Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj

Shko poshtë 
+5
MARIA
njonidrenica
zeriatdheut
MUHAMETII
Orfe@
9 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 5:44 am

Nje nder dite me te medha te fese islame eshte padyshim nata me e madha qe me kete dite lidhen shume ngjarje te medha si fillimi i zbritjes te librit te shenjte KUR'AN-it fame larte e shume ngjarje te tjera te medha.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 5:55 am

Te pergezoj per temen biloga. Ja qfare thote Zoti ne Kur'an:

44. Duhan
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

44:1. Ha, Mim.
44:2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!
44:3. Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.
44:4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.
44:5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
44:6. (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
44:7. Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.
44:8. Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë e vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë.

97. Kadr

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

97:1. Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit.
97:2. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit?
97:3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
97:4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
97:5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 7:06 am

Si ta kërkojmë natën e Kadrit?



Lejletul kadër (nata e kadrit) është nata më e bekuar. Një person i cili e humb atë me të vërtetë ka humbur një sasi të madhe të mire. Nëse një besimtar është shumë i zellshëm për t’ju bindur Allahut dhe për të shtuar veprat e mira në regjistrin e tij, ai duhet të përpiqet që të takohet me këtë natë dhe ta kalojë ate në adhurim dhe në bindje (ndaj Allahut). Nëse kjo do t’i pranohet atij të gjitha gjynahet e mëparshme do t’i falen.

Duke falur namaz nate (kijam ul lejl)

Është e rekomanduar për të bërë një namaz nate të gjatë gjatë netëve në të cilat mund të qëllojë Nata e Kadrit. Kjo tregohet në shumë hadithe, si mëposhtë:

Ebu Dher, radijallahu anhu, transmeton: “Ne agjëruam me të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, në Ramazan. Ai nuk na udhëhoqi në falje aspak deri kur kur kishin mbetur shtatë netë të Ramazanit. Atëhere ai u ngrit me ne (për tu falur) derisa një e treta e natës kishte kaluar. Ai nuk u fal me ne në ditën e gjashtë. Në natën e pestë, ai u fal me ne derisa gjysma e natës kaloi. Kështu ne i thamë:”O i dërguar i Allahut!A po falesh me ne tërë natën?” Ai u përgjigj: “Kushdo që qëndron (në kijam) në Natën e Kadrit me Imamin derisa (imami) ta përfundojë faljen, është e regjistruar për të që ai është falur tërë natën...”[Transmetuar nga Ibën Ebi Shejbe, Ebu Davud, El-Tirmidhi (i cili e ka bërë autentik), en-Nesai, Ibën maxhe, et-Tahavi (në Sherh Ma’an il-Athar, Ibën Nasr, el-Ferjabi dhe el-Bejhaki. Zingjiri i tyre është i saktë]

Ebu Hurejre, radijallahu anhu, ka transmetuar që i dërguari i Allahut ka thënë: “Kushdo që qëndron (në kijam) në Natën e Kadrit (dhe nëse i bëhet e mundshme atij) nga besimi i tij dhe shpresa (për shpërblimin e Allahut) do t’i falen të gjitha gjynahet e mëparshme”.[El-Buhari dhe Muslimi, me shtesë “dhe nëse i bëhet e mundshme atij” është e regjistruar nga Ahmedi nga një transmetim i Ubade Bin es-samit, nënkupton që është e lejuar për të qënë midis adhuruesve të sinqertë gjatë kësaj nate të bekuar]

Bërja e duave

Është gjithashtu e rekomanduar të bëhen dua të gjata gjatë këtij muaji. Aisha, radijallahu anha, ka transmetuar që ajo e ka pyetur të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem: ”O i dërguari i Allahut! Nëse unë ta di se cila është nata e Kadrit, cfarë duhet të them gjatë saj?”

“O Allah! Ti je falës dhe ti e do faljen. Kështu më fal”. [I transmetuar nga Ahmedi, Ibën Maxhe, dhe et-Tirmidhi]

Shmagja nga kënaqësitë e kësaj bote për hir të adhurimit

Është e rekomanduar për të shpenzuar më tepër kohë në adhurim gjatë netëve në të cilat Lejletul Kadër (nata e kadrit) është e mundshme të bjerë. Kjo thirrje për shamngjen e shumë dëshirave të kësaj bote bëhet në mënyrë që të sigurohet kohë dhe mendime vetëm për Allahun. Aisha, radijallahu anha, ka thënë: “Kur dhjetë ditët e fundit (të Ramazanit) fillonin, Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, do ta shtrëgonte izarin e tij (ai qëndronte larg nga gratë e tij në mënyrë që të kishte më shumë kohë për adhurim), e kalonte tërë natën zgjuar (duke u falur) dhe zgjonte familjen e tij”.[El-Buhari dhe Muslimi]

Dhe ajo, radijallahu anha, gjithashtu ka thënë: “I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, e shtonte adhurimin më shumë në dhjetë ditën e fundit sesa në ditët e tjera”.[Muslimi]


Shejh Muhammed Nasiruddin Albani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 7:07 am

Nata e Kadrit


All-llahu thotë (përkthim i kuptimit):

1. Ha, Mimë. [Këto shkronja janë prej mrekullive të Kur’anit dhe askush tjetër pos All-llahut (të Vetmit) nuk e din kuptimin e tyre.]

2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!

3. Ne e zbritëm ate në një natë të bekuar (në natën e Kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen,e njerëzit të jenë të gatshëm. 

4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çshtje në mënyrë të prerë. 

5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar. 

6. (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi. [al-Duhan 44:1-6] 

All-llahu dërgoi Kur’anin në këtë natë të cilën Zoti e ka përshkruar si të bekuar. Transmetohet prej një grupi të Selefit – duke përfshirë Ibn ‘Abbaas, Kutaadah, Sa’iid ibn Xhubejr, ‘Ikrimah, Muxhahid dhe tjerë – se nata në të cilën është shpallur Kur’ani ka qenë Lejlet ul-Kadr.

Shprehja Në atë (natë) zgjidhet çdo çshtje në mënyrë të prerë don të thotë, në atë natë fati i të gjitha krijesave vendoset për vitin e ardhshëm. Në atë natë shkruhet se kush do të jetojë, kush do të vdes, kush do të shpëtohet, kush do të mallkohet, kush do të paracaktohet për në Xhennet, e kush do të paracaktohet për në Xhehenem, kujt do ti dhurohet nderi, kush do të turpërohet, ku do të paraqitet thatësia dhe uria, dhe çdo gjë tjetër të cilën e dëshiron All-llahu atë vit.

Ajo që nënkuptohet me idenë se fati i të gjitha krijesave shkruhet në Lejlet ul-Kadr është – e All-llahu e din më së miri – se në Lejlet ul-Kadr ato barten prej el-Lauh ul-Mafhuuz. Ibn ‘Abbaas tha: “Mund të shifni një njeri i cili furnizon shtëpinë e tij ose e punon token e tij, dhe ai është prej atyre të cilët do të vdesin,” dmth., është urdhëruar në Lejlet ul-Kadr se ai është njëri prej tyre të cilët do të vdesin (në vitin e ardhëshëm). Dhe poashtu është thënë se në këtë natë, fati i njerëzve ju tregohet melaikeve.

Kuptimi i “Kadr” është nderim ose respektim, dmth. ajo është natë e cila nderohet për shkak të karakteristikave të saja të veçanta, dhe pasi që personi i cili rrin i zgjuar gjatë kësaj nate bëhet njeri i nderit. Dhe është thënë se Kadr don të thotë shtrëngim, në kuptimin se dituria kur është saktë kjo natë, është e fshehur. El-Haliil ibn Ahmed ka thënë: është quajtur Lejlet ul-Kadr pasi që bota shtrëngohet nga numri i madh i melaikeve në këtë natë, dhe Kadr don të thotë shtrëngim. All-llahu thotë (përkthim i kuptimit):

“Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron) [fe kadara ‘alejhi rizkahu]…” [el-Fexhr 89:16], dmth., duke shtrënguar ose zvogëluar furnizimin e tij.

Dhe është thënë se Kadr don të thotë Kadar, dmth., se në këtë natë vendosen urdhërat për vitin e ardhshëm, siç thotë All-llahu (përkthim i kuptimit):

“Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” [ed-Duhaan 44:4]

dhe pasi që urdhërat e All-llahut vendosen dhe shkruhen në këtë natë.

Ashtu që All-llahu e ka quajtur Lejlet ul-Kadr, për shkak të vlerës së madhe të saj dhe statusit të lartë me All-llahun, dhe pasi që aq shumë mëkate falen dhe aq shumë të meta fshehen gjatë kësaj nate. Pasi që ajo është nata e faljeve, siç është përcjellur në el-Sahiihejn nga Ebu Hurejre (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e falë natën e Kadrit me besim dhe shpresim i falën mëkatet që i ka bërë më parë” (el-Buhaari, 1910; Muslim, 760).

All-llahu i ka dhënë kësaj nate karakteristika speciale të cilat e bëjnë ate unike:

ثshtë nata në të cilën është shpallur Kur’ani, siç përmendëm më lartë. Ibn ‘Abbaas dhe të tjerët kanë thënë: “All-llahu dërgoi Kur’anin në një kohë prej el-Leuh el-Mahfuuz në Bejt el-‘Izzah në qiellin e parë, dhe mandej ju shpall të Dërguarit të All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) në periudha sipas ngjarjeve gjatë njëzet e tre vjetëve.” (Tefsiir Ibn Kathiir, 4/529)

All-llahu e ka përshkruar atë duke qenë më e mire sesa një mijë muaj, siç ka thënë Ai (përkthim i kuptimit): “Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!” [el-Kadr 97:3].

All-llahu e ka përshkruar si të bekuar, siç ka thënë Ai (përkthim i kuptimit): “Ne e zbritëm ate (këtë Kur’an) në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit)” [el-Duhaan 44:3].
Në këtë natë, melaiket dhe Shpirti [er-Ruuh] zbresin, “dmth., shumë melaike lëshohen poshtë në këtë natë pasi që është shumë e bekuar, dhe melaiked zbresin poshtë kur bekimi dhe mëshira e All-llahut vijnë poshtë, posikur atëherë kur recitohet Kur’ani, dhe ato i rrethojnë qarqet e dhikrit (tubimet ku përkujtohet All-llahu), dhe ato me respect ndaj atij, i rrahin krahët e tyre për atë i cili sinqerisht kërkon dituri.” (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Shpirti [er-Ruuh] është Xhibrili (alejhi selam), i cili veçanërisht përmendet në këtë mënyrë si shenjë respekti ndaj tij.

Kjo natë përshkruhet si paqë, dmth., është e sigurtë, pasi që Shejtani nuk mund të bën asnjë të keqe ose të shkakton dëm në këtë natë, siç ka thënë Muxhaahid. (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Në këtë natë, shumë njerëz shpëtohen prej dënimit për shkak të veprave të tyre për të adhuruar All-llahun, Qoftë i lartësuar.

“Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” [ed-Duhaan 44:4 – përkthim i kuptimit], dmth., punët e atij viti dërgohen prej el-Leuh ul-Mahfuuz melaikeve të cilat shënojnë urdhërat; e atyre të cilët do të jetojnë, dhe atyre të cilët do të vdesin, çfarë furnizimi do t’ju jepet, çka do të ndodhë deri në fund të vitit, çdo çështje e paracaktimeve urdhërohet, dhe ajo nuk mund të ndryshohet apo të ndërrohet. (Shif Tafsiir Ibn Kathiir, 4/137, 138). E tëra kjo i është e njohur All-llahut para se ajo të shenohet poshtë, por Ai ja bën të njohur melaikeve se çka do të ndodhë, dhe i urdhëron të kryejnë atë për të cilën janë besuar. (Sherh Sahiih Muslim li’l-Neueui, 8/57).

All-llahu i falë gabimet e mëparme të atij i cili qëndron i zgjuar dhe falet gjatë natës me besim dhe shpresë për ta përfituar shpërblimin nga Ai. Transmetohet në hadithin e Ebu Hurejres (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Cilido që agjëron muajin e Ramazanit nga besimi dhe shpresa për të fituar shpërblim, të gjitha mëkatet e tija të mëparme do të falen, dhe cilido që rrin i zgjuar gjatë Lejlet ul-Kadr nga besimi dhe shpersa për të fituar shpërblim, të gjitha mëkatet e tija të mëparme do të falen.” (Buhaari, Muslim). Shprehja “nga besimi dhe shpresa për të fituar shpërblim” don të thotë, besimi në premtimin e All-llahut për këtë vepër, dhe kërkimi i shpërblimit, pa asçfarë synimi ose qëllimi tjetër, siç është kryerja e saj me qëllim që të tjerët të shofin, etj.” (Fet’h el-Beeri, 4/251).

All-llahu ka shpallur një sure që ka të bën me këtë natë e cila do të përsëritet deri në Ditën e Ringjalljes, në të cilën Ai përmend nderin dhe vlerën e madhe të kësaj nate. Kjo është sureja në të cilën Ai thotë (përkthim i kuptimit në gjuhën shqipe):




“Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në natën e Kadrit. E ç'të bëri ty të dijsh se ç'është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”. (El-Kadër: 1-5).

I dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) e kërkonte këtë natë, me shpresë se do të përfiton të mira prej kësaj nate, dhe ai është shembull për këtë Ummet.

ثshtë mustehabb që të kërkohet ajo gjatë Ramazanit, e sidomos gjatë dhjetë netëve të fundit të muajit. 

Lejlet ul-Kadr është në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, siç është përmendur në hadithin e Ebu Sa’iid të përmendur më lartë, dhe siç është përmendur në hadithin e ‘Aa’ishes, dhe në hadithin e Ibn ‘Umar i cili ka thënë se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kërkoni natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit”.

ثshtë më e mundëshme të jetë njëra prej netëve me numër tek, për shkak të hadithit të ‘Aa’ishes e cila ka thënë se i Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kërkoni natën e Kadrit në ditët tek nga dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.” (el-Buhaari, 4/259)

Duhet sidomos ta kërkojmë në netët me numër tek, dmth., me njëzet e një, njëzet e tre, njëzet e pesë, njëzet e shtatë dhe njëzet e nëntë. Transmetohet në el-Sahiihejn se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kërkoni natën e Kadrit në ditët tek nga dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.” (rrëfyer nga el-Buhaari, 1912, shif poashtu, 1913. Poashtu e rrëfyer nga Muslimi, 1167, shif poashtu 1165).

Në Sahiih ul-Buhaari rrëfehet se ‘Ubaadah ibn es-Saamit ka thënë: se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) doli të na tregon se kur është Lejlet ul-Kadr, dhe dy prej muslimanëve grindeshin. Ai tha: “Dola të ju tregoj se kur është Lejlet ul-Kadr, ndërsa filani me filanin grindeshin, prandaj ajo [dituria se kur është Lejlet ul-Kadr] u morr prej mua. Ndoshta kjo është më mirë për ju. Pra kërkojeni me të nëntin dhe të shtatin dhe të pestin” (el-Buhaari, 1919), dmth., në netët me numër tek.

Ky hadith tregon se sa keq që është të grindet dhe të përleshet, e sidomos me çështje të cilat kanë të bëjnë me fenë, dhe se kjo është shkak për largimin dhe fsherjen e të mires.

Lejlet ul-Ladr është më e mundëshme të jetë në shtatë ditët e fundit. Ibn ‘Umar (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij) tregon se një njeri prej shoqëruesve të Dërguarit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka pare Lejlet ul-Kadrin në ëndërr, dhe se ajo ka qenë njëra prej shtatë netëve të fundit. I Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) tha: “Si duket ëndërrat e tua janë dakorduar se është njëra prej shtatë netëve të fundit, ashtu që kush dëshiron ta kërkon, le ta kërkon në shtatë netët e fundit.” (rrëfyer nga el-Buhaari, 1911; Muslim, 1165).

Më e mundëshmeja është që të jetë në natën e njëzet e shtatë. ثshtë transmetuar në një hadith të rrëfyer nga Ahmed prej Ibn ‘Umar, dhe një hadith të rrëfyer nga Ebu Davuud prej Mu’aauija, se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Lejlet ul-Kadr është nata e njëzet e shtatë.” (Musned Ahmed dhe Sunen Ebu Davuud, 1386). 

Këndvështrimi se është nata e njëzet e shtatë është mendimi i shumicës së Sahabeve dhe shumicës së dijetarëve, dhe Ubejj ibn Ka’b (All-llahu qoftë i kënaqur me të) e kërkonte, duke mos thënë “inshaAll-llah”, se është nata e njëzet e shtatë. Zurr ibn Hubejsh tha: Unë thash: اka të bën ta thuash këtë, O Ebu’l-Mundhir? Ai tha: sipas shenjave me anë të cilave i Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) na tregoi: se dielli lind në atë mëngjes pa rreze të dukshme. (Rrëfyer nga Muslim,2/268).

Fakti se zakonisht ajo është nata e njëzet e shtatë – e All-llahu e din më së miri – nuk don të thotë se ky është gjithmonë rasti. Mund të jetë nata e njëzet e një, siç është përmendur në hadithin e Ebu Se’iid, ose mund të jetë e njëzet e treta, siç është përmendur në rrëfimin e ‘Abd-Allaah ibn Unejs (All-llahu qoftë i kënaqur me të). Sipas një hadithi të rrëfyer nga Ibn ‘Abbaas (All-llahu qoftë i kënaqur me te), i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kërkojeni në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, atëherë kur kanë mbetur nëntë ditë, dhe kur kanë mbetur shtatë ditë, dhe kur kanë mbetur pesë ditë.” (Rrëfyer nga el-Buhaari, 4/260).

All-llahu ka fshehur këtë natë ashtu që robërit e tij do të përpiqen ta kërkojnë, dhe do të përpiqen në adhurimin e tyre, ashtu sikur ka fshehur edhe orën e xhum’asë, e ashtu me rradhë. Ashtu pra besimtari duhet të përpiqet me këmbëngulësi gjatë ditëve dhe netëve të këtyre dhjetë ditëve, duke kërkuar Lejlet ul-Kadr-in dhe duke përcjellur shembullin e të Dërguarit tone (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem), dhe ai duhet të përpiqet të bën du’a dhe të kërkon afrimin ndaj All-llahut.

Transmetohet se ‘Aa’isheja ka thënë: “Unë thash, ‘O i Dërguar i All-llahut, çka mendon nëse e dëshmoj-përjetoj Lejlet ul-Kadr, çka duhet të them?’ Ai tha: 



اللَّهُمَّ إِنَّكَ عُفُوٌّ كَرِيمٌ تُحِبُّ الْعَفْوَ فَاعْفُ عَنِّي



“All-llahumme inneke Afuw-wun Keriimun tuhibbul afwe fe’fuanni”

‘“All-llahu im, Ti je Falës, Bujar dhe e do faljen, ndaj më fal mua”.’” (Imaam et-Tirmidhi (3515) isnedi i tij është sahiih).

E treta: vlerë më e madhe i përvishet I’tikaaf-it në këtë natë në dallim prej të gjitha netëve gjatë vitit. 

Nuk është thelbësore për atë i cili e “zenë” Lejlet ul-Kadr të din se e ka “zënë”. Qëllimi është të përpiqet shumë dhe të jetë i sinqertë në adhurimin e tij, pa marrë parasysh se a e din ai se a e ka “zënë”. ثshtë e mundur që disa prej tyre të cilët nuk e dinë këtë mund të jenë më mirë me All-llahun dhe në pozitë më të lartësuar sesa ata të cilët dinin se cila është kjo natë, pasi që të parët u përpoqën shumë. Ne lusim All-llahun të pranojë agjërimin tone dhe namazin tone gjatë natës, dhe të na ndihmon të përkujtojmë Atë dhe të falënderojmë Atë dhe të adhurojmë Atë ashtu siç duhet. All-llahu e bekoftë të Dërguarin tone Muhammedin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 2:11 pm

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Msn240
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 2:20 pm

Muhamet hiqe ate shkrime afer fotos se te madhit KOMANDANT SENUK E MERITONE ME PASE SHKRIME ARABE AI KETU TE LUTEM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 2:42 pm

Eshte e vertete se Adem Jashari ka qene i madh, por ka qene personalitet i madh, nje njeri i madh, por Zoti eshte mbi te gjithe, Ai eshte me i madhi, Ai eshte krijues i gjithesise, Ai eshte krijues i Adem Jasharit, e krijues i te gjitheve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 3:00 pm

me pilqem muhamet si ti e spjegon fuqine zotit, por aadem jashari asesinuk bo po as nuk kem drejt me krahazu me zotin se zoti e ka kriu ademi dhe gjithsin dhe te gjitha qka ka ne gjithsi allahu asht ma i madh ma i fuqishum dhe asht ni allah tjeter nuka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 3:01 pm

Ashtu edhe une e kam pershkruar njanidrenica.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 3:10 pm

Beton po e jap ketu ne kete teme shpjegimin paqi te temen:10-Gjëra që Zoti nuk do të ju pyes ditën e Ahiretit - shume shpejt dhe mendoj padrejtesisht pa u konsultuar me mua e transferuat ne arkive.
Besoni se qellimi nuk ka qene qe une te e bej te ditur webfaqen e atij forumi, por thjeshte synimi im ka qene qe ti postoj ato foto qe kishin tekst me permbajtje te shkelqyer.
Une do perpiqem qe pjesen e tekstit ku tregohet forumi te heku, dhe besoj se atehere do pranoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARIA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 117
Registration date : 10/07/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 6:00 pm

Me falni qe po ju bej nje pyetje idiote...a kane myslimanet ndonje gje te ngjashme me pagezimin apo thjesht pranohet besimi me goje?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 6:14 pm

Maria, nuk qenka edhe aq idiote pyetja, njeriu eshte i lire te bej pyetje, por po te them se, nuk paske njohuri as per fene islame as per paganizmin, sepse sikur te kishit nuk do e benit kete pytje.

Paganizmi me fene Islame kane dallime sikurse dita me naten, ata besojne ne shume zota ndersa ne, besojme ne vetem nje Zot - Allahun e Madheruar - Krijuesin, Sunduesin e gjithesise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARIA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 117
Registration date : 10/07/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 6:42 pm

Feja Orthodhokse i dashur Muhamet fese pra qe i perkas une rregullat i njoh shume mire dhe pegezimin pasi une jam bere kumbare nje here. Kete mund ta shikosh dhe ne temen e betonit ne rast se nuk gaboj.Une thjesht te pyeta ka apo jo nuk ishte nevoje te me gjuaje kaq rende gjithsesi te informoj qe ata... pra ne nuk besojme ne shume Zota sepse kjo da na bente idololatre ne besojme ne Trinine e Shenjte pra Atin,Birin dhe Shpirtin e Shenjete por secili ka nje status te vecante dhe te respektuar qe te gjitha vijne pra nga Ati. Une te pakten per fene Islame nuk di kete e pranoj por ti Muhamet meso ti respektosh fete e te tjereve pa i kritikuar ato sepse mendoj qe as une jam e denje te kritikoj fene tende por sigurisht as dhe ti timen i madherishmi Muhamet....o po dhe sa per pyetjen me fal qe te shqetsova nuk e dija qe do nxeheshe kaq pra na trego si behet pagezimi ne fene Islame se une do te te tregoj si behet ne fene time.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARIA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 117
Registration date : 10/07/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 6:50 pm

Pagëzimi dhe Mirosja në Traditën Apostolike të Hipolitit.


Dhe kur ai që do të pagëzohet zhytet në ujë, ai që e pagëzon vë dorën mbi atë duke thënë kështu:
A beson në Perëndinë Atin e Tërëfuqishëm?
Ai që po pagëzohet do të thotë: Besoj.
Le ta pagëzojë ai menjëherë, një herë, duke i vënë dorën mbi kokën e tij.
Dhe mbas kësaj le të thotë:
A beson në Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë,
Që lindi nga Shpirti i Shenjtë dhe Virgjëresha Mari,
Që u kryqëzua në kohën e Pontit Pilat,
Dhe vdiq dhe u varros,
Dhe u ngrit i gjallë prej së vdekurish ditën e tretë,
Dhe u ngjit në qiell,
Dhe rri në të djathtë të Atit,
Dhe do të vijë të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit?

Dhe kur ai thotë: Besoj,
le ta pagëzojë herën e dytë.
Dhe përsëri le t’i thotë:

A beson në Shpirtin e Shenjtë,
në Kishën e Shenjtë
dhe në ngjalljen e trupit?

Dhe ai që po pagëzohet do të thotë: Besoj.

Dhe le ta pagëzojë për herën e tretë.

Pastaj, kur ai del nga uji, ai do të lyhet nga presbiteri me Vajin e falënderimit duke thënë:

Të lyej me vajin e shenjtë në Emrin e Jisu Krishtit.

Dhe kështu duke u fshirë gjithsecili vetë me peshqir, ata vishen dhe mbas kësaj çohen të gjithë në bashkësinë (Kishë).

Dhe peshkopi do të vërë dorën e tij mbi ata duke u lutur dhe duke thënë:

O Zot Perëndi, që i vlerësove shërbëtorët e tu të denjë për të merituar ndjesën e mëkateve me anë të larjes së rilindjes, bëji ata të denjë të mbushen me Shpirtin Tënd të Shenjtë dhe dërgo mbi ata hirin Tënd, që ata të mund të të shërbejnë ty sipas vullnetit Tënd; sepse Ty të përket lavdia, Atit e Birit dhe Shpirtit të Shenjtë në Kishën e Shenjtë, tani e përherë e në jëtën pa mbarim. Amin.

Mbas kësaj, duke derdhur vajin e shenjtëruar prej dorës së tij dhe duke e vënë dorën e tij mbi kokën e atij, ai do të thotë:

Të lyej ty me vajin e shenjtë në Perëndinë Atin e Tërëfuqishëm dhe Jisu Krishtin dhe Shpirtin e Shenjtë.

Dhe duke e vulosur atë në ballë, ai do t’i japë atij puthjen e paqes dhe do të thotë: Zoti qoftë me ty.

Dhe ai që sapo është vulosur do të thotë: Dhe në shpirtin tënd.

Dhe kështu do të bëjë me gjithsecilin më vete.

Pastaj ata do të luten së bashku me të gjithë popullin. Por ata nuk do të luten më parë me besnikët para se të kenë kaluar në këto gjëra.

Dhe mbas lutjeve, le të japin puthjen e paqes.
(Kur eshte femije pra foshnje pergjigjet kumbari)
Falënderimi në Traditën Apostolike të Hipolitit.


Zoti qoftë me ty.
Dhe me shpirtin tënd.
Ngrini lart zemrat.
I kemi tek Zoti.
Le ta falënderojmë Zotin.
I ka hije dhe është e drejtë.

Të falënderojmë ty Perëndi nëpërmjet shërbëtorit Tënd të dashur Jisu Krisht, të cilin Ti e ke dërguar kohët e fundit që të jetë Shpëtimtari dhe Çliruesi ynë dhe lajmëtari i këshillës Tënde, Fjala (Logos) që doli prej Teje, me anë të cilit i ke krijuar të gjitha gjërat, të cilin Ti pëlqeve ta dërgosh prej qiellit në gjirin e Virgjëreshës, dhe në trupin e saj Ai u mishërua dhe u shfaq të ishte Biri Yt i lindur prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës. Për të përmbushur vullnetitn Tënd dhe për të bërë gati për Ty një popull të shenjtë, Ai shtriu duart e Tij kur Ai pësoi që Ai të mund të çlironte nga vuajtjet ata që kishin arritur besimin në Ty.

Dhe kur Ai e dha Veten në pësimin vetedashës, që të shkatërronte vdekjen, dhe të thyente prangat e djallit, dhe të shkelte Hadhin, dhe të ndriçonte të drejtët, dhe të ndërtonte gur kufiri, dhe të zbulonte Ngjalljen, Ai mori bukën, falënderoi dhe tha: “Merrni hani, ky është trupi im që thyhet për ju.” Në të njëjtën mënyrë mori potirin dhe tha: “Ky është gjaku im që derdhet për ju. Sa herë që ta bëni këtë mbani kujtimin tim.”

Kur ne kujtojmë vdekjen dhe ngjalljen e Tij në këtë mënyrë, ne sjellim tek ty bukën dhe potirin, dhe të falënderojmë Ty, sepse Ti na ke vlerësuar të qëndrojmë para Teje dhe të shërbejmë ty si priftërinj.

Dhe të lutemi që të dërgosh Shpirtin Tënd të Shenjtë në blatimin e Kishës. Bashkoji ato, dhe jepu të gjithë shenjtorëve që të marrin pjesë në blatimin, që ata të mund të mbushen me Shpirtin e Shenjtë, që të fuqizohen në besim dhe të vërtetë, që të mund të të lavdërojnë Ty me zë të lartë me anë të shërbëtorit Tënd, Jisu Krishtin, nëpërmjet të cilit Ty të dërgojmë lavdi e nder në kishën Tënde të shenjtë, tani e përherë. Amin.
Muhamet keshtu behet pagezimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 8:02 pm

Besova Zotin e madheruar
Engjujt dhe librat e tij
Pejgameret e forcuar
Me mu xhize dhe mrekulli.


Edhe diten e masherit
Kur te ngjallemi perseri
I besova edhe kadrit
Qe i çon Zoti madheri.


Me keto te gjashta vertetohen
Te gjitha çeshtjet e besimit
Zemrat tona perforcohen
Ata vin prej lartmadherimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 8:19 pm

MARIA, ju thjeshte me pyetet dhe une thjeshte e qete e dhash mendimin tim. Qfare te keqe ju thashe zonjusha apo zonja MARIA, bile bile une u mundova ta zbusja ate qe ju e kishit qujtur pyetje idiote, dhe te thash se jeni te lire te beni qfare do pyetje. Ju me heret ma keni shtruar pyetjen per dallimet mes paganizmit dhe fese islame, ndersa tash pohoni se i perkisni fese ortodokse, asgje te keqe nuk shoh, s'ka dyshim se i respektoj fete e te tjereve.
Nuk kam deshire qe te me quash i madherishem, sepse nuk ka njeri te madherishem, vetem Zoti eshte i tille.
Une ende nuk arrije ta kuptoj se ku po bazoheni, per nxehtesine time, une shume i qet u pergjigja.
Pagezimi per qfare...?

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 10:38 pm

Nje ndezje me flet ne zemren varrë,
I heshtur para historise,
Ne kete nate te vlefshme me 1000 muaj,
Zbriti drita nga qielli i shtate...
Pishtari ndricues,
Per cdo kohe lamtumire,
I tha erresirave te gjithesise...
Ti me ndjen ne brendine,
E malli per mysafirin e shendrritshem,
Eshte si flaka ne gjithesi,
Shperthim i madh i iluzioneve..
Me naten e kadrit,
Drejte All-llahut tim...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 10:45 pm

  • Syfyri-27
Sonte nate e madhnueshme,

Nga i lartsumi Allah,

Me e lartsume se 1000 muaj,

Ma e nderume se qiejt dhe toka..


Te lutemi ja Rab ne kete nate,

Per mbaresi ne familjen tone,

Te lutemi ja Rab,

Per muslimanet ne kete bote..


  • Iftari-27
Numëroj
Ditët ikin me seëabe e une kotem
Allah më zgjero gjoksin edhe sytë m'i hap
Më zgjo nga kllapia e përtacia
Se netë si këto kam për ti kajt mallë
Kur jam i gëzuar edhe kur kam hallë
Kam frikë mos më ikë treni
E bileta më mbeti në xhep
Treni i fundit që vie nga mëkati
E shkon ngadalë në pendim
Mi hap sytë Zoti im !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptySat Sep 27, 2008 11:58 pm

nata e madhe e kadrit asht zbritja e kuranit, ti biligoa aq mir eke pershkrue sa un jom shum gjeloz se un skom as dirim a dioni per ven islame dhe te kam shum lakmi ty si ti ki aq shum deshir dhe vullnet me shkru per islam po dhe ti per gjthsi shrun shum resjta per gjdo tem tu lumt, por mua ma ke borq mema tregu ku imore ato informate per iranin dhe ato para
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptyMon Sep 29, 2008 10:52 pm

Pse eshte kaq e rendesishme kjo "Nata e Kadrit"? Qka ka ndodhe ne kete nate konkretisht?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptyTue Sep 30, 2008 12:37 am

Sepse ne kete nate ka filluar zbritja e librit te Krijuesit, dedikuar gjithe njerezimit. Ne komentet paraprake, ke dic me shume ne lidhje me temen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptyTue Sep 30, 2008 5:55 pm

Ate dite kur ishim ne xhami, nese nuk jam gabim Hoxha pat thene se "Nata e Kadrit" mund te bije ne diten e 21, 23, 25, 27. Kurse doli qe i ra ne 26 ( te premten)!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARIA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 117
Registration date : 10/07/2008

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptyThu Oct 02, 2008 12:14 pm

Muhamet ne rast se e lexon edhe nje here ate qe ke shkruar do te kuptosh se nuk e kam gabim ke lene nje ton hironie te hidhur une gjithsesi Muhamet mendoj se nuk duhej ta kisha bere fare pyetjen.Me te mira edhe ti ....edhe ne gezime.Gezuar per diten e Bajramit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tasholli
Fillestar/e
Fillestar/e
tasholli


Male
Numri i postimeve : 36
Age : 33
Vendi : prishtina
Registration date : 26/02/2009

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptyThu Feb 26, 2009 8:47 pm

sa i perket nates se madhe te Kadrit po dha nje mendim te cilin e kam ndegjuar ne nje hytbe(ligjerat)..pasi qe siq dihet ymetet tjera para pejgamberit a.s kan jetuar shum vite siq eshte per shembull Nuhi a.s qe ka jetu 950 vjet,ndersa mosha mesatare e ymetit te Muhametit a.s ka qen diku rreth63 vjet nuk po jom i sigurt sa.Pejgamberi a.s ka than se qka me ba ymeti jem kur nuk ka koh te mjaftushme sikur ymetet tjera per te bere vepra te mira? ndersa si pergjigje Allahu ja ka zbrit naten Kadrit e cila nat eshte e gjat sa 1000 muaj.Allahu e di mes miri ku ke ni mendim i jem
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 39
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj EmptyFri Feb 27, 2009 8:12 am

ti muhamed qeke ne rregull allahu e krijoj ademin jo e ema dhe i jati allahu luftoj me qlirua kosoven e?
sa ben propagand lexo na ni liber tjeter perveq kuranit se me duket se sdini shum gjera jo se di me shum un por nuk kam than na ni her se feja katolike ka shum zotra sa per dieni feja katolike vjen siq islami e feja ortodokse nga ebraismi e ajo feja me shum zotra esht feja e antenatve ton aferdita (afer-dita) dhemitra (dhe-miter) etj. etj. prandaj mos fol per cka nuk njeh se behesh qesharak rrespekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj   Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nata e madhe e Kadrit dhe rendesia e saj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Rëndësia e fesë ne shoqëri.
» Dr.MUHAMED PIRRAKU : NATA E BARTOLOMEUT NË TIVARIN E RI
» Hapet Xhamia më e madhe në Halondë
» Shqiperi e Madhe apo...
» Ldk-Ldd ne nje parti te madhe ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: