Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kur tradhëtia shpërblehet me heroizëm

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Kur tradhëtia shpërblehet me heroizëm Empty
MesazhTitulli: Kur tradhëtia shpërblehet me heroizëm   Kur tradhëtia shpërblehet me heroizëm EmptySun Sep 28, 2008 6:32 pm

Qerim Kelmendi: Kur tradhëtia shpërblehet me heroizëm

Keni gabuar rëndë ju paria e Kosovës:
Turpi le të bjerë mbi ndërgjegjen tuaj, të cilën po shihet se e keni shpërngulur nga trupi juaj, nga qenia juaj. Duke shpallur Hero, agjentin dhe ushtarakun, që edhe në kohrat e luftës, si në Kroaci, ashtu edhe gjatë Luftës në Kosovë, u radhit në krahë të pushtuesve serbo-malazez, Ju Paria e Kosovës keni bërë një krim historik, KRIM Moral …KRIM dhe ATENTAT të dytë ndaj gjithë atyre që përnjëmend kanë rënë dhe janë vrarë në fushat e betejës, për Lirinë e Kosovës. Duke barazuar Tradhëtarin e shumëfisht, të ndjerin Ahmet Krasniqi me Figuren e:
- Adem Jasharit
- Zahir Pajazitit
- Luan Haradinit
- Fehmi e Xheve Lladrovcit,...,
- si dhe shumë Figurave të spikatura të Kosovës, që në një mënyrë a tjetër janë vrarë nga Ushtria, ku bënte pjesë edhe Ahmet Krasniqi.

Ju turpit tuaj i keni vënë KAPAK!
- Ata, që frikohen të flasin.
- Ata, të cilët i keni blerë me lekë, dhe kanë frikë të flasin.
- Ata, të cilët janë bërë palaço pas lufte, dhe hezitojnë të flasin. - Ata, të cilët frikohen të flasin, sepse nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e proceseve të montuara politike.
- Ata, të cilët pritojnë të sakrifikohen për një XHIP, një shtëpi a një shtëpi Prrallore.
- Ata, që kanë humbur nderin tek gratë e veta, dhe kanë filluar gjuetin e qefit, tek ish vajzat e komitetlinjëve.
- Ata, të cilët edhe pas 10 viteve, mbi kokat e të rënëve, kanë lejuar që akoma ka mbishkrie, në një Dërras të kalbur.
- Ata, të cilët janë bërë vëllezeër Siamezë me Sojin e Rugovës, Bukoshit dhe të Menduh Thaçit...etj.
- Ata, që kanë shitur nderin dhe burrërinë tek ndërkombtarët.
- Ata, të cilët shkruajnë dhe sajojnë Ligje, vetëm për të na tjetërsuar.
- Ata, të cilët, po bëjnë betejën e pabarabartë me Ne, për të na shndërruar në një "Komb" KOSOVAR.
- Ata, të cilët përmbysin për një ditë, historinë, gjuhën dhe Flamurin tonë.
- Ata, të cilët kanë harruar që në Burgjet e Kosovës vuajnë dënime deri në 30 vjet burg, vetëm pse janë besnikë të rrugës së Adem Jasharit e Zahir Pajazitit.
- Ata,…PO, PO - Ata duhet ta ulin kokën, sepse duke u bërë robër të lukthit të tyre, dhe duke u bërë robër të epshit të tyre, nga Ata nuk pritet asgjë, sepse, Ata janë vetë TURPI.
Edhe shoqatat e dala nga Lufta, të cilat duket se janë shndërruar në Servis të këtyre liderëve të pacipë, kanë pjesën e fajit të tyre, dhe nëse nuk distancohen nga ky diskreditim i turpshëm, atëherë edhe ata bëhen pjesë e këtij turpi. Nëse shoqatat e dala nga Lufta nuk Distancohen nga ky veprim i papërgjegjshëm dhe ANTIKOMBËTAR, atëherë, enë personalisht nuk do ta konsideroj veten pjesë të këtij lloji që veten e quan KOSOVAR.



Ahmet Krasniqi i dyshuar për krime lufte në Kroaci, nëntor 1991 - korrik 1992!

Pashtriku.org ka siguruar një dokument, ku dëshmohet, se: Ahmet Krasniqi gjatë luftës në Kroaci, duke qenë oficer i ushtrisë jugosllave, nga nëntori 1991 deri në korrik 1992, dhe ka marrë pjesë në operacionet vrastare të kësaj ushtrie mbi popullatën e pambrojtur kroate, në rajonin e Baranjës.
Në vijim ju ftojë të lexoni këtë dokument, në të cilin figuron emri i Ahme Krasniqit si “kriminel lufte…”! Ahmet Hajriz Krasniqi, i lindur me 15. 01. 1948, në fshatin Zhelivodë, Kosovë, vendqëndrimi në Gospiç, si pjesëtar i APJ-së, me gradë nënkolonel ka marrë pjesë në sulmet mbi objektet ushtarake dhe civile në Baranjë, nga nëntori 1991 deri në korrik 1992.
Forumist te nderuar, ne kete teme, mund te diskutojme, per nderin qe pushtetaret tane ua bejne tradhetareve dhe mohimin e vlerave kombetare shqipetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kur tradhëtia shpërblehet me heroizëm Empty
MesazhTitulli: Re: Kur tradhëtia shpërblehet me heroizëm   Kur tradhëtia shpërblehet me heroizëm EmptySun Sep 28, 2008 7:36 pm

Armët e blera në Shqipëri janë armët liriprurëse dhe shumë të mirëseardhura për UÇK-në.
Pritat ushtarëve të UÇK-së, gjatë transferit të armëve, ua kurdisnin të njejtit individ që më vonë u bënë dëshmitarë kundër luftëtarëve të lirisë në proçeset gjyqësore në Hagë. Ata, tashmë, dihet se kush janë. Kush tjetër pos FARK-istëve të Ibrahim Rugovës dhe Bujar Bukoshit që për kryetar të tradhëtisë gjatë luftës kishin Tahir Zemën.
Fondi "Vendlindja Thërret" ishte formuar dhe shfrytëzuar ekskluzivisht për UÇK-në.
Tani të gjithë e dijmë se nga ky fond janë blerë armatim, uniforma dhe veshmbathje për pjestarët e UÇK-së madje disa mjete të konsiderueshme të atij fondi janë shpenzuar edhe për përkujdesjen që UÇK-ja i bënte popullit të zhvendosur nëpër malet e Kosovës.
Tani shtrohet pyetja tjetër, i nderuar, ku janë mjetet e mbledhura për luftën çlirimtare nga qeveria Bukoshi?
Ku janë armët e sofistikuara që i blente Bukoshi?
Unë ju tregoj se me ato mjete Bukoshi ka manipuluar dhe ka mashtruar popullin gjatë fushatës elektorale. Kurse disa armë ( të sofistikuara ) janë përdorur dhe po përdoren për t'i vrarë ushtarët e UÇK-së sepse këta të fundit e bënë Kosovën shtet të pavarur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Kur tradhëtia shpërblehet me heroizëm Empty
MesazhTitulli: Re: Kur tradhëtia shpërblehet me heroizëm   Kur tradhëtia shpërblehet me heroizëm EmptyTue Sep 30, 2008 12:37 pm

Fondi i bukoshit ndoshta edhe eshte tretur ne biznisin e tij, por nuk besoj se i teri, ai ende i mbane ato para te paluara diku, por kur nuk i kerkohet qe t'ia ktheje popullit, ai nuk ia kthen, sepse nuk eshte i pergjegjshem si rrjedhoj edhe i pa ndergjegjshem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kur tradhëtia shpërblehet me heroizëm Empty
MesazhTitulli: Re: Kur tradhëtia shpërblehet me heroizëm   Kur tradhëtia shpërblehet me heroizëm Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kur tradhëtia shpërblehet me heroizëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Femrat pyesin, mashkujt përgjigjen...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: