Grek te Drejtësisë Janis Potakis ai u dërgua në Serbi ku u vra më 1995. Veselin Vukotic është arrestuar në Spanjë në vitin 2006 dhe ka qenë në burg në Belgjikë deri me 19 dhjetor 2008 kur i është dorëzuar autoriteteve serbe.
Sipas policisë spanjolle, Vukotic, përpos vrasjes së Enver Hadrit ai kishte edhe dokumente paditëse për kryetarin e Jugosllavisë Slobodan Milosevic në lidhje me vrasje të shumëta. Në vitin 2003, një dëshmitar i mbrojtur në gjykimin e Milosevic ka dëshmuar se zotëri Vukotic ka pranuar vrasjen e Hadrit. Dëshmitari i mbrojtur ka dëshmuar prapa xhamit me ngjyrë duke thënë se: Vukotic ‘më ka treguar për likuidimin e shqiptarëve në gjithë Evropën. Ai e bërë këtë më urdhrin e shërbimit sekret jugosllav. Të fundin që e ai e ka vrarë ka qenë Hadri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
 
Belgjika ekstradoi Vrasèsin e Enver Hadrit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: