Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Paralelizmi skizofrenik i OMONIA-s greke

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Paralelizmi skizofrenik i OMONIA-s greke Empty
MesazhTitulli: Paralelizmi skizofrenik i OMONIA-s greke   Paralelizmi skizofrenik i OMONIA-s greke EmptyThu Aug 21, 2008 5:47 am

Mona Agrigoroaiei


Grekomëdhenjtë dhe shqipfolësit të rretheve progreke të mbledhura në organizatën terroriste antishqiptare "OMONIA" i kanë paraqitur qeverisë shqiptare kërkësën e zyrtarizimit të gjuhës greke si gjuhë të dytë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, "ashtu sikurse Maqedonia përdor gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare" (Neës 24, 20.08.2008)!!

Këto zëra të propagandës sulmuese grekomadhe për përvetësimin (pushtimin) e të ashtuquajturit Vorio-Epir, kanë shkelur me vetëdije e me dy këmbët Kushtetutën dhe ligjet më themelore të Republikës së Shqipërisë. Ata synojnë që autoritetet e shtetit shqiptar t'i paraqesub në sytë të ndërkombëtarëve si pushtuesë të atyre trojeve që s'ka mundur Greqia antishqiptare t'i kolonizojë pas vërshimeve ushtaraje të viteve 1912-1913, bile si pushtuesë që s'respektojnë fare të drejtat e minoritetit grek që gjoja "lufton" për këto të drejta!

Kjo fushtatë dezinformative që Greqia me qarqet e saj po e thurr pa u ndalur që vite me radhë bën pjesë taktike të operacioneve përbërëse të planit "Megali Idheja", që kufirin e shtetit grek ta zgjerojnë me aggression deri në lumin Shkumbin. Para se të flasin ata për "Vorio Epir" për të zhurmuar me gënjeshtra opinionin public ndërkombëtar, duhet të flasin për pushtimet e tyre të Çamërisë shqiptare dhe trojes së Kostur-Konicë-Follorinës (afër Çamërisë), për spastrimet etnike dhe masakrat ndaj popullatës shqiptare kudo ku ka shkelur hordhinë greke!

Pra, populli shqiptar autokton nën Greqi është i kolonizuar në ato treva, Athina nuk ia njeh të drejtat e pronave të veta në Çamëri, kurse minoriteti shqiptar (emigrantët) është i diskriminuar, i përbuzur, i nënshtruar asimilimit dhe kurrë anasjelltas. Minoriteti grek në Shqipëri ka të gjitha të drejtat e përcaktuara nga konventat ndërkombëtare dhe privilegje që janë shprehje të mirëkuptimit të kombit shqiptar, që kurrë nuk ka trajtuar asnjë minoritet në mënyrë nënshtruese dhe kurrënuk ka pushtuar treva që i përkasin ndonjë kombi tjetër. Mirëpo, si pasojë të servilizmit dhe nënshtrimit të disa pjesëve të autoriteteve shqiptare, këto të drejta dhe privilegje janë shpërdorura lirisht dhe pa asnjë masë ndëshkimi prej atyre antishqiptarëve që ndjekin veprime antishteterore ndaj Shqipërisë, siç është organizata OMONIA! Llogarisim këtu faktin se kjo organizatë vepron në mënyrë antikushtetuese në shumë drejtime, duke nxitur në urrejtje etnike dhe në cënim të kufive shteterore të shtetit shqiptar.

Paralelizmi i vendosur midis grekeve të jugut të Shqipërisë dhe shqiptarët e kolonizuar nën IRJM është gurin e dytë i hedhur kundër popullit shqiptar.Popullata shqiptare që është banuese autoktone e trevave shiqptare të Luginës së Vardarit nuk mund të krahasohet me grekët të jugut të Shqipërisë, sepse grekët nuk janë të kolonizuar në Shqipëri, kurse shqiptarët nën IRJM nuk janë minoritet, por pikërisht popullatë të kolonizuar.

Shumë prej atyre që OMONIA i cilëson si "grekë" në fakt nuk janë fare grekë, por viktima të greqizimit apo përfitues të këtij procesi i ndjekur për asimilimin e shqiptarëve. "Rritja" e numrit të grekëve në jug të Shqipërisë është artificiale, supas thjeshtëzimit dezinformativ "ortodoks"= "grek" Kjo zhvillohet me fuqi të madhe te popullata arumune, që është në presion të vazhdueshëm e deklarimit të saj si greke. Pastaj të mos harrohet për privilegjet që Greqia po I akordon atyre që "papritmas" ndryshojnë kombësinë. Po rata që p.sh. po pretendojnë se Himara është greke në bazë të këtyre privilegjeve, në veçanti klika e Vasil Bollanos me shokë, harrojnë se prinderit dhe gjyshërit e tyre kanë qenë shqiptare dhe se, nëse ata po deklarohen si "grekë", po shkelin mbi gjakun e paraardhësve të tyre duke mohuar identitetin e vet. Kështu që, kërkësa për zyrtarizimin e gjuhës greke në Shqipëri, e mbështetur në pretendimet fantaziste të propagandës mbi përmasat e këtij minoriteti, synon përforcimin e greqizimit në jugun e Shqipërisë dhe u shërbën edhe pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavomaqedonas.

Realisht, grekët në Shqipëri nuk përbëjnë në asnjë rreth të shtetit shqiptar një kompaktesi dhe një autoktoni të njëjtë siç kanë shqiptarët në trojet e pushtuara nën IRJM. Është një gabim trashanik i forcave politike shqipfolëse në Luginën e Vardarit nën "Maqedoni" (për)uljen e statusit të shqiptarëve në atë të një minoriteti me "të drejta" sipas "marrëveshjes së Ohrit", një "gabim" i bërë qëllimisht prej atyre që lirë u kanë shitur lëkurën e tyre sllavëve dhe që u konvenon ujqërave grabitqqarë dhe bashkëpunëtorëve të tyre bastardë, për të mbajtur popullin shqiptar nën putrat e shtetit artificial dhe colonial sllavomaqedonas. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në IRJM jo vetëm që nuk i përputhet statusit kolonial të shqiptarëve, por edhe ashtu do të bëhet i cunguar, vetëm në bazë të falsifikimeve statistikore të numrit të shqiptarëve atje dhe pas fushatave të vazhdueshme të shkombëtarizimit të shqiptarëve. Sot, në qytetitn e alfabetit – Manastir mezi po flitet shqip, kurse në kryeqytetin e Kosovës hostorike – Shkupi, balanca demografike është e shëndrruar në favor të maqedonasve, të prurë atje në bazë të politikave kolonizuese sllave. Shumë shqiptarëve iu morën pronat e tokat, u deklaruan "turq" dhe u dëbuan në Turqi apo thjesht u asimiluan, duke humbur gjuhën e identitetin.Nëse marrim parasysh këto konstatime, del se vazhdimësia e qendrimit të shqiptarëve në kuadrin e krijesës kolonialiste sllavomaqedonase është vrasëse. Nëse në Kosovë bashkësia ndërkombëtare ngul këmbë që të përdorët pakon e Ahtisaarit për serbët, ky pako duhet të përdoret për shqiptarët e kolonizuar nën IRJM, Serbi, Greqi, Mali i Zi. Ky pako mohon e drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve në Kosovë dhe është e padrejtë, por gjithsesi privilegjet që u akordohën serbëve duhen akorduar fillimisht edhe shqiptarëve në tokat e sipërcekura, si hap ndërmjetës deri në ribashkimin e Shqipërisë.

20.08.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Paralelizmi skizofrenik i OMONIA-s greke Empty
MesazhTitulli: Re: Paralelizmi skizofrenik i OMONIA-s greke   Paralelizmi skizofrenik i OMONIA-s greke EmptyTue Aug 26, 2008 11:07 pm

Që nga 1832mkur u vendos mbreti i parë Othona në Greqi e deri më 1864 në kushtetutën Greke ishte 2-gjuhësia.Greqisht-Shqip.Mbas 1864-ës qeveria greke me vendim të parlamentit të asaj kohe e hoqi përgjithmonë duke i ndaluar Arvanitasit të flisnin shqip.Nuk ju dha të drejtën e shkollës etj.
Atëherë nuk kishte mbase fare minoritar grekë në shqipëri.Greku gjithmonë kërkon gjëra që vetë nuk i realizon.
Greku ka një thënie popullore si shtet tipik fetar që është:-Djalli,thonë grekët,pati tre djem që i la në pika të ndryshme të botës për të sunduar.Njërin nga këta e la në Greqi...!!!!
Respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Paralelizmi skizofrenik i OMONIA-s greke
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» GJYKATA GREKE DHE XHAMIA NË ATHINË
» ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT
» Dëshmi të gjalla të luftës italo-greke
» VÉLLEZÉR PUNTORÉ GREKÉ DHE EMIGRANTÉ TÉ HUAJ!
» VÉLLEZÉR PUNTORÉ GREKÉ DHE EMIGRANTÉ TÉ HUAJ!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: