Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ALI PASHE TEPELENA

Shko poshtë 
+4
Shqipja
rolling
Beton
Ago Muji
8 posters
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

ALI PASHE TEPELENA Empty
MesazhTitulli: Endërrën ma ka zgjuar Ali Pashë Tepelena   ALI PASHE TEPELENA EmptySat Jun 14, 2008 8:42 pm

Endërrën ma ka zgjuar Ali Pashë Tepelena


Një ndër fjalët e para që ka dëgjuar për herë të parë në jetë ka qënë emëri i Ali Pashë Tepelenës. Kjo për fatin se ka lindur në lagjen “Kala”. I ka rënë koka atje ku pashai i Janinës ka firmosur pavarësinë e këtij pashallëku dhe ka “volusur” tërë bëmat e tij prej pashai dhe satrapi. Të gjitha lojërat e fëmijërisë kanë si personazh pashanë. Herë e bënte ai dhe herë moshtarët e tij. Emëri i pashait e ka drithmëruar që të vogël dhe i ka zgjuar një prej pasioneve më të spikatura të jetës. Tani Blerim Agaj është 23 vjeç dhe sjell shumë e shumë kujtime nga fëmijëria e tij nga kalaja e Tepelenës, nga gurgullima e Vjosës. Nami i pashait e bëri dhe ushtarak. Por ai i kishte të gjitha arësyet pse duhej të bëhej ushtarak. Jo vetëm babai i tij por tërë fisi ishin ushtarakë, prandaj jeta e tij u lidh ngushtësisht me këtë profesion të nderuar. Origjinën e ka nga Gorishti i Vlorës dhe kjo është mëse e mjaftueshme që ai të vendoste. Të bënte karrjerë në ushtri. Akoma pa mbushur mirë 20 vjeç veshi uniformën e gjelbërt në një prej reparteve specialë të Forcave të Armatosura. U emërua instruktor i stërvitjes në Brigadën e Stërvitjes Bazë në Bunavi të Vlorës. Nëna dhe babai e porositën 1000 herë: “Kujdes biro, na ndero! Puno me faqe të bardhë, për vete dhe për ne”. Kjo është porosia më e çmuar që ka mbajtur parasysh ky djalosh që ditën që kapërceu postbllokun e repartit ku shërben deri më sot. E thotë me shumë mburrje se ëndërrën ma ka zgjuar Ali Pashë Tepelena. Këtë lloj ëndërre pashai ua ka zgjuar dhe shumë e shumë bashkëmoshatrëve të mi. Është një ëndërr e bukur, thotë djaloshi.


*************

Data më e shenuar, 1 korriku 2004


Djaloshi trupgjatë si lisi është me detyrë instruktor i stërvitjes në togën e parë të kompanisë së tretë të batalionit të dytë stërvitor. Ai tregon se: “ Kursin fillestar për instruktor e kam nisur më datën 1 korrik të vitit 2004. Atë ditë më është realizuar dhe ëndërra e parë e jetës. Kam mbërritur në Akademinë e Nënoficerëve shumë i impresionuar dhe shumë i ndrojtur. Kisha frikë nga e ardhmja ime. Data 1 korrik ka qënë një ditë shumë e shenuar. Sapo pashë shpalljen në gazetë që kërkonin nënoficerë në Brigadën e Re të Bunavisë, vrapova me gazetë në dorë në shtëpi dhe i thashë nënës dhe babait. Unë do të dorëzoj kërkesën për t’u bërë nënoficer. Kërkesën e kemi shkruar të dy me babanë tim. Formulimi i kërkesës ka zgjatur mbi 2 orë. Ngatërroheshim të dy me fjalë nga që donim ta bënim sa më bindëse për komandën e brigadës. E bindëm komandën se duhet të filloja punë. Kur kam marrë përgjigjen se më është aprovuar kërkesa kam derdhur lotë. Kam përqafuar babanë dhe i kam thënë se tani e bëmë gjysëm e punës. Ja dolëm mbanë. Nuk i kam provuar kurrë në jetë ato emocione që kam provuar atë ditë. Emocione që i kam hedhur në ditarin tim të shtrenjtë. Nuk mbaj rregullisht ditar, por kur kam ngjarje të shënuara i hedh me shumë kujdes. Akademinë e Nënoficerëve e kam mbaruar me rezultate shumë të mira. Isha një ndër studentët që punova më shumë e fola më pak. Nuk mund të ndodhte ndryshe nëse do të mbaja premtimin që i kisha dhënë nënës sime”.
Valentina Agaj dhe Dashnor Agaj kanë ardhur në Tiranë dhe e kanë marrë me makinë ditën që ka mbaruar akademinë. E kanë shpënë vetë në Vlorë për ta dorëzuar në Brigadë. Agimi kishte mbaruar nga viti 1997 deri në vitin 2001 shkollën industriale të Vlorës, një prej shkollave më me traditë në Shqipëri. Një shkollë që ka diplomuar me qindra breza. Shkolla industriale ka lënë një mbresë shumë të veçantë në jetën e këtij djaloshi. E konsideron si trapolinën e parë të jetës. U ndava shumë shpejt nga shokët e fëmijërisë në Tepelenë dhe fillova një jetë të re në Vlorë. Tani them me bindje se kurrë nuk do t’i ndahem Vlorës. Në tërë ato histori fëminore që tregon ka brenda shumë çiltërsi dhe dinjitet, por dhe pak magji si tek personazhet e Çarls Dikensit. E zbulova Vlorën si personazhet e shkrimtarit të madh anglez Londrën, sqaron ky djalosh. Ëndërra i ishte realizuar. Dita e parë në brigadë ishte e vështirë.
Shumë sekrete që nuk mund t’ja thoshte dot nënës dhe babait ja thotë së pari vëllait të tij Adriatikut. Ai është në shkollë të mesme dhe duket se do të bëhet dhe ai ushtarak. Të gjithë fëmijët e oficerit të ndërhyrjes së shpejtë Dashnor Agaj kanë mbaruar shkollën tetëvjeçare ”Selam Musai”. Kjo është një tjetër motiv për t’i bërë ata ushtarakë. Nuk besoj që mund të ketë një vend tjetër në Shqipëri si Tepelena ku emrat e njerëzve që kanë bërë diçka për kombin mund t’i gjesh në shumë pak vend. Një dashuri e përjetshme e këtyre njerëzve për vendin e nektarizuar në shpirt dhe e kulluar në mjaltin e këngëve. Si tepelenasit dhe vlonjatët janë mjeshtër të këngës, e qindisin atë. Tërë shpirtin e tyre e kanë shkrirë në këngë. Agim di të këndojë dhe i pëlqejnë shumë këngët e reja të grupve të Tepelenës dhe të Vlorës.

”Mos ma shani Hygonë se do ta keni punën pisk”


Një brez i tërë djemsh duket se po ndryshon tërë opinionin që është krijuar se brezi i ri nuk lexon libra. Agimi të flet me shumë detaje, jo vetëm për jetën e Viktor Hygoit, por edhe për tërë librat e tij. Sapo ka mbaruar së lexuari romanin ”Viti-‘93”. Më pëlqen për finesën dhe për temën e tij të pashtershme historike, thotë nënoficeri. Kam një bibliotekëzë të vogël në shtëpinë time. Librin e parë që kam venë në këtë bibliotekëzë ka qënë libri i Ali Pashait shkruar nga Sabri Godo, dhuruar nga gjyshi i tij Mato Agaj. Gjyshi im ka qënë i kënduar. Ai ka banuar në lagjen “Kala” të Tepelenës. I dinte përmendësh të gjitha historitë e Ali Pashait. Pra, 23 vjeçari kohën e lirë e kalon me Gi De Mopasanin, Hygonë, Merimenë, Kadarenë, Agollin dhe shumë shkrimtarë të tjerë shqiptarë dhe botërorë që i do dhe i lexon. Ndërsa dashuria e tij për muzikën është e lidhur shumë ngushtë me Ardit Gjebrenë. E dëgjon me shumë kërshëri dhe me shumë pasion. Ai thotë se shumë këngë janë “bastarduar” dhe në këto kushte e ke shumë të vështirë që të gjesh se cila këngë të pëlqen më shumë dhe cila duhet të blihet në videotekë.



Dasma e madhe e Bunavisë


Më datën 10 gusht 2003 brigada e Bunavisë ka bërë një dasmë shum të madhe. I ka djegur Agim Agajt shaminë e beqarit. Dasmë sa u tund e tërë Tepelena. Një dasmë ku gjithë shokët dhe miqtë e tij kanë festuar gjatë. Agimi tani është babai i një vazje 10 vjeçare. Melisa, vajza e tij dhe gruaja, janë dhe dy prej dashurive më të mëdha të nënoficerit. Tani të gjitha sekretet ua tregoj këtyre dy njerëzve, thotë ai. Sesi të sillem me nusen dhe me vajzën më ka porositur që fëmijë gjyshja ime Mjaftonia. Ajo ishte si Vasiliqia e Ali Pashait, e gjatë dhe bionde. Grua shumë serioze dhe punëtore e madhe. Gatuante me shije dhe e kullonte byrekun dhe qumështorin. Do të isha shumë i lumtur sikur imeshoqe të gatuante si gjyshja. Sa herë që kthehem nga puna i lodhur dhe i stresuar, marr gruan me vajzën dhe dal në bulevardin e Vlorës. Shkojmë dhe pushojmë që të nesërmen të rikthehem në punë përsëri. Për një ushtarak familja ka një rëndësi të madhe. Ajo është një gjë shumë e shtrenjtë dhe e domosdoshme. Në darkë kemi nevojë që të mbështesim kokën diku.

Mjeshtëri i qitjeve dhe i stërvitjes


Njeriu i parë që kam takuar kur vesha uniformën e nënoficerit ka qënë major Dervish Muka, shefi i ndërlidhjes së brigadës. Më ka dhënë një porosi të çmuar: “Trajtoi ushtarët si të barabartë sepse ashtu do t’i stërvitësh mirë dhe do të të duan shumë”. E kam mbajtur parasysh këtë këshillë dhe, të them të drejtën, më ka dalë për mirë. Ndërsa njeriu i dytë ishte Arkand Musaraj, shefi i personelit të brigadës. “Urime,- më ka thënë ai.- Të presin shumë vështirësi dhe puna me ushtarët ka misteret e veta. Por po të jesh njeri i drejtë do t’ja dalësh mbanë”.
Ndërsa fjalët e para që më kanë thënë eprorët ishin: “Kjo është një birgadë që kërkon përkushtim dhe punë”. Por nga tërë kolegët e mi do të veçja toger Agron Muka me të cilin nuk jam ndarë për asnjë moment që nga dita që kam veshur uniformën e gjelbërt. Të dy bashkë kemi arritur t’ja dalim mbanë duke stërvitur plot shtatë karantina nga 35 veta çdo grup. Brenda është tërë mundi dhe sakrifica e jetës sonë. Një punë e gjatë dhe një punë me ushtarë që kanë me vete mjaft probleme. Por nga 250 ushtarët që kam stërvitur më kanë mbetur në mendje ushtarët Altin Përgjegji nga Lezha dhe Bledar Labi nga Saranda. Djem fjalëpak e punëshumë. Ndërsa nga kolegët e mi do të përmendja Leonard Meta nga Mallakastra dhe Altin Kërri, nga Tepelena. Unë dhe kolegët e mi në repart kalojmë më të shumtën e ditës që nga ora 8.00 deri në orën 16.00, plus që rrimë për punë të tjera pas orarit zyrtar. Të gjithë nënoficerët e Bunavisë janë brezi i kristaltë i djemve të rinj. “Të gjithë e kemi hapur batalionin në një ditë. Jemi 24 instruktorë që çdo ditë stërvitim ushtarë. Nga njëherë fjalët e tepërta janë fukarallëk. Flet vetë puna. Me ushtarët zbatoj porositë e nënës. “Konsideroji ushtarët si vëllezërit e tu të vegjël”. Ndërsa nga babai porosinë: “Kujdes me stërvitjen me armë”. Ditët më të bukura të punës sime janë qitjet luftarake.Në çdo karantinë kam bërë nga tetë qitje. Kam bërë qitje me automatik, me mitraloz, me granatëhedhës dhe me granatë dore. Jam mjeshër i qitjeve ashtu siç janë dhe të gjithë kolegët e mi. Armën e zotërojmë në mënyrë të përkryer dhe ja kemi dalë mbanë që në qitje të realizojmë të gjitha objektivat. Një punë e kujdesshme. Qitjet dhe festat familjare janë ditët më të bukura të jetës sime. Pemën e Vitit të Ri e pregatit motra ime e vogël Suzana.
Tërë nonficerët e Bunavisë janë si aktori Xhon Travolta. Ushtrakë këmbëngulës dhe që kërkojnë që të realizojnë të gjitha detyrat. Për filma ushtarakë dhe me temë nga Rambot të gjithë lëmë kokën. I shikojmë bashkarisht. Xhon Travolta është modeli i ushtarakut, jo vetëm për përkushtimin por dhe për korrektësinë. Agimi sapo e ka filluar jetën e ushtrakut. Ai është në agimin e saj. Sapo ka përfunduar kursin bazë për nënoficer. Por ai konfirmon se është i lidhur përjetësisht me ushtrinë. Në thelb është një ushtarak krejt ndryshe nga ushtaraku i zakonshëm që jemi mësuar të njohim. Ai ka një tjetër dimension dhe një tjetër frymëmarrje. Ai është bashkëudhëtari më i ri i ushtrisë shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

ALI PASHE TEPELENA Empty
MesazhTitulli: ALI PASHE TEPELENA   ALI PASHE TEPELENA EmptyFri Sep 12, 2008 1:44 am

Po filloj kete teme me kete poezi per te ditur me shume nga gjithe antaret se kushe ishte Ali Pashe Tepelena .

ALI PASHE TEPELENA Ali_pasha

Bir i Miftarit drejt Tunes po nget
Gjahuret leshverdhe ta dine ç'i pret
Kur turren delinjte mbi lumin me gjake
Te gjalleMoskovit i kthehen fort pak.

Selihtar !Zhvishe shapten e te parit tone
Tamburxhi,kushtrimi ne shpresen na shtone
Ju male qe shihni si zbresin se zall
Ja kthemi mundes ,ja nuk vime gjalle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

ALI PASHE TEPELENA Empty
MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   ALI PASHE TEPELENA EmptyFri Sep 12, 2008 2:42 pm

e paske hape temen per qef temin Very Happy

ndoshta njeriu qe e filloi kryengritjen ne balkan, ai arriti qe ti frikesohet e gjithe evropa, te gjithe i dime mardheniet e tij me Napoleonin-njeriun qe po e pushtonte evropen cdo dite nga nje shtet.

Ali pasha arriti qe ta frikesoje Napolonin dhe sulltanin, jko e ben ate nje nga njerezit me te afte qe ka pasur Shqiperia.

por ai e ka apsur nje te mete: tradhtonte por edhe i pranonte tradhtite!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipja
Fillestar/e
Fillestar/e
Shqipja


Male
Numri i postimeve : 16
Age : 58
Vendi : Tetovë
Registration date : 12/08/2008

ALI PASHE TEPELENA Empty
MesazhTitulli: Kush Ishte Ali Pasha Te Pelena?   ALI PASHE TEPELENA EmptyThu Sep 25, 2008 11:55 am

fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

ALI PASHE TEPELENA Empty
MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   ALI PASHE TEPELENA EmptyThu Sep 25, 2008 12:45 pm

Shqipe, me mos bej keso gabime kalamajsh. Nuk thuhet Ali Pashe te Pelena, por Ali Pashe Tepelena.

Nese e ke hapur kete teme per te bere hajgare, se besoj se do ia arrish qellimit. Se nuk behet hajgare me nje gjeni ushtarak sic ishte Aliu.

Victor Hygo per te ka thene: poqese e krahasojme Napoleonin me Aliun na del se ata qendrojne perballe njeri tjetrit si luani me tigrin'.

Ali Pasha ka meriten qe krijoi formacionet e para te rregullta ushtarake ne Ballkan kunder turqve. Ai poashtu ka meriten e formimit te doganave te para ne Ballkan. Ai ishte dinak, dhe me po kete dinakeri shtypi reaksionin proturk si dhe u perball me padiashahun.

Nje kenge mua me ka mbetur ne mendje prej kohesh:

Duro gjyle e kambana,
moj kalaja me bedena
se lufton me padishah
ALi pashe Tepelena
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

ALI PASHE TEPELENA Empty
MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   ALI PASHE TEPELENA EmptyWed Oct 01, 2008 12:02 pm

Jeta e Ali Pashe Tepelenes



Nuk ka asnje dyshim se nje
nga figurat me te rendesishme dhe me te famshme te historiografise Shqiptare
neper kohera eshte edhe figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues
te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822.

Ali Pashe Tepelena qe mendohet te
kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje
aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar,
ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar
ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Muçoja (apo Mustafai) ka
qene Bej nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i
nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.

Mukhtari, gjyshi i Aliut si Bej
qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me
vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te
Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij
te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e
Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3
vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i Delvines.

Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj
Hapsburgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte “familja me nobel e
Toskeve te te gjithe Epirit” nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10
vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne
mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre
te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per
kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices , tashme u
detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte
nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe
ajo pati me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se
Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen
duke i marre peng dhe c’nderuar.

Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec
arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i
pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij
nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet
vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi
Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng.
Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e
Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe
cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke
qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu
rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si ‘bandit’ qe shquhej per trimeri
dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga
‘armatolet’ qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe
hajdutllek te madh mes tyre.

Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande
cubash me ndikim në Thesali dhe anës se maleve të Pindit gjate rinise.
Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallëku i Beratit me
në krye Ahmet Kurt Pashën, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru në Berat. Pashait
te Beratit, Ahmetit, i bëri shume përshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si
roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e
Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi
vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me
shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te
bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet
Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje
dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij.

Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq.
Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te
motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje
konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga
Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas
marrjes se postit te Pashait te Delvines , me 1787, Ali Pashes iu caktua posti
i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut
dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne
aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe
siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu
iu dha hajduteve e kaçakeve te kohes. Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te
perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne
Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te
sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786, Aliu marshoi drejt
Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne
Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u
mbante nga Izet Pasha.
Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij
coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi
gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

ALI PASHE TEPELENA Empty
MesazhTitulli: Ali Pashe Tepelena ne kenget labe.   ALI PASHE TEPELENA EmptyWed Oct 01, 2008 12:16 pm

Në këngët popullore historike që
kanë në qendër figurën e Ali Pashë Tepelenës, përvijohen dukshëm tipare
thelbësore të personalitetit shumëplanësh të Vezirit të vezirëve, lufta,
betejat, e fitoret kundër pushtuesve turq, si dhe tema e qëndresës që gjenin në
popull synimet lakmitare të Ali Pashë Tepelenës, vendosja dhe mbajtja e
pushtetit me dhunë prej këtij gjarpëri që drodhi dhenë / zaptoi det e sterenë,
por s'u bë dot prijës i mirëfilltë popullor. Pashait të Janinës, megjithëse nuk
ia kurseu simpatinë e përkrahjen e vet, populli i Labërisë nuk i kurseu as
urrejtjen për mizoritë e tij.

Këngët me këtë temë janë një dëshmi tjetër e vlerësimit të figurës së Ali
Pashës. Megjithatë duhet thënë se bëmat, lufta e qëndresa e tij në krye të
Pashallëkut të Janinës kundër turqve zë vendin kryesor në poezinë popullore të
kësaj periudhe. Kjo është e kuptueshme. Jo më kot është thënë se në vorbullën e
ngjarjeve të kësaj kohe të turbullt populli dallon më të rëndësishmen dhe i jep
asaj vendin që i takon në këngë.

Figura kryesore në këto këngë është vetë Ali Pasha. Por, krahas tij, poeti
popullor lab nuk harron të portretizojë luftëtarët, trimat, prijësit, gratë,
miqtë e tradhëtarët, pushtuesit, etj. Në këngët për Ali Pashën gjejmë emrat e
Boçarit e Xhavellës, Thanas Vajës e Çaush Hormovës, Hankos, Shanishashë,
Vasiliqisë (nëna, motra e gruaja e Ali Pashës), djemtë e pashait, deri edhe
Lord Bajronin, si dhe vetë popullin e Labërisë, hormovitët, himariotët,
kardhiqiotët e kurveleshasit,
të gjithë trima levendë
çe punojnë keq dyfeknë.


Kështu, në këngë përshkruhet lindja e Aliut:
... Hanko kur polle Alinë
ndriti bota vetëtimë...!


djalëria e rinia me trimëritë, dredhitë, grindjet, mëritë, pusitë etj:
...Që kur ishte çilimi
në shokë bënte beli
kur gjëmonte e binte shi
merrte shenjë në llami
Kush e njih Ali asllanë
gjithë ditën loste me pallë ,
... Ali Pasha kur qe djalë
në Hormovë e kish inanë...





përgatitja e vendit për luftë:
... Bëre ura të mëdha
dhe 101 kala...

masakrat e mizoria e pashait:
... Në fushë të Valaresë
Ali Pasha i pabesë
Preu katërqind e pesë...

zgjerimi e forcimi i pushtetit me luftë,
me shpatë ne dorë:
... Hajde Ali Pashë hajde
Jatagan të gjatë pate
Janinë e Shkodër më kape!

kulmi i lavdisë dhe prishja me
Sulltanin:
Gjarpëri që drodhe dhenë
Zaptove gjithë sterenë
Vure sedër dhe me mbrenë...

Qëndresa epike:
Kjo kalaja me bedena
shih se ç’trima që mban brënda
Ali Pashën me shtatë zëmra.

rrethimi i pashait, shpresat e
përpjekjet e fundit:
Ali Pasha ezhdërha
I rrethuar nga jezitë
Bën tertipe të mëdha
Zgjuar natë e zgjuar ditë...

vrasja pabesisht:
... Qysh besoi ai burrë,
Ai që sbesonte kurrë?!
Koke do vene barutne
besove, prandaj te zune...


pasvdekja:
Kokën në Stamboll ta prunë,
nismën ta bënë përdhunë.


Por ka edhe këngë ku populli e zhvesh
vezirin mbi vezirë nga të gjithë titujt e tij, ia heq edhe dafinat e lavdisë,
edhe baltën e sharjeve, duke e quajtur thjesht Ali:

Kam një fjalë për Alinë.../ Pse Ali se bëre mirë / su lidhe me Gegërinë?!

Poeti popullor shpreh me këto vargje të thjeshta, vlerësimin e tij për
politikën e Aliut, duke theksuar me një qartësi të habitshme domosdoshmërinë e
bashkimit të vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

ALI PASHE TEPELENA Empty
MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   ALI PASHE TEPELENA EmptyWed Oct 01, 2008 12:25 pm

Sherbimi Sekret i Pashallekut te JaninesDrejtuesi i
pashallëkut të Janinës forcoi së tepërmi pozitat e tij duke,
zgjeruar hapësirat e kjo ndërhyrje u bë në kushte lufte mes Ali
Pashait dhe armiqve që vinin nga jashtë e brenda pashallëkut.
Në këto kushte fuqitë më të mëdha të kohës, Rusia, Franca e
Anglia kishin organizuar agjenturat e tyre në Janinë nga ku
informoheshin për çdo plan të Pashait. E nuk mungonin vetëm
informatat por agjentura e tyre mundi të organizonte edhe
kryengritje të mëdha me anë të feudalëve, të cilat kishin si
qëllim të mos lejonin bashkimin e pashallëkut të Janinës me atë
të Shkodrës, për ta kthyer vendin në një fushë nga ku Perandoria
Osmane sulmohej më lehtë.
Të njëjtin interes kishin edhe sulltanët që sunduan gjatë
kohës së qeverisë së Ali Pashait. Këta të fundit synonin që
pashallëku të mbetej i vogël e i copëtuar që ta pushtonin më
lehtë.
Agjentura e Pashait
Drejtuesi i pashallëkut të Janinës
duke parë situatën rreth tij mori të gjitha masat jo vetëm për
të siguruar pushtetin, por edhe pushtetin e tij. Që kur ai mori
postin e Derven Pashës që i siguronte atij ruajtjen e rrugëve,
ai organizoi një polici sekrete e cila nuk ekzistonte në asnjë
provincë tjetër të Perandorisë osmane. Kjo polici e
informonte Ali Pashë Tepelenën mbi çdo gjë duke filluar qysh nga
veprimtaritë deri te bisedat e planet e kujdo njeriu që i
interesonte të Parit. Policia sekrete survejonte të gjithë të
huajt, por duke mos harruar edhe grekët e shqiptarët. Në këtë
mënyrë, pashai informohej për çdo kohë e lëvizje duke krijuar
mundësinë për të parandaluar veprimtarinë kundra tij. Për
personat që dyshoheshin edhe letrat që qarkullonin brenda
pashallëkut lexoheshin nga njerëzit e Ali Pashë Tepelenës dhe
shpesh herë edhe në prani të tij. Në krye të policisë sekrete
qëndronin njerëzit më të besuar të Ali Pashës. Më i njohuri ka
qenë Tahir Abazi. Në këtë post punoi edhe Thanas Vaja, i cili e
kishte fituar besimin e sovranit. Në këtë rrjet të agjenturës
Ali Pashai organizoi njerëz të profesioneve të ndryshme duke
nisur që me emisarët e tij diplomatikë, tregtarë, udhëtarë,
mjekë, persona të dërguar jashtë shtetit pikërisht për mbledhjen
e informacioneve, ushtarakë e deri barinj.
Peng familja
Agjentët jashtë shtetit kërkonte garanci nga
personi siç ishte lënia peng e fëmijëve apo personave të tjerë
të familjes, në mënyrë që ata jo vetëm të ktheheshin në kohën e
duhur në Janinë por edhe të kryenin sa më mirë detyrën e caktuar.
Vllahija, Moldavia, Thraka e Maqedonia ishin të mbushura me
punonjës së shërbimit sekret të Ali Pashait. Sipas dokumenteve
franceze vetëm në Korfuz pashai kishte 40 informatorë. Mes
këtyre njerëzve ishte edhe selihtari (mbajtësi i shpatës) dhe
bostanxhibashi (kopështari) i Sulltanit. Në vitin 1810 në
shërbim të Ali Pashait u fut edhe Veziri i Madh (kryeministri) i
shtetit osman, i cili i mbronte hapur interesat e sovranit të
Janinës në Portën e Lartë. Çdo gjë që ndodhte brenda dhomës së
Sulltanit i bëhej e ditur brenda 8 ditëve Ali Pashait, ndërsa
nga ana e këtij të fundit nuk mungonin edhe shpërblimet e majme.
Penetrimi te Fuqitë e Mëdha
Në vitin 1809 Napoleon Bonaparti
urdhëroi burgimin në Vjenë të tregtarit nga Janina Stavro Joanit,
pasi ai dyshohej si agjent i Ali Pashë Tepelenës. Botimet greke
pranojnë se Stavro shpenzoi për daljen nga burgu 14 mijë grosh,
të cilat më vonë ia ktheu Ali Pasha. Në vitin 1807 Rusia që
kishte pushtuar ishujt e detit Jon, tentoi të shpërthente një
kryengritje në pashallëkun e Janinës, në bashkëpunim me lidhjen
e bejlerëve të shqipërisë jugore. Tentativa përfundoi me shumë
agjentë rusë të arrestuar dhe me ndërprerjen e fijeve të këtij
komploti, e kjo falë agjenturës së Ali Pashës. Në pashallëkun e
Janinës nuk munguan as agjenturat e tjera, por të pasuksesëshme.
Konsulli i Napoleonit në Janinë Pukëvili dhe vëllai i tij, që
kryente detyrën e zëvendëskonsulit në Prevezë organizuan
agjenturën përkatëse për tiu kundërvënë Pashait të Janinës.
Qëllimi i francezëve ishte diskretitimi i Aliut në Stamboll, të
nxiste protesta dhe revolta nga pakënaqësitë... I vënë në dijeni
për agjenturën franceze, Ali pashë Tepelena filloi çensurimin e
fshehtë të korespondencës diplomatike, kryesisht asaj me
stambollin.
Më 1808 kur Napoleoni po bëhej gati të pushtonte pashallëkun
e janinës, Pashai thirri një gdhendës nga Malta që përgatiti
vulat e ministrit të jashtëm të Francës, të ambasadorit të tyre
në Stamboll, komandatit të ushtrisë franceze në Dalmaci,
guvernatorit në ishujt jonianë, konsullit të Napoleonit në
Janinë si dhe në shkodër. Këtë e përdori për të lexuar të gjithë
korespondencën që më pas edhe mund ta vuloste duke zbuluar
kështu planin e pushtimit. Materialet e Mbledhura Ali Pasha i
dërgoi në stamboll dhe rezultat i zbulimit ishte acarimi i
Portës së Lartë me Francen, ndërsa Shqipëria nuk u shkel nga
forcat franceze.
Pas kësaj francezët filluan të përdonin kodin shifror por
edhe këtë Ali Pasha e deshifroi duke i kërkuar ndihmën anglezëve
të cilët gjetën çelësin. Por edhe këta të fundit kishin krijuar
në Janinë agjenturën e tyre. Mes këtyre informacioneve të
gjetura nga historiani Ilir Ushtelenca në arkivat e huaja, Ali
Pashai krijoi të parin shërbim informativ, të cilën e shtriu
shumë gjerë. Mes këtij shërbimi, Ali Pashë Tepelena mundi të
shmangte të gjitha prapaskenat për copëzimin e pashallëkut të
Janinës dhe sulmet për pushtimin nga fuqitë e mëdha. Ai
organizoi një polici sekrete e cila nuk ekzistonte në asnjë
provincë tjetër të Perandorisë osmane. Kjo polici e informonte
Ali Pashë Tepelenën mbi çdo gjë duke filluar qysh nga
veprimtaritë deri te bisedat e planet e kujdo njeriu që i
interesonte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

ALI PASHE TEPELENA Empty
MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   ALI PASHE TEPELENA EmptyWed Oct 01, 2008 6:25 pm

'Kokën në Stamboll, trupin në Janinë,
të griinë o Ali Pasha, të grinë...'

eh, Janina e Arbania Jonë, na griinë, na coptuan, na ndanë e na përçanë - sa s'di si mbijetuam, e çka mund të jemi sot - a jemi njerëz me emrin e shqiponjave? A duhet vërtetuar e justifikuar emri - shqiptar?



KREJT NATYRSHEM EDHE SOT

Dy fjale ma kanë grryer shpirtin gjithjeten.
Dy fjale ma kanë nxe gjakun gjithjeten.
Dy fjale qe ende nuk mund t'i shoh bashk.
Dy fjale te ndara -
njera ne njerin qosh te gjakut,
e tjetra në fund te gjakut.
Dy fjale qe notojne ne gjak.
Dy fjale qe thrrasin prore njeratjetren.
Dy fjale qe i nxene një diell.
Dy fjale qe i perben një Toke.
Dy fjale qe i perben një gjak.
Dy fjale qe presin bashkim.
Dy fjale te ndara dymije jetera.
Dy fjale, qe zanoret e tyre, tingllojne vajshem, sikur
peshperisin diçka te thelle me krramze brejtese, sa tingellojne nga funddeti
sa tingllojne nga majemali, as nuk shihen mesveti,
as nuk çmallen mesveti, as nuk dorzohen persegjallit,
as nuk po bashkohen persegjallit,
as nuk pushojne nga klithmat,
as nuk i shemben vetetimat,
as vdesin persegjalli,
as ngjallen persevdekurit
Dy fjale qe thrrasin çdodite,
Dy fjale qe endrroj çdo nate, prej atij momenti qe pava
harten etnike
Dy fjale do të ma marrin shpirtin
Dy fjale do të ma falin jetën e re
Dy fjalë rënkojnë në breza
Dy fjale - Tivari e Preveza!

Prill, 2005. nezir myrta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

ALI PASHE TEPELENA Empty
MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   ALI PASHE TEPELENA EmptyWed Oct 01, 2008 7:07 pm

Poezi shume e bukur zoti Nezir. Urime!

...Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

ALI PASHE TEPELENA Empty
MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   ALI PASHE TEPELENA EmptyWed Oct 01, 2008 8:43 pm

Ali Pasha - Tigri i Ballkanit

Po te kristalizohej ideja e plote e Ali Pashes, dhe po ta donte fati historik qe pashai i Shkodres te mos vritej sot Shqiperia do te kishte dimensione arberore; do te shtrihej qe nga jugu i Hercegovines e Kotorrit ne veri e gjer ne Nish ne verilindje e poshte prej Velesit e deri ne Selanik ne juglindje. Kufiri jugor do ta prekte Peleponezin,.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 67
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

ALI PASHE TEPELENA Empty
MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   ALI PASHE TEPELENA EmptyWed Oct 01, 2008 9:16 pm

E nderuar Eva0506:(Kështu mund të drejtohem!)
Të nderoj që more mundimin dhe prure disa shkrime biografike dhe historike për Ali Pashë Tepelenën ose(Ali Hysaj,mbase nuk e dije këtë).Unë kam fatin të jem gjiton me fshatin e Ali Pashës,dhe kam dëgjuar shumë që i vogël nga pleqtë plus që fshatarët e njohin me rrënjë njëri tjetërin.Nuk dua të zgjatem dhe unë do të postoj 2 poezi për Ali Pashanë,por dua të theksoj se je nxituar dhe ka disa paqartësi.Mbase i ke dhe të dëgjuara.p.sh.biografia e fisit dhe familjes së tij,emri gruas e etj.
Gjithsesi të përshëndes.

PORTRET PËR ALI PASHANË
“ Koka në Stambollë trupi në Janinë,
Të vranë Ali Pasha,o Pasha të grinë.”
-Këngë-

Ulur këmbëkryqë,i heshtur qëndron.
Sytë nga Janina,mëndjen në Stamboll.
Koburja në brez pa shkrehur të mbeti,
Mbi një tradhëtar një gjarrpër dovleti.

Poshtë ballit të rudhur sytë e përqëndruar,
Tregojnë në heshtje atë që kanë shkruar.
Fjalën amanetë botës po i thotë:
“-Kush e beson hasmin, e paguan me kokë!”

Ngrehu Tepelenë

Ngrehu,tundu Tepelenë..!
Dil e prit Ali Pashanë...
Si qëmoti në Dervenë,
Hakë edhe bes i dhanë.

Aliu nga der' e Hysajve,
Doli trim,u bë Pasha.
Mbretëroi në Janinë,
Hapi porta të mëdha.

Dilë e përqafo tët' birë.
Se bëri për atë vënd.
Të la pasë historinë,
Gjithë bota e përmënd.

Fjalë e tija s'bëhej dy,
Qoftë me hir a me pahirë.
Lab e Toskë i bëri njësh',
I bashkoi me Çamërinë.

Nuk u dorzua luani,
E shtrinë me tradhëti,
Bashkë me Vasiliqinë,
Ndriçojnë në histori.
Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 67
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

ALI PASHE TEPELENA Empty
MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   ALI PASHE TEPELENA EmptySat Oct 11, 2008 5:52 pm

Eva0506 shkruajti:
Jeta e Ali Pashe Tepelenes

1-..........................................
Ali Pashe Tepelena qe mendohet te
kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje
aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar,
ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar
2-....................................
Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen
3-.........................................
Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te
bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet
Kurtin), Gjylsymen.
.
1-Gjyshi quhej Myftar- e jo -Mukhtar!!!
2-Motra quhej Shanisha-e jo - Shanica!!!
3-Gruaja e parë,e bija e Kapllan Pashës nga Delvina,quhej Emine-e jo-Gjyslyme!!!
Këto tani për tani.
respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

ALI PASHE TEPELENA Empty
MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   ALI PASHE TEPELENA EmptySat Oct 11, 2008 10:02 pm

Respekte Ali Baba Tepelena Very Happy Te falenderoj!

Ali Baba Tepelena shkruajti:
Eva0506 shkruajti:
Jeta e Ali Pashe Tepelenes

1-..........................................
Ali Pashe Tepelena qe mendohet te
kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje
aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar,
ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar
2-....................................
Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen
3-.........................................
Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te
bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet
Kurtin), Gjylsymen.
.
1-Gjyshi quhej Myftar- e jo -Mukhtar!!!
2-Motra quhej Shanisha-e jo - Shanica!!!
3-Gruaja e parë,e bija e Kapllan Pashës nga Delvina,quhej Emine-e jo-Gjyslyme!!!
Këto tani për tani.
respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





ALI PASHE TEPELENA Empty
MesazhTitulli: Re: ALI PASHE TEPELENA   ALI PASHE TEPELENA Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ALI PASHE TEPELENA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: