Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Rruga DURRES-KUKES-MORINE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
silvi
Anëtar
Anëtar
silvi

Numri i postimeve : 218
Registration date : 04/09/2007

Rruga  DURRES-KUKES-MORINE Empty
MesazhTitulli: Rruga DURRES-KUKES-MORINE   Rruga  DURRES-KUKES-MORINE EmptyFri Sep 14, 2007 4:35 pm

C'mendoni per kte sfide te re qe qeveria aktuale shqiptare ka marre persiper...
Mendoni se ky eshte nje hap i guximshem qe tregon se qeveria me ne fund ka perveshur menget dhe po i shtrohet punes...apo te jete ky nje premtim i rradhes...aq me teper qe eshte nje veper madheshtore por akoma pa projektin e duhur...dhe sipas opozitareve nje hap i jashtligjshem nga ana e qeverise...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riki30
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 43
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Rruga  DURRES-KUKES-MORINE Empty
MesazhTitulli: Rruga DURRES-KUKES-MORINE   Rruga  DURRES-KUKES-MORINE EmptySun Sep 16, 2007 9:07 pm

A ka me mire se me shku per nje kafe ne Tirane mi taku shoket vellezerit Shqipetar per mua ky hap eshte nja nga hapat me te medhenj e me te qelluar qe ka hedh qeveria aktuale ja disa shenime ne lidhje me rrugen Durres-Kukes-Morine
Rruga do te jete pjese e nje autostrade prej 170 km (105 mile) per te permiresuar lidhjen me Kosoven. Kjo do te rezultoje ne nje rruge me te shkurter midis portit te Adriatikut ne Durres prane Tiranes, dhe Morines ne kufi me Kosoven
Autostrada do te jete gati 45 km (30 mile) me e shkurter se rruga ekzistuese drejt Kosoves dhe koha e udhetimit do te reduktohet me dy ore nga gjashte ore te tanishme. Dy korsite ekzistuese – qe gjarperojne rrugen kufizojne shpejtesine mesatare me me pak se 40 km (25 mile) per ore. Shpejtesia e parashikuar per rrugen e re eshte 80-100 km/ore, me “zvarritje” korsish rruget e pjerreta pengonin ngarkesat e mallrave – te kamionave duke bere te ngasin ngadale.
Kjo rruge eshte ne interes te perbashket vetem te kryhen me afat punimet e ishalla jemi shendosh e mire e pastaj me pi kafen e mengjesit ne Prishtine dreken ne Tirane dhe anasjelltas .
Vendodhja: Shqiperi
Klienti: Drejtoria Pergjithshme e Rrugeve Qeveria Shqiptare
Kontraktori: Bechtel & Enka Joint Venture (www.bechtel.com dhe www.enka.com)
Fusha e Sherbimit: Manaxhim Ndertimesh
Kohezgjatja e Projektit 2006 - 2009
Tipare kryesore: Gjatesia:60.85 km (5.53 km Tunel)
Tipi: 4-korsi autostrade
Shpejtesia Planifikuar: 80 -100 km/ore
Ura: 27 cope ne total
Afro 4.5 km rruge do te jete mbi ura dhe srtuktura
Deri ne 80 m lartesi
Ndertuar nga trare gjate te betonuar 38 m
Rruga: 2 korsi ne cdo drejtim plus shpatulla te fuqishme
3,75 m linja gjatesi
2 m shpatull e forte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar

Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Rruga  DURRES-KUKES-MORINE Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga DURRES-KUKES-MORINE   Rruga  DURRES-KUKES-MORINE EmptySun Sep 16, 2007 9:50 pm

Rruga Durres kukes eshte qe veq flitet qe nga viti 92 njihere erdhi i ndjeri Gramoz Pashko dhe e premtoj ketu ne emigracin se do ta bejn ket rruge si ndertim te pare ,ne vitet 98ishte Pandeli Majko dhe jepi premtime kerkoj ndihma nga bashkatdhetaret ne zurich per ta fillue rrugen dhe mberue tash en ekt ver 2007filloj rruga Durres Kukes shpresojm mos ta zgjatin dhe ket aks rrogor ta perfundojn dhe ta realizojn sa me pare sepse eshte ne interes te Kosovareve dhe te gjithe shqiptarve dihet se per dy ore do jesh ne durres do te jet nji projekt madhore nese nuk zvarritet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Rruga  DURRES-KUKES-MORINE Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga DURRES-KUKES-MORINE   Rruga  DURRES-KUKES-MORINE EmptyWed Feb 20, 2008 5:40 am

Kjo rrugë do t'i afron vëllezrit e një gjaku në procese të ndryshme të jetës si në ekonomi, tregti, turizëm, sport, arsim etj...
Gjat ndërtimit të kësaj rruge kompanit po hasin në disa vështërsi të cilat i kanë parapar, por nuk janë vështërsi të cilat pengojnë punën të mos mbarojë në afatin kohor...
Punimet më të vështira janë në terenin Rrëshin-Kalimash ku dhe është duke u ndërtuar tuneli më i madh në Ballkan, pos këtij tuneli ndërtuesit e kompanive në këtë pikë duhet të ngritin 27 ura nga të cilat më e shkurtëra do të jetë 46 metra kurse më e gjat do të jetë 360 metra, të larta më e shkurta do të jetë 60 metra kurse më e larta 80 metra naltësi.
Rruga Durrës-Kukës-Morin do të lidhet me Kosovën e më tutje Bullgarin dhe Rumanin kjo rrugë do të mundësojë që Durrsi të jetë një ndër pikat më turistike në Ballkan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Rruga  DURRES-KUKES-MORINE Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga DURRES-KUKES-MORINE   Rruga  DURRES-KUKES-MORINE EmptySun Jul 13, 2008 1:33 am

Te nderuar antare si jane rruget ne shqipri ?

ka mbaruar kjo rruge apo ende jo ?

kush nga ju ka kaluar ne shqipri jam kurioz te dije sa me shume per rruget si jane ne Shqipri ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer

Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Rruga  DURRES-KUKES-MORINE Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga DURRES-KUKES-MORINE   Rruga  DURRES-KUKES-MORINE EmptyMon Jul 14, 2008 9:06 am

Betono, rruget i ke mire more djale, po hidhu njehere nga Shqiperia. Te tregon Sofra dhe Rikki30 qe rruget jane shume mire.

Rruga Durres - Morine, vec qe eshte nje domosdoshmeri dhe shkurton kohen dhe shkurton rrugen dhe nuk kemi perse kalojme nga Maqedoni, por ... por ...

... po pasuron disa njerez ne menyre te pabesueshme. Ky eshte krim ne kurriz te popullit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mister
Anëtar
Anëtar
avatar

Numri i postimeve : 327
Registration date : 10/07/2008

Rruga  DURRES-KUKES-MORINE Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga DURRES-KUKES-MORINE   Rruga  DURRES-KUKES-MORINE EmptyMon Jul 14, 2008 11:24 pm

Kjo mund qe t`jete ajo qe na bashkon,e jo llafet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_

Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Rruga  DURRES-KUKES-MORINE Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga DURRES-KUKES-MORINE   Rruga  DURRES-KUKES-MORINE EmptyTue Jul 15, 2008 12:23 am

Vitin qe shkoj kam kaluar asaj rruge dhe është duke u punuar shumë. E konsideroj projekt madhështorë, kombtarë dhe ekonomik, jo vetëm shkurtues kohe.

Shqipëria viteve te fundit ka përmirësuar infrastrukturën, krahasur me parë, mirpo është shumë largë standardeve europiane, te themi. Ka infrastrukturë gjysmane edhe për nga cilësia po ashtu edhe sasia. Nga Durrësi për në Morinë të nevojiten me tepër se 5 orë. Ndërsa biznesin sot e karakterizon shpejtësia.

Kundërshtimi i këtij projekti nga disa njerëz me ngjyrim ish-komunist (tani socialist) ka prapavijë politike dhe gjithsesi antikombtare.

Rruga Durrës-Kukës-Morinë duhet te ndërtohet me çdo kusht dhe çdo çmim. Unë mendoj se është ndër projektet dhe investimet me të mëdha i viteve te fundit në Shqipëri (ndoshta edhe i shekullit). Jo vetëm qe ka dobi direkte nga ajo, por dobitë e saj indirekte janë te shumë, si p.sh.: punësimi i një numri të madhë njerëzish në ketë përiudhë, sjellja e një investimi (leku) shumë të madhë në qarkullim në tregut monetar shqiptar, sjellja e një tatimpaguesi tepër të madh (40 milion tatim paguan Bechtel&Enka) dhe i cili rikthen një përqindje te mirë te investimit në arkën e shtetit, ne pagesat për punëtorët dhe shumë gjëra tjera.

Kudo zhvillimi është arritur me punë. As Shqipëria nuk bën përjashtim. Dy janë arsyet kryesore se përse zhvillohet një shtetë. E para është pasuria qe gjendet në vend (p.sh. vendet arabe), ndërsa e dyta arsye është vullneti dhe guximi i atij populli për të zhvilluar vendin e tyre edhe pa resurse (Japonia, Zvicra). Dhe unë mendoj se ky projekt është tepër i guximshëm.

Kjo rrugë e përshpejton zhvillimin ekonomik edhe te Kosovës edhe te Shqipërisë, respektivisht intensitetin e zhvillimit. Është një rrugë historike për kombin shqiptar dhe madje Kosovës po i gjendet në momentin me te duhur, kur Serbia armike i kërcnohet me embargo ekonomike (çka i lutem Zotit qe të ndodh) dhe kjo rrugë i hap perspektiva të reja tregtisë si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Produktet e Shqipërisë kurrë me parë nuk janë shitur në Kosovë (ndoshta vetëm në masë tepër te parëndesishmë). Kosova është një treg i ri për ndërmarrjet e Shqipërisë dhe anasjelltas, me çrast është rritur kërkesa për produktet dhe padyshim do të ketë edhe rritje te fitimit dhe njëkohesisht edhe zhvillim ekonomik.

Po ashtu kjo rrugë do ta favorizoj zhvillimin e ndërmarrjeve te Shqipërisë ndaj atyre Maqedone, sepse 75% e importit te Kosovës zhvillohet me Maqedonin. Për arsyen e vetme te rrugës me te mirë dhe shpëjtësisë se arritjes se mallrave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Rruga  DURRES-KUKES-MORINE Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga DURRES-KUKES-MORINE   Rruga  DURRES-KUKES-MORINE EmptyTue Jul 15, 2008 9:59 am

Sali Berisha nese perfundon kete rruge me sukses te plote mendoj se do i falen dhe po i lan shume MEKATE qe ka ky njeri.
Pa dyshim se me rregullimin e kesaj rruge po realizohen 70% endrrat e shqiptarve per bashkim mendoj se na kane mbetur edhe 30% pune tjera, dhe Shqiptaret u ben nje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer

Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Rruga  DURRES-KUKES-MORINE Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga DURRES-KUKES-MORINE   Rruga  DURRES-KUKES-MORINE EmptyTue Jul 15, 2008 11:05 am

Domosdoshmeria e rruges nuk mundet kurresesi te justifikoje (sa cudi! Me cdo kusht!) ato miliona euro abuzime. Nje meter kub beton ka vajtur 400 euro.

Rrugen nuk e nisi Sala, por Sales i qelloje qe ta ndertoje, dhe qe dikush tjeter ta perfundoje. Nuk ka rruge apo shi apo kenete apo gjol qe i lan mekatet e Sales.

Rrugen e brohoras me gjithe zemer. Por syte nuk duhet t'i mbyllim sepse ato para dalin nga populli i vobekte. Nuk ka ketu pune politika.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Rruga  DURRES-KUKES-MORINE Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga DURRES-KUKES-MORINE   Rruga  DURRES-KUKES-MORINE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rruga DURRES-KUKES-MORINE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Ekonomia-
Kërce tek: