Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Le te flasim per borxhet...

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Le te flasim per borxhet... Empty
MesazhTitulli: Le te flasim per borxhet...   Le te flasim per borxhet... EmptySat Aug 23, 2008 4:51 am

Ne Shqiperi eshte nje katastrofe e vertet. Shqiperia eshte e mbytur dhe une nuk shikoje rugdalje te pakten me keta qe kemi pasur dhe kemi ne krye.

Borxhi, 1380 euro per fryme



E Enjte, 21 Gusht 2008


Borxhi per fryme i shqiptareve aktualisht ka kapur shifren e 1384 eurove, duke perfshire detyrimet e brendshme dhe ato te jashtme. Duke ju referuar treguesve me te fundit per detyrimet shteterore, borxhi brendshem vazhdon te dominoje me rreth 374 miliarde leke ose 3.1 miliarde euro, ose 960 euro borxh per person. Ndersa borxhi i jashtem eshte 1 miliarde e 300 milione euro ose 424 euro borxh per fryme. Gjithsej detyrimet vendase dhe te huaja arrijne ne nje shifer rreth 4.4 miliarde euro.

Ministria e Financave ka formuluar tashme nje kendveshtrim te ri per menyren se si do te plotesohen ne te ardhmen ato nevoja te vendit per shpenzime qe nuk mund te mbulohen nga te ardhurat. Ne thelb te kesaj strategjie qendron rritja e borxhit te jashtem dhe mbajtja ne keto nivele me qellim drejt uljes te detyrimeve vendase. Sepse ndryshe nga vendet e rajonit Shqiperia e ka borxhin i jashtem tre here me te ulet se borxhi i brendshem. Ne fakt kjo justifikohet me se shumti me pabesueshmerine qe ka paraqitur ambienti ekonomik dhe politik per tu kredituar nga bankat e huaja. Per fat te mire apo te keq per shkak te kesaj situate Shqiperia ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto ka nivelin me te ulet te borxhit ne rajon me vetem 54.9 per qind, nderkohe qe ne vende te tjera si, p.sh. Kroacia, ky tregues eshte me shume se 80 per qind e PBB. Duke pare kete hapesire te pashfrytezuar ne limitet e borxhit qeveria ka ndryshuar krahun e marrjes hua. Ky proces vitin qe shkoi eshte ndihmuar shume nga vleresimi qe beri Moody-s nje nga kompanite me te medha te normimit te borxhit ne bote. Shqiperia per here te pare ka te klasifikuar nivelin e riskut dhe bankat e huaja i kane te qarta aftesite shlyerse te borxhit nga vendi yne. Kjo u vertetua kete vit ku Ministria e Financave nepermjet nje ankandi mori 270 milione euro kredi nga bankat private per te financuar punimet e nisura ne segmentin e ri te rruges Durres-Kukes. Me pare kredi te huaja jane vetem nepermjet marreveshjeve institucionale qe qeveria shqiptare ka nenshkruar me qeveri te tjera dhe institucione financiare. Kjo menyre marrjes borxh ka qene e shoqeruar me kushte dhe me procedura te sterzgjatura qe shpesh here jane shnderruar ne pengesa ne realizimin e qellimit per te cilin ishin marre. Vleren me te larte te borxhit te jashtem shteti shqiptar e ka ndaj Bankes Boterore dhe bankave te tjera te kesaj natyre. Ndersa borxhi i brendshem ne pjesen me te madhe te tij me shume se, 34 per qind mbahen nga Banka Raiffeisen. Sipas marreveshjes me FMN dhe detyrimeve qe kemi per anetaresim ne Bashkimin Evropian stoku i borxhit nuk duhet te jete me shume se 60 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto.

Blerina Hoxha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Le te flasim per borxhet... Empty
MesazhTitulli: Re: Le te flasim per borxhet...   Le te flasim per borxhet... EmptyTue Aug 26, 2008 7:20 pm

Edhe pse nuk eshte nje borxhe i madhe per nje shtete e gjithe kjo perqindje, do te thoja se shqipris i duhet te zhvilloje ekonomin e vedit me prodhimet e saj per sa me pare, te mbulloje borxhet jashte vendore .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent


Male
Numri i postimeve : 244
Age : 47
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

Le te flasim per borxhet... Empty
MesazhTitulli: Re: Le te flasim per borxhet...   Le te flasim per borxhet... EmptyTue Aug 26, 2008 7:26 pm

Beton shqiperia nuk ka borxh [i ka pa kthim]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Le te flasim per borxhet... Empty
MesazhTitulli: Re: Le te flasim per borxhet...   Le te flasim per borxhet... EmptyWed Aug 27, 2008 1:19 am

Argent Budallet kan vdek ,ne dite te sodit nuk ka budall ,prandaj te mendojm edhe nese i ka pa kthime duhet te jemi te pregaditur te mbrohemi te kemi rezerva qe cfare te ndodhe nerzervat duhet te jen ne vend te vete .

pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





Le te flasim per borxhet... Empty
MesazhTitulli: Re: Le te flasim per borxhet...   Le te flasim per borxhet... Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Le te flasim per borxhet...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: