Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 RASTE - KONTRASTE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

RASTE - KONTRASTE Empty
MesazhTitulli: RASTE - KONTRASTE   RASTE - KONTRASTE EmptyWed Dec 03, 2008 11:44 pm

Re: Forumi Bashkimi Kombetar dhe forumet tjera !

RASTE - KONTRASTE Icon_post_target nga Blerti_Gashi Today at 9:24 pm

Eagle Eye shkruajti:Per mendimin tim esht forum shum i "pasur" me shkrime te kopjuara =>Ka plot forume qe jan fantastike per te lexu, dhe gjithashtu me marr pjes ne te<=



Nese nuk te pelqen ateher mos hy fare ore i nderuar, shko tek ato forumet fantastike, as kush nuk te thot rri ketu e mos shko as kund. Jo veq ty por as mua e as te tjereve, e drejt e jona eshte se ne cilin forum hyjm e ne cilin jo.

Forumi Bashkimi Kombetar eshte i shkelqyeshem.


U bë motiv ky postim i Egale Eye dhe kthimi i pergjigjes së Bleri_ Gashit ! Njëri vë në dukje "pasurimin " dhe del në hapjen e shtigjeve ku ka ma mirë! Tjetri fortë qëndron për kësaj shtylle " Bashkimi kombëtar" që rritet, sado që në degëzimet e saj bredh sakica që të mbesë cung! Në vazhdim do te sjell ca raste te kësaj ideje që ti kuvendojmë arsyet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

RASTE - KONTRASTE Empty
MesazhTitulli: Re: RASTE - KONTRASTE   RASTE - KONTRASTE EmptyWed Dec 03, 2008 11:58 pm

Në vendin e punës, ashtu siç trumbetojnë me të madhe ata që lëvdohen, pra në zyrë, ia behën një ekip vizitorësh ! Pala e tillë sa kishte të bëjë me raportet komunikuese të relacioneve të organizatës që udhëhiqja unë, po aq hapte edhe çështje ngacmuese të realitetit se ja ne shqiptarët, edhe pse arritëm në Maqedoni - Makosllavi, të udhëheqim poste të rëndësishme, sërish në mendje dhe shpirtë kemi një urrejtje për shtetin!

Ajo që më pyeti ishte vërtet e bukur ! Bjondinë ! I bridhnin sytë ! Me një fjalë lazdrohej! Por edhe tjetra dhe dy te tjerit qe e shoqëronin me buzëqeshje e grimasa nuk ishin më larg. Edhe pse ia arritën kafetë nga sekretaresha ime shqiptare, e cila la deren e hapur per te arritur zeri i Shkurtës deri te ne , ku theksonte këngën Oj Shqipëri o nëna ime, pasi u kthye me një veçanti pas, mbylli derën, pas një heshtjeje , dhe si mora një gllënkë kafeje e pyeta bjondinën >

-Më falni, si e keni emrin JU ?

- Dosada !, u përgjigj.

Sërish ra heshtja.U nisa nga një cigare . Vetëm Dosada e mori e të tjerit nuk e pinin. I dhash zjarr dhe e ndoza dhe unë. Pastaj i thash !

Shumë e bukur jeni ! Vërtet ! Nuk u bëj kompliment ! Ama emrin te keq e keni ! Sepse emri Dosada në shqip i vjen Merzia! Po edhe në gjuhen e tyre ashtu!

Ajo zgudulloj sytë ! I shikoj te tjerët dhe për të vënë në theksim se është e pamposhtur tha :
- Jo! Unë se ndërroj emrin me asgje.Kështu më kanë emruar prindërit dhe krenohem me kete emër.

-Ani shtova unë ! Vetë më kupto Dosada ! Ne shqiptarët si ta ndërrojmë emrin tanë e të bëhemi Makedonci so allbansko potekllo ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

RASTE - KONTRASTE Empty
MesazhTitulli: Re: RASTE - KONTRASTE   RASTE - KONTRASTE EmptyThu Dec 04, 2008 12:13 am

Në një kthinë të restoranit Elita, ku zakonish ia behin diplomatët e huaj, më ftuan një ditë dy vetë të OSBE dhe përkthyesi shqiptar, mbiemrin ia mbaj mend Grazhdani!

U përshëndetëm e pastaj porositëm pijet. Natyrisht vëzhgimet e të tjerëve që ishin prezent nuk pengonin . Ndaj perfaqësuesi i OSBE,Andreas Rabss, gjerman, i cili, fliste në anglisht më tha !

- Përse gjithë këto rrethoja tek ju ! Nuk ua vrasin syrin nga kjo pamje ...! Grazhdani përkthente.

E kishte fjalën për avllitë me betonarme. I buzëqesha . Mbase edhe iu pergjigja :

Ne nuk kemi kush na mbron. Sistemi gjithmon na ka bërë sulme. Nuk ka zgjedhur as ditën e as natën. Ndaj , kështu jemi më të mbrojtur !

- Po sistemi ra ! Tash eshte demokraci !

- Flasin se është demokraci , ia ktheva. Por, s'ka randësi as kjo. Nëse ka rënë sistemi, atëherë dhe ne i prishim avllitë ! Na ndihmoni ju ta bëjmë kufirin atje matanë !

Nga Kërçova matanë maleve të Çelojcës ka qenë qenë kufiri i Shqipërisë Etnike!

Ai qeshi ! Tjetri zgudulloi sytë. Grazhdani përpiqeshte të zbusë linjat ekstreme. Unë ngeca te po ! Na ndihmoni të bëjmë kufirin nëse sistemi që na kishte robëruar një shekull ra!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




RASTE - KONTRASTE Empty
MesazhTitulli: Re: RASTE - KONTRASTE   RASTE - KONTRASTE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
RASTE - KONTRASTE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: