Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MITROVICE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MITROVICE Empty
MesazhTitulli: MITROVICE   MITROVICE EmptySun Jul 06, 2008 7:08 am

Parlamenti serb në Mitrovicë: Kosova pjesë e Serbisë

“Kosova është pjesë e patjetërsueshme dhe e pandashme e Republikës së Serbisë” thuhet në deklaratën e miratuar dje në mbledhjen e parë të parlamentit serb në Mitrovicë.

Në deklaratën e miratuar dje nga Parlamenti serb në Mitrovicë thuhet se Kosova është e patjetërsueshme nga Serbia. Nënkryetarja e Këshillit Kombëtar serb Rada Trajkoviç kundërshton krijimin e këtij Parlamenti: “Ka për qëllim më shumë efektet psikologjike, sesa krijimin e kushteve për mbijetesën funksionale të serbëve në Kosovë”

MITROVICE- “Kosova është pjesë e patjetërsueshme dhe e pandashme e Republikës së Serbisë” thuhet në deklaratën e miratuar dje në mbledhjen e parë të parlamentit serb në Mitrovicë.
Sipas deklaratës, këshilltarët e 26 komunave duke parë siç thuhet nevojën e domosdoshme për mbrojtjen e jetëve, të drejtave dhe lirive, identitetit dhe integritetit, kulturës dhe pronës dhe duke hedhur poshtë aktet ndarëse me vullnet të lirë janë pajtuar që në bazë të Kushtetutës së Serbisë të krijojnë Parlamentin e komunave të Kosovës.
Ky Parlament nuk do të ketë mandat ligjvënës dhe ekzekutiv, pasi që ai do të funksionojë mbi bazën e ligjeve të Serbisë, por siç thuhet, synon të miratojë qëndrimet politike të komunitetit serb të Kosovës. Themelimin e këtij parlamenti e kanë bërë anëtarët e Partisë Radikale Serbe, asaj Demokratike Serbe dhe Partisë Socialiste. Ndërkaq përfaqësuesit politikë të afërt me partinë e presidentit të Serbisë Boris Tadic, nuk morën pjesë në këtë parlament duke vlerësuar se krijimi i tij është një keqpërdorim i pozitave që kanë disa përfaqësues politikë serbë.
Parlamenti do të ketë 45 deputete, nga të cilët dy u takojnë siç thuhet pjesëtarëve të komuniteteve boshnjake dhe rome. Në krijimin e këtij parlamenti morri pjesë edhe ministri në largim i Beogradit për Kosovën Slobodan Samarxhic, sipas të cilit krijimi i këtij mekanizmi do të ndihmojë në mbijetesën e serbëve dhe siç thotë ai ruajtjen e sovranitetit serb mbi Kosovën Ai tha se ky parlament është pjesë e pushtetit të Serbisë që do të mundësojë që serbët dhe qytetarët tjerë joshqiptarë të jetojnë në vendin e tyre si qytetarë të Serbisë. "Ky është institucion nëpërmjet të cilit Serbia do të ushtrojë autoritetin e vet në krahinën e Kosovës", tha Slobodan ministri Samarxhiç.
Por, një pjesë e përfaqësuesve politikë serbë e kundërshtojnë formimin e këtij mekanizmi. Rada Trajkoviç, nënkryetare e Këshillit Kombëtar serb tha se ky veprim siç u shpreh ajo, e banalizon edhe ditën e sotme të kremtimit të përvjetorit të Betejës së Kosovës. "Po krijohet Parlamenti që për mua është më shumë është virtuale që ka për qëllim më shumë efektet psikologjike, sesa krijimin e kushteve për mbijetesën funksionale të serbëve në Kosovë", tha Trajkovic.
Institucionet e Kosovës e kanë cilësuar krijimin e këtij Parlamenti si një veprim të paligjshëm dhe të papranueshëm. Zëvendës kryeministri i Kosovës, Ramë Manaj tha se ky veprim përveç që është një provokim për qytetarët shqiptarë, është një mashtrim për qytetarët serb duke i mbajtur ata larg realitetit të ri në Kosovë. ""Për qeverinë e Kosovës, këto institucione paralele, këto kreatura fiktive janë të papranueshme, të pa qëndrueshme dhe nuk mund të huhet në kurrfarë dialogu me to. Ne jemi të interesuar dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, që komunitetin serb ta integrojmë në vazhdimësi, duke demonstruar gatishmërinë dhe garancat e inkorporuara edhe në kushtetutë dhe në ligjet e Kosovës për një stad të lartë të drejtave të avancuara të komuniteteve pakicë në Kosovën, përfshirë në radhë të parë komunitetin serb", tha zëvendëskryeministri Manaj.
Ndërkaq shefi i ri i Misionit të Kombeve të Bashkuara Lamberto Zannier ka thënë se themelimi i Parlamentit serb, është një veprim simbolik që nuk do të ndikojë në procesin politikë në Kosovë. (voa)


Edituar për herë të fundit nga biligoa në Sun Jul 06, 2008 7:11 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MITROVICE Empty
MesazhTitulli: Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Suhadoll të Mitrovi   MITROVICE EmptySun Jul 06, 2008 7:09 am

05.07.2008
Konflikti, i cili ka përfunduar me gjuajtje gurësh kundër njëri-tjetrit, ka nisur pasi një grup serbësh ka qëlluar në punëtorët shqiptarë që po kryenin punimet e hapjes së kanaleve të ujësjellësit.

Banorë shqiptarë dhe serbë në fshatin Suhadoll të Mitrovicës janë konfrontuar fizikisht të premten rreth orës 10. Konflikti, i cili ka përfunduar me gjuajtje gurësh kundër njëri-tjetrit, ka nisur pasi një grup serbësh ka qëlluar në punëtorët shqiptarë që po kryenin punimet e hapjes së kanaleve të ujësjellësit.
Incidentin e përleshjes me gurë në mes të serbëve dhe shqiptarëve e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të policisë në Mitrovicë.

Serbë të fshatit Suhadoll të Epërm kanë penguar punimet në hapjen e kanalit të ujësjellësit për fshatrat Gushafc, Vinarc dhe Vinarcë i Epërm të banuara me shqiptarë.

Sipas serbëve të tubuar, punimet mund të vazhdojnë vetëm kur kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, ulet dhe bisedon për këtë problem me kryetarin e Komunës serbe të Mitrovicës të dalë nga zgjedhjet serbe.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka theksuar se incidenti në Suhodoll ka filluar pak pas orës 10, për të eskaluar në gjuajte me gurë në orët e pasdites. Sipas tij, serbët e revoltuar kanë filluar të gjuajnë me gurë punëkryesit si dhe shqiptarët që ishin tubuar.

Pas kësaj, edhe shqiptarët janë kundërpërgjigjur me gurë. Si pasojë e gjuajtjeve, disa banorë shqiptarë të Suhodollit kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore në Mitrovicë.

Për qetësimin e situatës kanë marrë pjesë njësi të policisë ndërkombëtare, KFOR-i si dhe një rrebesh i madhe shiu që ishte i shoqëruar edhe më breshër. Hoti ka theksuar se gjatë këtij incidenti nuk ka të arrestuar. (Kohavision)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MITROVICE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Perleshjet ne Mitrovice
» Çka do te bëhet pas 15 Qershorit
» Mitrovicë: Serbët sulmuan shqiptarët
» SHKATRROHEN VARREZAT E DEHMOREVE NE MITROVICE
» Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: